PA KOMENT
Një grua e mprehur në brazdë
Buzë xhadesë, një grua tërhiqte një lesë për të shkifëruar tokën. Një grua e mprehur në vend të kafshës tërhiqte lesën në të dalë të Cangonjit, aty ku ndahet Devolli me Korçën. Por nuk ishte kjo që ngacmoi vëmendjen e udhëtarëve. Tërheqja e lesës nga njerëzit është pamja më e zakonshme në fushën e Devollit.
Mbi lesë rrinte një fëmijë 3-4 vjeç. Një fëmijë në vend të një guri i shërbente nënës për të ngjeshur tokën. Opinionet u ndanë më dysh. Është mungesa e një guri, apo kënaqësia e fëmijës për të kaluar?!
Në Devoll, në fund të shekullit të 20-të toka punohet me krah. Kjo s’do koment. Fëmijët argëtohen-varen nën shi e diell në pritje të çerdheve e kopshteve moderne që premtoi Partia Demokratike. Objekte modeste të kohës që u rënnuar e braktisur sikur akuzojnë. Edhe kjo s’do koment.
«LEVANTE COMPANY»
BASHKËPUNËTORE ME QEVERINË E PARTISË DEMOKRATIKE
- Firma e dyshimtë vazhdon të sjellë ndihma në Shqipëri
- Blerim Çela - megafon i akuzave fallco? ...
- Jeniçerët e kryejenicerit të vyshkur Blerim përsëri dëshmojnë me turp për turpin e tyre, pasi Blerimi nuk di ç’është turpi
fushën farmaceutike
I nderuar Dott. Lovino
- Jemi dakort për zëvendësimin e ilacit ampicilina flakon 1 gr me ampicilina në flakon prej 500 miligram, në sasinë brenda shumës në dispozicion.
- Kemi nevojë urgjente për ilaçin fentanyl 0,5 mg në sasinë 5000 copë (në kuadrin e ridhmave të Qeverisë Italiane).
- Jemi në pritje të ilaçeve të tjera që nuk kanë ardhur akoma nga lista e ilaçeve të ndihmave për Shqipërinë për vitin 1992. Përshëndetje të përzemërta
VIGAN SALLASI
Drejtori
LEVANT CO. SBA
Nr. prot. 145
Shkresa e mësipërme është vetëm një dokument në morinë e dokumenteve që provon se qeveritarët e Blerimit dhe Berishës vazhdojnë të kërkojnë ndihmën e firmës «Levante Co».
A thua të këtë korrupsion në këtë kërkesa?... Sepse shkresa mbyllet me shprehjen: «Përshëndetje të përzemërta»...
Shkresë d’... për mësht... farmaceutik... [?]
... 500 mg, në ... dispozicion.
Tiranë, më 3. 2. 1993
Republika e Shqipërisë
Ministria e Shëndetësisë
Departamenti Farmaceutik
Levante Co
Dr. Lovino
Bari - Pullas
Fax. 0805235696
Lënda: Ndihma të Emergjencës në fushën farmaceutike
I nderuar Dott. Lovino
- Jemi dakort për zëvendësimin e ilaçit ampicilina flakon 1 gr me ampicilina në flakon prej 500 miligram, në sasinë brenda shumës në dispozicion.
- Kemi nevojë urgjente për ilaçin fentanly 0,5 mg në sasinë
Politika bizantine e PD ndaj PS është e dështuar
nuk po i botojmë diskutimet e tyre
(LEXONI NË NUMRIN E NESËRM)
Politika bizantine e PD ndaj PS është e dështuar
Takime me banorë të qytetit të Kukësit të deputetëve Kastriot Islami e Musa Ulqini -
Më shumë se njëmijë qytetare kuksiane, mbushën sallën e madhe të pallatit të kulturës në takimin që u organizua me deputetët Kastriot Islami e Musa Ulqini pasditen e 30 prillit. Gjatë bashkëbisedimit, i cili zgjati plot 3 orë, të pranishmit, shumë të rinj, u ndodhën me interes shpërpjetë, meg që dhënë deputetët për situatën e sotme të tensionuar politike si dhe përgjigjet e më shumë se 100 pyetjeve që u bënë nga të pranishmit.
Duke kalendaruar situatën kuksiane, veçanërisht intelektualët për ftesën që u ishte bërë deputetëve në fjalë, deputeti Kastriot Islami theksoi në fillim të fjalës së tij se ai dhe kolegu i tij ishin hequr të tronditur nga masakra e shovinistëve serbë të kryer kohët e fundit në kufirin verior, por edhe mjaft të prekur nga qëndrimi burrëror i pesë familjeve të viktimave të komunës së Bardhocit ku ata ishin për ngushëllim atë ditë. Pastaj deputeti Islami për gati një orë shprehu vlerësimet dhe qëndrimet e tij si intelektual, për veprimet e grupeve parlamentare socialist dhe për situatën e sotme politike.
Në vit pastaj Partia Demokratike e erdhi në pushtet, theksuan deputetët, situata ekonomike, politike, sociale në Shqipëri është lëvizur e përkeqësuar dhe shumë larg asaj që prisnin njerëzit e thjeshtë, të cilët të besuan premtimeve të bujshme elektorale. E paaftë të nxjerrë vendin nga situata e vështirë, pa kurajon qytetare, që të ballafaqohet me opinionin publik për premtimet e bujshme elektorale që nuk po realizohen, PD përpiqet që të tërheqë vëmendjen e njerëzve nga hallet e tyre me luftën politike ndaj PS. Synimi është i qartë: Makina e fuqishme propagandistike e PD-së ka si parim të saj manipulimin dhe si objektiv coroditjen politike të njerëzve, në mënyrë që ata të mos qartësohen për shkatërrimin e vërtetë të halleve të tyre. Deputetët sollën shembuj të shumtë, të njohur tashmë nga opinioni publik që janë konsideruar brenda dhe jashtë vendit si veprime e qëndrime antidemokratike të pushtetarëve të sotëm.
Lufta e sotme e PD-së ndaj opozitës, bëhet me metoda bizantine, e theksoi më poshtë deputeti Islami. PS-së i bëhen akuza monstruoze e të paqena vetëm që reputacioni i saj gjithnjë e më ...
(Vijon në faqen 4)
DESHMORET – PAVDESIA E SHQIPERISE
Kush ka frikë nga QEMAL STAFA?
Plaka e vogël mbi të cilën është shkruar emri i tij dhe vendosur në piedestalin e bustit, kishte në mes një yll. Fillimisht këtë yll e sulmuan, duke u munduar që ta fshinin bojën e kuqe. A thua i kish frikësuar ylli i Qemalit?!
Më vonë pllakën e zhgarravitën me bojë të zezë duke synuar që me çdo kusht t’ia bëjnë mish-mashin të pakuptueshëm. A thua se tani i frikësonte emri i Qemalit?
Sulmin e tretë e bënë duke e qëlluar në anën e prapme të kokës së bustit, ku arritën ta thyejnë një pjesë. A thua se i kishte frikësuar vështrimi syqelë i Qemalit?!
Por edhe me kaq e përsëri s’u kënaqën zhabalit e natës. E sulmuan për të katërtën herë e mundën që bustin këtë herë dhe ta masakrojnë duke ia thyer krejtësisht kokën. Sot 1 ngjan një zog zgjare. Kështu ndo- ...
... dhi në Shkodër me bustin e heroit të Popullit Qemal Stafa. Kush kishte frikë nga ky bust dhe përse? Nuk e dimë. Dimë vetëm atë që Qemal Stafa nuk ka varër njeri dhe nuk i kishte borxh askujt.
Tani piedestali ka mbetur shtatoren pa kokë. Po si dihet, edhe këtë ndonjë ditë kur ta heqin fare. Bile më mirë do të bënin sesa ta lënë kështu të përdhunuar, për derisa askush nuk është kujtuar e s’po kujtohet për ta rregulluar. Ç’turp! Në mes të Shkodrës së qytetëruar, të ndodhë ky veprim i shëmtuar ndaj Qemal Stafës, simbolit të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve. Ky veprim ndodhi në vitin 1992, e vitin e 50 vjetorit të rënies, sot është 5 Maj i vitit 1993. Qemal Stafa i vrarë pesë herë.
MUSA KURTULAJ
Në përkujtim të 5 Majit
Me rastin e 5 Majit, kryesia e veteranëve të luftës nacional- ...
... jen e familjeve të dëshmorëve të qytetit të Korçës.
Fjalën e rastit e mbajti anëtari i kryesisë së veteranëve të rrethit, Kosta Uçi, 5 Maji, tha mes të tjerash ai, është një ditë e shënuar. Populli shqiptar, veteranët, të rinjtë e të rejat përkulen me nderim përpara gjakut të bijve e bijave të tij, të cilët dhanë jetën për gjënë më të shtrenjtë, lirinë e Shqipërisë. Pastaj ai foli për kontributin e madh të pjesëmarrësve në luftën antifashiste nacionalçlirimtare. 5 Maji, na bën thirrje për të nderuar luftëtarët e lirisë, për të nderuar kështu veten, Shqipërinë.
Në takim e morën fjalën edhe kryetari i komitetit të veteranëve të rrethit të Korçës, Fazlli Shahinasi, pjesëtarës të familjeve të dëshmorëve etj.
Gjatë takimit jo vetëm u shprehën vlerësime të larta për veprën e të rënëve, por u diskutuan antid emokratike, revan shiste, qëndrimet dhunuese ndaj simboleve të luftës, pllakave përkujtimore, lapidareve etj. U cilësua qëndrim dhunues edhe përçaraktimi i luftës së madhe nacionalçlirimtare nga forca të caktuara politike si thjesht luftë civile, ç’ka do të thotë të mohosh tërësisht edhe gjakun e të rënëve.
Në takim përshëndeti edhe kryetari i Partisë Socialiste të rrethit të Korçës, Kostaq Duka.
Korresp. i “Zërit të popullit”
* * *
Në kuadrin e 5 Majit, ditës së dëshmorëve, dje para dite Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar organizoi në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar një veprimtari përkujtimore. Merrnin pjesë veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, ishpartizanë etj. Fjalën e rastit e mbajti veterani Arif Hasko i cili ndër të tjera tha: Në këtë ditë të lavdishme dëshmorëve të kombit, për të afruar edhe një herë vlerat e mëdha historike të 5 Majit, jemi mbledhur sot, në 51 vjetorin, e rënies heroike të simbolit revolucionar dhe rilindës të popullit tonë, Qemal Stafës. Me këtë rast ne kujtojmë ata që derdhën ...
(Vijon në faqen 4)
FATOS NANO FLET NË PARLAMENT
FATOS NANO FLET
NË PARLAMENT
«Ua them para jush dhe popullit, Blerim Çelës dhe kujtdo tjetër: mos shpifni, mos mashtroni! Unë këtu jam më i përgjegjshëm se kurrë...»
Po dje e mori fjalën edhe deputeti Shkëlqim Cani. U kërkojmë ndjesë lexuesve që për arësye teknike dhe kohe nuk po i botojmë diskutimet e tyre
N J O F T I M
Ditën e premte, më 7 maj 1993, në orën 18.00 në sheshin para Stadiumit “Dinamo” në Kryeqytet zhvillohet një tubim paqësor për të protestuar kundër masave që qeveria përk ... shkur… harrën e krizës ekonomike mbi kurrizin e shtresave të paprivilegjuara të popullit.
Ftohen të marrin pjesë anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, sindikalistë, të rinj e të reja eurosocialiste, gra, studente, punëtorë të qyteteve, ndra... e punës e prodhimit, punonjës në asistencë, në pensione, të papunë, privati të lirë, pensionistë e qytetarë të tjerë.
Komiteti Drejtues i PS të qytetit të Tiranës
4 Maj 1993.