Jemi me Ju, të dashur velezër e kolegë, aty në katin e shtatë të Pallatit të Shtypit në Prishtinë, me përkrahjen tonë të plotë, duke bashkuar zërin e protestës me kërkesat për liri të fjalës shqipe, për të drejtat që i takojnë gjysmës së kombit tonë të ndarë përdhunisht, ndaj të cilit dhuna e bandës së Millosheviçit nuk po njeh kufi deri në vendosjen e errësirës së plotë informative.
Ky është mesazhi ynë i këtyre ditëve kur në Prishtinë, simboli i rezistencës popullore në Kosovë, Demaci shkruan, gazetat, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, fituesi i çmimit Saharov, së bashku me intelektualë të tjerë të shquar, gazetarë e shkrimtarë janë mbyllur në një grevë të pashembullturie për mbarë Evropën dhe Botën e qytetëruar demokratike. Prej kohësh kemi përjetuar dhe dhimbje mbylljen e gazetës «Rilindja», mbylljen e gazetave dhe revistave të tjera, burgosjen dhe përndjekjen e gazetarëve shqiptarë, uzurpimin e radios, televizionit të Prishtinës dhe mjeteve të tjera lokale, grabitjen e tyre të pamëshirshme. Kemi përjetuar bashkë me ju servilizmin e tyre në gjuhë, kthimin në mëngë të politikës së okupatorit, në favor të të cilit u ndërmarrën edhe akti i kohëve të fundit në ndërmarrjen botuese «Rilindja». Prej kohësh kemi ndjekur dhe kemi përshëndetur përpjekjet e intelektualëve shqiptarë të Kosovës për t’i prerë hovin politikës mesjetare që synon vendosjen e errësirës së plotë informative mbi Kosovën martire. Kemi gjykuar se «gjeneralët» e «Serbisë së Madhe» po i bëjnë llogaritë gabim. Kosova dhe ajo që ndodh në të i është ekspozuar Evropës dhe botës demokratike. Kjo është garanci e madhe për fitore. Bashkojmë zërin tonë me vëllezërit dhe kolegët tanë në Prishtinë me apelim e tyre që Evropa të mos heshtë, duke gjykuar se akti i uzurpimit të ndërmarrjes «Rilindja» nëpërmjet ndërmarrjes serbe «Panorama», është goditja e fundit që i jep vet diktatura serbe duke sjellë shembjen e mureve të izolimit informativ që përpiqet të ndërtojë. Thirrja jonë bashkohet këto ditë me apelin mbarëshqiptar drejtuar Evropës dhe botës demokratike, njerëzve të shquar të saj, që të ngrene zërin e tyre pranë organizmave ndërkombëtare në mbrojtje të jetës së Demaçit me shokë, në mbrojtje të kërkesave të tyre, në mbrojtje të drejtave të kombit, të cilit, i nëpërkëmbet liria dhe çdo e drejtë, deri tek e drejta e informimit në gjuhën e nënës. Tiranë, 1 qershor 1993 Kolektivi i «Zëri të Popullit»
Greve apo lojë me mësuesit në Shkodër
Dje në Shkodër në shumë shkolla tejveçare dhe të mesme, nuk u punua.
Kjo ndodhi për faktin se sindikata e pavarur e arësimit në këtë rreth shpalli grevë. Me gjithë interesimin tonë, nuk arritëm të takoheshim me drejtuesit e kësaj sindikate për të mësuar diçka më konkretisht. Pa disa arësimtarë që mundën të takonim, na thanë se në e bëjmë këtë grevë për rritjen e pagave ne punonjësve të arësimit. Dikush thotë se kërkojnë të rriten pagat 10 për qind e dikush thotë se kërkojnë të rritin ato mbi 20 për qind. Me këtë kërkesë të dinë organizatorët e kësaj greve. Arësimtarët vunë në dukje se ne jemi të vendosur në plotësimin e kërkesave tona. Për këtë ata kanë bllokuar vazhdimin e mësimeve, zhvillimin e provimeve dhe nxjerrjen e përfundimtarëve. Flitet se kjo grevë do të vazhdojë disa ditë. Mësuam se këtë grevë e ka përkrahur edhe seksioni i federatës sindikale të arësimit në këtë rreth. Mundëm të takoheshim me kryetarin e konfederatës sindikale të këtij rrethi zotin Fatmir Sma[j]li dhe kërkuam sqarime më të hollësishme rreth kësaj greve. Zoti Smajli na tha se ne vërtetë kemi mbështetur këtë grevë, por kemi kërkesat tona të veçanta nga sindikata e pavarur. Ne jemi të interesuar që të shtohen paga e arësimtarëve, ndaj edhe shtohet paga e arsimtarëve, ndaj edhe të përfshihemi më këte grevë, por kërkesat tona synojnë në zgjidhjen më të domosdoshme. Kështu ne kemi kërkuar nga qeveria realizimin e minimumit jetik, llogaritjen e pagës mbi bazën e kualifikimit profesional të çdo mësuesi, zgjatjen e lejes së zakonshme të pagueshme, ndalimin e presioneve që bëhet ndaj arsimtarëve për të futur me zor në sindikatën e pavarur nga organet e pushtetit lokal dhe miratimin e statusit të mësuesit. Për të gjitha këto kërkesa, theksoi më poshtë zoti Smajli, ne kemi rënë dakord me ish ministrin e arsimit zotin Vejsiu, që më datën 26 shkurt të vijë këtu. Mirëpo akoma deri më sot nuk është bërë asgjë. Për mendimin tim kjo grevë është më shumë një lojë që po bëhet në kurriz të mësuesve. Autoritet e kësaj loje janë drejtuesit e sindikatës së pavarur me qeverinë. E them këtë, sepse janë të gjithë jashtë që qeveria gjatë muajit korrik, të bëjë indeksimin e pagave me çmimet. Kështu ai don tani që tu thotë mësuesve me këtë se ja «ne realizuam kërkesat tuaja që i bëri sindikata e pavarur», pra të tregojë në një mënyrë apo në një tjetër se vetëm sindikata e pavarur luf ton realizimin e kërkesave të tyre. Unë këtë e quaj një veprim spekulativ antidemokratik, që nxit frymën përçarëse mes dy sindikatave. Kjo nuk i intereson askujt, as të njërës sindikatë, as anëtarëve të tyre, por vetëm qeverisë. Si do që të bëhet, tha në përfundim zoti Smajli, ne jemi të vendosur që për kërkesat e përshkruara më lart, të mos heqim dorë aspak, por pa u bërë lodër në duart e qeverisë apo të forcave politike për interesat e tyre të çastit.
PA KOMENT: «NË SHQIPËRI KA NJË PËRKEQËSIM PROGRESIV LIDHUR ME RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT!...»
PA KOMENT:
«NË SHQIPËRI KA NJË PËRKEQËSIM PROGRESIV LIDHUR ME RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT!...»
- Deklaron Komiteti Amerikan për Refugjatët (USCP) -
Agjensia italiane e lajmeve ANSA duke ju referuar korrespondentit të vet në Uashington, më datën 26 maj 1993 njofton:
«...Komiteti Amerikan për Refugjatët (USCP) shpreh shqetësimin edhe për faktin se sipas gjykimit të Romës, Shqipëria “është një vend i lirë”, prandaj kush ikën nga realiteti i atjeshëm, nuk mund të pretendojë statusin e refugjatit politik.
Si përgjigje ndaj kësaj deklarate të Romës, gjy—»
— thënje sipas agjensisë ANSA: «Komiteti Amerikan për Refugjatët (USCP) ngul këmbë se në Shqipëri ka një përkeqësim progresiv përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.
Pra nuk ka nevojë për komente të mëtejshme, veçse në këtë rast ANSA nuk thotë se përkeqësimi i respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri rritet në progresion aritmetik apo gjeometrik...»
GRAMSHI PROTESTON
Mbledhja e datës 29 Maj solli diçka jo të zakonshme për banorët e qytetit të Gramshit dhe fshatrave përreth.
Ato u mblodhën në një miting paqësor për të protestuar energjikisht kundër qeverisë së sotme dhe për të çarë përqark Partisë Socialiste në këtë rreth. Kutos e kryetrit të saj, shokut Fatos Nano. Numri i pjesëmarrësve në këtë miting, i cili shkonte në rreth 5 mijë vetë, tregoi jo vetëm barrën e madhe të halleve që kanë gramshiotët nga partia demokratike, por edhe besimin që kanë ata tek alternativa socialiste, tek serioziteti i Partisë dhe grupit të saj parlamentar.
Gramshi nuk mund të durojë dot më me mbi 4600 punonjës në asistencë, një pjesë e madhe e të cilëve u përfundoi tani në maj. Revanshi qeveritar, diktati policor, hallet e mëdha të punonjësve në qytet e në fshat diktojnë që ata të bëjnë këtë protestë masive. Në të dy shkallët e votimeve Gramshi ua ka dhënë votën socialistëve. Po ç’mund të bëjnë socialistët kur Partia në pushtet ka bllokuar gjithçka? Centralizmi i kompetencave në drejtimin e ndërmarrjeve, e deri tek pushteti lokal po shoqërohet me një luftë të ashpër klasore. Ditën që u bë mitingu, në departamentin e bujqësisë u hoqën katër përgjegjës vetem se ata mendonin ndryshe nga pushtetarët dhe se janë në drejtim të Partisë Socialiste në rreth. Ku shkojnë kështu këta zotërinj të cilët i kanë pushtuar pasionet partiake?
Gramshi është në mjerim të plotë. Në të njëjtin nivel ekonomik është si qyteti ashtu edhe fshati. Nuk funksionon puna në asnjë ndërmarrje. Në fshat, gjithashtu gjithçka është e bllokuar dhe toka po punohet me krah e gomar. Rrugët automobilistike janë të shkatërruara, ndërsa në 31 fshatra të tjerë mungojnë telefonatat. Fshatarët të Gramshit sot i dridhet dora për të blerë një grusht me pleh.
Protesta e gramshiotëve tregoi vendosmërinë e tyre për mbrojtjen e demokracisë. Pagat e ulta dhe çmimet galopante e kanë bërë jetën të padurueshme. Dhe situata sa po vjen e po keqësohet më shumë. Cilën reformë po zbatojnë pushtetarët, reformën papunësisë? Privatizimi dhe në këtë rreth po ecën me ritme shumë të ngadalta. Ndërmarrjet ekonomike kanë mbetur në mëshirë të zotit. Ku janë premtimet e zotit Meksi për rifillimin e punës në hidrocentralin e Banjës dhe të futjes në punë të dy uzinave që ka ky rreth? Qeveritarët tanë, ha ardhur i bashkisë së qytetit, Hysen Godole, në vend që të vijnë bashkë me deputetët (të kujdo ngjyre qofshin) për zgjidhjen e halleve, marrin rrugët më të vështira, atë të firmosurit me anë të roplan nëpër Botë e Europë. Demokracia nuk mbrohet si po veprojnë qeveritarët e PD-së? Ç’po bëhet kështu? Parlament i nxjerr ligje kur mungon neni i parë Demokracia, Kushtetuta. Duke mos pasur Kushtetutë në vend dhe s’është njëlloj si ai fëmija pa nënë. Dhe dihet se ç’do të thotë fëmija pa nënë.
Gramshiotët kërkuan me forcë vendosjen e pushtetit ligjor. Nuk ka shtet ligjor, ndaj dhe shkelën ligjet e Shqipërisë Demo—
(Vijon në faqen 3)
Bllokada, mjerimi dhe dorëheqja Meksi
Ndryshime në numratorin telefonik të Peshkopisë
Priten ndryshime të tjera
Sipas një lajmi dyrrëshësh botuar në gazetën «Dibra», në qytetin e Peshkopisë janë bllokuar 72 telefona.
Komente lidhur me këtë masë të pushtetarëve përdëllë të Dibrës nuk jepen. As korrespondenti ynë nga Peshkopia deri tani nuk na ka dërguar ndonjë hollësi për këtë veprim arbitrar. Nga dibranë të ardhur këto ditë në Tiranë mësohej se telefonat u janë hequr socialistëve për tua vënë demokratëve. Ata theksojnë se ky përben vetë fillimin e operacionit të heqjes së telefonave.
Pas shkëputjes të linjave telefonike në të gjitha fshatrat e Dibrës dhe pas shkëputjeve që janë bërë edhe në qendrat kryesore të rrethit si në Lurë, Reç, Dardhë. Artas etj, (për këto gazeta jonë ka botuar një korrespondencë) akti i fundit përbën dëshminë më të plotë se premtohet përsëri për telefon në çdo familje në fshat, është një rrenë me bisht të gjatë.
Në numratorin telefonik të Tiranës (botim i vitit 1990) ndër të tjera theksohet se «Automatizimi i ndërlidhjes ndërurbane në vendin tonë u realizua për herë të parë më 20 prill 1988 midis qyteteve të Peshkopisë dhe Bulqizës». No coment.
Me këtë rast, redaksia e gazetës njofton lexuesit e saj, anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste, njerëz që kanë të afërmit e tyre në Peshkopi, familjet e të cilëve kanë qenë pajisur me telefon, që përpara se të kërkojnë numrin të mendojnë dhe sigurohen mirë në se miku e apo jo telefonin të lidhur. E theksojmë këtë sepse mund t'u qëllojë (me siguri që të paguajnë 500 apo 1000 lekë duke bishtuar me ndonjë... demokratik,
Këtë gjë e theksojmë edhe për qytetarët e tjerë të Shqipërisë ku ata kanë njerëzit e tyre, ç'telefonizimi po bëhet një dukuri totale.
Parrulla «Ndali, sigurohu, kaloba» dhe dukur përdoroj në kryqëzimin e trenave duhet zëvendësuar me parrullën «Ndali, sigurohu, telefon».
Përshypje nga takimet e PD
30 vetë në 400 karrike
PD në Mallakastër vendosi që në mbështetje të luftës kundër korrupsionit që ka ndërmarrë lideri i saj zoti Selami të vetëtonte se ajo është e aftë ta realizojë këtë sulm me çdo çmim.
Por si kurdoherë vlera e saj doli e barabartë me atë të materialeve skarco. Populli është i zoti të kuptojë se ku fle lepuri, ai e sheh qartë se ku është korrupsioni i vërtetë. Atë që ka përpara «ujkun grabitqar» duke shqyer prenë s'ka nevojë ta nisesh për të gjetur gjurmë.
Këtë e tregoi qartë data 20.5.93 dita e aktivit të shumëpritur të PD. E ndëronin këtë aktiv zotërinjtë Tritan Shehu, Ylli Vejsiu,
(Vijon në faqen 3)
PD-ja po merr gjithë kuotat e kuadrit
Gjirokastër
Du'e vepruar me të njëjtat mjete të mëparshme «të vëmë njerëzit tanë» në fillim heshturazi e butë-butë, kohët e fundit hapur e në mënyrë më vepruese, PD-ja e rrë-thit po i kap dhe i pushton një nga një gjithë kuotat dhe lartësitë në punën me kuadrin.
Disa nga emërimet e reja nuk gjejnë miratim në opinion e në organet e pushtetit në rreth, disa nga të emëruarit janë me aftësi sa gjysma ose një e treta e atyre që zëvendësojnë, megjithatë fushata vazhdon. Ndërhyrjet janë bërë në arshivën e rrethit, dy postaf, ndërmarrjen pyjore, bankën e shtetit, agjensinë e privatizimit etj., dhe priten edhe të tjera. Edhe për arsyen se PD-ja këtu është një forcë e dytë, organet e pushtetit nuk janë prononcuar në lëvizje. Dy pushtetësia dhe teza «qeverisë së vogël» po nxjerr kokë tërësisht. Disa herë puna merr edhe pamjen komike. Drejtori i postës zëvendësohet para pesë muajve për nevoja të reformës, po për këtë arsye tani hiqet prapë, pa asnjë motiv pune e aftësie. Dikujt është emëruar njerëz që i përshtaten vetë neni i rregullores së ndërmarrjes. Vendet po zihen një nga një. E- shtetëforman fanatike, mosbesimi «biologjik» tek të tjerët dhe dëshira për t'i «shuar ata apo ethet e karrierës së militantëve politikë?! Shumë shpejt do vijë një kohë dhe do gjesh me të gjitha këto. Por, atëherë kjo parti mund të jetë bërë për të qare hallin. Nuk dihet ç'humor do të ketë kongjigjenti i zëvendësuesve. Përvoja nga historia e partive nuk mungon.
4 Qershor - miting në Korçë
Ditën e premte, më datën 4 qershor 1993, në orën 1700, të sheshin pranë stadiumit «Skënderbeu» në qytetin e Korçës do të mbahet një miting proteste.
Ftohen të marrin pjesë anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste, sindikalistët e rinj e të reja eurosocialiste, gra, studentë, punëtorë, të qendrave të punës e të prodhimit, punonjës në administratën, të papunë, privatë, të lirë, pensionistë e qytetarë të tjerë, banorë të fshatit.
Komiteti drejtues i Partisë Socialiste të rrethit të Korçës
Blokada molore dhe dorëheqja Meksi
Premtimeve pëdëlliste u doli boja.
Verilindja prodhon dhe eksporton kurse qeveria udhëton me avion nëpër botë.
Një zonë e tërë pa shpresa pronësimi, gjithçka është e shtetit.
Në shtypin partiak e të pavarur dhe në mjetet e tjera të masmedias shqiptare të huaj vazhdon të lakohet në të gjitha rasat dorëheqja ose jo e qeverisë Meksi. Blokimi i pushtetit lokal papunësia dhe asistenca, përqëndrimi i frerëve të ekonomisë e të jetës së vendit, në një dorë të vetme me mansheta, blu, shurdhëria dhe korrëria para halleve të njerëzve të thjeshtë, projektimi dhe miratimi me «flesh» i ligjeve që bien ndesh me shumicën e popullit etj. janë disa nga argumentet që zbulonjë pa- aftësinë pushtetore të kabinetit «Meksi».
Këto janë të njohura dhe nuk kanë nevojë për koment. Janë gjithë kombëtare, të pranishme në veri e në jug, në lindje e perëndim. Por ajo që është e «pajohur» dhe përbën një plagë që vetëm përkeqësohet është bllokada malore, veçanërisht ajo verilindore
Monizmi i parë harrimin për më se katër dekada të kësaj treve të gjerë
(Vijon në faqen 2)