18/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 gusht 1993

PËRSE RREPTA MASA POLICORE KUNDËR FATOS NANOS

Me urdhër të drejtorit të burgut i ndalohet takimi dhe ushqimi për dhjetë ditë - Pas arrestimit arbitrar të kundërligjshëm dhe mbylljes në qeli nën vazhdimin e rreptë të policëve, pas ndalimit të shtëpitë dhe komunikimit me miqtë e informimit publik edhe një masë tjetër kundër Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe deputetit të Kuvendit Popullor Fatos Nano. Me urdhër të drejtorit të burgut, zotit Tanush Mileti, atij i jepet masa e ndalimit të takimit dhe ushqimit për dhjetë ditë, pasi ju gjet në qeli një gazetë «Zëri i Popullit» dhe për arsyen tjetër se ka nxjerrë nga burgu një letër të shkruar. Ç’do gjë është e qartë. Të gjithë pushtetarët janë trembur nga Fatos Nano deri në atë pikë sa nuk e lejojnë as të lexojë gazetën, duke dashur kështu t’i burgosin edhe fjalën. Por fjala nuk burgoset, fjala nuk vritet ashtu siç nuk mund të burgoset shpirti dhe zemra e njeriut. Këtë e dinë edhe pushtetarët, por të trembura nga ethet e fundit që e parandjenjë kanë humbur logjikën dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë. Ndaj i kanë sulur policët kundër fjalës së Fatos Nanos... KRENAR LABI

Princ Manushi nxjerr PALLEN

Në shumë lagje të Korçës ka ditë të tëra që mungon uji i pijshëm. Të rinj e të vjetër nga 9 muaj deri 99 vjeçarë me shishe bidona kova e mjete të tjera...

U festua gjysmëshekulli i formimit të batalionit partizan «Misto Mame»

GJIROKASTËR Më datën 15 gusht në fushën e Erindit u festua 50 vjetori i formimit të batalionit partizan «Mi-

Stina e gjyqeve në Tiranë

EDHE NJË HERË: Inskime politike në gjykatën e Tiranës për të goditur Partinë Socialiste

PALLEN

Në shumë lagje të Korçës ka dhjetë të tera e mjete të tjera rrethahen rendin me sa të hanë këmbët për të gjetur një pikë ujë. Dikush tha se ka dalë një kuçedër me shumë koka. Ne e besuam. Sepse ne u besojmë shumë përrallave, prandaj dhe përrallëkënjët i kemi vënë në krye të vendit e të kuvendit. Mirë kujdesin e pranuam po ku është princi që t’i presë kokat? Shpresën e kishim se një ditë prej ditësh përralla do ta zbriste nga qielli princin pallalarë. Dhe ai erdhi. Shkeli i sigurtë nëpër rrugët e Korçës. U ngjit në tribunë dhe hoqi përrenaren. Të pranishmit njohën pasardhësin e denjë të tribusë së Shëndëllisë, të famshmin princ Ilir Manushi. Aty për atë ai nxorri shpatën e premtimeve (e cila ishte ndryshkur pasi nuk ishte përdorur që nga fushata e fundit elektorale) dhe thirri: «12 milionë dollarë vetëm për ujësjellësin e Korçës (një zot e di që e mbajti të mos thoshte 12 miliardë) Dhe iku ashtu siç erdhi me hap madhështor. Të moçmit thonë se nga flakërima e kësaj shpate kuçedrua e verbua por ujin akoma s’e ka lëshuar. Ndaj dhe këshilli i lagjeve është mbledhur dhe ka hartuar një letër ku me dorë në zemër i luten princ Manushit ta përdorë edhe një herë pallën e tij. Do të vijë apo jo? Çka ndodhur e dimë, se ç’do të ndodhë... allahu na dhëntë ymër që ta mësojmë.

U festua gjysmë shekulli i formimit të batalionit partizan «Misto Mame»

U festua gjysmë shekulli formimit të batalionit partizan «Misto Mame». Banorë të krahinës së Lunxhërisë, ish partizanë dhe familje të dëshmorëve i nderuan duke vendosur kurora dhe tufa me lule. Ceremoninë e çeli kryetari i komunës. Për veprimtarinë e këtij formacioni të lavdishëm partizan foli ish kuadri i tij Thimo Mici. Në emër të komitetit të veteranëve përshëndeti sekretari i tij, Zilfo Latifi. Përshëndetën edhe përfaqësues të forcave politike të rrethit. Në fund përfaqësues të organeve të pushtetit të rrethit e komunës dhe të partive politike bënë vizita në familjet e dëshmorëve të krahinës. Korresp. i «Zërit të Popullit»

EDHE NJE HERE: Inskenime politike në gjykatën e Tiranës për të goditur Partinë Socialiste

Stina e gjyqeve në Tiranë EDHE NJE HERE: Inskenime FATMIR KUMBARO DEKLARON NE GJYQ: «Nëse kërkohet të më jepet mësim mua dhe shokëve të mi, këtë nuk e bëni dot me burg zotërinj, përgjigjuni popullit që kërkon bukë, punë e qetësi.» - Dje në Gjykatën e Tiranës Fatmir Kumbaro anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, Bilal Semanaj dhe Ilir Ismailati - Dy orë ju deshën gjykatësit Martin Deda për të dënuar anëtarin e Kryesisë së Partisë Socialiste, Fatmir Kumbaro me katër muaj heqje lirie, Bilal Semanaj me 20 ditë heqje lirie dhe Ilir Ismailatin me 200 lekë gjobë. - Ditën e martë u dënuan: Zeir Këndella me 20 ditë burg, Behar Muça po me 20 ditë burg. Dje në orën 10.00 në Gjykatën e Tiranës rifilloi gjyqi ndaj anëtarëve të Kryesisë së Partisë Socialiste Fatmir Kumbaro si dhe shtetasve Bilal Semanaj dhe Ilir Ismailat të akuzuar për kundërvajtjen penale grumbullim në miting të paligjshëm të parashikuar nga neni 6 i dekretit 7408. Trupi gjykues i dha fund hetimit gjyqësor dhe administroi provat; u administruan si prova dhe kasetër fotografi. Fatmir Kumbaro moh oi qëllimin e tij në të duke thënë se në fotografi jam paraqitur me bluzë të bardhë ndërsa unë kam qenë me këmishë bezhë me kuadratë, si dhe ora ishte me rrip të zi, ndërsa unë kam orë me zinxhir metalik e cila ndodhet si provë në burg. Duke lexuar proces-verbalin e mbajtur të sendeve personale në momentin e ndalimit gjykatësit Martin Deda citoi: «orë “Sillava” me zinxhir metalik». Prokurori lexoi pretencën dhe si përfundim kërkoi shpalljen fajtor të Fatmir Kumbaros dhe dënimin me 1 muaj e gjysëm burg, shpalljen fajtor të Bilal Semanaj dhe dënimin me 20 ditë burg, shpalljen fajtor të Ilir Ismailatit dhe dënimin me gjobë. Avokatët e të pandehurve kërkuan pafajësi për klientët e tyre. Kështu avokati i Fatmir Kumbaros ç’lesoi mungesën e objektivitetit nga organet e prokurorisë si dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Arrestimi është bërë i paligjshëm dhe nuk është komunikuar të pandehurit. Dëshmitarët kanë mohuar letër kallëzimet e bëra në rajonin e policisë dhe thonë se ato që thonë në sallën e gjyqit janë të vërteta. Ndërsa dëshmitarët e tjerë të kapjes në flagrancë mohuan akuzat. Dhe avokati Agim Tirana u shpreh se Bilal Semanaj është ndaluar arbitrarisht dhe pas shqyrtimit të provave nga ana e gjykatës të cilat nuk vërtetojnë akuzat po i hedhin poshtë ato, ai kërkoi pafajësi. Po pafajësi kërkoi dhe avokati Spartak Braho për Ilir Ismailatin. Fatmir Kumbaro duke marrë fjalën e mbrojtjes theksoi dhe njëherë se nuk stadium «Dinamo» ka qenë vetëm 20 minuta. Dhe me turnën në miting të paligjshëm janë kontaktuar për 20 minuta, dhe janë angazhuar për të mos ndodhur konfrontime dhe eksese. Ndali min e tij në selinë e PS e cilësoi si të paligjshme. -Jam (Vijon në faqen 4)

1,5 milion dollarë pjesë këmbimi dhe makineri e pajisje kineze për hidrocentralet tona do të blihen në... Danimarkë!

Paradoks apo korrupsion? Nga burime të mirëinformuara mësohet vesh se Drejtoria e Përgjithshme e Elektrogjenerikës (në varësi të Ministrisë së Burimeve Minerale dhe Energjitikës) do të blejë nga një firmë daneze 1,5 milion dollarë pjesë këmbimi, makineri e pajisje kineze për nevoja të hidrocentraleve tona. Edhe lexuesi më i thjeshtë mund të mbetet i habitur nga një veprim i tillë dhe menjëherë mund të pyetë se pse nuk blihen direkt në Kinë por nga një firmë në Danimarkë? Përkisht kësaj pyetje duhet t’i përgjigjen DPE dhe Ministria përkatëse. Ne po përpiqemi t’i ndihmojmë përmes fakteve që disponojmë. Banka Botërore në formën e një projekt kredie i akordoi Drejtorisë së Përgjithshme të Elektrogjenerikës 1,5 milionë dollarë për pajisje kineze, makineri e pjesë këmbimi për hidrocentralet tona. Pra, për të prodhuar energji elektrike nga uji nevojiteshin pajisje kineze të cilat do të bliheshin në Kinë. Tani del treguazhi më i rëndë: si sot e kësaj dite, përkundër të gjitha premtimeve, DPE nuk bën gjë tjetër veçse rrit çmimin e tij. Në rastin konkret, në vend që porositë të bëhen direkt në uzinat prodhuese në Kinë, ose të paktën në Korporatën që i simbolizon ato, DPE lidhet me një korporatë tjetër e kjo e fundit me një firmë daneze! Sikur nga 10 për qind komision të kërkojë secila prej tyre k’ëldhë të Bankës Botërore prej 1.5 milion dollarë do t’i nxjerrin 300 mijë dollarë ose një e pesta e shumës gjithsej. Nuk thonë kot, fukarait i del gjithnjë më shtrenjtë. A është ky lukso fërgjëm nga paratë. Por jo atë shkallë edhe nga perëndia. Përkundrazi. Kuptohet dëlirës, shqiptar apo i huaj, është i interesuar t’i zvashë dëshira dhe, bile sa rol shumdhe të jetë e mundur? Mos kemi përpara një korrupsion? Për nuk lidhemi direkt me uzinat prodhuese? Ç’t thotë Drejtoria e Përgjithshme e Elektrogjenerikës? Po Ministria e Burimeve Minerale dhe e Energjitikës? Mbi to rëndon hija e dyshimit. D. T.

Përsëri përballë njëri tjetrit Idajet Beqiri dhe hijet e presidentit

Më kot kërkoni nëpër sallat gjyqi boshe, ato janë të gjitha në punë me kotë kërkohen, për banga të akuzuarish kriminale, hajdutë, shteti ata i kanë të gjithë të qetë, shteti po merret me kundërshtarët e tij që i kanë paralajmëruar fundin e shpëtimit. Sot në orën 9.30 gjyqësore me vëmendje për të cilin nuk kërkoi kush falje u hap përsëri dëshmitë u la për pasditen me fjalët akuzimi e parafundit të komedinë groteske që po luan gjykata e apelit Tiranës. Si gjithmonë përballë njëri tjetrit edhe kësaj radhe janë zot i Idajet Beqiri i mbrojtur nga avokati Përparim Sanxhaku që kërcënohej pafajësinë dhe nga ana tjetër trupi gjykues i përbërë nga kryetarja Zija Vuci kryetare dhe Arqile Nini e Dëshira Subashi gjyqtare për të vendosur mbi akuza e mbrojtur nga prokurori i çështjes zot Kadri Skëra. Akuzat shtetës po jetoj Boliri, akuzohet për t’i hedhur në anën presidenciale të republikës në përmbushjen me titull «Zoti Berisha...» Si gjithmonë përballë njëri tjetrit edhe kësaj radhe janë Idajet Beqiri i mbrojtur nga avokati Përparim Sanxhaku që kërkonte pafajësi për të vendosur mbi akuzën e mbrojtur nga prokurori i çështjes zot Kadri Skëra. Akuza ishte po ajo zoti Beqiri përmbushjen me titull «Zoti Berisha ju jeni vrarës ...» Që në fillim kryetari i seancës zot Vuci deklaroi vendimin për të thirrur si ekspert në çështjen penale poetin/poeteshën e shquar të Ylljet Aliu Ralks? pëlqejnëshkë kryes? dakstor në gazetën «Republika» së i rëndës... 1. Nëse në artikull ishte shkruar etikë gazetareske; 2) nëse vera apo jo e patën balanc... (Vijon në faqen 4)

PARTIA SOCIALISTE NUK TREMBET SEPSE ME TË ËSHTË E VËRTETA DHE E DREJTA

DEKLARATË e kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë DEKLARATË e kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë Opinioni ynë publik u njoh me ngjarjen tronditëse të Laçit, të 13 e 14 gushtit. Në harkun kohor të dy ditëve goditet rëndë me thikë një oficer i ruajtjes së rendit. Arrestohet njëri nga pjesëmarrësit në ngjarje dhe pas veprimeve antinjerezore të policisë ndaj tij, ai vdes. Populli i irrituar proteston në mënyrë spontane përpara policisë dhe në rrugët e qytetit. Pas kësaj, në ekranin televiziv dëgjohen akuza bajate se revolta spontane të Laçit e kanë organizuar forca të caktuara politike, madje një korrespondent i panjohur emërtoi PS për këtë. Që partiako - pushtetarët përdëllitës dhe veçanërisht klani ekstremist i tyre kanë ndërmarrë një sulm të paprecedentë kundër Partisë Socialiste; kjo gjë nuk ka nevojë për asnjë koment. Që në këtë sulm ata janë të frymëzuar t’i shkojnë rrugës antinjerezore edhe kjo duket qartë. Por së fundi bie në sy një oreks anormal që pas çdo ngjarjeje të ndërmerren veprime goditëse kundër PS-së. Kështu ndodhi edhe në rastin e Laçit, që u shfrytëzua për të arrestuar deri edhe kryetarin, nënkryetarin dhe një anëtar të Komitetit Drejtues të PS për rrethin e Laçit, me hamendjen policore me dhe urdhërin nga lart. Aq më tepër ç’montohet ky skenar, kur merret vesh se nënkryetari i PS, Albert Zhviti banon në Mamurras dhe ditën e ngjarjes nuk ndodhej fare në Laç. Por urdhëruesit me sa duket nuk e dinin se ku ndodheshin ata, për arrestimin e të cilëve kishin urdhëruar. Ne denoncojmë veprimet e mbrapshta që bëhen kundër PS-së, sipas skemës, «goditja në qendër të shoqërohet edhe me goditje në rrethe», gjë që po duket qartë pas arrestimit të Kryetarit të PS Fatos Nano. Por njëkohësisht u themi prapatarëve revanshistë, se anëtarët dhe drejtuesit e PS-së në qendër e në rrethe nuk tremben nga prejalizet sepse me ne është e vërteta dhe e drejta. Ju mund të zbatoni skemat goditëse që u servirën në guzhinat e hakmarrjes e të revanshizmit. Ju mund të arrestoni njerëz të pafajshëm, sipas listave politike që keni përpiluar. Ju mund të montoni gjyqe qesharake e antinjerezore, si ato që u bënë këto ditë duke dënuar anëtarët e PS-së, deri edhe anëtarin e Kryesisë së saj, Fatmir Kumbaro për pjesëmarrje në mitingun e 30 korrikut në Tiranë. Të gjitha këto nuk e dobësojnë PS-në dhe imazhin e saj në popull. Atë që ju do të humbur e kërcëzoni, kurrësesi mund ta fitoni në sallat e gjyqeve, përkundrazi, çdo gjyq i montuar është gjyq kundër vetë neodiktaturës që doni të instaloni. Por ne njëkohësisht denoncojmë me forcë dhe indinjatë të thellë veprimin e dhunshëm policor që mori jetën e qytetarit David Leka. Ai vërtetë u implikua në një ngjarje për të cilën duhej hetuar dhe gjykuar. Por kurrësesi nuk duhet të përfundonte ashtu siç përfundoi. Fjala e parë e ligjit aq të propaganduar «Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut», shpreh garantinë për të drejtën e jetës së çdo njeriu dhe mbrojtjen e saj me ligj. Parlamenti ynë ka aprovuar aderimin e Shqipërisë në konventën kundër përdorimit të torturës. Po rasti i Laçit, pas atyre të Korçës, Fierit, dhe Lezhës është i katërti që qytetarët e Republikës sonë vdesin në duart e policisë. Shtrirja e veprimeve përse i bëjmë ligje: për të mashtruar Europën, apo për të mbrojtur qytetarët e Republikës nga dhuna policore dhe hakmarrja politike? PSSH, është deklaruar vazhdimisht për mbrojtjen dhe respektimin e ligjeve të shtetit, për stabilizimin dhe ruajtjen e qetësisë publike dhe këtë angazhim ajo e ka zbatuar me përpikmëri në çdo veprimtari të vetën. Ajo ka dënuar dhe do të vazhdojë të dënojë çdo akt rrugaçërie. Ata që plagosën dhe vunë në rrezik jetën e oficerit të policisë në Laç, kur ky iu kundërvu arbitraritetit duhen zbuluar e dënuar sipas ligjit. Por ligji duhet të veprojë shpejt dhe me ashpërsi dhe ndaj atyre punonjësve të rendit që barbarisht ia morën jetën të riut laçian. Kjo i shërben qetësimit të opinionit dhe jo spekullohet politike, policore apo televizive. Kurdohërë, dje, sot, dhe në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve PSSH ka vepruar dhe do të veprojë vetëm me rrugë dhe mjete demokratike. Ne nuk kemi nevojë të nxisim dhe të shfrytëzojmë veprime anarkiste. Janë të tjerë ata që e kanë shfrytëzuar revoltën e turmave për qëllime politike. Partia në pushtet gabonet që përpiqet ta cilësojë e vlerësojë PS me kultin e vet. Populli e di se kush ka për zemër shkallimin politik të ngritur qoftë edhe mbi dhimbjen njerëzore. Ne edhe njëherë denoncojmë me forcë çdo lloj politizimi e nxitje të akteve të dhunshme, sepse një gjë e tillë vetëm përcan e destabilizon situatën, kur më shumë se kurrë vendi e populli kanë nevojë për qetësi e mirëkuptim. Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë TIRANË, më 17. 8. 1993.