11/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 qershor 1993

TOKA PËR FSHATARIN ËSHTË JETA

Ky popull ishte edhe me 22 mars që votoi për demokraci prandaj mos e lini në mes të rrugës zotërinj Presidentit të Republikës së Shqipërisë (Zotit Sali Berisha) Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë (Zotit Aleksandër Meksi) Ministrit të Bujqësisë (Zotit Petrit Kalakula) Në pamundësi që të takohem me ju për të shprehur shqetësimet të mëdha që ka populli i komunës Gremine për ju drejtohem me anë të shtypit. Them me pamundësi për t'u takuar pasi bera tre herë përpjekje dhe nuk arrita, sepse ishte të zënë me probleme «të mëdha». Zotërinj- Vështirësitë që po kalon populli i komunës Gremine gjatë kalimit nga një sistem i centralizuar në ekonomi të tregut, të dëshiruara nga ne të gjithë, janë të shumta dhe po shtohen gjithnjë e më tepër. Në zgjedhjet e 22 Marsit si tërë populli shqiptar banorët e komunës Gremine ja dhanë votën demokracisë. Në këto zgjedhje atij ju premtua përkrahje financiare. Ka dy vet që nuk ka firmosur në bordero të paktën për bukën e gojës. Ju premtoja puna, janë të pa punë rreth 5224 (të aftë për punë), ju premtua emigracioni i cili është zero, ju premtua telefoni për çdo shtëpi, sot nuk ka një telefon në tërë komunën, ju premtua zbatimi i ligjit për tokën e nuk po zbatohet, ju premtua... e ç'nuk ju premtua. E megjithatë kanë kaluar mbi një vit nga zgjedhjet e 22 marsit e populli i komunës së Gremine-s nuk po shikon asnjë lëvizje apo ndryshim bile siç shihet edhe perspektiva duket larg synimeve të thëna. Në zgjedhjet e 26 korrikut 1992 për pushtetin lokal u votua me bindje se diçka do të përmirësohet, kjo pasi në ligjin për organizimin e funksionimin e pushtetit lokal u jepet kompetencë e plotë komunave ashtu siç e kanë të gjitha vendet evropiane e botërore. Por ç'ndodhi më tej? Të gjitha ato nene të parashikuara në ligjin e mësipërm u zëvendësuan me vendime të qeverisë. Komuna sot për sot nuk pyetet për asgjë. Ndërmarrjet shtetërore kanë marrë në dorë të gjitha kompetencat pa përfillur pushtetin lokal (komunën). Po heqin nga puna njerëz të pafajshëm dhe me shkollë e po zëvendësohen me njerëz besnikë por pa shkollë. Më parë preferohet të pyetet për ta caktuar në punë një seksion i Partisë Demokratike se sa një kryetar komune ose këshilli komune të dalë me votën e popullit të lirë e demokrat. E këta njerëz po mbahen në punë edhe kur ata nuk janë të zotë për ta kryer atë. Në pararojë qëndrojnë ndërmarrja e ujësjellësit dhe ndërmarrja e ujrave. Duke ditur se komuna Gremine furnizon me ujë të pijshëm rrethin tonë e atë të Shkodrës nga kjo ndërmarrje nuk është bërë e mundur të furnizohet me ujë të pijshëm prej mbi një viti fshatrat si Hysaj, Borci i Madh Nr. 2 Demiraj, Kçar i poshtëm ku për të mbushur ujë të pijshëm banorët e fshatrave të lartpërmendur shtegtojnë me orë. (Vijon në faqen 2)

KRYETARI I PASOK-ut ANDREA PAPANDREU PRITI DELEGACIONIN E PSSh-së

- Papandreu dhe Nano bien dakort për të shprehur qëndrimet e të dy partive me një deklaratë të përbashkët - Dje në Athinë Kryetari i PASOK-ut, Andrea Papandreu priti delegacionin e Partisë Socialiste të kryesuar nga Fatos Nano. Bisedimet u përqëndruan në analizën e situatave të sotme politike, ekonomike dhe sociale të të dy vendeve dhe rolin e forcave të ndryshme politike, veçanërisht të dy partive socialiste. U shprehën gjithashtu opinionet dhe qëndrimet e dy partive për zhvillimet e sotme në Botë, Europë dhe Ballkan. Të dy palët theksuan se situata në rajonin tonë është shumë shqetësuese kohët e fundit, dhe për këtë është e nevojshme të angazhohen të gjitha për një zgjidhje politike sa më efikase, por në mënyrë të veçantë vendet ballkanas. Në këtë kuadër u vu në dukje se qeveritë e vendeve ballkanike, duke e pritur zgjedhjen e problemeve vetëm në forumet jashtëballkanike nuk aktivizojnë mundësitë e mëdha që ka vetë Ballkani, për vendosjen e paqes dhe të stabilitetit të rajon. Më tej u shkëmbyen mendime dhe u bë një informim reciprok për veprimtaritë e dy partive me qëllim që të përballohet me sukses revanshi i djathtë, që ka marrë një shtrirje jo të vogël në të dy vendet. Si shembull inkurajues u tha në takim mund të përmendet fitorja e socialistëve spanjollë të cilët, edhe pse në goditjen e ashpër të forcave të djathta, e bindën shumicën e popullit spanjoll se alternativa më realiste është ajo e socializmit demokratik dhe jo e kapitalizmit të egër. Pas një diskutimi të gjerë të shumë problemeve me rëndësi, palët ranë dakort që të shprehin qëndrimet e dy partive në një deklaratë të përbashkët e cila së shpejti do t'i jepet opinionit publik të dy vendeve. Bisedimet politike vazhdojnë. Zëdhënësi i Partisë Socialiste

Konferencë e rinisë Ballkanike

Ditët e fundit të majit, Sofja, kryeqyteti i Bullgarisë priti rreth 20 delegacione nga forume dhe organizata rinore të Ballkanit në konferencën me temë «Stabiliteti në Ballkan». Në këtë konferencë merrnin pjesë organizata rinore nga i gjithë spektri politik dhe ky ishte një fakt pozitiv. Konferencën e hapi dhe e drejtoi gjatë gjithë zhvillimit të saj Presidenti i PRS të Bullgarisë Ljubomir Nokollov. Ai theksoi se kjo konferencë ka për qëllim të hapë rrugën e një solidariteti sa më të qëndrueshëm të rinisë ballkanike, rritjen e ndikimit, të ri-

Nëpër labirinthet e korrupsionit të partisë së Blerim Çelës

Zhduket një «Unit Dentаr» me vlerë disa mijë dollarë... NGA FIERI Në datën 6.5.1993, një grup kontrolli gjetën në banjën e zyrës së drejtorit të teatrit «Bylis», një «Unit-Dentar» pa asnjë dokument. Drejtori i teatrit është kryetari i PSD-së Fierit. I pyetur rreth kësaj gjëje të çuditshme në banjën e madhe të zyrës së tij komode Arqile Liçi përgjigjet: «Ky komplet është i një shoku të rëndësishëm të PSD-së». Më pas pajisjet komplet zhduken pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa drejtor Agrelia prapë thotë: «Ua dhashë atyre të PSD-së». Natyrshëm lindin pyetjet që duan edhe përgjigje konkrete: Ç'është ky aparat modern në mjediset e teatrit «Bylis»? Kush e solli dhe nga e solli? Kush e mori dhe ku e strehoi sërish? Në klinikën e «m...-ndjeve të gojës ku aparati duhej të instalohej, nuk dimë gjë. Ndonjë që di hesht. Por një gjë dihet me siguri. Zoti Rexhep Uka i ka premtuar Fierit se do të sjellë një «Unit-Dentar»; ai është dhuratë e dëgjuar [?] nga një popullor [?] përfunduаr në duart e papastra PD-istësh. Ne nuk besojmë sezdhukja misterioze e «Unit-Dentar»-të ketë lidhje me klinikën moderne, që ka ndërtuar në qendër të Fierit pranë vilave të udhëheqësve të PPSH, kryetari i PD zoti Viktor Margjilli, madje ai nuk është stomatolog po veteriner. Gjithsesi më mirë se kushdo tjetër e di fatin e këtij aparati aq të lakmuar, që na e dërgoi «posheshtë» nga ndihmat për popullin zoti Uka. S'duhet harruar kurrsesi se vlera e «Unit Dentаr» është disa mijë dollarë ndaj edhe vjedhja është e përmasave të mëdha. Tani së fundi thonë se aparatin në fjalë e kanë strehuar në zyrat e PD. Presim reagimin e zotit Uka, për fatin e «dhuratës» që i dërgoi popullit të Fierit, në mënyrë që ajo të mos privatizohet pa ndrequr as-

Shtyhet gjyqi i gazetarit Frangaj

Dje në orën 9 në gjykatën e apelit të Shkodrës, ishte planifikuar të zhvillohej vazhdimi i gjyqit në ngarkim të gazetarit të gazetës «Koha Jonë» Aleksandër Frangaj. Themi vazhdimi, duke patur parasysh faktin që kjo çështje u hodh në gjykatën e Apelit pas gjykimit që i bëhet nga gjykata e faktit në Lezhë. Gazetari Aleksandër Frangaj i shoqëruar nga avokati mbrojtës Spartak Ngjela, u paraqitën me korrektësi në orën dhe vendin e njoftuar më parë nga kjo gjykatë. Por gjyqi nuk u zhvillua. Që në fillim u tha se presim të vijë një gjyqtar nga Tirana, për të realizuar numrin domosdoshëm të trupit gjykues, pasi kështu është vendosur, meqenëse gjykatës së Shkodrës, i mungojnë disa gjyqtarë. Pala e akuzuar priti kështu kushtin dhe dreke. Pas kësaj ore, njëkryetar i kësaj gjykate, zoti Mërgim Dragu, tha se me mungesën e gjyqtarit i caktuar nga Tirana nuk erdhi, zhvillimi i gjyqit e lemë për një ditë tjetër. Për ditën dhe orën e caktuar do të njoftojmë në, siç u theksua korrektësisht, z. Frangaj e quajti një formë presioni që vazhdon, që i bëhet atij, megjithatë, theksoi ai, unë nuk tërhiqem aspak, unë me mua e shti e vërteta për drejtë e diellit.

Reformë e bllokuar

Stacioni i zooteknisë drejt shkatërrimit I mirënjohur jo vetëm në vendin tonë, por dhe në shumë shtete europiane me blegtori të zhvilluar, stacioni i zooteknisë në Shkodër, sot gjendet në udhë kryq. Megjithëse ky stacion para afro dy vjetësh u shpall objekt me rëndësi, u dëmtua mjaft gjatë fazës së tranzicionit. Punonjësit këtu, pavarësisht këtyre vështirësive, faktikisht janë munduar ta ruajnë këtë stacion, duke patur parasysh vlerën e madhe të tij si i pazëvendësueshëm për mbarështimin e racave të gjedhit e të një thundrakëve mbi baza shkencore e bashkëkohore. Por preokupacionit të punëtorëve nuk i janë përgjigjur nëpunësit e dikasterit përkatës, konkretisht në drejtorinë e institutit të zooteknisë në Tiranë. Ata duke mos patur një alternativë të qartë mbi perspektivën e këtij stacioni, kanë nxitur edhe veprime të dyshimta, për të cilat punonjësit këtu janë mjaft të shqetësuar. Kështu ditët e fundit në këtë stacion, një privat nga Lezha blen 20 krerë lopë. Për mënyrën e blerjes ka reagime të ndryshme, sepse ky privat kishte ardhur disa herë në këtë stacion për këtë qëllim, por i ishte refuzuar kërkesa e blerjes nga drejtoria e këtij stacioni, pasi gjithçka duhej detyruar të shesin dhjetra krerë. Bile është edhe një njeri nga zvendës ministrat e bujqësisë paska thënë që në asnjë mënyrë të mos shiten këto lopë. Po për çudi privatit në fjalë, sipas informacionit që morëm në këto stacione, më datën 5 qershor vjen këtu përsëri këtë radhë me urdhër nga drejtori i institutit të zooteknisë në Tiranë, zoti Minella Spiro, për të blerë 20 krerë lopë të kërkuara më parë. Bile i merr lopët më të zgjedhur duke i kërkuar këto në bazë të numrave përkatës për çdo krerë, që ia kishin dhënë në Tiranë. Siç duket zgjedhja e më të mirave i lejohet për t’i kompensuar çeqet e bëra. I duruari, por i fituari ama. Faktikisht si punëtorët ashtu dhe specialistët i revoltoi ky veprim, por s’bë binin ata, urdhëri është urdhër! Më datën 8 qershor erdhi në Shkodër për ballafaqim vetë Minella Spiro. Ai u takua vetëm me disa drejtues e specialistë të këtij stacioni, duke këmbëngulur, siç tha, të mos takohet me punonjësit e dy sindikatave. Njëri nga drejtuesit e sindikatës, Isa Barj, ka pritur deri sa ka mbaruar mbledhja dhe me këmbënguljen e tij është takuar me zotin Minella. Isai na tha se për shitjen e lopëve zoti Minella i është përgjigjur që këtë e di drejtoria e institutit të zooteknisë në Tiranë dhe s’ka ç’ju duhet juve. Ndërsa për ardhmen e stacionit, ka pohuar se do të shpërbehet në ferma të vogla me nga 20 lopë. Specialistët këtu janë të pa aftë. Përsa i përket shtyrjes për ditë të dhënies së rrogave punëtorëve, u justifikua se ky stacion del me humbje. Edhe me kaq, kush e ka njohur më parë stacionin e zooteknisë në Shkodër, nuk e ka të vështirë të kuptojë se ku është katandisur. Po ku do të katandiset më tej, duke e shpërndarë në tufëza e arëza? Sot ky stacion na del i tepërt, me specialistë të pa aftë, me punëtorë zvezak, që duan të ndërhyjnë kudo! Për këtë nuk paska më nevojë Shqipëria! Burokracia këtu punë ka, të bëjë çudira.

Rinisë Ballkanike

Rinisë në vendosjen e paqes, dialogut dhe progresit në rajonin e Ballkanit. Megjithëse kjo konferencë organizohej me iniciativën e Rinisë Socialiste të Bullgarisë, nuk ishin paragjykues organizata rinore të qendrës së djathtë ose të djathtë. Kjo u përforcua akoma më tepër kur delegacioni i FRESSH-it mori ftesën nga Presidenti i Rinisë Demokratike Bullgare Ivan Attanasov. Konferenca miratoi një deklaratë solidariteti Në të theksohet se: 1. Brenda kufijve të Europës, Ballkani është i vetmi rajon ku lufta vazhdon. Në fund të shekullit të XX-të, shekullit të demokracisë dhe humanizmit, kjo është e palejueshme dhe tepër e rëndë. 2. Ne, rinia nuk duhet të kemi paragjykime për zhvillimet negative të historisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe jemi të zotët të komunikojmë pa paragjykime në emër të paqes, progresit dhe civilizimit njerëzor. 3. Organizatat rinore në Ballkan kanë një në gjendje të çartë dhe kategorik të tyre mbi paqen dhe solidaritetin në rajon. Ne duhet të japim kontributin tonë modest në ndërtimin e një bote të re në një botë paqeje, mirëbesimi dhe zhvillimi. Konferencën e përshëndeti edhe Presidenti i Republikës Bullgare Zhelju Zhelev. Korresp. i «Zërit të popullit»

... dhe duket se ky fat është shkruar për një aparat EKG dhe një EKO

Në datën 8.3.1993 kanë ardhur nga Fufarma për në Fier, një aparat EKG dhe një aparat EKO, dhe janë bërë hyrje në magazinën e spitalit, pa çmimin përkatës në datën 14.3.1993. (Pra pas një jave). Në datën 29.3.1993 zonja Arjeta Avxhiu, drejtoreshë e shërbimit shëndetësor dhe numri 3 i PD në Fier pas Viktor Fargilit dhe Selami Morinës, e merr aparatin EKG në ngarkim për ta çuar sërish në Fufarma, mbase «nuk i funksiononte mirë sistemi elektrik». Këtu duhet theksuar se aparati nuk qe vënë asnjëherë në punë, dhe nuk kish si të evidentojë ky defekt. Njëkohësisht zonjë Haxhiu, si urdhëruese e hyrje-daljeve në magazinë, nuk i lejohet me ligj të bëjë detyrën e magazinierit, furnitorit apo arkëtuesit, aq më shumë që ky është mall me çmim të pafiksuar. Ajo edhe mund të justifikojë në një farë mënyre në qofte se do të kishte çuar aparatin brenda ditës në Fufarma, por fatin e keq të saj nuk ka ndodhur kështu. Vetë zonja në fjalë ka deklaruar kur është pyetur, se që nga data 29.3.1993 kur ajo e ka marrë aparatin nga magazina e gjëjt në datën 3.5.1993, pra plot 35 ditë aparati është strehuar në shtëpinë e laborantes Teuta Cobo. (Mbimri i njëjtë me atë të Argjile Cobos, kryetarit të BSB Fier, është në rastësi.) Nuk e dimë se për ç’motive dhe për ç’qëllime i ka bërë zonja Avxhiu gjithë këtë manovër te paligjshme, por se paku shpërdorimi i detyrës duket hapur, ndërsa të tjerat ajo i di vetë. Gjithsesi kësaj pune i vjen erë e keqe. Për këtë problem ajo është kritikuar ashpër dhe nga disa anëtarë të këshillit të PD-së në Fier, por është mbrojtur fuqimisht nga shumica ekstremiste që sundon aty. Njëkohësisht për të i është propozuar ministrit T. Shehu për shkarkim nga detyra. Kryesia e këshillit të Rrethit edhe pse se ka në nomenklaturë z. Avxhia duhet të vepronte më energjikisht për këtë rast korruptsioni. Përfundimisht fati i EKG-së nuk dihet, ndërsa EKO dërgjet akoma në magazinë dhe nuk vihet në shërbim të shëndetit të popullit, gjë për të cilën është dërguar. Dikush është i interesuar që aparati të mos vihet në punë, të mos i vihet çmim dhe pret të privatizohet bandiava pas erozionit, kur kushton disa mijëra dollarë. P.S. Me këtë rast i kujtojmë Blerim M. Çelës, se meqë merret me korrupsionin që ka ndodhur me ndihmat e botës për Shqipërinë, le të hidhet një vrap edhe këtej nga Fieri se do të zbulojë edhe plot xhevahire të tjera dhe do të bindet për «kastën e kuqe» që po merr pushtetin ekonomik.

«Ril-në e lexojmë në televizor»...

Shqetësim i përbashkël Jam një ish lexues i gazetës së parë opozitare «Rilindja Demokratike». Them «ish» sepse ka disa kohë që s’me bujnë aty të shoh ku ka shkuar katandisur. Vetëm njëherë, kalkulatura nga ata që vizatojnë rrugën ...