OBJEKTET E ISH-KOOPERATIVAVE JANË BËRË KLUBE, PRONARËT MILIONERË, FSHATARËT ENDE S’KANË MARRË PARATË E TYRE
Pasuria kombëtare ende ndodhet nën shkatërrimin e një administrimi të keq foshnjarak dhe korruptiv. Ja p.sh ç’bëhet me pasurinë e ish-kooperativave.
Mos shqyrtojmë gjithçka, të marrim vetëm një fakt që këshilltar Agamemnon Pashko, i hoqi këshillit të rrethit të Gjirokastrës. Në ish-kooperativën e tipit të lartë të Dropullit të Poshtëm u janë shitur individëve 61 objekte (ç’farë objektesh! Dhe ç’farë çmimesh, në këtë kohë tranzicion-korrupsioni). Ata i kanë aktivizuar lokalet, kanë nxjerrë miliona prej tyre, por lekët për ditët e punës të kryera ish-kooperativistëve e djersës, privatët e sotëm, ende s’i kanë marrë. Ka logjikë që e mban këtë? Mirë kriteret e ndarjes që kanë njohur vetëm anarshi e marifete, por as lekët e llogarisë në bankë nuk mund të administrohen e ndahen për popullin e thjeshtë?! Hajde shtet, hajde! Njëmijëdhjetë milion lekë të reja janë llogaritur rrjedhëshe të ish kooperativave të Gjirokastrës, ato rrijnë e presin, subjektet juridike dhe ekonomike s’egzistojnë dhe nuk njihen më, paraja rri mbyllur e njerëzit rropaten këtu apo në emigracion. Dhe mos harrojmë tjetrën, ato lekë tani janë 10 herë më të pafuqishme se në kohën kur u vunë me gjak nga kooperativistët. Shoqëria sot do t’i japë të ardhurat të sai ish kooperativistit vetëm një të dhjetën e asaj ç’ka dhënë ai. Unë do marr 1500 ish anëtarët e kooperativës sonë dhe do vij të bëj demonstratë para këshillit të rrethit, tha këshilltari që ngriti këtë problem.
Ende do kërkojmë sakrifica e privime nga fshati dhe fshatari?!
THANAS DINO
Model asistence nga ministria e Drejtësisë
Më 12 maj përmbaruesi i gjykatës së Sarandës, Ziso Papajani, ishte në fashinë Qesarat, me punë.
Të nesërmen në mëngjes, në orën 8, kryetarja e gjykatës i vë përpara urdhërin nr. 19 të ministrit të drejtësisë, zotit Çela. Në zbatim të reformës, ky urdhër e nxjerr përmbaruesin me përvojë më njëherë në asistencë. Ai ka datën 6 maj, thotë i asistuari, atë ditë ministri qe në Sarandë, e prisnin për mbledhje kolektivi dhe s’erdhi, si i arriti do—ra për firmë deri në Tiranë. Edhe kryetarja ç’të thotë: are- syet nuk i di, di që ministri është futur në kompetencat e mia,
Urdhëri mbërri dhe duhet zbatuar. I dëshpëruar përmbaruesi thotë:
- Nuk kam qenë kurrë komunist, jam minoritar, lexoj «Zërin e Popullit dhe simpatizoj PS-në, nuk i bindem kartelës blu të PD dhe degës së rendit.
Saranditi
Ligi mbi privatizimin e shërbimit shëndetësor
DJE NË KUVENDIN POPULLOR
Deputetja e PD, mjekja Kauri kërkon që ligji të mbrojë mjekët vendas nga konkurenca e mjekëve të huaj.
Deputeti i PD-së Z. Gina e quan turpësi që kjo gjë kërkohet nga mjekët.
Pothuajse gjithë paraditen e së enjtes parlamenti u muar me një ligj për privatizimin e shërbimit shëndetësor. Mjaft deputetë ndër të cilët Dokle i PS dhe Apostoli i PSD këmbëngulën që të përcaktoheshin me ligj llojet e shërbimit shëndetësor për të cilat „pullu të shërbehet me pagesë si dhe masa e pagesës. Deri në fund kunder këtyre ideje ishin mjeku Ali Spahija dhe ministri i shëndetësisë Tritan Shehu.
Kur u hodh në votë për së dyti herë, fitoi propozimi i Apostolit i përkrahur nga grupi socialist, ai i PAD-së dhe nga ndonjë deputet i veçantë i PD-së.
Gjatë debatit deputetja Kauri shprehu frikën se me këtë ligj ekziston rreziku që në Shqipëri të vërshojnë lloj lloj mjekësh të huaj dhe të marrin klientelën e mjekëve shqiptarë.
Kundër këtij qëndrimi reagoi deputeti i PD Z. Gina i cili e quajti këtë një qëndrim të paturpëshëm. Pas kësaj, zonja Kauri u pa të largohej nga salla. Në vazhdim deputeti Laço përkrahu deputeten Kauri. Mos kujtoni se në Shqipëri do të vijnë mjekët më të mirë, tha ai, do të vijnë fundërrinat. Me diagnozën e tyre idiote mjekët e «Pelikanit», vazhdoi Laço, vdiqën një nga gazetarët më të mirë të «ALTERNATIVES SD».
Durrësi rrezikohet të mbetet pa kinema
PD-istëve i dogji meraku për demokracinë e popullit
Kjo është e vërtetë. Të dy kinemave që ka qyteti i Durrësit u kanë dalë pronarët PD-istë.
Kinematë «Iliria» do ta marrë deputetja e PD-së Mira Kauri ose deputeti me strehë siç ja kanë vënë nofkën tani shumë qytetarë.
Kinema «14 Nëntori» do ta marrë anëtari i këshillit të PD-së në rreth Agim Haveriku, ose siç i thonë shumë qytetarë «Mark Shaljgjati».
Punonjësit e të dy kinemave janë paralajmëruar për lirimin e tyre.
Deri tani nuk ka informacion në se deputetja PD-iste Mira Kauri dhe PD-isti Agim Haveriku të jenë futur në grevën e urisë që ka organizuar shoqata ballisto-zogiste pronësi me drejtësi.
ALBANA DURRESI
Pyetje 11 pushtetarëve tanë
Zotit Ruli
1. A ka ulje inflacioni pa rritje prodhimi?
2. Çfarë prodhon më shumë sot Shqipëria, taksa, tatime, apo gënjeshtra?
Zotit Kalakula
1. A mund të prodhohet drithi të rritet prodhimi pa meka-
Pyetje 11 pushtetarëve tanë
Zotit Zhulali
1. Çka menduar partia për kualifikimin tënd, do të bësh ndonjë kurs tremujor, apo do të hapet shkolla e lartë e partisë për udhëheqësit e paaftë?
2. Sa faqe të bllokut ke mbushur me gënjeshtra për Polçanin
Apo i ke grisur?
2. Nga përpjekjet që ke bërë në fushën e higjienës e futë plehështin në të gjitha familjet, shpeto të futësh dhe morrin, se je pleshtin pa vëlla. Kur mendon ta bësh?
3. Ujërat e zeza na kanë mbuluar qytetet, do të vesh dorë ti, apo ta ankohemi te zoti Meksi?
Ministrit plëlsës zotit Uka
ARBNORI: i paaftë për të përfaqësuar Parlamentin
Në fund të seancës së paradites deputeti Perikli Teta, në emër të grupit parlamentar të PAD-së të cilin PD-ja refuzon akoma ta njohë si të tillë, lexoi një deklaratë.
Në të denoncohet qëndrimi që ka mbajtur Pjetër Arbnori.
(Vijon në faqen 4)
Kremtohet dy vjetori i shoqërisë për të rënët e Kombit Shqiptar
«Shoqëria Adhetare për Luftëtarët e rënë të Kombit Shqiptar, me rastin e dy vjetorit të krijimit të saj, organizoi dje në Tiranë një tubim me veprimtarë e simpatizantë e pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve nga të gjitha rrethet e vendit si dhe nga Kosova e viset e tjera të Shqipërisë. Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Shoqërisë Resul Bedo, i cili foli për veprimtarinë dy vjeçare të kësaj Shoqërie dhe shtroi disa detyra për gjallërimin e mëtejshëm të veprimtarisë së saj. Gjatë kësaj periudhe ka patur një shtrirje të gjerë mbarë kombëtare në rrethin e në Kosovë, në viset shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi e më gjerë si edhe në Diasporë. Në këtë tubim e morën fjalën disa diskutantë të cilët vlerësuan punën e Shoqërisë dhe shprehën gadishmërinë e tyre për të dhënë ndihmësën e duhur që Shoqata të gjallërohet edhe më tej veprimtaria e saj. Me këtë rast u bënë recitime nga artisti Lazër Filipi dhe studentja Mimoza Lleshi. Në përfundim Hali Katana sekretari i Degës së Tiranës, lexoi një letër solidarizimi drejtuar Adem Demaçit dhe intelektualëve të tjerë të grevës së urisë në Prishtinë, të cilën mbledhja e miratoi njëzëri.
Në ndihmë të kolegëve të RD-së
- Të nderuar kolegë, pse kaq të hutuar? Kështu nuk ju do partia -
Dje, në pikën N të shitjes së gazetave në kryeqytet, u grindën dy njerëz. U grindën sepse njëri tha: RD-ja, ka botuar dy herë fjalën e Presidentit Berisha në Zvezde.
- Provokator, u kercënua tjetri. Kjo nuk ndodhte as në kohën e Enver Hoxhës kur kulti i individit ishte me brirë. Pastaj, duke parë gazetën e ndërruar plakën: Ku merr vesh ti nga demokracia e sidomos nga fjalimet e presidentëve në demokraci. Ato janë aq të thella e aq të dobishëm sa që është pak t’i lexosh dhjetë herë. «Mendonin ti se duhet të lexojmë ne, vetëm një milion kuranët që na ka bërë peshqesh mbreti i Arabisë Saudite? A e di ti se pa u futur në lidhjen e vendeve Islamike, që është meritë e presidentit, edhe kuranët nuk do t’i kishim?
Që i pari ‘shte provokator safi u duk qartë pak më vonë kur edhe televizioni e «mbërtheu» Presidentin gjithë ditën në ekranin e tij të vogël. Më pas, kur po thyhej dita, u përhap lajmi sikur në fjalimet e presidentit do të bëheshin kaseta e videokaseta (më pak nga këto të dyja) të cilat do të shpërndaheshin falas. Këti thashethemi iu vu vula kur dikush tjetër tha se për këtë qëllim është shpallur edhe një konkurs, bile ai vetë kishte parë dy përfaqësues firmash, të cilët i njihte, që nxitonin për të përfituar nga ky rast.
Burime të brendshme të PD-së ato të presidencës theksojnë se derisa të ngrihet Instituti i Studimeve demokratike i cili do të botojë posaçërisht veprat e shokut Sali Berisha «Raporte e fjalime», populli do të edukohet në këtë mënyrë tranzitive.
KE TE BESOJMË?
SALIUN E QEVERISË
«PD është një forcë politike serioze e cila gjatë fushatës elektorale para 31 marsit dhe më vonë paraqiti para elektoratit shqiptar një program të vetin, i cili gjeti një miratim shumë të gjerë».
Ky program në fushën e bujqësisë parashikonte edhe mos vjeljen për 2-3 vjet të taksave nga fshatarët.
Mendoj se deri tani ajo ka provuar se është një forcë politike që e mban fjalën. Ajo nuk ka mashtruar dhe nuk do të mashtrojë».
Nga fjalimi i Sali Berishës në Zvëzdë
RD 26.93
F. I
APO QEVERINË E SALIUT
«Futja e taksës së tokës do të bëhet nga mezi i vitit 1993.»
Nga letra që qeveria shqiptare i dërgon Z Kamdesy botuar në revistën «Tribuna Ekonomike» Nr 2 (14) 1993 F. 4.
2 (14) 1993 F. 4,
KUSH ESHTE I GJENJYERI NE KETE RAST KAMDESYA APO FSHATARESIA?
MANXHUR VARFI
Shqipëri: demokraci e mbajtur nën transfuzion
Kriza politike ekonomike shqiptare në sytë e të huajve
Me këtë titull gazeta e njohur franceze «Le Figaro» më datë 31 Mars 1993 gazetë e njohur si e djathtë dhe e borgjezisë së madhe boton artikullin e të dërguarit të saj të posaçëm Filippe Gelie, që pavarësisht nga ndonjë fakt pa-
Me këtë titull gazeta e njohur franceze «Le Figaro» më datë 31 Mars 1993 gazetë e njohur si e djathtë dhe e borgjezisë së madhe boton artikullin e të dërguarit të saj të posaçëm Filippe Gelie, që pavarësisht nga ndonjë fakt pasaktë apo deklaratë e njëanshme që citon, në esencë paraqet me vërtetësi krizën ekonomiko-politike të Shqipërisë para një muaj e gjysmë.
A. K
E zhytur në katastrofë ekonomike nga dyzet e gjashtë vjet diktaturë komuniste Shqipëria qysh prej dy vitesh mbijetonte në transfuzion (gjakuj) të vazhdueshëm. Pa ndihmën e komunitetit ndërkombëtar dhe solidaritetit të emigrantëve ajo nuk do të qe bërë veçse koka e urës së tretë në Evropë.
«Ne jemi i vetmi vend në Europë që nuk morrem veçse me trafik cigare; Sabri Godo kryetar i Partisë Republikane Shqiptare hedh një vështrim të pamëshirshëm mbi mjerët e të papunëve që zvarriten rrugëve të Tiranës. Zëmrërimi i këtij shkrimtari gjash-tëdhjetë e katër vjeçar nuk duron dot kstiteshin, ndërlidhjet e shpërndarjes nuk ekzistonin më, tregjet zbrazëshin dhe Unicef-it iu desh të ndërmarrë një program lufte kundër mungesës së bukës («sous-alimentation») në një program të tillë për-Etiopinë.
PËRPARIME QËSHARAKE
Dy vjet më vonë mund të ndihet me saktë një farë përparimi. Ushqimi nuk mungon më krejtësisht edhe pse çmimet janë mezi të arritshëm. Tregtia e vogël ka fituar sërish të drejtat e veta: po të rrisësh e të kërkosh mund të gjesh tashmë në Tiranë gjashtë e shtatë dyqane që shesin antena parabolike për kapjen e kanaleve të satelitëve. «Nga vitit 1990 shqiptarët kanë blerë më shumë veshmbathje, frigoriferë dhe makina larëse se sa gjatë njëzet viteve të mëparshme.» Invanov presidenti i Republikës Sali Berisha. Në vendin e enverist, parku i automobilave nuk i kalon të 2000 veturat: 2000 kanë hyrë në vend vitin e fundit.
Bollëku? Jemi ende shumë larg tij. Pelsazhi industrial ka mbetur tërësisht gërmadhë, papunësia godet si (Vijon në faqen 3)
Zotit Kalakula
2. A prodhojmë dot
1. A mund të prodhohet drithi dhe të rritet prodhimi pa mekanikë, pa pleh, pa ujë?
2. A do të ndahet vërtetë toka?
3. Ç’qëllim ndërmend të bëni vitin që vjen, do të shtoni traktorët apo gomarët për punimin e tokës?
Ministri të papunësisë zoti Shebi
1. Sa mendoni ta rritni papunësinë këtë vit?
Po emigracionin ilegal?
Zotit Meksi
1. Sa u ka vajtur kati i nënshkrimit të marrëveshjeve me botën. Kur ua hidhnin fajin qeverive të para, çfarë fitoni ju dhe populli?
3. A do të ketë më ngritje çmimesh në fashtësi si ai i ujit të pijshëm dhe barnave?
4. Pasi të mbarojnë shëtituri botën, a do të dërgosh dot qever-
Zotit Musaraj
1. Si gjiton që të kemi pasur, po të bëj vetëm një pyetje: Pse nxitoheni të jepni informacione të pasakta, apo kini porosi nga lart?
Ministri të arsimit
1. Vitin që vjen, mendoni se mësimi në kopshtë do të bëhet me leksione s’ në klasat e para këtë vit, apo do ta shtirni deri në për çerdhe?
2. Rrogat e mësuesve, mendohët, të ulen, apo të hiqen fare, se ata u mësuan të këndojnë pa para si zogjtë?
Zotit Tritan Shehu
1. Deri tani ke bërë sikur ke qenë Ministër i shëndetësisë, po edhe i mbrojtjes së mjedisit, a do të jesh ndonjë çikë?
Ministri plotësues zoti Uka
1. Ç’udhëzime ke përgatitur për pushtetin lokal, do ta bllokosh apo ta bllokosh plotësisht?
Zotit Kopliku
1. Të përshëndesim si ministër i ngrohjes dhe i rendit, se na fute pleqtë dhe na mbylle brenda që në drekë nga pasiguria. Nuk dimë ç’ke menduar, nëse ke e ke ende detyrën e ngrohjes, apo do të shtosh senatorët?
2. Ç’thotë reforma, do të ecë pa u reformuar ti?
Sekretarit të parë të KQPD, shokut Sali Berisha
1. A ke planifikuar ndonjë ndryshim tjetër në Qeveri?
2. Ç’thotë demokracia do të jetë e lirë me nenin 24-1 apo?...
ENVER ÇAKAJ
LAJMERIM
Ditën e shtunë, datë 5.6.1993, në orën 17,00, të bëhet shpallja para stadiumit të qytetit të Pogradecit zhvillimin një miting paqësor për të protestuar kundër masave të qeverisë për hedhur barrën e krizës ekonomike mbi kurrizin e shtresave të varfëruara popullit.
Në këtë miting merr pjesë dhe do të përshëndesë edhe kryetari i PS-së shoku Vatos Nano dhe një grup deputetësh socialistë.
Ftohen të marrin pjesë anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste, sindikalistë të rinj e të moshuar, euro-socialistë, punëtorë të qendrave të punës e të prodhimit, punonjës administratash, të papunë, privatë të lirë, pensionistë e qytetarë të tjerë.
Komiteti Drejtues i PS të rrethit Pogradec