21/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 prill 1993

QEVERISJA E DESHTUAR E PD-së NUK MUND TË MBAHET ME TULLUMBACE POLITIKE

- Sa herë që PD-ja është në siklet, pjell nga një Xhon Mekçou - Ditët e fundit nëpërmjet PTV-së, shtypit të PD-së dhe zëdhënësve të Blerim Çelës, po fabikohen lajme sensacionale e zhurmëdhënëse lidhur me firmën italiane «Levante Co» dhe implikimin në korrupsionin e saj edhe the kryeministrit Fatos Nano, kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Dhe e gjithë kjo mbështetet në një artikull të një gazetari italian. Nuk është hera e parë që pushtetarëve tanë iu pjell fantazia të tilla diversionë politike. Por deri më tani ato kanë dalë blof dhe janë kthyer kundër tyre. Nuk ia vlen të ndalemi dhe të rindisim meqë populli i njeh ashtu siç njohu edhe premtimin e bujshëm të PD-së për të gjetur që në mungesën e 23marsit 1992 arin e grabitur si dhe premtimet e tjera që tashmë i kanë diskredituar pushtetmbajtësit. Edhe fushata e ditëve të fundit as nuk na habit dhe as nuk shqetëson. Na çudit vetëm fakti se si mund të bëhet një zhurmë kaq e madhe dhe kaq e pa cipë. Kjo është pjesë e politikës propagandistike të dështuar të pushtetarëve dhe PD-istëve, me të gjithë fantazinë e tyre me të cilën kanë kërkuar dhe më kot lodhen së kërkuari për të gjetur sebepe për të goditur partinë socialiste. Si gjithmonë gjatë këtij viti të qeverisjes së PD-së, kërkohet të dile[t] nga rruga pa krye ku ajo po e fut popullin me të tilla skenarë tullumbacesh bojerà bjohera. Këto tullumbace juve zotërinj pushtetarë po ju pëlcasin në duar me korrupsionin e ministrave dhe zyrtarëve tuaj që po mbushin për ditë xhepat e që vetë thonë: «Të marrim ç'të marrim se nuk e kemi të gjatë!» Pra, me këto tullumbace ata kërkojnë të mbulojnë korrupsionin e tyre që është bashkëpjesëtar i qeverisjes e që ata, nuk janë në gjendje t'ia kundër-shtojnë as deputetëve të tyre. Erën e këtij korrupsioni tashmë po e ndjejnë njerëzit. Ata nuk mund të mashtrohen më. Ata flasin, shqetësohen, deklarojnë, dëshmojnë për shumë e shumë fenomene korruptive të padukshme dhe të dukshme si 1,6 milionë dollarët e grabitur. Ju gjen momentin të fantazoni të tillë skenarë pikërisht në kohën kur Partia Socialiste ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë, ka denoncuar skandalet e shumta që shoqërojnë qeverisjen e PD-së. Ne, zotërinj pushtetarë jemi të interesuar për të zbuluar dhe për të luftuar korrupsionin. Por kjo nuk bëhet duke na komentuar «konjushët» e televizionit shtetëror copa gazetash të huaja. Keni durim, zotërinj pushtetarë! Parlamentit shqiptar ka katër muaj që na ngritur një komision të posaçëm për çështjen e korrupsionit nëpërmjet ndihmave. Si e shpjegoni ju që këtij komisioni deri më sot nuk i është dhënë asnjë dokument edhe fakt për të hedhur dritë mbi të vërtetën? Që kur na qenë vënë mbi këtë komision parlamentar televizioni dhe zëdhënësit e Blerimit te Partisë Shtet? Kushdo e kupton që e gjithë kjo është e paragjykuar politikisht nga PD-ja. Kushdo e kupton se ky është një diversion politik ashtu siç ka kuptuar edhe diversionin politik për 270 tonë e arit që deri më sot Blerimi i shtetit nuk i ka gjetur. Zotërinj pushtetarë Merruni me hallet e mëdha të popullit, mos kërkoni ta trullosni atë me shpifje të mbrapshta demagogjike se ai tashmë e di se sa ju vlen lekura! Korresp. i «Zërit të popullit» Çfarë mësova nga një bisedë me z. Blerim Çela Me ndërmjetësinë e një miku të përbashkët dje mbasdite u ... së për këtë do të ... në interpelancën që do të zhv... fakt ose dokument se ndokush nga politikanët e përmendur prej

TURGUT ÖZAL: POLITIKAN I VIZIONEVE REALISTE

- Mik i shqiptarëve - Të shtunën pasdite vdiq presidenti turk, Turgut Ozal, i cili me personalitetin e vet dominoi skenën politike turke dhe detyroi çarçafit të fundit. Padashje që vdekja e shpejtë e këtij burri të shquar shteti do të ushtrojë ndikim në politikën turke dhe mungesa e tij do të ndjehet. Turgut Ozali do të kujtohet si një politikan realist me një vizion shumë të gjerë. Ai krijoi partinë politike të së djathtës së qendrës Mëmëdheu, kryetari së cilës ai qëndroi deri në vitin 1989, kur u zgjodh president. Ozal filloi të shkëlqejë në skenën politike turke, pas tre viteve të sundimit të ushtarakëve kur vendi kishte probleme të shumta politike, ekonomike e sociale, të mbetura pezull pa zgjidhur. Ozalit iu desh të kapërcente të gjithë trashëgiminë e luftës politike shtetëror të partive politike, që në vitet '70 e futi vendin në një qorrsokak dhe të mungesës së stabilitetit politik. Këtë trashëgimi negative me qeverisjen e tij Turgut Ozali diti ta kapërcente me realizëm e mjeshtëri politike, duke thelluar proceset demokratike e zhvilluar ekonominë e vendit, në sajë të masave ekonomike të sistemit të tregut të lirë. Për herë të parë gjatë qeverisjes së Ozalit u bë një politikë më liberale ndaj minoriteteve, për të krijuar një Turqi të hapur ndaj dallimeve etnike, duke lejuar transmetimin në radio dhe TV të programeve në gjuhën kurde. Tani së fundi, Turgut Ozali ndërmori një turne nëpër republikat e trazuar të Azisë Qendrore, për të gjetur rrugët e zgjidhjes së problemeve të koklavitura të problemeve etnike e të minoriteteve, të cilët nën vështirësitë ekonomike janë bërë tepër shpërthyese. Por ky turne i gjatë prej më shumë se dymijë km brenda dhjetë ditësh i shkaktoi s iç duket një lodhje të madhe dhe vdekjen e parakohshme. (Turgut Ozali ka vuajtur nga zemra, më 1987 bëri një operacion kirurgjikal, një baj pas të trefi-sht në Houston të SHBA). Turgut Ozali ishte një politikan ndër më aktivët i familjes së madhe të popujve myslimanë. Por, presidenti turk, Turgut Ozal, për popullin shqiptar do të kujtohet edhe si politikan i parë evropian që i kuptoi më parë dhe veproi më shpejt për ta ndihmuar atë në përudhën e tij të vështirë të tranzicionit. Shqiptarët nuk do ta harrojnë se me iniciativën e tij erdhën të parat ndihmat ushqimore, aq të nevojshme në Shqipëri. Gjithashtu Turgut Ozali do të kujtohet me respekt të thellë nga shqiptarët e të dy anëve të kufirit për përkrahjen politike dhe mbështetjen ndërkombëtare për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni e vise të tjera ku jetojnë ata. Ai do të mbetet në kujtesën e Shqiptarëve si një mik i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, prandaj shqiptarët do ta ndjejnë për një kohë të gjatë mungesën e tij. LULZIM COTA

HOMAZHE NË AMBASADËN TURKE

Nënkryetarët e Partisë Socialiste Servet Përllumbi e Namik Dokle bënë homazhe dhe u shprehën ngushëllimet ambasadës turke në Tiranë, në nderim të jetës dhe veprës së Presidentit Turgut Ozal.

Pezakët pyesin: kush luan në kurrizin tonë?

Takim i deputetit Servet Përllumbi e Bashkim Zeneli me banorët e Pezës Ditët e fundit deputetët Servet Përllumbi e Bashkim Zeneli pritën me kërkesën e tyre një grup fshatarësh nga komuna e Pezës e rrethit të Tiranës. Bashkëbisedimi që u zhvillua në një nga sallat e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues pati në qendër të tij disa probleme shqetësuese që parashtruan në fillim fshatarët e kësaj zone. Përmbledhtazi problemet që u parashtruan nga banorët pezake ishin ato të rishpërndarjes së pasurisë së ish kooperativës bujqësore. Me fillimin e prishjes së tyre ata që u treguan më të shkathët, më të zb... propozitë e PD-së, më... me të shkathtë, që zbatuan porositë e PD-së, morën shumën e bagëti të imta, lopë e viça, morën objektet e stalla në të shumtën e rasteve morën materialet nga shkatërrimet e tyre. Një pjesë e madhe e familjeve nuk morën asgjë nga pasuria e ish kooperativës, megjithëse kanë kontribuar me punë për disa dekada për krijimin e saj. Një tjetër botim arriti të nxjerrë revista «Rrezja jonë» botimin «Bibliografi e shkrimit katolik të Shkodrës në vitet 1991-1992». Autori i këtij botimi Fran Luli, pedagog në universitetin «Luigj Gurakuqi» ka përfshirë në të 483 zëra. Veç gjuhës shqipe, kjo bibliografi është shtypur edhe në italisht. Punonjësit e arkipeshkvisë dukën disi të zënë ngushtë, pasi kërkesat për festat janë të shumta e kufijtë për t’i plotësuar i kanë të pakta. Edhe ne e kemi të vështirë t’i shpjegusim për pak çaste për t’i intervistuar, pasi e kupton menjëherë sesa të zënë janë! Paradrekën e ditës së dielshme në kishën e fretërve u dha edhe një meshë nga Dom Zef Simoni. MUSA KURTULLAJ

Depot ushtarake në shënjestër

Shkodër Në njërën nga këto mbrëmjet e këtyre ditëve të fundit, disa persona kanë tentuar të hyjnë me forcë në territorin e depove të repartit ushtarak të Tepës. Roja ka hapur zjarr për një kohë të gjatë, duke dëgjuar kështu me dhjetëra fishkë. Me këtë rast dega e rendit publik në një njoftim të publikuar thekson me fjalë të tjera se zbrazja e armëve nga rojet e nënreparteve përreth këtij qyteti, ka krijuar shqetësime për qytetarët. Për këtë ajo tërheq vëmendjen që të zbatohen me korrektësi dekretet për përdorimin e armëve.

Çfarë mësova nga një bisedë me Z. Blerim Çela

Me ndërmjetësinë e një miku të përbashkët dhe mbasditë të vakëta dhe bëra një bisedë të shkurtër me Z. Blerim Çela. Interesimit tim në lidhje me deklaratën e bërë prej tij një natë më parë në televizion për korrupsionin dhe disa politikanëve shqiptarë ai iu përgjigj duke thënë se për këtë të prononcohet në interpelancën që do të zhvillohet në parlament. Megjithatë në bisedë ai përmendi në esencë po ato probleme që ngre dhe artikulli i gazetarit italian Monserrati të botuar në RD. Pyetjes sime nëse ai vetë ose Kontrolli i shtetit kanë ndonjë tij ka përfituar nga ndihmat për të cilat bëhet fjalë se ka vjedhur, ka marrë ryshfet pra ka futur diçka në xhepin e tij. Ai ju përgjigj se për këtë gjë nuk ka asnjë të dhënë ose dokument. BEQIR SKRELI

Pas pesë ditësh PAPA në Shkodër

Një atmosferë gjallëruese të bie në sy gjatë këtyre ditëve në qytetin e Shkodrës. Pas pesë ditësh në këtë qytet simbol të lashtësisë, të kulturës e të mbijetesës shqiptare, do të vijë për vizitë shenjtëria e tij Papa Gjon Pali II. E me këtë rast është i kuptueshëm meraku i njerëzve të këtij qyteti pa dallim besimtar, që kjo vizitë të kurorëzohet me gjithë sukseset e dëshiruara. Ndaj krejt të natyrshme e vëren gjallërinë ngado. Shkuadra e b[?]jaxhinjve e kanë tejkaluar p[?]jmen e banesave e objekteve të tjera ndërtimore me kujdes të veçantë, sidomos atyre anëve të rrugëve kryesore të qytetit. Punonjësit e asfaltimit bëjnë meremetimet e pjeshme të rrugëve, shesheve e trotuareve. Ndërsa rrugën kryesore pranë kishës katedrale ku do të vijë ati i shenjtë, po e asfaltojnë plotësisht. Gjithashtu elektriçistët janë përvëhur punës për rregullimin e rrjetit elektrik të ndriçimit të rrugëve e shesheve të qytetit. Kështu në disa fronte pune njëherësh punohet me preokupacion. Dhe ne e kemi vështirë ta përmbledhim gjithë këtë gjallëri. Ja, trupa e teatrit «Migjeni» tashmë pothuajse e ka gati për shfaqje dramën «Vëllai Zotit tonë», të cilën e ka shkruar vetë Papa. Janë përgatitur edhe koncerte e fotoekspozita, posaçërisht për këtë vizitë, organet e shtypit katolik në këtë qytet (që deri tani përbëhen nga 4 revista), të cilat botohen nën kujdesin e kishës «Zonja Rozare» Shkodërës bënë gati një botim të veçantë. Në këtë botim evidentohet aspektet nga marrëdhëniet e papatit me Shqipërinë, që zënë fill nga mesjeta e në vazhdimësi.

Gjirokastër — Rrënime në kompleksin kulturor

Gjirokastër Rrënime në kompleksin kulturor Kushedi ç’është Gjirokastra, e di se ç’ka qenë edhe kompleksi i saj historik e kulturor. Ka qenë, sepse është duke u rrënuar. Catit e tij, si e shumicës së pazarit, kanë kohë që pikojnë po tani zunë edhe bien. Ambientet s’kanë asgjë nga më parë, janë mbledhur vlerat apo jo, nuk dihet, pllakat përkujtimore janë thyer janë vjedhur e po vidhen gurë, hekurura, mermër. Në çoftë se do të sëmuresh nga sytë shko atje. Pronarët e kateve të poshtme janë sistemuar e po rregullohen, pronat e historisë, kulturës e arsimit janë lënë në mëshirë të fatit. Kjo është pak, u janë lënë në dorë rrënimi e turpi. Bashkia dhe këshilli bashkiak ka muaj që diskuton e debaton por s’vendos e s’gjidh asgjë. Nga godina e saj rrënimi duket, por nuk rrezikon njeri, se çatite bien mbi të tjerë. Ajo ndoshta do të shohe kur të rrëzohet ose vidhet obelisku. THANAS DINO

Mbi 20 policë kanë falsifikuar dëftesat

Kërkesat për t’u punësuar në organet e policisë kanë ardhur duke u rritur. Arsyeja kryesore e kësaj sjelljeje edhe me faktin se në shumë fronte të tjera pune janë shkurtuar vendet e punës. Një ish pjesëtar i forcave të repartit të ndërhyrjes së shpejtë pohon se komanda e këtij reparti ka kohë që ka filluar verifikimin e dëftesave të mbarrimit të shkollës së mesme mbi bazën e të cilave janë pranuar në punë këta policë. Nga verifikimi i dëftesave, del se disa prej tyre, nuk e kanë mbaruar shkollën e mesme, por kanë paraqitur dëftesa të falsifikuara. Për këtë komanda e repartit ka vendosur lirimin e tyre. Deri tani ka liruar mbi 20 policë. Verifikimi vazhdon.