- Makiaz̧h i rëndë në fytyrën e qeverisë Meksi -
Këto ditë opinioni publik u njoh me dekretin e presidentit për disa ndryshime në përbërjen e ekipit qeveritar të kryesuar nga zoti Meksi. Ky dekret shkaktoi vetëm pas një muaji, kur Partia Socialiste, duke parë dështimet e reformës të projektuar nga PD-ja në të gjitha aspektet e saj, duke parë krizën e rëndë social ekonomike që ka mbërthyer vendin dhe vështirësitë për ta kapërcyer atë nga punonjësit e qytetit dhe të fshatit. Kërkoi dorëheqjen e qeverisë. Kërkesa e asaj krejt e përligjur dhe brenda normave kushtetuese u anatemua si një veprim antikombëtar, destabilizues e antidemokratike. Natyrisht, Partia Socialiste duke shtruar problemin e dorëheqjes së qeverisë, kërkonte dhe kërkon që pas kthesës së 22 marsit, në Shqipëri punët të administroheshin në mirë, të gjallërohej ekonomia, të vendosej rendi e qetësia, të fillonin investimet masive të huaja e mbi të gjitha të kthehet perspektivë për të ardhmen. Në fushatën e para 22 marsit premtimet në këto aspekte rëndë lumë. Por vetëm një vit qeverisje e ekipit të PD-së vërtetuan thënien e njohur se më lehtë është ta marrësh pushtetin sesa ta mbash atë.
Kjo krizë qeverisëje e PD-së nuk ishte një imagjinatë e sëmuar e disa kokave apo qarqeve të Partisë Socialiste, por një kërkesë që po bëhej gjithnjë e më masive, sidomos nga ato që vuajnë mbi kurrizin e tyre vështirësitë e krizës. Çfarë nuk u tha gjatë kësaj muaji të fundit sidomos ashtu si që nga 22 marsi i kaluar, për ta paraqitur qeverinë Meksi me ngjyra të trëndafilta, me specialistë të zotë e të përkushtuar, me atdhetarë të flaktë që përgjehonë vetëm për mbarëvajtjen e punëve e të demokracisë. Dhe ja krejt papritmas erdhi ky dekret i presidentit.
Le të përpiqemi të zbërthejmë pak shqetësimet që janë grumbulluar në parapagënet e PD-së për të bërë këto ndryshime që më shumë sesa dëshirë, janë imponuara nga një sërë rrethanash. Zoti Bashkim Kopliku i paraqitur si njeriu që me një të rënë të shkopit rivendosi rendin në Shqipëri, i vetëshpallur gjysëm jurist pa ngrohur ende karriken e ministrit, detyrohet të lërë dikasterin e re-
ME DORËHEQJE TË QEVERISË NE KUPTOJMË NDRYSHIMIN E QEVERISË NGA PD
- Kryetari i PSSH, FATOS NANO, i përgjigjet gazetarit të «Zërit të Popullit» për ndryshimet e bëra në kabinetin MEKSI -
Kërkesa e Partisë Socialiste të Shqipërisë për dorëheqjen e qeverisë ka qenë dhe mbetet interpretim i shqetësimit të shumicës së njerëzve në qytet e në fshat, për angazhime dhe programe konkrete të shtetit ndaj shtetasve të vet, për zgjidhjen e problemeve të punësimit, të pronësimit, të mbrojtjes sociale, të riaktivizimit të prodhimit dhe të reformave të vërteta të ekonomisë së tregut dhe të shtetit ligjor. Ajo pra, nuk është bërë as nga pozita destruktive, as karrieriste, sepse problemet e mësipërme të qeverisjes së vendit në tranzicion kanë rëndësi kombëtare dhe bipartiake.
Prandaj, ne dorëheqje të qeverisë, ne kemi kuptuar dhe kuptojmë ndryshimin e kursit, të mënyrës së sotme të qeverisjes nga PD-ja, të karakterizuar përgjithësisht nga neomonizmi, nga veprimet anakronike të bllokimit të pushtetit lokal, të spastrimeve politike në emër të «reformës», restaurimit të situatave politike dhe social-ekonomike të paramarçit etj.
Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që qeverisja e vendit të orientohet nga e ardhmja, nga qytetërimi i sotëm europian e më gjerë. Kjo nuk mund të arrihet me «arnime» të kabinetit aktual, por me ndryshime themelore të kursit, që i largojnë tensionet revanshi-
KOLAPS QEVERITAR
ndit publik për t’u marrë vetëm si zëvendëskryeministër në mbarëvajtjen e reformës ekonomike, siç u shpall. Të kishim të bënim me ndonjë ekonomist të zot apo jurist të formuar që ka dhënë mësime për probleme të politikës ekonomike, kjo lëvizje edhe mund të justifikohej. Por gjykojmë se lëvizja e z. Kopliku është imponuar nga rrethana të tjera. Jo vetëm që rendi, qetësia e siguria e qytetarëve nuk u rivendos gjatë këtyre 13 muajve të qeverisjes së PD-së, por sot e gjithë ditën njerëzit po vriten, prona po vidhet dhe për më tepër ai mban përgjegjësi për dy deklarata që nuk i shkojnë për shtat jo më një politikani e qeveritari të rangjeve të larta të bë-ë para disa muajve në Maqedoni dhe tjetra tani në fund në Greqi. Politikan nuk bëhesh dot me dekret. Arti i qeverisjes është ndër më të vështirët. Mund të jesh inxhinier elektronik i zoti, mund të jesh edhe drejtues i një partie politike, por qeveritar nuk bëhesh dot. Zoti Kopliku me këtë largim nga detyra e ministrit, për të qeveri- (Vijon në faqen 4)
ME DORËHEQJE TË QEVERISË NE KUPTOJMË NDRYSHIMIN E QEVERISË NGA PD
ste dhe barësit e tyre ekstremiste nga ushtrimi i pushtetit për interesa të një pakice. Ndryshimet e bëra nuk flasin ende për këtë që njerëzit mbeten në pritje për shembull, nëse zgjidhja e problemeve të pronës, të kompensimit të ish-pronarëve e të kthimit të të drejtave të tyre, apo të luftës kundër krimit etj., do të vazhdojë të pengohet e zvarritet si deri më sot nga qeveritarët «e rinj» që ngarkuan me këto detyra?
Unë e kuptoj se përgjegjësia dhe barra e pushtetit të bën si rregull, më të moderuar sepse të detyron të respektosh interesa dhe grupe më të gjera shoqërore, por nuk e di a do të ndodhë kjo në ministrat e rinj, siç ka ndodhur me ndonjë nga ata që largohen.
Uroj që kjo rindarje postesh në qeveri të shërbejë si refleks i luftës për pushtet apo kompromis grupimesh të njohura ekstremiste, ruajtur në gjirin e vetë PD-së. Uroj gjithashtu që Presidenti Berisha të mos bëjë lëshime të kësaj natyre, por të ndihmojë qeverisjen që më mirë vendin dhe të shmangë pozita bipartiake.
Tiranë,
Populli i Durrësit përkujton rezistencën e 7 prillit
Dje ishte 7 Prilli, dita e parë e rezistencës antifashiste që populli shqiptar, 54 vjet më parë, organizoi rezistencën ndaj pushtimit fashist. Në kuadrin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme epoke në historinë e popullit shqiptar, komiteti ...
Çfarë bëre për mua fshatar e zonës malore?
- Vazhdim i një replike të ndërprerë -
Në seancën e pyetjeve me Ministrin e Bujqësisë dhe të Ushqimit, kisha bërë dy pyetje;
1. Politika bujqësore e deritanishme çfarë ka bërë për të përkrahur zonat me pak tokë e kushtet vështira siç janë ato të Gramshit, Librazhdit, Pukës, Mirditës, Kukësit e zona të tjera malore?
2. Çfarë politike mbrojtëse nga konkurenca e jashtme është menduar për bujqit?
U përpoqa të replikoja brenda kohës së caktuar nga rregullorja por hallet e mëdha s’thuhen as me një natë dimri e jo më apo dy minuta. Prandaj po e vazhdoj replikin...
Në fillim desha të bëj një «marëveshje» me zotin Uka. Të flas jo si deputet, por si një fshatar i rretheve malore e të varfëra, që ka votuar për partinë tënde, pra edhe për qeverinë tënde si një fshatar nga Bardhoci e Shishtaveci, nga Lenja e nga Dedaj i Shkrelit, nga Iballa a nga Berisha, nga Dërjani a nga Lura... Unë votova, për ty, sepse premtimet ishin shpresëdhënëse. Po tani?!
- Më premtoave asfalt s’kam as autobus, as ambulancë. Qeveria la- dërhohet me makinat private. Mirëbën se «ka harxhuar» shumë për t’i blerë ato.
A janë këtu si unë të gjithë? Jo nuk janë. Unë jam fshatar dhe e di se jo vetëm një fshatar në Nikël ka marrë 1 apo 2 milionë lekë nga shitja e bostanit, siç e dëgjova në TV por edhe dhjetra e dhjetra të tjerë si ai. Por di edhe këtë; t’i nuk je ministër vetëm i atyre që mbjellin bostan por je edhe ministër im, që mbjell patate, jo vetëm i atyre që kanë votuar për ty, por je edhe qeveria e atyre që kanë votuar kundra. Je qeveri edhe për një fshatar të Kukësit, Pukës, Tropojës, Gramshit, Shpatit, Hasit, Malësisë së Madhe etj., etj., Po të kujtoj disa fakte;
1. Zona e Shishtavecit; Ka 6000 tonë patate, ose 80 milionë lekë të bllokuara. Vetëm nga bllokimi i patates çdo banor-i këtij rajoni humbet 3600 lekë të reja (për frymë). Ju mund të thoni se s’ke c’bëjmë. Greqia na i fal patatet. Edhe këtë e kuptoj, sepse i jam fshatar.
2. Zonat e tjera malore ...
Pista, Arrëni, Nimë, Zapodi, Tejdina, Vila, Verrija, Bari, shumë të tjera. Në rast se do t’i mbrojtur «çdo fshatar ka mjerim. Shumë toka janë rilindore u zënë nga dhjetra e dhjetra etj.
Po kështu në Pukë ...
3. Sipër pëllogaritjeve ... Për 1000 hektarë për m3, ndërkohë që më parë ka qenë 0,007, os 500 deri 1000 herë më e lirë. Duhet patjetër të subvencionohet ujitja nga shteti për ndryshe këto zona do të rrënohen totalisht.
4. Shumë fshatarë kërcejnë nga ish pronarët se do të shkojnë me shtëpitë, si në Kaçinar të Mirditës në Domje të Tiranës e në disa fshatra të tjera. Çfarë do të bëjmë me ta?
Edhe këto pak gjëra desha
nga Iballa a nga Berisha, nga Derjani shpresëdhënëse. Po tani?!
- Më premtoje 7 lloje bukësh, nuk kam të sigurtë, ose e marr veresije me listë dhe bukën e zezë.
- Më premtoje bujqësi evropiane, s’kam me se ta tërheq parmendën, s’kam me se të vadis arën, s’kam me se të blej DAP-in (plehun e famshëm), s’kam ku të gjej farën.
- Më premtoje telefon, as telegrami i vdekjes nuk më arrin në fshat.
- Më premtoje bukë e varfëri, e vetë (teksti i prerë) banor i këtyre zonave he thoni se s’keni ç’bëjmë. Greqia na i fal patatet. Edhe këtë e kuptoj se jam fshatar dhe «kalit të falur nuk i numërohen dhëmbët». Por a nuk mund të gjendet diku 100 makina që për dhjetë ditë të sillnin gjithë patatet e grumbulluara në qytete?! Me siguri, që mund ta bënit këtë, por pse nuk e bëtë, ju e dini.
2. Ka fshatra në Kukës me më pak se 500 m2 tokë për frymë, si Spahati, Hasit, Malësisë së Madhe etj., Po të kujtoj disa fakte; ndryshe këto zona do të rrënoheshin t’u shembet e në mjaft fshatra të tjerë. Çfarë do të bëhet me ta?
Edhe këto pak gjëra desha t’jua zotëri ministër, në replika ndërprerë. Meqë dikujt i është ngjelluan si poezi, më thoni ju bashkëfshatarë, a ka poezi të halle dhe jetoni?! Unë shoh vetëm dramën tuaj.
NAMIK DOKLE
deputet
Tëzisten e 7 Prillit
Dje ishte 7 Prilli, dita e parë e rezistencës antifashiste që populli shqiptar, 54 vjet më parë, organizoi rezistencën ndaj pushtimit fashist.
Tëzisten të rëndësishme epoke në historinë e popullit shqiptar, komiteti i veteranëve të rrethit, shoqata për të rënët e kombit dhe komiteti drejtues i Partisë Socialiste organizuan një miting përkujtimor pranë bustit së Mujo Ulqinakut, atje ku 54 vjet më parë ky bir i shquar i popullit u vuri gjoksin hordhive fashiste me vetëdije e ndërgjegje prej atdhetari e patrioti ndonse i tradhëtuar nga mbreti Zog. Me këtë rast nënkryetari i komitetit të veteranëve shoku Muharrem Shabani, hapi mitingun, ndërsa fjalën e rastit e mbajti kryetari i shoqatës për të rënët e kombit, shoku Kurt Zepi. Në fjalën e tij folësi evokoi atë moment të rëndësishëm historik të patriotizmit’n e lartë deri në sakrifikim të Heronj të Popullit Mujo Ulqinaku, duke e konsideruar 7 Prillin si prologu i lavdishëm i fillimit të lëvizjes antifashiste Nacionalçlirimtare, që do të mbyste një epilog tjetër të lavdishëm, më 29 Nëntorin e vitit 1944. Po ashtu folësi theksoi se ndonëse forca të caktuara politike përtpiqen të falsifikojnë historinë, datat, ngjarjet, ato asnjëherë s’mund të shlyejnë dhe të fshijnë nga mendja e popullit, nga faqet e historisë ngjarje të tilla epoke, siç është 7 Prillit.
Në miting morën pjesë fëmijët e Mujo Ulqinakut, Hamit e Rukie Ulqinaku, bashkëluftëtari i Mujo Ulqinakut, Abdyl Uruçi, veteranë të luftës antifashiste, qytetarë të Durrësit, të rinj e të reja. Merrnin pjesë gjithashtu deputetë të Partisë Socialiste, Bashdhyl Agasi e Miri Hoti. Me këtë rast pranë bustit të Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku u vendosën kurora me lule dhe u bënë vizita në familjen e Mujo Ulqinakut.
Ndërsa 7 Prilli është një ngjarje e rëndësishme në historinë e popullit, televizori ynë shtetëror që nga një përkujtim i kësaj date nuk transmetoi kurgjë, duke lënë në heshtje atë.
Korresp. i «Zërit të popullit»
FORCAT E ERRESIRES RIVRASIN VOJO KUSHIN
Në sheshin para Institutit të Kulturës Fizike në Tiranë, ka qenë i vendosur një bust i heroit të Popullit Vojo Kushi.
Themi ka qenë se tani ai nuk është më. Pak rëndësi ka nëse e kanë hequr natën apo ditën. Me siguri dihet se kjo është, bërë nga forcat e errësirës, është bërë nga ato duar e shpirtëra të ndyra, që kanë përdorur qindra lapidarë në gjithë Shqipërinë.
S’ka njeri ndër shqiptarët që nuk e njeh veprën e Tarzanit, veprën e Vojo Kushit legjendar, komandantit të njësiteteve guerile të Tiranës tmerrin e pushtuesve. Vetëm një Mic Sokol si ai i vuri gjoksin topit. Mund ta bëjë vetëm një Selam Musa...
Është e vërtetë se monumentet nuk mund t’i ruash dot me policë. Forcat e errësirës e di se kanë bërë. Ajo që s’dinë e që s’mund ta kuptojnë kurrë ata, është se figurat e mëdha të historisë s’i zhduk dot monumentin e bustin në zemrën e të gjithë popullit shqiptar. (teksti i paqartë)
Shpërndahen dëshmi të reja të familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të LANÇL
Më 3 prill 1993 Komiteti i Veteranëve të LANÇL të Tiranës organizoi në një nga sallat pranë selisë së tij një mbledhje për përcaktimin e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të qytetit e fshatit.
Mbledhjen e hapi kryetari i këtij komiteti shoku Ismail Causi, i cili ndër të tjera foli për rëndësinë organizative e politike të fushatës të shpërndarjes së këtij dokumenti në të gjithë vendin, që bëhet në zbatim të vendimeve të konferencës së fundit kombëtare të organizatës dhe në përputhje me statusin e saj. Me këtë dëshmi korrigjohet dhe një farë sektarizmi që ishte vërejtur gjatë periudhës së diktaturës moniste, kur për shkak të teorisë famëkeqe të luftës së klasave ishte kufizuar në një farë mase njohja si veteran i çdo pjesëmarrësi aktiv në LANÇL, si dhe ajo si dëshmor mjaft patriotëve të vrarë nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre që ishin [vijon në faqen 2].
MESAZHE TË QARTA E REALISTE
(Takime të deputetëve socialistë me banorë të zonave malore)
Në Gjinarin e bukur malor të Elbasanit e shtunë, datë 3 prill, u zhvillua një takim i deputetëve Servet Pëllumbi dhe Ilir Meta me banorë të fshatrave të zonës së Shpatit (Elbasan).
Një takim pesëmarjë të gjërë, sidomos nga të rinjtë, kishin ardhur edhe nga komunat e Zavalinës e Shushicës.
Kryetari i Komunës me qendër në Gjinar informoi deputetët për vështirësitë e shumta ekonomike që po përballojnë banorët e këtyre fshatrave të zhytur në borxhe për bukën e gojës. Askush nuk po vret mendjen, – theksoi ai o diskutantët të tjerë, se si do të integrohen në ekonominë e tregut zonat e thella malore si kjo e Shpatit, Edhe më parë ne na kanë parë si të «njerrkës» dhe nuk kemi trajtuar si zonat verilindore. Nuk po trajtohemi më mirë as sot.
Banorët e këtyre zonave, ashtu si kudo në vendin tonë, tha në fjalën e tij deputeti Servet Pëllumbi, menduan se zgjedhjet e 26 korrikut, si zgjedhjet e para të lira për pushtetin lokal, do t’i hapnin rrugën një vetëqeverisjeje lokale me të vërtetë demokratike. Por realisht nuk po ndodh kështu. Me marrjen e kompetencave të tij nga pushteti qendror, përmes krijimit të drejtoreve të arsimit, të bujqësisë, shëndetësisë, fryrjes së aparateve [vijon në faqen 3]
Kryeministri grek Micotaqis në Beograd
Siç njofton ATSH, që u referohet agjencive të huaja të lajmeve, ditët e fundit bëri një vizitë në Beograd kryeministri i Greqisë Konstantin Micotaqis.
Sipas njoftimeve, Micotaqis ka patur takime dhe ka zhvilluar bisedime me presidentin serb Slobodan Milosheviç dhe presidentin e të ashtuquajturës Jugosllavi Dobrica Qosiç dhe me presidentin e republikës së vetëshpallur të serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç.
Korresp. i «Zërit të popullit»
NE KUVENDIN POPULLOR
Projekt për lehtësimin
Projekt për lehtësimin e varfërisë në zonat rurale
Të martën mbasditë Kuvendi në seancë plenare ratifikoi «Marrëveshjen për dhënien e kredisë për zhvillimin ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqatës për zhvillimin ndërkombëtar».
Sipas kësaj marrëveshje parashikohen një marrje kredie prej 2.4 milionë dollarë nga IDA që është një institucion i Bankës Botërore, me nënshkrimin e kësaj kredie do të merret Fondacioni për zhvillimin Rural. Ky fondacion siç doli nga seanca është krijuar me vendim qeverie; Përfaqësuesi i fondacionit në Kuvend nga njëra anë tha se fondacioni është autonom e nga ana tjetër se ai kryesohet nga zv. Kryetari i Këshillit të Ministrave. Në strukturën e përcaktuar të përdorimit të fondeve thuhet se 2-3 përdoren për meremetimet rurale, ujësjellësa, shkolla etj. dhe 1/3 për dhënie kredie fshatarësh. Specialistë i fondacionit tha se në fazën e parë këto fonde do të përdoren në 12 rrethe dhe përmendi, Kukësin, Hasin, Tropojën, Librazhdin, Mat-in, Pukën, Peshkopinë, Gramshin dhe Skraparin. Të tjerat nuk i kujtoheshin. Gjithashtu ai theksoi se ky fondacion ka riparuar tre rrugë në Elbasan, një në Librazhd. Në Mirditë nisi të ndërtonte një urë por e la se nuk i dolën paratë.
Deputeti Ylli Bufi shprehu kundërshtimin e tij në lidhje me realizimin e këtij investimi. Ai nuk u pëlqeu që investimet të realizohen nga një fondacion kriminal i të cilit nuk është bërë asnjë llogari.
B. S.
NJOFTIM
Njoftojmë të interesuarit se pranë firmës «Albatrade», Rr. «Puntorët e Rilindjes» prapa kinema Partizani janë për shitje:
- Furgon Sharpa me çmimin 290.000 lekë
- Fiat Arxhenta me çmimin 130.000 lekë
- BMW me çmimin 150.000 lekë
- Peugeot 305 me çmimin 150.000 lekë
Automjetet janë me doganë të paguar.
Firma «Albatrade»