01/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

1 prill 1993

OPOZITA ËSHTË REALISHT MË E INTERESUAR PËR RESPEKTIMIN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Me 88 vota të PD-së, 6 të FSD-së, 2 të PRD-së dhe 1 të republikanëve, miratohet ligji mbi të drejtat e njeriut. Cilëve u shërben një ligj kushtetues i cili nuk u garanton miratimin e dy partive të opozitës në parlament? Të martën në darkë, rreth orës 21.30, pas një maratone të pafund diskutimesh, filloi diskutimi nen për nen i projektligjit “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”. Tensioni shumëfishohet në sallë dhe nga prania plot ankth e dy deputetëve të PSD, pa të cilët nuk sigurohej numri i nevojshëm prej 2 3 deputetëve. Për gati 6 orë, pa bërë thuajse asnjë pushim, u miratuan 42 nene të ligjit projektkushtetues. Për gati 10 ditë Kryesia e Parlamentit bëri ç’ishte e mundur që të sillte në Shqipëri të gjithë deputetët e maxhorancës. Deputeti i Brozit u detyrua të ndërpresë një kurs kualifikimi disa mujor në Francë dhe u soll me avion direkt e në sallën e parlamentit. Me siguri nesër, në humorin e estradave tona do të të përmendet edhe diskutimi i zotit Brozi, cili edhe pse ishte disi qesharak simbolikisht ishte diskutimi më i shtrenjti i parlamentit, sepse fjalimi i tij, pra dhe vota në këtë rast, kanë kushtuar plot 700 mijë lekë të vjetra. Ajo që ishte më e rëndësishmja, zoti Pjetër kishte frikë ta vazhdonte seancën të nesërmen, sepse kompromisi i arritur me (Vijon në faqe 4)

Presidenti Berisha distancohet nga qeveria Meksi!...

Veçojmë faktin: Presidenti Berisha distancohet nga qeveria Meksi !... «Më mirë vonë se kurrë !» Më në fund Presidenti Berisha bëri atë që pritej. Vërtetë me vonesë, por më mirë vonë se kurrë thotë populli. Ai u distancua publikisht nga qeveria e paaftë Meksi. Dhe jo pa qëllim e rastësisht këtë e bëri në Poliçan. Sepse Poliçani është dëshmitar i paaftësisë totale të qeverisë Meksi e Zhulali. «Ata që politizuan në vështirësitë tuaja, janë sharlatanë», u deklaroi ai policanaseve në fjalën e tij para tyre më 25 mars 1993. I dëgjon këtë përfundim demokratik të «dhënë në mënyrë demokratike dhe mençeriherë mendja lidh të ato ditë kur ndodhën ngjarjet në Poliçan. Kujtoni deklaratën e zëdhënësit të qeverisë, për të cilën thonë se e ka shkruar me dorën e tij vetë zoti Meksi. - A nuk e denoncoi këta «Zëri i Popullit» që atë ditë? Dhe si për ironi ndaj qeverisë, radio - televizioni që transmetoi atë deklaratë provokuese dhe krejtësisht të politizuar (autorët e saj sipas Presidentit Berisha janë sharlatanë), transmetoi edhe thënien e Presidentit, e cila shpreh distancimin e tij publik nga qeveria. Megjithatë urojmë që mos dhenë zoti e të padisin në gjyq Zhulalin e mbledhur në kabinetin Meksi, të cilët mund të akuzojnë për fyerje publike për shkak të detyrës. Ju mund të justifikoheni me ligjin zoti President, pasi në bazë të tij nuk mbani përgjegjësi për ato që thoni. Mirë, po a pyet Zhulali? A nuk tha ai në seancën parlamentare ku u diskutuan ngjarjet e Poliçanit se ligjet vetë shumica i ka në dorë, kur të lindë nevoja mund të shtojmë çfarë të duam? Pavarësisht nga të gjitha këto, u përgëzojmë për vërtetësinë dhe sinqeritetin e deklaratës tuaj.

Nuk jemi kundër ligjit, por për vërtetësinë e tij

Diskutim i deputetit Namil Dokle Si opozitë ne jemi 100 herë më të Jemi të interesuar, sepse opozitës dhe opozitarëve më së shumti u shkelen: - Liria e shprehjes së mendimit; - Liria dhe siguria vetjake; - Garancitë proceduriale penale; - E drejta e jetës private dhe dinjiteti i personit; - Paprekshmëria e banesës dhe fshehtësia e korrespondencës; - E drejta e organizimit dhe tubimit; - E drejta për punë; - Liria sindikale dhe e drejta e grevës dhe të drejta të tjera të katalogut të sotëm ndërkombëtar. Shtrohet pyetja: pse pikërisht ne opozitarët kundër ligjit në fjalë? Dhe shkëputjet i duket paradoksale. Kush i njeh mirë realitetet shqiptare do ta kuptojë se nuk ka asgjë paradoksale. Pro nga Shqipëria kush i largon të rinjtë? Një papunësi 400 mijëshe dhe një ekonomi që nuk po rimerr veten, ku do ta çojë rininë? E megjithatë thuhet se qëndrimi ynë është paradoksal. Pse? Sepse kërkojmë: - Të abroghen të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave që kanë shkelur mbi ligjet e parlamentit dhe kanë bllokuar totalisht pushtetin lokal. - Të dalë Shqipëria nga kriza e totalitarizmit dhe të mos ndahet ajo në të humbur e të fituar. - Të kërkosh Kushtetutën e vendit nuk është paradoks, por garancia që në Shqipëri: - do të marrë fund deformimi i institucioneve dhe vënia e tyre nën tutelën partiako - politike; - që të krijohen në gjithë instrumentet dhe mekanizmi i nevojshëm ligjor e institucional për garantimin, mbrojtjen unë realizimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. - do të rivendoset sovraniteti i parlamentit dhe i çdo deputeti - Të mos bëjmë hesapet e djeshme të baballarëve, por të punojmë për të nesërmen e fëmijëve. Demokracia s’mund të bëhet kurrë e mirë, po u krahasua me diktaturën, e aq më pak po mori shembull nga ajo. Demokracia duhet të krahasohet me vetveten dhe me arritjet më të mira demokratike të botës. Është kjo arësyeja që ne kërkojmë Kushtetutën dhe bashkë me të, bashkë me trungun, do ta aprovonim edhe ligjin për të drejtat e njeriut, si kurorën e bukur të kësaj peme të demokracisë. Ne nuk mund të jemi dakord që disa ta marrin këtë kurorë dhe ta tundin për hije e fresk në ditët e vapës, ndërkohë që trungun e kanë djegur në ditët e dimrit. - që në Shqipëri: - pran[o]het Shqipëria në Këshillin e Evropës dhe në Komunitetin e lirë ndërkombëtar si republikë demokratike kushtetuese. E shikoni pa zotërinj që këto kërkesa nuk janë vetëm për ne, por për të gjithë. Ne nuk jemi kundër ligjit, por jemi për vërtetësinë e tij. Nga ne s’do të keni asnjë votë kundër, por veçm vetëm e bardhë, me shpresë se mbi të bardhën do të shkruhet e pastër e ardhmja e Shqipërisë, e panfektuar nga sëmundjet e vjetra diktatoriale dhe e imunizuar nga sëmundjet e reja neodiktatoriale. - E drejta për punë; - të tjera të katalo[?]ut të shtëm ndërkombëtar. Shtrohet pyetja: pse pikërisht për “qenken” kundër ligjit në fjalë?! Dhe shëm[?]k[?]ut ta kuptojë se këtu nuk ka asnjë paradoks. Projektligji në vetvete mund të jetë safi flori, apo safi kallaj. Por ai hidhet sot përmbi një gunë të zezë. Dhe gjithkush e di se guna nuk mund të kalai[?]et as me kallaj, as me flori. Në radhë të parë duhet hequr guna e pësh[?]të saj do të vini re se janë shkelur e po shkelen të drejtat më elementare të njeriut, të cilat s’ka nevojë t’i numërojmë këtu, sepse u janë përseritur disa herë. Historia revanshiste ka arritur deri në atë shkallë patologjike, saqë një oficer i gardës kombëtare, që ruan parlamentin, me armën që i ka dhënë ligji i këtij parlamenti, në sy të dhjetra deputetëve, kërcënon me vrasje kryetarin e grupit parlamentar të opozitës. Një nga deputetët më të rinj të parlamentit me dhimbje konstatoi se në Kosovë, po detyrohen shumë të rinj të largohen nga puna dhe të emigrojnë. Po

Disa orë pas miratimit të ligjit «Mbi liritë dhe të drejtat e njeriut» DHUNIM I TIPIT FASHIST

14 orë përpara se të aprovohej nga shumica e djathtë e Parlamentit shqiptar, ligji mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, policia e Tiranës me urdhër të Bashkisë së kryeqytetit, pa miratimin dhe pa rregullat e të prokurorisë së rrethit realizoi operacionin brutal i të të persekutuarve që nuk e kanë dashur këtë lojë strehimi të raljizuar. Në këto rrethana disa familje intelektuale si për shembull ajo e Z. Limoz Dizdari, ndonëse tjetër nuk kanë pranuar të futen në shtëpinë e për dhunuar. Placat e tyre kanë mbetur operacion brutal të shërbimit të dyerve të shtëpive të dhjetra intelektualëve të ndëruar si prof. Alfred Uçi, kompozitori i njohur Limoz Dizdari etj., duke futur me forcë ajër për t’i strehuar familje të tjera të pasurta. Mësojmë se një nga këshilltarët e kryeministrit Meksi ndërhyri me telefon pranë Bashkisë së Tiranës, duke e quajtur veprimin e policisë dhe të kësaj bashkie si “shkelje të ligjshmërisë”. Mësojmë gjithashtu se në disa shtëpi janë futur me forcë familje të të persekuatuarve që nuk kanë dashur këtë lojë shëmtiradhe. e Z. Limoz Dizdari e ndonjë tjetër nuk kanë pranuar të futen në shtëpinë e përndu[?]nur. Plaçkat e tyre kanë mbetur në mëshirë të fatit nëpër korridore. Familje të ndëruara, pa asnjë faj dhe pa asnjë bazë ligjore, janë hedhur në të katër rrugët. Ja se ç’garanci jep Parlamenti ynë me ligjin që aprovoi në mesnatën e 30 marsit për mbrojtjen e lirive dhe të të drejtave të njeriut. Do të përpiqemi të informojmë më hollësisht opinionin publik në të ardhmen për këto raste flagrante të dhunimit fashist të lirive e të drejtave të njeriut, - Të abrog[o]het neni revanshist 24 I që ka dhënë krahë të lirë veprimi dufev[e] politike individuale e kolektive, lulëzimit të paftësisë e nepotizmit. - Të abrogohen ligjet që shkelin të drejtat sindikale të punëtorëve për të mbrojtur vetveten. - Të ndalohet dhuna policore ndaj veprimtarisë paqësore e demokratike të sindikatave. - Të trajtohen njëlloj të gjithë shqiptarët, njëlloj të lirë e njëlloj të përgjegjshëm për fatet e demokracisë.

Çfarë t’i them djalit e si t’i përgjigjem babait? Po li zoti qeveritar ç’thua?

Jam 45 vjeç, kam djalin 22 vjeç, por kam dhe babain 70 vjeç. Jam midis dy brezave, njëri i takon brezit të ri, tjetri brezit të shkuar. Unë jam brez i mesëm. Jetova të kaluarën moniste dhe sot po jetoj demokracinë pluraliste. Djali im është bërë gjë që është bërë e ndërtuar në Shqipëri në 50 vjetët e shkuar. Babai që ka jetuar dhe kohën e Zogut, dhe kohën e Enverit, bën të kundërtën: mohon kohën e Zogut dhe vlerëson kohën që jetoi. Unë s’besoj jam në pozitë të vështirë. Të pyesin djalit? Nuk ia prish dot se është biri im. T’ia prish babait? Nuk ia prish dot se është babai im, për më tepër që edhe dhe i moshuar e vitet i ka kaluar me kohën, aq sa shumë centralizime, aq sa arriti në falimentim. Dhe ekstremisht thekson tërësisht në bumërang. Dhe bumërangu bën të përmbyset ekonomia e tejetcentralizuar e t’i hapet rruga ekonomisë së lirë të tregut. Dhe mirë u bë. Po tani Shqipëri si je? Çfarë ekonomie ke? Çfarë ekonomie po ndërtojmë? Privatizimin? Bukur! Privatizimi është domosdoshmëri. Por vetëm privatizim? Dhe në ekonomi çdo gjë e patim kolektiv, shoqërore. U zhduk pa nam e pa nishan prona private. U arrit deri në mërzëri, deri në heqjen e pullave në fshat(!) Logjika e saj e pranon, por ja që shteti i dhunës i vendosi. Sot; çdo gjë privatizohet private? Asgjë shoqërore? Asgjë shtetërore? Po bota si e ka ekonominë? Bota pluralizmin e njeh dhe e respekton në politikë në ideologji, por dhe në ekonomi. Zhvillon konkurrencë në politikë, në ide e mendim, por dhe në llojet e pronësisë. Kështu ku ardhur e vjen zhvillimi, progresi social dhe ekonomik, ndryshe... Njëanshmëria, ekstremizmi qoftë në politikë, qoftë në ekonomi, i sjell dëme shoqërisë, e kthen atë në regres. Në këtë dy vjet në rrafshin politik Shqipëria iu bë mirë që kaloi nga shteti monist në shtetin pluralist, në rrafshin ekonomik prakticisht është bërë mbrapa. Tregu ekonomike, sipas specialistëve të Ministrisë së Financave, nuk maten dot me vitin 1989, në një kohë kur Shqipëria kishte rënë në çdo sektor dhe ekonomisë së centralizuar i kishin ardhur fundi. Mirëpo rënia në këta dy vjet në fakt është më e thellë, është rënues eësht[?]e shkatërruese, rënëro në zero, por edhe më poshtë, në një zero. Kush e mban këtë përgjegjësi? Ça thonë se të parët janë politikanët, të cilët me teorinë popu- (Vijon në faqen 3) Në këtë mes, se kujt t’ia prish e kujt t’ia ndreq, më kanë lindur e më l[?]din shumë pyetje që e kam vështirë t’i përgjigjem, ndaj me dëshirën e mirë po ia hedh opinonin shoqëror dhe secili le të mendojë e të gjykojë, ashtu siç e kupton ai, ashtu siç dëshiron secili. Liritë janë të përmendur për punën e bujqësisë e të blegtorisë. Me vonë dhe për tregtinë e zejtarinë. Pirustët i njihte Evropa nga metalpunuesit më të mirë. Po sot ç’ka ndodhur në Mirditë? Mirditori, me tregonin dy mi-ritorë, po humbet profesionin, po harron punën në industri. Miniera, uzina, fabrika në Mirditë kanë kuptim të madh e jetik, ashtu siç ka fjala Tokë në Myzeqe. Kujt i duhet që Mird[?]ita të mos ketë punëtori? Është e njohur kënga e popullit: “Në tri pëllëmbe tokë, më e mira Shqip...” Mesjeta e vrau punën. Por Rilindja gjallëroi jetën sepse vuri në lëvizje punën. Është fakt që, edhe në vitet pas Çlirimit të vendit nga nazifashistët, njerëzit iu përveshën punës. Nisi rindërtimi i çdo gjëje që shkatërroi lufta. Punuan njerëzit, derdhën djersë e mund. Por sa më sh[?] tuar jetoi. Unë s’pashë jam në pozitë të vështirë. T’ia prish djali? Nuk ia prish dot se është bili babai im, për më tepër që është dhe i moshuar e vitet i ka të numëruara. dëshiron secili.

Lëkura e shagrenit po shkurtohet

Diskutim i deputetit Ethem Ruka Kohësat e mëdha nuk mund të shpërbëhen edhe me streset të forta sociale. Janë periudha kur shpërfaqen dukuri të reja si pasojë e përmbysjeve të raporteve sociale, ekonomike, shpir[t]ërore etj, janë periudha që dijetarëve ju jepen lavdi të përkohëshme, shpesh për revansh apo korrupsion, janë periudha optimizmi, e shëngjimit, periudha të një zhungle përplasje[?]sh e alternativash, periudha ku gjithçka kërkon të gjejë veten realisht. Debatet e ndezura nuk kanë pse na trembin, ato janë shoqëna që të çojnë kalon secili prej nesh, ato janë garanci për ecjen e procesit demokratik. Mbi, këtë natyrë do të mbeten gjiths[?] ato që përdojnë demokracinë. Shqiptarë, shqiptarët po përjetojnë një proces i lartë së tr[?]... Është krejt e natyrshme që në këto periudha të ketë përplasje, mentalitetesh, përplasje brezash, përplasje shtresash shoqërore, përplasje shtresëzimesh, psikologjike qoftë edhe tek një individ i vetëm pavarësisht nga bindjet politike. Në këtë klima transformimesh dalin në pah egoistë, konservatorë të moderuar, liberalë, ekstremistë, balerinë, politikë, altruistë, servilë. Realiteti as nuk mund të zbukuruhet por as dhe nuk duhet të shëmt[o]het. Ai është ashtu siç na paraqitet dhe duhet pranuar realisht siç është. Natyrisht, jo pak njerëz, madje edhe shumë parlamentare të pozitës e përceptojnë këtë këtë realitet. Disa njerëz sikur kanë ardhur nga “Marshi” dhe po bëjnë mbitune të habitshme arkeologjike ku kur ata vet janë fosilizuar. Disa dhanë leksione megallomanie, sikur në të atës së majtë, të lëmin nxënësit dhe meritonim të na thuhej “turp”. (Vijon në faqen 3)

Rrepkën e shkuli Skënder Gjinushi

U munduan dhjetë ditë me radhë demokratikët tanë për se lidhur opozitën dhe popullin se në Shqipëri respektohen dhe mbrohen të drejtat e njeriut. Për të realizuar këtë ata nxorrën nga goja dhe lëshuan në sallën e parlamentit me qindra gjarpërinj, hijena, monstra, gomarë, minj, zhaba, merimanga, dinosaur, kanibalë etj., etj. Me miliona lekë u harxhuan për të mbledhur deputetët e PD-së nga qënë[?] nga s’qenë. Presidenti Berisha duroi gjithë atë shi rrufe (bile thoshte se e ka zënë dhe rrufa) e shkoi në Dropull vetë për të fu- (Vijon në faqen 4)

Liritë e të drejtat e njeriut kërkojnë garanci juridike, ekonomike dhe politike

Diskutim i deputetit Maqo Lakrori Projektligji i paraqitur, krahasuar me variantet përkatëse europiane dhe amerikane (das për aq sa i njoh), më duket i mirë. Për mendimin tim, me disa rregullime, mund të përmirësohet më tej për t’i dhënë edhe më shumë hapësirë në kushtet tona konco[?]pteve të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Për ne shqiptarët këto koncepte nuk janë të reja në thelb, megjithatë përmasat e tyre kanë evoluar dhe janë (Vijon në faqen 4)

Një sugjerim për zotin Hajdari në cilësinë e kryetarit të këshillit botues të gazetës «Koha Jonë»

Sic informoi gazeta «Koha Jonë» në numrin e saj të djeshëm në kuadrin e presioneve të vazhdushme të pushtetit ndaj kësaj gazete, pikërisht pas arrestimit të kryeredaktorit Aleksandër Frangaj dhe ‘të ndalimit të drejtorit Nikollë Lesi për të lëvizur lirishem, kjo redaksi shpalli ndryshime të forta në stafin e saj për të bërë ballë sulmeve dhe bërë të mundur daljen rregullisht në nivelin e duhur gazetës. Kryetar i Këshillit botues u caktua deputeti Azem Hajdari; drejtor avokati i njohur Genc Pollo; N[?]gela dhe kryeredaktor gazetar i afirmuar Frok Cupl. Këto ndryshime janë të përkohëshme derisa ish-drejtuesit e saj të jenë të lirë të vazhdojnë punën normalisht. Është për t’u lavdëruar iniciativa e zotit Hajdari për të mbrojtur lirinë e shtypit të dhunuar nga pushteti i sotëm por si Kryetar i Komisionit parlamentar për Mbrojtjen i sugjerojmë zotit Hajdari që të ushtrojë gjithë autoritetin dhe kompetencat e tij për verifikimin e lajmit të lëvizjes së tankeve për të cilin akuzohet kryeredaktori Frangaj. Verifikimi i lajmit me saktësi nga zoti Hajdari do t’ia shtonte atij reputacionin dhe do të bënte të mundur lirimin e zotit Frangaj t’ cil[?] i përser[?]ka deklaruar se tanket kanë kaluar drejt veriut.

13 Prill, 20 Pr., 22 May, 1 prill? -> rreth (?) ... [?] 1 Prill - 30 ... [?] 11 Sh/18220

për-p[?]ety atje se të je-ë. Esta Ser-teri? go- dhe SILL ALL