15/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 qershor 1993

«SHTETI SOCIAL» I PD-së

1. Shërbimi shëndetësor stomatologjik e ambulator do të bëhen me pagesë - Ne sigurojmë shërbim shëndetësor falas për të gjithë të siguruarit dhe ata pa mjete financiare të mjaftueshme, jo vetëm në institucionet shëndetësore me shtretër, por dhe në atë ambulator» - nga programi elektoral i PD-së. - Më 3 qershor parlamenti diskutoi për një projektligj i cili u shty për më vonë që do të bëjë shërbimin shëndetësor stomatologjik e ambulator me pagesë - Në «Plastën elektorale e Partisë Demokratike», botuar në gazetën RD, më 22 shkurt 1992 thuhet: institucionet shëndetësore me shtretër por edhe në atë ambulator». Kështu premtonte në prag të fushatës elektorale Partia Demokratike. Ajo zotohej se do të sigurohej falas për të gjithë shërbimin shëndetësor, jo vetëm në spitale, por edhe në shërbimin ambulator. Por këtë premtimi, si dhe shumë të tjerëve, shumë shpejt u doli kallaji. Më 3 qershor parlamenti diskutoi rreth një projektligji paraqitur nga Këshilli i Ministrave «Për disa ndryshime në ligjin për shërbimin shëndetësor dhe dhënien falas të ndihmës mjekësore të shtetit». Thelbi i këtij projektligji synonte ta bëjë shërbimin shëndetësor me pagesë. Kjo shprehej në nenin 5, ku veç të tjerave lexohej: «Ministria e Shëndetësisë dhe e mbrojtjes së mjedisit cakton llojet e shërbimeve shëndetësore që sigurohen kundrejt shpërblimit...». Pra «magjia» e gjithë këtij ligji shprehet në këta tre rreshta. Nuk thuhet hapur që shërbimi shëndetësor do të bëhet me para. Gjendjet një formulim më i butë, që të thënë që shumë shpejt në Shqipëri shërbimi shëndetësor do të jetë me para madje me çmime tronditëse për njeriun e zakonshëm. Edhe kësaj radhe qeveria Meksi nuk ka kurajo të jetë transparente, të thotë hapur njerëzve që shërbimi shëndetësor do të bëhet me para, ndryshe nga ç’u kishte premtuar PD-ja përpara se të vinte në pushtet. Hipokrizia arrin kulmin kur në relacionin shpjegues të qeverisë thuhet: «Në këtë mënyrë jemi larguar nga sloganet false të ndihmës mjekësore falas...» Pra dhe e ndihmës mjekësore falas që për qindra mijra qytetarë me të ardhura modeste është tepër jetike, vlerësohet nga qeveria e zotit Meksi si “sllogan fals”! Siç dihet në parlament deputetët e opozitës reaguan ashpër ndaj këtij projektligji, të cilin e mbronte në emër të qeverisë vetë zoti Tritan Shehu, Ministër i Shëndetësisë. Deputeti Meksi i PD-së, me kurajo tha se: «Ky projektligj është kundër programit elektoral të PD-së». Pas një diskutimi të gjatë, Ministri i Shëndetësisë kërkoi me këmbëngulje që tani për tani me pagesë të jetë vetëm shërbimi stomatologjik dhe «ambulator». Këtë propozim paraqiti në emër të Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PD-së zoti Shama. Me këtë sugjerim të dakord shumica e deputetëve të PD-së. Kështu me shumicë votash parlamenti vendosi që shumë shpejt të miratohet ligji që e kthen me pagesë shërbimin shëndetësor stomatologjik dhe ambulator. Kjo si fillim, më pas kështu do të bëhet i gjithë shërbimi shëndetësor. Ky vendim i pushtetarëve të sotëm do të rëndojë së tepërmi nivelin e jetesës së mijra qytetarëve shqiptar. Dihet se kontaktet më të shpeshta dhe jetike me shërbimin shëndetësor qytetarët i marrin në shërbimin ambulator dhe jo në atë të specializuar spitalor. Ndërkaq shërbimi ambulator ka rol kryesor në parandaluarimin e sëmundshmërisë. Duke e bërë me pagesë shërbimin ambulator qeveria synon t’i mbushë ankën e vet në një mënyrë tej jo humane, duke shfrytëzuar nevojat jetike për kujdes shëndetësor të popullit, sidomos të fëmijëve, të grave shtatzënë e të moshuarve. Njerëzit që u mashtruan nga premtimet e PD-së, ndjehen të zhgënjyer. Por për këtë fajin e kanë vetë ata. Nuk thonë kot liderët e sotëm të PD-së: «fajtor është ai që mashtrohet ...» ai që mashtron. Me këtë akt, për të tretën herë, Parlamenti shqiptar kompetencën e pushtetit gjyqësor i cili, tek ne, ashtu si në çdo republikë demokratike parlamentare të botës, ka të drejtën e ekskluzive të gjykojë dmt dhe të japë pafajësi. Kështu, me miratimin e këtij ligji, duke mos përfillur pushtetin gjyqësor, kryetari i kuvendit, zoti Pjetër Arbnori, me shumicën e tij pediste, nguli edhe një gozhdë mbi qivurin e zi në të cilin reaksioni i brendshëm, me ndihmën dhe bashkëpunimin e padroneve të jashtëm, orvatet të mbytë demokracinë tonë të brishtë. Si çdo ngjarje edhe kjo gjëmë e re e Parlamentit ka pararendësen e saj. Vizita e Presidentit Sali Berisha në Korçë, kurora dhe deklaratat e tij demagogjike për dëshmorët, të cilët kushëdi për ç’arsye ai i quan «martirë» - ishin një sinjal alarmi se diçka e mbrapshtë po përgatitej. Shumë shpejt ky dyshim u shndërrua në bindje, kur Presidenti ynë i ndersuar priti me pompozitet kriminelin tashmë të njohur Ndue Pjetër Gjonmarku, pinjollin e kryebajraktarëve të Mirditës, kryetarin e Komitetit famëkeq të Maleve, organizatorin e vrasjes së shumë patriotëve, ndër të cilët dëshmorët e heronjte e njohur: Nik Pjetri, Ndrec Ndue Gjoka, Bardhok Biba, Mrikë Lokja. Prenda e Marta Tarazhi etj. Ç’pamje neveritëse për popullin tonë, kur pa Presidentin e vet «demokrat» duke u përqafuar përzemërsisht me vrasësin e dëshmorëve. Me këtë akt cinizmi, Presidenti arriti kulmin. Kombinimi i dyfytyrësisë me hipokrizinë ishin me të vërtetë mjeshtërore. Pra u pa e qartë dhe s’duhet të ketë mbetur me pikë dyshimi se cili është dhe me kë është Presidenti. Eshte vendi për të vënë në dukje se po ky President, që pret e përcjell kriminelët, nuk ka bërë asnjë të përgjigjet kërkesës së parë për të pritur një delegacion nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇL, përfaqësues i 50 mijë veteranëve. Me këtë veprime, Presidenti e bëri të ditë dhe i hapi derën jeshlle ligjit markabër, që miratoi de jure Parlamenti shqiptar.

Pritje - koktej me rastin e dy vjetorit të krijimit të PSSH

Dje pasdite në selinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë u organizua një pritje-koktej me rastin e dy vjetorit të formimit të saj. Ishin ftuar dhe merrnin pjesë anëtarë të kryesisë së PS deputetë, anëtarë e simpatizantë të PS. Në pritje ishin gjithashtu të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik përfaqësues të partive të ndryshme të vendit gazetarë të organeve të shtypit dhe të televizionit, korrespondentë të agjencive të huaja nga vendi dhe nga bota. Atmosfera e pritjes pa fjalimet rutinë të rasteve të tilla dukej e pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Grupe-grupe gazetarë, deputetë e diplomatë kaluan dje dy orë të këndshme. Pritja kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Të tilla takime u bënë dje edhe në disa rrethe të vendit në përkujtim të dy vjetorit të formimit të PSSH. Korresp. i «Zërit të popullit».

S’ka normë morale e ligjore në botë që i shpall kriminelë e luftës të pafajshmit

Protestë në emër të 50 mijë veteranëve të LANÇL DREJTUAR: Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë Këshillit të Sigurimit e të Bashkëpunimit të Evropës (KSBE) Federatës Ndërkombëtare të Rezistencës Antifashiste (FIR) Federatës së Luftëtarëve të Vjetër (FMAG) Ne veteranët dhe pjesëmarrësit e LANÇL mësuam me zemërim e indinjatë të thellë aktin antihuman, antipopullor, antidemokratik e antikomibëtar, që mazhóaranca e PD nën trysninë e grupit ballisto zogist, i imponoi Parlamentit miratimin e ligjit, me të cilin u jepet pafajësia kriminelëve e Luftës, bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazifashistë, vrasësve të popullit e të dëshmorëve tanë. Me këtë akt, për të tretën herë, Parlamenti shkel ekskluzive të gjykojë d.m.th mos përfillur kushtetutën e vendit, duke mos përfillur parimet e drejtësisë e të së drejtës. ... me mekanizmin çudirëbërës të kartonëve blu. Tani vetkuptohet. Presidenti ka mbetur shansi i fundit për të treguar fytyrën e tij të vërtetë në dilemen: ta nënshkruaj apo mos ta nënshkruaj këtë ligj? Ta marrë apo jo mbi shpatullat e tij përgjegjësinë historike dhe pasojat fatale që, në mënyrë të pashmangshme, do të sjellë ky ligj amoral për të sotmen e të ardhmen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Shqipëri? Po sistemi ynë gjyqësor, i përbërë në tre dekadat e tij, a do të gjejë forca për t’u ngritur në lartësinë e shenjët të mbrojtjes së ligjit, për të mos lejuar aprovimin përfundimtar të këtij akti të papërmbajtur të parlamentit dhe për t’i thënë «ndal» hov[i] të shfrenuar të revanshistëve të sotëm? … kushëdi për ç’arsye ai i quan «martirë» - Parlamenti shqiptar.

PËR TOKËN VRITEN EDHE 4 VETË

Të shtunën më dt. 12.6.1993 u krye vrasja e 4 (katër) familjarëve për një tokë. Të vrarët ishin baba (56 vjeç) me dy djemtë e tij të moshës 30-35 vjeç, si dhe xhaxhai i djemve 55 vjeç. Vrasja ndodhi në ish NB Torovicë dhe u krye nga kushëriri i parë i djeme i dërguar nga i jati baxhanak me kryefamiljarin. Vrasësit pretendojnë se familja e mëisipërme ju ka zënë tokën. Nga policia është kapur vetëm njëri (dërguesi) ndërsa tjetri (i biri) është dërguar në drejtim deri tani të panjohur. SOKOL DEMIRI

2. Një ligj diskriminues për gratë

- «Ne do të luftojmë për emancipimin e vërtetë të gruas shqiptare» - një program elektoral i PD-së. - «Gratë duhet të punojnë, jo 20 vjet si gjer më sot, por 35 vjet që të sigurojnë pension të plotë! - Nënat me shumë fëmijë duhet të punojnë, jo 15 vjet si gjer më sot, por 30 vjet që të sigurojnë pension të plotë. - Pa aftësia e përkohshme në punë do të jetë 5 për qind më e vogël se gjer më sot - dhe nuk do të ketë diferencim për profesionet e vështira. - Gratë që të sigurojnë të ardhurat për shtatzaninë, duhet të kenë kontribuar në sigurimet shoqërore të paktën një vit e jo 3 muaj si gjer më sot, nga ligji i ri i sigurimeve shoqërore. - Gjatë diskutimit të këtij projektligji u hodhën poshtë propozimet e deputetëve socialistë, të cilët veç të tjerave këmbëngulën që gratë të kenë të drejtë të fitojnë pension të plotë, duke kontribuar në sigurimet shoqërore të paktën 5 vjet më pak se burrat, pra 30 vjet dhe jo 35 vjet sa u miratua në ligj. - Nenet e këtij ligji, që cenojnë rëndë të drejtat e fituara në fushën sociale nga gratë shqiptare, si psh neni 35 u miratua me duartrokitje nga deputetët e PD-së. - Ne duhet ta rrisim edhe me 5 vjet moshën e daljes në pension të grave se ka qenë edhe gratë në Zvicër, deklaron deputeti Ferizaj. - «Themelore është të theksojmë se ky ligj përshtatet plotësisht me aspektin ekonomik me programin e PD-së për ndërtimin e një shteti dhe shoqërie demokratike bazuar në parimet themelore të ekonomisë së tregut të lirë», deklaron në gazetën RD, zoti J. Gjana, kryetar i komisionit parlamentar të ekonomisë, financës, buxhetit dhe tregtisë. - Pra të tjera janë premtimet e PD-së e të tjera veprimet konkrete. … shpërthen do të bëhet me para. Gjendet një formulim në ligj. - 35 u miratua me duartrokitje nga deputetët e PD-së. - në Zvicër, deklaron deputeti Ferizaj. - «Themelore është të theksojmë se ky ligj përshatet buxhetit dhe tregtisë. - veprimet konkrete. MUSA ULQINI

IA ÇARE BEN PARTIA SHTET

Lexova dhe kuptoni një njerëz të thjeshtë të kësaj Shqipërie të varfër se çfarë xhevahire bëjnë PD-istët tanë mendje-fyellë dhe procesverbalë: I mbajtur sot më dt. 9.3.1993 në seksionin e PD Sinjë. Mbasi u diskutua mbi ndryshimet e reformës, seksioni i PD fshatit Sinjë, vendosi që gjithë personat që kanë përkrahjen e PS të zëvendësohen me persona PD. Zëvendësohet PD: 1. Viktor Mjeshtri — Kristaq Garuli; 2. Leonora Oldashi — Bujar Likaj; 3. Gëzim Toska — Bibil Toska; 4. Vangjel Ferro — Zani Toska; 5. Xox Mjeshtri — Shefqet Sinaj; 6. Hair Toska — Beni Ferro; 7. Selime Çuka — Kujtim Çuka; 8. Besim Çuka — Bajram Çuka; 9. Shaban Toska — Llukë Mjeshtri; 10. Dritun Blaza — Luli Toska; 11. Llimana Baklia — Fatmira Toska; 12. Besukëme Sejdo — Farie Ferro. Personat e mësipërm, anëtarë të PD të ndihmojnë në ecjen e punës të marrin nga qeveria, brenda të zëvendësojnë personat e përmendur. Për me… Zëvendësohen me persona të PD. Sektori i PD Sinjë. (Beni Ferro) (Shefqet Sinaj) (Kujtim Çuka) A ka nevojë për komente? Kështu ndodh kur të del k… Hëlli…

«DOSJET E EMIGRACIONIT SHQIPTAR KANË ME QELB GJITHE BOTEN»

- Deklaron kryetari i Partisë së Legalitetit, Nderim Kupi - Para disa ditësh Partia Lëvizja e Legalitetit dha një konferencë shtypi në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në fillim zoti Gavrosh Levonja lexoi një deklaratë në emër të kësaj partie, ku bëheshin analiza politike të gjendjes në vend e në Ballkan dhe shpreheshin pozicionet e kësaj partie. Më pas kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit z. Nderim Kupi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Pyetje se si e shpjegon përçarjen e Legalitetit në kongresin e dymbëdhjetë zoti Kupi iu përgjigj se përçarjet në Legalitet janë emigracion kanë rrjedhë të thella, të pakten që nga viti 1961. Nuk mund të akuzojë kërkënd konkretisht për këtë, tha ai, por një turp i madh do të jetë për… (Vijon në faqen 5)

Doli maji

Z. Meksi Kemi kaq kohë që u presim zoti Meksi. Vetë premtuat për të ardhur dhe ne u besuam sinqerisht. për të ardhur dhe ne u besuam sinqerisht. Bile jo vetëm ne këshilltarët socialistë por edhe të tjerët (dhe edhe të frontit tuaj). Në mes të muajit maj kur erdhëm si kryesi e këshillit të rrethit në Tiranë për tu kujtuar për premtimin, ju nuk na pritët dot se ishim njëgjegjshëm (kështu na tha edhe zoti Meksi, deputeti ynë). E megjithatë u falenderuam që pritët kryetarin dhe i premtuat se do të vini në Pogradec brenda muajit Maj. Por doli Maji dhe hyri qershori allaturka dhe ju nuk po dukeni akoma. Ne u presim zoti Meksi se kemi shumë halle për të qarë bashkë (në se dini vërtetë të qani hallet e popullit) Zaten për këtë u kemi edhe një krye të qeverisë në veshët ejeni ju në krye të saj. Këshilltarët socialistë të rrethit Pogradec

Ku janë kombajnat se na iku dhe ky pak grurë?

Në komunën e Tiranës të thonë se ky vit po s’mori masa qeveria për bukë do të jetë katastrofik për ne se gjithë prodhimin mund ta çojë fshatarin të siguruar shumë shumë 6-7 muaj. Po muajat e tjerë? Si kur të mos mjaftojë kjo (pasi zona është malore dhe e thatë) mungesa e kombajnave veçanërisht për shirje do ta vështirësojë së tepërmi problemin. Gruri është tani në pjekje të plotë. At po korret edhe me krahë por për shirje, duhen urgjentisht kombajnat. Kombajna nuk ka gjekundi… Vera është tepër e nxehtë. LUAN SHMILLI

Doli maji Z. Meksi

Doli maji Z. Meksi Kemi kaq kohë që u presim zoti Meksi. Vetë premtuat për të

Fletëmë në pikë të hallit