ASNJË VEPRIM POLICOR NUK E SHPETON DOT PD-në NGA DESHTIMI POLITIK
NGJARJA E 18 QERSHORIT NË SHKODËR
NË QENDËR TË VËMENDJES SË OPINIONIT PUBLIK
NGJARJA E 18 QERSHORIT NË SHKODËR NË QENDËR TË VËMENDJES SË OPINIONIT PUBLIK ASNJË VEPRIM POLICOR NUK E SHPETON DOT PD-në NGA DESHTIMI POLITIK «NUK ËSHTË TURP PËR SHKODRËN, PO PËR ATA QË E ORGANIZUAN» Ngjarjet e pardjeshme në qytetin e Shkodrës radio - Shkodra dhe radio-televizioni i paraqitën me njëanshmëri. Bile e para beri dhe një intervistë me ata që hidhnin parulla e flisnin, duke u munduar t’i tregonin opinionit të gjerë se fliste populli. Ndaj meqenëse kjo nuk mori mundimin të intervistojë edhe qytetarë që pritnin të takonin Fatos Nanon, e pamë të udhës ta plotësojmë ne këtë mangësi, duke botuar disa biseda që bëmë dje me të pranishëm në këtë ngjarje. Bahri Dervishi (mësues i merituar): Kisha ftesë për atë takim, shkova duke patur parasysh se demokracia jep të drejtën secilit të simpatizojë partinë apo liderin e saj që dëshiron. Në sheshallët e kinemasë «Republika» ishin 30-40 persona, që mbanin parulla dhe nuk lejonin të ftuarit të hynin brenda. Njëri prej tyre, bëri me gishti që të më gjurmin mua, dhe të irrituarit më gjuajtën. Pashë disa policë që përqafoheshin me të tillë elementë. Çuditem, policia në vend që të pengonte ata, pengonte ne, që kishim ta- takime të ligjshëm. Kjo ngjarje mua më le të kuptoj se pushtetarët në Shkodër nuk duan ta pranojnë pluralizmin. Ne nuk kishim shkuar aty për t’u konfrontuar, por për takim pune. Bile ne bëmë çmos të evitojmë çdo konfrontim. Ja, mua kur e morën vesh se më kanë qëlluar, më kanë ardhur nja pesë e mi e më kanë thënë që ta tregoj se kush më qëlloi. Por nuk u kam treguar dhe nuk do të tregoj, në mënyrë që të mos ndodhë asnjë konflikt. Për mendimin tim, çdo gjë ishte përgatitur më parë dhe drejtuesit e rendit të pushtetit e kanë ditur. Një polic, që më njohu, se dikur e kisha patur nxënës, më tha: ik profesor se tash po e sheh ç’bëhet me vonë! Megjithatë unë nuk jam largu...
... te më syintë. Rrëkova ndihmë policit, por ai m’u përgjigj se kush le ta thënë me ardhë këtu. I thashë se kjo është tokë shqiptare dhe për deri sa edhe unë jam shqiptar, nuk më heq njeri të drejtën të vij, aq më shumë që jam edhe me ftesë dhe aty kam qenë qendruar. Gjatë kësaj kohe, kam parë një djalë të gjatë, me këmishë të kuqe, që u jepte lekë personale të caktuar për të mbajtur parullat, të cilat i merrnin nga dy makina të tipit «Furgon».
Dikush kishte interes të konfrontojë popullin, por fatmirësisht toleranca e qytetarëve të Shkodrës fitoi shumë, e bashkë me të vetë Partia Socialiste u tregua si forcë serioze që është për mirëkuptim, duke respektuar ligjet dhe duke iu shmangur këtij provokacioni.
Rexhep Shima: Një anëtar i PD-së, emrin e të cilit nuk kam dëshirë ta publikoj, më ka thënë një ditë me parë se Fatos Nano nuk mund të n’ojë Shkodër, sepse janë marrë të gjitha masat që të sabotohet takimi i
... kanë ardhur të syintë. Përsa i përket organizimit të takimit, megjithëse ishte një takim i organizuar me gjithë drejten dhe aty kam nuk mund të nyjë takimi i
Revanshistët e PD-së provokojnë vëllavrasje
Të premten më 18 qershor socialistët shmangën në Shkodër një konfrontim tragjik.
Organizatorët e mitingut të paligjshëm kërkonin me çdo kusht konfrontim fizik të njerëzve me bindje të ndryshme politike e të fshatit në Shkodër. Ata kërkonin të derdhej gjak shqiptar. Skenari i përgatitur me kujdes, po kësaj radhe krejt i lexueshëm prej të gjithëve, synonte që për konfrontimin që mund të ndodhte fajtor të bëheshin socialistët, të cilët do të akuzoheshin pastaj si provokatorë. Por organizatorët e këtij skenari monstruoz mbetën me gisht në gojë, sepse maturia e gjakftohtësia e socialistëve ua dogjën kartat në duar. Ngjarjet e 18 qershorit në Shkodër kanë nevojë për një analizë të thellë të shumanshme. Ajo që u përgatit në Shkodër shumë shpejt do të kthehet në bumerang për organizatorët. Ai që i bën groposjen tjetrit bie vetë brenda», thotë populli. Pa dyshim që analiza e kësaj ngjarjeje kërkon gjakftohtësi e për- përgjegjësi. Aq më tepër që përpiqet të gjykojë faktet të tjera që hedhin edhe më shumë dritë mbi të vërtetën e asaj që ndodhi më 18 qershor në Shkodër. Megjithatë, disa analiza e konkluzione mund të bëhen që tani: Tragjizmi i ngjarjes që po përgatitej në Shkodër e paralajmëroi publikisht gazeta e partisë në pushtet, RD-ja e 17 qershorit, e cila me një provokim të paskrupullt njoftonte opinionin publik se: «Vrasësi i dy prillit do të shkojë në Shkodër». Publiku shqiptar ka ndjekur në RTV gjyqin e Shkodrës, dhe ka krijuar gjykimin e vet për ngjarjen e dy prillit. Drejtësia, e koma-
... tëra besovë, që kjo duhej të fyrer e të provokuar rëndë në ndërin dhe dinjitetin e tyre. Ata që ngërmëzojnë këto shkrime e dinë mirë që traditat zakonore të shqiptarëve janë të tilla që kur çenohet nderi, reagimi është i jashtëzakonshëm. Me thirrje të tilla fashiste PD kërkon të provokojë, për interesat e veta partiake, edhe ndjenjat antikomuniste të qytetarëve shkodranë. Kjo thirrje përpara se të jetë fashiste e antikushtetuese është pikërisht pari thirrje antikomëtare. RD u thotë shkodranëve se atje po vjen vrasësi i dy prillit, prandaj ju e keni për detyrë të bëni atë që nuk po bën shteti ndaj kriminelëve të tille, prandaj në shkrim lexojmë: «Pakenagishtë që mund të kenë shkodranët me PD-në lidhën pikërisht me atë që PD nuk po u tregon vendin disave si Nano, që po tregohët disi e butë me kriminelët!»
Siç u tha edhe në deklaratën e Kryesisë së Partisë Socialiste e Gru-
Takim i një grupi deputetësh të PS me presidentin Berisha
Ditën e premte datë 18.6.1993 në orën 21.00 Kryetari i PS, Fatos Nano, nënkryetari i Kuvendit Popullor Shpëtim Yukaj, kryetari i grupit parlamentar të PS Namik Dokle dhe deputetët Kastriot Islami, Maqo Lakrori, Ndre Legisi, Alfred Paloka, e Musa Ulqini u takuan me Presidentin e Republikës z. Sali Berisha.
Ditën e premte datë 18.6.1993 në orën 21.00 Kryetari i PS, Fatos Nano, nënkryetari i Kuvendit Popullor Shpëtim Yukaj, kryetari i grupit parlamentar të PS Namik Dokle dhe deputetët Kastriot Islami, Maqo Lakrori, Ndre Legisi, Alfred Paloka, e Musa Ulqini u takuan me Presidentin e Republikës z, Sali Berisha. Ata e njohën me përmbajtjen dhe i dorëzuan deklaratën e Kryesisë së PS dhe të grupit parlamentar socialist lidhur me veprimet e paligjshme të organizuara nga forcat e djathta në pushtet për të sabotuar aktivitetin e ligjshëm të PS në Shkodër.
Ata shprehën protestën e tyre për veprimet antidemokratike të pushtetarëve dhe të forcave të tjera revanshiste që synonin të krijonin implikime të mëtejshme të situatës dhe kërkuan prej tij që të ngrihet mbi nivelin e qëndrimeve partiake e të përmbushë detyrimet si President i Republikës për garantimin e zbatimit të dispozitave kryesore kushtetuese e në këtë kuadër edhe të veprimtarive të ligjshme të forcave politike. Ata kërkuan prej tij që të ndërhyjë drejtpërdrejt për të rregulluar në radhë të parë gjendjen e mjeruar ekonomike në Shkodër ku numërohen rreth 40 mijë të papunë e të mos lejojnë që pushtetarët të largojnë vëmendjen e njerëzve nga hallet përmes veprimeve dhe skenarëve ekstremistë e revanshistë.
Gjithashtu ata shprehën rezervat e protestë edhe për mospërputhjen e dukshme ndërmjet deklaratave e premtimeve dhe qëndrimeve konkrete të zotit Berisha si president. Atij iu rikthesua se në disa raste, si për shembull për çështjen e bllokimit të pushtetit lokal, për RTV-në, për policinë etj., me fjalë ai i ka quajtur të drejta shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e PS dhe ka miratuar qëndrimet e tyre konstruktive, ndërsa në fakt veprimet konkrete janë kryer në sens të kundërt.
Për fat të keq në këtë takim, në vend që zoti Berisha të mbante qëndrime të prera kundër organizimeve të paligjshme e të rrezikshme për demokracinë, në vend që ai të bashkohej me shqetësimet e përfaqësuesve të PS për rrezikun e madh që ato i sjellin paqes sociale, ai përsëri nuk doli dot nga pozicionet e tij të njohura patriakale dhe u përpoq të justifikojë këto shkelje ligjesh. Ndryshe nga deklarata të tij publike për të mirën e përgjithshme që ngre emocionet këto radhë zoti Berisha la mënjanë demagogjinë e tij tashmë të njohur edhe në vend të pozicionit të paanshëm të presidentit të republikës mbajti hapur pozicionin e partizakut president.
Megjithëse, iu kërkua publikimi në RTV i takimit dhe i deklaratës, së Kryesisë së Partisë Socialiste dhe i grupit të saj parlamentar, ai, edhe këtë herë nuk krijoi hapësirë për informimin e paanshëm të opinionit publik. Deputetët socialistë e vunë në dijeni Presidentin Berisha se edhe për këtë shkelje të rëndë të ligjit, PSH do të informojë opinionin shqiptar, organizmat ndërkombëtare dhe trupin diplomatik të akredituar në Tiranë.
Zyra e shtypit dhe informacionit e Partisë Socialiste.
19.6.1993
SKENARI I 18 QERSHORIT U ORGANIZUA NGA ATO QË ORGANIZUAN 2 PRILLIN
PROTESTE
Presidentit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha.
Kuvendit Popullor
Kryeministrit, zotit Aleksandër Meksi,
Ministrisë së Rendit Publik
Për dijeni: Komitetit Shqiptar të Helsinkit, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë,
Në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste, protestojmë energjikisht për shkeljet flagrante të ligjit, për dhunimin e hapur të demokracisë e të pluralizmit në Shqipëri dhe akuza- më shtetin, si organizator i veprimeve të rrezikshme që synojnë përçarjen e grindjen mes shqiptarëve, liberalizimin e Shkodrës e të Shqipërisë.
Skenari i 18 qershor 1993 u organizua po nga ato fijë që organizuan edhe ngjarjet e 2 prillit 1991. Dhuna që u përdor për të mos lejuar Fatos Nanon dhe deputetët socialistë të zhvillonin takimin me anëtarë e simpatizantë të PS-së ishte përgatitur ditë me radhë, bile edhe qe paralajmëruar një javë përpara në një deklaratë të bërë në radio-Shkodra. Organizatorët e këtij grumbullimi të paligjshëm, e këtij akti fashist që synonte një 2 prill tjetër, dolën hapur. Ata ishin drejtuesit e këshillit të rrethit, konkretisht: kryetari Ali Kazazi, sekretari Spiro Lito, nënkryetari Jozef Bushati, shefi i seksionit të organizimit Shyqyri Selhani, anëtarë pedeistë të këshillit të rrethit si Tonin Ujka, anëtarë të këshillit të bashkisë si Ludovik Dega, kushërinj e Pjetër Arbnorit, punonjës të bashkisë e të rrethit, punonjës të policisë financiare me në krye kryetarin e tyre Muhamet Gradeci, të gjithë rrëgjëtarë të pushtetit antidemokratik, që fituan postet, drejtorë ndërmarrjesh e institucionesh si drejtori i institutit të sigurimeve, drejtori i teatrit «Migjeni», drejtori i libër-filmit, etj. Gjithashtu ishin aktivë edhe të tjerë të njohur në radhë të tilla, si Zef Gjoni, shpërndarës i ndihmave të karitasit, Xhenamin Topalli, vëllai i Kolec Topallit, kryetari i komunës Berdicë, Eduard Përjaku e Alfons Grizha, drejtues të shoqatës së 2 prillit,
(Vijon në faqen 4)
«Mision i ri» për arsimtarët
Pa koment
Dihen nga të gjithë se arsimtarët kanë vendin e fundit në nivelin e pagave. «Argumentet» nga ana e shtetarëve, për këtë nivel, janë nga më të ndryshmet.
Me «admonimin» dhe me 4 «shpërblimet» është ai që fillon titull tani së fundi. Vetëm se para disa ditësh shkencëtari e Tiranës bëri një ngritje page (rritje e tyre para rreth 80-20 përqind), të grumbulluar para bashkisë grevistët kërkonin takim me kryetarin e ... Thonë se kryetari i bashkisë, për të shpërndarë grevistët, përdori një mënyrë efikase. Ai u paska thënë lëshhasëvnj- vë: «Ndërprini grevën se, në rast të kundërt u emërova të gjithë arsimtarët». Sa dëgjuan këtë fjalë grevistët u shpërndanë, Arsyet nukkuptohet. Mësuesit në rolin e «grevëthyesës». Pasi kyben me sukses misionin e komisarit, arsimtarët ngarkohen me «mision» të ri.
KADRI SELIMI
Xhevdet Mustafa... më falni, Xhevat Mustafa zbulon sekretin shtetëror
Në numrin e djeshëm RD-së, gazetari i saj Xhevdet Mustafa... më falni, Xhevat Mustafa zbulon një sekret shtetëror për dhunë e vrasje.
Duke shkruar për ngjarjen e Shkodrës me stilin e tij «epileptik», në një rast, në mënyrë të vetme ai del jashtë këtij stili dhe për faktin e tillë ka një njohje një sekret, që RD-ja me siguri e dinte. Ja dy frazat e para të shkrimit: «18 qershori do të mbetet në karrierën politike me teorike të Fatos Nanos e premta më e zezë».
Ai u nis nga Tirana si për dasëm, por për pak i shpëtoi mortjes në Shkodër.
Vini re! «...për pak i shpëtoi mortjes në Shkodër...» Kush e kishte përgatitur konfrontimin vëllavrasës? Kush do të bënte vrasjen? Nga do të qëllonte? Sa është pa- guar?
Mbase Xhevat Mustafa nuk di kujt për këtë. Ai duhet të pyes «Xhevdet Mustafën» që me siguri do ta gjejë mes pushtetarëve përdëst.
REXHEP KAJANI
Shtohen radhët e Partisë Socialiste
Në rrethin e Kukësit rritet forcohet përdëltë autoriteti i PS-së.
Në rrethin e Kukësit rritet e forcohet përdëltë autoriteti i PS-së. Gjatë periudhës dymujor maj-qershor të këtij viti, në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve të reja në këtë parti, janë pranuar 213 anëtarë të rinj në Partinë Socialiste. Me sa duket sulmet e ndërmarra nga pushtetarët e djathtë kundër kësaj partie po japin efekte të kundërta për ta.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Përse disinformoni?
Më datën 18 qershor, Radio Tirana dhe Radio Televizioni Shqiptar dhanë njoftimin në gjuhën të huaja se grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe ai i Partisë Socialdemokrate qenë shkëputur nga Parlamenti kur u paraqit projekti i Kushtetutës së Re nga «Komisioni Special», duke kërkuar që ky të paraqitet nga Komisioni për Kushtetutën.
Ky njoftim përbën një disinformim dhe një mungesë respekti për opinionin e jashtëm, në përpjekjet për të justifikuar sjelljen skandaloze të Kryesisë së Parlamentit dhe të Grupit Parlamentar të PD-së për këtë çështje. Në fakt materiali i paraqitur nuk ishte i ndonjë komisioni të posaçëm, por i një grupi pune që duhet të hartonte një paraprojakt për të ndihmuar Komisionin, parlamentuar i cili ka tagrën që të hartojë dhe të paraqitë një dokument të tillë.
VEZHGUESI
BBC Fillon programin e ri të mëngjesit në gjuhën shqipe
Seksioni Shqiptar i BBC-së do të difuzhojë transmetimet duke filluar nga dita e martë, datë 22 qershor 1993.
Programi i ri i mëngjesit do të fillojë në orën 7 e 30 minuta, sipas orës së Shqipërisë, në valë të mesme 247 metra në frekuencë 1215 kHz dhe në valë të shkurtra 31 dhe 25 metra përkatësisht në frekuencat 9615 dhe 11915 kHz.
BBC
Njoftim
Deklarata e Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe e grupit të saj parlamentar lidhur me ngjarjet e 18 qershorit 1993 në Shkodër e që u botua dje në «Zërin e Popullit», i dërgohet:
1. Konferencës së Sigurimit dhe Bashkëpunimit Evropian (KSBE). 2. Federatës së Helsinkit për të drejtat e njeriut. 3. Z. Zotit Egon Klepsh, kryetar i Parlamentit Evropian. 4. Zonjës Katerinë Lalumiere, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës. 5. Zotit Miguel Martinez, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 6. Zotit Pjetër Schieder, Kryetar i Grupit Socialist në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 7. Partive socialiste dhe socialdemokrate të Evropës. 8. Trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Korresp. i «Zërit të popullit»