POPULLI KËRKON ÇDO DITË NDRYSHIMIN E MENYRËS SË QEVERISJES, DORËHEQJEN E KËSAJ QEVERIE TË PAaftë
U mblodh Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Partisë Socialiste
Kronikë
Nga protestat e peticionet në veprim konkret
Dje, nën drejtimin e kryetarit të Partisë Socialiste snokut [sic] Fatos Nano u zhvillua mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Morën pjesë, veç anëtarëve të këtij forumi edhe anëtarët e komiteteve të PS në rrethe, deputetë të grupit parlamentar socialist etj. Kjo mbledhje, siç u tha në fjalën e hapjes së shokut Fatos Nano, bëhej një javë pas mbledhjes së mëparshme të këtij forumi për të parë si ishin zbatuar detyrat që u vunë në atë mbledhje si dhe për të përcaktuar qëndrimet e domosdoshme në situatën e luftës së ashpër politike që bëhet ndaj PS dhe udhëheqjes së saj. Po thuaj të gjithë diskutantët në që e morën fjalën në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të PS nga rrethe të ndryshme të vendit përshëndetën dhe miratuan qëndrimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe diskutimet e shokëve Fatos Nano e Shkëlqim Cani në Kuvendin Popullor. Asnjë nuk dyshon se ky është një akt diversion ndaj PS, për ta përcarë e tulatur në mënyrë që forcat revanshiste të kenë dorë të lirë në zbatimin e metejshëm të planeve të tyre që synojnë forcimin e pozitave të një qeverie në shërbim të ish pronarëve të mëdhenj e kundër interesave të pjesës më të madhe të popullit. Pluralizëm dhe interesat partiake tani po konkretizohen në problemet e pronësisë. Për Partinë Socialiste, ndër çështjet themelore të fillimit të reformës është ndarja e pasurisë kombëtare. Me politikën e saj ajo synon në ndarjen e pasurisë e krijuar gjatë 50 vjetëve e jo të kënaqë në radhë të parë interesat e ish pronarëve të paraçlirimit. Pushtetarët e sotëm, u tha në mbledhje, janë të paaftë për të përballuar situatën e paqartë dhe pa autoritet për të korrigjuar gjendjen. Pakënaqësinë e masave ata mundohen ta shtypin me forcën e kërbaçit. Diskutantë nga Hasi, Tepelena, Shkodra, Kruja, Kolonja, Lushnja, etj., sollën fakte që tregojnë zgjërimin e njerëzve nga politika e qeverisë së PD. Në asnjë rast anëtarët e kësaj pa- (Vijon në faqen 4)
Partia Socialiste kurrë nuk do të mbyllet në vetvete që revanshistët të zbatojnë skemat e tyre
FJALA E FATOS NANOS
Pyetja që shtrohet pas sulmeve të fundit ndaj Partisë Socialiste është kjo; Pse pikërisht tani fillohen këto sulme dhe çfarë pasojnë, në një kohë që shenjat edhe nga bota edhe hallet e popullit kërkojnë veprime të kundërta, qetësi e angazhim për punë, ulje tensionesh, mesazhe miqësie dhe bashkëpunimi me të huajt etj. Duhet të bëjmë të njohura dhe me vlerësime e gjykime të thella politike të gjitha rrethanat që po zhvillohen dhe që do të çojnë në shkallëzime të mëtejshme. Për këtë të mos kemi asnjë dyshim. Këtë duhet ta dijë anembanë vendi, çdo anëtar e simpatizues i PS-së, çdo qytetar shqiptar e më gjerë apo dhe me emër shumë të vjetër siç ndodhi me kohët e fundit që e mundi të shfaqet përsëri si Balli Kombëtar Partia Nacionaliste e Bashkimit Kombëtar. Kundër këtyre, lartjes së hesapëve midis atyre që morën dhe rivendikojnë në mënyrë revanshiste çdo pozitë sociale politike dhe ekonomike në Shqipëri ka ndodhur një reagim objektiv gjithë një rritje masës së gjerë të popullsisë. Edhe spontanisht, por sidomos në sajë të sensibilizimit shumë realist të përgjegjësisë së lartë që kemi treguar ne si parti, që nga qeliza më e vogël e re e kësaj partie dhe nga historia e vjetër e këtij vendi kemi. Kemi kërkuar të thellohemi në analizat e humbjes së 22 marsit, me gjithëse nuk jemi pa analiza fare. Një nga arsyet themelore që kemi përcizuar bashkërisht, është se menjëherë mbas themelimit, përveç shumë e shumë faktorëve të tjerë, ne u mbyllëm në vetvete në goditjet e egra të forcave të atërhershme në opozitë të cilat, duke shfrytëzuar edhe aspiratat e njerëzve, sensibilizuan mjaft opinionin e tyre duke na identifikuar me ta. Për të shpëtuar Shqipërinë. Ishin këta njerëz që e duan demokracinë që e duan jetën, që e urren diktaturën, mashtrimin e gënjesh- ne me të kaluarën. Mos harroni thellin e skafajës publike dhe politike të këtij suli, me parullën: «Ata janë po ata». Të pranojmë se ne e ndjejmë shumë dhe u kërkuam nën barrën e këtyre goditjeve. U morëm përsipër dhe në mënyrë shumë të shëndetshme, por për fat të keq, për shumë kohë me veten. E paguam, por sot e ndjejmë veten më të fortë. Ky efekt përgjithësisht u konsumua; Identifikimi i Partisë Socialiste me regjimin komunist, sepse njerëzit po kuptojnë se më komunist në aspektin më negativ të kësaj fjale, në aspektin e totalitarizmit, në aspektin e monopolizimit të pushteteve, në aspektin e shtypjes së të drejtave të njeriut, të centralizimit të gjërave në pak duar, janë pushtetarët e sotëm. Përgjithësisht kjo është nga pikpamja e efektit elektoral, psikologjik pra edhe politik, për ata u konsumua. Në ditët ta përballojmë dhe jemi përtej saj. Nuk është kjo çështja me të cilën duhet të merremi ne tani. Atëherë u gjet një çështje tjetër për të cilën njerëzit janë shumë sensibilë, që është reale; korrupsioni në Shqipëri është e pamundur të mos ekzistojë. Dhe jepet goditja e parë frontale mbi qeveritë e para të njerëzve që janë sot në Partinë Socialiste që populli i njeh, për të hedhur tërë akuzat, dëshmin dhe indinjatën e njerëzve rreth korrupsionit në shttupallat tona, në njerëz që pë- … (Vijon në faqen 4)
… në, Duhet të bëjmë një hjo-huar dhe me vlerësimin e gjykimeve që anëtar e simpatizant dhe çdo njeri që na pyet e që afrohet tek Partia Socialiste. Çfarë konkretisht?
Le të bëjmë një vështrim të shkurtër në formacionet e tjera politike sot. Ka rrethana objektive që lidhen me vet tranzicionin, sepse ai që është në pushtet, do të mbajë më shumë gurë, sepse reformat janë të dhimbshme. Por ka dhe faktorë të tjerë objektivë e subjektivë. Pas krijimit të pluralizmit nisën vërtet të institucionalizohen interesat e grupimeve politike brenda dhe jashtë vendit që i shtynë formacionet ekzistuese politike, partitë e para që u krijuan dhe partitë e reja që u krijuan mëvonë, drejt pozicionimit social, klasor, ekonomik pra dhe politik. Dimë cili është konflikti themelor i ditës. Është një nga arsyet bazë që duhet marrë parasysh për t’i dhënë një përgjigje pyetjes pse tani? Është konflikti mes ish-pronarët. Këtë duhet ta mbajmë në qendër të vëmendjes për ta analizuar thellë, bile me kritere të mirëfillta shkencore, jo me propagandë e slogane. Rreth tij janë krijuar lobe përkatëse brenda të gjitha partive, që sot janë në pushtet, por që janë kundër nesh, të cilat, jo shumë vonë, duke ndjekur atë proces shpërbërjeje, fraksionimi që ka përfshirë të gjitha partitë, përveç socialistëve, do të grupohen dhe do të paraqiten në formacione të reja politike; me këto emra apo duke u thirrur partitë ekzistuese, me …
… të gjithë politikat që ndjekin Shqipëri ka ndodhur një regjim objektiv gjithnjë në rritje i sajë të sensibilizimit shumë realist të përgjegjësisë së hartë e vogël e gjerë te përfaqësimi parlamentar për këto konflikte; për interesat që po shkelën dhe për nevojën që shteti demokratik të mbrojë shumicën; të mos lejojë që të konceptohet si shoqëri demokratike dhe si ekonomi tregu në Shqipëri restaurimi i situatës së paraçlirimit, shoqëria anakronike, gjysmëfeudale, e kontrolluar nga grupe nepotike, aristokrato - borgjeze etj. Këtë meritohet të ta njohim vetes jo për të na u rritur mendja, por që të na japë kurajo ta vazhdojmë me vendosmëri duke kombinuar mençurinë dhe trimërinë, pra ballaz, pa asnjë hezitim, këtë luftë në planin politik, fare publikisht, në tubime të vogla e të mëdha duke sensibilizuar të madh ose të vogël. Ata e dinë këtë rritje të kredibilitetit të Partisë sonë, e dinë këtë sensibilitet negativ për ta të shumicës së shqiptarëve, madje dhe në diasporë, edhe në trojet shqiptare. Dhe pikërisht kur ne arritëm me shkallëzimin e luftës politike të përdorim dhe veprime tepër të forta, si kërkesa për dorëheqjen e qeverisë, atakimet drejtpërdrejta të shkeljeve flagrante në mjaft aspekte që i njohim, të legjitimitetit, të rivënies në tutelë të institucioneve, të fashizmit dhe të shtypjes policore të protestës së masave, të shkeljes së të drejtave të njeriut etj. etj.
Të mos harrojmë se gjatë kësaj periudhe deri më sot, Du- … (Vijon në faqen 4)
… ekonomikë në nepotike, aristokrato - gjatë kësaj periudhe deri më sot, Du-
Tubim i madh në Tiranë
Rreth 15 mijë njerëz kërkuan që qeveria të japë dorëheqjen
Mbi qeverinë e sotme rëndon krimi, korrupsioni, paaftësia
Shqipëria nuk e duron shtetin policor
Pushtetarët e sotëm manipulojnë votat e popullit për interes të njëri[t]
Forca e PS qëndron te uniteti i saj
Mbi njëmijë vetë kishin mbushur sallën e kinoteatrit të qytetit të Patosit dhe po aq të mbetur jashtë tij për mungesë të vendeve në sallë. Ky ishte interesimi i anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste të qytetit për takimin e organizuar me nënkryetarin e Partisë Socialiste, Dr. Servet Pëllumbi, të enjten më 6 maj në Patos. Problemet e shumta ekonomike e sociale si dhe tensionet e ngritura politike të ditëve të fundit i mboldhën njerëzit në këtë bashkëbisedim që zgjati më shumë se dy orë.
Në fjalën e tij kryetari i KD të PS të Patosit, Myzylen Hoxha, se ne kishim planifikuar një aktiv partie. Po kry interesim i madh i njerëzve na detyron të bëjmë bisedë të hapur për problemet që na shqetësojnë. Më tej ai ngriti një sërë problemesh që përballon sot populli i rajonit të Patosit dhe përpejekjet që po bën PS dhe organet e saj të pushtetit lokal për të lehtësuar hallet e njerëzve. Në emër të shpresës e paaftësisë së qeverisë dhe të tensioneve sociale që rrjedhin prej saj. tha ai. Në ndërmarrjet e naftës në varësi të Albpetrolit në Patos vihet re fushatë spastrimesh ndaj socialistëve, që nuk u mjaftuan vetëm në administrata, por u shtri deri te punëtorët. Nga ana tjetër vihet re një fryrë e administratave të ndërmarrjeve dhe njerëz të PD-së. Specialistët e aftë të këtyre ndërmarrjeve kanë marrë udhën e ekzilit. Sot Patosi ka 7000 të papunë. Prodhimi i naftës këtu vit ka rënë më shumë se 50 përqind në krahasim me një vit më parë. Paaftësia e drejtuesve shoqërohet me një korrupsion të paskrupullt nëpër ndërmarrje, me psikologjinë; pas nesh qameti le të bëhet. Blihen makineri për ndërmarrjet me çmime shumë të larta nga privatët, ndërkohë që këto makina nuk bëjnë asnjë punë sepse janë të prishura. Qeveria ka bllokuar plotësisht pushtetin lokal. Bashkisë i janë marrë kompetencat dhe për ndërmarrjet që plotësojnë nevojat jetike të qytetit. Megjithatë, bashkia e drejtuar nga socialistët nuk ka ndonjë ndryshim durarkryq. PS në Patos vazhdon folësi, ka përkrahur kërkesat e drejta të sindikalistëve. Por vëmë re se krerët e sindikatës së pavaruar të naftës nuk mbrojnë interesat e punëtorëve. E vetmja sindikatë që mbron realisht sot interesat e tyre është sindikata autonome e naftëtarëve.
Pastaj e mori fjalën nënkryetari i PS Dr. Servet Pëllumbi. Më bën shumë përshtypje interesimi juaj shumë i madh në këtë takim, tha ai. Më vjen mirë që ky interesim është bërë Patos në qendër e vëmendjes, që janë ajka e punëtorisë shqiptare. Në emër të naftëtarëve e të ndërmarrjeve të sistemit, vazhdoi më poshtë Servet Pëllumbi. Në këto hapa janë të ndryshme tensionet sociale. Por interesimi juaj shpjegohet edhe me zhvillimet e fundit politike që e kanë tensionuar situatën nga përplasja e dy partive kryesore në parlament. Ne jemi opozitë dhe opozita është jetike për demokra- (Vijon në faqen 2)
Sindikalistët e uzinës së Ballshit kthehen në punë
27 sindikalistë të uzinës së Përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh u kthyen në punë ditën e fundit, bëjnë të ditur burime nga Ballshi. Kjo u bë e mundur me vendim të Gjykatës së shkallës së parë të zonës Vlorë - Fier. Siç bëhet e ditur, pas grevës së 28 punëtorëve të Uzina e Përpunimit të Naftës në Ballsh dhe degës së saj të kaluar, ku ndër drejtuesve të kësaj greve dhe të sindikatës u morën masa represive nga organet e rendit në Ballsh dhe nga drejtuesit e uzinës. Greva e quajtur e paligjshme, drej-…
tjuesit kryesor të saj u futën në burg, ndërsa 27 punëtorë u pushuan nga puna mbi bazën e një vendimi të qeverisë që shpallte shkarkimin e ndërmarrjes dhe mospranimin në punë të drejtuesve të grevës.
Vendimi i Gjykatës së shkallës së dytë i bëri të pavlefshme të gjitha masat represive të marra ndaj sindikalistëve. Por kush mban përgjegjësi për dëmet që u janë shkaktuar atyre, duke i lënë pesë muaj pa punë.
Korresp. 1 «Zëri i Popullit»
Greva e ligjshme e naftëtarëve shtypet me dhunë policore
Greva e paralajmëruar e naftëtarëve për datën 3 maj u shtyp me dhunë policore në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës në Marinëz. Sindikata Autonome e Naftës u hodh në grevë 24 orë, në bazë të ligjit për grevat, dhe kërkoi e quajti të përgjithshme të saj. Asnjë nga kërkesat e kësaj sindikate të paraqitura një muaj më parë nuk u plotësuan nga qeveria.
Forcat e rendit të rrethit Fier përdorën dhunë ndaj grevistëve duke ndaluar kryetarin e sindikatës Zarif Metushi, ndërsa anëtarët e këshillit sindikal u larguan nga puna. Ngjarja ndodhi atë ditë që presidenti i Republikës Sali Berisha priti drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Naftës të kryesuar nga Mentor Ksemali. Zoti Xhemali dhe kryesuesi i sindikatës së tij konsiderohen si grevistë dhe shërbëtorë të pushtetit prej naftëtarëve, të cilët po aderonjë në mënyrë masive në sindikatën autonome të naftës.
Korresp. 1 «Zëri i Popullit»
Socialistëve nuk u vjen fundi nga kartonat blu
- Tubim në përkrahje të deklaratës së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, në Tepelenë. Merr pjesë deputeti Sabit Brokaj -
Tensioni gjithnjë e më shumë i situatës politike të vendit dhe sulmet e papajtueshme të mbarshta ndaj PS nëpërmjet skenarëve të montuar për kryetarin e saj bënë që anëtarët dhe simpatizantët e PS, eurosocialistët, vete-ranët dhe gratë socialiste e përgjithësisht gjithë shtresa e privilegjuar e njerëzve në Tepelenë të dalin në shesh proteste në një tubim paqësor. Krye- … (Vijon në faqen 2)
KUJTESË PËR PRESIDENTIN E REPUBLIKËS DHE KRYEMINISTRIN
Kur do të vijë në Parlament Paketa e ligjeve për ç'bllokimin e pushtetit lokal, që u premtua në takimin e datës 13. 3. 1993?
Duam t'ju kujtojmë se në takimin që ju organizuat me partitë politike Parlamentare në datën 13. 3. 1993 u angazhuat për të ndërmarrë një sërë masash për ç'bllokimin e pushtetit lokal. Pas afro dy muaj po ju kujtojmë se nuk është bërë asgjë nga ato që u thanë në atë mbledhje. Në të vërtetë ju ngarkuat kryeministrin, por me sa duket as me atë nuk po e gjeni gjuhën e përbashkët, pasi me të tje[rë]t e PD-së jo e jo.
Deri tani në parlament nuk ka ardhur asnjë nga këto projekt-ligje, megjithëse muajt prill kaloi. Mos vallë i keni lënë të na i sillni të gjitha në fund të muajit maj? Neqoftëse është kështu na vjen keq se në këtë periudhë ju personalisht do të jeni shumë i zënë edhe me kushtetutën!
Komisioni i problemeve të pushtetit lokal të Partisë Socialiste