Pyetje të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për kryetarin e shërbimit të kontrollit të shtetit
1. Cilat ishin kushtet politike dhe ekonomike të vendit kur Italia akordoi ndihmën ndaj Shqipërisë?
2. Në ç’cituatë u konfirmua nga qeveria italiane «ndihma o emergjencës ushqimore», kush ishte në atë kohë kryeministër i Italisë dhe Shqipërisë?
3. Operacionet e «ndihmës së emergjencës ushqimore» që jep Italia nga cili ministri italiane janë trajtuar e trajtohen dhe cilat janë procedurat që ata praktikojnë?
4. Lidhur me caktimin e «Levante Co» për trajtimin e ndihmave kush ka sugjeruar dhe kur është vendosur për këtë problem? Çfarë dokumentesh ka lidhur me këtë?
5. Në caktimin e «Levante Co» për lëvrimin e ndihmave ç’rol ka luajtur zoti Patricio Ciu; që tani është këshilltar i zotit Meksi? Po senatori Grafini; një nga propaganduesit e fushatës së PD-së?
6. A ka patur ndonjë kundërshtim nga pala italiane për të mos i trajtuar ndihmat «Levante Co»?
7. Çmimet e mallrave që vinin si ndihmë, cila palë i caktonte dhe çfarë procedure ndiqej për to?
8. Përse ju zoti Blerim nuk i vutë në dispozicion Komisionit të Posaçëm Parlamentar të gjitha dokumentet që kanë lidhje me ndihmat italiane në Shqipëri?
9. Përse ju zoti Blerim keni insistuar që ta mënjanoni këtë Komision dhe të referoni vetëm ju në Parlament?
10. Përse nuk keni zbatuar kërkesat e ligjit për Shërbimin e Kontrollit të Shtetit pika 6 e nenit 6 dhe nuk janë mbajtur procesverbalet me personat përgjegjës që dalin në aktin e kontrollit tuaj për të verifikuar pretendimet e tyre?
11. A dini të na thoni se cilat janë rregullat dhe procedurat ligjore italiane lidhur me ndihmat e tyre për vendet e varfëra?
12. A ka ndonjë të dhënë për mungesa apo keqpërdorime e përvetësime të mallrave të ardhura nga ndihma italiane gjatë kohës së qeverisë Nano? Nëse dini si ka shkuar kjo çështje në raport me qeverinë e mëvonshme dhe deri sot?
13. Ju vetë si person a jeni përzier, a keni ndihmuar qoftë edhe indirekt në çështje mallrash të ndihmave apo kredive që ka marrë vendi ynë dhe nëse po, në ç’rast dhe me ç’synime?
14. Nga institucioni juaj a keni rënë në gjurmë korrupsionesh të dokumentuar dhe që jeni në ndjekje? Kur parashikoni të na vini në dijeni si Kuvend?
15. A ka ndryshim në praktikën e sotme të lëvrimit të ndihmave nga praktika që është ndjekur me «Levante Co»?
16. Çfarë dini ju për praktikën e lëvrimit të ndihmave nga firma «Ital - Trend» që është caktuar nga Komiteti Evropian për këtë qëllim për Shqipërinë?
17. Sa përqind e fondit «kundërparti» nga shitja e ndihmave italiane të dhëna falas janë inkasuar aktualisht në buxhetin e shtetit?
18. A mendoni se i keni trajtuar me transparencë dhe saktësi ligjore problemet dhe akuzat që ngritët në raportin tuaj në seancën e interpelancës?
19. Çfarë dokumentesh ju kanë ardhur nga organet shtetërore dhe të drejtësisë italiane që lidhin direkt mbi akuza që bëni ju?
20. A keni lënë dokumente të tjera pa shqyrtuar përveç atyre që kishit në dosjet që i paraqitët edhe në seancën e interpelancës?
21. Çfarë lidhje ka patur Aleksandro Grafini me PD dhe zotin Sali Berisha?
22. Çfarë dini për gazetarin Stefano Mensurati që botoi artikullin te «Panorama»?
23. A e quani të rregullt dhe normale njoftimin në televizion të kërkesës së një grupi deputetësh të PD-së për seancë interpelancë?
24. Në raport ju pretendoni se pjesa kryesore e praktikave të korrupsionit është zbuluar, Mr. vallë është një alibi? Në qoftë se jo pse nuk keni kërkuar ndjekjen penale të zbuluesve të këtyre praktikave e dokumenteve?
25. A njihje Hajdin Sejdia si person fizik e juridik kur erdhi në Shqipëri dhe në muajt e parë të aktivitetit të tij?
26. Për konkluzionet dhe akuzat që ngrini në raport a jeni konsultuar ndonjëherë me përfaqësues të Ambasadës Italiane në Shqipëri?
27. Nga hetimet që janë bërë deri tani nga organet e drejtësisë në Itali për çështjet e ndihmave që jepen vendeve të varfëra nuk ka dalë asgjë për korrupsionin lidhur me Shqipërinë. A mendoni se kjo është mbuluar nga organet e drejtësisë apo ato të shtetit italian?
28. A e dini ju zoti Blerim pse qeveria italiane shkeli procedurën e caktimit të firmës që do të lëvrojë mallrat e ndihmës në Shqipëri dhe pranoi të caktonte «Levante - Co»?
29. A kini ju dokumente që vërtetojnë lidhjet e Hajdin Sejdisë me «Levante Co» apo bëni vetëm supozime e hamendje? Në qoftë se kini pse nuk ja keni treguar komisionit të posaçëm parlamentar?
30. Pse sipas jush me lëvrimin e ndihmave duhej
(Vijon në faqen 2)
SHKELET IMUNITETI I KRYETARIT TË KOMUNËS
Rreth orës 21-00 të ditës së shtunë datë 15.5.1993 kthehem nga Berati për në shtëpi me makinën e Kryetarit të Bashkisë të Kuçovës ku udhëtonin edhe 3 qytetarë të tjerë të panjohur për mua.
Në momentin e zbritjes nga makina në qendër të qytetit të Kuçovës, rishit dhe se urdhërohet do të përgjigjen para ligjit për këtë skandal. Mbas pak minutash mu komunikua urdhëri i qytetit nga komandanti i forcës së policisë se po nuk pranove gjobën do të rrih këtë për 12 orë, duke i dhënë urdhër policëve të shërbimit që shih-
Hartuesit e skenarëve që çojnë në konfrontimin e shqiptarëve do të përgjigjien përpara drejtësisë
- Taktikë e re e PD-së për përçarjen e PS-së: Lufta për «çrregj- njosjen e komunizmit» zëvendësohet me luftën për çrrënjosjen e «korruptimit socialist» -
Proceset demokratike në Shqipëri që synonin të vendosnin një demokraci të vërtetë parlamentare evropiane nxitën të kanalizohej për interesat e tyre forca të caktuara politike ekstremiste të djathta brenda dhe jashtë vendit.
Shtabi që filloi të «kujdeset» për lëvizjen demokratike shqiptare orientoi që në luftën politike për të mundur PPSH-në, më të suksesshmen në fillim do të ishin komunistët pragmatistë, fanatikë, të cilët më pas do t’u linin vendin atyre që do të konsideroheshin demokratë të hershëm, pra ballistëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të nazifashistëve, të cilët kishin luftuar kundër komunizmit, (në fakt kundër shqiptarëve që luftonin për çlirimin e vendit me armë në dorë) në vitet e Luftës Antifashiste.
Ndodhi në fakt diçka që nuk pritej: disa ish komunistë pragmatistë, fanatikë të tipit Baleta, Berisha e Selami, në përpjekjet e tyre të para për t’u bërë të besueshëm për zotërinjtë e tyre, si edhe për demokratistët e djathtë brenda vendit, nxitën të ekziston shumë ashpër të mafiozëve shqiptarë mas pas atyre vetëvlerësim egërsisht forcës së re politike, Partisë Socialiste duke i denoncuar me mijëra socialistë për faktin e vetëm se ata kishin qenë, për të përqafuar atë ideologji të viteve të tjera. Ajo luftë e tyre politike alternativën e socialistëve demokratike evropianë. Lufta që zhvilloi PD ndaj PS në fillim ishte shumë e ashpër dhe nëpërgjej së lufta që u bë ndaj PPSH-së. Kjo shpjegohet duke grumbulluar Socialistë, milionë, edhe turmën veçse në anën e tyre të djathtë, zgjodhën t’i bashkë... [?]
... kurente e fortë në fushën e politikës shqiptare. Ekstremistët e djathtë, të mbrojtur me shpirtin e hakmarrjes ndaj shumicës së popullsisë, të inkuadruar nga lobet të caktuara të përtej detit në luftën për të shpartalluar PS-në, përdorin një taktikë që u pëlqente: «Lufta për shkatërrimin e komunizmit në Shqipëri». Kjo taktikë u zgjodh si e efektshme në luftën politike, sepse ishin të gjalla në mendjet e njerëzve të gjitha të këqiat e sistemit monist. Kështu ndodhi që në propagandën e PD-së, sidomos në RTV nuk flitej e nuk shkruhej asgjë për alternativat që synojnë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ku është futur por flitej e shkruhej vetëm për të kaluarën. Që kjo propagandë të binte vetëm mbi PS-në u bë ga-ja e pamundura, u harxhuan miliona dollarë në format nga më të çuditshmet që opinionit publik shqiptar t’i mbushej mendja se Partia Socialiste ishte një mijë herë më e zezë se PPSH-ja! Kulemi arrin kur anëtarët e thjeshtë të PS-së, të pranuar në parti pas zgjedhjeve të 22 marsit, intelektualë të shquar të përmasave kombëtare e ndërkombëtare si Dr. Tërëo Agolli, deputet socialist në moshë fare të re, etiketohesh nga shtypi i PD-së si kriminelë, gjakpirës, si komunistë që nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyre, veçse për 50 vjet rresht i kanë pirë gjakun këtij populli. Ndërkohë po ky shtyp, ish komunistët e tipit Baleta, Berisha, Selami si dhe ballistët e tipit Dosti, Butka etj i paraqet si engjëj të vërtetë të demokracisë! Një lojë politike vërtet e pandershme.
Në emër të luftës për shkatërrimin e komunizmit në Shqipëri u bënë shkatërrime të paimagjinueshme, që as pushtuesit nazifashistë nuk i bënë dot gjatë Luftës së Dytë Botërore. Antikomunizmi ekstrem i PD-së arriti të shkatërrojë Shqipërinë, por nuk la dorë të shkatërrohen PS-në. Ky lloj antikomunizmi në radhë të parë përçudnon vetë demokracinë. Në mijëra shqiptarë që kishin marrë pjesë në manifestimet e PD-së, kur filluan të kuptonin që demokracia për të cilën ata kishin brohoritur me aq entuziazëm po projektohej e realizohej thjesht si një larje hesapesh e që kishte në qendër të goditjes ballarët; vëllëzërit, kushërinjtë e shokë të tyre si komunistë ose socialistë të thjeshtë e të ndershëm, filluan të divorcohen me PD-në. Mbi gjysëm milioni njerëz në zgjedhjet lokale nuk pranuan të votonin përsëri për PD-në, siç kishim bërë 5 muaj më parë më 22 mars, në një kohë rekord hakmarrja e ballistëve dhe ekstremistëve të tjerë e projektuar nga lobe të caktuara jashtë vendit dëmtoi rëndë edhe vetë PD-në, e cila filloi të përçahëj e të shkrërmoqej. Kundër këtij lloj antikomunizmi të PD-së u ngritën jo vetëm forcat demokratike shqiptare, por edhe intelektualë të shquar shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, të cilët paralajmëruan popullin se «antikomunizmi ekstrem është po aq i rrezikshëm sa edhe fashizmi». Ky apel historik i intelektualëve të shquar si dhe reçyimi i fortë i opinionit demokratik shqiptar ndaj egërsisë së ekstremit të djathtë e cila nën flamurin e antikomunizmit dëmtoi rëndë paqen sociale, e interesat kombëtare, bëri që ekstremistët shqiptarë të përtej detit që thjesht për interesat e tyre luajnë fijet e PD-së, të ndryshojnë taktikë në luftën për të dobësuar, shkatërruar e përçarë PS. Skema e re e luftës ndaj PS-së ka të bëjë gjoja me korrupsionin në kokën e PS-së. Pse u zgjodh një taktikë e tillë në momentin aktual në luftën politike kundër PS-së? Sot opinioni publik është i sensibilizuar e mjaft i tronditur nga faktet e përditshme që publikohen nga shtypi e që flasin për një korrupsion të jashtëzakonshëm në të gjitha nivelet e pushtetit të Partisë Demokratike. Me sa duket pushtetmbajtësit, të ndërgjegjshëm...
(Vijon në faqen 3) nga Berati për në shtëpi me makinë e Kryetarit të Bashkisë së Kuçovës ku udhëheqim Urës Vajgurore, ku ndodheshin edhe disa policë shërbimi, një djalë që udhëtonte në këtë makinë thirri «Rroftë Partia Socialiste». Pa largimit tim pashë reagimin e policëve që u afruan tek makina, por nuk di se si u zhvillua më tej ngjarja, pasi isha larguar; gjithashtu për në shtëpi i shoqëruar rastësisht nga një banor i lagjes. Në orën 24.00 (12 të natës) më vijnë policët në shtëpi dhe më marrin forcërisht për në postën e policisë. Mbas debateve të zhvilluara, suhej të gjobitesha për provokacion ndaj policisë dhe se paskam qenë pjesëmarrës në udhëtimin me makinë ku u hodhën parulla «Destabilizuese» dhe «kundër demokracisë», nuk pranova të gjobitem, por kërkova me insistim për se të merrem forcë-
... mijëra shqiptare ndërgjegjshëm... forcë-
risht dhe se udhërrëhset do të përgjigjen para gjyqit dytë gjobën do të rrisësh këtu që të më izolonin në dhomë me vete, duke më prerë çdo lloj komunikimi me gjithë inspektimin tim dhe të rrushasha nga policët njëri prej të cilëve me automatik.
Kryetar i Komunës së Posh njes, Berat
VEHBI DOKSANI,
Kryetar i Komunës së Posh njes,
Berat
Pesë tapi dhe një fotografi për të njëjtin lokal!
(Sipas bisedës me dy punonjëse të kafesë «DIBRA» në Shkodër)
Kafe «Dibra» gjendet në rrethin e minjësve tregtare të qendrës së qytetit të Shkodrës.
Veprimtaria e këtij lokali si kafe zë fill që nga viti 1980, kur, sipas një projekti, u meremetu[a] duke ja përshtatur karakteristikave ndërtimore të krahinës së Dibrës, me gjënesë kjo ishte e para në rrugën e e-pozitës kombëtare të kulturës popullore, ku siç dihet të gjitha lokalet e kësaj rruge përfshijnë karakteristikat e çdo krahine të vendit tonë. Deri në atë kohë lokali në fjalë ka qenë menjëzore e njësi me prodhime gjysëm të gatshme. Sot ky lokal, i kthyer në kafe, është privatizuar.
Ja ç’na thanë dy punonjëse të kësaj kafeje në një bisedë të rastësishme:
«Këtë lokal e kemi blerë sipas ligjeve të miratuara. Jemi pesë veta që punojmë bashkë, pasi këtu kemi punuar edhe më parë. Pra kur u privatizua ndërmarrja, këtu lokal na e dhanë, ne. Përpiqemi të punojmë e të shërbejmë me korrektësi, orar e pa orar, e duam të sigurojmë bukën e familjeve. Por tani, vetë njerëzit pas pak muajve, kur kemi dalë private, dhe si të thuash, pa i shijuar mirë aroma re-zultates e këtij ndryshimi, na vijnë në derë thua se janë pronarë e na kërkojnë që t’ua lirojmë këtë lokal me pretekstin që është pronë e tjetër kujt. Dhe ç’e shtënë më e cuditeshmja, nuk vjen një, por pesë qytetarë të ndryshëm, ku katër prej tyre thonë se “kemi tapinë e pronës së këtij lokali”. Ndërsa njëri prej tyre thotë se “unë nuk e kam tapinë” dhe në vend të saj paraqet fotografi, ku sipas tij, është e babait që ka dalë duke punuar dikur në këtë lokal.»
Kemi rënë në hall, s’dimë se ç’të bëjmë, s’dimë se kujt t’i besojmë prej tyre. Ata na tundin ligjin e miratuar kohët e fundit nga parlamenti për kthimin e trojeve e lokaleve tregtare ...
(Vijon në faqen 4)
KUSH JANË MIQTË E AJDIN SEJDISË NË SHQIPËRI?
- Në ndihmë të Kontrollit të shtetit -
1. A e ka financuar Ajdin Sejdia grevën e Valiasit për rrëzimin e qeverisë Nano?
2. Përse Gëzim Kalaja i «Lëpihet» qeverisë së sotme?
3. Çfarë është «Banka e përbashkët» ndërmjet ILIRIA HOLDING SA dhe minierës DEMOKRACIA të Valiasit?
4. A e ka financuar Ajdin Sejdia Partinë Demokratike? Ka marrë PD-ja vetura dhe mjete të tjera prej Iliria Holdingut? (Përgjigje për zotin Hajdari)
5. Ka punuar Blerim Çela për nxjerrjen e bilanceve të firmës Iliria Holding?
6. Kush janë miq të tjerë të Ajdin Sejdisë në Shqipëri?
7. Përse u ekstradua Ajdin Sejdia nga shteti i sotëm shqiptar?
NË NUMRAT E ARDHSHËM DO TË LEXONI: FAKTE, DOKUMENTE; KOMENTE PËR PROBLEMET E MËSIPËRME
QENDROJE ME KIO QEVERI?
- «Sukseset» e Partisë Demokratike në pushtet -
- Shifra të Institutit të Statistikave dhe të Ministrisë së Punës dhe përkrahjes sociale të muajit maj 1993 -
Të papunë gjithsej 454 000
Nga këta në asistencë 357 000
Kërkojnë punë për herë të parë 97 000
Të punësuar? (nuk jepen shifrat)
Sipas rretheve në asistencë:
1 - Berati 13800 PERSONA
2 - Bulqiza 3375 » »
3 - Delvina 3092 » »
4 - Devolli 1075 » »
5 - Dibra 9200 » »
6 - Durrësi 20115 » »
7 - Elbasani 25410 » »
8 - Fieri 24947 » »
9 - Gramshi 3673 » »
10 - Gjirokastra 5694 » »
11 - Hasi 8893 » »
12 - Kavaja 8383 » »
13 - Kolonja 2785 » »
14 - Korça 16939 » »
15 - Kruja 7553 » »
16 - Kuçova 3281 » »
17 - Kukësi 6630 » »
18 - Laçi 9450 » »
19 - Lezha 7267 » »
20 - Librazhdi 5322 » »
21 - Lushnja 18112 » »
22 - M. Malësia 1450 » »
23 - Mallakstra 1137 » »
24 - Mati 7600 » »
25 - Mirdita 4120 » »
26 - Peqini 2114 » »
27 - Pogradeci 8250 » »
28 - Puka 3019 » »
29 - Saranda 5020 » »
30 - Skrapari 5231 » »
31 - Shkodra 28805 » »
32 - Tepelena 3490 » »
33 - Tirana 56219 » »
34 - Tropoja 4954 » »
35 - Vlora 21054 » »
Gjithsej 356980 » »