DISA PËRFUNDIME LOGJIKE PAS NJË DEKLARATE TË PALOGJIKSHME
DEKLARATË e komitetit drejtues të PS të rrethit të Shkodrës
Asgjë të rastësishme nuk kishte në konferencën e shtypit të presidentit të republikës lidhur me qëndrimin e tij për ngjarjet e Shkodrës. Tashmë, siç e pohon edhe vetë z. Sali, ai ka vendosur të jetë realist, të heqë vellon e demagogjisë që e pat vënë disa herë në ekspozimet e tij publike, e të flasë hapur ashtu siç mendon. Shumë mirë, le të jetë realist, t’i thotë mendimet siç i ka, e jo ndryshe të flasë e ndryshe të veprojë. Edhe në konferencën e shtypit ai tha mendimet për ngjarjet e Shkodrës me realizëm; ai dhe partia e tij nuk i duan socialistët, bile as idetë e socializmit demokratik. Veçse bëri një ngatërresë të vogël, këtë mosdashje ia kaloi gjithë popullit të Shkodrës. Këtu nisi gabimi i parë, për tu ndjekur nga gabime të tjera të rënda, që nuk do t’i bënte asnjë politikan amator. Me konsideratat që shprehu për ngjarjet e Shkodrës, presidenti p[s]hta politike. Qytetet ku u zhvilluan takimet e deputetëve socialistë me simpatizantët e tyre, sipas Berishës nuk janë për demokraci. Vetëm aty ku ka sharje, ku fyhen, ku goditen socialistët ka demokraci! Demokraci sipas Berishës, që e përkthyer në shqip do të thotë diktaturë. 3. Shprehet në mënyrë absolute për gjëra që janë krejt relative. Shkodranët nuk i duan idetë socialiste, thotë Berisha. Kush ta jep të drejtën të flasësh në emër të Shkodrës, zoti president? Në ta kanë dhënë ata mitingashë dhe njerëz ordinerë që demonstr uan në mënyrë të paligjshme më 18 qershor para kinemasë «Republika», e që me sa duket paskan demonstruar me bekimin nga lart, me urdhër të udhëheqësit i tyre, por i popullit të Shkodrës, në radhët e të cilëve ka mijëra që i duan idetë e socializmit demokratik evropian që tek ato shohin di- [kolona e prerë nga fundi] kini në parim. Presjen nuk ua heqim. Por më 18 qershor pushtetarët lokalë me në krye zotin Ali Kazazi, të pasuar nga Spiro Lito, që Shkodra i njeh që në fëmijëri për bëmat e tij, ishin të zënë me mitingun e paligjshëm, ishin në krye të mitingëshevë e nuk kishin kohë të merrreshin me shoqërimin e Shaqirit e të Namikut në zyrat. Ata po «kujdeseshin» që t’i bënin «pritjen» atij e u kishin lënë detyra gjithë ai grup udhëheqësish të ardhur nga Tirana. Me sa duket këtë nuk ua paskan thënë! Përgjigjja që dhatë në konferencën e shtypit, e themi me keqardhje, na la një shije shumë të hidhur për gjendjen ku kini rënë, sepse ju folët për ngjarjet e Shkodrës nga pozitat e njerëzve revanshistë ekstremistë; që duan vëllavrasjen dhe ofendojnë ndjenjat e njerëzve, që kërkojnë të pastërtojnë personalitetin, që mohojnë mendimin presidenti Berisha deklaroi publikisht se: 1. Mohon pluralizmin politik. Duke mos marrë në konsideratë 16.500 votues që janë shprehur me votën e tyre për Partinë Socialiste, Berisha sulmon partinë e dytë më të madhe përpara përkrahja në Shkodër. Kësaj partie i heq të drejtën të takohet me elektoratin e saj. Sa për partitë e tjera, që kanë marrë 1-2 për qind të këtyre votave, çdo të thoshte? Sipas logjikës berishiane ato duhen nxjerrë jashtë ligjit. 2. Parcelizon Shqipërinë. Shkodrën e quan kështëllë të demokracisë, sepse disa mitingashë të paguar demonstrojnë të kundërtën me ligjin kundër Partisë Socialiste, sepse disa mitingashë edhe pushtetarë mediatorë, të ndihmuar nga forcat e rendit, kërkojnë konfrontim të qytetarëve me njëri tjetrin, kërkojnë shet për të realizuar qëllimet e tyre të mbra-
paligjshme më 18 qershor para kinemasë «Republika», që mere, bëhu zëdhënësi demokratik evropian, që tek ato nuk shohin diktaturën, por prirje pozitive drejt të cilave orientohen sot masat prej miliona njerëzish në Evropën ku kërkojmë të shkojmë.
4. Ndave Shkodrën nga Shqipëria. Në qoftë se në të gjithë vendin ka simpatizantë të Partisë Socialiste, pse në Shkodër nuk paska? Ju e dini mirëfilli që ka, por gjetët rastin publik t’i ofendoni ata, t’i shkëputni nga socialistët e tjerë të Shqipërisë, t’i izoloni, të gjenden më lehtësi nën goditjen e pushtetarëve tuaj blu, e ato të jenë të justifikuar, ndaj çdo mase që marrin. Mos kini ndërmend t’i futni në geto socialistët shkodranë, zoti president?
Edhe diçka tjetër: në përgjigjen tuaj për ngjarjet e Shkodrës, theksuat se zoti Vukaj e zoti Dokle, si personalitete shtetërore duhet të shoqërohen nga pushtetarët lokalë. Drejt e
kërcenime, ndalë e cënim që ofendojnë ndjenjat e njerëzve, që kërkojnë të poshtërojnë personalitetin, që mohjnë mendimin dhe organizimin në parti e ndryshme politike.
Në fillim të deklaratës është theksuar: «asgjë e rastësishme... Qofshim të gabuar. Le të jetë më mirë një lapsus ajo që thatë në konferencën tuaj të shtypit. Sinqerisht ua themi: provoni këtë lapsus, sepse nuk i hyjmë analizës së demokracisë ishte konkluzioni që ju dhatë për ngjarjet e Shkodrës, por jemi të bindur se në analizë të fundit nuk ka asnjë mendim demokratik në atë që thatë.
Së fundi, një sugjerim zoti president: ejani në Shkodër dhe takohuni vetë me anëtarët e simpatizantët e Partisë Socialiste. Ju sigurojmë se do t’ju presim me të gjitha nderimet që ju takojnë si president, dhe jo një pritje siç gatoi partia juaj për deputetët socialistë.
Komiteti drejtues i Partisë Socialiste të rrethit Shkodër
Protestojmë pranë jush për qëndrimet revanshiste që keni mbajtur kohët e fundit ndaj – Shkodra, by institution që me të vërtetë duhet të jetë e depolitizuar. Konkretisht, në lidhje me ngjarjen e 12 qershorit, në një kronikë tepër revoltuese të dhënë atë ditë, radio Shkodra nuk pranon të japë deklaratën e komitetit drejtues të Partisë Socialiste të Shkodrës për këtë ngjarje. Sipas një bisede me drejtorin e radios ata ua shprehën se nuk do të lejojnë asnjë deklaratë nga organizatat e 18 qershorit, ndërsa më 22 qershor nga radio Shkodra lexohet deklarata e kryetarit të PD-së, Ernet Perdala e përgatitur nga Zëri i popullit, të cilën nuk e kishin një varg shkaqesh nga Partia Socialiste dhe simpatizantëve të saj. Gjithashtu më 24 qershor në emisionin e lajmeve radio «Shkodra» lexo dy deklarata, atë të organizatës së veteranëve politikë dhe të shoqatës «13 dhjetori». Vetë lajmi prej trugashëm që përdoret në deklaratë tregon fytyrën e vërtetë të hartuesve të tyre, që bashkë si ne ashtu dhe pjesa më e madhe e Shkodrës, i njëh mirë. Por na habit fakti se ai u bëhet marksistëve ...
I radio shkodrës këtyre që mbrojnë në një miting të paligjshëm, një akt terrorist që ishte projektuar të shkaktonte deri gjakderdhje në Shkodër. Na vjen keq që nëpërmjet kësaj radioje fyhet një elektorat i tërë dhe i mohohen ndasive sidomos atyre krenarëve, në një kohë që çdo mjet i komunikimit masiv qoftë kombëtar apo lokal, duhet t’i përshkojë uniteti kombëtar.
Sqarojmë se ky rast i vë kapakun një jo përgjegjshmërie të vazhdueshme që ka mbajtur radio-Shkodra gjatë një viti e gjysëm ndaj Partisë Socialiste. Në një kohë që Partia Socialiste ka anëtarët e vet në këshillin e rrethit e të bashkisë, shpesh herë asaj nuk i pranohen deklarata e urime të ndryshme, kur disa njoftime u lihen mikrofonëve një për të njoftuar mbledhjet e në lidhje me ngjarjet numri i anëtarëve të tyre numërohen me gishta.
Protestojmë pranë jush dhe kërkojmë që të merrni masa, jo vetëm duke ndërruar drejtuesit përsonalë të këtij institucioni. Nuk dimë se paguhen ata për të ndërtuar pa u ndalur psikologjik ndaj emrave të ndonjë familjeje kosovare siç bënë më 24 qershor për shpërsojmë se kjo rrugë pa krye nuk do të vazhdojë gjatë, që radio Shkodra të mos jetë një organ i alektorizuar, por t’i shërbejë dhunës dhe informacioneve realit, me kulturë dhe me aftësika të mira që ka ky qytet i lashtë.
Komiteti drejtues i Partisë Socialiste Shkodër
Momenti historik i miratimit të Kushtetutës së shtetit demokratik pluralist shqiptar kërkon domosdoshmërisht zgjidhje të re politike
1. A mundet Kuvendi i sotëm të miratojë Kushtetutën e re?
Aktualisht shteti shqiptar nga pikëpamja ligjore mbështetet në «Dispozitat themelore Kushtetuese» të miratuara nëpërmjet ligjit kushtetues Nr. 7491 datë 29.4.1991. Rrjedhimisht, ky ligj përbën thelbin ligjor deri në miratimin e Kushtetutës së re dhe mbi bazën e tij do të mbështetet e gjithë veprimtaria për hartimin, diskutim dhe miratimin e saj. Në nenin 16 pika 2 të këtyre dispozitave thuhet qartë:
— Kuvendi Popullor ka këto kompetenca kryesore: „2 Miraton dhe ndryshon Kushtetutën ...“
Mbi këtë bazë, deri në shfuqizimin e kësaj pike të këtij neni, mbetet në fuqi miratimi i Projektit të Kushtetutës vetëm nga Kuvendi Popullor. Në rast se ky nen nuk do të shfuqizohet, atëherë duke miratuar Kushtetutën në Kuvendin Popullor do të nënkuptohet se Kuvendi jo vetëm përfaqëson aktualisht elektoratin shqiptar por edhe zotëron kualitetin e duhur për të miratuar këtë dokument themeltar. Vetë fakti që kryetari i komisionit kushtetues dhe kryetari i Kuvendit ngulën këmbë se «projekti i Kushtetutës u paraqit nga Parlamenti në afatin e duhur» flasin në vetë formë për idenë nënkuptimore paraprake se projekti do të diskutohej në Kuvend. Gjithashtu, shprehja «Ne, përfaqësuesit e popullit të Shqipërisë...», në hyrje të materialit të paraqitur nga grupi i specialistëve të Komisionit Kushtetues përforcon idenë se paraprakisht është menduar që Kushtetuta të miratohet nga Kuvendi. Sidoqoftë, me ndryshimin e raporteve politike, ideja për të miratuar Kushtetutën në Kuvendin Popullor ka ndryshuar. Mendime për ta miratuar Kushtetutën në një forum më të gjerë se Kuvendi apo për ta «vulosur» Kushtetutën nëpërmjet një referendumi kanë ekzistuar edhe vitin e kaluar kur punonte Komisioni Kushtetues i Kuvendit të Parë Pluralist.
2. Si mund të miratohej ndryshe projekti i Kushtetutës?
Eksperienca botërore e të drejtës kushtetuese tregon se ekzistojnë disa mënyra për miratimin e Kushtetutës. Secila prej këtyre mënyrave demokratike ka të mirat dhe mangësitë e veta, e rëndësishme është që për një shtet të dhënë në kushte të caktuara të aplikohet mënyra më adekuate. Në themel të zgjedhjes së variantit optimal duhet të jetë i vetmi kriter: «Të miratohet një Kushtetutë Demokratike afatgjatë duke synuar që ky dokument themeltar të mbështetet mbi një konsensus sa më të gjerë. Çdo tentativë për të vonuar miratimin e Kushtetutës apo për të miratuar një Kushtetutë mbi bazën e interesave thjesht partiake do të krijonte premisat për të shkaktuar krizën parlamentare apo për të patur një Kushtetutë jetë-
[kolonat vazhdojnë të prera]
shkurtër. Disa nga variantet për të miratuar Kushtetutën, të tut janë:
a) Miratimi i Kushtetutës nga Kuvendi Popullor dhe dekretimi i saj pas një referendumi mbarëpopullor. Në referendum njerëzit mund të prononcoheshin për një problem themelor, siç do të ishte ai i formës së Republikës, apo për disa probleme.
Në këtë variant, Kuvendi duke vlerësuar vetveten mendon se, i ka të gjitha mundësitë për të kryer misionin historik ndërkohë që populli akushton këtë vetëvlerësim të Kuvendit. Në rast përputhje të vete-
Banka kombëtare Shqiptare nuk pranon valutë të huaj?
Sipas një njoftimi të një shtetasi të huaj, që nuk dëshiron të identifikohet, Banka Kombëtare e Shqipërisë nuk pranon të tërheqë valutë të huaj.
Konkretisht, shtetasi i huaj me datën 23 qershor 1993 në mëngjes u paraqit në sportelin e Bankës dhe kërkoi të këmbente një sasi frangash zvicerane por sportelisti i tha se nuk kishte para shqiptare dhe se mund të duhej njëherë andej nga ora 12.00. Për të bërë më të besueshme përgjigjen e tij sportelisti shtoi se ata po shisnin dollarë që të grumbullonin lekë shqiptare!
Madje sportelisti dhe një punonjës tjetër i dukçudi se si një i huaj shkon në Bankën Shtetërore të këmbëjë valutë kur ka me qindra «banka» private vetëlëvizëse përbrë saj në tregun e zi të valutës, ku mbahet edhe një kurs më i lartë.
Me anë të një bisede telefonike indirekte (nëpërmjet sekretarës) u vu në dijeni për këto veprime apsurde edhe guvernatori i Bankës Kombëtare Z. Ilir Hoti i cili shprehu se ata po merren shin me politikën e madhe monetare.
Ky është një nga paradokset e shumta dhe jo të rastësishme të tranzicionit përdëll, prandaj mbi sa më sipër duhen porositur shtetasit e huaj që të furnizohen me lekë shqiptare në vendin e tyre e të kthejnë me valutën që u duhet këtu në Shqipëri!
«Lum» si ne që l’arritëm kësaj dite!
Vëzhguesi
FUND I PALAVDISHËM I GENERALIT MEHJA
- Një mësim edhe për «generalët» e tjerë -
Ditët e fundit u shkarkua nga detyra zëvendësministri i Rendit Publik, gjeneral major Astrit Mehja.
Burimet zyrtare nuk japin asnjë shpjegim për motivet e këtij shkarkimi, ndërsa burime të tjera jo zyrtare e lidhin këtë me luftën e bërrylave që bëhet sot në shtetin partia(k) shqiptar.
Zoti Mehja erdhi në instancat e larta të Ministrisë së Rendit si dorë e fortë e ishministrit Bashkim Kopliku, nga dega e rendit e rrethit të Durrësit, 9 vjet e punës së tij si operativ i sigurimit të shtetit komunist në rrethin e Dibrës, nuk e penguan të ngjiti i sigurtë shkallët e karrierës nën hijen e zëvendëskryeministrit Kopliku. Përkundrazi, e kaluara e komprometuar e tij ishte një arsye më tepër për t’iu përkushtuar me zell zbatimit të politikës së PD-së në organet e rendit. Fletët se al projektoi e zbatoi «reformën» e spastrimeve në Ministri e në organet e rendit. Vepra të drejtpërdrejta të tij si operativ i sigurimit të shtetit, përpeljet për të shtypur me dhunë grevën e Policantëve dhe grevën e urisë në minierën e Bulqizës.
Për këto dhe «merita» të tjera, me dekret të Presidentit atij iu dha titulli i lartë «Gjeneral major». I pari titull i tillë që i jepet një punonjësi të organeve të rendit. Dukej sikur karriera e tij ishte e garantuar.
Por pas heqjes së zotit Kopliku nga posti i ministrit të rendit, kuptohet se pozita e zotit Mehja filloi të lëkundej. Gjithnjë sipas burimeve jozyrtare, me ardhjen e ish mundësit Musaraj në krye të kësaj Ministrie, një frymë e re, kryesisht e radikalizmit, doli diku antikoplikane, filloi të fryjë në Ministrinë e Rendit. Kjo «frymë» shpjet a vonë do të përfshinte edhe zotin Mehja.
Ky është një version jozyrtar rreth arsyeve të shkarkimit të gjeneralit Mehja nga detyra e zëvendësministrit. Në mungesë të shpjegimeve zyrtare; kemi të drejtë t’i besojmë ato që thamë më lart. Këtë e përforcon edhe fakti se shkarkimi i zotit Mehja u komunikua gjatë ditëve që zoti Kopliku ishte për vizitë zyrtare në Kinë; gjë që interpretohet nga vëzhguesit zyrtarë si karshillëk i ministrit të sotëm të rendit ndaj paraardhësit të tij. Në se është e vërtetë kjo; atëherë duhet pranuar se në Ministrinë e Rendit dhe jashtë saj ndihet e kërceht gjunjë «dora Kopliku».
Versioni i dytë zyrtar i shkarkimit të zëvendësministrit të rendit është ai që e lidhi këtë shkarkim me deklaratën e zotit Mehja (Vijon në faqen 4)
Një lajm i hidhur nga Kruma: 17-vjeçari Lulzim Muça mbytet në rezervuar!
U bëhë mbi 70 orë që 17-vjeçari Lulzim Muça humbi jetën në rezervuarin e Bërles në komunën e Krumës të rrethit të Hasit.
Prindërit, të afërmit, shokët dhe gjithë banorët të pikëlluar presin të gjendet trupi pa jetë i 17-vjeçarit. Por deri tani të gjitha përpjekjet e bëra nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Mbase është domosdoshme që organet e specializuara shtetërore të marrin masat e nevojshme me ekipe specialistësh dhe të vënë në vendngjarje për të ndihmuar në gjetjen e trupit të të ndjerit.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Megafoni i revanshizmit, jo i demokracisë
Protestë Publike
Drejtoria e Përgjithshme e Radio-Televizionit.
Për dijeni: Komitetit shqiptar në Helsinki
Njoftim
Njoftohen të gjithë anëtarët e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSh-së, se ditën e hënë, datë 28.6.1993, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e këtij Komiteti.
Kryesia e PSSh