Në Strasburg, thashë ato që botoi «Zëri i Popullit»
- Intervistë me deputetin Leontiev Çuçi -
- NË VEND TË PËRGJIGJES PËR NJË GJENJESHTËR TË RD-së DHE TË ZEDHENËSIT TË KUVENDIT POPULLOR -
ZP - Në radhë të parë, ç'mendoni për takimin e dytë të Parlamentit Evropian me parlamentin Shqiptar?
- Sa për sqarim, ishte takimi i dytë që zhvillohej midis Komisionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Bullgarinë e Rumaninë dhe Komisionit të Parlamentit tonë. Pra, u takuan dy komisione dhe jo Parlamenti Evropian me komisionin e parlamentit shqiptar. Të gjitha takimet u zhvilluan midis përfaqësuesve të kë- (Vijon në faqen 4)
PARTIA SOCIALISTE DO TË PUNOJË SI GJITHNJE ME PËRKUSHTIM E PËRGJEGJËSI PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE
Deklaratë e kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë
Mbarë populli shqiptar ndjek prej kohësh me shqetësim të ligjshëm zhvillimet tragjike të krizës ballkanike, konfliktin në Bosnjë - Hercegovinë dhe mundësinë e shkallëzimit të tij në Kosovë.
Situata aktuale në Kosovë e në troje të tjera ku banojnë shqiptarët, terrori i ashpër, dhuna e spastrim etnik ndaj popullsisë shqiptare dhe gjendja e pushtimit, të pa shembullta në këtë fund shekulli u bëjnë apel të gjitha shteteve, institucioneve e personaliteteve të botës demokratike të ndërmarrin veprime konkrete, efektive dhe të shpejta për ta ndaluar këtë tragjedi me pasoja të pallogarritshme.
Ne kemi mbështetur vendimet dhe veprimet e organizmave të ndryshme ndërkombëtare dhe kemi kërkuar që ato të jenë më efektive për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve komplekse që krijoi dizintegrimi i ish-Jugosllavisë. Por, me keqardhje konstatojmë se në disa qëndrime dhe nisma ndërkombëtare, siç ishte nisma e re e disa shteteve, SHBA, Rusia, Franca, Britania e Spanja, që u konfirmua me «Programin e veprimit të përbashkët», të datës 22 maj 1993, problemi i Kosovës u trajtua jo me qartësinë e duhur.
Duke patur parasysh se në Kosovë si edhe në territore të tjera shqiptare jetojnë shqiptarë, kërkojmë që të merren vendime për zgjidhjen e drejtë e të shpejtë të problemit të Kosovës, duke respektuar të drejtat e tyre dhe vullnetin e popullit shqiptar.
presion dhe mohim të të gjitha të drejtave. Komuniteti botëror ka vlerësuar dhe admiruar vetëpërmbajtjen e popullit shqiptar në Kosovë, por me këtë vetëpërmbajtje nuk duhet lejuar që të abuzohet në zgjedhje jorealiste.
Ne kemi theksuar dhe qëndrojmë konsekuentë në konceptin se respektimi i parimit të pandryshueshmërisë së kufijve në Ballkan nuk vjen ndesh me njohjen e të drejtës së popujve për vetëvendosje. Kjo vlen jo vetëm për popujt e tjerë të ish - Jugosllavisë, por edhe për shqiptarët, që nuk janë një minoritet nacional, por kombi i tre-të autokton për nga numri në ish-Jugosllavi. Trajtimi si minoritet i popullsisë shqiptare në ish - Jugosllavi është jashtë çdo logjike e realiteti dhe pasojë tradicionale për stabilitetin dhe fatet e popujve që jetojnë në rajonin e Ballkanit. Ky është një mësim i historisë, të cilin duhet të marrë parasysh kushdo që shpreh vullnetin të vendosë mbi të ardhmen e këtij rajoni. Partia Socialiste që në fillimet e konfliktit në ish - Jugosllavi, ka theksuar nevojën e vlerësimit me seriozitetin më të madh të zgjidhjeve të pranuarshme në ku-
je keqardhje konstatojmë se në disa qëndrime dhe nisma ndërkombëtare, si Britania dhe të datës 22 maj 1993, problemi i Kosovës shihet në një prizëm të ngushtë dhe pa perspektivë.
Prania e një kujdestarie ndërkombëtare në Kosovë do të ketë patjetër efektin e saj për parandalimin e përhapjes së konfliktit. Por kjo është e pamjaftueshme për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së të drejtave legjitime të popullit shqiptar të Kosovës, si e vetmja alternativë për t’i dhënë fund genocidit që po ushtrohet në mënyrë barbare nga shovinistët serbë.
Problemi i Kosovës nuk mund të reduktohet nga asnjë, qoftë ky vend i madh, qofshin edhe disa vende bashkë, thjesht në mungesën e respektimit të të drejtave të njeriut. Askush nuk ka të drejtë të marrë përsipër të vendosë e të deklarojë për mosnjohjen e të drejtave politike të popullit shqiptar në Kosovë. Partia Socialiste e Shqipërisë nuk mund të pajtohet me mohimin që i bëhet të drejtës për vetëvendosje të popullit shqiptar të Kosovës. Populli i Kosovës ka shprehur aspiratën e tij në mënyrë paqësore e dinjitoze, me referendum e zgjedhje demokratike, ndërkohë që pushteti serb vazhdon ta mbajë Kosovën në gjendje pushtimi të plotë, duke ushtruar re-
Ka ardhur koha që Kosova të mos trajtohet me indiferencë nga organizma të ndryshme të Komunitetit Ndërkombëtar dhe nga praktika të njohjes së faktit të kryer. Ne dënojmë veprimet e shtetit serb si pushtues dhe agresor, dhe në qoftë se standartet ndërkombëtare të përcaktuara në Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit dhe kartën e Parisit nuk zbatohen njëlloj si për të tjerët, edhe për popullin e Kosovës konflikti nuk do të mund të shmanget dhe pasojat do të jenë të hidhura si për popullin shqiptar ashtu dhe për popujt e Ballkanit dhe të Evropës. Duhet të njihen nga kushdo me realizëm, se çdo veprim që favorizon agresorët serbë, do të reflektonte në viktima e jo në triumfatorë. Agresorit t’i themi agresor dhe viktimës – viktimë.
Me përgjegjësinë e një partie politike serioze dhe me peshë në
MITING I MADH I PARTISË SOCIALISTE NË STADIUMIN «FLAMURTARI» TË VLORËS
Morën pjesë Kryetari i PS-së Fatos Nano dhe deputetët Shaqir Vukaj, Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Sabit Brokaj, Ethëm Ruka, Ermelinda Meksi, dhe Musa Ulqini.
Duke mbështetur Partinë Socialiste vlonjatët bashkojnë zërin e tyre të protestës së fuqishme kundër dhunës dhe revanshizmit politik, kundër qeverisjes së dështuar dhe aventureske të Partisë Demokratike. Megjithë presionin dhe dhunën e gjithanshme të tipit policesk, njerëzit e pranishëm në stadium nuk ranë në kurthin e disa provokatorëve rrugaçë ndaj të cilëve disa policë u sollën me dashamirësi. Në pasditen e datës 28 maj stadiumi «Flamurtari» i qytetit Hero të Vlorës u pushtua për gati një orë e gjysëm nga brohoritjet entuziaste të disa mijëra vetëve që ishin mbledhur në një miting paqësor për të shprehur përkrahjen e tyre të plotë për Partinë Socialiste dhe Fatos Nanon, për të shpërthyer protestën e fuqishme kundër frymës revanshiste dhe përçarëse, kundër dhunës së shtetit policor mbi njerëzit e pafajshëm, dhe të pambrojtur, për të protestuar kundër papunësisë dhe rritjes galopante të çmimeve, kundër korrupsionit të pushtetarëve, kundër bllokimit të pushtetit lokal, kundër ndër mentaliteteve bajraktare dhe krahorizimeve të sëmurë, kundër manipulimeve të turpshme të RTV-së, për të protestuar kundër demagogjisë së Presidentit dhe pasuesve të tij. Protesta e vlonjatëve nuk qe e rastit dhe e papritur. Në vazh- vazhdën e protestave massive të organizuara nga Partia Socialiste në shumë rrethe të vendit ata kishin kohë që kërkonin të bënin të ditur publikisht qëndrimin e tyre për gjithë politikën e ndjekur nga PD-ja, pas marrjes së pushtetit. Për këtë kishin ditë të tëra që i kërkonin policisë Sheshin e Flamurit që është sheshi i tyre, por shteti demokratik nuk pranoi... Por pavarësisht nga kjo policia dhe truket e saj nuk arritën t’i pengonin vlonjatët të mblidheshin në stadiumin «Flamurtari»; në të cilin, përveç mitingut të ligjshëm që inçenuar një ballafaqim i ashpër forcash, provokuar nga një grup rrugaçësh përdéistë. Ndonëse ora 18 qe disi i papërshtatshme për organizimin e mitingut, shumë grupe qytetarësh me gjithë temperaturën e lartë, kishin zënë vend në fushën e stadiumit
që në orën 17.00.
Dikujt mund të mos i bëjë përshtypje, por është domethënës edhe ky fakt, ashtu siç është domethënës edhe fakti tjetër që në miting kishte edhe të ardhur nga fshatrat e rrethit të Vlorës.
Shprehem kështu se njerëzit e shumtë në miting nuk kishin ar-
dhur me urdhër. As të paguar nuk kishin ardhur, por ata të mblodhi halli i njëjtë, i mbledhën shqetësirë e shumta që u janë shkaktuar nga reformat antireformë të qeverisë «Meksi», i mblodhi varfëria, pasiguria për të nesërmen.
(Vijon në faqen 3)
Vlonjatët janë të vetëdijshëm se ç’duhet të bëjnë dhe kujt duhet t’i besojnë
FATOS NANO: Kam ardhur sot në Vlorë, sepse vatra e lirisë, e pavarësisë dhe e demokracisë së vërtetë është në zemrat tuaja, prandaj në ju përshëndesim dhe ju mbështesim pa asnjë rezervë në të gjitha kërkesat e drejta dhe të ligjshme që keni; duke ju sjellë njëkohësisht ndjenjat e solidaritetit nga mbarë Shqipëria; nga Kuçova nga Kukësi, Skrapari, Dibra; Mallakastra, Bulqiza, nga kryeqyteti ynë Tirana në kryeqytetin e pavarësisë.
FATOS NANO:
Kam ardhur sot në Vlorë, sepse vatra e lirisë, e pavarësisë dhe e demokracisë së vërtetë është në zemrat tuaja, prandaj në ju përshëndesim dhe ju mbështesim pa asnjë rezervë në të gjitha kërkesat e drejta dhe të ligjshme që keni; duke ju sjellë njëkohësisht ndjenjat e solidaritetit nga mbarë Shqipëria; nga Kuçova nga Kukësi, Skrapari, Dibra; Mallakastra, Bulqiza, nga kryeqyteti ynë Tirana në kryeqytetin e pavarësisë.
Ju vlonjatët meritoni respektin e gjithë popullit dhe të mbarë botës së qytetëruar, sepse e dini si fitohet e si mbrohet liria dhe demokracia e vërtetë për të cilat keni dhënë prova gjatë gjithë historisë. Ju nuk do të lejoni kurrë që ata që bashkëpunuan me fashizmin dhe që morën detin me bisht ndër shalë të marrin sot pushtetin që i përket popullit dhe të rrëmbejnë kolltuqet.
Mbroni fëmijët tuaj se në nuk do t’ju braktisim kurrë. Partia Socialiste ju mbështet dhe mbron interesat tuaja; merr nga trimëria dhe e urtësia juaj për t’i bërë ballë me sukses të gjitha sulmeve, të gjitha shpifjeve që sajohen. Ju lufton për demokracinë e vërtetë, që Shqipëria kurrë të mos rrezikohet nga ballistët, nga mbertër, diktatorë, apo perandorë të vjetër të rinj.
Vlonjatët janë trima dhe të mençur. Si të tillë nuk mund t’i mashtrojë njeri, ndaj sot ata janë vetëdijshëm se ç’duhet të bëjnë dhe kujt duhet t’i besojnë. Ky entuziazëm që tregoni ju sot është thirrje që qeveria dhe Presidenti t’i vënë mirë përfundimisht bishtin tokës: as vlonjatët, as shqiptarët e tjerë, as socialistët demokratët e vërtetë nuk do ta lënë Shqipërinë të rrokulliset në greminë. Partia Socialiste do të mbrojë demokracinë me çdo çmim, do të mbrojë jetën tuaj, do të mbrojë unitetin kombëtar, paqësimin midis shqiptarëve, do të mbrojë e ndërlërn tuaj të bukur për liri dhe demokraci dhe do të luftojë pa u trembur me të gjitha mënyrat për realizimin e saj ashtu siç e dëshirojnë ju, ashtu siç dëshirojnë shqiptarët e ndershëm kudo që janë.
Mbledhje e posaçme e kryesisë të Partisë Socialiste
Dje nën kryesinë e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano u zhvillua një mbledhje e posaçme e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Tema ishte një: Zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit dhe rëndësia e mbledhjes së 22 majit në Washington, dhe mbi këtë bazë qëndrimet e PSSH-së ndaj çështjes kosovare në tërësi.
Në mbledhje u theksua se situata në Ballkan dhe veçanërisht në ish Jugosllavi në tre vjetët nuk është qetësuar, por është acaruar ekonomikisht. Zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë, ndërprerjet dhe fillimi i negociatave të nivelit më të lartë, si dhe dështimi i përpjekjeve të palodhshme, të shumta të njeriut.
Politika agresive e Millosheviçit, jo vetëm nuk po bëhet garanci për paqësimin e përçarjes, por po bën prova të qarta të dhunës, terrorit dhe spastrimit etnik të popullsisë shqiptare që banon në trojet e veta të lashta në Kosovë.
Nismat e marra nga Komuniteti Evropian dhe më gjerë për zgjidhjen e konfliktit duket që edhe filluan me vonesë, edhe është lënë përgjithmonë në shprehërimë fare. Ky qëndrim në fund të fundit ka favorizuar Serbinë agresive dhe ka lënë në harresë viktimat.
Në këtë mbledhje u vlerësuan përpjekjet e përgjegjshme të autoriteteve politike dhe partiake të Kosovës për të zgjidhur problemin me mjete paqësore dhe në rrugë paqësore, por ndokë u theksua se me aqërimin dhe vetëpërmbajtjen e shqiptarëve në Kosovë edhe është abuzuar dhe po abuzohet. Shqiptarët nuk kërkojnë në Kosovë dhe më gjerë të tjera, thjesht garantimin e
Grevë urie për të shpronësuar shumicën e shqiptarëve
- Ndërsa shqiptarët presin investi met nga Amerika -
Sic është njoftuar, ka disa ditë që vazhdon greva e urisë e disa anëtarëve të shoqatës «Pro-nesi me drejtësi», të ngujuar në Shkodër dhe në Tiranë në ambientet e partisë Republikane.
Natyrisht seci ka hapësirën e vet ligjore si dhe të mendojë sa e drejtë i përket tërësisht atij dhe është e pandërfueshme nga e drejta e tjetrit.
Qëllimi i grevës është rikthimi të kujtif e vjetër të 60 vjetëve të shkuar pa anjë leshtë. Me saktë, e thënë troç ata kërkojnë pronësimin masiv të shqiptarëve për të realizuar interesat e tyre. Këto kërkesa tashmë janë të njohura në Shqipëri, si
është i njohur dhe një tjetër, më i gjerë mbi pronësimin e gjithë shqiptarëve. Ideja e pronësimit të gjithë shqiptarëve tashmë s’është ndërrë për një realitet i bërë ligj në parlament. Me sa duket partia Republikane, që inspiroi në paktën publikshte «levizje» të tilla nuk do të mbajë fare parasysh porosinë e presidentit, i cili u tha: kur të merrni ju pushtetin bëni ligjet si të doni.
E veçanta në këtë protesta paqësore por që në fakt provokodën një diskulibile sociale, është se të mosh pronarët janë bashkuar
Fol me emrin e vërtetë, Z. Repishti!
Para disa ditësh në RD, ishte shkruar një faqe e tërë nga Prof. Dr. Sami Repishti. Nuk i futem analizës së atij shkrimi, por bëri përshtypje se si mund të shkruaje kështu Prof. Repishti.
Gjithësesi qëllimi ka të drejtë të shfaqojë publikisht mendimet e tij, por kur i jep mend demokracisë shqiptare, zoti Repishti, që e di mirë se kush është, kjo nuk ka kuptimet. Nuk po i kujtoj as emrin e fshehtë, nuk po i kujtoj as në cilin kohë janë 12 vitet e punës së tij me ata emër. Nuk po i kujtoj kusaj radhe as shërbimet. Ata që kanë punuar në Nju-Jork, në përfaqësinë tonë, e dinë mirë. Nuk e di sa dinë ato familje shqiptare që kanë vuajtur internimet e burgjet e që e kanë patur vëllezër, baballarë të vetëm në Amerikë, e që e dikush u bëte portretin si «antikombëtar», që «nuk duan PPSH-në», «u urrejnë socializmin» etj, etj.
Kur zoti Repishti ishte para disa muaj në Shqipëri, që në aeroport dha një intervistë ditore si shqiptar. Po kështu foli edhe në një emision televiziv. Dikush më tha: nuk ka se si të mos flasë mirë, e kupton.
Mos e harroni këtë Prof. Repishti! Demokracisë le t’i flasin njerëz të ndershëm, pa njolla, vetëm me një emër. Ata kanë të drejtë.
WILLIAM GAZMENA