SHQETËSIM MBARËPOPULLOR RRETH MIRATIMIT TË LIGJIT PËR KTHIMIN E ISH PRONAVE
- Kjo është një goditje tjetër që u jep shteti kapitalistëve të rinj shqiptarë.
- Mostransmetimi në televizion i diskutimeve për këtë ligj kaq të rëndësishëm tregon se PD-ja ka frikë të dalë hapur para popullit. Ky ligj do të bëjë që askush të mos jetë i sigurt në pronën dhe shtëpinë e vet.
- PD-ja dhe qeveria e saj e ka frikë referendumin sepse e ka frikë popullin.
- Duke njohur të drejtën e pronës socialistët shqiptarë nuk mund të pranojnë ç’pronësime të reja, por kërkojnë që me anë të kompensimeve të vihen në vend padrejtësitë e kaluara.
Greva e përgjithshme e pronarëve të lirë
SOT NË TIRANË
Reagim i menjëhershëm i Shoqatës së privatëve të lirë të Shqipërisë ndaj projektligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve të vjetër.
Ndërkohë që dje Parlamenti i cunguar për arsye të largimit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste vazhdonte miratimin nën për nen të projektligjit të mësipërm, me qindra pronarë të rinj të dyqaneve të tregtisë dhe shërbimeve mbyllën dyqanet në shenjë proteste dhe u grumbulluan para selisë së Shoqatës së privatëve të lirë të Shqipërisë. Dje në orën 17 deri në orën 19 rreth një mijë pronarë të rinj privatë ishin grumbulluar tek hoteli “Internacional” pranë selisë së mësipërme në pritje të marrjes së vendimeve të shoqatës për ditët e ardhshme. Pohuan se rreth 70 për qind të dyqaneve të tregtisë dhe të shërbimit ishin të mbyllura dhe në Tiranë. Dyqanet i kanë hapur, pohuan ata, vetëm ata pronarë që ende nuk janë njohur për protestën e shoqatës ndaj projektligjit. Në zyrën e kësaj shoqate mbrëmë nën orën 19 mësuam gjithashtu njëjtë: Në këtë grevë nuk do të marrin pjesë vetëm dyqanhapësit e bukës. Shkak për këtë protestë të kësaj shoqate sipas drejtuesve të saj është bërë fakti se as Presidenti i Republikës, as kryesia e Parlamentit e as kryeministri nuk u janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të vazhdueshme të mësipërm. Po në selinë e Shoqatës së privatëve të lirë mësuam se kjo shoqatë ka planifikuar sot më 16 prill për orën 8 një manifestim proteste të të gjithë anëtarëve të saj para selisë së shoqatës. Një thirrje e kësaj shoqate e dërguar dje në të gjitha rrethet e vendit u bën apel të gjithë privatëve të lirë të Shqipërisë për të mbyllur dyqanet e tregtisë dhe të shërbimit në shenjë proteste për një periudhë dhe të pacaktuar deri në anulimin e projektligjit në fjalë. Një miting proteste është planifikuar të zhvillohet më datën 19 prill në orën 10 para godinës së Universitetit të Tiranës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kësaj shoqate nga i gjithë vendi. Për këtë miting është ... u janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të vazhdueshme të saj që nga data 19 mars e deri më 15 prill për t’u takuar e biseduar me ta për projektligjin e privatizimit që do të hidhet në grevë.
[Tekst i prerë] ... të ishin të mbyllura dje në Tiranë. Dyqanet i kanë hapur, pohoan ata, vetëm ata pronarë që ende nuk janë njohësar [sic] me mbërrënë në orën 19 mesuam, se datën 16 prill të gjithë pronarët privatë të kësaj shoqate do të bëjnë grevë të përgjithshme.
EDHE NJË KUFI NË SHQIPTARËVE
Deklaratë e Akademikut Rexhep Qosja lidhje me pranimin e Maqedonisë në
Pranimi i Maqedonisë në OKB duke mos u shqyrtuar kushtetuta e saj në të cilën shqiptarëve u njihen vetëm të drejtat njerëzore dhe të drejta qytetare është një padrejtësi e re që institucionet dhe forumet ndërkombëtare i bëjnë popullit shqiptar.
Me këtë akt - me aktin e pranimit të Maqedonisë në organizatën botërore, duke u njohur kushtetuta e saj e sotme, injorohet vazhdë vullneti politik e kjo do me thënë e drejta natyrore dhe kombëtare e popullit historikisht më të lashtë, kurse numerikisht të dytë në Maqedoninë e sotme. Arsyetimet politike rreth emrit të saj po tingëllojnë si akrobacione diplomatike me efekt të sajuar, nuk mund të jenë kurrfarë ngushëllimi për shqiptarët. Se Maqedonia bëhet anëtare e OKB si shtet maqedon, duke u injoruar plotësisht identiteti etnik dhe historik shqiptar i më tepër se gjysmës së territorit të saj. Deshtëm s’deshtëm jemi të detyruar të pranojmë: Pranimi i Maqedonisë në Organizatën Botërore pa u zgjidhur çështja shqiptare që aty jetojnë është goditja e dytë, që pas Konferencës së Londrës në gusht të vitit 1992, i jepet çështjes shqiptare si çështje më e përbërë dhe më tragjike kombëtare në Ballkan. Kufiri i ri ndërkombëtar që vihet mes Maqedonisë e Kosovës, mes Maqedonisë e Preshevës, që vihet sikur të mos ekzistonin shqiptarët në të dy anët e tij, është kufi i ri, tragjik, përmes zemrës shqiptare. Ato që po thuhen si ngushëllim prej disa zyrtarëve të huaj, e sidomos prej disa zyrtarëve shqiptarë, janë vetëm demagogji politike që mund të ngushëllojë vetëm ata që edhe deri tani në mënyrë të panjohur janë të ngushëlluar me mashtrime. Fati i shqiptarëve në Maqedoni është vulosur siç kanë dashur pushtuesit e tyre, të dëshmuar - serbët dhe sundu- [vazhdon jashtë kuadrit] zemrës shqiptare. Atë që po thuhet dëshmuar - serbët dhe sundu- [tekst i prerë]. [Kolona tjetër] pa u zgjedhur çështja shqiptare në këtë shtet, që jeton nën sovranitetin e përbashkët, pra popullsia në Maqedoni është e drejtë e popullit shqiptar. S’i duhet të pranojë sovranitetin e një shteti që nuk u njeh të drejta, për të cilat shqiptarët janë përgjegjës në Maqedoni. Ky sovranitet në Maqedoni nuk është sovranitet i pavarur me subjektivitet ndërkombëtar pa u zgjidhur çështja shqiptare apo së paku pa u lidhur me të, është sjellje e rendit tragjik. Historia Pranimi i Maqedonisë ... [pjesë e mbuluar/prerë] Në radhë të parë është e rëndësishme që në këtë moment politik të shtjellor në Ballkan ... [pjesë e dëmtuar] ... shqiptare, jam i bindur, do ta gjykojë rëndë këtë sjellje! Duket mirë kjo historia po e dënon edhe njëherë popullin shqiptar për shkak të sjelljes kundërhistorike të elitës së tij politike të vërtetë të elitës së tij politike - partiake. Vonesa po bëhet edhe njëherë përcaktuese fatale i fatit të popullit shqiptar - kësaj radhe dhe në këtë moment i fatit të popullit të saj të ndarë në Maqedoni. S’jam i befasuar, por jam i dëshpëruar edhe njëherë.
Dy ditë të vështira për ministrin Manushi
Ditën e mërkurë, më 14 prill ministri i ndërtimit, strehimit dhe rregullimit të ambientit Ilir Manushi ishte ngarkuar nga qeveria të jepte shpjegime në Parlament.
Nuk dihet pse u caktua pikërisht ky ministër, sepse në fakt spjegimet duheshin juridike, vrejtje që e bënë në diskutime deputetët. Ndoshta u caktua ngaqë dikasteri i tij ka qenë ndër më të suksesshmit në zbatimin e reformës. Sig dihet në drejtimin e këtij ministri gjatë kësaj periudhe nuk është vënë asnjë tullë në ndërtesa shtetërore. Edhe problemi i strehimit po zgjidhet me vendime bashkie duke nxjerrë jashtë disa kërkesat punëtorët. do të hidhën në grevë. (Vijon në faqen 4)
NGA «LUFTIMET» NË KUVENDIN POPULLOR
Dje paradite rreth orës 11.00 Kuvendi Popullor i filloi punimet në seancë plenare në mungesë të grupit socialist i cili vazhdon të bojkotojë punimet e Kuvendit.
Mendohej se mungesa e socialistëve aq e dëshirueshme për disa fanatikë nga e djathta do t’i shpëtonte ritmet e punës për miratimin e 31 neve të Ligjit të Pronës. Një natë më parë me shpejtësi ishin miratuar 13 nene por tek neni i 14 kishte ngecur sharra në gozhdë. Meqë mungonte grupi socialist, deputetët, në sallë filluan të haheshin me njëri-tjetrin. Më në fund u duk sikur po merrej edhe fortifikata numër 14. Në fillim të seancës kryetarët e grupeve Ali Spahia dhe Teodor Laço kërkuan pak pushim për të rënë në konsensus. Pas disa minutash konsensusi midis tyre u arrit. Në thelb ky konsensus kishte të bëjë ... (Vijon në faqen 4)
Përpara Ministrisë së Ndërtimit
PROTESTE E PUNËTORËVE TË HIDROCEN-TRALIT TË BANJËS
- Rifillimi i punës në Banjë është një gënjeshtër.
- Në qoftë se nuk plotësohen kërkesat punëtorët do të hidhen në grevë.
Me në fund gënjeshtrat e qeverisë të z. Moksi për rifillimin e punës në hidrocentralin e Banjës u doli boja. Dje, rreth orës 11.00, 300 përfaqësues të hidrocentralit të Banjës manifestuan fuqishëm, duke kërkuar ndaj qeverisë dhe ministrit të ndërtimit z. Ilir Manushi punë, rritje page, kushte jetese dhe strehimin e punonjësve. Afër këtij takimi të drejtpërdrejtë me z. Manushi, por z. ministër nuk ndodhej aty. Sipas zëdhënësve të tij ai na qenkej në parlament në një seancë pyetjesh. Kjo është një gënjeshtër që zbulohet jo vetëm fytyrën e vërtetë të qeveritarëve tanë, por edhe frikën e tyre ndaj punëtorëve, të cilët kërkonin me këmbëngulje të drejtat e tyre. Çfarë kërkonin përfaqësuesit e punëtorëve e kolektivit të hidrocentralit të Banjës? Sipas bisedës që bëmë me kryetarin e sindikatës së pavarur të hidrocentralit, z. Gjon Kacori kërkesat e punëtorëve ishin për punë, rritjen e pagës e cila në nivelin e sotëm është qesharake, strehim dhe trajtim të veçantë për kushtet e punës që bëjnë. Punëtorët herë pas here i hodhën këto kërkesa edhe në tubimin e tyre të djeshëm, duke kërkuar me këmbëngulje takim të drejtpërdrejtë ... (Vijon në faqen 4)
Çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve në ish Jugosllavi
- Simpozium shkencor në Tiranë -
Dje para dite filloi në Pallatin e Kongreseve në Tiranë simpoziumi shkencor me temë «Çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve në ish Jugosllavi», organizuar nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Republikës së Kosovës.
Merrnin pjesë studiues nga të gjitha trevat shqiptare si dhe studjues të huaj nga Ballkani dhe Europa. Pas shumëç planare dhe fjalës së hapjes së Dr. Emin Rizës, simpoziumi u zhvillua në dy seksione, në. Në rreth 24 kumtesa e referate të mbajtura dje në të dy seksionet nga studiues të njohur të trevave shqiptare të Ballkanit u trajtuan probleme të historisë, kulturës, etnografisë, zhvillimit ekonomik e politik të Kosovës e viseve të tjera shqiptare që nga periudha ilire e deri në ditët tona. Sipas studiuesve pjesëmarrës në simpozium, ky është aktiviteti më i i gjerë dhe më i thellë shkencor në fushën e ndriçimit të historisë së popullsisë shqiptare të mbetur jashtë kufirit të sotëm shtetëror të Shqipërisë. Studimet sjellin fakte e argumente që hedhin poshtë pretendimet absurde serbe mbi lashtësinë e popullsisë shqiptare në trojet ku ajo jeton sot. Simpoziumi do të vazhdojë edhe sot në seksione të veçanta. Një pjesë të referateve dhe të kumtesave gazeta do të përpiqet t’i botojë të plota gjatë ditëve të ardhshme. Korresp. i «Zërit të Popullit»
THIRJE
Shoqata e Privatëve të Lirë të Shqipërisë u bën thirrje gjithë tregtarëve të vendit se ngs nuk do të plotësohen kërkesat tona të ligjshme për anulimin e projektligjit që cenon të drejtat tona si pronarë, të mbyllen të gjitha lokalet e tregtisë pa afat. Kryesia e Shoqatës mijë pronarë të rinj privatë-ishin grumbulluar tek hotel vendimeve të shoqatës për ditët e ardhshme. Presidenti i kësaj shoqate zotëri Qirjako Noti dhe sekretarja zonja Engjëllushe Petani na [vijon jashtë kuadrit].
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
A 3
Mos na shkelni djersën!
Jemi kryefamiljarë, punonjës të Ndërmarrjes së Ndërtimit të MRP, mbi bazë dokumentash të rregullta që para dy vjetësh jemi caktuar për të punuar me kontribut vullnetar në ndërtimin e një pallati në adresën Rr. «Vaso Pasha» Nr. 1 Tiranë për tu strehuar.
Megjithë kohën e vështirë, me pengesat mundime në me djersë e duke shpenzuar kursimet tona arritëm të ngremë në këmbë një strehë për të jetuar. Që në Prill 1992 Komisioni i Strehimit të kësaj ndërmarrje na paqif me autorizime. Sot kur ky pallat ka përfunduar dhe ne jemi futur brenda na dalin dy zv ministra z. Astrit Mehja dhe Hajri Mezini të Ministrisë së Rendit Publik që kërkojnë të dalim e të futen ata në këto shtëpi, që siç thamë më lart kemi shpenzuar shumë, djersë dhe para nga kursimet tona. Veprime të tilla janë të pajtimshme dhe për sistemet më totalitare, e nuk mund të lejohët tek ne kur demokratikë është ndërtuar, aq më tepër kur edhe ne me votën tonë i dhamë jetë kësaj demokracie. Kur ne kërkojmë vetë shtet le t’na përgjigjen duke na mbajtur pesë orë në Rrugën e Policisë pesë burra e një grua me gjithë punonjësit e kësaj ndërmarrje. Nga Ministri i këtij dikasteri kërkojmë drejtësi.