22/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 maj 1993

Duke dëgjuar një interpelancë

- Kush i ka dollarët e Arsidi?t [?]\n- Kush ja vodhi popullit?\n- Si ja vodhi dhe ku i çoi? Duke dëgjuar interpelancën e grupit të deputetëve, që përfaqësojnë Partinë e Aleancës Demokratike në parlamentin shqiptar, me guvernatorin e Bankës, Zotin Lir Hoti, të bie menjëherë në sy një pozicion - i ri i guvernatorit. Ndryshe nga seanca e pyetjeve zhvilluar kohë më parë në parlament, kur zoti Hoti ndjehej disi më i sigurtë, në interpelancë ai kishte bërë shumë korrektime në qëndrimin e tij. Nëse më parë ai u mundua ta shtynte apo ta hidhte poshtë ekzistencën e problemit, tani ai zbulohet se diçka di për çështjen e 1.6 milionë dollarëve të vjedhur «një copët». Por në përgjigjet e tij pas interpelimit nga zoti Imami, zbulohet edhe një gjë tjetër: Z. Hoti e di tashmë se të vërtetën e dinë edhe shumë njerëz të tjerë, në të gjithë krahët. Ai madje zbuloi rastësisht se ka bindjen që kjo e vërtetë do të dalë shumë shpejt në shesh. Prej këtej buron edhe pozicioni i tij i ri: të mbrojë sa të mundet vetveten. Por... për fatin e tij të keq është krejt i çarmatosur. Në një moment depresioni përballë të vërtetës që akuzon, z. Hoti tha: «Rastësia më solli, rastësia le të më hiqte...». E bukur kjo: thënie përgjegjësim. Por zoti Hoti nuk ka kuptuar, ose nuk don të kuptojë se tashmë ai nuk bën më pjesë në vorbullën e rastësive. Rastësia ndoshta e futi në atë vorbull, nga ku është e vështirë të dalë pa hapur të gjitha kartat, duke përfshirë edhe asin - kupë. Nuk është «rastësi» që dikush mori 1.6 milionë dollarë. Nuk është rastësi që operacioni u krye në prag të zgjedhjeve të 22 Marsit. Nuk është rastësi që pagesa u bë në kundërshtim me ligjet. Nuk është rastësi që «heroi kryesor» i aventurës dekoron presidentin e Republikës, pas zgjedhjeve të fituara nga ai. Nuk është rastësi që u bllokuan ata njerëz që mund të flasin për të vërtetën... A shikon zoti Hoti se sa larg është rastësia juaj nga vorbulla në të cilën jeni futur? Zoti Hoti deklaroi hapur edhe që karta se vjedhja është kryer. Zoti Hoti pohoi se pagesa është bërë nga Banka Tregtare dhe kontabilizimi është bërë pas 4 muajsh... Por dihet edhe një detaj shumë interesant... Dokumentet bazë të gjithë operacionit të vjedhjes u hodhën mbi tavolinë nga ata që sot janë në burg, pak ditë përpara se ata të arrestoheshin. Përse vallë? Si thirrje për kompromis? Më shumë ka të ngjarë që ato të jenë hedhur në publik si hakmarrje ndaj atyre që kanë urdhëruar dhe kanë përfituar nga vjedhja e 1.6 milionë dollarëve, Mbi këto të bëjë ajo? Zoti Hoti deklaron: «Unë i kam duart të pastra» por duket shumë qartë se ai nuk e ka të qetë ndërgjegjen. Ai mbron dikë, pa qenë i bindur se do t’ia dalë në krye. Po kë mbron? Ata që janë poshtë tij apo ata që janë sipër tij? Është krejt e qartë: ata që janë poshtë tani gjenden në burg dhe Ilir Hoti s’ka ç’tu mbrojë më. Ndërsa ata që janë lart dihet se ku i kanë dekoratat, por s’dihet se ku i kanë çuar dollarët. Vëzhguesi

KRYEMINISTRI MEKSI I HAP RRUGË BANKËS SË PËRBASHKËT «ILIRIA HOLDING»

Cilët janë miqtë e Hajdin Sejdisë? .... - Blerim Çelës nuk i hyn gjuhë në gojë për të ndihmuar z. Sejdia dhe... minatorët e Valiasit.\n- Drejtori i minierës Shpëtim Kabashi akuzon kryeministrin Ahmeti për zvarritje. Ja pra, miqtë e vërtetë të Sejdisë, ata që e donin sepse i joshte si afarist por dhe të lidhur me intrigat për të marrë pushtetin, ngjitín shkallët e jerarkisë nga drejtori i minierës së Valiasit Shpëtim Kabashi, te kryetari i sindikatave të pavarur Gëzim Kalaja; nga Blerim Çela (i cili është bërë si paraja e kuqe) për të trokitur këtë radhë në derën e z. Meksi të posa bërë kryeministër. Në këtë fragment të një proces verbali të një mbledhjeje qeveritare që po botojmë, Blerim Çela nxit kryeministrin Meksi për krijimin e bankës së përbashkët Holding në një kohë që kryeministri ende nuk kish ngrohur kolltukun e vet. Çështja ky nxitim si prej hajduti? Me sa duket, Hajdin Sejdia i ka vënë lakun në fyt bashkëpunëtorëve të vet dhe kërkon haraçin, që siç del nga dokumentet është ndihma që ka dhënë për rrezimin e qeverisë Nano. Si mafioz që është ai nxiton të përfitojë sa më shumë duke futur për këtë qëllim bashkëpunëtorët e tij Blerim Çela. Lind dhe një pyetje tjetër; Ç’kërkon Blerim Çela me bankën e përbashkët, kur ai nuk është as ministër i ekonomisë e financave, as guvernator i bankës, as specialist i saj? Shtegu i arsyetimeve të çon veçse te bashkëpunimi i ngushtë midis tyre, i cili në atë periudhë të ethshme politike nuk mund të ishte veçse politik. Madje në ndërhyrjen e tij në mbledhjen e qeverisë Blerim Çela e pranon hapur premtimin e bërë jo vetëm personalisht por si në çështje të diskutuar edhe në «Këshillin Kombëtar të Partisë». Partia ka filluar të diktojë mbi shtetin që foshnjë dhe Hajdin Sejdia ka ditur t’i lidhë mirë këmbët pa rritësie. Le të ndjekim dokumentet. Fragment nga mbledhja e parë e Qeverisë «Meksi» «...dhe, ndërsa Qeveria Teknike nuk arriti të shqyrtonte e miratonte krijimin e Bankës së Përbashkët «Iliria Holding» SA» me minierën e demokracisë në Valias, Qeveria e z. Meksi që në mbledhjen e saj të parë, pas marrjes së votbesimit nga parlamenti i ri, i shtoi Qeverisë ku ishte thirrur edhe drejtori i Minierës së Valiasit «demokrati» z. Shpëtim Kabashi po botojmë disa sentenca të atij diskutimi. Z. Aleksandër Meksi: A ka ndonjë vërejtje, mendim apo sugjerim për krijimin e kësaj Banke nga zotërinjtë...? Z. Blerim Çela: Unë kam mendim të të dëgjojmë drejtorin e Minierës se ai i di hallet e saj dhe punëtorët atje presin, se dhe ne i kemi premtuar që do t’u japim. Drejtori i minierës (Z. Shpëtim Kabashi): Me gjithë këmbënguljen kësaj Banke nga zotërinjtë qeveritarë? Ky problem na mbeti për të ve-ndosur, por s’kemi ç’bëjmë… (ngre duart lart). Z. Blerim Çela: Unë kam mendim të bëj një gjë tjetër në Minieri me ai i di hallet e saj dhe punëtorët atje i pyesin, se dhe ne i kemi premtuar që do t’jua bëjmë. Drejtori i minierës (Z. Shpëtim Kabashi): Me gjithë këmbënguljen tonë dhe takimet që kemi zhvilluar me kryeministrin Ahmeti, asnjëherë (Vijon në faqen 4)

VRITET NJË NJERI. POLICIA NË MBROJTJE TË KRIMINELIT

Në Durrës Para disa ditëve një ngjarje e rëndë tragjike përsëri tronditi mbarë opinionin e qytetit të Durrësit. Në ambientet e restaurant «Adriatikut» për motive që ende nuk janë të vërtetuara, u vra i riu Astrit Çeka. Nga dëshmitarët okularë thuhet se ai është vrarë në grindje me A. Hasanin dhe shokët e tij. Dihet botërisht se A. Hasani është element i dënuar disa herë më parë për krime dhe njihet në mbarë qytetin e Durrësit si kriminel. Pas kësaj ngjarjeje i riu Astrit Çeka është transportuar në spitalin e qytetit. Dhe që prej andej, me ndërhyrjen Tiranës. Për shkak të dëmtimeve të rënda ardhur si pasojë e goditjeve në kokë, ai ka vdekur. Ndonëse kjo ngjarje tragjike hidhe-rrot pa masë familjen e Hasan Çekës dhe ndonëse ka sensibilizuar mjaft opinionin në qytetin e Durrësit, nga ana e organeve të rendit nuk është bërë asnjë zbulim nga kjo ngjarje. Megjithëse shqiptarëve u kujtohet shumë mirë, është me vend t’u rikutojmë se pushtetarët e sotëm as-tyre ju premtuan qiellin, se Amerikë do ta bënte Shqipërinë parajsë, se Shqipëria do të bëhej Zvicër, se asistenca do të ishte e përkohshme, se gjatë asistencës do të bëheshin kurse kualifikimi se do t’ju ofroheshin dy tre vende pune eti. Asistencës po i vjen fundi. Njerëzit s’duan mëshirë, ata presin punë. Punë s’ka… Në këto kushte shteti nxjerr një ligj me të cilin synon të pengojë shqiptarët që të mos dalin e të lypin në rrugë. Sot dhe të lypurit është bërë shumë i vështirë! BEQIR SKRELI

Meksido të marrë statusin e refugjatit ekonomik në Greqi

Burime mjaft serioze nga Athina bëjnë të ditur se mbas kryeministri Meksi nuk realizoi dot asnjë nga synimet e tij në planin e marrëdhënieve ndërqeveritare me Greqinë, i kërkoi homologut të tij Micotaqis një nder për veten e vet. Së paku, i është lutur Mekai Micotaqit, përdormi ndihmën dhe autoritetin tuaj për të më dhënë mua personalisht statusin e refugjatit ekonomik, mbasi sapo të ketë qeveri brenda kufijve të Shqipërisë nuk do të ketë asnjë vend pune për mua. Micotaqis nuk e ka siguruar, por i ka dhënë shpresë se do të ndikojë pozitivisht edhe për faktin se Meksi është nga Labova e Gjirokastrës, vend që shihet dhe trajtohet me dashamirësi nga shteti grek. Së fundi thuhet se Meksi i ka lënë sekretarit të kryeministrit grek dy fotografi të vogla dhe letërnjoftimin personal. Me zhvillimin e mëtejshëm të operacionit do të merret ministri i i papunësisë zoti Dashamir Shehi. Kështu Kryeministri Meksi do jetë refugjati i parë ekonomik i qeverisë Meksi. INFORMATORI

Pse i digen RD-së?

Në numrin e djeshëm të RD-së, në faqen të parë e në mënyrë të dukshme merret në mbrojtje z. Azem Hajdari, i cili qenka akuzuar nga «Zëri i popullit» si përgjegjës e «vjedhjes» i gazetës KJ. Nuk e marrim vesh kush shqetësohet e del me këtë deklaratë vetë z. Hajdari, PD-ja, apo RD-ja derisa artikulli është autori. Që këtë nisën hamendjet. Z. Hajdari përjashtohet si autor pasi nuk ka pse të fshehë identitetin. T’i kërkohet «kuq» ndonjërit prej gazetave të RD-së nuk besohet sepse disa numra të shkuara janë nuk flitet kundër z. Hajdari po në këtë gazetë. Të jetë Partia që e merr në mbrojtje? Këtu pyetja e... ndahet në dysh: cili grup: ai i bashkët që e çoi Azemin në gjyq, apo krahu i moderuar i nismës së re politike? Apo është ndonjë porosi nga lart, nga presidenta? Po përse kaq me peshë qenka problemi sa të interesohët vetë presidenti? Sidogoftë, variantet ngrihen e bien aq sa mbetet një boshllëk i cili nxjerr më hamendje të madhe: Kush mbrohet në fakt: Azem Hajdari apo ka një mision pas tij që duhet çuar deri në fund duke përdorur tërë hapësirat «demokratike» edhe duke kërcënuar Nikollë Lesin? Sa e çuditshme, gazeta «Koha Jonë» po i ngjan si asaj çerdhe që pranoi në shtëpinë e vet zogun e qyqes. Sidogoftë të presim të prononcohen publikisht vetë z. Hajdari e z. Lesi. SHKELQIM DEVOLLI

Konfirmim

Iliria Holding SA H S TIRANA Nr. 14... prot. Tiranë, më 28.01.1992. Konfirmim MINIERES SE QYMYRGURIT “DEMOKRACIA” -VALIAS Tiranë Iliria Holding SA, si palë kontraktuese në kontratën për krijimin e Bankës së Përbashkët Shqiptaro-Zvicerane “SWISS ALBANIAN - ILIRIA BANK (SAI BANK)” në Tiranë, të lidhur më datë 28.01.1992, merr përsipër që brenda afatit prej 5 ditëve nga data e nënshkrimit të kësaj kontrate të përpilojë kontratën për krijimin e fabrikës për prodhimin e tullave dhe ndërtimin e apartamenteve si ndërmarrje të përbashkët të Minierës Valiasit dhe Iliria Holding SA. Njëkohësisht Iliria Holding SA detyrohet që po në këtë afat, të përpilojë edhe statutin e ndërmarrjes së përbashkët të përmendur më sipër. Në këtë mënyrë Iliria Holding SA fillon realizimin konkret të detyrimeve të deklaruara në konfirmimin nr. 9 dt 21.01.1992 dhënë sindikatës së Bashkuar të Pavarur të Minatorëve të Minierës së Valiasit, që i bashkëngjitet këtij konfirmimi si pjesë përbërëse e tij. Për ILIRIA HOLDING SA DREJTORI W. ZIDAR [firmë dhe vulë]

Përgënjeshtrim

- Gjithë organeve të Shtypit - Komiteti Drejtues i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë përgënjeshtron tërësisht shkrimin e zotit Dylejman Karaj botuar në gazetën «Rilindja Demokratike» dat 19 maj 1993, lidhur me Konferencën e shtypit që dha kryetari i Këshillit Drejtues të Konfederatës zoti Kastrijot Muço. Shtrembërimi në mënyrë të pashmangullt i vërtetave mbi këtë konferencë, fyerjet, sharjet, fjalori vulgar e anakronik të përdorura në këtë shkrim janë rrjedhojë e shtrembërësisë në logjikë e në argumenta, janë përpjekje të dëshmuara për të fshehur realitetin, për të denigruar veprimtarinë e ligjshme, korrekte e konstruktive të Konfederatës në mbrojtje të interesave jetike të punonjësve. Për shifrat e ekpozuara, Konfederata disponon dokumenta zyrtare me firmën e vulë nga organet shtetërore përkatëse. Ndërsa problemet që u ngritën, pyetjet që u bënë dhe përgjigjet që u dhanë në janë të ilumuara e të regjistruara dhe me mund të shikohen e të dëgjohen nga cilido që dëshiron. Ato janë botuar të plota në gazetë dhe mund të lexohen nga kushdo. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë