25/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 gusht 1993

KOMUNIKATË E KRYESISË SË PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

Në mbledhjen e saj të datës 23 gusht, nën drejtimin e zv. kryetarit të PS-së, Dr. Servet Pëllumbi, Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë diskutoi rreth situatës politike aktuale. Dihet që pasuan mitingun e madh të Tiranës dhe zhvillimin e mitingjeve në 25 rrethe të vendit në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtave e lirive të individit karakterizohen nga shpërshatimi e egërsia e sulmeve revan-shiste të ekstremit të djathtë të pushtetarëve. Gjyqet farsë kundër anëtarëve dhe simpatizantëve të PS, pjesëmarrës në mitingun e Tiranës, janë veprime politike që dëshmojnë për shndërrimin e organeve të drejtësisë në zbatues të orientimeve dhe urdhrave të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv të PD-së. Arrestimet e paligjshme që filluan me kryetarin e PSSH, Fatos Nano, siç po deklarojnë pushtetarët, do të pasohen nga çelja e sezoneve të gjyqeve politike në shërbim të konsolidimit të prirjes tashmë kërcënuese për demokracinë - vendosjen e një diktature të djathtë në Shqipëri. Sulmi frontal e amoral i ministrave, deputetëve e drejtuesve të PD-së, në shërbim të kreut të kësaj Partie, Eduart Selamit, që bën thirrjen e betohet publikisht se do të arrestohen e dënohen deputetët socialistë që kërkojnë nxjerrje jashtë ligjit të PS dhe mbylljen e gazetës «Zëri i popullit», mbështetet e amplifikohet edhe nga RTVSH-ja, që në këtë mënyrë shkel hapur e paturpësisht statusin e vet ligjor. Agresiviteti i tashëm i revan-shizmit të djathtë, i paraprirë nga deklaratat kërcënuese të zotit Selami, që nuk ndryshojnë aspak nga ato të ...-SH, goditjen e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, revan-shizmi i djathtë sot, më shumë se kurrë, kërkojnë egërsirën, madje edhe ekzistencën e demokracisë në Shqipëri. E ndërlidhur shembë për rikthyerishmërisë e një situate të tillë për vendin dhe veçanërisht për PSSH, Kryesia e Partisë diskutoi me shqetësimin e përgjegjësisë për masat e veprimet që duhen ndërmarrë për përballimin e kapërcimin e kësaj situate. Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk është tërhequr as nuk do të tërhiqet nga lufta konstruktive politike, nga përgjegjësitë e mëdha që ka marrë përsipër në luftën ligale për demokraci të vërtetë dhe shtet ligjor. Anëtarët e Kryesisë së Partisë do të angazhohen për analizën dhe evidentimin e përgjegjësisë së organizimit dhe nënshkrimit të peticionit në rrethe për denoncimin e arrestimeve të paligjshme të anëtarëve të PSSH dhe veçanërisht të shokut Fatos Nano, si dhe në analizën me përgjegjësi të organizimit dhe mbarevajtjes së veprimtarive masive. Është imperative që organizat- e PSSH në çdo hallkë të vet të shfaqë qartë me mesazhet e kurajës, konkrete dhe ndërshmëri, të dialogut e mirëkuptimit, që asaj i ka mësuar F. Nano dhe kurrë s’do t’i mungojnë. Përballimi dhe kapërcimi i situatës aktuale politike kërkojnë gjetjen dhe përdorimin e formave dhe mjeteve më efektive të luftës në rrugë demokratike, fleksibilitetin e parullave të kësaj lufte, gjallërimin dhe angazhimin serioz e kurajoz të të gjithë strukturave të Partisë. PSSH në programin e vet nuk është udhëhequr dhe nuk do të udhëhiqet nga revanshizmit të djathtë. PSSH kërkon mbrojtjen e demokracisë të kërcënuar sot si kurrë në këto dy vjet; kërkon mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të individit të propaganduara bujshëm e të shkelura dhunshëm si kurrë ndonjëherë nga pushtetarët sot. Thirrjet antigjore e antikushtetuese të liderëve të PD dhe pushtetarëve të saj nuk i trembin deputetët dhe përfaqësuesit e PS në pushtetin lokal. Si deri tani ata do të luftojnë aty ku janë zgjedhur, në parlament, këshillat e rretheve, bashkitë e komunat për kriminalizimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, që pushtetarët po e shndërrojnë në një njësi propagandistike. Vend të veçantë në diskutimet e Kryesisë së PSSH zuri hapja së shpejti e sesionit të ri të punimeve të Kuvendit Popullor. Të para në kuadrin e situatës aktuale politike punimet e këtij sesioni do të ndikojnë ndjeshëm në ecurinë e proceseve politike, ekonomike e sociale. Për të diskutuar rreth këtyre çështjeve, Kryesia vendosi të thërrasë më datën 27 gusht, mbledhjen e përbashkët të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe të Grupit të deputetëve. Ajo u sugjeron Komiteteve të Përgjithshme drejtuese të PS në rrethe që sa më parë të analizojnë me përgjegjësi rezultatet e deritanishme për organizimin e veprimtarive masive. Ditët që kanë mbetur deri në 30 gusht, si afat i përfundimit të këtij peticioni, t’i shndërrojmë në ditë prove të forcës organizative dhe ideore të PSSH, të luftës së saj të drejtë për mbrojtjen e demokracisë, të lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri. KRYESIA E PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

Nderim për «Zërin e Popullit»

Sot mbushen 51 vjet nga 25 gushti i vitit 1942, dita kur doli numri i parë i gazetës «Zëri i popullit», organ qendror i Luftës Antifashiste nacional-çlirimtare të popullit shqiptar. 51 vjet janë një jetë e tërë, e mbushur me shumë ngjarje, njerëz e kujtime, kronikan i të cilëve ka qenë «Zëri i popullit». Ai ka qenë fytyra e kohës që ka jetuar ky popull me të mirat dhe të metat e veta. «Zëri i popullit» ka biografinë e luftës partizane ku u bë zëdhënës i shpirtit liridashës të shqiptarëve. Botohej ai në mal dhe në fushë, në qytete e fshatra ditën dhe natën duke bërë thirrje për liri, demokraci, dhe përparim. Prandaj dhe pushtuesi i ndoqi me zjarr dhe me hekur, me plumb dhe me burgje por nuk ia arriti as ta vriste, as ta digjte e ta burgoste. «Zëri i popullit» është shembulli i vetëm në historinë e shtypit shqiptar me një jetëgjatësi të tillë çka përbën një vlerë të pallogaritshme të kulturës sonë kombëtare. Në faqet e tij janë përgatitur publicistë të talentuar, që kontribuojnë sot në të gjitha shtypin shqiptar, janë evidentuar vlera dhe janë zhvilluar më tej ato. Edhe në kushtet e partisë shtet, të shtypit të kontrolluar dhe të censuruar, kanë qenë gazetari «Zërit të popullit» ata që me aq sa mundnin në kushtet e atëhershme, godisnin burokracinë shterpë dhe partiake dhe merrnin në mbrojtje njerëzit e punës kudo ku ishin ata. Ai ka ditur dhe kërkojë ndjesë kur e ka kuptuar se ka patur gabim. Megjithëse sot «Zëri i popullit» është organ i një partie, ai vazhdon të mbetet gazeta më e madhe dhe në vend, me një tirazh gjithnjë e më në rritje dhe me rregullsi botimi. Ai ka sot një ekip me gazetarë të rinj në moshë dhe në mendësi që aspirojnë për një drejtim më pluralist e që luftojnë me devocion për ta arritur këtë. Përvoja e kaluar i ka mësuar ata të demokracia nuk është vetëm një kushtetë monologu por është dialogu dhe konkurrenca e lirë e mendimeve. Ata dinë ta respektojnë mendimin e kundërt, dhe bëjnë pjesë/rjekje që gazeta të jetë përherë e më e hapur, të jetë përherë e më tepër tribunë e sa më shumë njerëzve, larg kornizave në ngushta. Është kënaqësi kur shikon që intelektualët të shfaqur të kombit tonë në përherë e më tepër, dëshirojnë të shprehin mendimet e veta në faqet e «Zërit të popullit». Sot vendi po kalon një periudhë shndërrimesh që shoqërohet edhe me një krizë të madhe ekonomike, politike dhe shoqërore. «Zëri i popullit» ka qëndruar si gjithmonë në anën e atyre që nuk kanë privilegje por që jetën e kanë lidhur me punën e duarve të veta. «Zëri...» qëndron në anën e tyre dhe ata po kalojnë përherë e më tepër në anën e «Zërit...». Prandaj atë nuk e tremb as konkurrenca e tregut dhe as presionet e njerëzve të veshur pushtet. Ai ka pas vetes 51 vjet histori dhe shumë lexues. Më shumë nga të gjithë.

Të gjitha faktet tregojnë se kemi të bëjmë me ndjekje për qëllime politike

- Deputeti i parlamentit Europian, Alvanos, u drejton pyetje ministrave të punëve të jashtme të Komunitetit Europian - Pyetje e Eurodeputetit të Koalicionit z. Aleksandros Alvanos, drejtuar ministrave të jashtëm të Komunitetit Evropian, për lirimin e z. Fatos Nano, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Eurodeputeti i Koalicionit, z. Alvanos, u bëri pyetjen e mëposhtme ministrave të jashtëm të Dymbëdhjetëshes, që u mblodhën në kuadrin e bashkëpunimit politik: «Fatos Nano, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila në zgjedhjet e fundit lokale fitoi 54 për qind të votave, është mbyllur në burg nga regjimi i Berishës, i akuzuar për korrupsion kur ishte Kryeministër. Të gjitha faktet tregojnë se kemi të ... madh me qira në Tiranë. Së treti, burgimi i z. Nano coincidon me shfaqje të shumta të sjelljes antidemokratike të regjimit të Berishës: u dënuan me gjashtë muaj heqje lirie kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar, z. Beqiraj, (z. Beqiri u burgos se kritikoi publikisht z. Berisha), shkark-jetë të drejtave të minoritetit Grek, deklarata publike e kryetarit të Partisë Demokratike, z. Selami, se «ose do të arrestohet F. Nano, ose Partia jonë Demokratike do shkatarrohet»; arrestime masive të demonstruesve etj. Pyetën ministrat e punëve të jashtme të mbledhur në kuadrin e ‘Bashkëpunimit Politik’: - kanë kërkuar shpjegime nga Qeveria Shqiptare - kanë kërkuar shpjegime nga Qeveria Shqiptare për arrestimin e kryetarit të Partisë Socialiste dhe shefit të opozitës? - do të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të z. Nano, derisa drejtësia të dalë me konkluzion për akuzat? - do të paralajmërojnë autoritetet shqiptare se Komuniteti do të zbatojë kushtet për respektimin e parimeve demokratike dhe do të bllokojë marrëveshjet ekonomike me Shqipërinë, në qoftë se Presidenti dhe Qeveria vazhdojnë ta shtyjnë vendin e tyre drejt diktaturës? Zyra e Shtypit e Koalicionit të së Majtës dhe Progresit. Athinë, 19.8.1993

Merret edhe një jetë tjetër njeriu

Nga aksionet e fundit të organeve të rendit Sipas një informacioni nga Dushku i Lushnjës, mbrëmë vesh se ditët e fundit organet e rendit të këtij rrethi në «punë» e sipër morën edhe një jetë tjetër njerëzore. Historia është e hidhur, Kryetari i komunës të Dushkut, zoti Nasib Bakiasi pasi pa të afishuar dy fotografi të kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Fatos Nano në nga mjediset e sektorit, lajmëroi me urgjencë degën e rendit publik se, sipas tij, ishte në rrezik pushteti i demokratëve. Me të marrë këtë informacion, nga Lushnja u nis urgjentisht një «Furgon» me personelin përkatës me synimin për të thyer e përmbysur në embrion çka po ndodhte në Dushk. Në rrugë e sipër nga shpejtësia e madhe pa arritur në Dushk, -Furgoni- u përplas me një makinë të Vlorës, gje nga e cila pësoi vdekjen drejtuesi i automjetit. Qoftë kjo ngjarje e vonoi pak sa kapjen e situatës, por duhet thënë se me të arritur në Dushk punonjësit e rendit u çuditën pas informacionit që morën nga kryetari i komunës i cili u tha: Ja kush kërkon të përmbysë pushtetin tonë, duke u treguar fotografitë e alishuara. Pasi hoqën dy portretet e Fatos Nanos, Kryetari i komunës u sigurua se nuk do të ndodhë asgjë për çka mendonte, por mendja e tij qe çmendur i hapi një punë tjetër rendit publik të Lushnjës. Të presim ndonjë aksion tjetër më të fundit të organeve të rendit publik. A. Ç.

Lajmërim

Ditën e premte, datë 27.8.1993, ora 10.00 zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH. Në këtë mbledhje do të marrin pjesë edhe grupi parlamentar i PSSH. Kryesia e Partisë Socialiste

Vazhdon represioni policor ndaj Partisë Socialiste

Megjithëse kanë kaluar mbi 20 ditë nga manifestimi i 30 korrikut në Tiranë, ende vazhdon represioni policor ndaj drejtuesve të Partisë Socialiste. Ditën e një, më datën 23 gusht u arrestuan ndalua nga policia duke u marrë prej atje 120 orë dhe duke u mbajtur të izoluar të policisë, sekretari i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të Tiranës, Petrit Veliu, me akuzën se ka organizuar manifestimin e Tiranës më 30 korrik. Qëllimi i tyre si gjithnjë është të kualifikohet të drejtë ndërhyrjen në frikë dhe terror. Për një gjë e tillë, vazhdon e ndjek represioni ndaj drejtuesve të Partisë Socialiste. Kronika. I «Zëri i popullit»

PSE NGUITESH, O SULÇE?

Usht rime për replike Po të përgjigjem vetëm profesionalisht, si gazetar, për shkrimin «United» i është gazetar të udhëheqjes së PSS. E kuptoj që me modesti të sigurohet prej modesti të krimit. Pasi ke gënjyer në kohën e shpifjeve të të gjyshërve (për të cilët mund të përgjigjesh edhe ligjërisht), dhe ke portretizuar Fatos Nanon, Sabi Brokën, Gramoz Ruçin, e Kastriot Islami, për mua, qudirësisht shkruan thuajse të vërtetën. Po e citoj të plotë: «Namik Dokle! Orator, prestigja tor, kronikë e «bilbil» i fjalës social komuniste. Do të veçoja ato ditë të djathtorit ’90 e fillimet e ’91 e natë kur ai në rolin e shefit të shtypit komunist, të kryeredaktor i «ZP»-së krinte e pinte majtas e djathtas mbi grupin e shokëve demokratikë-88 sa përdhunuar shqiptare. Inkuizicionit i u lëhte makabre, tekan. me një listë e radhë të të drejtëve të rënit të demokracisë, vavur në murin e zyrës së masakro - editorialë, shpalle dhe u radhëront: «Bë o ka radhën tjeni Rrëfi fisikal...» Dhe vazhdonte pa kësaj sulmi i shpifjeve, intrigave, kër cënimeve e ultimatumeve mbi figurën dhe personalitetin e atyre njerëzve që triumfit të demokracisë i kishin ku shuar gjithçka.» Por po të pyes, o zoti Sulçe, a e ti cilët ishin ata personalitete që triumfit të demokracisë i kishin ku shuar gjithçka, në kohën që unë, për shtatë muaj (janar - korrik ’91) drejtova gazetën «ZP»-? Ti në atë kohë, ndoshta haste akoma groshë në vorbat e Pukës, prandaj po t’i kujtoj. Po të kujtoj vetëm ty, o Shofiperi i Inih. Ata ishin krejtësisht e PD-së dhe të shtypit opozitar. Po i rreshtoj sipas rendit alfabetik: 1. Azem Hajdari 2. Arben Imami 3. Frok Cupi 4. Gramoz Pashko 5. Neritan Ceka 6. Preç Zogaj 7. Sali Berisha Këta ishin «ZP» atëherë kundër të... Ti tjetër gjithon çengone. E m... S. ... sepse sapo kishte dalë në shitje revista «Monitor», Zonjë... Lulushe shulhëj në diell. Lipe Shto-gu ishte tapa listës. Nga të shtatë që rreshtova, vetëm njeri nuk u «prok»- nga «Zëri i Popullit» - Sali Berisha. Tani ne i dimë ku janë të shtatë. I fundit i listës është i pari i shtetit, të tjerët të përjashtuar apo të lidhur nga partia që krijuan, nga shtypi që themeluan. Dhe gjithkujt që di: këtë lincim u rre nuk e bëri «Zëri i Popullit». A e kupton se çfarë ke bërë, o Sulçe? Prandaj, kur të shkruash herë të tjera merr shembull të paktën nga Oltën Ziu apo Largim Krasniqi. Ta them këtë ngulësisht, se e di që nuk je pa mend. Madje, edhe pse e ke kokën dy herë më të vogël se afër y; mend ke më shumë; të të paktën sulmon social - komunistët shqiptarë, ndërsa ai socialimperialistët e BBC në Londër, e «Korriere de la Sera»-n në Romë, të AFP-së në Paris, etj. Të paktin nuk je qosa nga mendja që të sulmosh dord edhe Reshpun Qosën. Sepse ata nuk mund të na tutin të... NAMIK DOKLE Agresiviteti i tashëm i revanshizmit të djathtë, i papraprirë nga ato të deputetit Kakalula, në thelb është tjetër veçse thirrje për një luftë të re klasash. Ndonëse me objektiv PSS- pushtetin tonë, duke u treguar fotografitë e alishuara.

Burgu është i rëndë biro, por kjo nuk duhet të na trembë...

Shkruan një ish-mësuese e Fatos Nanos I dashur bir! Të përshëndetje në zëmër dhe krenari në shpirt po të shkruaj këtë letër për të ardhur edhe unë ish-mësuesja jote e feminisë aty pranë teje, brenda atyre mureve dhe dhomave të errëta, të cilat i kam provuar në rininë time. I dashur bir! Të përshëndetje në zëmër dhe krenari në shpirt po të shkruaj këtë letër për të ardhur edhe unë ish-mësuesja jote e feminisë aty pranë teje, brenda atyre mureve dhe dhomave të errëta, të cilat i kam provuar në rininë time, atëherë kur u ngritëm kundër fashizmit dhe kërkonim lirinë e Shqipërisë. Burgu është i rëndë biro, por kjo nuk duhet të na trembë, nuk duhet të na ligështojë që të tërhiqemi nga rruga e lirë dhe demokracisë. Unë jam shoqe e vjetër e nënës tënde të mirë e fisnike, e nënë Marisë që ka dhënë shpirtin e vet në edukimin e qindra e mijëra djemve dhe vajzave të këtij populli të cilët sot janë rritur dhe burrëruar. Ti i dashur bir ata nuk i njeh, por të jesh i sigurt se shumicën e tyre i ke vëllezër dhe motra që me shpirt dhe zemër janë pranë teje si dhe i kanë pranë tyre, në je pranë nesh. Pikërisht këtë ndjenjë nuk u kuptoj dhe dhe nuk kanë ndër për të kuptuar kurrë ata që të futën në burg me mendimin se mund të të ndajnë nga njerëzit e ndershëm të Shqipërisë, për të patur më lehtë realizimin e synimeve të tyre të mbrapshta. Por kësaj gjeje nuk kanë për t'ia arritur kurrë. Sepse ata nuk mund të na tutin të... sepse nuk mund të në moby- llin në perqel. Mund të na i burgosin djemtë e mirë, mund të na burgosin edhe të nënave shqiptare por fiznike e shpirtbardha, por kjo nuk do të thotë se janë të gënjellë dhe burgosjen një populli të tërë. Sepse u përpoq edhe fashizmi ta bënte këtë por nuk ia arriti. Ndaj sot o Fatos i dashur, ndjeje edhe zemrën time pranë tëndes, ndjeje dhe këngën e bukur të nënave antifashiste që vjen si një mesazh madhor nga koha e Luftës: - «Ku e kam vajzën, ku e kam djalin, M'i kanë fut në burg të zi... Jo, ata nuk kanë ba krime. Për atdhe deshën liri» I dashur bir! I nënës… Të kam patur nxënës në fillore dhe ta kam njohur guximin, mirëkuptimin e ndershmërinë. Ti nuk përulesh, nuk trembesh, ndaj do të fitosh, Do të fitojë e ardhmja e drejtë, me të vërtetën e atdheut dhe me jetën në paqe… Qëndro i fortë. Të përqafon mësuesja jote e fillores