14/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 prill 1993

KUSH DO TË JETË PRONARI?

ALTERNATIVA E PARTISË SOCIALISTE: Gjithë shqiptarët të bëhen pronarë Demagogji apo realitet ALTERNATIVA E PARTISË SOCIALISTE: Gjithë shqiptarët të bëhen pronarë Demagogji apo realitet — «Unë kam një pullë, të shkë. Të dy kemi nga gjysëm pullë. “Këtë paradoks të mesatares politika e kthen në demagogji. — Shoku im, papritur më foli për pronat që kishte pasur dikur familja e tij në një zonë të Matit. Me atë entuziazëm që më kishte folur për pranimin e tij në partinë e punës, për transferimin në Tiranë. Këtë pasion ja njihja që kur shkruante për reformën agrare e tufëzimin. Kish ndërruar koha apo kish ndërruar ai? Nuk dua ta paragjykoj për nga tërë qënia e tij buronte një pasion llogaritar. Shogjanin e famshëm “Socializmi është llogari - ekonomia e tregut po e vesh me mish e gjak. Secili lufton për vete. Në këtë klimë u fut në parlament ligji për kompensimin e pronave bujqësore. Propaganda ka qenë e tillë sikur të gjithë shqiptarët do të mbeten të kënaqur. Ç’është e vërtetë në këtë rrjetë të thurrur me kujdes janë vënë shumë njerëz që presin e s’ndinë ç’presin, sidomos që janë pa një mjet jetese. Një kategori e madhe janë qytetarët të ardhur nga fshati siç jam edhe unë apo shoku im. Të gjithë këta llogaritë i bëjnë veç e veç dhe u dalin shumë. Në të vërtetë, në qofte se nga kompensimi do të përfitojnë të gjithë shqiptarët atëherë ata do të paguanin për të shlyer njëri - tjetrin. Kësisoj, është e kuptueshme nuk do të lindë fare nevoja për kompensim. Që nëpërmjet kompensimit të pronave nuk përfitojnë të gjithë shqiptarët dhe nuk përfitojnë njëlloj kjo është e vërtetuar matematikisht. Nga reforma agrare kanë përfituar 70 mijë pronarë dhe kanë humbur 19 mijë të tjerë. Nga shifrat e shpërndarjes së pronës duket sikur shumica janë pronarë por ky s’është veçse një iluzion që vjen nga copëzimi i madh i pronës në fshat. Një ngjënje bie fjala 35 për qind Lushnjë që është hambari i Shqipërisë në zonat malore gati 96 për qind e fshatarëve kanë qenë pronarë me sipërfaqe simbolike. Kjo padyshim është më pak peshë në nxjerrjen e konkluzioneve sociale në dobi të këtij projektligji, në mbështetje të tij në frymën e barazisë sociale. Devolliu apo matjani, tepelenasi apo myzeqari i ardhur në qytet harron që ka një shtëpi në truall të huaj, në pronë të botës. Sipas të njëjtit ligj i detyrohet, është borxh te ish pronari i saj i cili ka ngritur rrjetat e pret kompensimin përkatës. Veçse lona në këtë rast është e pabarabartë. Dikush ka në dorë letrën me numër 4 e dikush. Asin - maç. 106 pendë dhe në Skrapar e Mat s’mjaftojnë për të kompensuar një vatër tokë në Tiranë. Në këtë gërthullë janë edhe mijëra qytetarë që kanë «ndërruar» truall me njëri - tjetrin. Mijëra familje në fshat kanë marrë hakun e vet me ligj apo vetëgjyqësi. Këtyre mijërave nuk u përket fare ky ligj. Mijra familje në qytet presin të shpërblehen për ish pronat në fshat. Në këtë llogari paradhënie kanë harruar një «resto» të vogël: një sherr me babanë, vëllain, motrën, kushërinjtë të cilët mund të jenë në tokat e tyre. Shqiptarët do të paguajnë për të shpërblyer njëri-tjetrin. Deri këtu ka një kuptim dhe ideja e kompensimit është e pranueshme. Mijra të tjerë, trokë deri dje do të paguajnë taksa për të kompensuar të tjerët pa përfituar kurrë vetë. Të humbur e mos më keq deri dje, dyfish të humbur edhe sot. «Unë kam një pullë, ti s’ke hiç. Të dy kemi nga gjysmë A mund të bëhen gjithë shqiptarët pronarë me këtë ligj. Kjo është demagogji. Rruga reale është tjetër. Bukur, ël mësuar llogaritet për 160000 ha. Kush do ta mbajë përsipër këtë tani? Për këtë barazirësi të shtetasve shqiptarët duhet të paguajnë sipas llogaritjeve të bëra mbi bazën e parashikimeve të relacionit 10752.000.000 lekë të reja ose më tepër se sa ishin të ardhurat faktike të buxhetit të shtetit për vitin 1992 pa ndihmat e huaja. Kjo do të thotë që qytetarëve të sotëm përveç borxhit të brendshëm prej 23.3 miliard lekë që është deficiti i pritshëm i buxhetit të shtetit për vitin 1993 duhet t’u vihet dhe një kulur tjetër prej 10.7 miliard lekë, pa llogaritur kulurët e tjerë, për të paguar borxhin e brendshëm të parapambetur, pagesat për kompensimin e ish pronarëve në qytete, të ish banorëve në tokat e zëna nga hidrocentralet, hekurudhat, fabrikat, uzinat, shkollat, borxhin e jashtëm prej më se 500 milionë dollarë, që qëndrojnë si shpata e Damokleut. Motoja e këtij projektligji duket qartë; le të fitoj, unë por me pas qumeti të bë e hë. Pas uljes së vetëdijshme të pagës reale më se 30-40 për qind, papunësisë masive të paparë edhe në krizat më të thella ekonomike të vendeve të tjera të botës, perspektiva që i hap Qeveria e sotme qindra mijra të papunëve apo dhjetra mijra fshatarëve të varfër apo dhe qytetarëve të tjerë që presin qoftë dhe një fije shpresë, për të ardhmen janë shtimi i njëpasnjëshëm (Vijon nga faqja 2)

Pse ju kthye mendja Z. Pjetër?!

Aq shumë u vonua dërgimi në parlament i ligjit për pronat sa që të dukej që për të nuk do të diskutohej kurrë. Bile ka të dhëna se javën e kaluar kor por përgatitje rëndi i ditës i Kuvendit zoti Pjetër dha porosi që ky ligj të vihej në fund sepse pas tre-katër muajsh mund t’i vinte radha. Nuk kishin kaluar as tre-katër ditë kur z. Pjetër na del me një fytyrë tjetër. Ai me insistim kërkon në krye të këtij ligji për kthimin e pronave të futej urgjentisht në rendin e ditës. Ky ligj i cili iu dorëzua deputetëve dhe mbasdite do të diskutohet. Ç’është kjo urgjencë? Pse ligji për kthimin e pronave do të diskutohet përpara Ligjit për Kompensimin në Vlerë të ish Pronarëve të Tokave Bujqësore? Me diskutimin dhe miratimin më përpara të Ligjit për Kthimin e Pronave, krahu ravanisht në PD synon të krijojë një precedent për ta përdorur edhe tek ligji tjetër i cili në formën që është paraqitur, në themel ka kompensimin në vlerë të tokës e jo kthimin fizik. Pra, synon t’ju bëjë qejfin forcave që janë kundër Ligjit të Tokës. Për të na bindur se këto që themi s’janë të vërteta kryesia e Kuvendit ka vendosur që diskutimi i këtij Ligji, i cili nga rëndësia është bazë, me kushtetutën të mos jepet në televizor. ish pronarëve të tokave bujqësore». Për t’u bërë jo vetëm i pranueshëm por edhe më i përshtatshëm nga të gjithë shtresat e popullsisë sipas këtij projektligji e drejta për t’u kompensuar shtrohet jo vetëm mbi ata që janë shpronësuar, nga reforma agrare por mbi të gjithë ish pronarët e tokës bujqësore para daljes së ligjit Nr. 108 datë 29.8.1945 «Për reformën agrare». Më konkretisht në se nga reforma agrare u shpronësuan 19355 familje me një sipërfaqe 119496 ha tokë, sipërfaqja e ko-

SHOQËSIME PËR EMIGRANTËT SHQIPTARË NË GJERMANI

Nga burime të mirëinformuara merret vesh se duke filluar nga 23 marsi i kaluar ka filluar marrja në pyetje e shqiptarëve që kanë shkuar si emigrantë në Gjermani. Ky proces, i cili do të vazhdojë deri më 23 mars 1993 ka për qëllim të sqarojë motivin e largimit nga Shqipëria: për arsye politike apo ekonomike. Për këtë janë hapur dy qendra, njëra në qytetin Lybekut dhe tjetra në atë të Cindorfit, ku merren në pyetje çdo ditë 300-400 shqiptarë. Më 20 përkthyes për çdo qendër, shumica shqiptarë nga Kosova, janë aktivizuar në këtë proces. Marrja në pyetje ka krijuar shqetësime ndër emigrantët shqiptarë në Gjermani dhe familjet e tyre në Shqipëri, mbasi sipas Nenit 16 të Kushtetutës Gjermane, të drejtën për të fituar statusin e azilantit politik mund ta gëzojnë vetëm ata shtetas të huaj që konsiderohen të përndjekur politikë. Sipas kësaj kategorie e kanë fituar (ose mund ta fitojnë) refugjatë që u futën në Ambasadën gjermane në korrik 1990, kur Shqipëria ishte një shtet monist. Mërepo largimet kanë vazhduar në mënyrë sistematike edhe pas kësaj date, madje deri në ditët tona. Të dhëna të sakta mungojnë por nga numri i të pyeturve del se në Gjermani mund të ketë aktualisht disa dhjetra mijëra shqiptarë. Shumica e tyre sapo shkelin në këtë vend futen në kampet e refugjatëve duke pretenduar të cilësohen të përndjekur politikë. Mirëpo, gjatë vizitës që bëri kohët e fundit në Bon (nga data 2 deri 5 mars 1993) Ministri i Jashtëm Serreqi pati rastin të theksojë se në Shqipëri është vendosur demokracia (Vijon në faqen 4)

Kërkesa për dorëheqjen e qeverisë është e pandryshuar

- Aktiv i PS në Durrës - Për t’ju përgjigjur drejt situatave kritike që po kalon vendi, shtetit të njeriut të thjeshtë në këtë periudhë amullie tranzicioni, shqetësimeve të përditshme të tij, u zhvillua aktiv i kësaj partie, degë aktiv i cili nënvizoi edhe një herë se në periudha njëvjeçare e qeverisjes nga qeveria Meksi është e dështuar. Për t’ju përgjigjur drejt situatave kritike që po kalon vendi, shtetit të njeriut të thjeshtë në këtë periudhë amullie tranzicioni, shqetësimeve të përditshme të tij, u zhvillua aktiv i kësaj partie, etj. u zhvillua aktiv i kësaj partie, degë aktiv i cili nënvizoi edhe një herë se në periudha njëvjeçare e qeverisjes nga qeveria Meksi është e dështuar. Ideja e mëzhipërme gjeti vend si në materialin që paraqiti sekretari i kësaj dege z. Zini Beqiri ashtu dhe nga diskutantë të shumtë. Në aktiv mori pjesë edhe nënkryetari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, z. Gramoz Ruçi. Forcat ballisto-zogiste, u tha në aktiv, si dhe të tjera në koalicion me to po e çojnë vendin drejt regresit dhe polarizimit të skajshëm. Demagogjia shtërpë ka arritur kulmin. Por, trukeve propagandistike po u del boja. Premtimet e bujshme nuk janë realizuar. Ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar, janë thjesht ... ... (teksti vazhdon, i prerë në skajin e poshtëm) Durrës, që dy vjet që pushtetin e kanë peideistët dhe mbi 10 muaj që drejtojnë plotësisht ata. Populli i Durrësit këtë e di, si dhe që ndërmarrjet kryesore, shumë prej tyre dhe nacionale kanë ndërprerë punën. Asistenca ka kaluar shifrën 20 mijë. Nuk është afruar asnjë vend pune e as kurse kualifikimi për këtë masë të madhe të papunësh. Shteti përrkrah iniciativën e lirë por ekziston politizimi në dhënien e licensave, ashtu si «buletini Blu» që po qarkullon tani nga shëndetësia në arsim. Misioni human i shtetit demokratik ka rënë përtokë. A mund të jesh i qetë për jetën kur aksidentet shtohen dhe i riu gjimnazist thërrret me thikë në mes të ditës, në mes të auditori të shkollës? A do të mundën vallë organet e rendit dhe shtetarët lokalë të ruajnë shtëpitë tona të mos vidhen, u tha në aktiv, kur s’janë në gjendje të ruajnë vetë Bashkinë e vjedh radhazi? Bashkësitë që vidhet radhazi? Në fshat gjendja është e rëndë. Janë shkatërruar 57 përqind e ambulancave, Akoma nuk ka përfunduar reforma jo vetëm për shkak të konflikteve por dhe të faktit tjetër se ndarja e tapive nuk po ecën. Fshatari ndihet i pasigurtë. Atë e rëndojnë shpenzimet që nuk po i përballon dot. Po kështu në ferma janë krijuar tensione sociale. Kurrkush nuk e di se do të jetë e ardhmja e tyre. Edhe pse është krijuar një ndërmarrje e përbashkët me italianët në Hamallaj, aktiviteti s’ka filluar akoma. (Vijon në faqen 3) shtërëp kabinetin qeveritar, janë thjeshtë ndryshime spektakolare dhe asgjë më shumë. Ndryshimi rrënjësor i këtij kabineti është nga kërkesat më demokratike në një shoqëri që pretendon të jetë demokratike. Është kjo kërkesë e të riut që kërkon punë dhe emigracion të organizuar, e të sëmurit që kërkon ilaçe e qytetarit të ndershëm që i dhimset vendi por që vazhdon të shkatërrohet dhe hedhur nga shteti nuk vihet një tullë. Është një kërkesë e arsyeshme kjo e njeriut të ndershëm që i cenohen të drejtat, që i dhunohet banesa, e që kërcënohet jeta. Çfarë ndodh në Durrës, në qen-

«DITA INFORMACION»

Shtypit shqiptar iu shtua të dielën një gazetë e re; «Dita Informacion». Redaksia e kësaj gazete të pavarur e përbërë nga Shpëtim Nazarako, drejtor dhe Ilirian Zhupka kryeredaktor, në kryeartikullin e parë të saj me titull; «Udhë të mbarë» thekson se gazeta e re «ka marrë përsipër një rol të vështirë, por aq të nevojshëm për kohën që jetojmë; informacionin e vërtetë dhe të paanshëm». Në numrin e parë vendin kryesor në gazetë e zënë mendimet e politikanëve të partive kryesore të vendit për problemin e pronave. Tërheqin vëmendjen gjithashtu, krahas përshëndetjeve të personaliteteve të shquara të kulturës sonë, shkrimet e Prof. Dr. Kristo Frashërit, të Arben Putos, Neshat Tozajt etj. I urojmë kësaj gazete të re udhë të mbarë në garën e shtypit pluralist shqiptar.

Rrezikohet jeta e 13 fëmijëve

Peshkopi Trembëdhjetë fëmijë të moshës 2-8 vjeç, të kopshtit të lagjes «Skënderbeu» në qytetin e Peshkopisë, ditët e enjte e premte, u shtruan urgjent në pavionin e infektivit në spitalin e Peshkopisë. Rrethana paraqitjes së tyre ishte helmimi. Kalër prej disa fëmijëve të ndjerë, të rëndë, ndërsa të tjerët më lehtë. Fëmijët janë dërguar me drejtoresha e kopshtit dhe edukatorët, ku kishin marrë ushqim përgatitur nga importi. Nën kujdesën e mjekes pediatre Uzrie Kalia dhe të personelit tjetër shëndetësor të pavionit, të cilët u ndërruan fëmijëve ditën dhe natën tek koka, gjendja e të sëmurëve erdhi duke u përmirësuar derisa të premten në drekë të gjithë dolën nga spitali dhe u morën nën kujdesin e familjeve. Mbi shkaqet e helmimit, zyrtarisht ende nuk është dhënë ndonjë deklarim publik.

Njoftim i agjencisë ANA

Sic bën të ditur Agjensia e Lajmeve të Athinës, ANA, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë deklaroi se: «Fakti që oficerë Grekë të Forcave Ajrore marrin pjesë në ekipin kuipazhin e aeroplanëve AWACS që gjenden në bazën ajrore të Avianos, nuk përbën akt pjesëmarrjeje të Greqisë në operacionet e bllokadës ajrore të Bosnjës dhe Hercegovinës.»