18/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 prill 1993

Do të na çoni në kamp internimi ???

140 familje që banojnë në NB Levan-Fier të ardhur me banim nga disa zona të vendit i shkruajnë; Presidentit të Republikës z. SALI BERISHA - 140 familje që banojnë në NB Levan-Fier të ardhur me banim nga disa zona të vendit i shkruajnë; Presidentit të Republikës z. SALI BERISHA Kryesisë së Kuvendit Popullor z. PJETËR ARBNORI - Grupeve parlamentare, zotërinjve Ali Spahia, Namik Dokle, A. Imami, K. Mikalajdhi, M. Çeliku. - Këshillit të Ministrave z. ALEKSANDËR MEKSI. Ne që po ju shkruajmë jemi 140 familje, me më shumë se 1200 frymë që banojnë me leje banimi që nga viti 1991-92 në NB Levan-Fier. Një pjesë e këtyre familjeve banojnë në këtë NB që në vitin 1990 por për veprimet burokratike lejet e banimit janë dhënë me vonesë gjë që bën të kaloj afati i ligjit për ndarjen e tokës. Kushtet tona ekonomike; pa tokë, lëvizja e familjeve në vatrat e vjetra, pa një pjesë toke zënë nga kuota e Liqenit të Fierzes dhe detyruan që të bashkohemi sot (Vijon në faqen 4)

PRESIDENTI BERISHA NUK PRITI AS TË THAHEJ BOJA, POR E FIRMOSI MENJËHERË LIGJIN PËR KTHIMIN E ISH-PRONAVE

- Kjo ilet garë se ai çdo ditë e më tepër po i bën lëshime krahut ekstremist - ballist në PD. Mos vallë po u kihen ndonjë borxh? - Ju qytetarë që keni blerë troje nga shteti pas 1 janarit 1991 për ndërtimin banesash apo lokal-esh, jeni detyruar t’ia ktheni ato ish pronarit. Shteti e prish kontratën me ju, shteti ju pret në besë. Por ju mund të ankoheni te Zoti. - Ju mijëra qytetarë që banoni në ndërtesa shtetërore ish pronë private, jeni në mëshirë të ish pronarit të cilin e mbron ligji. Atë e mbron ligji, ligji i PD-së, ndërsa shteti nuk ka takat t’ju sigurojë juve një banesë por ju lë “iniciativë pa kufi” ta zgjidhni problemin vetë, me forcat tuaja. Kini mëshirë për këtë shtet që s’di se ç’bën. - Ju tregtarë të rinj që keni blerë lokalet nga shteti do të bëheni bashkëpronare me ish pronarin e truallit. Në se do t’ju bezdisë kjo “bashkëpronësi” dhe shteti ka marrë të gjitha masat që t’ua bëjë të padukshme bashkëpronësinë me qiratë e larta që ka caktuar për t’i paguar ish pronarit, atëherë fare lehtë shitjani lokalin atij që të shpëtoni një herë e mirë nga presionet. Është fati i ish pronarit në se në vend të një nëpunësi ai merr një lokal të klasit të parë ku ju tregtarë të rinj keni investuar miliona. - Besoni se ish-bashkëpunëtorëve të okupatorëve nazifashistë nuk do t’u kthehen pronat, siç përcaktohet në ligj? Ju e shihni që ata po rehabilitohen gjyq nga partia e PD-së e Roqi i televizionit. - Fshatarë që u bëte me tokë sipas programit të Partisë socialiste, sipas ligjit të Kuvendit Popullor të miratuar me konsensus. Ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave është një «kalë Troje» që rrezikon tokën tuaj, të vetmen mundësi për jetesë në fshat. Shmanguni provokacioneve dhe të gëzoni tokën që e meritoni se u përket juve që e punoni. Parlamenti Shqiptar miratoi ligjin për «Kthimin e kompensimin e pronarëve» në ditën e «të enjtes së zezë». Siç u bë e ditur parlamenti Shqiptar miratoi të enjten vonë ligjin për «kthimin e kompensimin e pronarëve». Megjithatë televizioni shqiptar (që ndodhet në një lozhë të sallës) e pati të pamundur të njoftonte që atë natë për miratimin e të gjithë nenëve të këtij ligji. Pra ai heshti duke lënë një një pritje ankthi gati 40.000 privatë të lirë që çohen nga ky ligj. Por, njëkohësisht televizion shqiptar nuk heshti. Ai njoftoi për një kosh basketbolli të jash[t]zakonshëm të shënuar nga një i ri amerikan gjatë një ndeshjeje basketbolli. «Kjo është Amerika e surprizave» - u shpreh spikeri i TV. Po kështu ai theksoi se sot u festua me madhështi dita e të «enjtes së zezë» nga ana e besimtarëve ortodoksë. Pra, sipas kalendarit fetar parlamenti Shqiptar miratoi një «ligj të zi» në ditën e enjtës së zezë». Filloi «lufta e ftohtë»; Fosilet e çvarrosura, pas 47 vjetëve me «të gjallët». Siç mësuam në sallën e hotelit «Internacional»-ku qëndronë për orë të tëra «privatët e lirë» dje pranë dyqaneve të tyre janë praj[a]qitur «fosilet» që sipas tyre janë ish-pronarët e shpronësuar. S[e]jçili prej tyre «mbante në dorë nga një letër të zverdhur që për ta qe tapi. Nga ana tjetër dhe pronarët e sotëm të dyqaneve tregonin tapitë që natyrisht nuk ishin të zverdhura, që ishin tapi të vu- (Vijon në faqen 4)

Partia demokratike dhe qeveria e saj në vorbullën e skandaleve

Ç’do të lexoni numrat e ardhshëm Partia demokratike dhe qeveria e saj në vorbullën e skandaleve - Vazhdon punën Komisioni Parlamentar për skandalin bankar të zhdukjes së 1.6000000 dollarë - Kush është në krye të kubesë? Kujt ja ka dhënë dollarët Arsidi? Ç’u bënë këta dollarë? Sa janë përdorur në fushatën elektorale të 22 marsit nga një parti e ma- Shtetit («për arsye shëndetësore») i ka kërkuar dorëheqjen Parlamentit. Kush është arsyeja e vërtetë?! - Ministri plus një çikë B... madhe dhe sa kanë përfunduar në xhepat e kubesë blu? - Si po e ndjekin organet e drejtësisë këtë problem? - Ç'lidhje ka vizita e guvernatorit Ilir Hoti dhe z. Agim Bendo në Paris? 1. Është apo jo përfshirë presidenti Berisha në këtë skandal? 2. Kush është prapa bankës së përbashkët Italo-Shqiptare? - Toka në Vrionës e të tjera a do të vihen si kapitale për këtë bankë? 3. A u kthyen në Bankë 10 mijë dollarët që mungonin nga tregtia e armëve që bën qeveria Meksi? Si dhe kush i solli? 4. Doganat tona në korrupsion. - Vazhdon të shkelet embargoja. - Personalitete shtetërore dhe drejtues të ministrisë rendit ndërmjetësojnë për kalimin e mallrave pa u zhdoganuar. 5. Thuhet se një nga zv/kryetarët e Komisionit të Planit të është arsyeja e vërtetë?! - Ministri plus një çikë, Blerim Çela, a ka lidhje me firma private dhe Bankën e SME-së? 6. A ka marrë PD-ja 700 mijë dollarë nga LDK e Kosovës me qendër në Zvicër? Kush i mori dhe përse janë përdorur këto të ashtuquajtura «Ndihma amerikane». 8. Përse PD po i nënshtrohet Ballit Kombëtar? - Mos vallë ka lidhje me 900 mijë dollarët që thuhet se diaspora e Ballit Kombëtar nga SHBA ja dha PD për zgjedhjet e 22 marsit? Kush i mori dhe si u përdorën ato? 9. A ka lidhje shkarkimi i ministrit Osman Shehu me dërgimin e rreth 45 qytetarëve kuksianë në emigracion në Gjermani? Ku qëndron korrupsioni në këtë çështje? Për këto bëma e të tjera të PD dhe qeverisë së saj do t'ju njohim në numrat e ardhshëm përmes opinioneve dhe fakteve. Redaksia do të intervistojë personalitete të PD dhe të qeverisë së saj.

Presidenti Berisha u thotë «JO» përfaqësisë së shoqatës së «Privatëve të lirë»

Pardje pasdite një përfaqësi e shoqatës së privatëve të lirë shqiptare të kryesuar nga z. Qirjako Noti kërkoi një takim me presidentin e Republikës. z. Sali Berisha. Pas një kohe të gjatë në pritje presidenti Berisha «dërgoi» një «jo» të thatë nëpërmjet sekretarit të tij. Pas këtij veprimi nga ana e presidentit Berisha, përfaqësia vendosi dhe i dërgoi një telegram për fatin e mirë të gazetarëve të ATSH (që siç njoftoi radio Tirana janë shpërndarë nëpër Tiranë ka dyqane të hapura Zoti Qirjako Noti shpjegon se këto «-dyqane që u janë dhënë personave të tretë me qera, kryesisht firmave të huaja, si dhe dyqane që i kanë marrë ish pronarët dhe s’preken nga ky ligj. Zoti Noti theksoi para masës së ... antarëve të tij se edhe pse ligjin e firmosi presidenti, ne nuk do Noto Pas një kohe të gjatë në pritje presidenti Berisha «urdhëroi» «jo» të thotë nëpërmjet sekretarit së vendosi dhe i dërgoi një telegram z. Berisha. Pra mundësia e vetme për të komunikuar me presidentin e Republikës mbeti ana telegrafike. Ministria e Rendit Publik i thotë «jo» shoqatës së «Privatëve të lirë». Po dje me anë të një shkrese sekretare - ministria e rendit publik hodhi poshtë kërkesën e shoqatës së «Privatëve të lirë» Shqiptare për të zhvilluar një protestë për ditën e hënë. Argumenti «sekret» i ministrit dhe majorit Tonin Vocaj (firma e të cilit figuron në fund të shkresës) është e koxistenca e festës së «pashkëve ortodokse» dhe policia është e angazhuar me detyra të tjera. Protesta sipas «rekomandimit sekret» mund të lihet për pas datës 25 prill. - Vazhdon për të tretën ditë radhazi greva e privatëve të lirë në Tiranë. Për të tretën ditë radhazi privatët e lirë të Tiranës mbajnë mbul[e]r dyqanet në shenjë proteste ndaj Ligjit për kthimin e kompensimin e pronave. Kështu dyqanet në rrugën e Durrësit, rrugën që të çon për tek stacioni i trenave e në pika të tjera të Tiranës qëndrojnë mbyllur. Kështu përveç hekurave, stoike, qëndrojnë dhe drunjat që i tregojnë çdo kalimtari se të zo[l]ët e tyre gjenden në grevë. Megjithatë në pika të ndryshme të Tiranës, të lëshojnë dyqanet deri në vde-kje. - Shoqata e «Privatëve të lirë» shqiptarë do t'i drejtohet gjykatës kushtetuese. - Po dje kryetari i shoqatës së «Privatëve të lirë» deklaroi para privatëve të lirë të mbledhur në hotel «Internacional» se ne do t'i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të parë drejtësinë e ligjit për «Kthimin e kompensimin e pronave».

Nismë e re bashkëpunimi

Së shpejti, në Elbasan, do të nisë veprimtarinë e vet një kompleksi veterinar bashkëkohor. Ai do të jetë fryt i bashkëpunimit të shoqatës veterinare të Elbasanit me një shoqatë analoge Norvegjeze. Ndërkohë, në mjes-aiset e caktuara kër të qëllim, ka mbërritur pajisjet nga Norvegjia dhe vazhdon instalimi i tyre. Kompleksi, një fjalë do të ketë klinikën veterinare, ku do të bëhen vizita për ndërhyrje kirurgjikale për kafshët, me metoda bashkëkohore. Ndërsa baza laboratorike do të përbëhet nga një laborator që do të shërbejë për kontrollin e ushqimeve dhe nënp[ë]rdorimeve shtazore, një laborator tjetër për gjurmimin e sëmundjeve infektive e parazitare dhe një tjetër laborator për inseminimin (ndërzimin) artificial të kafshëve me material biologjik të sjellë nga Norvegjia. Në fillim të veprimtarisë së kompleksit, gjashtë specialistë vendas që do të punojnë aty do të jenë për-krah gjashtë specialistëve norvegjezë. Më pas specialistët elbasanas do të kenë mundësinë e kualifikimit, me afate të caktuara edhe jashtë vendit. Ndoshta pika më e rëndësishme e këtij bashkëpunimi do të jetë krijimi i një ferme blektorale eksperimentale. Qëndrën e saj ajo do ta ketë në NB-në e Cerrikut. Në shërbim të saj do të jenë rreth 50 ha tokë, ku do të kryejnë aktivitet të përbashkët specialistët e ish fermës së Cërrikut dhe specialistët norvegjezë. Kjo fermë blegtorale do të merret kryesisht me mbarështimin e gjedhëve. Ndoshta do të jetë kjo fermë (dhe shpresojmë se edhe ndonjë tjetër pas saj) që do t'u kujtojë banorëve të Elbasanit të Cërrikut stinjen e qumështit të lopës, e harruar prej vitesh tashmë. Ndërsa fëmijët e vegjël ndoshta do të mësojnë më në fund se përveç qumështit pluhur pask[a] dhe qumësht të freskët. qumësht të freskët. qumësht lope. SEJDIN CEKANI

Parlamenti Shqiptar miratoi ligjin për «Kthimin e kompensimin e pronarëve» në ditën e «të enjtes së zezë».

Lexoni në faqen 2

LIGJI PËR KTHIMIN DHE KOMPESIMIN E PRONAVE TË ISH-PRONARËVE