Kaluan 8 muaj nga zgjedhjet e pushtetit lokal. Pushtetarët socialistë e demokratë e ndëshkojnë çdo ditë me njerëzit e me hallet, e ndjejnë veten të pa fuqishëm të zgjidhin ato. Janë të pa zot? Jo! Populli pati besim tek ata. Të zgjedhurit janë tani nën peshën e sedrës (se pagë marrin më pak edhe se kryetarët e degëve të ndërmarrjeve vartëse), por të bllokuar nga pushteti qendror.
Mbas vizitës së deputetit Zhulali në Bulqizë e drejtues after të presidentit me kryetarët e bashkive gjatë vizitave të fundit në jugë për përhapet idea e çbllokimit të pushtetit lokal. Po a është çbllokuar ai? Cilat kompetenca të marra ju kthyen bashkive?... Le të shohim disa kontradikta që çfaqen dukshëm sot dhe që tregojnë se pushteti lokal vazhdon të jetë i bllokuar. Ligji 7572 për pushtetin lokal i jep kompetencë këshillit të bashkisë të krijojë ndërmarrje të përbashkëta me firmat e huaja (neni 14 pika 20). Ligji për investimet e huaja cakton që deri në 50 mijë dollarë është kompetencë e pushtetit lokal, kurse VKM 442 dt. 10.10.92 që zbërthen këtë ligj, ja jep të drejtën e lejes vetëm këshillit të rrethit. (hajde hy në besdime e sqarojë investitorin e huaj për forcën e Bashkisë). U miratua në Parlament ligji për buxhetin lokal. Që me miratjen fillestare çdokush e kupton se kemi të bëjmë me një veprim mekanik. Jepën x fonde të përcaktuara sakt se do të bëhet me to. Ku janë diapazonet e lirisë të veprimit të bashkisë? Në që s'kemi prona të bashkisë e që nuk vëmë taksa jemi të detyruar t'i përdorim atje ku na thonë fondet e dhëna nga bota. Në këtë kuadër bën pjesë edhe manovra «decentralizuese» me pagesën e punonjësve të arsimit e të kulturës në qytet. Drejtoria arsimore do të trajtojë kuadrin, qendra ekonomike e arsimit do të trajtojë investimet, kurse për pagasat meremetimet dhe paisjet materiale do të përgjigjet bashkia (!!!?) Ç'janë këto veprime gjysmake? Po zotërinjtë përfaqësues të K. Ministrave dhe dikasterit përkatës nuk dërgojnë udhëzimet e plota? Ç'është bashkia, organ pushteti apo ndërmarrje ekonomike?!.. U fol e u vunë detyra që dikasteret të rishikonin varësinë e ndërmarrjeve. Po kush dëgjon?! Bashkia e Tepelenës i është lënë në varësi VETËM NPN (i ish privatizuar para se të vinte në varësi të Bashkisë të gjithë repartet me pfergjithim të robqapetëse me 20 veta që e kishte në asistencë). Dhe kulmi është se dikastere të tilla si Bujqësia e Ushqimi, Ndërtimi etj. që e dinë se nuk kanë ndërmarrje në varësi të bashkisë kërkojnë të dhëna nga ne!!! Shkelje të ligjit dhe tendencë për ta ngarkuar bashkinë me detyra (jo me pushtetin lokal) dhe takime të tilla mund të organizohen vetëm nga zyra që bëhen sot për të qenë. Po kështu ministria e drejtësisë e do bashkinë si korjer për të lajmëruar të paraqiten në Durrës kursantët e caktuar nga PD për gjykatës e prokuror. Si ç'bllokohet pushteti realisht? Mendoj se problemi është i qartë teorikisht, por mbahet i bllokuar me qëllim për të tensionuar njerëzit, për t'i çoroditur. Çdo dikaster në linjën e tij le të trajtojë përmbledhtas detyrat dhe të drejtat e bashkive. Drejtoria përkatëse për Kryeministrin të organizojë seminare me në duke çfrytezuar edhe përvojën botërore të vetëqeverisjes, (dhe atë çka mësuan kolegët tanë në SHBA) dhe të fiksohen kompetencat kryesore. Kaluan 8 muaj dhe është për të ardhur keq që asnjë specialit dikasteresh pa le titullarët e detyrutët që s'na i dinë zyrat e hallet. Problemet që ndeshim janë të shumta. Në qytet ka shqetësime për higjienën, rendin publik, energjinë, ujin, bukën etj. Problemi është vulgarizuar me keqardhje sikur bashkitë duan monopolín mbi kuadrin. Në shtetin ligjor që pretendojmë të ndërtojmë unë mendoj se më rëndësi ka qëndrimi i kuadrit ndaj ligjit sesa emërimi dhe shkarkimi i tij sipas bindjeve. Në këtë kuadër është e pa përfillur mos nxjerrja nga qeveria e dikasteret e vendimeve, udhëzimeve e rregulloreve për detyrimet që kanë ndërmarrjet dhe institucionet e tyre ndaj pushtetit në qytetet ku kanë selitë dhe zhvillojnë plotësisht ose pjesërisht aktivitetin, pavarësisht nga nomenklatura e kuadrit. E trajtoj me shqetësim qytetar këtë problem se ndodh si me rastin e Shëndetësisë në 19.3.93 kur në ceremoninë e binjakërimit të spitaleve Tepelenë e Përmet me Janinën drejtuesit e pushtetit lokal e kishin ftesën nga pala greke për në spitalin e qytetit të tyre (???) Sot bashkitë ndeshen me probleme të shumta. Ato gjithmonë do të jenë në kontradiktë me tendencën centralizuese të pushtetit qendror. Në këtë kuadër e shoh me vend t'u propozoj kolegëve kryetar bashkish që të krijojnë shoqatën tonë të organizuar në seksione sipas madhësisë së qyteteve. Në këtë shoqatë do të trajtojmë probleme të përbashkëta e do të dalim me platforma unike për të bërë realitet zotimet tona para zgjedhësve. Kjo shoqatë do të shmangë edhe përpjekjet sporadike e përplasjet e pa vend që vihen r në lidhjet me bashkitë jashtë vendit. Unë mendoj se shqetësimi ynë është i ligjshëm. Duke pasur edhe mendimin e mjaft kolegëve të bashkive të nivelit të Tepelenës do të kërkoja nga Parlamenti, Presidenti e Këshilli i ministrave që me ligje të çbllokojnë pushtetin, që secili në frontin e tij të vejë nga një tullë në lartësimin e demokracisë. Dhe ... Shokët ... [pjesërisht e palexueshme] në Shqipëri dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim e ndihmë në këtë drejtim nga Greqia. Me pas të dy delegacionet vazhduan takimet në grupe pune. «Do të konkretizohen projektet për një bankë shqiptaro-greke, do të ndihmojmë në zhvillimin e bujqësisë shqiptare me realizimin e një programi investimesh deri në qershor 1994 dhe do të realizohet së shpejti marrëveshja mbi transportin pa parashtikon ndërtimin e dy rrugëve qendrore në Shqipëri nga ana palës greke», deklaroi para gazetarëve zëvendësministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, zonja Cuderi. Më poshtë ajo premtoi edhe re... (Vijon në faqen 4)
Kryesia e Partisë Socialiste vlerëson situatën politike
– Qëndron edhe sot në rendin e ditës kërkesa për dorëheqjen e qeverisë. Edhe «demokratët» më fanatikë e kanë kuptuar se qeverimi i tanishëm është monizëm i kulluar –
Kryesia e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste në mbledhjen e saj të datës 9 prill mori në analizë situatën politike aktuale në vendin tonë dhe miratoi programin e veprimit për të ardhmen.
Nga raporti dhe diskutimet doli se situata aktuale politike vazhdon të jetë komplekse. Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë e polarizuar, PD me veprimet e saj antidemokratike për likujdimin hap pas hapi të opozitës është faktori kryesor i destabilizimit të jetës politike shqiptare. Programi i saj gjithnjë e më hapur po shpaloset si revanshizëm i të përmbysurve të 1944-ës. Prandaj ai po bëhet i papranueshëm për masat e gjera të popullit. PD është përgjegjësja kryesore për ashpërsimin e luftës politike, për zhvillimin e fushatave për spastrimin e socialistëve e opozitarëve të tjerë nga administrata shtetërore, për rritjen artificiale të asistencës, për minimimin e frymës së bashkëpunimit ndërpartiak.
Situata ekonomike, gjithashtu po vjen duke u rënduar; Vendin është i mbërthyer nga një krizë e thellë ekonomike, tregues themelor i të cilës është rënia e vazhdueshme e prodhimit shoqëror gati në të gjithë treguesit.
Papunësia po rritet me ritme galopante. Ajo llogaritet në rreth 40 për qind të popullsisë të aftë për punë në sektorin shtetëror, çmimet kanë arritur nivelët e Zvicrës, kurse pagara reale ka rënë gati 3 herë në krahasim me tre vjet më parë. Kjo situatë ekonomike është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë të administratës shtetërore të dominohet nga PD, nga qendra në bazë.
Reformat që kërkon tranzicioni politik dhe ekonomik janë të domosdoshme kur ato bëhen për qëllime kombëtare dhe jo partiake siç po ndodh aktualisht tek ne, që janë shndërruar në larje hesapesh të vjetra. Qeverisja, edhe pse konsiderohet si formë koalicioni e PD, PSD, PR, në thelb e në praktikë është moniste, vegël e verbër e partisë-shtet.
Ndryshimet e fundit në Qeveri, të cilat u bënë nën presionin e kërkesave të drejta e forcat të tjera politike janë krejtësisht të pamjaftueshme për të ndryshuar kursin e qeverisjes, «Argumentat» që sillën për gjoja zgjerimin e bazës saj me ministra «pa parti» nuk sjellin asnjë garanci për ndryshime thelbësore në ardhmen. Nga ana tjetër vendosja në krye të kësaj qeverie të bujqësisë dhe ushqimit si dhe të rendit të personave tashmë të njohur për aspiratat e tyre revanshiste tregojnë për lishtëmet e tyre në favor të Ballit të PD-së. Në këtë mënyrë udhëheqja e PD, Presidenti dhe Kryeministri bëhen promotorë të tensioneve të reja politike e sociale në vendin tonë.
Prandaj lidhur me sa më lart Kryesia theksoi domosdoshmërinë e lëvizjes politike për vendosjen e bazave të demokracisë së vërtetë, respektimin real të të drejtave e lirive themelore të çdo shtetasi pa dallime partiake, për ndërtimin e shtetit ligjor. Në këtë kuadër grupi parlamentar i PS, në bashkëpunim edhe me grupe të partive tjera do të kërkojë me këmbëngulje zbatimin e atij të projektit të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë,
E bindur se ekipi i tanishëm qeveritar nuk është në gjendje të ndryshojë kursin e qeverisjes. Kryesia mendon se qëndron në rendin e ditës kërkesa për dorëheqjen e Qeverisë. Në të mirë të popullit e të vetë PD-së, do të ishte më oportunë një dorëheqje e Qeverisë, se «arnimet» e kohëve të fundit.
Ndryshimi i mënyrës së qeverisjes dhe përgatitja e vendit për të kaluar në zgjedhje të parakohëshme parlamentare janë objektiva të domosdoshme që burojnë nga situata politike që po kalon vendi ynë. Elektoriati prej afro një viti ka dhënë
(Vijon në faqen 4)
Java e MADHE në Shkodër
Veprimtari fetare
Për besimtarët katolik kjo javë ishte Java e madhe. Në Shkodër veprimtaritë e kësaj jave filluan ditën e enjte.
Në orën 10 në kishën katedrale funksionet i kryesoi shkëlqesia e tij, nunsi apostolik në Shqipëri Ivan Dias, Gjithashtu gjatë kësaj dite e nga nunsi Apostolik u celebruan dy mesha, njëra para dreke dhe tjetra në orën 18. Në meshen e parë u bë dhe Shugurimi i Voj- nave. Kurse në meshën e dytë nunsi apostolik bëri ceremoninë e lartjes së këmbëve 12 seminaristëve në kujtim të larjes së këmbëve që u ka bërë Jezu Krishti në darkën e mbramë 12 apostujve.
Ditën e premte në orën 15 u
U shkreh edhe një kobure e PD-së
U bënë një vit që presim pranë ekranit të televizorit të flasë deputeti ynë Agim Çupi, pasi kemi shumë halle e probleme. Por më kot. Ai nuk fliste.
Në kohën kur ishim në dhomë, që ndodhej apo nuk ndodhej në sallën e Parlamentit, papritmas na u shfaq në ekran duke lexuar një fjalim që ia kishin përgatitur të tjerët e që nuk kishte asnjë fjalë për hallet tona. Fund e krye deputeti ynë i nderuar në fjalimin e tij foli për takimin e deputetit Namik Dokle dhe veprimtarinë e PS-së, duke e deformuar plotësisht realitetin.
I nderuar deputet! Ne socialistët që të jesh në pritën një vit rresht se mos do ta mbledhësh, e të na thuash dy llafe, por më kot. Të pritëm se mos do flasësh për parlamentin për hallet tona, por gjoja ta u krye. Të pritëm se mos do të bisedosh përsëri me Lamë të Madh, Makuçuli e Martanesh për të bërë takim me zgjedhësit e tu, por nuk u bëre të u bllokuan. Nuk mund të bëje kudo, se nuk kishe lejuar asnjë nga prentimet. Atëherë nuk është faj ynë që të pritëm e tu nuk na u përgjigje. Mos është faj i Namik Dokles që erdhi dhe populli i qytetit të Burrelit e priti mjaft mirë, por i sot dhe i shokëve tuaj që e zhgënjyet popullin. Nuk është faj i Namik Dokles që solli qartë e mirë për realitetin e sotëm, të cilin populli e duron, por është faj i të dërguarve tu, që i shtynë të u dëshironin sharje.
I nderuar deputet, Namik Dokle as nuk është, as nuk ty ne [?], por përkundrazi dy-tre muaj para që fillon të qarkullojë e sallës tu munduan ta ... [pjesërisht e palexueshme] fjalimin e ... [pjesërisht e palexueshme]
7500 punëtorë matjanë që janë në asistencë, të akuzon fshati pa tokë dhe mbështetje, të akuzon arsimi e shëndetësia që po shkatërrohen, të akuzojnë pallatet që kur ishe drejtor para dy vitesh i çove deri në katin e tretë, e sot demokrati-kët i kanë marrë e bërë shtëpi private.
Zoti deputet-Gabove që e lexove atë fjalim që të përgatiti një pseudodemokrat, që tash i ka dalë kallaji se ai ishte i pa vërtetë, ai ishte shpifje, ishte trillim. Ti je matjan, të paktën i njeh se kush punon në Këshillin e rrethit. Ti e di shumë mirë se nuk janë socialistët ato që drejtojnë seksionet e kontrollit, privatizimit, financës, ato që drejtojnë kadastrën, urbanistikën, tregtinë e tjetrë. Ti e di shumë mirë se nga 48 vetë që ka aparati ka vetëm 12 anëtarë të PS-së dhe këto të gjithë me arsimin e lartë, kuadro nga më të mirët, të rinj e pa komplekse të së kaluarës. Gënjeje votuesit kur deklarove se PS-ja i hoqi gjithë drejtorët e i nxorri në asistencë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së. Nga 15 ndërmarrje e institucione që kanë qenë në varësi të rrethit, vetëm dy drejtorë janë liruar; bile për njërin e dini mirë se ka qenë 20 vjet në atë detyrë dhe pavarësisht nga është qëndrën, nuk mund ta kryente më. As një anëtarë e simpatizantë i PD-së nuk është nxjerrë në asistencë.
Të patëm njohur për të meshtë, por jo për shpifës e mashtrues. Nuk u shfaqe edhe i tillë, Ishalla nuk e ke në karakter, por nuk e bën mirë që të jesh dhe kobure në duart e të tjerëve e të shkrehesh sa herë ua don interesi atyre.
Nga një grup përëmsorësh në ... [emri/vazhdimi i prerë]
Mblidhet komisioni mikst shqiptaro - grek
- Vizitë e zëvendësministres së jashtme greke Cudru në Sarandë -
Shqipëria shikon me përparësi marrëdhëniet me Greqinë, deklaroi në çelje të bisedimeve të Komisionit mikst Shqiptaro-Grek, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Arjan Starova.
Këtij zhvillimi të ri të marrëdhënieve, padyshim i ka kontribuar intensifikimi i kontakteve të përfaqësuesve të lartë të shteteve tona, theksohet më poshtë në deklaratë.
Zonja Cuderu, zëvendësministre e Jashtme e Greqisë, theksoi relacionet e mira në marrëdhëniet midis Greqisë e Shqipërisë, ndikimin pozitiv të minoritetit grek në këtë drejtim dhe emigrantëve shqiptarë në Greqi. Më poshtë zonja Cuderu, theksoi nevojën e plotësimit të kuadrit ligjor për investimet greko- ligjor për investimet greko- në Shqipëri dhe shprehu së shpejti marrëveshja mbi transportin pa parashikon Greqisë, zonja Cuderi.
Më poshtë ajo premtoi edhe ... [vazhdimi i prerë]
(Vijon në faqen 4)
Kompensimi i takon gjithë masës së fshatarësisë
DEKLARATË - PETICION i Bashkimit të Kooperuesve Agrarë të Shqipërisë
Drejtuar: - Kryesisë së Kuvendit Popullor z. P. Arbnori. - Grupeve parlamentare. zotërinjve, A. Spahia, N. Dokle, T Laco. A. Imami. K. Makarjadhi, M. Çeliku; - Këshillit të Ministrave Z. A. Meksi - Presidentit të Republikës. z. S. Berisha. - RTV. ATSH, Gazetave kryesore. TIRANË - Ai nuk mbështetet plotësisht në konceptimin teoriko-shkencor mbi burimet e së drejtës së pronësisë për token bujqësore; - Kompensimin e ish - pronarëve ky projektligji nuk e lidh me mënyrën e sigurimit prej tyre të pronësisë për tokën përkatëse. Në kërkojmë që këto të meta të korrigjohen: 1. Shteti duhet të njohë detyrimin e vet për kompensim ndaj gjithë masës së fshatarësisë. Fshatarësia ka qenë pjesa më e sakrifikuar e shoqërisë sonë gjatë periudhës së totalitarizmit. Prej saj është siguruar nga shteti akumulimi më i lartë financiar, që është investuar edhe për ngritjen e veprave industriale, e-nergjitike, të komunikacionit, bonifikuesve e ujitëse, për subvencionimin e ndërmarrjeve industriale e bujqësore jo rentabile etj. Shteti, si pronar i këtyre veprave, i ka në borxh të madh fshatarësisë. Mendojmë dhe kërkojmë që shteti ta njohë këtë borxh si detyrim kompensimi dhe ta shlyejë atë. Ne kërkojmë që me ligji të përcaktohet vlerësimi i pasurisë kombëtare dhe kompensimi ndaj gjithë masës së fshatarësisë për pjesën e pasurisë kombëtare, që i takon asaj sipas kontributit të dhënë gjatë 50 vjetëve për krijimin e kësaj pasurie kombëtare. 2. Projekt-ligji «Për kompensimin në vlerë të ish pronarëve të tokave bujqësore» duhet të bazohet plotësisht në koncepti- (Vijon në faqen 4)
rinjve, A. Spahia, N. Dokle, T. Lanco, A. Imami, K. Makardaj, M. Çeliku;
- Këshillit të Ministrave Z. A. Meksi
- Presidentit të Republikës z. S. Berisha.
- RTV. ATSH, Gazetave kryesore.
TIRANË
Të nderuar zotërinj. bujqësore» që është paraqitur nga Qeveria për miratim Kuvendit Popullor, lidhet me të drejtat dhe interesat e mbarë ish-fshatarësisë, të brezave të sotëm dhe të ardhshëm të saj.
Bashkimi i Kooperuesve Agrarë të Shqipërisë si organizatë që mbron të drejtat dhe interesat e fshatarësisë e ka obligim ndaj statut it të vet ligjor që të shprehet për këtë projekt-ligj.
Në mbështetim idenë themelore për kompensimin në vlerë me obligacione të ish-pronarëve dhe jo kthimin e tokave bujqësore aty-re të para reformës agrare të vitit 1946. Këtë pozicion të Qeverisë dhe të shprehur nga Presidenti Berisha, që mishërohet në këtë projektligj e përshëndetim dhe e mbështetim fuqimisht.
Por gjykojmë se ky projekt-ligj ka një radhë të metash;
- Ai nuk njeh detyrimin kom-pensues që ka shteti ndaj gjithë masës së fshatarësisë
(Vijon në faqen 4)
NJOFTIM
Më datë 13.4.1993 Ministria e Tregtisë dhe e Lidhjeve Ekonomike me Jashtë, në bashkëpunim me PNUD-in, organizon një seminar me temë «Pjesëmarrja e investimeve të huaja në Shqipëri dhe nxitja e tyre».
Gjatë ditëve që do të zhvillohet seminari, seancat e paraditës do të fillojnë në orën 9.00 dhe ato të mbasditeve në orën 16.30. Lektorët do të jenë z. Stuart Diamond dhe z. Rana Singh
Seminari do të zhvillohet pranë Ministrisë së Tregtisë dhe të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë.
Juristë, drejtorë ndërmarrjesh private dhe shtetërore, specialistë biznesmenë Ftoheni të merrni pjesë.
Ministria e Tregtisë dhe e Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë
«ZERI I POPULLIT»
u uron besimtarëve katolikë dhe gjithë të tjerëve:
GEZUAR PASHKET!