24/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 gusht 1993

A DO T’I KTHEHEN BANKËS 1 MILIONË E 600 MIJË DOLLARËT E VJEDHUR? KJO ËSHTË ÇËSHTJA

Vjedhje spektakolare Në Bankën e Shtetit (dhe jo në bankë private) vidhen me «dokument» 1.600 mijë dollarë. Në një kohë krize, kur populli rron me ndihmat e botës, kur presidenti u shteton e vese avjonët e botës. Skandali Arsidi është kompletentar me atë të Sejdisë që ka si mision jehështimin e «karvanëve të floririt» që solli Mexheu. Ç’është, iri varur një pyetje si shpata e demokleut; një mashtrim i rëndomtë esnafeh, apo një skenar i kurdisur? Do të ishte grackë e padijes sikur Arsidi të mos ishte shfaqur në skenën shqiptare pas famozëve Sejdia-Melkou. Do ta quanim kurth, sikur të ishte një operacion blic i realizuar në një ditë, në një javë. Kjo hamendje bie mbase kemi të bëjmë me një veprim të menduar e të stërpeshuar prej më se një viti: nëntor 1991-tetor 1992. Në në hark kohor prej më se një viti ishte krejt e mundshme të verifikoheshin rezultatet e negocimit të borxhit shqiptar, dhe të veprohej për pagesën. Ta quajmë lajthitje diletantësh? Për nga numri i «heronjve» dhe hierarkia, kjo do të ishte një temë e lakmueshme për penën e Balzakut. Vetë presidenti i Republikës z. Berisha mban në qafë një dekoratë të polivalentit Arsidi. Të parën firmë që duhej të lidhte me ngut ish kryeministër Ahmeti është mandati i Arsidi (Arsidi siguri nuk e ka ditur që z. Ahmeti do të bëhej kryeministër për t’u lidhur paraprakisht me të, apo për të porositur një dekoratë). Kështu zinxhiri i hierarkisë zbret hallkë pas hallke nga ministri Ruli te guvernatori, Hoti, tek specialistët Xhyhëri e Saliu. Në se bien në dhokan titullarët e një shteti, do të ishte turp për një komb. Në se luhet poker me paratë e një populli të varfër, ky do të ishte krim. Po hajduti, hiç nuk ka faj? Sepse në gjyq mungon Arsidi, sikur të mos bëhej fjalë për shumë të vjedhura prej tij. Gjyqi gati-gati e paraqet këtë fakt, sikur para të ketë futur në xhep dikush tjetër kurse Arsidi të ketë marrë hakun e «korierit». Nga kjo parodi, ne na vjen ndërmend ai skeci i i estradës, ku roja i objektit të vjedhur pyet: Po hajduti, hiç nuk ka faj? Sepse në mënyrë të paragjykuar për «firmë të falsifikuar» lir Hoti është thjesht një dëshmitar, ndërkohë që Ahmeti dhe Saliu ndodhen në gjendje arresti, pa mundësi për të vepruar një çmime me faktet e dokumentet.

Dhe propagandë spektakolare

Në këtë zallahi RD-ja zhuxhe ka marrë përsipër barrën e rëndë së një mal t’ju mbushë mendën njerëzve se presidenti që mori dekoratën e kortizës, Ruli, Hoti, Xhyhëri, Saliu janë socialistë të kulluar. Se këto para nuk i vodhi PD-ja për të blerë votat, siç ka denoncuar deputeti Alessi, por Partia Socialiste. Jepni djema, se mirë e kini!

Ku shkuan paratë?

Në këtë gjyq edhe më i rëndomtë mësoi se ç’është kambiali dhe sa lehtë është të vjedhësh para me Kambial (në Shqipëri, jo në botë) . Dëgjoj replika teknike e leksione procedurash bankare. Por një gjë doli i trublut nga gjyqi, pasi mësoi 99 arsyet pse «nuk ranë kambanat». Kush i vodhi paratë? A do t’i kthehen bankës 1,6000 mijë dollarët e vjedhur në mes të ditës me firma e vula? A do të ndahet kashta nga gruri? Kjo është çështja! Me «kashtën» të bëjë RD-ja mullare të qytetarëve. Këtu vjedhja është e faktuar deri në qindarkën e fundit. A do të kthehen paratë apo gjithçka do të mbyllet me kapakun e flijrnjtë të «shpërdorimit të detyrës»? ASTRIT MANKA

Dashuria dhe respekti nuk fitohen me dhunë dhe burgosje

Rexhina Nano, bashkëshortja e Fatos Nanos, i shkruan zonjës Berisha E nderuara zonjë, Asnjëherë nuk më kishte vajtur ndërmend se do të vinte një ditë që t’iu shkruaja publikisht, ashtu siç nuk e kisha menduar kurrë që shkak për këtë do të bëhej pikërisht Al-bashkëshorti juaj Sali Berisha. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në jetën dhe veprimtarinë e të cilit keni padyshim vend të veçantë. U bëne tre javë që Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe deputeti i Kuvendit Popullor Fatos Nano që në të njëjtën kohë është bashkëshorti im prej afro 20 vjetësh dhe babai i dy fëmijëve, gjendet i mbyllur në qelitë e burgut të Tiranës për të vetmin «mëkat» se është kundërshtar politik i Sali Berishës dhe dhoga nuk pranoi të bëhet lodër-manekin në duart e të tjerëve; në duart e atyre që luajnë me fatet e këtij populli endërrvarrë dhe të këtij vendi që u çua në udhëkryq. Argeva që më shtyu t’iu shkruaj nuk ka të bëjë me atë për të cilën Fatos Nano akuzohet padrejtësisht dhe në mënyrë sa tinzare, aq dhe djallëzore, sepse e gjithë akuza është një sajësi e turpshme. As për shkeljet procedurale dhe as për eminitet që u vu re në arrestimin e bashkëshortit tim, nuk do t’iu shkruaj, sepse nuk mendoj që «është në dijeni». Si grua, si nënë dhe si bashkëshortë e një njeriu të burgosur padrejtësisht, ju drejtohem juve si bashkëshorte e Presidentit të Republikës, pasi mendoj se si askush tjetër e njihni burrin tuaj dhe jeni në gjendje të vlerësoni dhe gjykoni në të gjitha aspektet; si njeri, si bashkëshort, si qytetar, si baba të fëmijëve, si kryetar i Partisë Demokratike, si President të Republikës, pra si bashkëudhëtarë në tërë rrugën e jetës që ai ka përshkuar. Periudha e vështirë e kalimit nga totalitarizmi në shoqërinë pluraliste më krijoi mundësinë t’i bëhem krah Fatos Nanos në ndërrmarrjen e vështirë ku ai u angazhua me gjithë shpirt dhe me të gjitha forcat intelektuale e fizike, me qëllim që gjithçka të realizohej siç donte populli por me sa më pak dhimbje, me sa më pak tensione. Këtë e kam konsideruar si detyrë qytetare në «dobi» të të gjithëve. Unë kam qëndruar përkrah tij edhe kur e kanë çuar duar-trokitur, edhe kur e kanë balluar me gurë, edhe kur e kanë fy-er e sharë në mënyrën më rrugaçe, ata që ishin dhe janë një pjesë me burrin tuaj, edhe kur e kanë parë vlerësuar dhe respektuar me dinjitet kundërshtarët e ndershëm politikë, njerëzit e vërtetë të qytetëruar dhe demokratë. Të gjitha këto i kemi përballuar «ora pa dhunë, bashkë me fëmijët dhe nuk kemi shprehur keqardhje. Gjatë kësaj periudhe të vështirë përforcova bindjet se një burrë burrë të ndershëm dhe të përkushtuar për t’i shërbyer vendit, ndërsa lëvizjet njohën edhe më mirë babanë e tyre. Ata qëndronin përkrah meje, pa asnjë besim në ankuzat që bëheshin, duke i dhënë atij dhe mua satisfaksionin e duhur. E dhe pse nuk janë në moshën e pjekurisë, janë të ndërgjegjshëm përse po ndodh kështu. Në familje jetojmë ushqyer ndjenjën e sakrificës e të përqacioneve, atë të dashurisë së respektit për njerëzit e mirë, të cilët në këto ditë jo të zakonshme janë bërë krah dhe mbështetje e fuqishme për Fatos Nanon. Ndaj ashtu siç nuk na trembën presionet dhe shfifjet e sajuara, nuk më tremb dhe nuk më step më asgjë, as burgosja e tij e as planet që e thuren. Mbi këto, zonjë e nderuar, më frymëzon ndershmëria, dashuria dhe respekti ndaj të tjerëve. Ndërsa ndjenja e urrejtjes dhe hakmarrjes kanë të tjerë, ndërkohë që më shumë së kurrë kemi nevojë për mirëkuptim, harmoni e marrëdhënie njerëzore. Unë dhe fëmijët e mi nuk duam t’ndjehemi armig me askënd, as sot e as nesër. Nuk dyshoj se të njohim gjith dëshirën edhe ju bashkë me fëmijët tuaj. Por, nëse nuk ushqeji aspak dyshim për vetitë tuaj, nuk kam ndjerë akoma tek ju forcën e gruas që e bën burrin të matur kur është i nxitur të arsyetojë kur është pashakontë, të hapur dhe të sinqertë, që të flasë shqip, me shqiptarët për shqiptarët. Zonjë e nderuar, Vështroj një periudhën që kaluam. Nuk është e gjatë. Gjërat ndryshuan shpejt dhe karakteret e shumë njerëzve dolën zbuluar. Ma do mendja se e dini ndikimin që ka tek fëmijët qëndrimi dhe vepra e prindit. Si vyrtytet ashtu edhe veset lënë gjurmë të pashlyeshme në ta. Por, nëse prindi e ka për detyrë të reflektojë mirësi e ndershmëri tek fëmijët e tij, Presidenti i ka këtë detyrë ndaj të gjithë shtetasve të tij. Në të kundërt në vend të dashurisë fitojnë urrejtjen, në vend të respektit fitojnë mosmirënjohjen e njerëzve. Kjo është humbje më e madhe se sa humbja e një froni. Dashuria e respekti nuk fitohen me «vota», nuk fitohen me dhunë, nuk fitohen me burgosje. Shpresoj ta kuptoni këtë zonjë, e atëherë do të ketë shpresë për të gjithë shqiptarët, për të gjithë Shqipërinë. Tiranë më 22 gusht 1993 Shënim: Titulli është i redaksisë

Politikë kuadri

Pensionistët në vijë të parë Çdo ditë që kalon e bën më të qartë se sa kapacitet intelektuale ka PD-ja për të mbajtur pushtetin e për të qeverisur vendin. Si rezultat i mentalitetit të saj revanshist sipas të cilit për socialistët nuk duhet të ketë vend në administratën shtetërore, PD-ja është katandisur si mos më keq. Gjendja e saj aktualisht të kujton atë të një ushtrie që ka pësuar humbje shumë të mëdha në luftë e për të kompensuar këtë, shpall mobilizimin e përgjithshëm duke thirrur nën armë më nga 12 deri te 70 vjeçarët. Nuk kemi si i shpjegojmë ndryshe disa emërime që janë bërë kohët e fundit në Bashkinë e Tiranës. Konkretisht: Është emëruar drejtorë she e drejtorisë së urbanistikës zonja Fatbardha Daja, pensioniste dhe pa asnjë gradë shkencore. Është emëruar drejtor i urbanistikës ligjore pensionisti jashtë profilit Hasan Bardhi. Asgjë s’ka vlerë për partinë në pushtet. Ajo që ka rëndësi për të është të verë në poste besnikët e partisë.

Populli i Laçit «para gjyqit»

Shpëtejësi rrufeje në hetime dhe gjykim për 16 persona të akuzuar si organizatorë të revoltës popullore të Laçit. Të merkuren ose të enjten në gjykatën e rrethit Krujë 16 persona nën akuzën si organizatorë të revoltës së popullit të Laçit Shpejtësi rrufeje në hetime dhe gjykim për 16 persona të akuzuar si organizatorë të revoltës popullore të Laçit. Shpejtësi rrufeje që si kalon shtatet ditë të «mortit» nga vdekja e qytetarit David Leka i cili u bë shkak i kësaj revolte, i kësaj revolte që mori përmasat e një qyteti i cili protestoi kundër krimit, dhunës, sjelljes flagrante të të drejtave të njeriut. Sepse mund të bëjë krim dikush dhe për këtë duhet të ndëshkohet. Por, ndëshkim sipas ligjit, jo ndëshkimi sipas vetëgjyqësisë. Sepse vetëgjyqësia të çon drejt hakmarrjes, drejt humbjes së çdo ndjenje humane; drejt krimit dhe krimi u krye. U vra një djalë shtatëmbëdhjetë vjeç te armatosur me revole e shkopinj gomarësh duke nëpërqeni një vetën në një dhomë, krejtësisht të pambrojtur. Dhe përfundimi: atij i merret ajo çka është më e shtrenjtë për çdo njeri, ajo që vetëm zoti ta dhuron, ajo që vetëm zoti ka të drejtë ta marrë. E DREJTA PËR TË JETUAR. E pra vritet, masakrohet një njeri por fyhet një qytet i tërë. Dhe kurkush nuk e mban dot fyerjen, sepse ajo ka peshë të rëndë. Dhe për ta flakur tej atë nuk duhet asnjë lloj organizimi, asnjë lloj udhëheqjeje. Dhe një qytet i tërë ngrihet në revoltë kundër atyre që e fyen kundër atyre që e ushqejnë dhunën, kundër atyre që të marrin jetën. Por, turpi nuk njeh kufi, sidomos mbas një krimi. Dhe si të mos kish ndodhur asgjë fillon dhuna dhe ndaj popullit. Të policësh (midis tyre dhe njerëz të ndershëm që bëjnë dallim) që ndjekin këmbë e këmbës njerëz të lirë duke i kërcënuar të mbyllen nëpër shtëpia. O zot, ku jemi në mesjetë. Dhe si të mos mjaftojë e gjitha kjo arrestojnë e burgosin dhe organizatorët e revoltës. Midis tyre dhe kryetarë e nënkryetarë të PS të cilët lirohen më pas. Por, mbeten 16 të tjerë nën këtë akuzë të cilët të merkuren ose të enjten (shkagë organizimi) në gjykatën e rrethit Krujë do të gjykohen për «krimin» e kryer. E, pra nuk mjaftohesh, me vrasje, nuk mjaftohesh as me dhunën që ushtrojnë, por dhe gjykojnë e tenton të dënohsh ata që protestojnë kundër veprimeve të tua të jashtëligjshme. E megjithatë turpi shkon më tej. Vritet një djalë pa shkak nga policia në Korçë (këtë pohon dhe hetuesi i çështjes), vritet një tjetër më pas në Fier, po nga policia, ndërsa një tjetër në Lushnjë vritet po nga policia dhe deri tani asnjë vrasës nuk është nënshtruar ligjit shqiptar asnjë prej tyre nuk ka dalë para gjykatës. Ndërkohë para gjykatës dalin protestues kundër dhunës. E pra, të merkuren të tjerë njerëz do të gjykohen. Sezoni i gjyqeve vazhdon me intensitetin i ndihmuar nga pafytyrësia e cila ushtron pushtet. Dhe kur është në pushtet ajo bëhet e pacipë. A nuk bëri Partia Demokratike në ditën e tretë të «mortit» akitiv partie në Laç? TV vërtetoi këtë.

Kush urdhëroi linçimin e prof. Farudin Hoxhës?

Në trojet e këtij vendi të lashtë ka pasur dhe ka njerëz të jashtëzakonshëm, të nderuar, ka pasur dhe ka trima të mençur që emrin dhe veprën ua njoh bota. Në trojet e këtij vendi të lashtë ka pasur dhe ka njerëz të jashtëzakonshëm, të nderuar, ka pasur dhe ka trima të mençur që emrin dhe veprën ua njeh bota. Forë ka edhe njerëz të shpërfytyruar, me dhe pa paruke, me dhe pa pushtet, ka kolaboracionistë e bashkëpunëtorë të fashizmit, ka vrasës të lingues nga më të egërit. Futja në burg e Fatos Nanos, dënimi i dhjetë pjesëmarrësve në mitingun e 30 korrikut e tregon qartë shpërfytyrimin, Forca të caktuara politike (të komanduara) kanë marrë në dorë spektrin e ligjshmërisë dhe të ligjba-tjes në shpërbërje të demokracisë dhe para syve të popullit fukara; Inteligjenca shqiptare e vrarë në kohë, inteligjenca e përgatisë me varfërinë e viteve nuk respektohet, madje linçohet. Kush urdhëroi linçimin e profesor Farudin Hoxhës? Ai është një nga personalitetet më të spikatur të shkencës teknike shqiptare. Shkëputur që rreth 30 vjet më parë të jetës së tij i kaloi mes librave, tavolinës së projektimit dhe kantierëve të hidrocentraleve. Firma e tij është hedhur me kompetencë në projektet e HC të Vaut të Dejës, të Fierzës, të Komanit, të Banjës, të Bovillës dhe sa e sa veprave të tjera hidroteknike. Dhe këto nuk janë vepra sido kudo. Me to mund të krenohej çdo institucion projektimi kudo në botë. Vetëm një njeri me dashuri të veçantë për njerëzit shkencën dhe punën, mund të marrë mbi vete përgjegjësi për të tillë jetë projekte. I digave të larta, ku çdo gabim do të sillte pasoja katastrofike për kombin dhe shtetet fqinjë. Atëherë, kush urdhëroi linçimin e tij? Akuza që i bëhen sot profesor Farudinit s’janë gjë tjetër veçse inskenime kodoshase e që në fakt s’kanë të bëjnë me profesorin. Ai me punën, ndërshmërinë dhe modestinë e tij është dhe do të mbetet një libër, e tij? (Vijon në faqen 4)

Vritet në krye të detyrës, punonjësi i policisë, Arben Nikoll Ujka

Ngjarje tragjike në Shkodër Dje në orën 10.30 minuta në pallatin e kulturës të Ministrisë së Rendit në Tiranë u bëne homazhet e fundit nënoficerit të policisë 22 vjeçarit Arben Nikoll Ujka, vënë në përpjekje me kriminelë. Dje në orën 10.30 minuta në pallatin e kulturës të Ministrisë së Rendit në Tiranë u bënë homazhet e fundit nënoficerit të policisë 22 vjeçarit Arben Nikoll Ujka vënë në përpjekje me kriminelë. Në datën 22 gusht rreth orës 10 paradite në fshatin Mushtan të rrethit Shkodër krimineli Qazim Sadi-ku për përpjekje gjakmarrjeje, vrau dy persona të pafajshëm dhe pastaj me armë u largua në drejtim të fshatit. Forcat e rendit vihen në ndjekje në ndjekje të tij, por në bashkëpunim me policinë e Neutralizimit të Forcave të Armatosura, në terrenin për rreth Tiranës errësirën ka lokalizuar vendndodhjen e tij, si rezultat bëhet i kapur e gjallë por ai nuk pran… Po në hapat zjarri të papritur kundër forcave të rendit. Nga shkëmbimi i zjarrit mes tyre u plagos punonjësi i policisë i cili me gjithë ndërhyrjen që iu bë gjatë punës, humbi e jetën. Ai ndërkohë që vdiq nga plagët me forcat e rendit mbeti i vrarë edhe krimineli Qazim Sadiku. Nënoficerit Arben Ujka kishte vetëm një vit që kishte filluar punë, por me gatishmërinë e tij me pasion e tij për punën ishte bërë shembull edhe për kolegët e tij, dita e vrasjes së tij ishte për të gjithë humbje e jashtëzakonshme. Sot, një përhajll të i hadhura për kriminelët nuk e lhente të gjej dhe eki bashkë me shokët ku u gjeti i vdekur nga dora e terrori-sh… Mesim për t'i këtë ceremoni ku gjindja e gjallua ushtarake e qytetare që kishin ardhur t’i jepnin lamtumirën e fundit shokut e vëllait të tyre të paharruar. Për të marrë pjesë në këtë ceremoni lamtumire erdhën dhe Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha e zotërinjtë e tjerë të qeverisë. Ata shprehën ngushëllimet e tyre pjesëtarëve të familjes që ishin të pranishëm dhe shokëve të tij, vlerësuan aktin e tij si tepër të guximshëm dhe e dekoruan pjesëtarë të familjeve Ujka dhe Termizaj. Të akorduar me pas vdekjes nga Presidenti i Republikës varm si i bëhet nder të shkurtuan e tij. Një djalë prej ditësh nuk m’u duk… A. M.

NA SHKRUAN NJE NENE

Ç’mund të presësh nga një qeveri që përpiqet më tepër të mbushë burgjet? Sa herë që ço-ja dhe mirrja vajzën time të vogël nga çerdhja, më binin në sy fytyrat e verdha e të raskapitura të vogëlusheve që më shikonin si ata zogjtë e rënë nga foletë. Fytyrat e tyre të pafajshme nuk më hiqeshin nga sytë gjithë ditën. Disa herë isha bërë gati të pyesja edukatoren e tyre por nguroja, nuk e di se ç’më pengonte. Më trembte përgjigja që mund të merrja. Më dukej e kotë të pyesja ç’të përditshmen nuk mund t’i ndihmoja dot etj. Ja, thoshja me vete, edhe vajza ime atë pamje, e unë e di mirë arsyen. Më dukej sikur do ta intrija një përgjigje që do të bënte t’i ndërroja sytë. Dhe i dija, këta janë vogëlushët tanë. Ata kanë gjithnjë 1 familje, janë shpresa e tyre janë e ardhmja e një vendi. Një ditë prej ditësh nuk m’u duk dhe nga e pyeta edukatoren; Pse la-gë kaq të verdha e të dobët këta fëmijë? Pasi u mendua një moment edukatorja m’u përgjigj: Epo, ne gjithmonë u themi nënave t’i marrin fëmijët një cikë më shpejt e t’i nxjerrin në diell. Nuk m’u durua dhe vazhdova: Vetëm kjo që jeta arsyetja, po me ushqimin si janë? Përgjigjen e mora nga një edukatore tjetër të cilën deri në atë moment nuk e kisha parë me. Kryesor është ushqimi, ma ktheu ajo. Edhe neve na këputet shpirti kur i shikojmë këta fëmijë. Ushqimi është i pamjaftueshëm, ka ditë që i ushqejmë vetëm me çaj, mishin më shumë herë s’e kemi se sa e kemi, për fruta e lëng frutash as që bëhet fjalë. Unë jam edukatore vjetër, vazhdova ajo, por kjo gjendja nuk ka qenë as një herë. Ç’mund të presësh nga një qeveri që tepër mendon për të futur njerëzit në burg e sa për të bërë ndonjë gjë të mirë, të shkretët prindër, nuk kanë më se t’i ushqejnë në shtëpi, dhe i sjellin këtu me shpresë se do t’u dalë më mirë. Dhe u shikoni vetë se sa mirë që ju del që çdo gjë për ta them unë të lë kor vajzën tuaj. U largova nga çerdhja duke m… me vete bashkë me vajzën time dhe pendimin për pyetjen që bëra.

Kush urdhëroi linçimin e prof.