28/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 korrik 1993

Është koha kur gjithë shqiptarët duhet të tregojnë se ata dinë ta kërkojnë dhe ta fitojnë demokracinë e vërtetë

— Mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste — Jo revanshizmit, jo diktaturës! PARTIA SOCIALISTE PARALAJMËRON: – Veprime mbarëpopullore në rrugë demokratike për zgjedhje të reja parlamentare dhe lokale – Largim përfundimtar nga Kuvendi Popullor – Bojkotimin e plotë të pushtetit lokal Deklaratë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS dhe e Grupit

TË MOS LEJOJMË ASKËND TË NËPËRKËMBË DREJTËSINË

«FATOS NANO: Ata që më akuzojnë mua për kavanosa shumë shpejt do të përgjigjen se e shinë Shqipërinë, e nxorrën në ankand» Të dashur motra e vëllezër, As unë dhe as partia që drejtoj nuk jemi të befasuar apo të papërgatitur nga kërkesa e komanduar e Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e imunitetit të Kryetarit të Partisë Socialiste. Së bashku këtë e kemi pritur me kohë jo duke fjetur, por duke vëzhguar me shqetësim e përgjegjësi të rrezikshme për të gjithë shqiptarët. Kryekontrollori i raportin i oborrit të shtetit, i mori porositë dhe djersiu shumë, me pasion shalatën të një shërbetori servil për të përpiluar një akuzë të ndyrë e cila nuk drejtohet thjesht kundër personit tim, por në radhë të parë kundër partisë që unë drejtoj. Berishën, Kalakulen, Zhulalin, Çelën, Arbnorin, Dostin, Butkën; Spa-

Deklaratë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS dhe e Grupit Parlamentar të saj

Më datën 26 korrik 1993, pas një fushate të paskrupullt politike kundër përfaqësisë së opozitës dhe liderit të saj Fatos Nano, të organizuar nga një klan revanshist partiako – qeveritar i PD-së, pas një presioni anti-ligjor dhe antidemokratik mbi organet e drejtësisë u arrit që të formulohët kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetit Fatos Nano. Më datën 26 korrik 1993, pas një fushate të paskrupullt politike kundër përfaqësisë së opozitës dhe liderit të saj Fatos Nano, të organizuar nga një klan revanshist partiako – qeveritar i PD-së, pas një presioni anti-ligjor dhe antidemokratik mbi organet e drejtësisë u arrit që të formulohet kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetit Fatos Nano. Pas Idajet Beqirit, ky është rasti i dytë që një kryetar partie përndiqet me mjete të politikës – policore dhe gjyqësore të një shteti me karakteristika të hapura totalitariste dhe neodiktatoriale, ndërkohë që shtypi zyrtar i PD-së ka nisur të formulojë kërcënimet për kundërshtarë të tërësë politike. «Gjuetia e Shtrigave» në Shqipëri ka filluar nga maji për të ushtruar terror të egër mbi masat e gjera punonjëse në situatat e krizës së thellë politike, ekonomike e sociale që përjeton vendi dhe të kërcënuar tragjik të popullit përballë përdhunimit mafioz të demokracisë nga bashkëpunëtorët dhe pjelloret e bashkëkëputëtorëve të fashizmit e të diktaturës, Me aktin e turpshëm e të papërgjegjshëm të prokurorit Alush Dragoshi, u nënshkrua kapitullimi pa kushte i organeve zyrtare të drejtësisë nën këmbët e shtetit ballisto - fashist. Ai filloi me shkarkimin antiligjor të Prokurorit të Përgjithshëm Maksim Haxhia, me sulmin frontal kundër pavarsisë së pushtetit gjyqësor, me anatemat partiako - parlamentare kundër dinjitetit juridik, pushimin nga puna të dhjetra juristëve dhe deri me kërcënime të hapura për burgim të juristëve apo avokatëve që i binden ndërgjegjes profesionale dhe jo përçartjes politike - juridike të pushtetarëve përdëllestë. Ky paralizim i pushtetit gjyqësor është tepër i rrezikshëm për fatet e vendit e të demokracisë. Ai i hap rrugën vargut të gjyqeve politike, madje duke shfrytëzuar ligjet e diktaturës, apo duke sajuar nene e paragrafë të reja kobndjellëse për fatet e popullit në tërësi dhe të individit në veçanti. Sulmi frontal kundër Partisë Socialiste, sipas skenarëve dhe skemave që hartohen në llozhat parlamentare dhe në paradhomat qeveritare - presidenciale, kanë nisur prej kohësh. Ato u intensifikuan veçanërisht pas shpalljes nga Partia Socialiste të kërkesës për dorëheqjen e Qeverisë dhe për zgjedhje të reja parlamentare. Krerët e PD-së e shikojnë veten të humbur, prandaj janë bërë më agresivë se asnjëherë. Klani ballisto - bajraktaro - fashist: Dosti - Toma, Kalakula - Cela - Butka etj, i mbështetur nga kriminelë të tipit Gjomarkaj dhe vrasës të tjerë të deklaruar deri edhe në TV shtetëror, pasi, uzurpojnë tërësisht PD-në e shfrytëzojnë pushtetin, që populli i dha asaj në emër të demokracisë, për të ndërthurur një shtet hakmarrës, revanshist, policor dhe hajdut të pasurive kombëtare të krijuara me djersë e sakrifica të shumta nga populli. Kryetari i PS-së Selami, kjo kopje butaforike e kohëve diktatoriale, bredh nëpër Shqipëri me kulaç e kërbaç, kërcënon hapur elektoratin opozitar dhe përfaqësitë e tij. (Vijon në faqen 4)

DIKTATORËT JANË TË VENDOSUR PËR TË NDËRTUAR DIKTATUREN E JO DEMOKRACINË

- Intervistë me deputetin Fehmi Abdiu, kryetar i Komisionit të Rregullores së Imunitetit dhe të Mandateve - Si është proceduar lidhur me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e imunitetit të deputetit Fatos Nano? Mua më është dorëzuar kërkesa me shkrim dhe bashku me një shkresë përcjellëse të nënshkruar nga zoti Arbënor, në datën 26.07.1993, në orën 17.15 në rrugën «Mylym Shyri» nga ana e ambasadës së Shqipërisë, kur isha nisur për të shkuar në shtëpi para se të falaër… Ekziston praktika, që është me shkrim dhe e pa protokolluar dhe e pa vulosur, por e firmosur nga zoti Arbënori, është kjo: Z. zoti Abdiu – kryetar i Komisionit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve. Komisioni i Kuvendit Popullor për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, të bëhet mbledhja e të jepet mendimi me shkrim. Pjetër Arbnori 26.7.1993 Si keni vepruar ju pas kësaj kohe dhe çfarë veprimesh keni kryer? Në orën 10,00 të asaj date, pasi kisha lexuar kërkesën i kam nisur zotit Arbnori shkresën që vijon: Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor Zotit Pjetër Arbnori Zoti kryetar, Nëpërmjet shkresës tuaj Nr. datë 26.07.1993 sapo u vuam në dijeni në lidhje me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm me të cilën kërkohet heqja e imunitetit deputetit Fatos Thanas Nano. Gjithashtu, sipas porosisë tuaj ja kërkojmë që të jepet mendimi me shkrim i Komisionit të Rregullores të Imunitetit dhe të Mandateve. Para mbledhjes, mua si kryetar i këtij Komisioni më lipset që të kryej disa veprime të nevojshme. Kështu, menjëherë pa studim të materialit përkatës do të kërkoj një takim me hetuesin e çështjes penale në ngarkim të deputetit Fatos Nano dhe më pas, gjithashtu do të kërkoj takim me prokurorin e përgjithshëm, zotin Alush Dragoshi. Këto takime paraprake i konsideroj të domosdoshme pastaj në materialin përkatës, ndryshe nga

Berisha trembet, Berisha nuk është i qetë, Berisha është shpërfytyruar. Mua më zë gjumi të qetë, Berishën nuk e zë gjumi. Unë kam shokë e miq në të gjithë Shqipërinë, Berisha ka mbetur vetëm. Me mua është e vërteta, me Berishën është turpi.

që drejtoj nuk jemi të besuar apo të paragjykuar vëzhguar me shqetësim e përgjegjësi presionet nga më mesjetarët që ka ushtruar e ushtron partia-shtet mbi drejtësinë, nëpër mbledhje, zyra, gazeta e mitingje. Nuk jemi aspak të befasuar sepse liderët e shtitur PD-istë, protagonistë të prostitucionit politik në krevatet e hotel «Dajtit» apo në pishinat e Amerikës, patën deklaruar hapur se të rezikshmë për të gjithë shqiptarët. Kryekontrollori rasputin i oborrit të shtetit, i mori porositë dhe djerësu shumë, me pasionin sharlatan të një shërbëtori parë kundër partisë që unë drejtoj. Berishën, Kalakulën, Zhulalin, Çelën, Arbnorin, Dostin, Butkën; Spahinë e të tjerë; që deri dje i kërkonin favorët e Enver Hoxhës edhe deri me letra besnikërie nga birucat e burgut i tremb Partia Socialiste; i tremb autoriteti dhe simpatia përherë në rritje, i tremb ideali i vërtetë demokratik e kombëtar i anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, i tremb kurajoja jonë për të denoncuar «Ose shkon Fatos Nano në burg, ose shkatërrohet Partia Demokratike». Nuk jam unë i pari viktimë politike e shtetallit ballisto-fashist që po rinisthalohet në Shqipëri, nga klani revanshist që drejtohet nga Sali Berisha. Ka mbi një vit që në Shqipëri drejtësia është vënë nën presionin dhe kërcënimet e tipit të oborreve feudale nga partia që drejton Sali Berisha; ka mbi një vit që çdo shqiptar i ndershëm është i kërcënuar për të shkuar në burg ose me bukën e familjeve po të guxojë të kërkojë drejtësi politike e sociale. Faktet i dimë të gjithë, ne i kemi paralajmëruar me kohë, duke e denoncuar kriminet e qeverisjes së sotme dhe rrugën pa krye në të cilën kjo qeverisje, ky pushtet e ka futur vendin. Unë, motra dhe vëllezër, ia kam thënë me kohë Partisë, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, popullit, të vërtetën rreth pseudoukuazve që më ngrihen. Duke qenë krejt të trembur ato janë të turpshme dhe të rezikshme një shërbëtori i kërkonin favoret kurajoja jonë për të denoncuar Këtë e kanë ndjerë edhe «diplomatët» e tipit Hill dhe Rajerson, që pasi bënë karrierë në CIA dhe Beograd, i vunë në tavolinë Berishës skenarin. Nuk ishin aspak të rastit paralajmërimet e tyre gjatë fushatës së zgjedhjeve kundër socialistëve, kërcënësia e tyre paralajmëruese për të ardhurat një genocid të përgjithshëm politik në Shqipëri kundër të gjithë atyre që denoncuan dhe u kundërvunë zbatimit të skenave dhe planeve të pluhurosura të «antikominizmit» makarstit të përgatitura, jo vetëm për vendin tonë në periudhën e «doktrinës truman» pasluftës. Dhe Berisha e klani i tij nuk kanë hezituar të veprojnë para neshazheve, porosive dhe skemave të gatshme për të cela ka- (Vijon në faqen 3)

Në një atmosferë të ndjerë të revanshizmit politik PD i heq imunitetin Fatos Nanos

Cilët janë ata që i heqin imunitetin Fatos Nanos: Kalakula: Çështimet që më bëhen si fashist ballist revanshist i konsideroj nder që më bëhet… - Baleta: Dokle duhet të dijë se ballistët kanë qenë një forcë që kanë luftuar kundër pushtuesve nazifashistë. - Memia: Të hiqen edhe nga muzeumet simbolet e komunizmit, sy ylli i kuq etj. (Vijon në faqen 4)

Miting proteste në Tiranë

Partia Socialiste e Shqipërisë ditën e Premte datë 30.7.1993 ora 18.00 në fushën para Stadiumit «Dinamo» Tiranë, organizon një miting për të protestuar kundër shkeljes së të drejtave të opozitës dhe lirive të individit; për të kërkuar mbrojtjen e demokracisë dhe të interesave kombëtare. Njoftohen anëtarët dhe simpatizantët e PS për pjesëmarrje në këtë tubim paqësor. Partia Socialiste e Shqipërisë