Liritë e të drejtat e njeriut nën qeverisjen e PD-së
- Le të mëdjej pak kohë kryetari. Mksi e të ti presë ata që i dhanë votën.
Ka qenë një fakt tronditës. Atë qytetet e botës, që nga Tirana e gjerat që kanë ardhur nga NB Rremas, sektori i Ri, duke paguar edhe 140 mijë lekë për të zgjedhur hallin që i ka pllakosur. 112 familje të këtij sektori kanë 4 muaj pa drita elektrike e 18 ditë pa ujë të pijshëm. Ata jetojnë si në një ishull larg këtij planeti! Nuk i ka rënë ndërmend njeriu as partiveve e as pushtetarëve nëse janë gjallë apo kanë vdekur.
Për shqetësimin që kanë nuk kanë të lënë derë pa trokitur. Gati-gati janë takuar me të gjithë pushtetarët e sotëm. Nga rrethi deri në qendër të gjithë personalitetet, të cilat i kanë parë dhe i shohin të shëtisin krye më krye e të lënë përshtypje se zoti Selami, sekretarin e zotit Meksi (mbasi ai nuk patur kohë t’i presë) Zef Bushati’n etj., etj. Asnjë përgjegjës, asnjë shpresë. Dhe është qesharake të mendosh se paaftësia e këtyre pushtetarëve shkon deri atje sa të mos zgjedhin ndriçimin e dritare pallateve që janë vetëm 10 metra larg kabinës elektrike, të mos furnizojnë me ujë këto familje ku tubacionet janë instaluar e vetëm duhet urdhëri për lëshimin e ujit.
Ku e si jetojnë këta fatkeqë? Si i përballojnë vështirësitë e këtij dimri, i cili nuk po dija lërë vendin pranverës. Keq e mos më keq, kur tëçente populli. Ndriçimi përballohet me qirinj, me vajguri, me vaj vetjak etj., ndërsa ujët e pijshëm po sigurohet nëpër kanale, (lavdi zotit që ka rënë shi) i cili përmban rreth 70 për qind kripë.
Ky është vërtet tmerr. Se çfarë synohet të arrihet me jetën e këtyre fatkeqëve nuk mund ta përcaktoj kush. Ata kanë ardhur nga Gramshi, nga Skrapari nga Librazhdi, nga shumë rrethe të Shqipërisë për të jetuar e punuar në kushtet normale, por, siç thonë ata, dikush kërkon t’i largojë, dikush kërkon t’i shpërrojë për të përfituar nga kushtet e “liritë” që u solli demokracia. Ata, tashmë janë privuar nga të gjitha të drejtat. Gati asgjë. As tokë, as ujë, as drita. A këtu na paska qenë liritë e të drejtat e njeriut?
BASHKIM KOÇI
«Kocka» të PD-së
LETËR NË REDAKSI
Ne që shkruajmë jemi tre të rinj, dy nga Poliçani, një nga Çorovoda.
Nuk dimë të shkruajmë si gazetarë, po na falni për ndonjë gabim. Ne fund të fundit po shprehim atë që ndjejmë. Ne dimë vetëm të rrimë në këmbë moshe shpërthyes, kur vendi është i mekur.
Shkak për këtë letër u bë një mbrëmje, që bëri Forumi Rinor i PD-së në Skrapar. Ne nuk jemi anëtarë të asnjë partie e shoqate, po si të pa punë që jemi u futëm në këtë mbrëmje për të shtyrë orët. Në të vërtetë na vjen keq që dolëm në pension pa qenë në punë; në mëndje, por këto të mira na solli qeverisja e pushtetareve. Ajo që ndodhi pas mbrëmjes na skandalizoi. PD-ja, për ta mbajtur pushtetin ende me mashtrime, ka nisur e bën darka me rininë duke u dhënë edhe lekë organizatoreve e shoqëruesve, vetëm për të bërë besnike të saj. Ne nuk para dimë shumë, po një gjë e dimë mirë. Besnik nuk të bën paraja e interesit, por ndërgjegjja njerëzore. Me mashtrime sabotohen demokracia e ndërgjegjja. Me këto manovra politike e partisë që po bëhen, ne e kemi të vështirë të pozicionohemi. Nuk dimë kujt t’ia japim votën, se demokracinë na njollosën keq. Ne vajtëm në atë mbrëmje se hyrja ishte e lirë, por dalja ishte shumë e shtrenjtë! Morëm vesh se lekët e asaj mbrëmje, (darke) i kishin paguar disa ndërmarrje të rrethit. Mbasi kjo nuk ka ndonjë shkelje nga ana ligjore, ama nga ana morale na rëndoi shumë. Përse?
Ne, nënat, baballarët e motrat tona flaken nga puna nga «reforma» e nuk përballon dot pagesat ndërmarrja, nga ana tjetër lekët bëhen rrush e kumbulla për dava qejfi. Ne na duket se ende nuk ka ardhur koha të merremi me qejfe kur nuk po ngopim barkun me bukë. Të themi të drejtën atë natë e kemi mallkuar veten: Na helmofte ajo bukë, që del nga lotët e djersa e të varfërve!
Nuk dimë a jetojmë në dërman shqiptarë këto këshilla drejtuese të ndërmarrjeve, a i kanë trutë në vend ata drejtues të Forumit Rinor të PD-së... a e dinë ata vetë, që nga djersa e tyre po hahet, që nga djersa e tyre po harxhohen batakçinjtë vetëm për pasur?
Në Lidhjen e Shkrimtarëve
Prezantohet libri poetik i Dritëro Agollit «Pelegrini i vonuar»
Dje pasdite në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve në Tiranë u organizua një ceremoni me rastin e daljes në qarkullim të librit të ri poetik të poetit Dritëro Agolli, «Pelegrini i vonuar». Merrnin pjesë shkrimtarë dhe artistë, studiues të letërsisë, gazetarë të organeve të ndryshme të shtypit, shokë e miq të poetit etj.
Në fillim të ceremonisë drejtori i Qendrës Botuese Ekonomike «Progresi» u foli të pranishmëve për rëndësinë e veprimtarisë botuese të kësaj qendre e cila e përurou këtë libër të ri të poetit tonë të shquar Dritëro Agolli. Më pas poeti dhe studiuesi Moikom Zeqo foli për profilin poetik të Dritëroit duke e parë atë nga lartësia e liritë të tanishëm. Për personalitetin poetik të Dritëro Agollit folën edhe poetët dhe shkrimtarët Bardhyl Londo, Bedri Dede, Xhevahir Spahiu, Teodor Laço, Dalan Shapllo, Zijla Cela etj. Aktori Minella Borova recitoi për të pranishmit poezi të reja të Dritëroit.
Në fund poeti Dritëro Agolli falënderoi të pranishmit dhe uroi që takime të tilla t’i kemi sa më të shpeshta në të ardhmen, për t’u clodhur pak në brigjet e poezisë në këto kohë të vështira.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Ruani veten nga motocikletat se policët ruajnë vendin e tyre
NË MES TË TIRANËS
Në rrugën që shkon tek stacioni i trenit, midis maternitetit dhe hotel «Arbërisë», pardje ndodhi edhe një aksident.
Vendi ishte rrethuar nga motocikletat dhe policët. Sikur ruanin atë pellg gjaku që tërhiqte vëmendjen e kalimtarëve, të cilët, ndaleshin, pysenin se ku është motocikleta civile që shkaktoi aksidentin dhe duke ngritur supet largoheshin. Siç tregojnë disa të pranishëm, një motocikletë kishte ardhur me shpejtësi shumë të madhe, përplas për tokë një nënë të moshuar dhe po me atë shpejtësi largohet. Viktima dërgohet nga njerëz të ndryshëm në spital dhe asgjë nuk dihet për të.
Policia nuk vepron. Si për ironi kemi parë edhe raste të tilla që polici i përshëndet këta të lajtitur.
Edhe një viktimë
Thuhët se janë njerëz që kanë lidhje me bllokmenët e rinj. Kështu që, pas asaj që ndodhi në Durrës, me bashkinë apo me shumë raste të tjera që nuk i di- kur. di- ka se qytetarëve të ndryshëm mund t’u kushtojë edhe jetën. E pra, ngjarje të tilla nuk bëhen në mesnatë, por në mesditë, në sy të policëve. Madje, edhe pas një njoftimi që komunikonte ndalimin e qarkullimit të motocikletave në rrugët kryesore të Tiranës. Mirëpo, policia ka vetëm ligjin, ndërsa ata që fluturojnë nëpër bulevardet e Tiranës kanë Mal’qin.
Prandaj që këtë rast ta ndriçonte edhe TV. Por asnjë lajm. Me sa duket ka aq shumë raste të tilla dhe TV-s’ka vend për to. Ato që dalin në ekran janë vetëm një pjesë e vogël. Hajde mos beso pastaj se «qetësia dhe rendi është vendosur» siç publikojnë...
shkaktoi aksidentin dhe duke ngritur supet largohehshin. Siç tregojnë disa të pranishem, një motoçikletë nuk dihet për jetën e saj.
Nuk është rast i veçantë. Përditë shohim motoçikleta apo vetura që ecin, me shpejtësi të rrufeshme nëpër rrugët e Tiranës.
Letër e paradakruar e një hallexhiu
Jam minator në ndërmarrjen e qymyrgurit Vallas, 1 martuar me dy fëmijë.
Për 15 vjet kam punuar nëntokë. Këtu e 16 vjet po luftoj për të kërkuar një të drejtën time. Nuk kam lënë zyrë pushteti dhe zyrë qeverie pa trokitur por e drejta si qytetar dhe si minator nëntoke nuk më është dhënë. Kam tre vjet që jetoj në banesën e ndërmarrjes nga konçigjenti i shtetit Jam i pajisur me dokumenta përkatëse nga ana e pushtetit pluralist që është në fuqi. Disa mafiozë në ndërmarr-… vjen. Gjithashtu dhe bashkia e Tiranës me në krye Sali Kelmendin nuk e pret popullin për hallet që ka. Nëpunësit e zyrës së strehimit në bashki lëshojnë autorizime kot.
Zotnia Kujtim Hoxhësi që do marrë hyrjen time ka tre vjet që ka marrë shtëpi një dhomë e guzhinë në porcelan. Mos vallë ky zotni u jep para të madhe këtyre mafiozëve që të marrin më qafë mua, si familje dhe të na hedhin në rrugë të madhe? Ku është demokracia që luftuam. Pse nuk na jepet e drejta si dhe atyre që japin ryshfete.
Zotnia që do të marrë hyrjen e do për ta shitur dhe jo për të jetuar kurse unë e dua nga halli për të futur kokën.
Ku janë të drejtat e njeriut? Ato po shkelën me këmbë dhe po na hedhin në rrugë të madhe. Ku ta gjejë të drejtën time apo tek mafiozët e Sklisile?»
Bagjia, Nr. 62, Tiranë
Vizitë e destrojerit turk «TCG YUCETEPE (D-345)» në portin e Durrësit
Drestojeri TCG - YUCETEPE i Forcave Detare Turke në komandën e nënkolonel Necati Kurt më datë 2 prill 1993 ora 15.00 do të mbërrijë në portin e Durrësit dhe deri më datë 8 prill do të jetë mysafir i Forcave Detare Shqiptare.
Ky destrojer kryen detyra në Forcat e Përbashkëta të NATO-s në Mesdhe.
Drestojeri që do të vizitojë portin e Durrësit ka një gjatësí 118,72 metra, gjerësi 12,45 metra, pjesa nën ujë është 6.85 metra. Ai është i pajisur me sisteme ar-mësh moderne.
Përfundoi me sukses mbledhja parakuvendore
Mbledhja parakuvendore që u mbajt në Tiranë në dt. 29 e 30 mars 1993, përfundoi me sukses punimet e saj.
Në vazhdim të dy tryezave të rrumbullakta të Tetovës ajo shënoi një hap tjetër përpara drejt përgatitjeve për mbajtjen e Kuvendit Mbarëkombëtar. Në të marrin pjesë rreth 70 subjektet politike, shoqërore, fetare si dhe mjaft intelektualë të pavarur. Në këtë tubim kishin dëguar përfaqësuesit e tyre shqiptarë me banim në Zvicër, Gjermani e Turqi etj.
Në fjalën e shumicës të diskutantëve u shpreh shqetësimi i ligjshëm për fatet e kombit si dhe rreziku që i kanosen atij. Në këtë tubim u vu theksi mbi punën që duhet bërë për sensibilizimin e brendshëm dhe të mbarë opinionit demokratik botëror. Për këtë u sugjerua dhe u vendos që ky organizim të shtrihej edhe në bazë, ndërsa organizmave ndërkombëtare t’u dërgohej një memorandum me kërkesën për thirrjen e një konference ndërkombëtare për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare.
Mbledhja vendosi që komisioni ekzistues të zgjerohej me elementë të tjerë dhe të emërtohej komiteti organizator, i cili do të drejtojë dhe organizojë punën deri në mbledhjen e kuvendit mbarëkombëtar. Nga kjo mbledhje ju drejtua një Thirrje popullit shqiptar ku rridis të tjerave përmendet nevoja që në situatat që po kalojmë të bashkohemi më njëri-tjetrin si një trup i vetëm në të mirën e popullit dhe të kombit.
Mbledhja diskutoi edhe për projekt - tezat për hartimin e një programi politik, unik kombëtar. Fërsa i përket kohës së mbajtjes së Kuvendit u sugjerua që këtë ta vendosë komiteti organizator në një kohë të përshtatshme.
Korresp. i «Zërit të popullit»
THIRRJE Popullit shqiptar
Vëllezër e motra, bij të Shqipërisë kudo që jeni!
Përfaqësuesit e subjekteve politike, shoqërore, intelektuale e fetare të trojeve shqiptare, të mbledhur në Tiranë më 29-30 mars 1993, me dëshirën dhe dashurinë e madhe për të parë shqiptarët të vetëm të bashkuar shpirtërisht, mbajtën frymëzimin e veprimit, me një vizion të përbashkët për të bërë realitet ëndrrat e brezave, bashkimin e trojeve shqiptare e drejtimin mbarë popullit me këtë THIRRJE.
Ndodhëm në udhëkryq të rëndësishëm historik kur vendoset fati i kombit. Padrejtësinë e historisë së popullit ynë e ka paguar shtrenjtë, shumë shtrenjtë, e ka larë me lot gjaku. Është i vetmi komb në Europë e ndër të rrallët në botë i ndarë në pesë pjesë, i rrethuar nga vetja. Por ai kurrë nuk i ndërpreu përpjekjet, nuk e ndëpreu luftën për të drejtat e tij, nuk e humbi kurrë shpresën për arritjen e qëllimit të lartë.
Në këtë tundëshekulli të zhdukjes së kufijve të ftohtë, të Evropës së Bashkuar, të fitores së demokracisë e të të drejtave të njeriut,
Në vend të asistencës për tokën
Përgjegjësi i seksionit të financës në Këshillin e rrethit të Dibrës në një informacion për përkrahjen sociale të fshatit dibëran për vitin 1992-1993 pohon se vendimi i Këshillit të Ministrave i 5 tetorit 1992 për të ndihmuar zonat kodrinore e malore e verilindore me sipërfaqe toke nën 2 dynymë për frymë «për shkak të mospasjes së evindentimit të sipërfaqes së tokës që kanë fshatarët për të cilët duhet të disponojnë tapi nuk ka qenë e mundur të gjej zbatim».
Në 6-mujorin e parë të vitit 1992 të 12 milionë lekët e aktuuara si asistencë për fshatarët për arsye të mos shpërndarjes së tapive nuk u përdorën. Shkurt; u dogjën.
Në gjashtëmujorin e dytë fshatarësisë iu dhanë 8,4 milionë lekë. Dhënia e tyre u bë sipas motivit «fond ndihme për personat pa të ardhura». Ky ndryshim destinacioni u bë pasi u muar «urdhër nga lart».
Me zërin «fond ndihme» për muajt janar e shkurt 1993 thonë se janë dhënë 4.333.000 lekë, prej të cilëve 4 milionë për fshatarin dhe 333 mijë lekë për qytetin. Ndërkohë në Dibër toka nuk është ndarë. Tapitë nuk janë marrë. Secili ka shkuar në tokën e vet...
Nuk është keq që Këshilli i Ministrave, mbi bazën e përgjegjësisë së Dibrës, të bëjë korrigjimet përkatëse në Vendimin e vet. Duke filluar që nga titulli... e duke vazhduar me format e shpërndarjes ku të mbizotërojë shpërndarja sipas përkushtimit ndaj partisë në pushtet.
DONI ME, ZOTI PRESIDENT? Vallja PD-iste në Devoll
Nuk kishin kaluar veçse pak ditë që kur zoti president i republikës, Sali Berisha, në konferencën e shtypit para gazetarëve kish deklaruar që në pushtetin lokal të vendosen njerëzit më të aftë pa marrë parasysh bindjet partiake, kur në Devoll mbërriti deputeti i zonës i zellshmi Gëzim Agastra.
Ai sikur të mos kishte dëgjuar presidentin la detyrë në rreth dhe në bashki: në se ka mbetur ndonjë kuadër i PS apo simpatizant i kësaj partie, të zëvendësohej menjëherë.
Dhe vallja pedeiste në Devoll po hiqet e rëndë. Në krye të vallës deputeti Agastra. Për nder të reformës ai vendosi në policinë financiare të vëllanë e tij Artan Agastra, me arësim të mesëm. Një punë të qenë i gjeti edhe kushëririt së tij, Alida Agastrës, po nga Babani. E, po nga ky fshat, vendlindje e deputetit, u gjet si më i përshtatshëm shefi i seksionit të punës dhe emigracionit të rrethit, Seri Mançka. Me tej Babani përcollu një rrë rreth edhe shefin e seksionit të kulturës e të sportit Bujar Braho. Numri i kuadrove nga fshati i deputetit të devotshëm për reformat, në punëra të ndryshme zyrtare në rreth dhe në bashki, arrin mbi 10. Të shohim deri ku do të shkojë. Dhe ndodh kjo gjë kur në qytetin e Bilishtit ka gjithë ata specialistë të aftë, me shkollë të lartë, pa punë, por që për shkak të bindjeve shihen shtrembër.
Ja edhe një varacion tjetër i vallës devollite. Kryetari i rendit zoti Petrti Kutrolli emëron shef kuadri kushëririn e parë, zotin Edmond Haxhia dhe ky i fundit gjen shtage të marrë si shofer për në rend kushëririn e vet të parë, zotin Ibrahim Sllogu.
Erërat e farefisnisë fryjnë fuqishëm. Sekretari i partisë demokratike të rrethit së toku dhe nënkryetari i bashkisë së Bilishtit, Bashkim Haxhiu, i përcolli detyrën e drejtorëshës së muzeut të zonës gruas së vet, Burbuqe, ish mësuese historie në shkollën tetevjeçare. E pra i zellshmi, zoti Bashkim, ish përgjegjës i muzeut të zonës, që aq mirë i shërbeu frymës revolucionare të të partisë së punës, monavroi si kameleon në terrenin politik dhe si «xhambaș në terrenin praktik. Është gjë e madhe ta marrësh rrugën si drejtorëshë muzeu pa muze!
Për hir të reformës u hoqën nga dogana e Kapshticës katër doganierë me arësim të lartë, tre nga të cilët me një stazh jo më shumë se tre vjet, duke u zëvendësuar me të tjerë me arsim të mesëm dhe vetëm një me arsim të lartë dykvjeçar. Përndëshkim politik u hoq nga fshati i vet socialist Andrea Pali që vetëm dy vitet e fundit ishte pranë familjeve, në Poloskë.
Për mosmirënjohjen ndaj PD-së, u çua në Çlpan.
Vallja pedeiste s’ka të mbaruar. Ajo nuk resht së rreshtuari e dërhe presidenti i nderuar foli për të drejtat e njeriut, për mosndëshkimin për bindjet politike, për t’i gjetur punës të zonë e jo partizanë punën. Pushtetarët e PD-së në Devoll iu frymëzuan nga deputeti Agastra vazhdojnë të lëv-
Përfaqësuesi i Maqedonisë përcjell përpara gazetarëve korçarë
Diten e hënë në një nga sallat e bibliotekës “Thimi Mitko” qytetit të Korçës u zhvillua një konferencë shtypi me përfaqësuesin e Maqedonisë në Shqipëri, zotin Viktor Gaber.
Ky aktivitet u realizua me nismën e shoqatës së pavarur të gazetarëve të qytetit të Korçës. Merrnin pjesë gazetarë të organeve lokale, të radio Korçës, bashkëpunëtorë të gazetave qendrore.
«Përfaqësia maqedonase në Tiranë tha zoti Gaber, ka 13 muaj që është hapur dhe po punon duke u ushtruar me intensitet aktivitetin e saj diplomatik». Ai shprehu mendimet e tij për perspektivat e mund të hapen në riaktivizimin e lidhjeve tradicionale mes zonës së Korçës dhe qyteteve Manastir dhe Reshnjë dhe theksoi se nxitës për këtë është edhe pakica maqedonase që jeton në Prespë.
Pyetjeve të shumta zoti Gaber iu përgjigj me dashamirësi dhe korrektësi diplomatike.
Lidhur me këmbimin e vlerave kulturore dhe ndalimin e librave dhe gazetave shqiptare në doganën maqedonase, zoti Gaber sqaroi: «ndalimi i qarkullimit të vlerave kulturore është një gjë e sajuar. Kjo ndodh sepse në fuqi është akoma ligji i vjetër. Por kohët e fundit disa shtypi botues maqedonase po bisedojnë me disa botues shqiptarë dhe besoj që së shpejti kjo gjë do të zgjidhet».
Pyetjes se cilën rrugë zgjodhi Maqedonia për të kaluar nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut, përfaqësuesi iu përgjigj se në përgjithësi ne po ndjekim mënyrën graduale, por që aty këtu shfaqen edhe elemente të «shokut». Ai theksoi faktin se Maqedonia po i kalon këto procese me sukses se vendet e tjera të Ballkanit.
Pyetjes se a ekziston mundësia e intervermit ushtarak ndaj Serbisë ai iu përgjigj se «ne intervernomi ushtarak ngado që të vijë, ai nuk do të zgjidhet kriza jugosllave. Ajo mund të zgjidhet vetëm me bisedime dhe me marrëveshje presloni ekonomik».
Në këtë konferencë shtypi u diskutua edhe për çështje të tjera.
FATOS SHAMBL[L?]
ERGET CENOLLI
Përfaqësuesi i Maqedonisë përpara gaze-tarëve kosovarë
viktimë
ur. Thuhet apo me shumë raste të tjera që nuk i dimë, policët kanë të drejtë, të gjithë kokën apo fshihen që të mos ndodhen pranë këtyre rasteve, që të ruajnë vendin e tyre. Paç-