- 17 ditë pa kryer asnjë veprim hetimor -
U bënë 17 ditë që Kryetari i Partisë Socialiste dhe deputeti i Kuvendit Popullor Fatos Nano gjendet i arrestuar në kundërshtim me të gjitha ligjet.
Dhe si të mos mjaftonte e gjitha kjo, për t’i bërë qejfin Rapsodit dhe pushtetarëve frikacakë e të korruptuar vazhdon trajtimi i tij antoligjor, vazhdon presioni psikologjik policor.
Më konkretisht. U bënë 17 ditë që Fatos Nano nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga hetuesi Fatos Dervishi. Atij në kundërshtim me ligjet i është privuar e drejta të marrë shtypin, i sekuestrëhen librat, letrat dhe gjithçka tjetër e këtij lloji.
Dhoma e izolimit apo thënë më ndryshe qelia e burgut kanë rregullat e tyre dhe askush nuk është kundër zbatimit të rregullave dhe ligjeve. Mirëpo në rastin e Fatos Nanos i cili është edhe deputet i Kuvendit Popullor asnjë ligj dhe asnjë rregullore nuk merr parasysh ashtu si dhe burgosurit e tjerë.
Pushtetarët e sotëm përdëllës të trembur dhe të frikësuar u detyruan ta arrestojnë Fatos Nanon me shpresë se mund të ndjehen më të qetë. Mirëpo frika e tyre në vend që të zbehej u shtua akoma më tepër, ndaj pasiguria për të nesërmen i shtyn në të tjera veprime antinjerëzore. Por a do ta ndalojë fundin e tyre arrestimi i Fatos Nanos? A do ta shpëtojë PD-në e vjedhur nga kalakuajt dhe kalakujat izolimi i rreptë policor i qelisë nr. 5, ku gjendet Kryetari i Partisë Socialiste? Dhe në fund, a do ta zgjasë shumë agoninë e të shpërfytyruarve që zgjasin pa shkak e hetimeve që lidhen me akuzën e paargumentuar kundër Fatos Nanos? Sigurisht që jo.
Prandaj zoti Berisha dhe ju bërrishanë të tjerë! Lërini mëritë dhe hakmarrjet! Lërini dhunën dhe presionin antligjor se nuk do të fitoni gjë! Veprimet tuaja përveç se janë në kundërshtim me të gjitha ligjet që veprojnë në Shqipëri, bien në kundërshtim të hapur me të gjitha konventat ndërkombëtare për trajtimin e të burgosurve. Më të gjitha këto ju provoni edhe një herë falsitetin e akuzës që keni sajuar, provoni se nuk keni asnjë fakt apo dokument, provoni se keni hyrë në një qorrsokak nga i cili e keni të vështirë të dilni.
SPARTAK BRAHO
Avokat
DREJTORI I PËRGJITHSHËM I ARKIVIT TË SHTETIT I BEN PUNET NËPËR KËMBË
ZOTI MALLTEZI DOLI HUQ «Në arkët e Ujit nuk është gjetur absolutisht asnjë dokument»
(Deklaratë e zotit Malltezi)
- Pasi përfundoi me «sukses» kërkimet nën ujë, tani po vazhdon kërkimet në sterile -
- GERMO, TELEMALLTEZ, GERMO-
- Zoti Malltezi deklaron: «Ne kemi materiale nëpër këmbë... Nuk lëshohet kështu dokumentacioni nëpër këmbë. Në tërë kutitë që u gjetën nën ujë nuk u gjet absolutisht asnjë dokument.
- Por ai dokument që s’u gjet aty, nën ujë, gjendet nëpër këmbë. Nëpër këmbë kemi parë ashtu kalimthi një shkresë që shkruante «Sekret».
- Intervistë e përgjegjësit për arkivin e ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, Kujtim Nako, dhënë redaktorit Hamdi Jupi -
ZOTI MALLTEZI DOLI HUQ «Në arkët e Ujit nuk është gjetur absolutisht asnjë dokument» (Deklaratë e zotit Malltezi) - Pasi përfundoi me «sukses» kërkimet nën ujë, tani po vazhdon kërkimet në sterile - - GERMO, TELEMALLTEZ, GERMO- - Zoti Malltezi deklaron: «Ne kemi materiale nëpër këmbë... Nuk lëshohet kështu dokumentacioni nëpër këmbë. Në tërë kutitë që u gjetën nën ujë nuk u gjet absolutisht asnjë dokument. - Por ai dokument që s’u gjet aty, nën ujë, gjendet nëpër këmbë. Nëpër këmbë kemi parë ashtu kalimthi një shkresë që shkruante «Sekret». - Intervistë e përgjegjësit për arkivin e ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, Kujtim Nako, dhënë redaktorit Hamdi Jupi - Në çfarë rrethanash u zbuluan kutitë e mbuluara me ujë në bodrumin e ish-Komitetit Qendror të PPSH-së? A është ditur nga ana juaj ekzistenca e këtyre kutive? Nga ana jonë si arkiv nuk është ditur asgjë për ekzistencën e tyre. Po përdor fjalën bodrum, me që kjo fjalë u përdor nga drejtori i arkivave në Televizion. Por në fakt ato nuk janë bodrume, por kanë qenë zyra të rregullta që do të përdoreshin për kohë të veçantë nga ana e PPSH-së. Ato janë të pajisura me ndriçim dhe me të gjitha pajisjet e tjera të nevojshme, pavarësisht se sot nuk funksionon ndriçimi. Me sa di deri kohët e fundit nuk ka pasur ujë në to. Nuk e di nga është burimi i atij uji dhe s’mund të flas për të. Nga kush administroheshin këto mjedise? Kur iu dorëzuan mjediset bashkisë së Tiranës, ai mjedis u bllokua nga bashkia dhe rreth para pesë muajsh, dyert janë vulosur dhe nga SHIK-u. Para se t’i merrte bashkia, nuk e di se kush i ka pasur në administrim. Por di që nga arkivi nuk janë administruar asnjë herë. Bile as është ditur, nga arkivi se çfarë funksioni kanë pasur ato zyra. Si u hapën këto mjedise ditët e fundit? Me çelës dhe me materiale brenda. Shtatë ishin bosh. Uji kishte hyrë në to, por materialet ishin të padëmtuara sepse ishin materiale të bardha të pambushura, që i takonin sektorit të statutit. Këto materiale ishin tesera-ta paplotësuara të anëtarëve dhe të kandidatëve të PPSH-së, karta alfabetike, disa formularë fare të vegjël të cilët kanë disa të dhëna si atësia, emri, mbiemri, koha e pranimit në parti e të dhëna të tjera. Arkiv ka më sipërme u hapën në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të arkivit të Shtetit të pranishëm shumë njerëz ku edhe unë isha prezent. Me që ishin gjëra pa vlerë, të paktën sa isha unë i pranishëm, nuk u mbajt asnjë procesverbal. Drejtori i përgjithshëm i arkivave thotë se ka materiale me karakter arkivor, «nëpër këmbë», dmth, nëpër korridore etj. Cili është mendimi juaj? Unë dua të them me gjuhën e specialistit të dokumenteve. Është e vërtetë që ka materiale «nëpër këmbë». Por është e vërtetë gjithashtu që asnjë material nga ato që është verifikuar deri tani nuk i takon arkivit të KQ të PPSH-së. Janë rreth katër apo pesë arka të mbyllura që kanë inicialet «Financa» për përdorim të përkohshëm, të cilat sipas ish-punonjësve të financës, janë librat e pagave të punonjësve që ... kanë punuar në ish-aparatin e KQ dhe që ata i kanë kërkuar me insistim kohët e fundit sepse janë të interesuar për pagesën e asistencës ata që kanë dalë në asistencë. U duhet se kanë patur pagën, vjetërsine në punë etj. Bashkia u ka thënë se ata arka do të dalin kur të bëhet inventari i ambienteve. Nga verifikimi i përceptë që është bërë, siç tha edhe zoti Maltezi në televizor ishte një pako me dokumente të kuadrit, në të cilat ishte një fotokopje e materialit të Byrosë Politike të 1976, ku jepeshin udhëzi- (Vijon në faqen 3)
para pesë muajsh, dyert janë vulosur dhe nga SHK-u. nuk janë administruar asnjëherë. fundit?
Erdhi drejtori i përgjithshëm i arkivave, zoti Maltezi dhe më pyeti në se ka dokumente të arkivit në bodrum. I them me përgjegjësi të plotë se, çfarë administrohet nga arkivi i KQ të PPSH-së si institucion në ato bodrume nuk ka asnjë gjë. Nuk përjashtoj mundësinë, i thashë, që në qoftëse dikush tjetër të ketë fshehur dokumente, por që nuk janë në administrimin tim, pra të arkivit. Më tha se kam dëgjuar të dhëna që në bodrum ka dokumente dhe se janë të mbushura me ujë. Mori leje nga ata që e disponojnë këtë të drejtë. Kështu u hap bodrumi ku isha i pranishëm. Ishin gjithsej 12 arka, nga të cilat pesë ishin
Veprime të shtetit antiligjor
Në një kohë kur firmoset konventa për ndalimin e torturave, kur Edi Rapsodi…
(Vijon në faqen 3)
Akuzat dhe politizimet e paprincipta janë të ulëta dhe qesharake
Deklaratë e Kryesisë së Partisë Socialiste të rrethit të Laçit.
Kryesia e Partisë Socialiste e rrethit të Laçit shprehet me shumë shqetësim për ngjarjet e datave 13 dhe 14 gusht në qytetin tonë.
Siç është njoftuar, më 13 datën 13 është plagosur nga një qytetar oficeri i policisë së rendit Ilir Dosti. Një veprim i tillë, në çfarëdo rrethanash të ketë ndodhur, është i dënueshëm dhe ne distancohemi vendosmërisht. Po atë ditë, në përgjigje të këtij veprimi, është ndaluar qytetari David Leka, ndaj të cilit është ushtruar dhunë dhe për pasojë ai tragjikisht gjeti vdekjen. Këto akt të disa punonjësve të forcave të rendit ne e çmojmë shumë të rëndë e të paprecedent. Kryesia e Partisë Socialiste e rrethit të Laçit dhe disa drejtues të tjerë të PS-së. Të gjitha rrethanat e faktet flasin për mosimplikim as të Partisë Socialiste e as të këtyre shokëve në këtë ngjarje. Aq e qartë është kjo sa zëvendëskryetari Albert Xhuti atë ditë nuk ka qenë fare në Laç, megjithatë merret si organizator i mitingut ose i protestës së paligjshme. Ne protestojmë energjikisht për këto akuza dhe politizime të paprincipta, që janë njëherësh po aq të ulëta e qesharake. Protestojmë gjithashtu ndaj arrestimeve të bëra, të cilat nuk u çlin po e tendosin situatën e krijuar; nuk i shërbejnë vendosjes së rendit e qetësisë, po destabilizimit të saj. Në emër të socialistëve dhe simpatizantëve tanë në rreth, i shprehim ngushëllime familjes së viktimës si dhe keqardhjen për dëmtimin e punonjësit të policisë. E shqetësuar për situatën e krijuar, kryesia e PS e rrethit bën thirrje gjithë forcave politike e shoqërore realiste të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e manipulimeve e spekullimeve politike; bën thirrje që organet përkatëse të veprojnë me maturi, realizëm dhe ndershmëri për zgjidhjen e situatës së krijuar. Kryesia e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste e rrethit të Laçit. LAÇ, më 15.8.1993.
së rendit Lir Posti. Një veprim i tillë, në çfarëdo rrethanash të këtij ditë, në përgjërgjie ne e çmojmë shumë të rëndë e të paprecedent.
Pas kësaj ngjarjeje, si gjithë banorët e Laçit, edhe ne jemi dëshmitarë që më datën 14, pra të nesërmen, ka patur grumbullime të njerëzve të irrituar për aktin e shëmtuar të forcave të rendit. Ndaj këtyre grumbullimeve me të drejtë është ndërhyrë për t'i shpërndarë. Por e çuditshme është se në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Rendit flitet për gjoba manipulative të forcave të caktuara politike, duke nënkuptuar me këtë Partinë Socialiste të këtij rrethi. Në përputhje me këtë version veprohet duke e ndaluar Kryetarin e Komitetit Drejtues të PS të rrethit Shpëtim Cami, zëvendës kryetarin Albert Xhuti,
TANXHENTOPOLI SHQIPTAR: BUJË NË ITALI, FARSE NË SHQIPËRI
- Dje në gjykatën e Tiranës: Ish kryeministri Vilson Ahmeti, ish drejtori i Bankës Tregtare Agron Saliu dhe ish nënkryetori Agim Tartari nën akuzën për shpërdorim detyre në bashkëpunim të parashikuar nga neni 106 dhe 13 i kodit penal, pasojë e së cilës janë 79.275.000 lekë në dëm të shtetit shqiptar.
- Ndërsa në Itali deputeti Alessi akuzon drejtëpërdrejtë Ilir Hotin Genc Rulin e Sali Berishën për përvetësim të 400.000 dollarëve, në akt-akuzën e prokurorisë shqiptare përmendet vetëm një herë emri i Ilir Hotit dhe në këtë rast shkurtazi.
- Agron Saliu dhe Agim Tartari nuk pranojnë të japin sqarime para gjykatës. «Më që ligji na konsideron të pafajshëm deri në momentin e shpalljes së vendimit nga gjykata i takon akuzës të paraqesë prova që vërtetojnë akuzën e saj ndaj nesh, ne do të japim spjegime pas pyetjes së dëshmitarëve.»
- Ilir Hoti nuk paraqitet me cilësinë e dëshmitarit. Zotërinjtë Xhyheri, Fullani dhe Luniku me vendim të gjykatës do të paraqiten para saj ditën e mërkurë. Vilson Ahmeti paraqet dyshime për falsifikim të mandatit të paraqitur i cili është fotokopje e origjinalit të cilin nuk e zotëron gjykata -
Dje rreth orës 9,30 minuta në gjykatën e Tiranës filloi gjyqi ndaj Vilson Ahmetit, Agron Saliu e Agim Tartari, të akuzuar nga neni 106 dhe 13 të kodit penal për shpërdorim detyre në bashkëpunim si rezultat i së cilës i është shkaktuar shtetit një dëm prej 79 milionë e 275 mijë lekë. I pandehuri u paraqit para trupit gjykues të përbërë nga Kryesuesi Spahiu kryetar dhe anëtarë Uk Cana dhe Aktea Gjyzari si dhe nga prokurori Ilir Marku, të mbrojtur nga avokatët Përparim Sanxhaku dhe Pajtim Hoxha. Avokat Pajtim Hoxha që në moni pyetjen e parë kërkoi që të dy Vilson Ahmeti të ndahen nga gjyqi, për arsye se të dy të pandehurve u lehtësohet ... Gjithashtu në bazë të nenit 17 të procedurës të kohës të dhëna lidhur me emërimin e negociatorëve të tjerë për paranë Arsidit. Në parantezë, tha ai, kjo procedurë është më e thjeshtë se sa ajo që ka kryer Vilson Ahmeti. Prokurori pranoi kërkesat e tjera dhe hodhi poshtë kërkesën për ndarjen e çështjes. Avokati Sanxhaku mbështeti kolegun e tij Hoxha për veçimin e çështjes. Gjyqtarja Kreshnik Spahiu hodhi poshtë kërkesën e avokatëve për ndarjen e çështjes së Vilson Ahmetit dhe të pandehurit e tjerë. Gjithashtu tha dhe radhën e hetimit gjyqësor duke cituar me spjegimet e të pandehurve, dhe më pas me pyetjet e dëshmitarëve. Agron Saliu dhe Agim Tartari kundërshtuan këtë vendim dhe nuk pranuan të japin spjegime duke mbrojtur atë që shprehu avokati Sanxhaku se në konsiderojmë veten të pafajshëm. Përgjatë këtyre ...[?]
Avokati ...[?] ... kërkoi ...[?]
... prokurori Ilir Marku cili paraqiti aktakuzën e prokurorisë. Në të thuhet se i pandehuri, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës pa sjellë e cilës është dëm i 79.275.000 lekësh. Më pas në aktakuzë përshkruhet kronologjia e veprimeve të Nikolla Arsidit si dhe të të pandehurve, Këtu thuhet se gjatë 1991, të pandehurit Agron Saliu dhe Agim Tartari lartësuan nga Par'a me Nikolla Arsidin e cili ka shprehur dëshirën për të sjellë investitorë të huaj në Shqipëri. Pas bisedimeve ata e kanë vendosur atë kushtlar të bankës së tyre. Më pas Arsidit ka kërkuar që negocioc... bërë ...[?]
... në prej 1 milion e 600 mijë dollarësh të firmosur nga Ilir Hoti, Janë bërë pagesa, e para prej 640 mijë dollarësh nga Banka Tregtare e cila ka urdhëruar bankën «Xhiro Centrale» të Vjenës që ta akordojë këtë shumë në llogari të zotit Arsid duke e kaluar atë në Luxemburg. Më 24 prill 1992 është urdhëruar përsëri banka «Xhiro Centrale» e Vjenës për një pagesë tjetër prej 945 mijë dollarësh e cila u bashku me shumën e parë kap shifrën 1.585.500 dollarë të derdhura për llogari të Arsidit. Më 27 prill është akontuar kambiali, prej 800.000 dollarësh dhënë Arsidit nga Banka e Shtetit Shqiptar. Në korrik të 1992 Agron Saliu dhe më pas Agim Tartari janë larguar nga postet e drejtorit e n/drejtorit dhe dokumentacionin e ka mbajtur vetë. Më 20 shtator 1992, data e cila korrespondon me skadim e kambialit ata ua dorëzojnë këto dokumenta.
(Vijon në faqen 3)
Vazhdojnë gjyqet për pjesëmarrësit e mitingut të 30 korrikut në Tiranë
- Dje në gjykatën e Tiranës: dhe çeizin Alizoti për kundërvajtjen penale
Dje në orën 9.00 u paraqitën para trupit gjykues të kryesuar nga Gëzim Zenell, të pandehurit Bashkim Rama, Përparim Seitari dhe Gëzim Alizoti, të akuzuar për kundërvajtjen penale grumbullim në miting të paligjshëm. Pas hetimit gjyqësor, dëgjimit të dëshmitarëve dhe spjegimeve të të pandehurve vendosi: Gëzim Alizoti ...[?]
Bashkim Rama, Përparim Seittari u dënuan me 1000 lekë gjobë. Përparim Seittari u shpall fajtor dhe u dënua me 500 lekë gjobë.
Në gjykatën e Tiranës, vazhdon çështja ndaj Fatmir Kumbaros, Bilal Semanaj dhe Ilir Ismailatit.
Korrsp. i «Zërit të popullit»