19/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 gusht 1993

SHTETI «LIGJOR» PËRDHUNON LIGJET E PARLAMENTIT

Parlamenti shqiptar, ka miratuar ligjin «Për të drejtat dhe liritë e Njeriut», por si për ironi të këtij parlamenti shteti policor e ka treguar dhe po e tregon fytyrën e tij të vërtetë. Ligji hapet me nenin nr. 1: «E drejta për të jetuar» ku thuhet në mënyrë taksative: - E drejta e njeriut për të jetuar mbrohet me ligj. - Askush nuk mund t’i hiqet jeta, përveçse në ekzekutim të një vendimi gjyqësor për një krim të rëndë, të kryer me dashje për të cilin dënimi me vdekje është parashikuar me ligj. - Dënimi me vdekje nuk mund të jepet për të rinjtë të cilët në kohën e kryerjes së krimit kanë qenë nën moshën 18 vjeç, si dhe për gratë. Shteti ynë policor i përgjigjet flakë për flakë ligjit të miratuar nga Parlamenti. 1. Korçë: Më 15 qershor 2 policë civilë të hakërryer u turrën egërsisht ndaj 28 vjeçarit Romeo Gaçe, të cilit i morën jetën. Hetuesi i çështjes Miras Zefi deklaron: «Nuk ka asnjë provë që fajëson Romeo Gaçen». 2. Fier: Më 22 qershor një tufë policësh u sulën si të tërbuar duke sharë 42 vjeçarin nga Tropoja, baba të katër fëmijëve. 3. Lushnjë: Policia i merr jetën një të riu nga Divjaka për të cilin edhe sot e kësaj dite drejtësia hesht. 4. Laç: Më 13 gusht disa policë të pa përmbajtur përdorën dhunë fizike ndaj qytetarit David Leka gjë e cila i shkaktoi vdekjen. 5. Kamez: Nezir Gjoka, babai i Arben Gjokës të cilit i mori jetën polici Bashkim Basha shkon deri më derë të organeve të drejtësisë por... Ky është shteti ynë «ligjor» që mbron ligjet e miratuara nga Parlamenti për të «Drejtat e liritë e njeriut»!

Shteti policor ndalon zhvillimin e mitingjeve të ligjshme

Mbështetur në Dekretin Nr. 7408, datë 31.7.1990 «Për mbledhje grumbullimet dhe manifestimet e shtetaseve në vendet publike si dhe në Ligjin Nr. 7692, datë 31.3.1993, shtojca «Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut», Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të Qytetit të Tiranës ka vendosur të organizojë një tubim paqësor para ndërtesës së Radio-Televizionit Shqiptar më 20 gusht 1993 nga ora 13.00, deri më 19.00. Qëllimi i tubimit është kërkesa për dorëheqjen e Drejtorit të instrumentit në duart e Partisë Demokratike. Për më tepër, ata kohët e fundit u kanë vënë në dispozicion mikrofonin dhe ekranin kriminelëve të tipit Gjomarkaj, që vetëdeklarohen si vrasës apo fashistë. Po kështu kanë propaganduar antimitingjet e paligjshme të organizuara nga forca të caktuara, të njohura për rolin e tyre anarkist, destruktiv e destabilizues e që çojnë seriozisht rendin e sigurimin publik. Duke mbajtur parasysh dhe ... [teksti i prerë në fund të imazhit] ... hura Drejtorisë së Rendit Publik të Tiranës, Sipas Dekretit organizatorët janë të detyruar të njoftojnë me shkrim shefin e policisë 3 ditë përpara zhvillimit të tubimit, kurse përgjigja u vonua 6 ditë. Më 17 gusht 1993 i dërgojmë letër të dytë ku theksojmë se heshtjen e zgjatur e konsiderojmë si miratim. Por shteti policor, nën tryesninë politike të Partisë - shtet ndalon zhvillimin e këtij tubimi me «arsyesen» se «aktivitetet e tilla, para institucioneve qëndrore ...» [teksti i prerë në fund të imazhit] cënojnë rendin e qetësinë, sjellin çrregullime në zhvillimin normal të veprimtarisë së këtij institucioni si dhe pengojnë qarkullimin normal të mjeteve e shtetasve që e kanë bërë pre- [Vijon në faqen 4] apo fashiste. destruktiv e destabilizues e që çojnë seriozisht rendin e sigurinë publik. Duke mbajtur parasysh edhe kushtet konkrete të vendit në këtë tubim parashikohet të marrin pjesë vetëm 1 e 10-ta e manifestuesve të 30 korrikut 1993. Me shkresën tonë të datës 12.8.1993 së bashku me parullat përkatëse këto u janë bërë të njohura [teksti i prerë]

Shqipëria në valën e gjyqeve të montuara politike

Partia Demokratike e pa parà për të përballuar të sotmen e për të projektuar e ndërtuar të ardhmen zgjodhi çdo ditë e më shumë në llumin e gjyqeve politike. Vala e tensioneve të tilla ju shërben pushtetarëve për të tërheqjen e vëmendjes së popullit shqiptar nga fukarallëku i madh, papunësia masive dhe korrupsioni përherë e në rritje gjatë periudhës së qeverisjes së tyre. Eksperienca e shtetit totalitar vazhdon të ruhet me fanatizëm nga pushtetarët e sotëm si e vetmja mënyrë për rritjen e jetëgjatësisë së tyre në pushtet. Drejtësia nën presionin e dhunshëm të PD-së po shkon drejt falimentimit të saj. Gogoli i bukës së fëmijëve i detyron prokurorët e gjyqtarët e sotëm të japin dënime duke qenë të ndërgjegjshëm për falsifikimin e akuzave në dëm të qytetarëve shqiptarë. Asnjë qytetar civil dëshmitar në gjyqet e turpit të Sali Berishës. Vetëm policët vijnë të dëshmojnë. Ky është pak a shumë konkluzioni që mund të nxirret gjatë pesë ditëve që u nevojiten për dënimin e anëtarëve simpatizantëve të Partisë Socialiste në pjesëmarrës masive dhe si udhëheqës të protestës mbarëpopullore të 30 korrikut 1993. Them gjyqet e turpit të Presidentit tonë të nderuar; kur kam parasysh se fukarallëku; varfëria dhe dëshira për ndërtimin e demokracisë së vërtetë në Shqipëri i shtyu qytetarët shqiptarë në këto pesë ditë të dhjetorit që ju vunë. Ju në ballë të proceseve demokratike për të organizuar me qindra mitingje, me qindra protesta, me qindra greva urie, por në ndryshim nga këto thuajse u pasua me djegie, shkatërrime, dhunime, pasojat e së cilave duken dhe po i vuajmë dhe sot e kësaj dite. Demonstrimi i 30 korrikut ju heq ju të drejtën morale për të dënuar cilindo pjesëmarrës në të, sepse ky është i vetmi denoncim i kryer në Shqipëri, pas atij të studentëve të dhjetorit 1990 ku megjithë përmasat shumë të mëdha nuk u këput qoftë edhe një lule, nuk u thye qoftë edhe një xham. Emërtimi që ju mund t’i bëni vetes si shtet demokratik nuk është përkatës pa plotësuar respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, respektimin e shtetit ligjor, respektimin e popullit që vuan paftësinë e pushtetarëve të sotëm. Një element tjetër që vërteton drejtësinë e protestës është dhe fakti që në këto gjyqe policia akuzon, policia dëshmon me kobure në brez përballë trupit gjykues, policia komandohet nga duart e vërtetësisë tuaj. Por ndëshmëria e qytetarëve nuk ka shteruar. Pjesa më e madhe e policëve dëshmitarë mohojnë procesverbalet e sajuara nga ushtallarët e dënimeve të reja politike, duke vënë në pozitë të vështirë dhe trupin gjykues. Është gjynah të sajosh e të dënon trupin kot shprehen dëshmitarët policë që kanë firmosur procesverbalet e montuara në zyrat e Byrosë politike të PD-së, pas orës 04 të natës. Këto janë dëshmitarët e drejtësisë, dëshmitarët e ndërgjegjes, të shëpatarëve, por ka dhe nga ata që në shërbëtorë të përhershëm të çdo sistemi arrijnë të manipulojnë. Por mediokriteti i tyre përsëri dështon përballë zgjuarsisë së socialisteve. E njoh të pandehurin - shprehet me naivitet dëshmitari i rremë, dhe kur pyetet se kush janë tiparet e tij... ai ngatërrohet plotësisht. Thirrjet i sallës e ngacmojnë shkakton buzëqeshje dhe për trupin gjykues. Këto janë montime të turpshme dhe të pajustifikueshme, edhe për një shtet diktatorial, jo më për një shtet demokratik siç pretendoni ju. Vënia në bankën e të akuzuarve e kundërshtarëve politikë është një dëshmi e turpshme në historinë e Shqipërisë së sotme. Sociali[s]tët nuk tremben. Ata janë gati të vuajnë çdo lloj dënimi, sepse ndjenë të pafajshëm. Ata nuk largohen dhe nuk përçahen nga goditja, por përkundrazi bashkohen dhe konsolidohen. Fakt që arrestimet e burgimet e kryera nga ju konsiderohen si ndër të pafajtat, se shteti e drejtësisë është shumë larg dhe se diktaturës është në drejtim. Njerëz të zgjënjyer, fytyra të trishtuarake e dhe gra që qenë për ballaballarët e tyre që qajnë dhe dëshmojnë e kë të akuzuarve, nëna shamizeza shikuar gjyqtarët e lidhin duart e bijve të tyre. Përballë kësaj së dhe që nuk tremben nga dënimet e shtylla, gjyqtarë prokurorë dhe avokatë që nuk gëzohen shumë njeri tjetrin në sy; kjo është tabloja e trishtim[shme] të këtyre gjyqeve të turpshme që u mbajtën këto Tiranë.

KUSH DO TË PËRGJIGJET PËR 1 MILION E 600 MIJË DOLLARËT TË VJEDHUR NË KURRIZ TË POPULLIT TË VARFËR?

— Arsidi dhe Ilir Hoti, apo ata që qëndrojnë pas tyre, vështrojnë si spektatorë këtë farsë gjyqësore. — Në Shqipëri gjenden «prova» për të dënuar cilindo që del në hap nga shehi i partisë, por ... [teksti i prerë në fund të imazhit] ... dhur në Bankën e Kursimeve të Tiranës? Po 360 mijë dollarët e vjedhur pas një firme të ministrit Zhulali? — Vjedhje të tilla spektakolare në ndër... [teksti i prerë në fund të imazhit]

BANKA E SHTETIT - TAVOLINË POKERI KU BOSET LUAJNË ME 1. MILION E 600 MIJE DOLLARË

— «Jakat e bardha» Hoti, Fullani, Luniku paraqiten në Gjykatën e Tiranës. — Hoti deklaron se ka qenë me Bufin dhe Pashkon kur në bisedime me Zhak Atali ishte caktuar si negociator Xhuliano Amato. Megjithatë ai cakton më pas Arsidin si «negociator ekskluziv». — Vilson Ahmeti dhe njëherë deklaron: Ars idi nuke kam caktuar unë si negociator por mua ma kanë prezentuar dhe propozuar Ilir Hoti. Ilir Hoti në moment deklaron se nuk është takuar asnjëherë me Ahmetin në prezencë të Arsidit. — Tartari e Saliu në sallën e gjyqit: Kamibalin e ka lëshuar Arsidi dhe e ka pranuar Banka e Shtetit. Dy zotërinjtë dhanë detaje për këtë. — Në marrëveshjen e honorarëve të datës 25 mars 1992 thuhet: «në referencë të mandatit të datës 1 nëntor 1991 të lëshuar nga guvernatori Hoti zotit Arsidi...». Pra ekziston një mandat që cakton Arsidin negociator që më 1 nëntor të 1991. Dje rreth orës 9.30 filloi në gjykatën e Tiranës gjyqi ndaj ish-kryeministrit Vilson Ahmeti, ish-drejtorit të Bankës Tregtare Agron Saliu dhe ish-ndërmjetësit të kësaj Banke Zoti Agim Tartari një ndër njohësit e vetëm të së drejtës bankare në Shqipëri. Pas paraqitjes nga ana e avokatit Pajtim Hoxha të një vendimi qeverie nr. 31 të datës 25.1.1992 nëpërmjet të cilit transferohet administrimi e drejtimi i jashtëm dhe huasë, vendim ky që hedh poshtë pretendimin e prokurorit se Qeveria Teknike nuk ka pasur as detyrë vëzhdimin e jashtëm, të një prej të shumtave Adrian Fullani në drejtorinë e degës së jashtme në Bankën [pjesërisht e palexueshme]. [Kolona pasuese] Sqaroi se në momentin e ardhjes së SHBA nuk dihej se ç’[...]. Gjithashtu dëshmitari shpjegoi se kambiali që lëshuar nga banka qendrore dhe duhej skontuar vetëm prej saj. Po nga ky dëshmitar u mësua se korrespondent të bankës së […] qenë banka amerikane, megjithatë ata urdhëruan «Xhiro Centrale» për të mos kryer veprimin, veprim disi i dyshimtë. Adri an Fullani theksoi se nuk ekziston ligj për kambialin në vend. Pyetjes së avokatit Sanxhaku kur nuk ka ligj për firmosjen e kambialit nga një firmë guvernatori a ju përgjigj se kish ardhur dhe një si dëshmitar. Krustaq Luniku drejtor i drejtorisë së politikës monetare si dhe zëv. guvernator sqaroi dhe një herë në dëshminë e tij momentin kur ishte vënë në dijeni për pagimin e bërë nga Banka Tregtare kur ai ndodhej në bashkë me Hotin, Fullanin e Xhyherin në SHBA? Në përgjigjet që ai dha e në përgjithësi [tekst i paqartë]. Lljana Nanaj ekonomiste në sektorin e kambizmit në bankën tregtare tha se nga mesi i dhjetorit ishte pyetur nga Agron Saliu dhe Agim Tartari se ç’gjendje valute kishte në dispozicion në pagesë ndaj Arsidit për 640.000 dollarë. Në prill u bë pagesa e dytë prej 945.000 dollarë nëpërmjet një pagese telegrafike. Ajo u shpreh se për pagesën e parë nuk mban mend në i është treguar kambiali apo jo ndërsa për rastin e dytë ajo u shpreh se i është treguar kambiali së bashku me mandatet e firmosura nga Hoti, Xhyheri e Ahmeti. Rreth datës 16 Shtator Agim Tartari më ka sjellë kambialin së bashku me një sjellë Kontabilje. Nga fundi i Shtatorit më ka thirrur Ilir Hoti dhe më ka pyetur se pse e kanë ekzekutuar pagesën. Unë i tregova të gjitha veprimet që kisha kryer. Më pas midis dëshmitarëve dhe Agron Saliut dhe Agim Tartari u zhvilluan pyetje përgjigje të cilat kaluan në hollësira për veprimet bankare. Pas një pushimi prej 20 minutash u paraqit në sallën e gjyqit Ilir Hoti guvernator i Bankës së Shqipërisë «Ish» ministri sidomos pas akuzave të zotit Ahmeti në parlamentin Italian. Zoti Hoti u paraqit me cilësinë e dëshmitarit për pavarsinë në akuzë në aktakuza shprehet: Vilson Ahmeti në bankën shqiptare në Bankën e shtetit ka bërë […] Të detyrës». E pra në bankën e të akuzuarit deri tani nuk ka asnjë funksionar të kësaj banke. Ilir Hoti e filloi dëshminë e tij nga muaj shtatori kur ai që në SHBA dhe që vënë në dijeni të pagesës së bërë nga Banka Tregtare për llogaritë e Nikolas Arsidit. Menjëherë kemi urdhëruar «Xhiro Centrale» të Vjenës për bllokimin e të gjitha pagesave. Më pas morëm vesh se pagesa ke kryer kohë më parë. Me t’u kthyer në Shqipëri mblodha bordin dhe ushtrova kontroll nga i cili rezultoi se si pagesa e para ashtu dhe ajo e dytë ishte bërë pa urdhër nga ana ime. Gjithashtu pagesa e parë është bërë pa patur asnjë dokument, kambiali i theksu Hoti, është lëshuar më 25 mars ndërsa skentimi nga Banka Tregtare është bërë më një muaj vonesë me 24 prill. Zoti Hoti përfundoi dëshminë e tij duke thënë: «Me urdhër pagese mbi të cilin kanë shkruar urgentë, dhe pas dy ditëve janë larguar për në Luksemburg. Më pas zoti Hoti u përgjigj pyetjeve të të pandehurve dhe ku gjithëqka në përgjigjet e tij që e dyshimte. Kështu në këtë përgjigje zoti Hoti tha se për herë të parë e ka takuar Arsidin nga mesi i dhjetorit ’91 ku ai i është paraqitur si këshilltar tregtar i kryeministrit dhe i ka kërkuar që të jetë negociator për borxhin e jashtëm e të huajtur. Më pas ai iu paraqit me mandatin e 15 Dhjetorit, Zoti Hoti e cilësoi skontimin e kambialit nga ana e Bankës Tregtare si të paligjshëm, sepse për të nuk ka legjislacion. Zoti Hoti pranoi se ka qenë me Bufin dhe Pashkon kur në prani të Zhak Atali është caktuar si negociator Xhuliano Amato. Megjithatë në mandatin e lëshuar prej tij thuhet: «I ipet e drejta ekskluzive Arsidit si negociator.» Këtë ekskluzivitet Hoti e shpjegoi: se në kushtet e një qeverie të re bien poshtë ato që kanë qenë? Ra në sy mos përputhja midis datës 20 mars ’92 që ka kambiali dhe datës 25 mars sipas së cilës Hoti thotë që është përpiluar ky kambial. Zotërinjtë Tartari dhe Saliu u shprehën se kambiali është lëshuar nga Arsidi dhe është pranuar nga banka e shtetit dhe ata paraqiten si detaj një fjalë frëngjisht «exemple» poshtë, pra në së cilës është firma e Hotit, dhe të tjerëve. Zoti Hoti tha se ka diferencë prej 5 ditësh sepse dokumenti ka ardhur i shtypur nga Franca sepse nuk kishin formularë. Zoti Hoti theksoi për të dytën herë se ai nuk ka ardhur kërkënd për të bërë pagesë dhe vuri në dukje faktin e moskontabilizimit dhe mbajtjes të dokumentave të hedhura nga zotërinjtë Saliu e Tartari. Dhe këtu u bind replika past të pandehurit pretendonin se është bërë kontabilizimi në prill nga ana e Perikli Samsuri dhe zoti Hoti është vënë në dijeni të këtij kontabilizimi. Zoti Hoti e mohoi këtë dhe tha se e ka thërritur Perikli Sansurin kur është kthyer nga SHBA. Hoti kërkoi ballafaqimin me dëshmitarin Samsuri i cili me vendim të gjykatës u bë në çast. Zoti Samsuri i qëndroi dhe asaj që kishte thënë në një ditë më parë se është thërritur brenda muajit maj por edhe asaj që thoshte Hoti. E çuditshme qenia e këtij dëshmitari jashtë sallës së gjyqit në momentin që Hoti sapo kishte kërkuar ballafaqim. Më pas u shpreh se nuk është takuar me zotin Ahmeti asnjëherë në prezencë të Arsidit, vetëm kanë folur me të në telefon kur francezët erdhën në zyrë dhe më kërkonin që ta bëja negociator. Zoti Ahmeti u shpreh se nuk e ka caktuar as Arsidin si negociator por ai ka paraqitur dhe propozuar si të tillë guvernator Hoti. Sa për telefonatën vashakdol Ahmeti iu atë ditë keni kërkuar vetëm takim me kryeministrin. Zoti Hoti tha se kemi biseduar pranë datës 15 Dhjetor. Dhe në atë mandat të kombinuar e ka lëshuar më parë e sa mandati të 15 dhjetorit. Ndërsa me mandatin e 16 dhjetorit jam njohur në shtator. Zoti Hoti dhe ka përfunduar se me mandatin që kishin lëshuar ai nuk ka qenë pagesa. Gjyqi vazhdon sot në orën 11.00. ERION BRAÇE

POPULLIT TË VARFËR ?

— vështrojnë si spektatorë këtë farsë gjyqësore. — një hap nga sheshi i një mitingu të ligjshëm, kurse ata që hedhin firma për të vjedhur miliona dollarë mund të shfajësohen me një deklaratë personale të aprovuar për «firma të falsifikuara». — Ku shkuan 300 mijë dollarët e vjedhur e vjedhur pas një firme të ministrit Zhuhali? — Vjedhje të tilla spektakolare në ndërgjegjen e popullit janë të paparashikueshme. Atyre u del kallaji një ditë me ndërrimin e pushtetit. — Fijet e mafies vërtiten rreth strumbullarit të pushtetit dhe këtë në Shqipëri nuk e shohin vetëm ata që nuk kanë sy e veshë.