Vazhdojnë gjyqet e montuara politike
- Vazhdon për të tretën ditë farsa gjyqësore për të nxjerrë me doemos të pafajshmit të fajshëm dhe të fajshmit të pafajshëm -
«Protestën dhe revoltën e organizuan ata që rrahën dhe masakruan njerëzisht Davidin, ata që masakruan njerëzit e pafajshëm dhe që nuk duan të durojnë më dhunë e diktaturë antipopullore» - i shkruan babai i viktimës Presidentit të Republikës 13 qytetarë laçianë të marrë si të pandehur me akuzën shtetërore tashmë të njohur «për grumbullim dhe manifestim të paligjshëm», dje në orën 9,00 u ndodhën përsëri në «eskursionin» e tyre të tretë në qytetin e Krujës. Pas tre orë e gjysëm heshtje të plotë në orën 12.30 minuta filloi seanca gjyqësore e drejtuar përsëri nga zoti Andi Çeljku. Akuza mbrohej nga zoti Flamur Kapllani. Që në fillim të kësaj çështje prokurori i kërkoi gjykatës që të shtyjë seancën për më vonë me shkakun e mosparaqitjes së 4 dëshmitarëve të fundit të thirrur në këtë hetim gjyqësor. Ata duhet të vinë patjetër tha prokurori sepse deponimet e tyre janë të rëndësishme, pasi ne akoma nuk mund të vendosim për fajësinë apo pafajësinë e të pandehurve. Në letrën që babai i viktimës zoti Gjon Leka i dërgon Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë zotit Sali Berisha ndërmjet të tjerave i thotë: Jemi 40 familje të fisit të djalit tonë; vdekur nga dora gjakatare të policisë në D.R.P. Laç. Ajo ishte një vdekje mesjetare, por dhe kafene e djalit tonë nuk e kanë pirë ende dhe shumë laçianë të tjerë. Dhe kjo për një arsye tepër të thjeshtë, sepse policia po atë ditë që kreu këtë vepër mizore filloi të arrestonte dhe ata që nuk e mbështetën këtë akt barbar. Ata që dolën të protestonin ishin shumë, ishte një qytet që doli në rrugë për t’i thënë ndal dorës gjakatare që merr pa të keq jetën e fëmijëve të tyre. Protestën e revoltës vazhdon babai i viktimës e organizuan ata që rrahën e masakruan njerëzit e pafajshëm dhe nuk duan të durojnë më dhunë e diktaturë antipopullore. Në bangën e të akuzuarit tani shteti i burgjeve dhe policisë vuri 13 qytetarë të pafajshëm, vetëm pse u ngritën për të protestuar kundër shkeljes me elementare të të drejtave të njeriut që merren nëpër këmbë padrejtësisht në këtë të ashtuquajtur shtet demokratik. «Mëkati» i tyre nuk është as më i madh e as më i vogël nga ajo që bëri çdo qytetar laçian atë ditë, kur patën guximin të dalin në rrugë për të protestuar ndaj një akti kriminal të kryer nga organet e rendit. Dhe shteti jo se nuk e di këtë, por nuk i pëlqen të mendojë se në rrugët e Laçit populli doli të protestonte kundër tij, nuk i pëlqen të mendojë që njerëzit u ngritën kundër tij. Prandaj mundohet t’i jap ngjyra të tjera; sikur atë e kanë organizuar me qëllime të përcaktuara socialistët, dhe jo më këtë në këtë bangë të akuzuarish ndodhet edhe kryetari i P.S. të Laçit Shpëtim Çami. Por edhe kësaj babai i David Lekës i tha të thotë hapur: 3000 qytetarët e Laçit i mblodhi atë ditë vetëm një parti: «Zbatimi i ligjit nga organet e dhunës». Ndërsa Presidenti i Republikës deklaron në një konferencë shtypi pa të keq se: «Viktima e Laçit; ishte kriminal dhe veprimi i policisë ndaj tij ishte kriminal. Por harron të cilësohet fajtor pa u cilësuar si i tillë nga gjykata. Por edhe pa atë presidenti përsëri harron të thotë se kush është më kriminal, veprimi që kryen një qytetarë të zakonshëm në rrugë, apo veprimi që kryen një institucion në zyrat e tij që pa të keq merr jetën e një qytetari që ka për detyrë ta mbrojë. Do apo jo presidenti, hetuesat; gjykatësit, prokurorët fanatikë të urdhërave; duhet ta dinë se ai miting ishte shumë i ligjshëm, sepse ata qytetarë dolën të mbrojnë një të drejtë të pamohueshme; ata dolën të mbrojnë jetën e tyre; sepse e dinë se pas Davidit ngus ndalet dora hakmarrëse jo e ligjit por e abuzuesve do të vijë radhë e tyre. Nëqoftëse gjykata e përligj veprimin e familjes së viktimës, duhet të ketë kurajo të përligj edhe veprimin e qytetarëve të tjerë, sepse ata që dolën ishin shokët e tij, komshinjtë. Por hapi i atyre që bëjnë gjyqe nuk është (Vijon në faqen 4)
Tanxhen topoli: i jepet fund procesit gjyqësor, trupi gjykues jep vendimin sot
Të pandehurit Ahmeti, Tartari, Saliu dhe avokatët, Sanxhaku dhe Hoxha kërkojnë pafajësinë.
— Parashtrohet që të pandehurit të dënohen sepse kanë zbatuar ligjet dhe konventat ndërkombëtare bankare për ekonominë e tregut të sanksionuar në vend: ligje të cilat mungojnë në Shqipëri.
— Vilson Ahmeti në fjalën e mbrojtjes: «Dua të garantoj popullin shqiptar se “Qeveria teknike” të intelektualëve të pavarur, e ka drejtuar një njeri i ndershëm, intelektual që mori përsipër vështirësitë dhe sakrificat në drejtimin e kësaj qeverie, në kushtet e krizës së përgjithshme, që nuk kërkoi asnjë privilegj e përfitim. Dua të garantoj me ndershmërinë se kryeministri nuk ka kryer asnjë krim përveçse ka punuar si shqiptar i ndershëm. —
Dje rreth orës 9.10 në gjykatën e Tiranës filloi seanca e shtatë e procesit gjyqësor ndaj të pandehurve, ish kryeministrit Vilson Ahmeti, ish drejtorit të Bankës tregtare Agron Saliu dhe ish nëndrejtorit të po kësaj banke Agim Tartari, të akuzuar për krimin e shpërdorimit të detyrës në bazë të nenit 106 të kodit penal. Seanca filloi me fjalën e mbrojtjes të avokatit mbrojtës Përparim Sanxhaku. Ai që në fillim deklaroi se akuza është e pabazë, e njëanshme, e përçiptë dhe me shumë shkelje proceduriale të cilat ka ne ndikuar negativisht në zhvillimin e çështjes. Hetimet, theksoi Sanxhaku, janë zhvilluar për të fajësuar zotërinjtë Saliu e Tartari e jo për të ndihmuar çështjen. Më pas ai u ndal në të gjitha shkeljet proceduriale të organit të hetimit që në momentin e dalimit të të pandehurve dhe gjatë gjithë hetimit të zhvilluar po nga ky organ. Gjithashtu ai cilësoi si shkelje organi. Gjithashtu ai cilësoi si shkelje të drejtave të njeriut izolimin e dy të pandehurve për gati dy javë pa u pandehurve për gati dy javë pa u komunikuar asnjë lloj gjëje, madje as me arresti, gjë që cilësoi ai e cila është e paligjshme. Hetimi i çështjes kryesisht Sanxhaku është i mbushur i rrethuar nga paligjshmëria. Vendimet e ekspertëve janë të gjitha të paplotë, pohon avokati. Si në korigjimin me ndërhyrje konta- [pjesa në fund e kolonës është e palexueshme]
Në bankë me mandatet e datave 1 dhe 3 nëntor 15 dhe 16 dhjetor, të cilët e caktojnë atë si negociator ekskluziv. Më 21.12.91 Saliu dhe Tartari kanë kryer skontimin e kambialit me një vlerë prej 640 mijë dollarësh veprim ky krejtësisht i ligjshëm sepse është kryer për përputhje me ligjin 7493. Kjo pagesë është shoqëruar nga pagesa tjetër e kryer prej 945 mijë dollarë që ka plotësuar kambialin prej 1.6 milion dollarë të lëshuar nga Ilir Hoti, e cila edhe kjo është krejtësisht e ligjshme. Më pas Sanxhaku, i cilësoi të rregullta dhe krejtësisht reale mandatet e datave 1 dhe 3 nëntor të firmuara nga Ilir Hoti të cilat lëshoheshin në kushtet e parashyrjes gjatë këtij procesi. Ai e cilësoi absurde thirrjen e prokurorit drejtuar qytetarëve për të bërë denoncime për persona të tjerë të implikuar në këtë çështje. Akuzatori theksoi Sanxhaku, nuk provoi me prova dhe argumenta bindëse se Agron Saliu, Agim Tartari dhe Vilson Ahmeti kanë vepruar me dashje për të shkelë pasojën. Nuk ka lidhje klauzula midis veprimeve dhe keqpërmave të tyre. Nuk është skontimi i kambialit ai që ka sjellë pasojën, por pranimi i këtij kambiali nga banka e shtetit. Sanxhaku në bazë të nenit 115 të kodit penal kërkoi pafajësi për Agron Saliun dhe Agim Tartar(in).
Avokat Hoxha që e mori fjalën më pas bëri të fillim një ekspoze të kushteve të vjetra në të cilat ardhur në pushtet qeveria e Vilson Ahmetit. Më pas ai theksoi se firmosma e dy mandateve nga ana e Vilson Ahmetit nuk përbën veprim për shpërdorimit të detyrës sepse është bërë thjesht i kërkuar të jashtëm që të cilën e lëshuan këto mandate) është kompetenca e kësaj qeverie dhe jo e kryeministrit dhe as e dyq pese mandatet nuk ka të bëjë pasi ato janë në të njëjtën [tekst i zbehtë]
... [vazhdim i tekstit në kolonat qendrore, pjesërisht i lexueshëm] ... Edhe Tartari kërkoi pafajësi.
Agim Saliu, që e mori fjalën më pas, u shpreh se prokurori e shpërfilli fare fazën e hetimit gjyqësor. Zoti Marko, tha Saliu mori përsipër të bëjë atë që s’e bënte dot, rolin e ekspertit bankar. Zëvendësi Hoti Xhylhe- [tekst i paqartë] ...
... Vilson Ahmeti i cili e mori fjalën i fundit, u shpreh se nëshkrimi i tij nuk është i paligjshëm por krejtësisht i ligjshëm dhe i drejtë ... Ai kërkoi pafajësi. Vendimi jepet sot në ora 12.00.
Zoti PALOKA: Mos futni gënjen tuaj të ndyrë midis nesh
Prit'nm çdo ditë përgjigje nga Fatos Nano, përgjigjen e letres sonë të dërguar në burgun e Tiranës ku e futën demokratikisht, që përmban an pluralizëm e drejtësi, por që po luftojnë për diktaturë.
Prit'nm çdo ditë përgjigje nga Fatos Nano, përgjigjen e letres sonë të dërguar në burgun e Tiranës ku e futën demokratikisht, që përmban pluralizëm e drejtësi, por që po luftojnë për diktaturë. Kur një ditë të bukur Edi Paloka, adashi i kryetarit të PD që po shpall listat e kundërshtarëve politikë, për të mbushur burgjet na lajmëroi në gazetën e RD-së «se këtë letër e ka kapur policia». Duke përsëritur nga fakti se policia është e «depolitizuar» kjo gazetë partiake, jo si-dakudo por e partisë në pushtet guxon të tallet me ndjenjat tona. S'njaton kjo, por një gazetë tjetër shërbetore e denjë e PD arrin të sigurojë jo vetëm kopjen e letrës por edhe një fotografi në burg. Megjithatë faleminderit, na keni bërë një shërbim të madh, duke na e dërguar publikisht këtë letër që e prishëm.
Por donim ti thonim dy fjalët zotit Paloka. Burgjet, sidomos kur ne të futin njerëz si ju të RD dhe të PD janë der. Fatos Nano e dinte mirë kush ishit ju dhe shokët tuaj, burgjet tuaja konkurojnë dëshmitë me ato të diktaturave. Jo thjesht se janë po ato burgje, por sepse policë sadistë, besnikët tuaj, drejtorë kriminalë që mezi kanë pritur të marrin hak, urdhërojnë terror të jashtëm. Një muaj pa hetime! Pse ju si gazetar nuk shkruat pyetjen shumë të thjeshtë: pse e mbani në burg kur nuk bëni hetime? Pa gazeta, pa letra, pa laps, pa orë ta denosh edhe pa takime ta qetësh si të burgosur ordiner. të lutemi zoti Paloka pyete zotin Pjetër Toma a ka ndonjë ndryshim nga burgu i diktaturës që përmbysën? Kur shohim se kryetari i nderuar i kuvendit në burg shkroi edhe libra, themi se sot është edhe më keq. Po ty nuk të intereson demokracia po diktatura. Dhe s'ka se si sepse ti je hija e shefave të tu dhe të pëlqen ajo që u pëlqen atyre, nuk do atë që nuk duan ata. Prandaj i thua Falos Nanos me cinizëm e rje rrugaci «mos i bjer murit me kiken tullace se muri do të dalë më i fortë»: të jesh i bindur se muret e burgut janë më të dobët se burrëria, guximi, ndërshmëria e patriotizmi jonë. Kurse qethja e flokëve tregon se jeni kriminelë sadistë se keni trikë, se keni humbur arsyen. Qeshet bota me ju!
I shkruan kryetarit tonë dhe të jesh i bindur se asnjëherë s’do e ndajë atë nga njerëzit e mirë. Ai di të flasë me të gjithë ne, neve çimë të duam sidomos kur je në hall. Por marrëdhëniet tona janë njerëzore dhe ju futni pandershmërisht (me ndihmën e policëve të depolitizuar) dorën dhe gënjen tuaj të ndyrë në mes nesh. Por që mos flisni më për dashurinë e popullit për PD, që të mos thoni më se ishin kombinatsit që ju rrëzuan nga pushteti më 22 mars po u themi publikisht, po u themi se kjo është e vërtetë, por ishim dhe jemi po ne kombinatsit që u njohëm shumë shpejt ju dhe paturinë tuaj gënjeshtare dhe hajdutë. Pyetni më mirë zotin Tomor Mala- [vazhdon] (Vijon në faqen 4)
Festohët 50-vjetori i njësiti partizan të Dropullit të Sipërm
Gjirokastër
Banorë të krahinës, ish partizanë, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve dhe të luftëtarë të luftuar partizanë, të dielën, në Vrisera, 50 vjetorin e krijimit njësitit partizan të Dropullit të Sipërm.
Tok lapidari i mirëmbajtur kushtuar kësaj ngjarjeje u vendosën kurora dhe buqeta me lule nga deputeti i zonës, Kelmendi i rrethit, komuna dhe forcat politike që morën pjesë në festë. Në nderim të ngjarjes folën kryetari i komunës Panajot Lula dhe kryetarja e veteranëve të luftës antifashiste nacionalçlirimtare të rrethit, Vera Sako.
Për të pranishmit kryetari i komunës dha një koktej.
Mbledhje e posaçme e kryesisë së FRESSH-it
Ditën e shtunë, datë 28 gusht 1993 u mblodh kryesia e forumit të rinisë eurosocialiste të Shqipërisë.
Mbledhja diskutoi me preokupim dhe përgjegjësi të veçantë për situatën e krijuar e cila po zbehet dhe po trondit demokracinë e brishtë shqiptare. Në këtë kontekst u theksua edhe një herë pozicioni politik i forumit në luftë kundër ekstremizmit të çdo lloj ngjyre duke e parë atë si mezkum me të madh që po e con vendin drejt një përçarje totale.
Në këtë rast u mbështet fuqimisht hyrja e grupit parlamentar në parlament duke e parë këtë veprim si një hap konkret në zhbllokimin e situatës së krijuar.
Në mbledhje u diskutua me seriozitet mbi e ndërlikimi dhe e veprimtari të organizmave rinore në jetën politike të vendit. Në këtë kuadër u gjykua e arsyeshme të intensifikohen kontaktet me të interesuara drejt një aktiviteti të gjallë.
Mbledhja theksoi se shmangia e polarizimit ekstrem të luftës politike mbetet një nga detyrat prioritare. Firmosja masive e peticionit që kërkon lirimin e kryetarit të opozitës Fatos Nano nga kushtet diskriminuese të burgut jo vetëm nga anëtarët e PS-së, por edhe nga shumë njerëz të thjeshtë dhe anëtarë të partive të tjera tregon qartë që lirimi i tij do të ishte një hap realist.
Vendin kryesor në mbledhje e zuri çështja e ngritjes së aktiviteteve të forumit në një nivel më të lartë dhe u vunë detyra dhe synime konkrete për këtë problem. U vendos që së shpejti të mbledhjet komiteti drejtues i forumit.
Zëdhënësit i FRESSH-it
DUKURI E DITËS
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
DUKURI E DITËS
MIJERA E MIJERA
NJERËZ FIRMOSIN
ÇDO DITË PETICIONIN
KU KËRKOJNË LIRI-
MIN E FATOS NANOS
DHE TË BURGOSUR-
VE TË TJERË POLITIKË
Tanxhen topoli: i jepet fund
Zoti PALOKA: Mos futni gënjen tuaj të ndryrë midis nesh