20/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 maj 1993

HAJDIN SEJDIA KA NDIHMUAR PËR RREZIMIN E QEVERISË NANO

Në kuadrin e sulmeve që bëhen sot kundër kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, është dhe ajo sikur ai ka patur lidhje «miqësore» e ngushta me Hajdin Sejdinë, prandaj dhe «ka bërë asaj koncesione» etj. Dokumenti që po botojmë sot tregon të kundërtën. Ai është një telegram që dëshmon se ndryshe nga ç’thuhet, Hajdin Sejdia dhe firma e tij «Iliria Holl-ding» ka ndihmuar për rrëzimin e qeverisë Nano pas zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991. Telegrami i grevistëve të urisë së Valiasit i dërgohet Hajdin Sejdisë nga Durrësi me datën 25 qershor 1991, pak ditë pas dorëheqjes së qeverisë Nano. Grevistët e lodhur nga greva e urisë, kanë shkuar për vakanca «në kampin e Durrësit». Ata falënderojnë Hajdin Sejdinë dhe përfaqësuesit e tij, të cilët «që në ditët e para të grevës sonë na u gjendën pranë». Telegrami emër të tyre mba firmën Refik Mane Nushaj. Shtrohet pyetja: në çfarë mënyre përfaqësuesit e firmës Iliria Holding janë ndodhur pranë grevistëve? Ata nuk janë mjekë që kujdesen për anën shëndetësore të tyre. Ata nuk janë as gazetarë që të kenë qëndruar pranë grevistëve me shkrimet e tyre për grevën në shtyp. Ata ishin drejtues dhe menaxherë të firmës «Iliria Holl-ding». Atëherë, çfarë shërbimesh u kanë bërë grevistëve? Përgjigja më e saktë do të ishte: Firma Iliria Holl-ding ka financuar grevën e urisë për rrëzimin e qeverisë Nano. Për këtë flet edhe një fakt tjetër. Greva e urisë po pushojnë në kamp në Durrës. Kush i financoi pushimet e tyre dhe pse përfaqësuesit e firmës Iliria Holding shkojnë në Durrës për të zhvilluar biseda «të ngrohta» dhe «vëllazërore» me grevistët e urisë? Thjesht për arsye humane? Edhe një fakt tjetër. Pak kohë më vonë po këta grevistë shkuan për pushime në Greqi. Kush i financoi këta për këto pushime? Në atë kohë u deklarua në «RD» se pushimet e grevistëve u përballuan nga pala greke. Cila është e vërteta? Së fundi, duhet theksuar se kush e frymëzoi dhe ku i shëmbreu greva e urisë e minatorëve të Valiasit. Dihet nga të gjithë që kjo grevë u frymëzua dhe u mbështet totalisht nga Partia Demokratike në përpjekjet e saj për të rrëzuar qeverinë Nano. Janë ende të freskëta në kujtesën e njerëzve vizitat e shpeshta të deputetëve të PD-së te grevistët si dhe deklaratat e saj në mbështetje të grevistëve. Në këtë mënyrë del se duke mbështetur grevën e urisë, Hajdin Sejdia, ka mbështetur Partinë Demokratike. Dokumente të tjera për këtë do të botohen së afërmi. Në numrin e ardhshëm do të lexoni: Si ia shpërbleu sindikata e pavarur e minatorëve «ndërin» Hajdin Sejdisë? Çfarë është banka e përbashkët Iliria Holding SA dhe miniera e Valiasit. TELEGRAM Zotit Hajdin Sejdia President i firmës ILIRIA HOLDING s.a. Tiranë Nëpërmjet këtij telegrami në 49 minatorët grevistë të urisë Të gjithë qytetarëve të rrethit të Tiranës, të ngujuar në thëllësitë e minierës së Valiasit, falenderojmë ju dhe përfaqësuesit tuaj, Dervish Kukleci, Petraq Gramo dhe Ibrahim Pozhari këtu në Tiranë, na u gjendën pranë. Gjithashtu i falenderojmë ata për bisedën e ngrohtë, transparente dhe vëllazërore që zhvilluam me ne këtu në kampin e Durrësit. Ne ju sigurojmë që në të gjithë veprimtarinë tuaj ekonomike për të mirën e kombit tonë, ju do të keni gjithmonë ndihmesën tonë morale. GREVISTËT E URISË SË MINIERAVE TË QYMYRIT TË RRETHIT TIRANËS 25. Qershor. 1991 Durrës

Takime të Fatos Nanos me ambasadorë

Ditët e fundit, kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, zhvilloi takime të veçanta me ambasadorin e Hungarisë, zotin Poka; me ambasadorin e Rumanisë, zotin Miku; me ambasadorin e Gjermanisë, zotin Vollers, me ambasadorin e Francës, zotin Fordhe dhe me ambasadorin e Italisë, zotin Forestal. Në këto takime Fatos Nano i njohu ambasadorët me situatën e tensionuar politike në vend, veçanërisht kohët e fundit e me rreziket që ajo paraqet për fatet e demokracisë në Shqipëri. Gjendja ekonomike e sociale është rënduar më tej dhe masa të gjera njerëzish po shprehin gjithnjë e më shumë pakënaqësinë e tyre dhe shqetësimin për rrezikimin e demokracisë nga revanshizmi. Vazhdon intoleranca e gjithanshme e forcave në pushtet dhe mospranimi i masave të mëdha të të dialogut, të solidaritetit e bashkëpunimit të frutshëm. Në këto rrethana, mbas disa skenarëve të dështuara me turp, nga lobet e caktuara brenda apo jashtë vendit, po përgatiten të tjerë skenarë që kanë për qëllim eliminimin e një force politike me autoritet e me reputacion përherë e më të madh, siç është Partia Socialiste. Në këto bashkëbisedime, ambasadorët shfaqën mendimet e tyre, duke arritur në mirëkuptimin e duhur. Vazhdojnë takimet me ambasadorët të tjerë. Zyra e shtypit dhe e informacionit të PSSH.

Kohë e qepenave

Në bulevardin e madh njerëzit kthejnë kokën dhe vështrojnë të habitur ku humbi restorant «Donika». «Sytë» e saj të qelqtë i ka mbuluar një perde e hekurit, veshur e tëra nga merimangat e pluhuri i 50 vjetëve. Ish pronarët unë qepenat duke përzënë punonjësit e lokalit në atë të vet. Paraje ish pronarët i vunë drynin lokalit në godinën e gazetës «Bashkimi» dhe e ruajnë atë të bënte kudo pritur reagimet. Ish pronarët grupe-grupe kanë në mënyrë lokalet në rrugë të Kavajës e gjetkë. E kujtdishme është që ky «pushtim» bëhet ndërkohë që shoqata e tregtarëve të lirë ka çuar në gjykatë ligjin për «kompesimin dhe kthimin e pronave ish pronarëve», në një kohë kur nuk është plotësuar kuadri i nevojshëm ligjor. Madje, një veprim i tillë sfidon hapur qëndrimin e kryeministrit Meksi, i cili në takim me pronarët e rinj i qetësoi ata duke i premtuar rishikimin e atij ligji. Sidoqoftë qeveria nëpërmjet pushtetit lokal bën një sy qorr e një vesh shurdh, mbase duke pasur parasysh atë shprehjen e popullit: «qeveria e zë lepurin me qerre». Dje ishte dita e qepenave dhe ish pronarët janë «optimistë» me disa fitore të lehta që kanë në lokale me status shtetëror. Të shohim më tej. SH. M. rë një shtyp, sipas skemave le ri maja politike. Sipas një pjesta-ri të gazetës, i cili nuk pranoi të identifikohej në pjesë e stafit të gazetës mbështetë Nikole Lesin. Ky i fundit vendosi që të largoje nga detyra e kryetarit të Këshillit botues Azem Në fillim të muajit të këtij viti, pas arrestimit të zotit Fra-ngaj. Një gjë tashmë është e qartë: Nikollë Lesi do të ballafaqohet me kundërshtarë të fortë edhe brenda radhëve të tij, të cilët i pranoi vetë në staf.

Mes Azem Hajdarit dhe Nikollë Lesit ka plasur sherri për platformën e gazetës «Koha Jonë»

Dje, gazeta «Koha jonë» nuk doli nga botimi. Korrespondenti ynë u interesua rreth këtij problemi, pasi sipas disa gjasave, mosdalja erdhi si pasojë e konflikteve të ashpra që kanë shpërthyer të martën mes Azem Hajdarit në cilësinë e kryetarit të Këshillit Botues të gazetës «Koha jonë» dhe Nikollë Lesit në cilësinë e pronarit të kësaj gazete private. Por zoti Nikollë Lesi «sqaron» se mosbotimi i numrit të djeshëm erdhi si pasojë e defekteve në shtypshkronjën «Mihal Duri» në Tiranë. Në shtypshkronjë na sqaruan se nuk ka patur defekte. Mbetet që Nikollë Lesi të jetë munduar për t’iu shmangur së vërtetës për konfliktet e ashpra që kanë shpërthyer në këtë gazetë pas ardhjes së Azem Hajdarit në krye të këshillit botues. Megjithatë çështja është e vërtetë: Të martën, një mbledhje e gjatë ka vazhduar gjer në ora 22.30 në redaksinë e kësaj gazete private. Gjithashtu flitet se në një çast nervozizmi zoti Hajdari ka goditur Nikollë Lesin, duke iu kërçënuar se gazetën «Koha jonë» e bëj unë si të dua. Kam ardhur për të bërë një shtyp, sipas skemave të mia politike. Sipas një pjesëtari të gazetës, i cili nuk pranoi të identifikohej një pjesë e stafit të gazetës mbështeti Nikollë e kryetarit të Këshillit botues Azem Hajdari, pasi ai kërkonte që gazeta «Koha jonë» të kthehej në gazetë pro Presidentit Berisha ose edhe më saktë gazetë presidenciale, duke luftuar me të dy krahët: socialistët dhe atë të djathtë sipas interesave të Berishës. Azem Hajdari thuhet se ka përgatitur një deklaratë të fortë kundër Nikollë Lesit, të cilën zor se mund ta botojë vetë stafi i kësaj gazete, pasi është shumë fyese dhe denigruese, e mbushur me fyerje ndaj gazetarëve «KJ». Interesant mbetet fakti se si duhet të reagojë Tomor Dosti, Baleta dhe disa të tjerë, pas konfliktit të ashpër Lesi-Hajdari. Në të gjithë konfliktet e deritanishme në këtë gazetë të pavarur N. Lesi ka dalë i fituar si në raport me sindikatat, ashtu edhe me ata pjesëtarë minoranë brenda redaksisë, të cilët kanë kërkuar për t’ia ndryshuar kursin gazetës, sipas skemave të politikanëve të ndryshëm. Por këtë radhë ndjeheshja më e fortë, pasi akoma nuk është bërë e ditur qëndrimi i drejtorit të përkohshëm të kësaj gazete zotit Spartak Ngjela, të cilin e emëroi Nikollë Lesi në fillim të muajit Prill i pranoi vetë në staf.

BROFTE PD-ja POSHTË LIGJI

Një ditë Marsi Kryetari i PD-së në Tepelenë, zoti Tomor Xhani (ish… në valle e tij) tre ushtarë: Zotin Spero Londo, Drejtor në Fabrikën e Pasurimit të Qymyrgurit në Memaliaj; zotin Qemal Mita Drejtor në Ndërmarrjen e Ndërtimit dhe zotin Gëzim Memlika, Drejtor në Ndërmarrjen Agrotregtare – Zëmënj [?] ushtarë, – u tha, – Partisë i duhet ndihma ushtarake – financiare për Konferencën e Fr…, Rrënor Demokratik, Për një cast ushtarësh kërkohej… Dhe bashkë këshilloheshin… Por zoti Tomor që e kuptoi shpejt, për zotin… është i vogël… në një lekë tuaja, nga lekët e tij… [pjesërisht e palexueshme]. Nuk ka bërë dy javë Partisë, Në të njëjtën datë, më 25.3.1993, plotësuan s’ecili urdhërxhirimet e tyre, duke i dhuruar PD-së 90 mijë lekë me destinacion: sponsorizimin e Konferencës së FRD. Zoti Londo me xhirimin Nr. 180 834 «sponsorizoi» me 50 mijë lekë, zoti Mita, me xhirimin Nr: 314 252 – njëzetë mijë lekë dhe zoti Memlika me xhirimin Nr. 249076 – njëzetë mijë lekë. «Sponsorizuam» me lekët e shtetit?! Miqtë tanë ndihmesa nuk u shkon kot. Thonë se të tre Drejtorët Konferencën e pranojnë «manënderi» për FRD-së. Jo vetëm kaq, por u afrohen nga një fletë e tatësjell për 18 mars pjesë në mbledhjen e argëtimit. Ndërsa vetë zoti Tomor Xhani ua pl… do… …llinë në darkën e shtruar për nder të tij në Ujin e Ftohtë. Në ligjin Nr. 7502, datë 25.7.1991, neni 24 thuhet: «Ndalohet ndihmat financiare dhe materiale për Partitë politike nga entet publike të vendit; por zoti Londo, zoti Mita dhe zoti Memlika nuk pyesin për të. Nuk ka ligje për drejtorët e PD-së, për ta ka vetëm arrogancë. Poshtë Ligji! Kryesia e Këshillit të Rrethit Tepelenë për këtë i është drejtuar ar zyristarit zoti Blerim Çela, si Kryetar i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit. Është në pritje të reagimit të tij, «legalgjent». BAKE AJAZI Tepelenë

Policët duhet të mbrojnë e jo të vrasin jetë njerëzish

(Organeve të shtypit, për dijeni Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, Kryetarit të Kuvendit Popullor, zotit Pjetër Arbnori, Kryeministrit, zotit Aleksandër Meksi) Qindra vetë denoncojnë një masht rim të turpshëm. Në banorët e lagjes 18, dëshmitarë të ngjarjes së dhimbshme të vrasjes së të riut 28 vjeçar Romeo Gaçe, trupin e të cilit e mbajtëm në varrim mbi supet tona, duke qenë të bindur se mbanim një njeri që nuk i pati borxh asgjë kësaj shoqërie, jemi jashtëzakonisht të revoltuar nga qëndrimi disinformues i radios – televizionit në interpretimin e kësaj ndodhie. Ishim në familjet tona duke ndjekur revistën televizive të orës 20 të datës 18 maj. Befas dëgjuam lajmin e zëdhënësit të rendit publik për vrasjen e të riut Romeo Gaçe. Në disa rreshta, nuk dimë në ç’zyra intriga janë thurrur ato, jepet një mashtrim i madh, duke i ngjitur djalit tonë të lagjes epitetet të pamertuara dhe duke e shndërruar atë gadi – gati si një kriminel ordiner. Jo, ne nuk mund të mos thërritnim në familjet tona me zë të lartë: «deri ku mund të shkojë kështu mashtrimi. Policia sot të vret e s’të ka për gjë, por të le në njollë të madhe pas». Nuk na tha askush, por ja ato ndjenja njerëzore, qytetare, demokratike, ndjenja të së vërtetës, na nxorrën të gjithëve në rrugët e lagjes. Jo një e dy, por rreth 800 vetë dolën aty në rrugë me mendimin e përbashkët: t’i denoncojmë që tani këtë mashtrim të turpshëm. Si pari shkruam për të marrë takim me kryetarin e bashkisë së qytetit të Korçës, z. Glengji Gjonko, i cili është edhe banor i lagjes sonë. Me të mundëm për t’u takuar, biseduam telefon gjatë kohës që ai ishte në zyrë. «Edhe unë jam i shqetësuar, tha ai, për këtë informacion, ju për hollësi të mëtejshme shkoni dhe kërkoni sqarimi në rendin publik». Dhe kështu të bashkuar siç ishim, duke shtuar numrin e pjesëmarrësve, u drejtuam para godinës së rendit publik. Kërkuam takim me kryetarin e rendit. Na thanë të shkonte një përfaqësi nga ne për të takuar në godinën e policisë, e cila është larg nga godina e rendit. Ne ngulmuam të vinte ai këtu, sepse ishim më shumë, kurse ai ishte vetëm një. Por ai nuk paraqiti. Dhe zgjodhëm një përfaqësi prej tetë vetësh. Përfaqësisë sonë që në hyrje i bëri përshtypje përformimi tej mase i ambientit me policë dhe sampistë. Në takim merrte pjesë kryetari i rendit në Korçë z. Butrint Roshi dhe persona të tjerë. Përfaqësuesi ynë z. Kiço Qafëzi i kërkoi zotit Butrint se kush e kishte dhënë informacionin në televizion dhe në radio, që viktima është vjedhës, mbajtës i thikës e sqarime për disinformimin e të tjerësi. Ai u përgjigj: «Këtë informacion nuk e kemi dhënë në, është dhënë nga grupi ekspert i Tiranës që bëri hetimin e çështjes». Gjatë kohës që bisedonim me kryetarin e degës së rendit, merr në telefon ministri i rendit dhe pyet se ç’po ndodh në Korçë, me që me sa dukej kishte të dhëna për këtë protestë. Zoti Butrint i thotë që «kam këtu një përfaqësi nga banorët, janë njerëz të mirë, janë thjesht qytetarë, asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh do të sqarohem me ta dhe do t’ju informoj». Pas kësaj telefonate pat edhe një tjetër nga zëvendësministri, i cili kërkoi bisedë më një nga përfaqësuesit. Në bisedë me Kico Qafëzin tha: «Ju ngushtoheni për humbjen e banorit tuaj». Përfaqësuesi ynë këmbehet: «Pse nga ana juaj është dhënë ky disinformim? Në qoftë se doni që Korça t’ia vërë rendin në vend, el qyteti i kulturuar, duhet që brenda 2-3 ditëve (Vijon në faqen 2)

KORRUPSION

Ç’BEN BLERIMI I KONTROLLIT TË SHTETIT? Gratë e qilimave korçë paralajmërojnë grevë urie Ç’BEN BLERIMI I KONTROLLIT TË SHTETIT? Gratë e qilimave korçë paralajmërojnë grevë urie – Të 600 punonjësit mbyllin me kyç derën e zyrave të kuadrit. – Drejtoresha Nikoleta Dhimitri fishkëhet dhe nuk u del punonjësve në ballafaqim. Dhe ja, pse: – Zhdhuken 170 ml sishade me vleftë 28 milionë lekë – korupsion i drejtuese të ndërmarrjes. – Bllokohet prodhimi për s’ducon larës. Punëtorja sindikaliste e BSPSH Valentina Zoja premton ta sjellë solucionin, kurse drejtorja hesht sepse do të mbyllë ndërmarrjen dhe t’i nxjerrë punëtorët në asistencë. – Bllokohet puna për 22 ditë për mungesën e vajit dhe drejtoreshë Nikoleta (Shpata siç i thonë punëtorëve tuaja punëtorë?) vëngronin me fëmijën tuaj mua s’kini çfarë më bëni – Ka lëndë të parë të ardhur nga komuniteti Europian, ka firma për prodhim sheshade «KELATY», «ONDULAN» që duan të hapin fronte puno por burokratët i pengojnë ato. – Drejtorja e ndërmarrjes pronozon për të nxjerrë punëtorët në asistencë; komiteti rrethit, administrata e industrisë nuk e miratojnë. Asistenca është vello për të mbuluar korupsionin. – Një makinë me mall del pa faturuar. Roja e ndalon dhe për këtë drejtoresha e pushan nga puna – dyqankta e then persëri. – Shefja e planit Neta Kero – jorganl i korupsionit të drejtoresha. – Janë bërë 3 rishje nga Nëntori 1992 deri më sot dy punëdhënje dhe një për shkak të… (Vijon në faqen 2)