SHTATE EMIGRANTE SHQIPTARE ILEGALË TË ARRESTUAR NË ITALI
Shtatë shqiptarë njofton «AFP» që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Itali të fshehur në një kamion transporti ndërkombëtar, u arrestuan të shtunën në Sassuolo, vur në dukje policia italiane. Të shtatë shqiptarët, të moshës 18 deri më 25 vjeç, ishin fshehur në një makinë që vinte nga Greqia. Kur mbërriti në Itali, shoferi me kombësi greke i zbuloi ata, bëri urtimin mbi kamionin e tij.
Të fshehurit, të gjithë me origjinë nga Tirana u dërguan në Trieste, nga ku do të dërgoheshin për Shqipërinë. Dy prej tyre kishin tentuar të hynin në Itali me një anije, që ishte bllokuar në portin italian të Brindisit.
(Marrë nga ATSH)
DY POLICE CIVILE VRASIN NJE DJALE 28 VJEÇAR
Në mesditë gjashtë të shtunën pistoletë rrëmbyen një jetë të re.
Në mesditën e së shtunës. Dy policë civilë të hakërryer u turrën egërsisht ndaj një djali të ri rrugicave të Korçës. Gjashtë të shtën[a] në drejtim të tij. Gjashtë të shtën[a], që lemerisën gratë e rrugicës dhe kalimtarët e rastit. Mos, thër[m]ën gratë, mos se e njohin për të mirë djalin, mos se e vraftë. Por jo, dy policët nuk u ndalën. Nuk u ndalën as kur tek porta ku djali thirri ashtu me plagë në trup, doli i afërmi i tij, Petraq Pojani, dhe tha: «prisni, ç’farë ka bërë». Polici Ylli Kadia, polici i ri, mobilizuar nga radhët e të përndjekurve politikë, kërcënoi: «O nxirre këtë në oborr ta vrasim, o të vramë ty».
Por... 28 vjeçari Romeo Gaçe, ndërkohë ishte duke marrë shpirt. Edhe kur e mesuan këtë, dy policët rrëmbyen trupin dhe pa praninë e familjarëve në shoqërim, e çuan atë në spital. Ai kish mbaruar.
Një krim i përmasave makabre. Kundër kujt shtinë policët? Cili ishte motivi i hakërrimit të tyre? Deri më sot gjithçka flet për pafajësinë e djaloshit, i cili rastësisht u ndodh me një shokun e vet duke parë një objekt, ku ish kryer një vjedhje. U larguan, sepse u ndodhën para dy policëve të hakërryer, që drejt tyre u drejtuan egërsisht.
Sido që të jetë, krimi është i shëmtuar. Dhe Korça e përjetoi atë me tronditje. Afishët e lajmërimit të vdekjes veç të tjerash kishin të shkruar thënien: «vrare nga policia». Po, policia e një shteti demokratik.
Korresp. i «Zërit të popullit»
«ME KËTË QEVERISJE NUK MUND TË VAZHDOHET MË»
- MITING MASIV NË BERAT MARRIN PJESË MBI 15 MIJE VETE -
- Deputetët «e listës» dalin në popull. Ndërsa «deputetët e popullit» janë strukur në strofull.
- Policia e Beratit, e dalluar në operacionet e Policanit, Kuçovës etj. kësaj here mban qëndrim korrekt.
- Qeveria e PD-së i premtoi popullit parajsën dhe i dha ferrin.
Të shtunën në sheshin para stadiumit të Beratit u mblodhën mijëra vetë në një miting paqësor për të protestuar ndaj qëndrimeve e veprimeve antidemokratike të Qeverisë. Veç grave, të rinjve, të papunëve, asistencialistëve pronarëve të rinj beratas kishin ardhur përfaqësues nga Skrapari, Kuçova, Fieri, Durrësi, Tirana, etj. Kishin ardhhur deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bashkim Zeneli, Ethem Ruka, Ilir Meta, Ermelinda Meksi, Ndre Legisi, Maqo Lakrori si dhe nënkryetari i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste dhe Kryetari i Grupit Parlamentar, të F., Namik Dokle. Nga parlamenti e sallat e takimeve në rreth, pas mitingut të Tiranës, debati doli në sheshe. Pikërisht këtë frikë kishte qeveria përderisa nuk u shpëtoi dot. Bëri sa mundi në Ballsh, me forcën e policisë e të ministrit Zhulali, veproi egërsisht në Polic[a]nik duke bërë arrestime masive, ndaloi e kërcënoi në Ballsh, rrahu njerëz në mes të sheshit të Fierit, përdori shkopinjtë, e gomës mbi sjellë mesazhe qetësie, nuk dihet. Por prania e tij nuk u ndje. Edhe emri i Shënpremtes tashmë i njohur si dorë e fortë nuk u dëgjua, gado ndihej kujdesi i policisë për të ruajtur deputetët!... Nga kush? Nga populli që i priste? Mitingun e çeli kryetari i Partisë Socialiste të Beratit Kristaq Kolani në emër të forumit Eurosocialist të rrethit përshëndeti Edi Spahiu. Për gjendjen qetë qeverisë nuk vazhdohet më». Ne e denoncuam dhe vazhdojmë të denoncojmë shtetin e sotëm, tha në miting kryetarja e PS-së së Kuçovës Fatmira Bano si një shtet policor i cili nuk mund të drejtojë dot me mjete demokratike prandaj dhe përdor dhunën. Socialistët e rrethit të Kuçovës dhe simpatizantët e shumtë të saj do të dinë ta mbrojnë pa u trembur këtë qeverisje nuk vazhdohet më». Përpara e drejtuesve e ovacioneve ai tha: «E fillova pak me vonesë diskutimin tim sot me sprija që një vajzë e vogël t’i sillte këto lule sepse dukesh e pengoi të vijë këtu. Nuk është thjesht një veprim për të penguar që kjo vajzë e vogël të sillte lule në tribunë, por është një klimë e tillë që sundon në Shqipëri, është një klimë që kërkon të sjellë revanshizmin, revanshizmin e djathtë kundër popullit të thjeshtë, një revanshizëm që shprehet me shumë mënyra, me shumë forma që nga prerja e telefonëve të familjeve e deri te ndërprerja e punës, e vrasja e djemve tanë në kufi e më shumë e shumë forma të tjera. Përsëri jeni mbledhur ju këtu vëllezër e motra të Beratit, tha më poshtë Namik Dokle. Jeni mbledhur me të drejtën legjitime, me të drejtën demokratike për të protestuar kundër qeverisjes së papërgjegj[shme], kundër qeverisjes jo efikase, kundër qeverisjes antipopol[l]ore të qeverisë që është sot në pushtet. E është e drejta juaj ta bëni këtë... juaj të vini këtu e të protestoni bashkë me ne. Para se të jemi anëtarë të çdo lloji partie jemi shqiptarë të gjithë dhe si shqiptarë duhet të jetojmë si vëllezër e si motra. (Vijon në faqen 4)
Shifra të papunësisë dhe përkrahjes sociale të muajit maj 1993
— 000
Kërkojnë punë për herë të parë 97 000
Të punësuar ? (nuk jepen shifra)
...djen e punëtorëve të rrethit, foli sekretari i konfederatës për Beratin Kristaq Papa, ndërsa shqetësimet e veteranëve i përcolli Nazmi Hazizi. «Qeveria dhe Presidenti i premtuan popullit parajsën dhe i dhanë ferrin tha përfaqësuesi i 10 Komunave të Beratit Samir Tiranti. Duke sjellë zërin e halleve të tyre ai nga mitingu i bëri thirrje: „gjeni zgjidhje tjetër. Me demokracinë e vërtetë të kërcënuar më shumë se kurrë nga policët revan shiste e krerëve të partisë demokratike. Kuçova bashkohet me zërin e gjithësocialistëve të Beratit dhe rretheve të tjerë për t’i thënë ndal neodiktaturës dhe regjimit policor. Në fund e mori fjalën nënkryetari i komitetit të përgjithshëm drejtues të Partisë Soci-
KËRCËNOHET NJË GJYQTAR NË SHKODËR
Dje para dreke në Gjykatën e rrethit Shkodër dy banorë nga Bushati kërcënuan ashpër një gjyqtar të kësaj gjykate duke tentuar ta godasin.
Sipas informacionit që arrin në marim për këtë rast, mesuam se ata e bënin këtë kërcënim sepse gjyqtari në fjalë me gjyq ka dënuar të afërt të tyre për pushtim toke në mënyrë të paligjshme. Policia bëri menjëherë ndalimin e tyre. Nuk është hera e parë që gjyqtarëve të kësaj gjykate iu bëhen presione e kërcënime të tilla.
Pyetësim: ku ka frikë a ka drejtësi?!
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Sulejman Demirel president i ri i Turqisë
ANKARA. = Kryeministri Sulejman Demirel u zgjodh nga parlamenti si presidenti i 9-të i Turqisë dhe i dha kombit gjatë betimit të tij se ai paraqiste kombin e kombinojë paanësinë e angazhimin për çështje të mëdha.
ANKARA. = Kryeministri Sulejman Demirel u zgjodh nga parlamenti si presidenti i 9-të i Turqisë dhe i dha kombit gjatë betimit të tij se ai paraqiste kombin të kombinojë paanësinë e angazhimin për çështje të mëdha. Zgjedhja e tij mbyll vendin e lënë bosh nga Turgut Ozal. Turqia tani duhet të zgjedhë një kryeministër për të zëvendësuar Demirelin 68 vjeç i cili e ka kryesuar koalicionin qeveritar gjatë 18 muajve të fundit. «As që mund të mendohet që presidenti të mos mbajë asnjë anësi apo të mbajë një qëndrim të tillë, i cili mund të hedhë hije ndaj paanësisë së tij», deklaroi Demirel në fjalën e betimit të tij. „Megjithatë do të jetë gabim që të interpretosh si një shmangie nga problemet kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat kanë një karakter politik, dhe si një mospjesëmarrje absolute në çështjet. Demireli duke e pranuar se kompetencat presidenciale të parashikuara në kushtetutën e hartuar nga regjimi ushtarak në vitin 1982 kanë shkaktuar pakënaqësi periodike premtoi se do të punojë për një harmoni midis degëve legjislative, ekzekutive dhe juridike të qeverisë. Deklarata e tij nuk ka të ngjarë që t’i japin fund debatit lidhur me shkallën e angazhimit të presidentit në politikë. Demireli fitoi 2444 vota në dhomën prej 550 anëtarësh, duke siguruar shumicën absolute të kërkuar gjatë raundit të tretë.
Deri këtu, o shpifës të mjerë?!
Pashë e dëgjova emisionin e Leka Bungos në TV, në të cilin jepeshin edhe disa pasazhe të fjalës së Fatos Nanos në takimin me bashkëfshatarët në Zvicër.
Se si e bëri atë emision Leka Bungo ai e di, sepse në fakt ai dukej si një emision i sponsorizuar nga Partia Socialiste.
Për këtë bindem edhe nga shkarmi i fundit i RD-së me titull «Xhevahirët» të tjera nga biseda e Fatos Nanos në Zvicër. Me një publicistikë epiletike, Xhevat Mustafa, përpiqet të ndreq ato që prishi Leka Bungo. Por me aq nuk i mjafton fjalët «si e emë në Zvicër në maj të tanës» ai hidhet deri në një shpifje të ndryrë (si shumë e shumë të tjera që po bëhen kundër Fatos Nanos). Ja çfarë shkruan Xhevat Mustafa.
«Por Tosi nuk harroi ta godiste qeverinë demokratike, duke fantazuar apo trilluar me objektiv të qartë se ajo paska hequr bunkerët e vjetër në kufirin verilindor. Kjo është padyshim një e dhënë tepër e çmuar për gjeneralët e Milosheviqit. Natyrisht nuk është një lajthitje e rastit apo fryt i dehjes nga rakia apo dalliri i madhësive dhe e tija për pushtet. Edhe pse në këtë e vërtetë, edhe po të jetë në të dy rastet meqë apo kushtëzimi i Milosheviqit dhe gjeneralët e tij është lehtësisht i kuptueshëm: «O burra, o shokë bjerini sa më parë Shqipërisë sa nuk kam përfunduar unë në burg. O sot o kurrë. Nesër do të jetë vonë, edhe për më, edhe për ju». E vazhdon të eshtë Nano duhet të fusin në dosjen e tij të madhe e të këqyrë «shpifjet».
Ta kenë lënë veshët Xhevat Mustafën? Ta gjithë e dëgjuan Fatos Nanon kur tha: «Qeveria ka dhënë urdhër të pastrohen bunkerët dhe mir ka bërë». Pra ata bunkerë që i kemi sharë e stërsharë, po i pastrojmë për të mbrojtur vendin. Ja pra që u dashkan edhe ca bunkerë atje në veri apo verilindje. Natyrisht ata s’janë për burrecë si Xhevat Mustafa të cilit, edhe pse ka drejtuar vite më radhë emisionin televiziv «Heroizmi i popullit tonë në shekuj» nuk i ka mbetur asnjë grimë heroizmi apo patriotizmi, kur arrin të përdorë shpifjen edhe për gjëra të tilla të kërkuara nuk i lejohet të shpif. Ja edhe një gazetari të RD-së Turqia që ai u bëri betuesve në fund, është tepër e përshtatshme për këtë mashtrues të opinionit publik. Dishmatar do të ketë Leka Bungo.
A DUHET TE QENDROJE ME KJO QEVERI?
- «Sukses» e Partisë Demokratike në pushtet -
- Shifra të Institutit të Statistikave dhe të Ministrisë së Punës dhe përkrahjes sociale të muajit maj 1993 -
Të papunë gjithsej 454 000
Nga këta në asistencë 357 000
Kërkojnë punë për herë të parë 97 000
Ne kërkojmë nga qeveria të ndryshojë kursin social dhe ekonomik
(Konferencë shtypi e kryetarit të Konfederatës së Sindikatave Kastriot Muço)
Dje në mesditë kryetari i kësaj lëvizjeje të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, z. Kastriot Muço dha një konferencë shtypi, në sallën e Pallatit të Kulturës «Ali Kelmendi» në Tiranë. Qëllimi i kësaj konference shtypi, tha në fillim, z. Muço është që të shprehen pozicionet e sindikatës sonë lidhur me gjendjen ekonomike dhe politike të sotme në Shqipëri. Periudha e tranzicionit që po kalojmë, tha ai, është e vështirë dhe kërkon sakrifica. Por kjo nuk do të thotë që të mos ngremë zërin për problemet që shqetësojnë masën e gjerë të punonjësve të vendit tonë.
Sa herë i ngremë këto probleme, tha ai, z. Muço me etiketohen nga qeveria dhe gazetaret politike si njerëz antireformë dhe destabilizues por ne, tha ai, na e jep ligji të drejtën për të ngritur zërin tonë. Nga shtypi proqeveritar sindikata jonë konsiderohet si opozitë me qeverinë dhe ai. Ky epitete që na vihet është i çakë. Në qoftë se sindikata e vërtetë nuk është opozitë konstruktive, e qeverisë, do të jetë pro saj. Po qe pro saj është kundër interesave të punëtorëve. Duke folur për rrugët e daljes nga situata kryetari i konfederatës së sindikatave përmendi shfrytëzimin e gjithë resurseve të vendit dhe ndarjen e materialeve. Së dyti investimet e huaja.
Më poshtë duke iu referuar statistikave të ministrisë së Punës e Përkrahjes Sociale dhe të përllogaritjeve politike si dhe të të dhënave të statistikave z. Muço dha disa tregues të papunësisë dhe të zhvillimit ekonomik të vendit aktualisht. Sot në Shqipëri ka 454 mijë të papunë, tha ai, nga të cilët 357 mijë në asistencë sociale, 97 mijë prej të cilëve të punësuar. Duke përfunduar shpjegimin për këto shifra, ai tha se nga ministria e Punës është bërë statistikimi për të gjithë shifrën 500 mijë të papunë për tre muajt e fundit dhe, në të vërtetë, dhe 68 për qind e tyre janë me asistencë. Në mbështetjen nga fondet e papunësisë për 6-7 muajt e fundit është përkrahur mbi 20 për qind. Në këto tregues, tha ai, duhet mbajtur parasysh se nga 57 mijë punonjësit që mbeten, vetëm 42 mijë janë në punë dhe pjesa tjetër është në asistencë. Punonjësit e asistencës përfitonin 500 lekë në muaj. [Pjesë e paqartë]
lizohen nga privatet, dhe 22 për qind nga shteti. Të ardhurat e buxhetit dhe të shtetit nuk mbulojnë shpenzimet. 68.4 për qind e të ardhurave të buxhetit të shtetit vijnë nga tatimet dhe taksat, paga mesatare është 1783 lekë të reja. Por ka paga të ulëta që e kalojnë 1000 lekëshin ka edhe paga që i kalojnë 10.000 lekë. Sipas evidencës që kemi para tri ditësh në Ministrinë e Bujqësisë ndarja e tokës është vetëm 57 për qind. Janë 425 mijë pensionistë. Çmimet janë rritur mbi dhjetëfish. Ka edhe sektorë, të shërbimeve dhe të ushqimit ku çmimet janë rritur mbi 20 fish, pagat janë rritur 2-3 fish. Ka politika që thonë se nuk ka rënë paga reale dhe niveli i jetesës. Për këtë qeveritarët tanë u kanë mbushur mendjen edhe të huajve, po kur ua bëjmë ne llogaritë s’duan që të na japin të drejtë neve. E vërteta është që paga reale dhe fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë në mënyrë drastike, çmimet janë të pakontrolluara. Së shpejti 137 mijë punonjës të ish kooperativave bujqësore e përfundojnë afatin e asistencës. Para një viti sindikata jonë kërkoi nga qeveria që asistenca të mos ishte 12 muaj por 24 muaj. Këto e kërkuam sepse ne nuk po shikonim të merrshim masa që brenda periudhës 12 mujore do të hapeshin vende pune. Realiteti na dha të drejtë ne. Këtë nuk e dëshiruam sepse është në dëm të punëtorëve. Cila është perspektiva? Përgjigje zyrtare e qeverisë është dhënë nëpërmjet ministrit të Punës Dashamir Shehi është se mund të punësohen vetëm rreth 10 për qind e atyre që janë në asistencë. Ndërkohë shtesa demografike natyrore e popullsisë e vitit 92 ka qenë rreth 75 mijë njerëz. Si shifër niveli i papunësisë do të mbetet në shifrat e tanishme ose do të rritet. Si po zbatohet reforma ekonomike nga sistemi i mbështetjes vërtetë në forcat tona është kujtuar në ekstremeve? Në kushtet e shtetit në ndihmën të fermerëve, shifra e papunësisë ... (Vijon në faqen 3)