Në Durrës – fabrika e Duhan Cigareve
9 ditë grevë e përgjithshme e punëtorëve të Fabrikës së Duhan - Cigareve, Asnjë lajm nga mjetet e informimit publik shtetëror RTVPD. Asnjë fjalë gazetat proqeveritare. Heshtje.
Vetëm gazeta lokale «Adriatiku» përpiqet të paralajmërojë diku me gjysëm zëri. Ndërkohë qeveritarët përgatitën të fillojnë pushimet e verës në ish Bilokun e djatshëm, ose Bllokun e Ri të PD.
Por cilat janë arsyet e grevës? Kërkohet nga sindikata me ngulm shkarkimi i drejtorit pediest Stefan Hereçuku dhe këshillit Drejtues pasi ka fakte që janë futur në korrupsion. Ja vetëm disa prej tyre: ka blerë veturë BMW me fondet e ndërmarrjes. Ka shitur 25 ton cigare pa akcizë duke favorizuar disa. Cilët janë këta disa? Kontrolli i shtetit nën presion dhe pas kërkesave të sindikatës po «kontrollon», por deri tani ende nuk po konkretizon gjithçka. E ka të «vështirë» - thonë punëtorët sepse të favorizuarit janë miqtë e deputetëve të PD Bashkim Kopliku, Blerim Çela e Novruz Çela.
Është konstatuar 50.000 dollarë dëmtim i arkës së ndërmarrjes për shkak të allishverisheve në akoperimin e tregut të shitjes dhe blerjes pa kriter. Punëtorët kërkojnë gjithashtu përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave, uljen e normave. Të gjitha këto kërkesa janë afishuar dhe dërguar në peticion Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, por kjo e fundit është e vendosur të mos u përgjigjet e të hyjë në dialog me punëtorët. Madje bëhet presion. Njëri nga zv. ministrat ka kërcënuar punëtorët për t’i flakur nga puna ndërkohë që drejtuesit e ndërmarrjes kanë hedhur në gjyq punëtorët grevistë. Marrim vesh se gjykata pasi ka shqyrtuar denoncimin e drejtuesve e ka hedhur poshtë atë, duke e konsideruar grevën të ligjshme.
Është për t’u ardhur keq, që ndonëse sindikata e pavarur e Fabrikës së cigareve këmbëngul në kërkesat e saj, krerët e Sindikatës së Pavarur në Rreth, përpiqen ta shuajnë atë, sepse nuk u intereson të preken interesat e pushtetarëve pediestë në të cilët janë aleatë paçka se hedhin ndonjë tullumbace si ajo datës 20.5.1993 për grevën 1 orëshe. Demagogjia e «fitores» së kësaj greve, e cila gudulis sa për të qeshur Qeverinë, është kuptuar plotësisht pa masën e atyre punëtorëve që punojnë sot.
Theksojmë se në grevën e përgjithshme të punëtorëve të Fabrikës së Cigareve me kërkesat e tyre të drejta po solidarizohen edhe nga punonjësit e ndërmarrjeve të tjera të Rrethit të Durrësit.
Problemet e grumbulluara kërkojnë zgjidhje
Takim i nënkryetarit të PS Namik Dokle me Banorë të Lurës
Më datën 22 maj nënkryetari i PS dhe kryetari i grupit parlamentar të saj Namik Dokle, së bashku me deputetin Halil Lalaj ishin në Lurë.
Një ftesë për festën e Shën Kollit që kremtohet në këtë zonë ishte sebepi i kësaj vizite. Për njerëzit e kësaj krahine që kishin marrë vesh ardhjen e dy deputetëve nga Tirana u mblodhën nga të gjitha fshatrat e Lurës për të biseduar me ta rreth problemeve që i shqetësojnë e halleve që duhen zgjidhur. Siç vumë re në takim, deputetët konsideroheshin në Lurë si dy «specie të rralla», sepse siç thanë që nga fushata elektorale e 22 marsit në Lurë nuk ishte dukur asnjë politikan nga Tirana. Zhdjuki i tyre menjëherë pas marrjes së votave, nuk shihej me sy të mirë nga lurianët. Lurë mbeti përsëri e harruar, thoshin ata dhe premtimet e fushatës i mori era.
Në takimin e organizuar këmbëkryq para shkollës, deputetët Dokle e Lalaj ju përgjigjën pyetjeve të shumta të të pranishmëve dhe zhvilluan me ta një bisedë të hapur për të gjitha problemet që shqetësojnë vendin. Ndër problemet e shumta që ngritën lurianët ishin: Luka ka pak tokë, vetëm 300 m katror për familje, prandaj është e nevojshme të shpërngulet një pjesë e popullsisë në zona të tjera më të lira. Ndërmarrjet janë mbyllur të gjitha, me përjashtim të ndërmarrjes së shfrytëzimit të pyjeve që punon me kuota të reduktuara. Emigracioni i organizuar mungon krejtësisht dhe dimërte e Lurës marrin rrugën për Greqi me kokë në torbë. Furnizimi me grurë nuk është i rregullt dhe gruri që vjen është me cilësi të keqe. - i lësi të keqe.
Lura nuk ka lidhje telefonike me asnjë qytet të vendit sepse linjat, si ajo e Peshkopisë, ashtu edhe ajo e Rrëshenit, janë mjaft të prishura.
(Vijon në faqen 2)
Jo kështu zoti retushe[r?]
NË VEND TË REPLIKËS
Jo kështu zoti retusher
Në gazetën «RD» të datës 25 maj lexova shkrimin e gazetarit, Mentor Shehu me titull: «Dëshim i turpshëm i Fatos Nanos në Dibër». Nuk më takon mua të gjykoj këtë shkrim, sepse unë vetë bëra kronikën e së njëjtës ngjarjeje në gazetën «Zëri i Popullit» të së njëjtës ditë. Së cil nga të dy gazetaret është më pranë së vërtetës, këtë mund ta gjykojë lexuesi, veçanërisht dibra[n?]ët që ishin të pranishëm në ngjarje.
Por duke lexuar shkrimin e zotit Shehu, nuk mund të mos shprehem: Jo kështu zoti retusher! Artikulli juaj është tepër bajat, i vërtetë keni qenë për shumë vjet retusher i fotografive të udhëheqjes së PPSH-së në shtypshkronjën «Bashkimi». Si i tillë, keni fituar aftësi përvojë në fushën e retushimit të fotografive të udhëheqjes që zbukoheshin nëpër gazeta. Vetëm kur iu doli mjekra e bardhë dhe i hytë publicistikës. Por pikërisht artikulli juaj për ngjarjet e Dibrës nuk e nderon bardhësinë e mjekrës suaj. Përvoja e vjetër e retushimit mund ta përndori në artikujt tuaj për «RD», por jo deri në këtë shkallë. Jo kështu, zoti retusher!
H. JUPE
Popullin Dib[r]an nuk e përfaqësojnë një grusht rrugaçësh dhe shahnëlperisësh PD-ist
- Deklaratë e KD të PS-së të rrethit të Dibrës -
23 Maj i këtij viti do të mbahet mend për shumë kohë nga qytetarët e Peshkopisë dhe të gjithë rrethit të Dibrës.
Ajo nuk ishte vetëm një ngjarje e rëndomtë të periudhës së qeverisjes së dështu… «demokratike», por edhe ditë proteste mbarëpopullore kundër kësaj qeverisje, ditë e dhunës policore e ushtruar ndaj popullit që pushtetin e ndërrton për ta drejtuar dhe jo për ta tyrer, përgmuar e dhunuar egërsisht. Dy javë më parë Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të rrethit, i dr [i?]oi Degës së Rendit Publik kërkesën për zhvillimin e një mitingu paqësor në sheshin para Hotel «Korabit». Në përgjigje të kërkesës tonë shefi i policisë konfirmoi drejtën e zhvillimit të mitingut në sheshin «Nazmi Rushiti», gjë që u pranua nga ne. Duke vlerësuar me gjithë rëndësinë e duhur këtë veprimtari si një nga format demokratike të protestës masive morëm të gjitha masat që ai të zhvillohej sa më i organizuar për të realizuar qëllimin e tij. Shpejt u bindëm për pjesëmarrjen e gjerë jo vetëm të banorëve të qytetit, por edhe nga komunat e Lurës, Reçit, Kalisasë së Dodes, Selishtës etj. Në këtë miting popullin e binin hallet e mëdha, zhzënjimet e shumta nga qeverisja … e mbrapsht PD-iste dhe gjendja pa rrugëdalje. Të ndodhur përpara kësaj situate jo të këndshme, pushtetarët PD-ist u alarmuan kur mësuan se në Peshkopi do të vinin drejtuesit kryesorë të PS-së dhe të grupit parlamentar socialist. Urdhëni nga Tirana ishte i prerë: Të sabotohet dhe kjo kushedhte me çdo mjet mitingu. Në zbatim të tij mbulidhet shtabi i antimitingut dhe ndahen rolet. Propaganda e forcave pushtet-mbajtëse dhe satelitëve të tyre duhej sinkronizuar me qëndrimin e forcave të rendit. Fillimisht me një shkresë të tha- (Vijon në faqen 2)
MIQTE E PD-së- PROTAGONISTE TE KORRUPSIONIT
NEPER FIJET E MERIMANGES SE KORRUPSIONIT:
NEPER FIJET E MERIMANGËS SE KORRUPSIONIT:
MIQTE E PD-së- PROTAGONISTE TE KORRUPSIONIT
– Përseiri HAJDIN SEJDIA!... Ai ka paguar dollarë për grevistët e fabrikës së qelqit.
– AGIM DOÇI mbëkëmbësi i Hajdin Sejdisë tek grevistët.
– Drejtuesit e organeve të Prokurorisë kanë përpara një detyrë të vështirë: Të mbrojnë ligjin apo të mbrojnë korrupsionin?!...
– Koha po ecën më shpejt nga ç’e parashikonin liderët e PD-së, ndaj ata nxitojnë për të arritur sa më parë fundin ...
PER KETO LEXONI NE FAQEN 3 POHIMET E PAJTIM MEHMETIT, NJERI NGA 22 GREVISteT E FABRIKES SE QELQIT
Partia Demokratike - më e suksesshmja, Qeveria Demokratike - më efektivja, Vendi - për një status të ri, më të ulët
BBC-ja njoftoi në mbledhjen e 21 majit se qeveria shqiptare lutton dhe i kërkoka një status të ri të vendit të saj, ajo iu vet organizmave ndërkombëtare përkatëse që ta kalojë Shqipërinë në një stad më të ulët, duke e konsideruar nga vendet në zhvillim në vend më pak të zhvilluar. Ata që pretendojnë statistikat dhe klasifikatoren me statistikat mund të rekëdimet thonë se kjo mund të realizohet, pasi i plotësojmë kushtet, vendi ynë pak prodhim. Qeveria pritet me padurim e zemër të dridhur, isha të merret parasysh lutja e saj.
Ku kemi arritur? Megjithatë s’duhet të dëshpërohemi, se klasifikimet dhe kategorizimet janë të shumëllojshme: sipas Selamit, Partia Demokratike është partia më e suksesshme, sipas zëdhënësit të saj qeveria demokratike më efektivja dhe më forca qeverisëse, ç’bëjmë ra në një shkallë më poshtë vendi dhe populli i vërtetë!
I kënaqur nga statusi i ri që pritet
Përkujtohet 40-vjetori i Kongresit historik të Përmetit
Më 24 maj, në ditën e shënjuar të Kongresit historik të Përmetit, të njërës prej ngjarjeve të lavdishme të Luftës Nacionalçlirimtare Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të rrethit të Përmetit organizoi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, veteranë të Luftës Nacionalçlirimtare dëshmitarë të asaj ngjarjeje, të rinj e të reja eurosocialistë etj.
Fjalën e rastit e mbajti kryetari i 1 KD të PS-së të rrethit Argjir Krishulla.
Po me datën 24 maj, ora 10 paradite u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve të rrethit ku u vendosën kurora me lule të freskëta.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
E vërteta për vrasjen e Romeo Gaçes
Zotit Koco Gaçe
– Përse organet kompetente nuk bëjnë përgjegjësimin e njoftimit?
Ju dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta ty dhe tërë familjes për humbjen e djalit tuaj Romeos. Si hetues i çështjes penale që lidhet me vrasjen e djalit tuaj jam prekur nga njoftimi i dhënë në TV pasi ai nuk përputhet në disa fakte me të vërtetën e ndodhur me datën 15.05.1993.
Si organ hetimi ne nuk pronocohemi dot për të dhënë detaje për ngjarjen as në shtyp dhe as në mjetet e tjera të informimit. Megjithatë njoftimin në TV e kemi përgjegjësuar për episodet e pasakta të dhëna.
Në informacionin për Prokurorin e Përgjithshëm, janë dhënë nga ana jonë të vërtetat se nuk ka asnjë provë që fajëson djalin tuaj Romeon për përvetësim të pasurisë shtetërore dhe as të ndonjë personi dhe që nga ana jonë tashmë është e provuar se djali juaj nuk ka patur thikë dhe as nuk ka kërcënuar asnjërin nga punonjësit e policisë në momentin e ngjarjes.
Ju ve në dijeni se punonjësi i policisë hetohet nga ana jonë në gjendje arresti i akuzuar për vrasje me dashje parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal.
Kërkoj ndihmën tuaj dhe të familjes për hetimin e çështjes penale sa më shpejt dhe sa më plotë dhe ju siguroj për angazhimin tim të pastër dhe të paanshëm në hetimin e çështjes.
Pres në çdo kohë për takuar me ju.
Me respekt. MIRASH ZEFI
Hetues në Prokurorinë e rrethit Korçë, më 21.05.1993
Pse ka frikë deputeti Bari Bregu të takohet me elektoratin?
Lindi natyrshëm mendimi tek banorët e lagjes 18 në qytetin e Korçës, ku para pak ditësh, sikurse kemi informuar nëpërmjet gazetës, ndodhi vrasja e të riut Romeo Gaçe, për t’u takuar me deputetin e zonës Bari Bregun. Donin me të të dialogonin për shqetësimin e tyre si banorë, për qëndrimin e forcave të rendit, për disinformacionin që u dha në radio e televizion për këtë vrasje si dhe për halle të tjera. E pra, me kë tjetër veç me deputetin, të cilëve banorët u kanë dhënë votën, do të qajnë ata hallet, do të shkëmbejnë mendimet, do të ngrejnë, në fund të fundit, zërin për të mbrojtur të drejtën, të vërtetën, çka është themelore për (vijon në faqen 4)
Policët RRAHIN studentët
– Më datën 12.5.1992, një polic i Rajonit 2, godet një student të vitit të tretë Mjekësi, duke i thyer dhëmbin e parë, për shkak të mjaftueshme për këtë goditje.
Mbasi erdhi makina e policisë dhe vetë shefi i këtij rajoni u grumbulluan një numër studentësh, të cilët i bënë të ditur atij ngjarjen. Mbas studentëve protestuan u bë i mundur izolimi i studentit që ishte futur në makinën e policisë.
– Ditën tjetër po ky polic rreh një student të Institutit të Fiskulturës në mëngjes.
– Njëkohësisht policia që duhet të ruajë studentët nuk merr masat e duhura kundër personave studentë që prishin rendin e qetësinë konvikteve e lagjes «21 Dhjetori».
ARTAN APOSTOLI
student i Fakultetit të Mjekësisë, viti i tretë
NËPËR FIJET E MERIMANGËS SË KORRUPSIONIT: MIQTË E PD-së-
NËPËR FIJET E MERIMANGËS SË KORRUPSIONIT:
MIQTË E PD-së-