«SIHARIO» I QEVERISË MEKSI
Siç bëjnë të ditur njoftime të Radios dhe televizionit Shqiptar, në mbledhjen e pardjeshme u vendos që të rritet çmimi i energjisë elektrike të përdorur nga qytetarët. Masa e rritjes do të jetë një lekë e gjysmë për një kilovat-orë energjinë e harxhuar tej normativës së lejuar për periudhën prill - tetor, të këtij viti dhe tre lekë për një kilovat-orë për periudhën nëntor 93 - mars 1994.
Ky është «sihario» që u jep qeveria Meksi punonjësve tre ditë pas festës së një maji. Kjo masë merret për të mbushur arkën e qeverisë me çmimet e rritura të energjisë elektrike. Veçanërisht shqetësuese është rritja e çmimit të energjisë për periudhën e dimrit që vjen. Sidoqoftë, qeveria i njofton me kohë qytetarët e saj, me qëllim që ata gjatë verës të marrin masa për të blerë soba vajguri për të mos u ndodhur të papritur dimrin e ardhshëm.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
BLERIM ÇELA E CO. ME SHPATULLA PER MURI
Në një situatë të tillë dhune dhe presioni i gjithë parlamenti është krejt i pasigurtë dhe i pambrojtur. Le të shpresojmë dhe të përpiqemi që nga kjo gjendje të dilet dhe personat përgjegjës të marrin dënimin e merituar
MONTAZHË PËR TË LIKUIDUAR DHE LINJË POLITIKE TË PARTISË SOCIALISTE
FATOS NANO DEKLARON:
Kjo çorbë, e gatuar në kuzhinë antishqiptare dhe të lobeve të lidhura me to, e që përdorin si masë Çelën dhe njerëzit që përdoren nga kjo sallë si ushqari Zhvejk, nuk mund të bëjë vese erë të qelbur, por, që për fat të keq, nuk e ka gëlltitur vetëm zoti Çela.
Zoti kryetar!
të nderuar kolegë!
Do të ishte normale që diskutimin tim ta filloja duke ja falenderuar që më dha fjalën. Por të them
«Kam bërë ç’është e mundur dhe e mirë për këtë vend»
Fjala e deputetit
Shkëlqim Cani Të nderuar kolegë, Ju falenderoj për mundësinë që më se fundi më dhatë për t’u shprehur lidhur me disa çështje që shtrohen në materialin e lexuar nga z. Blerim Çela, Problemet që trajtohen në material lidhën me ngjarje e veprimtari që kam kryer dy vjet më parë. Për t’i kuptuar ato mbi bazën e dokumenteve origjinale ndërmora menjëherë hapat e nevojshëm duke i bërë kërkesë me shkrim Kryesisë së Kuvendit për të më vënë në dispozicion këto dokumente. Disa materialet nuk më janë dhënë. Nisur nga sa më sipër natyra ime do të preferonte qetësinë dhe replikim bazuar në dokumente. Por ngacmimet periodike çdo dy muaj nga Parlamenti, qeveria, RTV, gazetat për të njëjtën çështje, por me përkeqësim e inskenim faktesh e interpretime dhe me intensitet që sa vjen e rritet në këto ngacmime, më imponojnë debatin. Me sa kuptoj, përpjekjet e mia për ta njohur e pranuar realitetin shqiptar ashtu siç është, për t’ju shmangur nxitjes së ekstremizmit, duke kuptuar se e nesërmja dhe gjaktfotëtsia do t’i shtrojë çështjet me arsye, diskutimet dhe shkëputimet që kam bërë me doza mirëkuptimi, nuk më janë kuptuar. Në të kundërtën ato më janë marrë si shenja dobësie. Jo zotërinj. Me heshtjen time ju kam paralajmëruar për të mos më rënë në qafë, pasi nuk ju kam ngacmuar për çështje që kam menduar se edhe rregullohen, apo bëhen nga padija. Shumë gjëra i kam marrë si të këqija të tranzicionit që po kalojmë. Por nuk qenka e thënë, se disa njerëz me kompleksin e fajjeve të diktaturës së proletariatit po mundohen me me të ç’nxjerrën pjesë e demokratik- uese e një pjese e kësaj bashkësie. E pastruesen [?]. Edhe pa i parë materialet bazë të cilave u referohet Smerdimi i [??]të, mundet që t’i tjera materiale që ekziston, por me qëllim e ka nuk janë marrë në konsideratë, deklaroj përpara Kuvendit dhe opinionit publik se në çdo kohë, me ndershmëri, vend. Me bindje e kompetencë shprehem se nuk ka asnjë njollë apo kënd të errët në veprimtarinë që kam kryer, dhe në veprimtarinë që kam kryer, të ndershme kolegë! Para se të hyj në shpjegimin e çështjeve konkrete që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë time si drejtor banke e zv.kryeministër, më lejoni që shkurt të përmend dy çështje të suksesshme për punën tonë. Së pari, jo për të justifikuar fajet e kujdo qoftë, por për të dhënë një realizëm e paanësi gjithçka në kushtet e rrethanat e veprimit të ngjarjeve në terrenin e analizës materiale, do të duhej të kujtojte disa momente nga periudha shkurt-maj 1991. Kështu nuk duhet të harrojmë se u ndërmarrën 3 qeveri, u përballua një fushatë zgjedhjesh, grevat qenë të pa-ndërprera, portet e transporti në tërësi thuajse kanë qenë të paralizuara, eksodi që në rend të ditës, vjedhjet qenë të përmasave të mëdha aq sa në çdo diskutim që çdo makinë që transportonte ushqime, grurë apo ndihma t’i vinim një polic për ruajtje. Në atë kohë lufta partiake ishte pushtuar (Vijon në faqen 3)
KRONIKË
Pas një jave bllokim, parlamenti shqiptar i filloi punimet mbasditen vonë të mërkurën në seancë plenare. Këtë seancë plenare e drejtonte vetë z. Pjetër Arbnori. Kishte një javë që mulliri i PD-së me të gjitha mokrat e tij si RTV, RD, mbledhje e takime të shumta, bluante atë bereqet të kallur dhe hodhi në të Blerim Çela. Kishte një javë që grupi i PD-së, «kampion» i mbrojtjes së të drejtave njerëzore në Shqipëri, s’la mjet pa përdorur për t’i mbyllur gojën Fatos Nanos dhe Shkëlqim Canit. Grupi i PS ishte i vendosur në kërkesën e tij të drejtë për t’ju dhënë fjala Fatos Nanos. Të vendosur ishin dhe Ali Spahia e Co. për të dhunuar demokracinë në parlament. Megjithatë seanca filloi. Z. Pjetër ia jep fjalën Fatos Nanos, i cili me dosje në sqetull niset për në tribunë. Pas një hezitimi të vogël z. Pjetër e lejon Fatos Nanon të flasë sipas dëshirës së tij në tribunë. Hedhim sytë nga grupi i Ali Spahisë për çuditerisht nuk shikojmë asnjë reagim, asnjë kundërshtim serioz. Kur u bënë kaq të urtë, tolerantë këta njerëz. Ata deri atëhere s’donin ta linim Nanon të fliste fare para Kuvendit. Dalja në tribunë e F. Nanos shoqërohet me duartrokitje nga deputetët socialistë kurse pozita hesht. Ajo që se çfarë mendonte në ato çaste F. Nano, nuk mund ta tregojmë, është se nuk tëringt vijë nuk i jep fjalën. Ç’të bënin që udhërrën e kishin marrë nga dikush tjetër. Siç dihet, në të gjitha rregulloret ushtarake shkruhet; «Urdhëri i eprorit është ligji për vartësit». Që shumica e deputetëve të PD-së veprojnë me urdhëra të ardhura nga forca jashtë parlamentit, kjo dihet nga të gjithë. Rasti i fundit, s’është vetëm një konfirmim i ri i këtij realiteti, por ai tregon dhe cilët janë autorët dhe skenaristët e vërtetë të komplotit të Bljerim Çelës. Marrja e fjalës nga Fatos Nanoja në tribunën e Kuvendit Popullor ishte një fitore jo vetëm e grupit parlamentar të PS por e të gjithë Partisë Socialiste në luftën e saj për demokraci. Kjo gjë u arrit falë kompaktësisë së këtij grupi për të mbrojtur një kauzë të drejtë dhe mbështetjes së gjerë e inkurajimit nga gjithë baza e partisë e opinioni i shëndoshë i vendit. Sado pa vlerë e pa bazë t’i jetë materiali i paraqitur në Kuvend, B. Çela e ata që qëndrojnë prapa tij, duhet të falenderohen me gjithë shpirt. Ata kanë merituar mjaft duke shkunden sado pak nga plogështia grupin e deputetëve socialistë, udhëheqjen e partisë e gjithë parti- (Vijon në faqen 3)
Ka gëlltitur vetëm zoti Çela,
Zoti kryetar! të nderuar koleg!
Do të ishte normale që diskutimin tim ta filloja duke ju falenderuar që më dhatë fjalën.
Zoti kryetar!
të nderuar koleg! ju falenderuar që më dhatë fjalën. Por të them të vërtetën e kam të vështirë që t’ju falenderoj, sidomos zotin Malasi që për gati një javë rresht e ka shndërruar Parlamentin Shqiptar në një sallë shpifjesh e akuzash nga më monstruozet, duke shkelur ligjin dhe rregulloren deri në uzurpimin ushtarak, të dhunshëm e të turpshëm të këtij tempulli të demokracisë. E gjithë kjo, duke më mohuar fjalën si deputet, e si kryetar të një partie që ju e dini ç’peshë ka dhe si njeri, fill pas aprovimit të ligjit mbi të drejtat themelore të njeriut. A nuk ju duket pak apo shumë anormale? Për ç’të drejta të njeriut mund të garantohet populli shqiptar në këto kushte?
Në një situatë të tillë presioni e dhune, jo vetëm unë, por i gjithë parlamenti është krejt i pasigurt ndëshkimin e merituar.
Të nderuar koleg!
Ndodhem përpara jush dhe kam insistuar të marr fjalën që t’i përgjigjem të vërtetës për një sërë pseudoakuzash dhe shpifje nga më të ndryrat, që, për gati dy-tre javë, dhe sidomos në të ashtuquajturën interpelancë të z. Çela, më janë bërë mua, Qeverisë që unë kam drejtuar dhe Partisë Socialiste që me mandat legjitim drejtoj.
Prandaj, që në fillim duhet të deklaroj përpara Parlamentit Shqiptar dhe përmes tij, para gjithë popullit, me përgjegjësi të plotë personale, civile, qytetare e politike se pseudoakuzat e shpifjet e paraqitura në materialin e Bljerim Çelës me kompani nuk janë gjë tjetër, veçse një montazh i inskenuar politik e elektoral, me synime të mbrapshta e të ulta, për të likuiduar dhe kufizuar lirinë politike dhe madje fizike të PS, të kryetarit të saj, politikisht dhe opozitën e vërtetë në Shqipërinë e sotme; elektoral i së cilës është rritur në mënyrë të padiskutueshme. Prandaj bëj thirrje që anëtarët e këtij skenari t’i bëjnë llogaritë saktë deri në fund. Kjo çorbë e gatuar me guzhinat antishqiptare dhe të lobëve të lidhur me to e që përdorin si mashë Çelën dhe njerëzit që përdoren nga kjo sallë si ushtari Zhevjek, nuk mund të bëri veçse e ka gëlltitur vetëm z. Çela.
Me patypsur [?] dhe deficienca politike e profesionale, Bljerim dhe ekipi i tij lëshuan bombën tymuese të «korrupsionit» të Nanos dhe të qeverisë së tij. Në deklarata zyrtare të forumeve drejtuese Kombëtare të PSSH-së, në konferenca shtypi dhe sot përpara jush përsëris në emër të Socialistëve, se as unë, as Qeveria që unë drejtoja për tre muaj, prej 25 shkurtit 1991 deri më 4 qershor të atij viti, nuk janë të implikuar në asnjë lloj korrupsioni, pra as në atë që lidhet me trajtimin e ndihmave italiane të emergjencës, për të cilat rithesksoj mirënjohjen ndaj popullit dhe shtetit italian.
Prandaj ua them ballëpërballë juve dhe popullit, Bljerim Çelës dhe kujtdo tjetër: Mos shpifni, mos mashtroni ju o të mashtruar, se do të përgjigjeni dhe do të jepni llogari edhe ju shumë shpejt. Unë këtu jam më i përgjegjshëm se kurrë për fatet e Shqipërisë Demokratike, nëse keni një fakt, apo një dokument që unë dhe shokët e mi kemi vjedhur, dilni dhe Bljerim këtu nxirre, por të s’ke t’ua, sepse ne s’jemi implikuar kurrë në poshtërsitë të tilla, për të cilat turpi do të mbulojë ty dhe shokët e tu, që nesër do të të braktisin!
Është kjo arsyeja që zoti Çela, vetëm për 3 ditë e pësoi dështimin e parë të kësaj pseudoakuzë, ashtu siç e ka pësuar për dhjetëra skandale të tjera turpshme të saj, ndaj u morosi, Prandaj, e thënë veçse, ke mbushur poturet dhe kërkon që nga pseudoakuzat e korrupsionit të hidheh në pseudoakuzat për pakujdesi e moskryerje të detyrës, siç ka bërë mbrëmë në tavolinën e rrumbullakët në Televizion, me porosi të Këshillit fantazmë të PD-së dhe z. Selami.
E ripërsëris, për ty dhe aventurierët e tjerë, duke deklaruar para popullit se Qeveria që kam drejtuar dhe ku kanë bërë pjesë mjaft personalitete të devotshëm e të respektuar të Partisë Socialiste të grupit të saj parlamentar, shqiptarë të vërtetë, kanë punuar në momente shumë të rëndësishme e të vështira politike, ekonomike e sociale që lidheshin me përmbysjen e regjimit të vjetër; fillimin e pluralizmit politik revolten popullore; grevat e përgjithshme, eksodin masiv dhe paralizën e strukturave bazë të ekonomisë dhe të furnizimit të njerëzve. Karakteristika themelore e punës së saj ka qenë ndershmëria dhe sakrifica për të lehtësuar sa më shumë dhimbjet e fillimit të tranzicionit, duke administruar me korrektësi maksimale të mundshme
(Vijon nga faqja 2)
Tejkalohet plani i dekoratave
Nga punët e ditës në polici
Parmbremë nëpërmjet televizorit mësuam se ministrit të rendit publik (Muçara) ju akordua një dekoratë e huaj. Kjo dekoratë për kujen [?] ditur se dekoratat jepen për merita të veçanta. Në rastin konkret, për ministrin tonë «urundi» të bëhet falë për merita të tilla.
Arsyeja e parë është ...
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
NJOFTIM
Ditën e premte, më 7 maj 1993, në orën 18.00, në Sheshin para Stadiumit «Dinamo» në Kryeqytet zhvillohet një tubim paqësor për të protestuar kundër masave të Qeverisë për të hedhur barrën e krizës ekonomike mbi kurrizin e shtresave të paprivilegjuara të popullit.
Ftohen të marrin pjesë anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, sindikalistë, të rinj e të reja eurosocialistë, gra, studentë, punëtorë të engazhuar të punës e prodhimit, punonjës në asistencë, pa asistencë, të papunë, privatë, të lirë, pensionistë e qytetarë të tjerë.
Komiteti Drejtues i PS të qytetit të Tiranës
4 maj 1993
8 Maj - konferencë kombëtare e rinisë studentore eurosocialiste
Më 8 maj ora 10.00 në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve do të zhvillojë punimet Konferenca Kombëtare e Rinisë Studentore Eurosocialiste, e cila do të qendrojë të diskutojë do të kenë këto tre probleme kryesore:
- Modernizimi i sistemit arsimi universitar.
- Probleme ekonomike - sociale të studentëve.
- Rinia eurosocialiste dhe alternativa e socializmit demokratik.
Në këtë konferencë do organizohet nga Kryesia e FRESSH-it të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha universitetet e vendit si dhe anëtarë të KD të FRESSH. Po kështu janë të ftuar edhe intelektualët të njohur në fushën e arsimit dhe kulturës.
Zedhënbësi i FRESSHIT