KORRUPSIONI REAL I PUSHTETAREVE TE SOTËM NUK MUND TE MBULOHET
PERSE DUHET TE PERGJIGJET DHE TE SQAROJE OPINIONIN SHERBIMI I KONTROLLIT TE SHTETIT?
- Skandalin «Arsidi» dhe skandale të tjera bankare
- Financimin ilegal të PD-së për fushatën elektorale
- Mosarkëtimet disamiljardëshe të fondeve kundërparti nga ndihmat në buxhet dhe abuzimet me to nga PD-istët e qendrës dhe bazës
- Kondrobanda e armëve dhe thyerja e embargos në favor të Serbisë si dhe përfituesit e pagesave ilegale në to
- Marrëveshjet e fshehta të zotit Selami
GENC RULI URDHËRON GRABITJEN E «DISKO KLUB ALBANIAS» DHE DORËZIMIN E SAJ BAXHANAKUT TË TIJ ARBEN GUGUSHKA
Më në fund misteri i «Disko Klub Albanias» zgjidhet.
Si dihet me datën 28.4.1993 Ministri i Ekonomisë dhe Financave Genc Ruli mbaron misionin e tij shtetëror dhe privat në Angli dhe kthehet në atdhe.
E hes do të ishte që ditën e parë pas ardhjes ta fillonte me konkluzionet e shërbimit që të rëndësishëm për fatet e popullit, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Drejtor i «Qendrës Sportive të emëruar në mënyrë të paligjshme nga Arben Jorgoni, në një kohë që Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Dhimitër Anagnosti autorizon Sokol Koçiun si përfaqësues të Qendrës Sportive për zgjidhjen e problemit të «KLUB ALBANIAS».
Menjëherë filluan reagimet në policinë financiare nga ana e punonjësve të saj të cilët që prej krijimit të kësaj policie nuk kishin në çuditëshin se si Ministri i tyre shkelte mbi kompetencat e një Ministri tjetër të detyrës në fushën e veprimit të tyre.
Por ata nuk e dinin që ky urdhër kish dalë për baxhanakun e Ministrit t. tyre, z. Arben Gugushka, ata nuk e dinin që Ministri i tyre i harroi punët e shtetit sepse i qan syri për «Disko Klub Albanian» apo ndonjë disko tjetër dhe mikun kryesor ata nuk e dinin
Solidaritet njerëzor me familjet e viktimave të terrorit serb
Deputetët Kastriot Islami e Musa Ulqini u shprehën ngushëllimet 5 familjeve të viktimave në rrethin e Kukësit në emër të grupit parlamentar e të Partisë Socialiste –
Vrasjet mizore të kryera ditët e fundit nga rojet kufitare serbe në kufirin verior të Shqipërisë, kanë ngjallur kudo indinjatën e ligjshme. Për t’u shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave shkuan në komunën e Bardhocit të rrethit të Kukësit ditën e premte më 30 prill deputetët Kastriot Islami e Musa Ulqini. «Vijmë për të ndarë me ju dhimbjen e thellë që ju shkaktoi vrasja e bijve tuaj, u thanë deputetët familjeve të viktimave në fshatin Bardhoc e Morinë. Ne kemi ardhur këtu në emër të grupit parlamentar dhe të Partisë Socialiste, të cilët në këto momente shprehin solidaritetin e tyre të thellë me ju. Në raste të tilla shqiptarët gjithmonë i janë gjendur njëri-tjetrit në krah si vëllezër vëllaut».
Në fshatin Bardhoc, babai i Behar Hafizit, xha Ademi theksoi se ishin hallet e rënda ekonomike që e detyruan djalin e tyre të marrë rrezikun në sy. Sot, si asnjëherë më parë, gjendja jonë ekonomike është tejet e vështirë. Prandaj dhe djemtë tanë si shpëtim të vetëm shpesh herë shikojnë kalimin e kufirit për nevojat ekonomike. Serbët përpara se t’i vrisnin djemtë tanë i kanë masakruar rëndë, tha xha Ademi. Krime të tilla monstruoze ndaj njerëzve të pafajshëm e hallexhi bëjnë si askush tjetër në botë vetëm serbët, theksoi deputeti Islami. Veçse ne duhet të jemi gjakftohtë dhe të mos biem pre e provokacioneve të tilla serbe. Pjesëtarët e familjeve të viktimave u shprehën deputetëve socialistë falënderimet e tyre për ngushëllimet që u sollën dhe kërkuan të insistojnë në parlament që shteti të marrë masa më energjike për parandalimin e rregjimit të kufirit. Ata theksuan se i ka prekur solidariteti njerëzor që është treguar ndaj tyre.
Në familjen e Hysen Mesinit të pranishmit theksuan se kudo në botë njerëzit e paarmatosur kur kapen robër, trajtohen si të tillë, ndërsa serbët i masakrojnë roberit edhe pse në rastin konkret ata e kishin kaluar kufirin vetëm për nevoja ekonomike. Prandaj masakra të tilla të padëgjuara duhen denoncuar në të gjitha organizmat përkatëse ndërkombëtare.
Deputetët socialistë theksuan se ky veprim mizor që ka prerë hullë vendim të gjithë shqiptarëve është një incident politik i paramenduar i shovinistëve serb. Prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm e të mos biem preh është treguar ndaj tyre.
Në këto ngushëllime deputet-
si përfaqësues të Qendrës Sportive për gjithçka e problemët ana e punonjësve të saj të cilët për krijimin të kësaj policie nuk kishin marrë një urdhër të tillë kaq paradoksal, një grabitje në mes të ditës. Gjithë opinioni shqiptar është në dijeni të bllokimit të aktivitetit të «Disko Klub Albanias» pra punonjësit nuk ishin të qartë se çfarë bllokimi do të bënin me çfarë të drejtë do të zhvishnin diskotekën dhe në bazë të kujt ligji do t’ia jepnin atë një tjetri, atë pak të shtëpisë dhe rreth.
Në diskutimet e tyre, pjesëmarrësit vunë në dukje se, do të vazhdojnë me rrugë demokratike dhe me mjete ligjore të kërkojnë të drejtat e tyre të ligjshme, që «na i mohojnë dhe në ne ligjit të miratuar nga Kuvendi Popullor dhe të dekretuar me aq nxitim nga Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha». Gjithashtu ata theksuan se dyqanët që «i kemi blerë 70 për qind të tyre në kohën e Qeverisë Meksi, nuk do t’i lëshojmë».
(Vijon në faqen 4)
Kryetari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS do të zhvillohet ditën e premte, datë 7 Maj 1993, ora 9.00.
KRYESIA E PSSH
... mët insistojnë në parlament që shteti të marrë masa për ... çimin e regjimit që është treguar ndaj tyre.
Në këto ngushëllime deputetët Kastriot Islami e Musa Ulqini u shoqëruan nga Mustafë Mici, kryetar i komunës së Bardhocit. Eshtë Haxhiu, nënkryetar i bashkisë së qytetit të Kukësit dhe Muhamet Bela, Kryetar i Partisë Socialiste të rrethit të Kukësit.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Shoqata e pronarëve të lirë paralajmëron përsëri për grevë
KOMUNIKATË e Aktivitetit Kombëtar të Shoqatës «Privatët e lirë të Shqipërisë»
Sot, më datën 1 Maj 1993, në selinë e Shoqatës sonë, u mblodh Aktiviteti Kombëtar i Shoqatës «Privatët e Lirë të Shqipërisë».
Në mbledhje, përveç anëtarëve të këshillit kombëtar, morën pjesë edhe kryetarë dhe sekretarë të degëve në rrethe dhe të ftuar të tjerë.
Presidenti i Shoqatës, zoti Qirjako Noti, raportoi mbi veprimtarinë e deritanishme të Këshillit Kombëtar dhe të Shoqatës. Ai theksoi veçanërisht këmbënguljen e 40 000 anëtarëve të shoqatës për të mbrojtur të drejtat e tyre, që shkelën nga nenet 12 dhe 17 të Ligjit «Për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve», i cili u heq pronarëve të rinj të drejtën e pronësisë mbi lokalet dhe truallin, të blerë nga Shteti Demokratik Shqiptar, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Zoti Noti vlerësoi lart përpjekjet që ka bërë Këshilli Kombëtar dhe degët për sensibilizimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjidhjen e kërkesave të paraqitura. Presidentit të Republikës, Kuvendit Popullor dhe Qeverisë dhe tash së fundi, Gjykatës Kushtetuese. Ai bëri thirrje për të vazhduar paraqitjen e kërkesave deri në zgjidhjen e plotë të tyre, për kompaktësimin e të gjithë anëtarëve të shoqatës sonë dhe të degëve në rrethe.
Kryesia e Shoqatës bën plotësimin e pronave të lira, të cilat degëve në rrethe.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Trëndafilë të kuq mbi mure
Aksion i «përbashkët» i rinisë eurosocialiste me policinë e rendit të Tiranës!
Aksioni i fjalë filloi nga rinia eurosocialiste e Tiranës në mbrëmjen e datës 30 prill duke gdhirë 1 Maj, dhe u vazhdua gjatë gjithë natës, nga forcat e policisë së rendit të Tiranës.
Të rinjtë eurosocialistë e filluan aksionin e tyre duke vendosur afishet festive të 1 Majit (Afishet kishin stemën e Partisë Socialiste dhe ftonin qytetarët për të festuar së bashku 1 Majin, festën e punëtorëve të gjithë botës. Aksioni i policisë së rendit kishte si qëllim heqjen nga muret dhe vitrinat të afisheve të 1 Majit. Urdhëri i komandës për forcat e rendit ishte i qartë dhe i prerë: agimi i 1 Majit, nuk duhet të gjente asnjë afishe në rrugët dhe muret e Tiranës;
Gjithçka u zhvillua si në skenat e filmit shqiptar «Lulëkuqe mbi mure». Rinia vendoste afishe, policia i hiqte ato! Sigurisht aksioni i vitit 1993, ndryshon nga ai i vitit 1943. Se pari ndryshojnë parullat dhe afishet. Ato që shkruheshin nga rinia antifashiste e Tiranës, 50 vjet më parë, e që fshiheshin nga policia fashiste, bënin thirrje për luftë kundër pushtuesve dhe çlirimin e popullit, kurse afishet e rinisë eurosocialiste që në festive dhe ftonin qytetarët që të festonin së bashku 1 Majin. Si të tilla ato u hoqën nga policia e rendit demokratik!
Është shumë e vështirë që të zbulo shë rezonshmërinë e një afishe festive që mund të prishte rendin dhe qetësinë e Tiranës. Në të shkruhej: «Të festojmë së bashku 1 Majin». Pra nuk kishte asnjë fjalë kundër presidentit apo qeverisë demokratike që të shqetësonte kaq shumë forcat e rendit.
Komentet rreth këtij aksioni të policisë në Tiranë janë të ndryshme e të shumta. Disa duan të thonë se policët janë përsëfihu-ar dhe duhet të merren me një punë. Të tjerë pohojnë se edhe pse 1 Maji është festë zyrtare, por për ta festuar atë së bashku duhet marrë miratimi në komandan e policisë!
THANAS ARA
N J O F T I M
Për të ngritur në një nivel më të lartë gjithë punën e veprimtarisë e gazetës «Zëri i Popullit» me qëllim që ajo të përcjellë me më tepër kërkesave dhe pretendimeve të drejta të lexuesve të shumtë, bëj të ditur: Kryesia e Partisë Socialiste vendosi të bëjë disa plotësime në Këshillin botues i cili përbëhet nga shokët,
- Përparim Xhixha Thoma Gëlli, Dritëro Agolli, Malok Zeqo, Ilalli Lahaj, Ali Xhiku, Xhevat Lloshi, Kujtim Ymeri, Fatmir Zanaj, Ibrahim Baci, Hasan Hoxha.
Kryetar i Këshillit botues u caktua Përparim Xhixha.
Kryesia e Partisë bëri plotësime edhe në ekipin drejtues të gazetës, duke emëruar në detyrën e zëvendëskryeredaktorit gazetarin Luan M. Roma.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
përzgjodhë [pjesë e prerë]...
NJOFTIM
Disponoj një hyrje dhomë e guzhinë në katin e dytë në qendër të qytetit të Lezhës. Kërkoj të ndërroj me një apartament të tillë në Tiranë ose Vlorë. I interesuari të kontaktojë Nazar V. me numër telefoni 26787.