10/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 prill 1993

PËRGATITJA E «BESNIKËVE TË PARTISË» ME KURSE 3 MUJORE TREGON SE SA NË RREZIK JANË TË DREJTAT E NJERIUT NË SHQIPËRI

- Paradokse të nashe[b]m[b]ullta në drejtësi - Ditët e fundit në tri gazeta të vendit është botuar protesta e studentëve të fakultetit të drejtësisë të U.T. për kurs[e] 3-mujore që ka hapur qeveria me vendimin e saj, nr. 133, dt. 26.3.1993 ku janë duke u përgatitur me përparësi e nxitim «kuadro» e ardhshëm të organeve të drejtësisë. Gjithashtu gazeta «Koha jonë» më datë 3.4.1993 botoi po për këtë problem protestën e komitetit Shqiptar të Helsinkit. Veç këtyre bën së jurist do të shtoja dy gjëra: E para. Prijej dhe shpresoj që këtë reagim ndaj vendimit të qeverisë ta bënte të fuqishme stafi drejtues i shoqatës së Juristëve të Shqipërisë. Por ata heshtën. Ligjërisht zoti ministër i drejtësisë e ka tërhequr shoqatë që më 15 janar 1992, por kjo ekziston vetëm në regjistrin përkatës të këtij dikasteri. Efektivisht ajo sot është një shoqatë e vdekur, amorfe pa asnjë efektivitet ashtu siç mbeti e tillë për 45-vjeç të ashtuquajtur «popullorë». Para disa muajsh u zgjodh një kryesi e përkohëshme që do të përgatiste Statutin dhe rregulloren e brendshme, për të kaluar shpejt në mbledhjen e përgjithshme dhe zgjedhjen e organeve drejtuese. Por duket se çdo gjë u «sabotua» sepse kjo kryesi provoi me shumë kryesit nga kokat drejtuese të institucioneve qendrore si; ministria e drejtësisë, gjykata e kasacionit, gjykata kushtetuese dhe prokuroria e përgjithshme. Prandaj shoqata e juristëve nuk mund të protestojë ndaj vendimit të qeverisë sepse nuk mund të bëhen oponenca të vetvetes. Kujt t’i kundërvihen ata? Karriges së tyre që qëndrojnë si pushtetarë? [shtetit] për vitin në vazhdim. Ndërkohë për të paguar diferencën tremujore të pagës për gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit thuhet se nuk ka fonde. Veprimet e qeverisë për mbushjen e organeve të drejtësisë me të paaftë kanë ndodhur vetëm pas ardhjes në fuqi të komunizmit në Shqipëri, 48 vjet më parë. Po deputetët tanë përse nuk kërkojnë spjegime? Shpenzimet për këto kurse janë krejtësisht të pavlera, po qe se bëhet fjala për të zëvendësuar gjyqtarë dhe prokurorë në rreth e apo në qendër. Sipas nenit 17 të Ligjit «Për organizimin e drejtësisë» që ka miratuar ky parlament, ndërmjet katër kushteve që duhen plotësuar për të punuar në këto organe është dhe ai i arsimit të lartë juridik. Personat që mbarojnë këto kurse në asnjë rast dhe në çfarëdo lloj regjimi shtetëror nuk mund të marrin emërtimin «jurist». Por juristi, pedagogu, ambasadori i OKB, avokati dhe deputeti Bajeta mund të thotë pa asnjë vrarje ndërgjegjeje se «ligjin e nxorrëm (pra PD-ja) dhe po ne e ndryshojmë». Për këtë «flamur të demokracisë» (siç pranon vetë) ai dhe stafi që i shkon pas; a do të respektohet ligji «Për të drejtat dhe liritë e njeriut» që miratoi këtë parlamentin? Dihet se sipas dispozitave të këtij ligji, shtetasit tanë nuk mund të privohen në vendosjen ose mbajtjen e detyrave shtetërore për diferencime politike. Por a nuk janë këto kurse shkolla të përgatitjes së «specialistë» partiatikë? Besoj se nuk ka asnjë dyshim, siç nuk vë njeri në dyshim faktin se ata gjyqtarë, prokurorë apo hetues, që kanë kryer punë të tilla në të kaluarën duhet të largohen nga këto poste. bëjnë oponencë qëndrojnë si pushtetarë? Së dyti: argumentet logjike, politike e profesionale që vihen në dukje në protestat, për anulimin e këtyre kurseve tremujore janë të plota dhe të padiskutueshme. Por le të vazhdojmë… Ky kurs tremujor ka filluar këto ditë në Durrës në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Rendit. Dikush përmend 300 kursantë, tjetri 600 kursantë, gjithnjë sipas listave që ka përpunuar PD në rreth. Për hir të transparencës që ka qeveria jonë, ajo nuk ka deklaruar as numrin e saktë dhe as sa miliona lekë të reja, të vëna ose jo në zërin e shpenzimeve të buxhetit të… kjo kryesi provizore e formua kryesisht nga kokat drejtues gjykata kushtetuese dhe prokuroria e përgjithshme. … Për duket se çdo gjë u «sabotua» sepse krijuesit provizorë u formua kryesisht nga kokat e… [pjesërisht e palexueshme] Përgjigjja me urgjencë e kursantëve për të mbajtur me nivel kandidarin e drejtësisë është një ritëm prapa në një kohë kur legjislacioni ynë kërkon tonin e atij evropian. Por kush do ta bëjë këtë? Drejtësia jonë është në krizë dhe me e keqja është se me masa të tilla ajo nuk mund të përmirësohet. Fati i njerëzve përballë drejtësisë sonë do të jetë përsëri i një…

Qeveria e harroi emigracionin dhe kujdesin për emigrantët

Dy emigrantë në greqi i shkruajnë «Zërit të Popullit» Dy qytetarë shqiptarë, Vasiliaq Duka dhe Kastrio[t] Ar[a] nga Ura Vajgurore, Berat, që aktualisht punojnë në Greqi, në ishullin Zaqinth, i dhanë me telefon redaktorit të «Zërit të Popullit» letrën e tyre, ku ngrënë problemet dhe shqetësimet e tyre si emigrantë ekonomikë, që kërkojnë të tregojë qeveria për jetën e kushtet e shtetit po botojmë letrën e regjistruar në [..]. Emigracioni drejt Greqisë nga shqiptarët ka disa vite që ka filluar. Ai tashmë ka krijuar historinë e vet, ndoshta ka mbetur në pozitat e një emigracioni spontan. Presidenti dhe qeveria para ardhjes në pushtet premtonin për një emigracion të organizuar, por ai nuk po duket ende. Jo vetëm emigracioni i organizuar është harruar, por qeveria ka harruar të kujdeset për emigrantët që ka në ikur në mënyrë private. Të detyruar nga kushtet ekonomike. Emigracioni në të vërtetë është i vetmi mekanizëm që punon i ekonomisë shqiptare. Ato makina private që kanë mbushur rrugët e Shqipërisë e që mburren qeveritarët sot janë produkt i emigracionit privat për shkak të mosfunksionimit të ekonomisë. Të detyruar nga kushtet ekonomike shqiptarët detyrohen të lënë vendin e tyre e shkojnë në emigracion në Greqi. Janë qindra kilometra të përshkuara me këmbë, duke mos marrë parasysh të ftohtin, shiun e dëborën nëpër male. Për fat të keq disa shqiptarë e kanë paguar me jetën e tyre. Nuk dihet se sa shqiptarë janë larguar nga Shqipëria dhe shumë prej tyre nuk kanë lënë asnjë gjurmë që të dihen se ku janë. Shumë lot nënash janë derdhur për bijtë e tyre që nuk dihet se ku janë. Nuk dihet sa incidente kanë ndodhur, sa shqiptarë janë varosur. Nuk mjaftojnë vetëm ato, por gjatë rrugës për në emigracion, «emigrantët shqiptarë duhet të ndeshen me mafiozët shqiptarë» thekson televizioni grek. Këta «shqiptarë të mafias» theksojnë në TV grek para pak ditësh se «ne me këtë punë merremi, për shkak të mosfunksionimit të ekonomisë shqiptare dhe papunësisë së madhe». Shumë shqiptarë në Greqi enden rrugëve të punë. Si rezultat i këtyre kushteve shqiptarët bëhen objekt i vjedhjeve e i grabitjeve. Kështu po krijohet një opinion dashakeqës për të gjithë shqiptarët, për të mos u pranuar përkarhja kudo që shkojnë. Vrasjet e plaçkitjet kanë bërë që shqiptarë me shqiptarët të mos takohen e dhe të huaj, për t’u mos u bërë pre e viktimë e vrasjeve e plaçkitjeve. Janë kushtet ato që po i detyrojnë disa shqiptarë të shtre[b]rojnë karakterin dhe dinjitetin e tyre. Po cilat janë kushtet? Mosfunksionimi i ekonomisë, papunësia e madhe dhe mundësitë për t’u stimuar të gjithë punën në punë në emigracion. Dhe së fundi, mund për permend se Greqia është i vetmi vend ku shqiptarët emigrojnë, Për hir të së vërtetës duhet theksuar se të gjithë shqiptarët që shkojnë në emigracion lënë jetën e tyre në mëshirë të fatit dhe të Zotit. Nuk është e tepërt të krahasoi shqiptarët me zogjtë e korbit. Mbase krahasimi është i çalë, por ai ka një bazë reale ku mbështetet. Shumë shqiptarë në emigracion si pasojë e pamundësisë për t’u sistemuar në punë sjell uljen e vlerës së pagës së punës. Ndones[e] emigracioni është parë si mjet për sigurimin e të ardhmes për shkak të mosfunksionimit të ekonomisë ai rrrezikohet të kthehet në një tjetër për sigurimin e bukës së gojës. Të gjitha këto janë probleme dhe shqetësime të emigrantëve shqiptarë, që as nga kushtet e krijuara nga mosfunksionimi i ekonomisë dhe i papunësisë i kanë të papunë e në një subjektivizëm jo të vogël, janë vend në makinën ekonomike, duke mos funksionuar. Nuk e besoj që të meritojë Shqipëria një par[n]ues kaq të madh në pikë, realiteti duhet të flasë. Të gjitha këto janë pasojat e gjithë fenomenit për të funksionim ekonominë shqiptare. Në këtë fenomen është një hyrj[e] e qeverisë shqiptare nga ku vëzhgimin e saj real, për të funksionimin ekonominë shqiptare të zgjidhur problemin e nit, në mënyrë që optimiz[mi] ekziston tek shqiptarët të ketë në zgjidhjen e pësim[...]. Qeveria shqiptare duhet të rregëndrimet e saj, për veris[m] bota na ndih[m...] ka përgjegjësinë para p[o...] historisë për t’i dhënë z[gjidhje] problemeve të akumuluara nga dhe në kohën e qever[isë ...]. Nuk ka dyshim që është tare po punon, por frutë në po duken. Nuk besojmë që shqiptar kërkon nga qeveris[ja] shtet dhe Partia Demokratike rrije për demokraci, por kër[kojnë] prime konkrete për punë jetesë. ( Ura Vajgurore Be[...] në ishullin Zaqi[...]

Përse e kemi qeverinë të mirë?

Na shkruajnë nga Skrapari - Sepse nuk mund të gjesh Qeveri që të bllokojë pushtetin lokal në këtë mënyrë, që s’ka zot në botë ta çbllokojë. - Sepse nuk ka Qeveri në botë si kjo, që i la pa punë të gjithë intelektualët e zotë. - Sepse nuk ka Qeveri si kjo, që në vend të ndërtojë pallate me shumë kate, nuk dihet sa i ka çuar katet e marrevëshjeve me botën dhe s’po nxjerr gjë në shesh. - Sepse nuk besojmë të gjejmë Qeveri si kjo, që demokracinë quan antireformën dhe hakmarrjen. - Sepse nuk gjen Qeveri në botë si kjo, që vazhdon të lejojë shkatërrime nga më barbarët. - Sepse në asnjë vend të botës nuk ka Qeveri si kjo, që komandën edhe Parlamentin - Sepse zor të gjesh qeveritarë si Kopliku e Zhulali, që e shikojnë popullin që nga qelqi me dylbi. - Sepse… ku dihet e numërohen të gjitha ymyrët e Qeverisë tonë?

«Dritare» nga jeta dhe vepra e deputetëve

Nga integralistë komunistë Në fondamentalistë U mbush viti që kur deputetët PD-istë të Mirditës, Zef Brozi e Ndue Gjika, u kurorëzuan në hierarkinë e «piramidës politike blu». [... ]uar t’i ngr[...] 1. Në Lezhë, këmbët n[...] dep[u]tetë «me shtatë ujë» - N[...] 2. I përmep[ti] tërë Mirditës [...] Kishin, si nga ana morale e po ashtu edhe materiale, një kondicion më se optimal, për ta kremtuar «festën e vjedhjes së votave». Ja një bilanc i përafërt arritjesh; 1. Për deputetin e nderuar Brozi; 1. Montoi në taracën e shtëpisë së tij në Gëziq përforcuesin televiziv të zonës pasi, monizmi e kishte vendosur në vend të papërshtatshëm. Me këtë rast punësoi një pjesëtar të familjes si çoban të valëve televizive. 2. Regjistroi në fakultetin e drejtësisë «sipas rregullave» ish kryetarin e policisë financiare të rrethit, ku ky i fundit i mori jashtë çdo kriteri të vëllain e Zefit, Gjonin si shofer në makinën speciale të këtij institucioni, 14 mijë dollarësh. 3. Pasi u urdhëroi nëpërmes TV-së, në një emision të posaçëm për korrupsionin, që të merret në përgjegjësi penale Fatos Nano, u nis për në Francë, udhëtim që s’e bëri dot në monizëm. Siç duket, si kryetar i komisionit të ligjeve, pasi rregulloni për së mbari ligjet dhe kushtetutën tonë ka shkuar të rregullojë kushtetutën franceze dhe «l’u dha dërmën «socialistëve francezë» në zgjedhje. Disa arritje të deputetit Gjika; 1. Rregulloi shtëpinë e prindërve në një nga kodrat dominuese të Lezhës dhe elektorati i tij ka filluar t’i ngrejë… 2. I premtoi tërë Mirditës emigracion të organizuar dhe në emigracion në Itali vëllain, të motrës dhe burrin e mbesës. 3. I siguroi bashkëshortes postin e drejtoreshës së Q A-simit e cila pasi siguroi shkumë plastike në mars, zonja va mori një «Mercedes» vetveten, jo fort shtrenjtë veçse ligjë… A doni më për deputetin e nderuar?! Populli që … edhe të tjera. Eh, si u tr… moka njeriu i shkretë për më se tre vjet; nga «integralist krist…» në «fundamentalist» … Vorsa në imazhin e Mirditës Ndue Gjika për… mbahen mend si masoviko… Popullit të Mirditës nultetin gjë tjetër veçse t’i rrojë… e tij për shërbimet e çila i bënë (se s’do mend, epurjet tarët e fam’lisë së tyre jarmbit … deputet fan ta nderuara … Gjika. Kujdes, se u është sot do të votave!!! VALMIR

Partia Social Punëtore i drejtohet me një letër të hapur presidentit Berisha

Partia Social Punëtore Shqiptare është shqetësuar në maksimum mbi dhunimin e të drejtave më elementare demokratike të punëtorëve fshatarëve dhe nëpunësve. Gjatë manifestimeve paqësore që bëjnë kjo shtresë për të kundërshtuar dhunën dhe diktaturën si dhe vuajtjen e rëndë ekonomike të pashembullt. Gjithë këtë amulli e shqetësim Partia Social Punëtore e lidh me qëndrimin Tuaj ndaj demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. E mbështesim këtë mendim në shembuj fakte konkrete që i njohin gjithë Shqiptarët, por po përmendim 2-3 fakte sa për të argumentuar shqetësimin tonë të drejtë. 1. Në ligjin kushtetues të Shqipërisë thuhet se Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Populli shqiptar ka mbi 24 parti të cilat shprehin interes të grupeve të veçanta. Të gjitha këto parti kanë si emërues të përbashkët vendosjen e demokracisë në Shqipëri gjë e cila ju obligon Juve të mbani lidhje të ngushta me të gjitha forcat politike, jo vetëm me ato parlamentare siç keni parashikuar Ju dmth. na mohoni të drejtën dhe nuk respektoni pluralizmin, i trembeni dialogut me tolerancë. Në të vërtetë deri më sot, rrallë… (Vijon në faqen 2)

Bisedë për riorganizimin e forumit eurosocialist

Këto ditë deputetët Alfred Paloka, Pandeli Majko, Ndre Legisi dhe Tofik Ajazi u takuan me banorë dhe të rinj të qytetit të Berat dhe të këmbyen me ta mendime për hallet dhe problemet që i shqetësojnë. Deputetët Pandeli Majko, Ndre Legisi zhvilluan më pas një takim me të rinj në këtë qytet ku u trajtuan probleme të riorganizimit të forumit rinor eurosocialist mbi bazë territori dhe organizimin në një periudhë më të afërt të një aktiviteti një periudhë më të afërt të një aktiviteti të forumit eurosocialist të këtij qyteti. Po kështu deputeti Ilir Meta organizoi takime me të rinj dhe studentë në qytetin e Elbasanit ku u trajtuan probleme të organizimit të FRESSH-it mbi bazë territori dhe u diskutua që brenda një periudhe të shkurtër të organizohet dhe qytetin e Elbasanit, një aktiv i rinisë së këtij rrethi. «Zgjedhësi i Forumit Rinor Eurosocialist»

Teatri i Operës njofton

Ditën e shtunë dt. 10. dhe ditën e diel dt. 11 prill 1993, ora 19, Teatri i Operas dhe Baletit, me rastin e Pashkëve të Mëdha - Ringjallja e Krishtit - ju fton të përkujtojmë së bashku këtë ditë të shenjtë në ekzekutimin e muzikës hyjnore «MESHA» të George Friedrich Haendel. Ekzekutor kori dhe orkestra simfonike. Solistë: Ruzhdi Karaj, Marjana Leka, Manjola, Konjari, Artan Lika. Mjeshtër kori Ilir Berat. Dirigjent David Andre, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.