03/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 prill 1993

PYETJE të grupit parlamentar të PS për seancën me ministrin e Bujqësisë

1. Cili është programi i qeverisë për reformën dhe zhvillimet prioritare për rritjen e prodhimit të bujqësisë dhe të industrisë ushqimore? 2. Kur ju bë ministrë i Bujqësisë, si keni deklaruar vetë, ishit ndarë 70 për qind e tokës në ish-kooperativat bujqësore. Në programin tuaj ju keni thënë se ndarja e tokës do të përfundojë brenda muajit qershor të vitit 1992. Ndarja e tokës ende nuk ka përfunduar. Në këtë vonesë, mos kanë ndikuar premtimet e PD gjatë fushatës elektorale për rikthimin e ligjit të tokës dhe nxjerrja e ligjit për kompensimin e ish-pronarëve? 3. Pse ka diferencë të madhe midis ndarjes së tokës dhe shpërndarjes së tapive? Mos kjo bëhet me qëllim nga forca të caktuara politike për të frikësuar pjesën dërrmuese të fshatarësisë se kjo tokë që kemi marrë nuk është pronë e ligjshme e juaja? 4. Sa për qind e tokës së ish-kooperativave është ndarë sipas ligjit dhe sa për qind e familjeve kanë marrë tapitë në rrethet e Dibrës, Kukësit, Tropojës, Hasit, Krujës dhe Malësisë së Madhe? 5. Çfarë është bërë me sistemin e marrëdhënieve pasurore të ish-ndërmarrjeve kooperativave, me padrejtësitë që u bëjnë siatët shkatërrimit të tyre. Kur do të vejë në vend kjo padrejtësi shteti ligjor. Siç është premtuar në programin që paraqiti Qeveria në Kuvend? 6. Është deklaruar disa herë nga personalitete më të larta shtetërore të prodhimi bujqësor vitin e kaluar rriti mbi 20 për qind (ndonëse pa marrë asnjë vit si bazë krahasuese). Mund të na thoni me konkretisht: a. Sa ishte sipërfaqja e tokës së mbjellë dhe të korrur për vitin 1992? Sa sipërfaqe nuk u mboll dhe nuk u korr fare? b. Sa ishte sipërfaqja e tokës së mbjellë në vjeshtë që kaloi me grurë e bimë të tjera dhe sa është mbjellë deri tani me patate, lule-dielli, panxhar, foragjere etj. c. Sa ishte prodhimi i drithërave të bukës për vitin 1992 (në mijëra tonë) dhe ç’rendimentet mesatare u arritën vjet në grurë e misër? d. Çfarë politike mbrojtëse nga konkurenca e jashtme është menduar për bujqit? Për shembull, shitja e patateve të mara nga Greqia, me 8 lekë, bllokoi prodhuesin e zonave malore. 7. Politika bujqësore e deritanishme çfarë ka bërë për të përkrahur zonat më pak të kështu të vështira siç janë ato të Gramshit, Librazhdit, Pukës, Kukësit, Mirditës e zona të tjera malore? 8. Pse është hequr dhe mbi ç’baza ligjore është vendosur kompensimi për bukën dhe për tokën në zonat kodrinore-malore? Si do t’i vejë halli fshatarësisë në këto zona ku që sot ka filluar ta marrë bukën me listë? 9. A është 1992 e barabartë me sipërfaqen 10. ... në mijë tonë plehra kimike, mbi 120 mijë tonë naftë. Pyetësim: Sa është sasia e plehrave kimike që ka përdorur bujqësia vitin e kaluar? Sa naftë është harxhuar për mekanikën bujqësore? 11. A përfiton sot bujku privat subvencion për punimet bujqësore, siç keni premtuar gjatë fushatës elektorale, dhe sa për qind e bujqve privatë e kanë marrë atë që janë të gjithë të kaluar? 12. Mesa dimë, struktura ekzistuese e Ministrisë mbetet ajo që ka qenë para dy vjetësh, ndërkohë që baza është privatizuar. Për sa kohë kjo ministri do vazhdojë me strukturat të vjetra? 13. Si vlerësohet prodhimi i ushqimeve kryesore (drithë, bulmet, yndyrna etj.) për vitin 1993 dhe si paraqitet bilanci ushqimor (kërkesë-ofertë) në treg (përfshi dhe ndihmat apo importin) për këtë vit? 14. A funksionojnë infrastrukturat për grumbullimin dhe shitjen e produkteve bujqësore e blegtorale nga fermerët privatë apo fshatarët? 15. Cila është platforma e privatizimit të NB-ve? A është e ligjshme që privatizimi në përmasa të mëdha të ndërmarrjeve bujqësore të bëhet me vendime qeverie, apo duhet një ligj nga Parlamenti? 16. A mund të na thoni se cila është nevoja e vendeve të Evropës Lindore për reformën në sektorin shtetëror të bujqësisë? 17. Privatizimi i ndërmarrjeve bujqësore do jetë një proces që do përfshijë të gjithë sipërfaqen e tyre, apo një pjesë e fermave, apo pjesë të sipërfaqes së tyre do mbeten shtetërore (kombëtare, të rretheve, të komunave etj)? 18. Sa ndërmarrje bujqësore të përbashkëta janë krijuar gjatë qeverisjes suaj? Shpërbërja e NB-ve a ka cenuar marrëdhëniet me fshatarët që kanë filluar punën dhe të tjerat që mund të vijnë? 19. Mesa dimë shumica e komplekseve industriale të prodhimit të vezëve e të mishit nuk punojnë. Ju e quani më të arsyeshme që në të importojmë e të kërkojmë ndihma me vezë e mish apo të importojmë e kërkojmë ndihma për ushqim. Ç’do të bëhet për vënien në punë të tyre? A është e logjikshme që kjo ndarje të bëhet sipas «Ligjit për tokën» që u zbatua në ish-kooperativat bujqësore? 20. Punonjësit e NB-ve do jenë pronarë të tokës apo do ta kenë në përdorim atë? 21. Me shpërbërjen e NB-ve në sa fshatra rikthehet procesi i shpërndarjes së tokës në ish-kooperativat bujqësore? Ç’sipërfaqe toke kanë ato? Sa mund jetë humbja e ekonomisë shqiptare nga ky bllokim apo shpërbërje spontane? 22. A keni të dhëna mbi sipërfaqen e vreshtave, ullishteve e të pemëve frutore që janë shkatërruar gjatë këtij viti? Ç’mësa janë marrë për të vënë para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës? 23. Sa lopë e bagëti të tjera kishin NB në fillim ... (Vijon në faqen 3) ... prodhimet e zonave ... ...s. zonat me pak tokë e kushte të vështira si të tjera malore? 9. Po është hequr dhe mbi ç'baza ligjore është vendosur kompesimi ka filluar ta marrë bukën me listë? 10. Para dy vjetësh bujqësia përdorte rreth 300 ... ...het kanë ato? Sa mund të zgjërë Qeverinë. Pavarësisht nga rezultatet Qeveria do ta rëzojë vetë? A ka e dini ju zotërinj Qeveritarë se në rrethin e Pukës ka rreth 12 mijë punonjës dhe se 50 për qind e tyre janë në asistencë apo u ka mbaruar ajo? Ka mbi 900 familje fshatare pa tokë dhe pa të ardhura, me një terren aq të vështirë malor sa nuk mund të sigurohet asnjë e ardhur. Po mbyllen minierat, sharrat. Para 10 ditësh u nxorën në asistencë mbi 600 punonjës të ndërmarrjes pyjore. Jepet urdhër nga zoti Uka të prishet ferma dhe kompleksi blegtoral. Pyetemi: qumësht nuk duhen të përdorin qytetarët e Pukës? Këto të dhëna, ministri Uka do ta ketë marrë nga Ministri i Shëndetësisë Shehu, por harron zoti Shehu se në zonën e Iballës me mbi 14 mijë banorë nuk ka mjek as qendër shëndetësore. Po kështu në qytetin e Fushë-Arrëzit me rreth 6 mijë banorë nuk funksionon spitali. Patëm shpresë dhe besim tek demokracia se dicka do të rregullohet, por po ndodh e kundërta. Njerëzit po rezikohen nga uria dhe shërbimi shëndetësor. Kështu nuk shkohet drejt Europës. Me dhjetra drejtore ndërmarrjesh u ndërruan gjatë një viti, por asnjëri s'po mendon për të hapur fronte pune. Ata kanë ngelur vetëm vetë drejtorë administratash, se punëtorët i kanë ngjerrur në asistencë. «Kjo është reforma» thonë ata. Zotërinjtë qeveritarë popullit të Pukës lërkën takim me Kryeministrin, zëvendëskryeministrin, Ministrin e Energjetikës dhe Ministrin e Shëndetësisë. Këtë kërkesë populli mund t'ua dërgonte edhe nëpërmjet deputetëve Puta dhe Ibra për deri tani «nuk kanë pasur mundësi të marrin takim me popullin se janë shumë të zënë». Qeveritarët Popullit u dha Ju votëbesimin, ju jepni atij punë e jo llafe.

Një skicë në vend të një shkrimi për liritë e të drejtat e njeriut

LIRI PËR TË JETUAR ... POR EDHE PËR TË VDEKUR Tri ditë më parë i kishte vdekur gruaja. Mbi dhimbjen për të, një ndjenjë e rëndë vetëfajësie përsëri nuk mund t’i siguroj asnjë lehtësim. Mendimi se kaq e kishte të shkruar nga zegra zemra vdesin shumë vetë e kjo nuk shmanget, nuk e qetësonte... «Jo, unë nuk munda, nuk munda. Sikurse nuk mundi apo s’donte, apo bën sikur nuk mund mjekësia, qeveria, se aty e kërkova ndihmën, aty i kërkova ilaçet. Dhe gruaja më vdiq në poliklinikën e Korçës e nuk po mundja ta çoja në shtëpi, s’më ndihmota kush, e unë nuk kisha para për një taksi. Tani dua ta ngre zërin se nuk duroi dot. Dua t’i drejtohem presidentit, të më ndihmojë ku nuk. Nuk duroi dot, më besoni? Ti, në do të shkruash, shkruaj, unë po them të vërtetën. Më quajnë Bajram Bajrami. Dikur më nderonin të gjithë, se isha kovàç i mbuluar, me kategorinë më të lartë në metalike e pastaj në NPA. 32 vjet kovaç. Që fëmijë me çekan të rëndë. Nuk po t’i numëroj dekoratat dhe fletët e nderit. Thonë se ato nuk pihinë më ujë, po fundja dëshmi respekti janë. Kam dy vjet pa punë. Një vit të tërë me 80 përqindësh dhe tani në asistencë, që është duke u sosur. Kam tetë familjë, katër djem e një vajzë. Të tërë me në njerëz pune e asnjë në punë, tërë në asistencë. Mondin dhe Arjanin i kisha në vete në kovachane, punonin e jetonin. Sokoli para ushtrisë punoi në fabrikën e qelqit, në fryrë, pas ushtrisë mbeste në rrugë. Armandi është më i vogli nga djemtë, por edhe atij i hanë barku për punë. Rita më punonte në fabrikën e çorapeve. E nxorrën në asistencë. E kështu në fabrikën e nllaturës ... kombinatin e trikota zove e fabrikën e ilaturës, në për një të familje, duke punonte Lefteria. Ka për të rritur tre fëmijë, duke qenë në asistencë. Të njëjtin fat edhe Dhimitra që punonte në NPA... Më thoni çfarë të bëj unë? Doja të merrna ndonjë kthimë diku për të ngritur një kovachane, po me se?! Sot të duan para nderi dorë, ndonjë çfarë të bëj? Ku të plas kokën! Kaq kisha. Më fal, të hëngra kohë, doja të shfryja tek një njeri që të më dëgjonte. Jeta për mua nuk ka kuptim». Unë doja t’i kujtoja se parlamenti u diskutua ligji për liritë dhe të drejtat e njeriut, nen që çdo kujt i jep të drejtë të jetojë, të punojë. Por e pashë të jetë të drejta jetojë, të punojë. Por e pashë të jetë në atë gjendje që t’i shkonte dhimbshëm më shumë tek vetja.

POPULLI JU DHA VOTBESIMIN, JU I JEPNI ATII PUNË, JO LLAFE

Megjithëse që kërkuar nga Këshilli Sindikal i 1 Konferencës së rrethit që të mbahet një miting paqësor, nga Dega e Ruajtjes së Rendit në Pukë nuk u lejua. Kur kërkohet sqartim të vijnë policët tek dera qoftë edhe në natën. Kështu u ndodhi me 24.3.1993 sekretarit të Këshillit Sindikal të fretarit të Këshillit Sindikal të rrethit. Po pse vallë kanë frikë nga mitingjet paqësore punëtorët e sotëm? Çfarë i shqetëson kështu të zotërinjtë? Janë hapur edhe parrulla se Konfederata do që të rrëzojë Qeverinë. Pavarësisht nga rezervat e mëdha që ka ajo publikisht nuk ka kërkuar gjë. Qeveria do ta rrëzojë vetë veten nga fiku ku ka hipur. Arsyet janë jo një e dy. A e dini ju zotërinj Qeveritarë

Ku ta gjej gjakftohtësinë?

Ishte data 22 mars, dita e një vjetorit të fitores së demokracisë. Deshiroja që kjo ditë të ishte e «çliruar» nga çdo «mbingarkesë». Kështu, qesha por jo... ...ecja mbi Tiranën e mbuluar me plehra. Kurkush nuk interesohej për heqjen e tyre, as ndërmarrjet, as bashkia, as Ministria. Atëherë pyese veten, mos ka ardhur koha që të krijohet një shoqëri e përbashkët me të huajt, për pastrimin e Tiranës dhe të qyteteve të tjera?... ...më del përpara Bekimi. Ka qenë magazinier i papërgjegjshëm në Ministrinë e Rendit Publik. E kishin liruar, më erdhi keq. Qofsh i fundit i thashë. Por, vërtetës i bëra pyetjen: Kush e ka fajin, Bekimi apo Qeveria? Dhe ruaj po deshe gjakftohtësinë!... ...mora rrugën drejt zyrës së komunales për të paguar dritat-ujë-gjera. Zgjata librezat në sportel, por zonja tha: Më parë do paguash 30 lekë taksë televizori dhe 10 lekë taksë rrugë vizori dhe 10 lekë taksë rruge... Ngrita supet, Pago- pucësh. Më duhej ta ngjitja se ishte hapur në thundër. 70 lekë i kisha blerë ato këpucë. Po këpucari më tha: 50 lekë. Sa nuk më ra pika. Po ç’faj kishte ai? A nuk jemi në ekonomi tregu? I pagova lekët dhe me këpucën e mbështjellë në letër dola duke folur me vete. Dhe ruaj po deshe gjakftohtësinë! Mora rrugën e kthimit për në shtëpi. Ndalova te dyqani i bukës. Kisha rreth 30 veta. «Nuk kam 10 lekësh thërriste shitësi». Edhe unë si gjithë të tjerët pagova 25 lekë. Mora bukën dhe ika. Ecja përsëri mes Tiranës, ecja mes plehrave, ecja me gjak të shprishur. Ky tension vetëm në disa orë të ditës. Po për gjithë ditën e për gjithë muajin? Aty para hotel «Arbëria» mora kthesën për të hyrë në pallat. Po më tërhoqi vëmendjen një zë që thërriste: «Krevate për fëmijë, krevate për fëmijë!». Mu duk zë i njohur dhe ndalova. Shtanga dhe s’u besoja syve. Ishte ish z-vministri i Mbrojtjes Popullore, z. Hali Halil As 50 vjeç e më shkollë të lartë. Ishte 22 marsi, Bleva «RD»-në dhe hyra në apartament. Ishte vetëm. Hapa gazetën dhe lexova se «Qeveria gjate 1 viti në pushtet ka bërë përparime të mëdha». Por, unë nuk dija se çfarë të kujtoja më parë nga ajo ditë e 22 marsit, 1993, mes plehrave të Tiranës... Dhe rual po deshe gjakftohtësinë. PIPI PAPA

Grabije dien për diell

Pardje paradreke arkëtarja e fr'goriferit në Shkodër merr rrugën nga frigoriferi për në bankë. Gjatë rrugës ajo sulmohet nga persona të ndryshëm duke iu grabitur mbi 7 milionë lekë. Megjithatë pritet konfirmimi zyrtar i këtij akti nga organet e rendit në Shkodër.

Shpallen dëshmorë të Atdheut

Në mes të entuziazmit, më 24 mars 1993, në qendër të Komunës së Cakranit u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së vendimeve të Këshillit të rrethit, të Fierit, për shpalljen dëshmorë të Atdheut të bijve të kësaj krahine, rënë gjatë luftës NÇL dhe gjatë luftës së vitit 1920, kundër pushtuesve, dhe bashkëpunëtorëve të tyre «Ballit Kombëtar» e Legalitetit, etj. Në këtë ceremoni merrnin pjesë veteranë të Luftës Nacionalçlirimtare dhe pensionistë, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, ish aktivistë të dalluar të Luftës Nacionalçlirimtare, këshilltarë, Kryepleq të fshatrave të komunës, të rinj e të reja, përfaqësues të partive politike, etj. Merrnin pjesë gjithashtu Kryetari i Këshillit të rrethit, Robert Bitri, Kryetari i Komitetit të Veteranëve të rrethit Halit Kacanolli, Kryetari i Partisë Socialiste të rrethit Petro Koçi, etj. Mbledhjen ceremoniale e hapi kryetari i komunës Vladimir Lamçe. Për kontributin që dha populli i zonës së Cakranit, në luftë kundër pushtuesve fashistë e nazistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre të tjerë «Ballit Kombëtar» e «Legalitetit» etj. për çlirimin e Atdheut, si dhe për qëndrimin që ai mban sot në zhvillimet demokratike të vendit, foli Kryetari i Këshillit të rrethit Robert Bitri. Mbledhjen e përshëndeti gjithashtu edhe kryetari i Komitetit të Veteranëve të rrethit, Halit Kacanolli. Nga mbledhja iu dërgua një peticion Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit Popullor dhe Kryeministrit, ku u kërkohej të mos shtrembërohej historia dhe të njihjej dita e 29 nëntorit të vitit 1944 si dita e çlirimit të Shqipërisë, të aprovohej sa më parë statusi i veteranëve të LANÇL dhe të çbllokohej pushteti lokal, në mënyrë që komuna të kryejë normalisht funksionet e saj.

SAMI YMERI NUK NJEH AS PARLAMENT, AS QEVERI, AS GJYKATE

Më datë 29.3.93, ditën e hënë, kur në Kuvend diskutohej ligji për të drejtat dhe liritë e njeriut, në bllokun Nr. 4 Lagjja 56 u bë një aksion nga pushteti i lagjes për të nxjerrë të Bashkisë së Tiranës. Në familjet e bllokut tonë kryetari i lagjes Sami Ymeri edhi me një grup njerëzish të shoqëruar edhe nga policia, një kapiten dhe një nëoficerë të policisë, dhe kërkoi pa asnjë sqarim lirimin e dhomave me matuta. Kur ju përmend se kjo çështje është në gjyq dhe se në gjyq e ka çuar vetë Bashkia ai tha që unë s'pyes as ligj, as Kuvend, as qeveri, për zbatoj vetëm urdhërin e Bashkisë. Për disa minuta u bashatuan dhomat nga suita e tij. Policët bënin shërbë të ç'ndodhte. Nuk dëgjuan fare që dokumentat e tij janë, por vepruan me shpejtësi se kishin shumë raste të tjera të tilla. Ka disa familje që janë të barabartë në numër me ne ose më pak, por nuk u prekën fare. P.sh. Rushen Golemi, që është rregulluar para 5-6 muaje. Rushenit kur ju përmend në Parlament dhe tha që nuk është e vërtetë, Po kështu Leon Kosta Këshilltari i Pjetër Arbnorit në Parlament ka 6 dhoma por nuk i është prekur asnjë gjë. Pas këtyre presim që zoti Sami Ymeri të na vijë të marrë edhe dokument. të cilat janë në gjendje pa e kanalizuar dhe që «ka mundësi modifikimi dhe banimi. Por sic duket ata duan që t'jua japin afër asistëve për magazina. Nga shumë banorë të bllokut, kryetarit të lagjes iu tha që veprimet të tilla janë antiligjore. Ai d'onte t'ia dinte fare. Ai na qen- ka vetë ligji. Nga një banore e lagjes 56 Blloku, 4

Në përkujtim të 2 prillit

Shoqata «2 Prillit» e Shkodrës, në vijim të aktiviteteve që kishte programuar gjatë këtyre ditëve në përkujtim të ngjarjeve të 2 prillit 1992, dhe organizoi disa veprimtari. Që në mëngjes u vunë kurora mbi gurin përkujtimor të vendosur në një anë të sheshit ku u zhvilluan ngjarjet dy vjet më parë. Një kurorë me lule këtu e vendosi dhe presidenti i republikës, z. Sali Berisha. Në orën 10, në sheshin para teatrit «Migjeni» u zhvillua një miting. Merrnin pjesë qindra qytetarë të Shkodrës. Në miting e mori fjalën edhe presidenti i republikës, z. Sali Berisha.