81 MIJË DOLLARË TË CILAT DUHESHIN PËR TË SHKUAR PRESIDENTI NË AMERIKË
- I drejtohem kryeministrit Meksi -
- Ti je nga ato burra që hanë edhe lugën, po le paratë.
- Veprimet e tua nuk mund t'i mbulojë maska e demokrutit.
Kur u vu Qeveria Demokratike unë erdha gjithë gëzim te Kryeministri i parë demokrat dhe ju me pritët e më thatë: «Shteti qënka në një gjendje aq të keqe financiare sa nuk kemi para as për të dërguar Presidentin në Amerikë». Unë ju thashë; «Merrni paratë e mia 200 mijë Marka dhe kështu i zgjidhni problemin e Presidentit». Pas kësaj në një anije, sepse në Durrës Qeveria ka nxjerrë shpallje për shitjen e 5 copë anijeve.
Besoj nuk e kumnshoni dot për vendimin Nr. 377 datë 27.8.1992 të Këshillit të Ministrave, firmosur nga ju Zoti Meksi në këtë pronar anijesh. Pasi theksonit «Pagesa të bëhet e menjëhershme në valutë të huaj, sipas kursit të lirë të këmbimit në kohën e pagesës» vendimi me nr. protokolli 1716 i u dërgua Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Sagdësve së të Ndërrmarrjeve dhe të Përndjekurve Politikë, Agjencisë Kombëtare të Privatizimit si dhe Ministrisë së Transporteve e të Komunikacionit. Sipas të gjitha ligjeve u bë privatizimi e shitja dhe unë pagova paratë. 81 mijë dollarë amerikanë.
Mirëpo pas një muaji kur erdhët nga Amerika ku shkuat me presidentin e lya, çuditërisht ju nxorët një vendim të dytë anuligor sipas të cilit anija nuk ishte e imja!!!
Erdha i habitur t'ju takoja dhe u përpoqëm në i tërësgjatur të gjitha detyrat të veproja kështu e ashtu (ka indicatëve të pavarura). Megjithatë, me thua; anijë tjetër t'i jap Zoti Vrapi, t'i hedhin në fyq nga ta mernin. Me këtë akt nuk më mashtrve vetëm mua por edhe Shoqatën e të burgosurve e të përndjekurve politikë, sepse shoqata s'kishte porari, kurse unë aqta sinte porari, kurse unë aqta sinte porari, kurse unë aqta sinte porari [?].
Ministratori. Me anijen e blerë dua të shlyja ish të burgosurit e të përndjekur politikë, pa pagesë, do t'i shlyja pakot e ndihmave për shoqatën, do t'i ndihmoja për të bërë shtëpi portative për të burgosurit e cila i duroheshin shoqatës sonë e që presin akoma në Itali. Me vendimin e dytë ju zoti kryeministër shkelët me këmbë mbi gjithë këta njerëz tepër të vuajtur.
Megjithatë, edhe sikur unë të mos bëja asnjë punë për shoqatën si i përvuajtur real, duhej që ju të zbatonit ligjet sepse respektimi i akteve të nxjerra nga vetë ju, do të ishte pasqyra e Qeverisë suaj Demokratike. Ju drejtoja gjykatës kushtetuese e cila rrëzoi vendimin tuaj dyte dhe la në fuqi vendimin e parë. Por, ju që flisni për shtet ligjor nuk e zbatoni vendimin e kësaj gjykate i cili është i pakthyeshëm nga asnjë qeveri dhe gjykatë tjetër nga një personat e drejtësisë e nivelit i avokatëve është më i lartë profesionalisht se ai i organeve të gjykimit. Shumë kush mund ta dijë tani fatin e atij njeriu që bën në mes të kuvendit popullor këtë deklaratë.
Një gjë e tillë më ka bërë të kërkoj protestoj publikisht, pa pagesë, do të shlyja pakot e ndihmave për shoqatën, do të ndihmoja për të bërë shtëpi portative për të burgosurit e cila i duroheshin shoqatës sonë e që presin akoma në Itali. Me vendimin e dytë ju zoti kryeministër shkelët me këmbë mbi gjithë këta njerëz tepër të vuajtur.
Unë kur mora anijen, përveç pagesës që e bëra në dorë sipas kërkesës tënde, mora edhe 26.000 dollarë borxh, të cilat do t'i shlyeja menjëherë interesin përkatës duke punuar. U lidha me agjencië italiane, Amata ne Itali, me firma të ndryshme greke, turke, italiane, u lidha me Broker, të cilat do të ma mbanin anijen në efiçencë. Gjithash-
(Vijon në faqen 4)
Bluja e thellë e PD-së: evidencia e bindjeve politike
Në zbatim të ligjit për liritë dhe të drejtat e njeriut
Sqarim për lexuesit
Në konidat kur liritë dhe të drejtat e qytetarit praktikisht janë të kufizuara, kufizimet i kalojnë edhe shtypit të lirë. Çdo përmendje emri a qendre pune do ta lidhë anësisht e faktëve pa punë. Prandaj detyrohemi t'u shkruajmë me humor e alegori. Ja tregimi im.
Tregim
Mars. Dikasteri me ministër besnik të fortë u nis gjithë rretheve vendore e bindjeve politike. Formulari përmban disa shtylla: numri emëror, emri, detyra, shtylla tjetër, po aq e gjatë, cilësohet përkatësia në parti dhe ka tre nënndarje, për parti ku ka pas qenë dhe ku bën pjesë i punësuari në shtetin demokratik.
Prapë mars. Drejtoria e rrethit i nis dikasterit evidencën e plotësuar, duke kujtuar se ka mbyllur këtë punë.
Prill. Bie një telefon e thotë: s'ka asnjë andarë PD në drejtorinë tuaj, si është e mundur? Drejtori hutet e shqetësohet; po mirë, unë shef i zyrës. Nga ana tjetër e telit një mërmëritje që s'dihet si të merret, miratim apo pakënaqësi.
Prapë prill. Në telefon: shiko se në drejtoritë ka anëtarë të PS. Jo, thotë drejtori. Atëherë kontrollo bindjet, shiko c'bëjnë, kë simpatizojnë? Ku ta di unë? thotë drejtori. Unë dëgjoj që shajnë PS, po a një zot e di se ç'mund të kenë në kokë.
Mbyllje
Makina e shtetit mezi po vihet në lëvizje. Megjithë formularët e bindjeve politike, verifikimet dhe maskesa biografike vendi e vëjnë në rritëm të shpejtë. Ne krah të kundërt me tradicionalen, por s'ka gjë, Partia në pushtet punon.
Kripto Informatori.
Përkujtohet 70-vjetori i lindjes së Jakov Xoxes
Dje mbasdite në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve u organizua një takim përkujtimor me rastin e 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit tonë të shquar Jakov Xoxa. Merrnin pjesë shkrimtarë, artistë, studiues, pjesëtarë të familjes, miq e dashamirës të shkrimtarit etj.
Pasditën përkujtimore e çeli poeti Xhevahir Spahiu. Më pas e morën fjalën shkrimtari, poeti e studiuesi çe evokuan vlerat poliedrike të veprës madhore të Jakov Xoxës dhe sollën kujtime nga jeta e tij si krijues dhe si njeri. Aktorë dhe këngëtarë të Tiranës recituan dhe interpretuan pjesë nga vepra e autorit.
Korresp. i “Zërit të popullit”
A përgatitet PD-ja për zgjedhje të parakohëshme parlamentare?
Shumë nisma e veprime të kohëve të fundit të udhëheqjes së Partisë Demokratike të bëjnë të mendosh se ajo tashmë e ka nisur fushatën e vet para elektorale për zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
S'duhet më u mashtrue prej reagimeve të kundërta dhe etiketimeve dashakeqëse që ajo u bën kërkesave të partive e forcave të tjera politike për dorëheqjen e qeverisë apo për zgjedhje të reja. Në qoftë se këto parti do të bënin të kuftonin që po u përgatit Partia Demokratike kaq me zë, pa u paguar shumë rëndësi mungesë.
Është e vërtetë që udhëheqja e PD-së do të dëshironte të vazhdonte të qeveriste qetësisht pa kritikat e opozitës, pa kërkesat e ligjshme të sindikatave, pa protesta e shoqatave dhe pa pakënaqësitë në rritje të popullit. Është e vërtetë gjithashtu që PD-së do t'i shkonte për mbarë që t'ia zgjaste jetën sa më tepër këtij parlamenti, me një mazhorancë PD-iste të bindur, servile, impotente e nënshtruar deri në verbëri.
Por ja që pjesa dërmuese e elektoratit shqiptar e ndjen veten të zhgënjyer tmerrësisht nga dështimet e politikës së kësaj partie e ndjen veten të mashtruar nga premtimet e programit të saj «reformator» e ndihet i revoltuar nga qeverisja e keqe plot skandale të ekipit të korruptuar e të paaftë qeveritar të kryesuar nga zoti Meksi, i ndjen veten të ofenduar e dinjitetin kombëtar nga deputetë marioneta e të diskredituar përdhesë së kanë katandisur parlamentin shqiptar, për të qeshur e për të qarë.
Kështu që udhëheqja e lartë e PD-së, përballë këtij realiteti, shpejtohet t'u dalë përpara rreziqeve që e kërcënojnë pushtetin e saj. Ajo është e detyruar tashmë të hyjë në lojën elektorale, sepse nuk është aq e verbër sa që të mos shohë e të mos ketë kuptuar që një sërë faktorësh e kanë pjekur situatën për zgjedhje të reja ose po e pjekin atë më shpejtës.
Ndërsa, nga njëra anë, vazhdon të akuzojë opozitën si «destruktive, nihiliste, revanshiste, deri edhe antikombëtare», nga ana tjetër, ajo po vë lëvizje tërë mekanizmat e veta për të siguruar një 22 mars të dytë me «hir e me pahir». Ndosëse s'mund të themi se deri ku ka ecur puna taktikën e saj të re elektorale, prapseprapë ka nisur të duken e të
(Vijon në faqen 3)
Qëndrimi i PS për ligjin e ish pronave është në favor të shumicës
Auditori i Partisë Socialiste
Nga takimi i sh. Servet Pëllumbi me anëtarë e simpatizantë të PS të kryeqytetit
Auditori i Partisë Socialiste
Qëndrimi i PS për ligjin e ish pronave është në favor të shumicës
Nga takimi i sh. Servet Pëllumbi me anëtarë e simpatizantë të PS të kryeqytetit
Nën Kryetari i PS dhe deputeti në Kuvendin Popullor shoku Servet Pëllumbi zhvilloi një takim me anëtarë e simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Tiranës. Biseda u përqëndrua rreth shqetësimit të qëndrimit të grupit parlamentar të PS për projektligjin e paraqitur nga Qeveria për ish pronat.
Këtë projekt theksoi oratori-pranë rëndësia që ka e pasojat që sjell PS e pat vlerësuar si një ligj të kushtueshëm. Prandaj ajo bëri të gjitha përpjekjet për të shmangur miratimin e variantit të paraqitur nga Qeveria e PD-së. Mirëpo ata ishin të vendosur ta miratonin, ndonëse ai favorizon 1 për qind të popullsisë qytetare, duke mos mbajtur parasysh interesat e pjesës tjetër prej 31 për qind të popullsisë qytetare.
PS njeh të drejtën e ish pronarëve dhe është për ndarjen e drejtësive të bëra nga shteti i mëparshëm në rrugë të drejtë e të ligjshme. Por qëndrimi i saj është në harmoni me një varg faktorësh politikë ekonomikë e socialë që janë krijuar në këto rreth 50 vjet, si gjithnjë edhe për zgjidhjen e këtij problemi, mbahen parasysh interesat e shumicës së popullit. Ajo është për një kompromis financiar, në vlerë, të bërë nga shteti, të shtrirë në kohë dhe me një tavn [?] të caktuar. Pra, ai, kriter që është pranuar për projektligjin për kompensimin e ish pronarëve të tokave bujqësore mund të përdorej edhe për ligjin për ish pronat në qytet. Një çështje nuk mund të zgjidhet me një ligj të shkëputur nga ligji tjetër.
Mirëpo objektivisht tona nuk u morën parasysh nga mazhoranca «demokratike».
Megjithëse problemi i ish pronave është mjaft kompleks ne kohë patëm propozuar që zgjidhja e tij të bëhet nëpërmjet referendumit. Kundërshtarët tanë thonë se nuk ka nevojë për një gjë të tillë se ne na ka dhënë votën populli me vendimin e tij. Mirëpo edhe parlamentet e tjera të Europës me vota demokratike janë zgjedhur, megjithatë për probleme të tilla drejtohen përdorin mënyra të tilla zgjedhjeje. A mos vallë PD ka më shumë përvojë për zgjedhjen e çështjeve, se qeveritë që ende nuk kanë dhënë zgjidhje as shumë shtete europiane? Kujtoni p.sh. referendumin që u organizua kohët e fundit në Itali, për të zgjidhur problemin e rëndësishëm politikë për sistemin e zgjedhjeve për Parlament e të Qeverisë dhe në Rusi për të zgjidhur kontradiktat midis Parlamentit e Jelcinit.
Një shembull tipik për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet referendumëve përbën Zvicra. Shumë prej nesh na kujtohet se jo më shumë se dy vjet më parë aty u organizua një referendum për të zgjidhur problemin e zgjatjes të ditës së punës 9 apo 8 orë. Pati propozime për variantin e dytë, por përfundimisht u vendos për të parin. Prandaj do të ishte mirë që të veprohej kështu edhe në vendin tonë, që të shprehej i gjithë populli. S'i dihet, edhe ky propozim nuk u mor parasysh. Miratimi i ligjit, pa u marrë ende boja shpëgon faktin në gjërat janë paragjykuar e vendosur më kohë.
Në këto kushte, si edhe duke u nisur nga fakti se nuk na u dha as fjala për të shprehur mendimin e për të shpjeguar qëndrimin tonë kundër vendosëm të mos marrim pjesë në këtë seancë. Ne i qëndrojmë mendimit se ky ligj do të sjellë ngareshë të shumta e do të jetë një vepër e re kundër shqiptarëve.
Pjesëmarrësit në takim e vlerësuan të drejtë qëndrimin e grupit parlamentar të PS dhe shprehën në një varg pyetjesh që lidhen me këtë çështje si dhe me të tjera. Kështu p.sh. një pyetje ishte se “ç'do të bëhet me pronën e pasurive”
(Vijon në faqen 3)
U është hequr liçensa 47 avokatëve
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
U është hequr liçensa 47 avokatëve
Siç mësuam deri tani 47 avokatë janë pa liçensa, të cilëve i u hoq e drejta si juristë, për të ushtruar profesionin privat të avokatit. Nuk janë vetëm këta që këtë e kanë humbur këtë, poar [?] edhe të tjerë që nuk u ka ardhur radha, por që i pret i njëjti fat. Megjithë këtë është bërë mbështetje me një ligj unik të nxjerrë nga parlamenti, me nivel të ulët sa do të ndikoje në nivelin e proceseve gjyqësore. Është fakt se shumë prej tyre do t'i kenë lënë në mes të rrugës, në procese të hapura klientët e tyre. Është thënë një herë nga një person që drejtësia e nivelit i avokatëve është më i lartë profesionalisht se ai i organeve të gjykimit. Shumë kush mund ta dijë tani fatin e atij njeriu që bën në mes të kuvendit popullor këtë deklaratë.
D. KOLA
NJOFTIM
Kërkohet për blerje të menjëhershme ose me qira një depo (magazinë), ose truall me madhësi 500-2000 m2 sa më afër qendrës së Tiranës, të jetë pronë private e pajisur me dokumentacion përkatës ligjor të pronësisë nga hipoteka.
I interesuari të drejtohet pranë firmës ALBARTEX S. A. në këtë adresë; Rruga «Asim Vokshi» Nr. 123 dhe numër telefoni 237-69.
Firma ALBARTEX S. A.
KIMIKALB- s.r.l.
Shpërndan posaçërisht për Shqipërinë produkte të markave:
Herballe - Deterplus - Kris Flower - Osadia
në sektorët: Parfumeri - Sapun - Detergjent,
KIMIKALB-s.r.l.; kërkon për shpërndarjen e shitjen e mallit
SHITES
Nga zonat e mëposhtme; TIRANE DURRES, VLORE; ELBASAN; KORÇE, SHKODER si dhe për rajonin Fier, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Të interesuarit njoftohuni du
Anesti Koçi, Rruga “Beqir Luga” 36 Tiranë
Firma ofron kurs profesional mbi Tiranë,
Tregu bazë plus përqindje për shitje plus shpërblim,
Fillim mesatar vjetor 150,000 lire reja
REKLAME
Firma Progresi, ofron për shitje birrë «Theodorou» në ba-
shot e Korçë. Djath i shkrirë i një cilësie mjaft të mirë, i shijshëm, dhe i yndyrshëm, shumë me shumicë e me pakicë, me çmime nga më të leverdisshmet.
Të interesuarit të telefonojnë në numrin 222 20 ose të paraqiten në magazinën «Progresi» në shtëpinë «Bafra Curri» në Tiranë.
REKLAME
Firma «SIMPATIA» ju ofron :
- Çokollata «Berni» 25 gram me afat skadence në janar 1994 me çmime mjaft të arsyeshme.
- në sasi të mëdha pakicë.
- Këpucë atletike lëkure të bardhë, dhe të zeza, me qafa dhe pa qafa, me shumë dhe pakicë, çmimet janë shumë të leverdisshme.
Çorape burrash me shumicë dhe pakicë, me çmime të arsyeshme.
Ju mirëpresim në adresën:
Rruga «Mihal Duri» nr. 6,
Pranë Lidhjes së Shkrimtarëve
Tiranë