- Vjen në parlament një projekt kushtetutë nga një grup teknik pa kaluar në komisionin e posaçëm të Kuvendit.
- Korrektësi e detyruar, apo manovër për të fituar kohë?
Tani së fundi në Parlament u shpërnda një projekt për kushtetutën e Re.
Komisioni teknik i ngitur për këtë qëllim i çoi komisionit qendror të Kushtetutës projektin e vet, vende-vende për nenë të veçanta e me dy variante. Kryetari i Komisionit Qendror dha porosi për tu fotokopjuar me 1400 kopje për deputetët, në mënyrë që ata ta kenë në dorë përpara datës 16 qershor, si afat i fundit i caktuar nga Parlamenti.
Siç është bërë e njohur, grupi socialdemokrat ka publikuar qëndrimin e vet se nuk do të marrë pjesë në Parlament pa ardhur kushtetuta. Me të drejtë kryetari i Komisionit të posaçëm e vlerësoi këtë deklaratë. Mendimi i përgjithshëm është se kryetarit të Komisionit i erdhi në ndihmë përvoja në qeveri si Kryeministër, në marrëdhëniet me sindikatat e pavarura. Siç kemi vënë re gjatë midis qeverisë dhe sindikatave kanë qenë jo të rralla dhe këto të fundit e kanë shpëtuar deri diku «autoritetin» e drejtuesve të tyre në këtë pazare me qeverinë.
Kështu që grupi socialdemokrat e kapërcen vështirësinë dhe ai do të vazhdojë të vijë të mirë të punës së vetë qeverisë që ajo të mos ketë probleme në veprimtarinë e saj. Deputeti i PD-së Z. Vasjari tha se krijimi i këtij Komiteti pa ardhur në Parlament edhe pse ky projekt, kështu siç është, mik vjen nga Komisioni, po thjesht nga një grup pune.
Në shpjegimet që do të jepen në 16 qershor me siguri do të thuhet se komisioni ka nevojë ta studiojë vetë projektin. Po kështu ta studiojnë edhe deputetët. Me që është fjala jo për një ligj të thjeshtë por për kushtetutë, ndoshta duhet një diskutim paraprak dhe më i gjerë. Atëherë kur do të miratohet Kushtetuta? Të presim ç’do të sjellë vjeshta.
VEZHGUESI
TAKIM NË KUVENDIN POPULLOR
Paradje, në një nga sallat e Kuvendit Popullor, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Namik Dokle dhe nënkryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit Popullor Bashkim Zeneli, u takuan dhe zhvilluan një bisedë konstruktive me zotin Max van der Stoel, Komisionar i lartë për pakicat kombëtare të KSBE-së.
Duke iu përgjigjur interesimit të zotit Max van der Stoel, Namik Dokle shprehu qëndrimet e Partisë Socialiste dhe të grupit të saj parlamentar, për pozitën e minoritetit grek në Shqipëri, për situatën e shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni dhe vise të tjera të ish - Jugosllavisë.
Në kuadrin e të drejtave që gëzon mbi bazën e standarteve ndërkombëtare dhe të ligjeve të miratuara në parlament, minoriteti grek në Shqipëri gëzon e do të gëzojë të gjithë ato të drejta ligjore, humane, politike dhe ekonomike, financiare, që u jep mundësi atyre të shprehin, ruajnë dhe zhvillojnë lirshëm identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar, të gjuhës, të mësojnë edhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare etj. Ky është edhe një faktor i rëndësishëm që shërben si urë lidhjeje e miqësie mes popullit shqiptar e popullit grek. Duke folur për situatën e shqiptarëve në Kosovë, Namik Dokle tha se tanimë është e njohur për të gjithë se ajo është tepër e rëndë. Kjo është rezultat i politikës së egër të shtypjes, të terrorit dhe të spastrimit etnik që ushtrohet nga klika Milosheviçit. Por mendojmë se edhe Komuniteti Europian nuk është angazhuar sa duhet në zgjidhjen e situatës, madje ai ka qenë i vonuar dhe nuk e ka ndjerë me kohë rrezikun e mundësisë së shtrirjes së konfliktit edhe në Kosovë. Për Kosovën në Europë gjykohët më shumë në kuadrin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ne nuk jemi aspak dakort dhe qëndrimin tonë e kemi shpallur edhe nëpërmjet një Deklarate të Partisë, me vendimin e mbledhjes së 22 majit të SHBA, Rusisë, Francës, Britanisë dhe Spanjës, që nuk njeh autonominë e Kosovës. Askush nuk ka të drejtë të shkelë hapësirat e njohura të së drejtës popullore për vetëvendosje. Dhe kjo po nënkupton ndryshimin dhe dhunë të kufijve. Populli shqiptar në Kosovë, por edhe në Maqedoni e vise të tjera të ish-Jugosllavie, ka treguar vetëpërmbajtje që është vlerësuar nga Komuniteti Ndërkombëtar, por me këtë nuk duhet lejuar që të abuzohet.
Në një situatë diskriminuese është edhe popullsia shqiptare në Maqedoni. Qeveria jonë e ka njohur Republikën e ish - Jugosllavisë së Maqedonisë dhe ne nuk e paragjykojmë këtë njohje, por edhe nuk pranojmë që të bëhemi ndër të parët këtë akt. Them kështu sepse në Maqedoni nuk është ndërruar ende drita jeshile për të drejtat e ligjshme të shqiptarëve. Asnjë garanci nuk po jepet për këtë; përkundrazi diskriminimi vazhdon dukshëm, në një kohë kur shqiptarët duhet të jenë element shtetformues.
Komisionari i lartë për pakicat kombëtare i KSBE-së Max van der Stoel, vlerësoi për realizimin dhe objektivitetin në paraqitjen e situatës dhe të zgjedhjeve që kërkohen, në bazë të parimeve të njohura ndërkombëtare.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste
Krijohet ministria e të përndjekurve politikë
Dje në Kuvendin Popullor
- Ministria e të përndjekurve pa statusin e të përndjekurve politikë është si një general pa ushtri.
- Deputeti Dokle në emër të grupit socialist propozon të krijo- në pa-
Krim kundër përfaqësuesit të pushtetit
Tenthohet të vritet kryetari i komunës së Kullalisë në Berat Xhevahir Hatia
Më datën 11 qershor; rreth orës 9.30 tre veta nga fisi Çala nga fisi Rerez i komunës së Kullalisë e qëllojnë për vdekje kryetarin e komunës, Xhevahir Hatia.
Ngjarja është kjo: Në zyrën e kryetarit të Komunës zhvillohej mbledhja për zgjedhjen e kryeplakut të fshatit Rerez. Njerëz nga fisi i Çalaje bënin presion që në krye të pleqërisë të zgjidhej njeriu i tyre. Me votim të fshehtë nuk fiton kandidatura e fisit të Çalaje, por një kandidaturë tjetër. Të pakënaqur, por edhe të nxitur nga ballistët e fshatit Rerez, tre djem nga fisi i Çalaje në zyrën e kryetarit të Komunës qëllojnë pabesisht disa herë me dru kryetarin e komunës Xhevahir Hata, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë, në trup dhe i thyejnë dy kyçet e duarve.
Dhe si pa gjë të keq, të tre personat që janë nipërit e Luftar Çalës, komandant i policisë në Urën Vajgurore; largohen në drejtim të paditur. Populli i ndershëm i Kullalisë është i indinjuar dhe kërkon vrasësit... Këshilli i fshatit; këshilli i komunës i janë drejtuar Presidentit të Republikës, Ministrit të Rendit. Të shohim a do t’i kapin vrasësit. Tentativa për vrasjen e kryetarit të Komunës së Kullalisë, Xhevahir Hatia, është gjë tjetër veçse një variant i fundit «Toka e përgjakur» Vrasësit e goditën për vdekje kryetarin e Komunës dhe shëtisin me kalë (nënkupto me vetura).
Korresp. i «Zërit të popullit»
NIE NGATËRRESE PER KALAKULEN E DYTË
Nëpër Tiranë
përndjekurve politike
- Ministria e të përndjekurve pa statusin e të përndjekurve pa ushtruar është si një gjeneral pa ushtri.
- Deputeti Dokle në emër të grupit socialist propozon të krijohet dhe ministria e emigracionit;
Ministria shtetëzane e punësimit, emigracionit, përkrahjes sociale dhe e ish të përndjekurve politikë, poll dje para dite. Pjella e saj këtej e tutje do të quhet Komiteti i ish të burgosurve politikë. Ky organizëm do të ketë atributet e një ministrie me status të njëjtë si të Komitetit të Shkencës dhe të Teknologjisë.
Ministri Shehi që mbrojti para Kuvendit projekt ligjin e paraqitur tha se kjo masë merret që të krijohet një strukturë më efikase në shërbim të ish të burgosurve politikë. Ministria jonë, tha ai, është mjaft e ngarkuar. Brenda strukturës ekzistuese, Drejtoria e të Përndjekurve nuk i zgjidh dot të gjitha problemet financiare, të strehimit, të arsimimit etj. me të cilat ballafaqohen sot të përndjekurit politikë.
Grupet parlamentare të partim u shprehën dakord me këtë ndryshim por bënë edhe disa vërejtje. Namik Dokle dhe Teodor Laco e shprehën se për vetë kohën e shkurtër që mendohet të funksionojë ky Komitet dhe për objektin e kufizuar të punës së tij, ai të mos ngrihet në rangun e një ministrie. Fërhmi Abdiu kërkoi që qeveria të marrë përsipër që të sjellë në Kuvend një ligj bazë për organizimin e strukturës dhe të atributëve të qeverisë. Kjo gjë sipas tij do të jetë në më parë statusi i të përndjekurit politik është njëlloj si të kemi një gjeneral pa ushtri.
Krijimi i kësaj ministrie pa ardhur më parë statusi të bën vërtet përfytypje. Ka kohë që kërkohet dhe pritet statusi i të përndjekurve politikë në parlament. Këtë gjë e kërkuan edhe deputetët socialistë para se të miratohej ligji i fundit për pafajësinë.
Si duket pushtetarët e sotëm dhe ministria e tyre emërgjatë, të paaftë për të zgjidhur hallet e ish të dënuarve politikë, synojnë që me anën e një Komiteti në rang ministrie t'iu japin atyre atë sadisfaksion shpirtëror që nuk ua kanë dhënë dot materialisht. Se mos janë vetëm ish të dënuarit që nuk e kanë marrë këtë sadisfaksion. Sot në Shqipëri numurohen 400 mijë të papunë janë me mijëra ata që presin të punësohen me anë të emigracionit sipas premtimeve që ua bëri Partia Demokratike.
Në emër të grupit socialist Dokle propozoi që për të lehtë suar punën e qeverisë të krijohet më vete edhe Ministria e Emigracionit. Kjo kërkesë u përkrah nga ministri Shehi por kaloi e pa vënë re nga shumica parlamentare.
BATARË AUTOMATIKESH NË DRIZAR
Në Mallakastër
Banorët e fshatit Drizar të Mallakastrës rreth orës 11.00 të datës 14 qershor përjetuan një ngjarje tronditëse.
Në grup të rinjsh nga lagjen Kovaç, nisën me automatikë e duke qëlluar me armë zjarri, pistolete, pa pasur parasysh se përpara tyre kishte njerëz të pafajshëm. Era e barutit u fut në çdo dritare, duke tmerruar burra, gra e fëmijë. Ngjarja lidhet me rrethanën e automjeteve të fshatit, e cila, sipas të dhënave deri tani, pati të dhëna përkatëse.
Pas krismave të armëve, banorët e fshatit u alarmuan. Krismat e armëve nuk ndalen. Shkopinj e gomës binin mbi njerëzit e pafajshëm, duke krijuar kështu një panik të vërtetë. Nga ky dyluftim midis fshatarëve e punonjësve të policisë u plagos një djalë me pistoletë. Pas kësaj fshatarët rrëmbyen armë zjarri, sëpata, hunj, me të cilët gjendja dhe vendi përpara punonjësit e rendit.
Sipas informacionit që morëm policët u larguan me turp nga fshati Drizar. Pyeta fshatarët se «ku po shkojmë kështu», u përgjigjën edhe me dy letra proteste të drejtuara ministrit të rendit publik, zotit Musaraj dhe kryeministrit Meksi.
Fshatarët e Drizarit e presin një përgjigje.
Rinia Eurosocialiste e ftuar në mbledhjen e Byrosë së Internacionales Socialiste të Rinisë për 12-shën
Rinisë Socialiste për Komunitetin e Socialdemokrate të vendeve të 12-shës morën pjesë edhe Shqiptare.
Rinia Eurosocialiste e ftuar në mbledhjen e Byrosë së Internacionales Socialiste të Rinisë për 12-shën
Kjo mbledhje u zhvillua në prag të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Komunitetit Europian që do mbahet pas një muaji në Kopenhagën. Ajo trajtoi situatën në ish Jugosllavi duke e vënë theksin në parandalimin e përhapjes së konfliktit veçanërisht në Kosovë që mund të provokonte një konflikt shumë më të gjerë dhe të rrezikshëm për perspektivën e paqes në rajon. Po kështu në këtë mbledhje u diskutua për problemin e papunësisë në Komunitetin Europian si dhe për përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian në 94 për të koordinuar më mirë punën e ECOSY për Partinë Socialiste Europiane që në zgjedhjet e ardhshme për parlamentin Europian grupi socialist të sigurojë përsëri mazhorancën. Në fund u aprovua 2 rezoluta për situatën në ish Jugosllavi si dhe për papunësinë e rinisë në Komunitetin Europian.
Në fillim të seancës së parë presidenti i ECOSY H. Larsen duke prezantuar kryetaren e Rinisë Eurosocialiste Shqiptare Ilir Metën, tha dhe falën atij i mbajti një raport rreth situatës ekonomike e politike në Shqipëri dhe pozicionimit e Rinisë Eurosocialiste në këtë kuadër. Pas kësaj pjesëmarrësi bënë shumë pyetje.
Po kështu Nekeyroant I Rinia Eurosocialiste Ilir Meta zhvilloi bisedime të veçanta me drejtuesit e rinisë socialiste Spanjolle Socialdemokrate Gjermane, Socialiste Franceze, Socialiste Belge, Laburiste Angleze e Hollandeze etj.
Zëdhënësi i FRESSH-it
Nga 11-13 qershor në Roskilde të Danimarkës u zhvillua mbledhja e Byrosë së Internacionales së Rinisë Socialiste për Komitetin Europian (ECOSY). Në këtë mbledhje përveç drejtuesve të Rinisë Socialiste e Socialdemokrate të vendeve të 12-shës morën pjesë dhe përfaqësuesit e Rinisë Socialdemokrate Austriake si dhe të Rinisë Eurosocialiste Shqiptare.
NJË NGATËRRESË PËR KALAKULËN E DYTË
Nëpër Tiranë
Bllokmenëve të vjetër u doli boja. Bllokmenët e rinj po ua kalojnë në shumë drejtime.
Një rast konkret i ndodhur në kryeqytet flet për këtë.
Djali i Anëtarit të Byrosë Politike të PD (pjesës së Ballit) Z. Petrit Kalakula, pra Kalakula i Dytë, sipas tre burimeve që s'duan të identifikohen, është rrahur me mosha të tij në shkollën ku mëson. Nuk dihen shkaqet arsye e fillimit të sherrit. Dikush pretendon se kjo ka ndodhur për shkak karriere, të tjerë e spekulojnë me shkaqe politike. Sidoqoftë, thuhet se Kalakula i Dytë u muar në mbrojtje nga forcat e rendit duke arrestuar dy nga nxënësit pjesëmarrës në grindje. Ata u dërguan menjëherë në polici dhe u vendosën në gjendje arresti. Të njëjtat burime thonë se vetëm mbas grevës, ose paralajmërimit për grevë që përfshiu gjithë shkollën, dy nxënësit u liruan. Mbas kësaj ngjarjeje pusheret dhe hetuesit mendojnë seriozisht që pas bllokut të ri, të krijojnë edhe shkolla të veçanta ku mund të mblidhen bijtë e kastës së re, sipas përvojës së bllokmenëve të vjetër. Deri në organizimin e këtij sistemi «demokratik» të shkollës, ftojmë organet e rendit që ta garantojnë këtë rast, që të marrë vesh populli, se, mund të tolerohet ndaj hajdutëve, ndaj atyre që ngasin biçikletat dhe veturat si të çmendur duke shkaktuar edhe viktima mund të tolerojnë edhe ndaj ngatërresave për t'i çuar edhe hekur përdhunojnë të mjerët e vrasje, por nuk do tolerojnë as edhe një rast të vetëm kur cenohen bllokmenët e rinj, interesat dhe privilegjet e tyre.
SIGU - SHIKU
Rreth fondeve të qeverisë për strehimin në Tepelenë
Në ndjekje të problemit
Në kronikën televizive të datës 14 qershor dhe në gazetën «RD» të datës 15 qershor, ku bëhet fjalë për marrjen e tokës së Tepelenës, fillon u fol për fonde të akorduara nga qeveria për strehimin e popullsisë në Tepelenë.
Në kronikën televizive të datës 14 qershor dhe në gazetën «RD» të datës 15 qershor, ku bëhet fjalë për marrjen e tokës së Tepelenës, fillon u fol për fonde të akorduara nga qeveria për strehimin e popullsisë në Tepelenë. Në njoftim thuhet se pushteti lokal në Tepelenë ka penguar strehimin e këtyre fondeve për ndërtimin e banesave, sepse nuk ka kënduar projektet e ndërtimit.
Në kronikën televizive u fol për pasdhënien e pesë milionë lekë fondë të akorduara nga qeveria për strehimin në këtë rreth, ndërsa në gazetën «RD» jepet shifra pesëqind milionë. Për paqëndrueshmëri milionë.
Me qëllim problemit që ngre zoti Selami është vërtet shqetësues dhe mungojnë shifrat e fondeve të qeverisë për banesat në Tepelenë, janë kontradiktore, ne u drejtuam dje në Ministrinë e Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit. Në tri drejtime iu takuam ministrie, konkretisht në atë të strehimit, në drejtorinë ekonomike dhe në Entin Kombëtar të banesave; nuk mundem të marrim asnjë informacion të saktë për këto fonde për banesat në Tepelenë.
Kjo ishte arsyeja që për këtë problem iu drejtuam ministrit përkatës, zotit R. Manushe, me këto pyetje:
1. A jep Ministria juaj fonde për investimet për banesa në rajon?
2. A i është dhënë rrethit të Tepelenës fond për ndërtimin e banesave të reja? Në se po; sa është ky fond? Kur është miratuar nga dikasteri i aj?
3. A është akorduar apo investim? Cilat janë ndërmarrjet të rrethit të Tepelenës; është dhënë?
Zoti Ilir Manushi na premtoi se do të na japë përgjigje për këto pyetje brenda dy ditësh, po deri më sotme, ndërkohë që vetë gazeta kërkon informacione, edhe organet e pushtetit lokal në Tepelenë për të.
Nga 11-13 qershor në Roskilde të Danimarkës u zhvillua mbledhja e Byrosë së Internacionales së Rinisë Socialiste për Komitetin Europian (ECOSY).
Shkurt nga bota
- Rifillon bledhja e Presidencës kolegjiale Boshnjake në Gjenevë, ku nuk arrihen përparime.
- Koli i premton Quenit dhe Shtoltenbergut përkrahjen e tij të plotë.
- Margaret Theçer dënon «dështimin» e OKB-së përballë «Agresionit Serb».
- Marrëveshja Serbo-Kroate, në Bosnjë për transferim popullate pastrimi etnik me marrëveshje.
- Karaxhiç bisedon me zëvendësministrin rus të punëve të jashtme.
- Bangladeshi vendos të dërgojë një batalion helmalkatrish në Bosnjë.
- Së shpejti vijnë Elementët e parë të forcave Amerikane në Maqedoni.
- Masakër në Spitalin e Bosnjës.
- Kozirevi në Athinë:
- Kanadaja përfundon rolin e saj paqeruajtës në Qipro.
(ATSH)
LEKONI NË NUMRIN E NESËRM:
«Deklaratë e përbashkët e Partisë Socialiste të Shqipërisë (PSSH) dhe e Lëvizjes Socialiste Panhelenike PASOK»
KJO DEKLARATË DO TË PUBLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË NË TIRANË DHE NË ATHINË