QEVERIA NUK ËSHTË E AFTË TË ZGJIDHË KËRKESAT E POPULLIT PËR PUNË, BUKË, PËR DREJTËSI DHE DEMOKRACI
Këta njerëz të revoltuar kërkojnë dorëheqjen e qeverisë
Pamje nga mitingu i Tiranës ku merrnin pjesë rreth 15.000 vetë
[tekste në pankarta:] Pensionistët nuk janë lypës
Qeveria po i zë frymën popullit
Bashkë Shqipëria
Dorëheqja e qeverisë
FATOS NANO PRITI DELEGACIONIN E BASHKIMIT DEMOKRATIK EVROPIAN
Dje mbasdite kryetari i PSSH, Fatos Nano, priti në selinë e Partisë Socialiste delegacionin e Bashkimit Demokratik Evropian (EDU) të kryesuar nga z. Geoffrey Pattie.
Anëtarët e delegacionit u interesuan të dinë mbi qëndrimet politike të PSSH për mjaf zhvillime të fundit në vend, duke përfshirë edhe qëndrimin ndaj ligjit të miratuar në Parlament për «Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut».
Duke marrë fjalën, Fatos Nano tha se ajo që i duhet sot më shumë se kurrë Shqipërisë është një ligj i plotë i të drejtave dhe lirive të njeriut, me përmasa evropiane. Grupi Parlamentar i PSSH nuk kishte asnjë rezervë thelbësore për ligjin e paraqitur. Ai ishte i standardeve ndërkombëtare. Por, deputetët socialistë, të bindur për nevojën e çomosdoshmërinë e ligjeve demokratike në përgjithësi, kërkuan edhe më shumë se aq, kërkuan Kushtetutën e plotë, e cila ka tash disa muaj që zvarritet pa asnjë arsye dhe për këtë arsye abstenuan. Ne kërkuam, në radhë të parë, konstituimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, të cilat edhe sot po shkelen përditë; që ato të mos mbesin formale, të mos mbesin demagogji, por të institucionalizohen dhe të garantohen shtetit. Sot në Shqipëri, tha më poshtë Fatos Nano, sistemi politik që ushtron maxhoranca është i tillë që nuk garanton mekanizmin e zbatimit të tyre. Në Shqipëri vazhdojnë shkeljet e ligjeve dhe ç’është më e keqja, vazhdojnë mentalitetet komuniste. Vazhdojnë deformime të shoqërisë demokratike, mungon dialogu toleranca, liria e shtypit. Politika e revanshizmit po pengon ralisht integrimin—proceset demokratike dhe po pengon civilizimin e shoqërisë shqiptare. Në sfondin e jetës politike, shqiptare ka një politizim të theksuar të problemeve. Praktikat neokomuniste ndeshen çdo ditë. Duhet të jeni të sigurtë, të ndërtohet zoterinj, se në Shqipëri nuk bëhet më fjalë për rikthim mbrapa. Këtë nuk e kërkon asnjëri. Këtu nuk kërkojmë dhe nuk do të lejojmë as ne që etiketoheni ish-komunistë. Përsa i takon këtij koncepti, duhet të jeni në dijeni, se ish-komunistët janë sot në drejtimin e të gjitha partive kryesore politike, janë në dikastere, në shtet, janë që në majën e piramidës shtetërore. Atëherë nuk do të ishte aspak normale që të paragjykoheshim thjesht ne. Por kjo ndodh sepse në Shqipëri çdo gjë drejtohet të PS dhe deputetë të Kuvendit Popullor surrvehejon. Nuk e di a është ky objekt i punës së SHIK-ut. Kemi kërkuar, le të hapen dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, qoftë me komisione të parlamentit tonë, qoftë dhe të organizmave ndërkombëtare. Le të hapen dosjet e deputetëve, ministrave, të kryetarëve të partive dhe funksionarëve të tjerë të lartë dhe populli le të gjykojë.
Pyetjes së një anëtari të delegacionit se në se në zgjedhjet e ardhshme ju do të merrni shumicën, cili do të jetë programi ekonomik i partisë suaj, Fatos Nano iu përgjigj se problemet që janë për të zgjidhur janë të shumta dhe nuk mund të konsumohen në një bisedë të tillë të shkurtër, por do të theksoja prioritetin e iniciativës dhe pronës private për të gjithë shqiptarët pa dallim dhe pa klasifikimet që bëhen sot, për t’u dhënë atyre mundësinë që të integrohen realisht në këtë proces. Nga ana tjetër do të konsideronim shumë të rëndësishme bashkëjetesën dhe konkurencën e ligjshme midis të gjitha formave të pronës të përshtatur dhe atë publike, por duke e decentralizuar atë edhe në nivele lokale. Gjithashtu mendojmë se rëndësi të veçantë ka e do t’i kushtonim riaktivizimit të ekonomisë, sidomos në degët prioritare të saj. Së fundi do të shtoja se do t’i kushtonim rëndësi të jashtëzakonshme garantimit me ligj të mbrojtjes sociale.
Duke e marrë fjalën në këtë takim, nënkryetari i PSSH, Servet Pëllumbi, theksoi se ka ardhur koha që demokratët apo ish komunistët të shihen pa paragjykime; të shihen programet, qëndrimet politike, alternativat, njerëzit, konceptet demokratike që kanë, aftësitë e tyre politike publike. Rreziku të rikthimit të diktaturës komuniste në Shqipëri nuk ka dhe kjo do të thotë që të gjithë bashku duhet të mendojmë e të shikojmë përpara, për të kapërcyer krizën e për të zgjidhur problemet e mëdha që ka vendi.
Anëtarët e delegacionit të Bashkimit Demokratik Evropian u interesuan gjithashtu për qëndrimet e PS për situatën në rajon, për marrëdhëniet e PS me parti të majta evropiane e të tjera.
Pyetjes së bërë se si shpjegohet që ju keni prona të mëdha godinash e të tjera. Fatos Nano iu përgjigj: «ku i kemi? Na i tregoni ju lutem. Si duket, ju kanë informuar gabim, shumë më të respektuar dhe të nderuar, zo-
lejojmë as në që të etiketohemi ishkomunistë. Përsëri ish komunistët janë sot në drejtimin e ndodh sepse në Shqipëri çdo gjë vazhdon të gjykohet me skemat bardhë e zi apo zi e bardhë.
Duke iu përgjigjur interesimit për të ditur mendimin rreth ish sigurimit të shtetit dhe ndonjë analogjie me SHIK-un e sotëm, Fatos Nano tha se në këtë pikë nuk mund të flas si ekspert, por di mjaft mirë që telefoni im dhe i majft shokëve të mi përgjohet, di mjaft mirë sa
PSH të jetë për dhe të të mbarojë me kandidatët e PS për si-shtetun europiane ju keni prona të mëdha godinash e tregoni ju lutem. Si duket ju keni informuar gabim, shumë të respektuar dhe të nderuar zotërinj. Partia Socialiste nuk ka asnjë pronë të saj. Edhe godina ku po bisedojmë është pronë shtetërore. Të tilla i kanë dhe partitë e tjera.
Në këtë takim morën pjesë edhe shokët Servet Pëllumbi Namik Dokle, Bashkim Zeneli dhe Arta Dabulla.
Korresp. i -Zërit të Popullit-
Konferencë studentore e rinisë eurosocialiste
- Marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha universitetet e vendit -
Dje në Tiranë në «Pallatin e Kongreseve» filloi punimet Konferenca Kombëtare e Studentëve Eurosocialistë.
Merrnin pjesë studentë të Universitetit të Tiranës, si dhe të universiteteve të Shkodrës, Korçës, Elbasanit e Gjirokastrës. Gjithashtu ishin të ftuar dhe personalitete të arsimit si Dr. Mago Lakrori, Dr. Kastriot Islami, Dr. Etem Ruka deputeti Sabit Brokaj, Dr. Alfred Paloka, deputeti Shkëlqim Cani si dhe kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano. Po ashtu ishin të ftuar edhe pedagogë të universiteteve të Tiranës.
Duhet thënë se Konferenca qe konceptuar në frymën e një takimi pune, të një debati për problemet e studentëve duke u mbështetur kryesisht në tre çështjet kryesore.
1. Modernizimi i shkollave të larta; 2) Kushtet social - ekonomike të studentëve; 3) Alternativa e socializmit demokratik dhe studentët.
Në seancën e parë e cila i korrespondon çështjes së «Modernizimit të shkollës së lartë» e mori fjalën studenti i Universitetit Bujqësor të Kamzës Ilir Naçi. Në fjalën e tij ai tha: «Modernizimi i sistemit arsimor është një domosdoshmëri jetike për shkollën tonë të lartë, e cila duhet t’u përshtatet ndryshimeve të mëdha që ka përjetuar e po përjeton e gjithë shoqëria. Janë po këto ndryshime e zhvillime të mëdha që kërkojnë që ky modernizim të jetë sa më i plotë e total. Në radhë të parë, ne mendojmë se vendimtar duhet drejtuar në boshtet themelore të sistemit arsimor, tek organizimi dhe struktura, e shkollës, tek kurrikuli i kësaj strukture, tek modernizimi i përmbajtjes së njohurive dhe informacionit.»
Më pas u paraqitën tezat kryesore të modernizimit dhe që ishin:
1. Krijimi i sektorit në disa universitete dhe shkolla të larta, të bëhet mbi bazën e modernizimit e mikrostrukturave të arsimit të lartë që çeli rrugën për:
- zhvillimin e konkurrencës ndëruniversitare;
- ecjen drejt autonomisë dhe përvivimit të veçorive organizative të çdo shkolle të lartë të veçantë;
- lehtësimin e marrëdhënieve direkte me shkolla të larta të huaja (evropiane dhe të tjera).
2. Përpunimi i praktikave administrative specifike për çdo shkollë të lartë për pranimin e studentëve, mënyrat dhe disiplinën e mësimit e të kontrollit të dijeve, përmirësimin e tyre etj.
Për legjislacionin e shkollave të larta tezat kryesore qenë:
1. Hartimi i ligjit themelor të arsimit në Shqipëri e mbi atë bazë dhe i ligjit ose kapitullit përkatës për arsimin e lartë.
Duke patur parasysh kushtet e tranzicionit ne synojmë një legjislacion minimal fleksibël i cili të lerë hapësirë për plotësim të mëtejshëm duke synuar ngritjen në nivel et legjislacionit të shkollave të larta evropiane me traditë disa shekullore.
2. Me ligj duhet të rregullohen marrëdhëniet e studentëve dhe pedagogëve me stafin administrativ dhe këshillat shkencore. Ne synojmë pjesëmarrjen e ligjëruar të studentëve si në strukturat vendimore administrative ashtu edhe në ato mësimore e shkencore (departamente, degë, katedra, ekipe, laboratorë të veçantë).
3. Ligji dhe rregulloret e çdo shkolle të lartë duhet të përcaktojnë qartë:
- kushtet për kooperimin me shkolla të larta të huaja deri në krijimin e departamenteve, degëve dhe ekipeve të përbashkëta mësimore e shkencore.
- marrëdhëniet mes studentëve individualë dhe strukturave drejtuese si edhe mes shoqatave të studentëve dhe strukturave drejtuese universitare ose private sipas rastit.
- kushtet e përdorimit të fondeve shtetërore dhe të sponsorizimeve private, të vendit ose të huaja, në shërbim të përmirësimit të kushteve materiale të shkollës dhe të krijimit të sektorëve me teknologji të avancuara.
Për modernizimin e përmbajtjes së shkollave ku tezat kryesore ishin: Strukturat organizative dhe legjislacioni përkatës e konsiderojmë jo si qëllim më vete, por si mekanizma që krijojnë kushte për modernizimin e përmbajtjes së domosdoshme për përgatitjen e inteligjencies së re shqiptare në kushtet e reja.
- Zhvillimi masiv i informatizimit të shkollave të larta (si në procesin mësimor ashtu edhe në bazën përkatëse laboratorike) në të gjitha degët e profilet.
- Mësimi i të paktën i dy gjuhëve të huaja gjatë periudhës së studimeve të larta.
- mësimi i detyruar ose fakultativ i njohurive bazë për strukturat, dhe parimet e funksionimit të shoqërive demokratike dhe ekonomisë së tregut.
- përteritja e vazhdueshme e leksioneve, seminareve etj., me njohuritë e kohës.
- krijimin e qendrave illogaritëse (së pakur terminaleve) bibliotekave etj., pranë çdo fakulteti e dege, të përdorshme nga çdo student.
- studentëve t’u jepen leksione të shtypura e të shumëfishuara (në mungesë të librave).
Pas studentit Ilir Naçi e mori fjalën për diskutim studentja e universitetit të Elbasanit Alma Nuri e cila mbështeti plotësisht tezat e hedhura dhe dha mendime për to;
Më pas e mori fjalën Dr. Mago Lakrori i cili u shpreh se mund të konsideroj bashkëbisedimin ... të një bashkëveprimi dhe dëshirash. Tezat që u hodhën këtu do të bëjnë që universitetet tona të ecin në një hap me universitetet e Evropës. Por duhet të jemi të përgatitur so- pse ato do të hyjnë me vështirësi. Këtë vështirësi do ta sjellin disa arsye si mosnjohja konsvervatorizmi si dhe tradita. Gjithashtu një pengesë, tha ai, do të jenë dhe paragjykimet politike se kush i hedh apo a propozon këto teza pasi shoqëria jonë është tejet e politizuar. Mos u tërhiqni pasi do t’i shërbeni vetes dhe kombit.
Në një pyetje që iu bë Dr. Mago Lakrori për problemin e ekuivalentimit të diplomave tona ai u shpreh se ekuivalentimi bëhet mbi bazën e programeve. Nga qeveria e mëparshme ka pasur është e çngjyrë kanë patur jetë re për zbatim për këtë gjë. Programet që ju paraqitët këtu e kryen me së miri këtë gjë prandaj ju duhet të këmbëngulni në tezat tuaja. Ndërsa pyetjes për reformën arsimore Dr. Mago Lakrori iu përgjigj se pas 22 marsit kjo reformë ka marrë ngjyra të theksuara politike. Ajo kërkon të mohojë çdo gjë që është realizuar më përpara si dhe të përmbysë së gjithçka për disiplinat shoqërore, pra terapia e shokut u zbatua për ekonominë, për kohë dhe do të zbatohet edhe për arsimin. Për autonominë e universiteteve Mago Lakrori u shpreh se autonomia në thelb mundëson rritjen e pavarësisë si dhe konkurrencën midis universiteteve. Ne duhet të luftojmë që kjo autonomi të bëhet realitet. Më pas në debat ndërhyn student i Universitetit Bujqësor Gjin Shkalsi i cili pyet nëse kriteret që u formuluan nga pushtetarët për pedagogët janë politikë?
Maqo Lakrori u përgjigj se kriteret që u formuluan janë krejtësisht politike për rrjedhojë dhe antihligjore. Kriteri bazë duhet të jetë kriteri profesional.
Besnik Bare, pedagog i universitetit të shkencave u ndal në përmbajtjen e universitetit tonë. Na se do të arrihet që të rritet kjo përmbajtje, atëherë duhet të vijë ekuivalentimi (Vijon në faqen 4)
Fatos Nano priti ambasadorin e Indisë
Dje kryetari i Partisë Socialiste Shqipërisë, Fatos Nano, priti në selinë e Partisë, ambasadorin e Indisë në Shqipëri, zotin Julio Francis Ribiero.
Ambasadori i Indisë u interesua për qëndrimet e PSSH dhe pikëpamjet e saj për situatën politike dhe ekonomike në vend dhe për disa probleme të situatës ndërkombëtare e veçanërisht mbi zhvillimet në Ballkan.
Situata politike në vend, tha Fatos Nano, është tepër e tensionuar dhe kjo jo për fajin e socialistëve. Tensionet janë artificiale, polarizimet politike no nxiten nga forca të caktuara. Dhe këtu ndodhin pikërisht atëhere kur Shqipërinë, më shumë se kurrë i duhet tavolina e rrumbullakët, i duhet mirëkuptimi dhe dialogu. Konsensusi nuk po i hapet rrugë nga ato që kanë mazhorancën; përkundrazi, diktatet politike mbi parlamentin, mbi institucionet demokratike, mbi mjetet e informimit dhe mbi organet e drejtësisë, po dalin në skenë çdo ditë. Kur gjenda ekonomike është e vështirë dhe masat punonjëse me zor përballoj, në jetesën minimale, pushtetarët e sotëm nuk e gjykojnë as të domosdoshme dhe as të arsyeshme që, forcat politike të ulen dhe të japin me argumente profesionale alternativa se si duhet kapërcyer kriza, cilat janë problemet më prioritare që duhen zgjidhur e si duhen zgjidhur.
Mbi interesat e popullit nuk mund të ketë monopol vetëm një parti. Hallet e mëdha që ka vendi duhen kapërcyer bashkërisht, aq më tepër që Partia Socialiste, për shembull, sot ka mbi 54 për qind të pushtetit lokal, i cili praktikisht është i bllokuar. Vendin e këtyre zgjidhjeve reale e ka zënë një marrëzi e pakufij. Qëndrimet tona ne i kemi afishuar publikisht dhe përsëri ngulim këmbë që kjo situatë e vështirë nuk mund të kapërcehet pa vullnetin e mirë politik të të gjitha forcave politike. I duhet bërë rruga kompromisit dhe diskutimeve ekstreniste e radikale po nxixin shqiptarët kundër njëri - tjetrit. Shqiptarët sot kërkojnë mesazhet e mirëkuptimit dhe të rindërtimit.
Fatos Nano foli edhe për aspektet të veçanta të situatës ndërkombëtare si dhe për gjendjen në Ballkan, duke vënë theksin tek nevoja e një kontributi më efikas të Komunitetit Evropian, të organizmave ndërkombëtare, për masa më konkrete ndaj shkatërrimeve, e atyre që mbajnë ndokur konfliktin e për ndalimin e shtrirjes së mëtejshme të tij, veçanërisht në Kosovë.
Në këtë takim mori pjesë edhe sekretari i Partisë Socialiste për Marrëdhëniet me Jashtë, Bashkim Zeneli.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
TELEVIZIONI VAZHDON MANIPULIMET
TV vazhdon me papërulësi avazin e vjetër të censurimit me qëllim manipulimin e opinionit. Dhe në të gjitha edicionet e lajmeve ai nuk tha asnjë fjalë e kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano në pritje me delegacionin e Bashkimit Demokratik Evropian. Si duhet kështu e kanë udhëheq