24/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 korrik 1993

SHTETI I «ENDRRAVE» TË MEDIHA, GODET EDHE NJË HERË STOMAKUN E SHQIPTARËVE

- Taksat i vë në lëvizje ingranazhet e ndryshkura të shtetit. - Taksat peshë e rëndë mbi kurrizin e konsumatorëve shqiptarë. - Taksat mbajnë në këmbë shtetin i cili nuk është në gjendje të vejë në lëvizje ekonominë tonë. - Do të paguhen taksa doganore edhe për mallrat ushqimore: si mish, miell, oriz, vaj, sheqer, etj. - Taksat i vë në lëvizje ingranazhet e ndryshkura të shtetit. - Taksat peshë e rëndë mbi kurrizin e konsumatorëve shqiptarë. - Taksat mbajnë në këmbë shtetin i cili nuk është në gjendje të vejë në lëvizje ekonominë tonë. Kapitalizimi normal i një shteti ka ardhur kur ?-cancat e tij janë të boshatisura. Pra, shteti ka nevojë për financat e buxhetin e tij. Rrugët për fuqizimin financiar të tij shteti i siguron nëpërmjet rrugëve të ndryshme, rrugë të cilat duhen të ruajnë ekuilibrin midis pasurisë së tij dhe të ardhurave që sigurojnë shtetasit e vet. Prishja e këtij ekuilibri është me pasoja. Një shtet i cili ka arritur të ketë në eficencë degët kryesore të ekonomisë, ai ka forcuar veten po edhe shoqërinë që ai përfaqëson. Pikërisht fuqizimi ekonomik është baza mbi të cilët rritet edhe buxheti i tij kryesisht nëpërmjet taksave e tatimeve që vjel shteti nga aktiviteti ekonomik - tregtar, privat apo shtetëror. Si për çdo shtet, si për çdo qeveri ky ekuacion është alfa e funksionimit të tij. E njëjta gjë duhet të jetë edhe për shtetin shqiptar. Por, në ndryshim me vendet e tjera ekonomia shqiptare vazhdon të jetojë krizën e rënies për tokë, shenjat e gjallërimit të të cilës nuk po duken. Mbyllja e ndërmarrjeve ekonomike, papunësia, rënia e prodhimit kombëtar etj, ja heq mundësinë shtetit që të ardhurat e tij si sigurojë nëpërmjet taksave e tatimeve që mund të vjelë nga ky sektor. Detyrimisht të ardhurat atëherë do të sigurohen nga aktiviteti tregtar mbi mallrat e konsumit të gjerë. Mirëpo ndërsa shteti nëpërmjet kësaj mënyre siguron të ardhura për të mbajtur veten ai ska bërë asgjë tjetër veçse shkarkon barrën e krizës mbi konsumatorët e vet. Megjithëse në hapat e para të ekonomisë së tregut konsumatorët tani janë të bindur se çdo rritje e tatimeve e taksave doganore për mallrat që hyjnë në Shqipëri shoqërohet me rritje të çmimit të mallrave. Rritja e çmimit të mallrave që ai konsumon në kushtet e mos rritjes së ... më konsumatorin. Për këtë nga frika e revoltave që mund të krijonte nga poshtë përjashtoj nga taksat doganore mallrat ushqimore. Ja si thuhet në të: përjashtohen nga taksat doganore mallrat ushqimore të mëposhtme: mish, vezë, nënprodukte të qumështit, oriz, miell, vaj, ushqimor sheqer, makarona dhe sapun rrobash. Gjene thënë njerz. Gjysma e të keqes Ministri shpëtaret të cilët duan të ruajnë kolltuqet dhe prestigjin e tyre falë e harruan shpejt këtë. Tani njerëzit tanë nuk janë të mbrojtur më nga kjo klauzolë. Tani e tutje do të paguhet taksë doganore edhe për të gjitha mallrat ushqimore të mësipërme. Pa dyshim taksa që do të vjelë shteti nga mallrat ushqimore do të rrisë koston e shpenzimeve që bën tregtari privat shqiptar apo i huaj, çka do të çojë në rritjen e çmimit në treg. Le të thotë sa të dojë shteti se nuk ka ngritje çmimesh. Ai nuk ka nevojë të deklarojë se u ngritën çmimet e mallrave ushqimore në Shqipëri kur mund të përdorë të tjera të tërthorta: Mirëpo drejtbit të nuk e kanë jetën të gjatë Sipas paketës që paraqiti më 14 korrik 1993 në parlamentin shqiptar Ministri i Ekonomisë e Financave z. Genc Ruli, e që po atë ditë u miratuan në parim tarifat doganore do të rriten 5 përqind për të gjitha mallrat e importit që do të hyjnë në Shqipëri. Përveç këtij 5 përqindësh mallrat ushqimore do të kenë një shtesë tjetër edhe prej 5 përqindësh. Atëherë a do të rriten çmimet për mallrat ushqimore? Fuqia e çmimeve e ka ndjerë tërheqjen sa herë shteti ka vënë dorë mbi tarifat doganore. Nga rritja e tarifave doganore për të gjitha mallrat e në mënyrë të veçantë për mallrat ushqimore, që kanë të bëjnë me konsumimin e përditshëm përfitojnë të gjithë ata që ... edhe punonjësit e doganave, të përkëdhelurit e sistemit financiar që deri tani kanë «vjedhur» shumë. Atyre u lihet nga të ardhurat e siguruara një përqindje e caktuar për të bërë sa më komode vendet e punës por dhe për shpërblime të cilat shkojnë deri në 10 paga mujore në vit. Të gjitha këto favorizime bëhen kur skandalet dhe korrupsioni nëpër doganat tona është mëse evident. Rritja e lirë e taksave përfundoi së miratuari ditën e martë më 20 korrik 1993. E ashtuquajtura paketë fiskale në rritjen e të cilave ... liratin ushqimore e miratuar nga parlamenti ynë pasi janë larguar dy grupe parlamentare bën ç'të dojë. Ai bën ç'të dojë në emër të «demokracisë», në emër të «popullit», në emër të «reformave», në emër të «ekonomisë së tregut». Por njerëzit tani janë bindur se të gjitha këto janë blofka. Padyshim në shtrëngimin i jetesës së njerëzve tanë do të rritet në atë masë që qeveria rrit tarifat e taksat doganore. Qeveria e ka gjetur çelësin për të mbajtur veten gjallë. DEDË KOLA rritjes së pagave çon në uljen e të ardhurave të tij, pra në varfërimin e tij. Shteti ynë gjatë kohës së ardhjes në pushtet nga 22 marsi i vitit që shkoi ka luajtur një politikë fiskale që nuk është në mbrojtje të konsumatorëve të vet. Tre herë është ndryshuar ligji për tatimet doganore. Dhe kjo brenda një viti. Më 22.9.1992 u miratua ligji për Tarifën doganore, më 2.3.1993 u miratua ligji tjetër po për tarifat doganore që ndryshonte ligjin e parë. Dhe pas 4 muajsh u paraqit një paketë tjetër që ka të bëjë me sistemin fiskal. Shteti di se populli kështu që varfërohet por ai ka më shumë hallin e vet. Shteti shqiptar jeton vetëm me taksa. Buxheti i tij merr frymë vetëm me to. Por këto lloj frymëmarrjesh janë të ngushta së fundit. Shteti ndjek këtë politikë fiskale sepse dështon planet e saj për vënien në lëvizje të ekonomisë, dështon në sigurimin e investimeve të huaja, dështon në zbutjen e papunësisë. Në mars të këtij viti kur u paraqit në parlament ligji për tarifat doganore me rritje kundrejt ligjit të 6 muajve më parë u tha se ai nuk do të rëndojë shumë

Me ish - NB-të e rrethit Laç tani vetëm toka ka mbetur

Protestë e seksionit Sindikal të Federatës së Bujqësisë të rrethit Laç Zotërinj qeveritarë. Siç ju kemi ngritur herë pas here shqetësimin tonë nëpërmjet peticioneve, ballafaqimeve e takimeve të ndryshme që kemi bërë për problemet e NB-ve dhe të punonjësve që kanë punuar një jetë të tërë në këto ekonomi, gjendja e tyre tashmë ka shkuar në nivelin zero. Me ish NB-të e rrethit me një sipërfaqe toke prej rreth 4000 ha, të bonifikuara e të sistemuara më parë me një bilanc ekonomik që përballonte nevojat e punonjësve e të shtetit, vojati e punonjësve e të shtetit me politikën e ndjekur nga qeveria demokratike, pas ish-kooperativave bujqësore, patën fatin e keq në një vit rradhë e shkatërrimin të tyre duke qenë pa punë mbi 3000 punonjës dhe duke ulur nivelin ekonomik të 30.000 banorëve që e kishin lidhur jetën me punën në këto ekonomi. Synimet tashmë janë të qarta. Qeveria demokratike i vë vetes që shkatërrori ekonomitë por dhe punëtorinë e organizuan në konfederatë. Pas ligjeve demokratike të qeverisë demokratike për privatizimin e tyre, gjendja tani arriti atë që ishte parashikuar. Në to tani ka mbetur vetëm tokë, pasi çdo gjë tjetër është vjedhur dhe shkatërruar. Megjithë ligjet e vendimet e nxjerra aktualisht gjendja e tyre është: 1. Punonjësit nuk kanë marrë tokë pas, kokat në NB-të nuk mund të ndahen sipas ligjit, sepse nuk e lejojnë ish-pronarët e tyre. 2. Privatizimi i objekteve bëhet pa pyetur sindikatër duk-mos e konsideruar palë atë. Kështu që objektet u janë dhënë pronarëve të tokave. 3. Në ndarjen e pasurive ka korrupsion pasi në këtë përfiton vetëm korruptuarit dhe personat që pretendojnë se janë pronarë të tokave. 4. Pasuria e grabitur si në blegtori dhe në objekte të tjera nuk është kthyer punonjësve 5. Gruri i mbjellë nga NB-të është përvetësuar dhe shitur padrejtësisht nga ish-pronarët e tokave, ku në këtë janë përfshirë dhe punonjës të kompleti ekzekutiv. Për të gjitha këto protestojmë me forcë dhe kërkojmë. 1 Të ndahet toka duke ciorganizuar ndërmarrjet në shoqata sipas ligjeve në fuqi, pasi ato do të përmirësojnë mirëqenien e vje-shës. 2. Të rikthehet pasuria e grabitur punonjësve të NB-ve. 3 Të korrigjohen të gjitha shkeljet ligjore. 4 Të zvendëtohen se ku kanë shkuar ndihmat që janë akordu-ar për mbytjet, duke gjetur fajtorët dhe vënë ato para përgjegjësisë ligjore Për të gjitha këto kërkojmë ballafaqim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Komitetin Ekzekutiv deri më 30.7.1993 Në të kundërt ne do të përdorim të gjitha format e mjetet demokratike në mbrojtje të interesave të punonjësve. Seksioni sindikal i federatës së bujqësisë të rrethit Laç

POLICIA BËN POLITIKË

Ditë për ditë po bindemi, me fakte, se organet

PRESIDENTI BERISHA NUK PRET NË TAKIM KRYESINË E PARTISË SË UNITETIT KOMBËTAR

- Megjithalë kjo nuk do të tholë se Presidenti i Shqipërisë nuk i do anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Unitëtit Kombëtar Më datën 12 korrik 1993, pas presidentit të gjithë të montuar ... të delegacionit e Sali Berishës kundër idesë Beqirit, Kryesia e Partisë së Unitëtit Kombëtar i bëri një kërkesë me shkrim Presidentit të Republikës, ku i kërkonin të gjente kohë të bisedonte me ta për disa probleme shumë të rëndësishme. Mirëpo transparen­ti demokrat që ka fatin të jetë President i Republikës së Shqipërisë, pra e drejta e presidentit e anëtarëve dhe simpatizantëve të PUK-së nuk pranoi të takohet me ta, megjithëse ai nuk ka nguruar të presë edhe kriminelë të tipit Gjonmarkaj. Punë për të. Al gjithmonë ka deklaruar se është i hapur për dialog me cilindo që e pranon logjikën e dialogut. Por atëherë është ende kandidat për president. Pas marrjes së postit sjelljet ndryshuan. Ndryshime ndryshuan edhe vetë Sali Berishën i cili ka vënë rregulla dhe kushte shumë të rrepta për të u takuar me të. Zoti e bekofët! ARBER KORABI

BEN POLITIKE

Ditë për ditë po bindem, me fakte, se organet tona të rendit nuk janë të depolitizuara; por të politizuara në çdo qelizë të tyre. Organet e rendit duhet të njohin ligjin dhe çdo veprim ta realizojnë për të. Por në degën e rendit publik Berat po ndodh e kundërta. Ajo, pavarësisht nga ombrella e ligjit që mban në dorë, është tërësisht e politizuar. Ja si shkruajnë ata në përgjigje të kërkesës sonë Organizatat së veteranëve në testën e 10 Korrikut 1993, 50 vjetorit të formimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇL: «Dita e krijimit të ushtrisë është 4 Dhjetori dhe jo 10 korriku. Historia e popullit shqiptar fillon nga Ilirët e jo nga lufta nacionalçlirimtare...» Pra, edhe nga kjo pjesë që shkëputëm nga përgjigjja e Degës së Rendit Publik Berat, kuptohet qartë se kemi të bëjmë me një polici të politizuar kokë e këmbë. Ajo, përcakton kur duhet të lindë dhe perejdojë njëri. Zotërinjte e Rendit në Berat duhet të kujtojnë se historia dhe datat e saj nuk u bëhen dot as me dekret as me ligjë andiadematikë. Datat historike ja në skali­tur me gjakun e dëshmorëve dhe jo me koburet e shëneprenjëve dhe shtambarëve. S'do të jetë e largët dita që historia dhe data e saj të respektohen dhe dhe të vihën në vendin që u takon. Është fakt se dhe programin e 50 vjetorit të çlirimit të zonës së Sinjës, veteranët çuan kërkesë, ashtu siç e ka kërkuar Dega e Rendit në shkresën e saj Nr. 1516 datë 28.6.1993, por në takimin që patëm me drejtuesit e Degës së Rendit Publik, z. Ali Shenepremte, kryetar i kësaj Dege në mënyrë prepotente nuk pranoi të merrte kërkesën e plotësuar. Megjithkë mbënguljen e grupit organizator, zotërinjtë e Degës së Rendit Publik u justifikuan se joja kishin sinjalizim për konfrontime, nuk kishin forca në dispozicion, nuk kishin vajtur bashkë me kërkesën edhe programi etj. Forcat e Rendit Publik kudo qofshin, s'janë ata që bëjnë historinë dhe caktojnë datat apo festat përkujtimore. Ato i ka vendosur ky popull me gjak dhe gryken e pushkës. Forcat e Rendit bëjnë mirë t'u garantojnë organizatorëve festimin e tyre në përputhje me ligjin dhe jo t'i pengojnë për t'i kujtuar e festuar ato. Sepse nje ditë ato do të përgjigjen para ligjit për shkelje të ligjit... BELUL SINJA

Arritje në fshatin PEDEIST

... qysh ... janë ... 1992 ... me dorë ... ... punë ... kooperativë ... ... aksion për bllokimin e rrugëve ... në fshat. Në Fushë ... (dhe ... të fshatit të lëre) ... në këtë kohë ... Këndra... vallë, ata që u kundërvunë ... hikja e dritës në leva pas ... kë... e ... përplasin dhe ... Madje ishin arritur ... fshat ... aksionin për bllokimin ... në NB-ve ... Blloket ... ... kur mera fshati u ndanë ... një model të ri; shtatë ise morën pemët ... këtë fë ... Kjo ndarje ka bërë që problemi i kalotave, rrugëve dhe tokave të arrijë pikën e vlimit. Televizioni me këtë rast nuk mundi ngrejë ... i japë tajmin e gazetuar ... e NB-Kastratit shpërndane pa probleme.

Bisedë e shkurtër në Universitetin e Elbasanit

Ismail Stafa është një nga pedagogët e universitetit «A. Xhuvani» në Elbasan. Pas provimeve të këtij muaji pritet dikë në këmbë pranë një kioske të ngri­tur përballë godinës. Ishim disa shokë «pluralistë». Dhe ra biseda tek vështirësitë dhe kapriçot që mbetet shpesh i boshuar ndërsa nxënësit kanë kapur stratosphe... Sa merr rrogë mujore një pedagog universiteti? Pyet unin. Ka klasifikime, shpjegon Ismail, por unë marr qoftë 320 lekë të reja në muaj, ose më saktë plot 3169 lekë. Unë marr më ... dhe, duke ngusht, boton bot ... dalin. Jam drejtor e një shkolle 8-vjeçare fshati. Marr mbi 4000. Ismail, pedagog i talentuar i universitetit besht. Bën dhe pë... Pjekje për të këmbëver bisedë por dilaush shton se kjo qe për ... me rrogat e pedagogëve të universiteteve është vërtetë e pështirë. ... Jo për vlerësim, shton një tjetër po të veçojë kështu shteti me pedagogët tanë ... në proceset demokratike kanë kontribuar të veçantë direkt dhe indirekt është e pafalshme. LUAN SHMILLI

Poker spiu-nësh

spiu-nësh

• Autogol spektakolar i zotit Pjetër Arbnori - Me kënaqësi të veçantë dhe një ndjenjë gëzimi lexova fjalën e zotit Pjetër në mbledhjen e grupit parlamentar të PD dhe veçanërisht pjesën ku përgënjeshtroheshin akuzat për bashkëpunëtorë i sigurimit me pseudonimin «Koromania». Besoj se dhe çdo lexues këtë ndjenjë ka provuar, sepse nuk është gjë e lehtë të akuzojë kryetarin e Parlamentit shqiptar për bashkëpunëtor të sigurimit. Por gëzimi im nuk zgjati shumë pasi leximi arriti tek ajo pjesë ku thuhej: «Koromania nuk është pseudonimi im, por i një të afërmi të F.N. që në burg ka qenë spiun i sigurimit të shtetit». Mos zot Pjetër mos sa gabove. Se nga praktika e sigurimeve nuk ndodhë kurrë që një i burgosur i thjeshtë, siç ishit ju, të jetë pseudonim i një spiuni të rëndësishëm në burg sepse po të ndodhte ndryshe atëherë kë do të shpërblente ai? Ky është rregull i punës së spiunëve. E pra, nga e dini ju zot Pjetër se i afërmi i F.N. paska patur atë pseudonim? Dy versionet ngrehen i pari, (që bie poshtë lehtë) është se ju mund të jeni njohur me dosjet (gjë shumë me rrezik kjo) pasi ju ngarkon me përgjegjësi morale e ligjore, por që bie poshtë sepse ata janë kompetentë e presidentit dhe ai «po merret me to» (siç ka deklaruar) Versioni i dytë (që është edhe më i besueshëm) është se ju që dini, p'eudonimin e një bashkëpunëtori të sigurimit tjetër veç jeni «Rejhan»-i ju. Pra, në pozitë më i madh, se sa «Koromania». Me një fjalë prapë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit veçse io më ordiner por i zgjedhur dhe i ngritur në hierarki. Me një fjalë bëni autogol zoti Pjetër. Kështu ndodh kur nxitohesh, shkruan tërë vësmëti dhe nxjerr sytë se sa vetullat. JETON DRAGOBIA