06/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 prill 1993

TIRANA ’93

- Viti i tretë që Tirana «administrohet» nga pushtetarët lokalë të PD-së. - 35 mijë vetë në asistencë presin t’i «gëzohen» së afërmi limjoshës prej 270 lekë në muaj. - Industria shkattërore sipas alternativës «demokratike», «do gjë në zero». Gjatë vitit 1992 prodhimi industrial ishte i barabartë vetëm me atë të një muaji të vitit 1990. - 5000-6000 apartamente banimi të pandërtuara këto tre vjetët e fundit. Zgjidhja e shtrëhimit do të bëhet duke shfrytëzuar në maksimum bodrumet dhe dhomat e «tepërta». - Tirana, nga Kryeqyteti më i gjelbëruar në Europë kthehet në më i shkreti dhe më i pisti. Numri i lypësarëve sa vjen e shtohet. - A do të kemi energji elektrike? Po ujë të pijshëm? A do të shkojmë më premitem? Të gjithë shesin, kush do të blejë? - Pushteti lokal vazhdon të jetë i bllokuar. «Vallja e Tiranës» në Bashki. Është paradoks, por është fakt, se në demokracinë e tipit përëndimor, nuk ka transparencë, nuk bëhen fare shifra e të dhëna ekonomike. Madje Kryetari i Bashkisë e fsheh statistikën nga struktura organizative si të «panevojshme». Prandaj, në këtë shkrim po përpiqemi të mbushim një pjesë të këtij boshllëku të madh. PAPUNËSIA Një nga arsyet pse humbën socialistët francezë në zgjedhjet legjislative jepet fakti se papunësia u ngrit 10 për qind. Në Shqipëri ajo ka arritur mbi 50 për qind dhe askush nuk lëshon karriken. Mbi 35 mijë vetë, (kuptohet pjesa më e madhe punëtorë) në Kryeqytet kanë dalë në asistencë e së shpejti i pret valë-valë e ashtuquajtura ndihmë ekonomike prej 270 lekë në muaj. Ç’mund të blejë qytetari shqiptar me 2.7 dollarë në muaj, kur çmimet i kanë kaluar ato të Zvicrës? Në Tiranë oxhaqet nuk nxjerrin tym. Nga-kjo anë ekologjia është e pastër. Gjatë gjithë vitit 1992 u prodhua aq sa prodhohej në një muaj të vitit 1990—Kombinati i Tekstileve kishte rreth 6100 punëtorë, sot ka në punë rreth 900. Kombinati «Misto Mame» nga 2200 po ndahet në një 10 pjesë me nga 50-60 punëtorë. Kombinati i autotraktorëve nga 3500 vetë ka 700-800 punëtorë. Ndërmarrja e veshjeve nga 2700-700, ajo artistike nga 3200 në 800 e kështu me radhë. Alliasit u duk edhe në TV se si u niveli në 0 në mars të vitit 1993! Këtyre u thonë reforma ekonomike! Tirana jepte mesatarisht 10 milionë dollarë mallra për eksport dhe merrte 30-40 milionë importe, tani asnjë cent. E nxjimi realitetin apo është i tillë? A do të «zbardhet» ai këtë vit? Deri tani nuk ka shenja. Në se ka alternativa konkrete. (Jo llafe) Qeveria e Bashkisë le t’i hedhin për zbatim, të mos mbajnë rezerva. STREHIMI Edhe po të ecë thjesht me ritmet e vetëve të fundit gjatë këtyre 3 vjetëve do të ndërtoheshin 5000-6000 apartamente banimi, pra të ngrihej një qytet i ri prej 25-30 mijë banorësh. Këto do të kishin zbuluar mijëra kërkesat e shumta për banesa dhe zgjidhur përfundimisht ato më të ngutëshmet: për ata që s’kanë shtëpi, për të përndjekurit politikë, për të sëmurët, të transferuarit etj. Tregu i lirë i konceptuar nga «ekonomistët» e PD e çoi çmi- min e një tulle apo një tjegulle në nivele jo 10 por 30 herë më të lartë. Pas kësaj mund të merret me mend se kush do të jetë në gjendje të ndërtojë në Shqipëri, dhe sa do të vijë kostoja një apartamenti banimi. Ndërkohë, që kerret e PD-së po i zgjidhin problemet e tyre, populli vazhdon të mbetet jashtë. Në pritje të ndërtimit të vilave Qeveria dhe veçanërisht Bashkia po vë në zbatim variantin Nr. 2 të zgjidhjes të kërkesave për strehim: shfrytëzimin në maksimum të çdo bodrumi apo dhome të «tepërt». Ishte një shou televiziv guri «themelëtar» që vendosi në prag të vitit të Ri Kryeministri Meksi për të ndërtuar 650 apartamente banimi. Ende pa dalë ligji i «zot» i truallit i a shkul i e hodhi tej. Po kur të miratohen ligji ka rrezik t’i shkulim edhe vetë selinë e Kryeministrisë sepse edhe ajo, me siguri do të ketë ndonjë «zot». E, ndërsa qeveritarët nuk kanë zgjidhur ende çështjen e «zotave» populli pret zgjidhjet nga... Zoti i vërtetë! PASTRIMI, GJELBËRIMI Të gjithë e dinë se aty nga (Vijon në faqen 3)

Kryetari i rendit këshillon: blini një çiftel!

Gjuetia e makinave është bërë problem shqetësues në Sarandë. Hajdutët nuk kanë frikë të futen edhe në oborret e shtëpive e të zhvathin makinat. Nuk bëhet fjalë për disa vend parkingje publike apo ndonjë garazh të aneksuar ku «vizitojnë» e zhvathësve janë më të shpeshta. Ç’bën policia e rendit? Është një kërkesë e ligjshme e qytetarëve për më shumë siguri. Ata kërkojnë qetësi dhe garanci për mbrojtjen e pronës që më shumë e kanë vënë më të ardhurat e punës në emigracion. Dega e rendit duket se noton në mjegullën e pasivitetit, por edhe në dilemen që e bën evidente tërheqjen, presionet mbështetja e krimit me sa duket edhe brënda organit nga individë të veçantë. Nuk ma merrte mendja se mund të më vidhnin - tregon qytetari L.P. një shofer i vjetër dhe i nderuar i parkut të Sarandës. U drejtoja kryetarit të degës së rendit dhe i kërkova ndihmën e policisë për kapjen e hajdutëve. Si është e mundur i thashë. Saranda është mbushur me policë ndërsa hajdutët veprojnë si pa të keq! Po të isha i armatosur nuk do të kërkoja ndihmën tuaj. Na jepni armët. Në të kundërt na i ktheni ato të vetmbrohemi. Ti e di, ligji nuk e lejon një gjë të tillë, më tha kryetari. Mund të blini një çiftë. Unë nuk blej asgjë i ishte përgjigjur qytetari. S’mund të bëjë vetgjyqësi. Dhe i tregoi këtë ndodhi, një personalitet politik foli në një miting para popullit kohë më parë. Një plak nga Nivicë vetëm e dëgjonte e nuk duartrokiste si të tjerët. Dikush e pyeti, pse qëndron i heshtur dhe ai i ishte përgjigjur. E pse të duartrokas? Këta erdhën dhe do ikin. Ne do të mbetemi këtu. E pra zoti kryetar i rendit, i ardhur (ose i dërguar) nga Shijaku për të stabilizuar rendin në Sarandë, duhet ta kuptoj se Sarandiotët do të mbeten këtu dhe jo njëjaks më njëri tjetrin për kriminalet e hajdutët të veprojnë ligji të veprojnë organet e ngarkuara. PANAJOT ZOTO

Takim përkujtimor me rastin e 50 vjetorit të demonstratës antifashiste të gruas në qytetin e Korçës

Ditën e shtunë kryesia e veteranëve të LANÇL të qytetit të Korçës dhe kryesia e forumit të gruas socialiste të rrethit organizuan një takim përkujtimor me rastin e 50 vjetorit të demonstratës antifashiste të gruas korçare. Takimin e çeli kryetarja e forumit të gruas socialiste Drita Kodrali. Fjalën e rastit e mbajti veteranja Shkëndije Kamberi. Demonstrata e grave të qytetit të Korçës tha mes të tjerash ajo ishte një protestë masive kundër pushtuesve italianë të cilët kërkonin të internonin 123 të burgosur politikë. Gratë korçare në mëngjesin e 4 prillit u grumbulluan aty në sheshin e Mitropolisë dhe prej këtu me thirrjet «Poshtë fashizmi, liri[o?] dj[e?]mët, burrat, vajzat tona shpëtoni nga vendi ynë» etj., si dhe me këngën «Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë...» u drejtuan për tek Lulishtari Kombëtar. Ata kaluan para godinës së prefekturës e pastaj para bashkisë duke kërkuar të dilte kryetari i bashkisë. Fashistët për të shpërndarë demonstratën përdorën armë zjarri dhe filluan arrestimet. Nga përleshjet pati ndër sho[q?] plagosje. Demonstrata u tregoi pushtuesve fashistë forcën e grave shqiptare kundër veprimeve të tyre terroriste. Ajo shërbeu për shtimin e radhëve të lëvizjes nacionalçlirimtare dhe erdhe me shoqe. Në takim pastaj e morën fjalën ish pjesëmarrës në demonstratë dhe shoqe të tjera. Përveç kujtimeve që ato sollën u theksua domosdoshmëria e përpjekjes së frymës atdhetare tek e rinjtë e të rejat. Kurrësesi theksuan ato me zërin e protestës nuk duhet mohuar Lufta nacionalçlirimtare, dita e çlirimit të atdheut, gjaku i dëshmorëve. Kurrësesi në Korçën e traditave atdhetare nuk duhet harruar aq më tepër mohuar gjaku i Heronj të popullit Koçi Bako, i dëshmorëve Midhi Kostani e Kiço Greco, i 59 të vrarëve në demonstratën e madhe të 9 shtatorit 1943 e qindra të tjerëve. Është e pafalshme që në një qytet si Korça të demtohen simbolet e Luftës nacionalçlirimtare. Për të gjitha këto si dhe për vënësën në miratimin e statusit të veteranit nga mbledhja ju dërgua një peticion, Presidentit të Republikës, kryeministrit dhe kryesisë së kuvendit popullor. Gratë pjesëmarrëse në takim i përshëndeti kryetari i PS të rrethit të Korçës Kostaq Duka. Korresp. i «Zërit të popullit»

Vazhdon aksioni i heqjes së telefonëve

Këto ditë Berati pati radhën e aksionit të heqjes së telefonëve. Urdhëri është i Degës së Rendit e i SHIK-ut. Si zakonisht aksioni filloi nga socialistët. Ndër të parët telefoni i u pre ish kryeredaktorit të gazetës «Kushtrimi» dhe bashkëpunëtorit të «Zërit të Popullit», Hylli Polovina, Protestat e kryetari i Bashkisë, në PTT, te Këshilli i rrethit, he një komision që emërohet wi heqjes së telef[o?]nëve» nuk dhanë asnjë rezultat. Pa telefon një njeri e një shtëpi mund të rrijë, me mijëra janë ata që s’kanë. Por ky aksion prapa krahëve nuk është as shenjë zhvillimi e as demokracie, sepse, telefonat u hiqen njerëzisht disave e u jepen besnikëve të PD. Ky është aksion kombëtar dhe së shpejti pritet në çdo rreth. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Miting sindikalist në Berat

Gëto ditë në sheshin para stadiumit «Tomorri» në Berat këshilli sindikal i konfederatës zhvilloi një miting paqësor. Morën pjesë mbi 2000 punonjës dhe qytetarë të Beratit. Mitingun e hapi Ibrahim Çjapi kryetar i këshillit sindikal të konfederatës. Fjalën e rastit e mbajti Kristaq Pepa sekretar i këtij këshilli. Presidenti Kastriot Muço kryetar i konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Tasi Proko, kryetar i konfederatës sindikale të Fierit. Resmije Lenja, kryetare e konfederatës së kombinatit të tekstileve. Feim Ruka në emër të punonjësve në asistencë, Naxmi Hazizi, në emër të pensionistëve si dhe Zylyftar Kermita në emër të sindikalistëve të bujqësisë. Korresp. i «Zërit të popullit» Berat

Ku ta marrim informacionin?

- Kërkesë urgjente - një TV i Pavarur - Ajo për çka qenë të etur shqiptarët në prag të zhvillimeve demokratike, padyshim ishte plotësimi i nevojës për informacion, dëshira për njohjen reale të situatave në vend dhe në botë. Lindi një shpresë kur RTV në periudhën shkurt 1991 deri në 22 mars 1992 u hap për pasqyrime reale të ngjarjeve. Ishte koha kur ora e lajmeve bashkatiste shehshet dhe rriste numrin e teleshi[kuesve]. Por, shumë shpejt luftërat e informimit të lirë harruan, ose jo, nuk harruan, por... Një shifër e dhënë me gjysmë... zëri nga testimi i euro-barometrit. Më shumë se gjysma e të intervistuesve s’kanë besim tek TV. Me bindje të plotë them se një Shqipëri e plotësuar në zyrat ku paguhet taksa e TV do të jepte shifër shumë më të lartë. Përse ndodh ky transformimi regresiv çdo-kush e ka të qartë. Por, pushtetarët tanë dhe ata që u shërbejnë në TV kanë harruar se gënjeshtra dhe mashtrimi kanë jetë të shkurtër, kurse për karrierën e shpirtit të tyre tiparet më të urryerat. Që tani (vërtet shumë shpejt) shqiptarët janë etur për një RTV informativ dhe jo për autoparlant të PD, i cili ka fituar për meritë të larta partiake emrin RTVPD. Në siglën e «reformës» hoqi 30 punonjës jo konformistë e futi 40 besnikë të partisë. Në situatën kës-fillin ndjek politikën e diferencimit politik që shumë shpejt do të jetë lënda e parë për filmin televiziv «Diferenciada». Procesin e nxit vetë TV «Bugupaj» and Tropoja që janë të patrembur dhe kosenkuentë për t’u shërbyer zotërinjve të vet. Presidenti, parlamenti, partitë politike duhet sa më parë të hapin rrugë zgjedhjes së kërkesës për informimin e pavarur, real. Kjo është plotësimi i angazhimit që Shqipëria ka kundrejt të drejtave të njeriut.

Sesion i parë shkencor për kapedan Zylyftar Podën

Ditën e hënë, më 5 prill në sallën e Pallatit të Kulturës në Tiranë, Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇL të Popullit Shqiptar dhe Shoqata e Historianëve të Shqipërisë organizuan një sesion shkencor e jubilar kushtuar emrit dhe veprës së atdhetarit të shquar Zylyftar Poda. Ditën e hënë, më 5 prill në sallën e Pallatit të Kulturës në Tiranë, Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇL të Popullit Shqiptar dhe Shoqata e Historianëve të Shqipërisë organizuan një sesion shkencor e jubilar kushtuar emrit dhe veprës së atdhetarit të shquar Zylyftar Poda, pjesëmarrës aktiv e kapedan i njohur i lëvizjeve popullore antiosmane të gjysmës së parë të shekullit të 19, me rastin e 225 vjetorit të lindjes së tij. Lëvizjet e popullit shqiptar në atë kohë, veprimtaria e figurave të tij të shquara atdhetare, sikurse qenë Zylyftar Poda, Rrapo Hekali, Zenel Gjoleka e të tjerë, ishin pjesë e pandarë e lëvizjeve çlirimtare antiosmane në Ballkan, të cilat shpunë në krijimin e shteteve të pavarur në gadishullit tonë. Lëvizjet në Shqipëri, për nga përmasat dhe intensiteti, zunë një vend të denjë midis lëvizjeve antiosmane të kësaj periudhe, pavarësisht se rrethanat e brendshme dhe ato ndërkombëtare vonuan realizimin e aspiratave, të vullnetit dhe të drejtave të ligjshme të popullit shqiptar për pavarësi, de facto krijuar në të njëjtën kohë prej më së parë kurorëzimin e tyre me fitore më 28 nëntor 1912. «Iniciativa e përbashkët e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ, dhe e Shoqatës së Historianëve të Shqipërisë për organizimin e këtij sesioni është e natyrshme, tha fjalën e hyrjes Prof. Dr. Xhemil Frashëri. «Shoqata e Historianëve ka në programin e saj njohjen më të thellë dhe propagandimin e ngjarjeve dhe të personaliteteve historike atdhetare të vendit tonë që nga lashtësia deri në kohën e sotme. Organizata e Veteranëve të LANÇ synon mbi të gjitha të propagandojë këto luftëra, në të cilën veteranët lënë pjesëmarrës aktivë vendin dhe rolin e saj në aktivitete të tilla. Por, LANÇ historinë e popullit tonë. Por, LANÇ historinë e popullit tonë, për LANÇ të jetë e dhe veprën e Zylyftar Podës. Historia atdhetare tonë përbën një apel të pëhershëm për përkushtim ndaj popullit e vendit. Dhe populli ynë sot ka nevojë si rrallë ndonjëherë tjetër që të evokojë të kaluarën, për të marrë prej saj forcë, besim, guxim dhe frymëzim për t’i shërbyer atdheut, duke vënë interesat e tij mbi çdo interes të ngushtë partiak dhe mbi çdo qëllim ideologjik e krahinor. Sepse sot ai ndodhet përpara sfidash dhe rreziqesh të mëdha, të cilat duhet t’i përballojë me nder dhe t’i kapërcejë triumfalisht.» Këto ishin disa nga temat e dhëna e të vlerësuara atdhetare shqiptare të së kaluarës. Ajo pati në buvimin historik të saj. Prandaj në mënyrë të natyrshme u frymëzua prej tyre dhe i propagandoi ato si mjete që do të ndihmonin dhe mobilizimin e të gjithë popullit shqiptar pa dallim klase, ideologjie, besimi fetar, krahinash në lutje për realizimin e aspiratave të zjarrta dhe të përhershme atdhetare të popullit për pavarësi. Për këtë arsye ajo ka popullarizuar dhe do të popullarizojë edhe në të ardhmen ngjarjet historike pararedhëse dhe personalitetet atdhetare, mbarë popullin të lidhur me këto». Në sesion referuan disa autorë, e studiues, Poeti veteran Luan Qafëzezi referoi «Familja Poda roli i saj në lëvizjet çlirimtare». Dr. Stavri Naci referoi kumtesën «Kontributi i Zylyftar Podës në pashallëkun e Ali Pashë Tepelenës dhe në kryengritjet e viteve ’20 të shekullit 19». Dr. Petrika Thengjilli kumtoi «Zylyftar Poda-një nga organizatorët e kryengritjeve të viteve 1830-1835». Ndërsa studiuesja e re Jovana Dilo referoi kumtesën «Figura e Zylyftar Podës në tregimet popullore». Kumtesat u ndoqën me shumë interes nga të pranishmit sepse në to transometohej mesazhi i fuqishëm atdhetar i veprës legjendare të kapedan Zylyftar Podës. Historia e atdheut tonë përbën një apel të përhershëm dhe t’i kapërcejë triumfalisht. Korresp. i «Zërit të popullit»

NJE NIS ME E MBARE ...

Para disa ditësh në një nga mjediset e KD të PS Mirditë, në mjedis e klubit të pavarur të PD, të këtij rrethi u zhvillua një takim me përfaqësues të KD të PS. Baza e këtij takimi ishte shkëmbimi i lirë i mendimeve për çështjet aktuale politike, ekonomike dhe sociale që po kalon vendi dhe Mirdita. Duke iu referuar zhvillimeve të sotme, u theksua se kriza totale që ka përfshirë tërë vendin me ndikimin e saj ndjehet më e dhimbshme në Mirditë. Paralizimi i jetës ekonomike në të gjithë sektorët, administrimi i pasurisë nga një grup njerëzish në qeveri, papunësia dhe asistenca masive mos zbatimi i ligjit për tokën, mungesa e emigracionit të organizuar, kontradiktat që vërehen në rreth midis pushtetit lokal të komunave, këshillit të rrethit dhe asaj qëndrore. Mungesa e tërheqjes së mendimit të kualifikuar të mendimit intelektual etj ishin disa nga problemet që u diskutuan për të cilat pjesëmarrësit shprehën mendimet e tyre. U theksua se Partia nuk duhet të ndahem nga njerëz të tjerë kur bie puna për Mirditën dhe hallet e saj. Kjo duhet të jetë dhe pika e takimit midis tyre për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të përcaktuar zgjidhjet perspektive. Mirditorët më 22 mars votuan për pavarësinë sociale dhe jo për luftën e re të klasave, për zhvillimin e ekonomisë dhe jo për centralizimin e saj, për rritjen e mirëqenies dhe jo për asistencën e varfërinë. Është detyra e Partive, pushtetit, përfaqësuesve, në parlament që ta ngrejnë zërin me forcë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve të Mirditës. Nuk është se nuk e njeh Mirditën, por ajo nuk do ta njohë. Qeveria e ka lënë pas dore atë Nuk ka krahi më të varfër se Mirdita. Në heshtim dhe këtë e shfrytëzon qeveria, Për Mirditën duhet të punojmë më shumë. Ne nuk duhet të kemi kufi frikë, ne kemi popullin me vete, ai na mbështet. Për problemet e caktuara u ranë në indinë e konsensusit e bashkëpunimit. Takimi ishte konstruktiv dhe u karakterizua nga fryma e shqetësimit qytetar për fatin e zhvillimeve të mëtejshme në Mirditë. Redaktuesi i PS Mirditë

NJË NIS ME E MBARE...