29/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 prill 1993

PSE NUK ERDHE NE ORA 9°° ZONJA QATIPI ?

E shqetësuar për zbulimin e korrupsionit nëpërmjet ekranit të Televizionit, gazetaria Arjana Qatipi i kërkoi kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano, një intervistë ku të prononcohej për akuza rreth skandalit me “Levante Con”. Ai e pranoi menjëherë kërkesën për informim publik dhe zonja Qatipi iu lut që intervista të bëhej, më datë 28.4.1993, në orën 9. Por zonja Qatipi nuk erdhi në orën 9.00, as edhe gjatë gjithë ditës, as edhe nuk njoftoi. Pse? Kush u ndërroi? Natyrisht, Fatos Nanos nuk iu dha fjala as në Parlament dhe nuk kishte si të vepronte ndryshe edhe zonja Qatipi. Kjo ndodhi kur Tomorr Malasi, disa herë gjatë seancës së interpelancës përsëritiste: Mund të shpreheni në shtyp, në Radio e në Televizion sa të doni, zoti Nano, ato janë të lira për të folur, por këtu do të flisni në vend dhe vetëm dy minuta. Gjithsesi zonjën Qatipi nuk duam ta fajësojmë aspak. Ajo ka marrë një urdhër. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit të Partisë Socialiste

PD-ja PO E ÇON VENDIN NË KRIZË TË PËRGJITHSHME

Shpifje plus skandale plus arrogancë dhe partësi baraz qeverisja e sotme

KRONIKË

Mbledhje e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste Dje, nën drejtimin e kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, u bë mbledhja e përbashkët e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe e grupit të deputetëve të Partisë Socialiste. Në fillim të mbledhjes Fatos Nano, duke sqaruar situatën në të cilën bëhet mbledhja e Komitetit Drejtues, tha se situata si ajo e krijuar ditët e fundit nuk janë të parapritura për Partinë Socialiste, sepse ajo vazhdimisht ka analizuar zhvillimet politike dhe ka paralajmëruar shkallëzimin e revanshizmit të pushtetarëve ndaj Partisë sonë. Përballimi i situatave të tilla kërkojnë angazhimin e tërë Partisë. Është fjala për mbrojtjen e Partisë Socialiste dhe të demokracisë shqiptare nga sulmet që u bëhen atyre në kushtet e humbjes së kredibilitetit të plotë të PD-së në popull. Më pas Dr. Servet Pëllumbi nënkryetar i Partisë Socialiste bëri një analizë të gjerë të situatës politike aktuale dhe shtroi disa drejtime të punës së Partisë për përballimin me sukses të tyre. Vendi ynë tha Servet Pëllumbi është mbërthyer nga një krizë e thellë ekonomike, e cila është më rëndë e krahasuar në luftën politike që po zhvillohet midis protagonistëve kryesorë të këtij tranzicioni që po kalojmë. Treguesi themelor i krizës është paralizimi i prodhimit shoqëror gati në të gjithë treguesit. Zyrtarisht thuhet se rënia është 58 për qind. Nga 850 mijë punonjës të llogaritur më 1992, 306 mijë janë të asistencës dhe 123 mijë (shtator 1992) të regjistruar si të papunë. Dy liberalizimet e çmimeve (korrik 1992 dhe janar 1993) dhe kompensimi i pjesshëm në pagë në masën 3:1 në favor të çmimeve bën që niveli i jetesës së njerëzve të bjerë në mënyrë katastrofike për shtresat e paprivilegjuara, veçanërisht për punëtorët dhe për fshatarësinë. Indeksi i çmimeve të konsumit (dhjetor 1990-mars 1993) arriti 771,9 për qind (11,1 për qind mesatarisht çdo muaj). U vendos sistemi i pagave me 25 klasë, me diferenca midis pagës më të ulët e më të lartë mbi 10 herë. Borxhi i jashtëm është 624,8 milion dollarë. Kriza ekonomike nuk është ulur dhe as deri nga mesi i vitit 1994 nuk ka për të ndalur përderisa nuk po merren masa për t’i futur njerëzit në punë dhe për të stabilizuar ekonominë tashmë të shkatërruar. Shohim në një situatë politike të ndezur, tha më poshtë ai që në zhvillimet e reja dhe krizën në parlamentin shqiptar, që u thellua e u konkretizua në vendimin për të marrë tiparet e një krize të përgjithshme politike. Dhe në përgjithësi parlamenti është vënë nën tutelën e presidentit dhe të një skenari të posaçëm të PD-së, atë lojën ligjore po e bën krahu ekstrem, krahu revanshist, që është duke u vënë në zbatim, e disa lëvizje antidemokratike, por për fatin e mirë në parlamenti po përdoret si arenë e një lufte të ashpër politike, si tribunë për të sulmuar e denigruar opozitën, PS dhe F. Erysekjan e saj. Kjo që u bë dje në parlament nuk mund të merret kurrsesi e shkëputur nga sfondi i përgjithshëm i luftës politike, nga diversiteti i vazhdueshëm për të na përçarë si parti, për t’i quajtur përsëri të reformuar e disa si konservatorë të pandreqshëm, disa si firma e të tjerë të tepër të matur, disa si socialdemokratët më të ardhshëm e të tjerë si eksponentë apo radikalë e përfaqësues të së vjetërës. Me insistimin e fundit në parlament, ku nën maskën e një intolerance që në të vërtetë s’ishte e tillë, por një aktakuze ndaj Qeverisë Nano dhe aftësisë qeverisëse të Partisë Socialiste, Presidenti dhe kryetar kundër të kaluarës, duke kapur temën e korrupsionit, pra një temë të lëvizur, duke varfëruar dhe raskapitur, është mbajtur i sensibilizuar dhe prandaj me të mendonin se do gjendnin mbështetje. Menjëherë tërën të shpëtonin... (Vijon në faqen 4)

PARTIA SOCIALISTE ËSHTË E PËRGATITUR DHE E VENDOSUR TË PËRBALLOJË Ç’DO SFIDË

- Deklaratë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH-së Ditët e fundit po vihet në një tension artificial dhe i qëllimshëm i situatës politike në vend. Pushtetarët përdëllëse, ndërsa në dukje sulmojnë udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe veçanërisht Fatos Nanon, në të vërtetë synojnë shumë më tepër: synojnë goditjen dhe likuidimin e Partisë Socialiste, të vetmes forcë të fuqishme politike opozitare në mbrojtje të demokracisë. Por jo vetëm kaq. Sulmet dhe veprimet e tyre në mënyrë të turpshme dhe të qëllimshme, të dirigjuara pa përgjegjësi e në mënyrë djallëzore me qëllim që të largojnë vëmendjen e opinionit nga hallet dhe vështirësitë e shumta, nga mungesa e shpresës dhe e perspektivës për të ardhmen që so vijinë e bëhen më kërcënuese çdo ditë e më shumë. Në një kohë që vëmendja e shtetit dhe opinionit mbarëshqiptar duhej përqëndruar kundër vrasjeve të rinjve tanë nga ushtarët serbë, situatës së rrezikshme në ... Kosovë, dhe dënimit të mijëra emigrantëve ekonomikë shqiptarë në mënyrë të dhunshme nga Greqia, partinë e Berishës vazhdon të vërë shqipëtarët kundër shqiptarëve. Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PS-së, rithekson bindjen se akuza për korrupsion e ngritur kundër Fatos Nanos, është fund e krye një shpifje. Ky provokacion, i përsëritur synon vazhdimin e diversionit, tashmë të dështuar, kundër PS-së dhe elektoratit të saj të qëndrueshëm dhe gjithnjë në rritje, synon të godasë figurën numër një të PS-së, me autoritet të padiskutueshëm në anëtarët dhe simpatizantët e saj, me reputacion të njohur në qarqet politike ndërkombëtare. Komiteti i Përgjithshëm Drejtues, duke vlerësuar dhe mbështetur plotësisht qëndrimin e drejtë dhe të vendosur të kryesisë së partisë, dhe grupit parlamentar, angazhimin real të masës së gjerë të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste, dhe gjithë njerëzve të ndershëm së do të mbrojnë pa u trembur demokracinë e vërtetë të kërcënuar më shumë se kurrë nga politika revanshiste e krerëve të Partisë Demokratike. Ai ka bindjen se ashtu si deri më sot shumica e shqiptarëve do të dinë t’i thonë përsëri ndal neodiktaturës dhe regjimit policor. Partia Socialiste vazhdon të jetë e bindur se e vetmja alternativë për kapërcimin e krizës së sotme është mënjanimi i revanshizmit për t’i hapur rrugë ripajtimit dhe rindërtimit kombëtar. Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PSSH-së. Tiranë, më 28 prill 1993. tisë Socialiste dhe vërehen kaq. Sulmet dhe veprimet e tyre në këtë panik, si zakonisht në kundërshtim me ligjet, dhe nën presionin e vazhdueshëm të forcave revan-siste, janë shprehje e krizës së thellë dhe të gjithanshme që ka mbërthyer Partinë Demokratike në luftën e brendshme për kolltuqet e larta shtetërore, luftë në të cilën shprehet edhe përplasje e interesave të klaneve antikombëtare brenda dhe jashtë vendit, që kanë financuar totalitarizmin e sotëm. Një gjë e tillë nuk është e rastit dhe as e papritur, pasi gjithë periudha e qeverisjes së Partisë Demokratike në vend që të karakterizohej nga fryma e mirëkuptimit, dialogut konstruktiv dhe e bashkëpunimit të ndershëm për të mirën e demokracisë dhe të Shqipërisë, ka patur dhe vazhdon të ketë si tiparin më themelor, intolerancën, imponimin e dhunshëm, mospranimin e mendimit të ndryshëm, shkëlyet flagrante të ligjeve dhe të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, sulmet revanshisto - balliste, likuidimin e kundërshtarëve politikë përmes një lufte të re klasash. Pas denoncimit që Partia Socialiste i bëri qeverisjes së mbrapshtë, të paaftë dhe aventureske të Partisë Demokratike: pas kërkesës së ligjshme për dorëheqjen dhe ndryshimin e kursit të sotëm të qeverisjes PD-iste; pas denoncimit të herëpashershëm të korrupsionit dhe skandaleve të shumta financiare të pushtetarëve të PD-së, shtabi drejtues i saj qëndra e të cilit dihet se ku është, nxorri nga shifrat njërën nga ato pak skenarë të gatshëm që mund t’u kenë mbetur të cilat në e kemi denoncuar prej kohësh, Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cilëson këtë sulm një

VEME NE DIJEN INSTITUCIONET E BOTES DEMOKRATIKE

JU DERGUA ME FAKS: - Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. - Parlamentit Europian. - Këshillit të Ministrave të Komunitetit Europian. - Federatës ndërkombëtare të Helsinkit për të drejtat e njeriut.. Do të dëshironim të tërhiqnim vëmendjen tuaj për situatën aktuale në Shqipëri, duke patur bindje në rëndësinë e kontributit tuaj për zhvillimin pozitiv të proceseve demokratike në vendin tonë. Kohët e fundit situata në Shqipëri është rënduar më tej dhe vështirësitë ekonomike e tensionet sociale e politike janë shtuar. Problemet në çdo fushë, në vend që të vihen në rrugën e zgjidhjes, janë vështirësuar dhe mungesa e perspektivës është evidente. Partia në pushtet po përjeton një krizë të thellë besimi, masat e popullit janë të zhgënjyera si rezultat i ligjeve antidemokratike në Parlament. Në këto kushte, Partia Socialiste e Shqipërisë ka kërkuar dhe ndryshimin e kursit të qeverisjes dhe heqjen e kësaj qeverie të paaftë e të korruptuar. Ajo ka kërkuar veprime e zgjidhje të tilla politike që do t’i kontribuonin demokracisë së vërtetë dhe institucionalizimit të plotë të saj, si dhe mirëkuptimit kombëtar. Në këto kushte Partia Demokratike në pushtet organizoi thjesht nga artikuj gazetash të huaja një montazh politik që përbën një shkallëzim të ri të luftës së pushtetarëve nëpërmjet skenarëve me ... prej 3 orësh në interpelancë parlamentare, Kryetarit të PS nuk iu dha e drejta e fjalës për të mbajtur një deklaratë për Parlamentin dhe opinionin publik për të sqaruar problemin, duke provokuar kështu fillimin e një krize parlamentare. Deklaratën e kryetarit të PSSH, Fatos Nano, të botuar në shtyp, po ju a dërgojmë edhe juve, me besimin si ashtu si deri më sot, ju do të dini me autoritetin tuaj të gjykoni dhe kontribuoni për t’u prerë grykën këtyre veprimeve antidemokratike, të inspiruara nga ndjenja revanshiste dhe për të institucionalizuar shtetin e vërtetë ligjor në Shqipëri.

MOCION — Mosbesimi ndaj zotit Tomor Malasi

MOCION Mosbesimi ndaj zotit Tomor Malasi Është e ditur se për mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit Popullor, ky i fundit zgjedh Kryesinë e tij. Por zoti Tomor Malasi si zvëndëskryetar i Kuvendit Popullor qysh nga koha e zgjedhjes si i tillë nuk e ka justifikuar atë. Kjo është bërë e dukshme, në rastet kur ai ka drejtuar punimet e seancave plenare të Kuvendit Popullor. Në këto seanca ka dalë qartë paaftësia, inkompetenca në ngjashmërinë e tij. Ato pothuajse të gjitha janë karakterizuar me shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit Popullor. Për periudhën e shpesh janë krijuar situata të tensionuara. Më flagrante është rasti i seancës plenare të datës 26.4.1993, ku grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon të bëhet menjëherë interpelancë me Kryetarin e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit. Një kërkesë e tillë duke qenë në kundërshtim me kërkesat e nenit 90 të rregullores u kundërshtua nga deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Nga këtu u kërkua gjithashtu që, meqenëse për problemin që kërkohej interpelanca, ishte ngritur një komision i përkohshëm parlamentar, interpelanca të bëhej njëherazi me raportimin e këtij të fundit ose më pas, si dhe do të ishte me vend në këtë kohë t’u jepej përgjigje dhe pyetjeve që bënë deputetët e Partisë Socialiste. Zoti Malasi duke mos përfillur asnjë kërkesë të drejtë të deputetëve socialistë, hedh në votë propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e seancës së interpelancës

Çpo ndodh në parlamentin shqiptar?

KOMITETI I PËRGJITHSHËM DREJTUES I PSSH GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALISTE Tiranë, më 28.4.1993 shpifje e trillime banale, duke e akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste dhe deputet në Kuvendin Popullor Fatos Nanon për gjëja korrupsion me ndihmat italiane gjatë kohës se shkurtër kur ai ishte Kryeministër i Qeverisë Shqiptare. Kundrejt një akuze fa[nuk lexohet]

Provë për grusht shteti nga Tomor Malasi

- Deputeti Ndre Llogasi pasi nuk u lejua të fliste shkoi dhe i dorëzoi në podium zotit Malasi mocionin e mosbesimit të paraqitur nga grupi parlamentar i PS-së. - Këtë veprim të ligjshëm të deputetit Legisi, zoti Malasi e etiketon si kërcënim dhe, si dikur Pinoçeti në Kili, ulin më të madhe dhe thërret të futen në sallë në mënyrën më flagrante e të paligjshme roje të armatosura. - Me i egri, i pari nga ushtarakët e armatosur, që u sulën kundër deputetit Legisi me dorën tek koburja ishte po njëri i burgosur, i cili kohë më parë në Parlament kërkoi për të vrarë me armë pas asnjë shkak Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së Namik Dokle. - Në këtë mënyrë u dhunua rëndë sovraniteti dhe dinjiteti i parlamentit. - Këtë grusht ushtarak të vërtetë shtetit që ndodhi në tempullin e shenjtë të demokracisë, në parlamentin shqiptar, televizioni e komentoi krejt ndryshe, duke dizinformuar në mënyrë të qëllimshme opinionin publik. - Fashistizimi i jetës së vendit finalizohet me futjen e forcave ushtarake në sallën e parlamentit. Çpo ndodh në parlament? Çpo ndodh në Shqipëri? Forcat e vërteta demokratike dhe populli duh[e]t t’i thonë ndal diktaturës.