Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë, 8 janar 1994

Deputetët italianë dhe deputeti Fatos Nano

Ka disa ditë që televizioni italian pasqyron me minutazh të konsiderueshëm seancat të proceseve gjyqësore të disa deputetëve dhe senatorëve italianë të akuzuar për skandale të atij vendi. Krahas Martelit, Bosit etj., janë përmendur parlamentari, por pa deputet apo senator. Kush e ndoqi një emision në Rai-due para 3-4 ditësh, do të ketë vënë re me siguri se si prokurori Di Pietro i drejtohej Bossit: -I nderuar senator. E mbas seancës, Bossi kishte takim me kryeministrin për të biseduar lidhur me datën e zgjedhjeve të ardhshme. Pse e solla këtu shembull? E solla për t'u ballafaquar ne, me një pjesë të Evropës së qetë Italia dhe vetëm me një aspekt, në atë të drejtësisë? Po tek ne ç'ndodh prej 5 muajsh me arrestin me kryetarin e Partisë Socialiste, deputetin Fatos Nano? Dhjetëra shkelje ligjore, dhjetëra veprime antidemokratike, mohimi total edhe i atyre të drejtave që kanë rregulloret e burgjeve që i drejton Sheme[r]met Nano në pasapulla fajtor, trajtohet si kriminel ordiner. Një RD dhe një kalemxhi i -specializuar për luftë kundër Nanos me sharje, shpifje klishe, fyese spekulluese me fjalor nga më të rrugës në numrin e së shtunës. Kalemxh[u]t që merret në numrin e djeshëm të RD edhe me... punë halatesh, si shprehet vetë, mjafton t'i lexosh emrin në fund që të mos ia lexosh shkrimin. Dhe është kjo gazetë e Partisë në pushtet e atij pushteti dhe e atij Presidenti që thotë se nuk kemi punë me drejtësinë, se ajo është e pavarur. Dhe sharjet e shpifjet vazhdojnë, e Fatos Nano, deputet, mbahet i mbyllur me hekurat pa iu provuar fajësia. Dhe jo vetëm ai. Partisë në pushtet i këputet shliulet dhe televizionit shtetëror. Dhe themi duam të shkojmë në Evropë. Duam nuk duam? dënjime e note duam? Ja ç'thotë neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut: -Çdo person i akuzuar për një shkelje të ligjit quhet i pafajshëm derisa fajësia e tij nuk është shpallur ligjërisht. Kështu është ligji evropian, atë je ku duam të shkojmë. Po kush do të dijë në Shqipëri? Fatos Nano akoma pa dalë në gjyq, akoma pa u shpallur fajtor apo jo, etiketohet hajdut, kriminel, batakçi, vjedhës, kontrabandist, vrasës, antikombëtar e ku të dish se ç'pjellë tjetër të ndyra. Mbahen fjalë e feston e t'i thuaj buta Torkie: Ja pse është fajtor Fatos Nano! Dhe ç'ndodh? Heshtet nga ajo që duhet të flasin, nga përfaqësuesit e drejtësisë. Por ato qenkë nuk dëgjojnë, ose nuk lexojnë, ose kanë frikë. Duket ligji për shtypin në Shqipëri është vetëm për opozitën. Disa herë ka kërkuar Fatos Nano të takojë me prokurorin e përgjithshëm. Ai nuk shkon! Pse? Ka frikë të bisedojë apo i kanë thënë: mos shko!? E ku ndodh kjo në Evropë, që duam të shkojmë? Prokurori pyet vetëm ligjin, respekton vetëm ligjin, i përkulet vetëm ligjit, ka frikë vetëm ligjin. Them prokurori i Evropës... Prandaj ballafaqova deputetët italianë e senatit gjyqësor që transmeton RAI me deputetin Fatos Nano, liderin e Partisë Socialiste, që mbahet në burg pa e ditur pse (e dinë vetëm ato që e kanë burgosur) dhe quhet fajtor sa herë ta dojë RD dhe ato që e drejtojnë atë shtet që bëjnë ballafaqim tepër të vogël me Evropën ku duam të shkojmë, por me të nga aspektet më të rëndësishme. Di Pietro në seancë gjyqësore i thotë Bossit e ta akuzuar: -I nderuar senator, ndërsa RD-ja shqiptare i thotë Fatos Nanos deputet -hajdut! I millonëve, pa e thënë kurrë siç drejtohet, a pushtet as quhet me të madhe se është i pavarur! Dhe nga ka dalë -heti të mësojmë se si shkohet në Fvrom. K. T.
Fatos Nano Di Pietro Bossi Marteli Itali Shqipëri Europë

Kalendari i pushtetit të Partisë Demokratike KUSH ESHTE «TOP MODELI» I PARADES SE SKANDALEVE?

Kalendari i pushtetit të Partisë Demokratike KUSH ESHTE «TOP MODELI» I PARADES SE SKANDALEVE? Nga 22 mars deri më 22 mars Kanë kaluar 647 ditë nga 22 Marsi i fitores së PD-së, dhe e kondicionuar nga kjo fitore Shqipëria ka patur, vetëm fitore, fitore, fitore! 647 ditë që do të zënë vend të veçantë në historinë shqiptare, 647 ditë kur njerëzit kanë qenë -më të buzëqeshur-, kanë marrë frymë më shl?epe se janë-? dhe ajri ka qenë më i lirë. Kanë mbetur dhe 813 ditë të tjera për pushtetin e PD-së, dhe e kondicionuar nga fitorja e pahshme na presin vetëm fitore. Duke u nisur nga dëshira për të qenë konstruktiv të lumtur nga fitorët të kushëzuara nga Ligji për Shtypin (edhe ky një fitore) po bëjmë në paradë të fitoreve të arritura gjatë 647 ditëve të pushtetit të qeverisë dhe Parlamentit të PD-së, me synimin për të nxjerrë -Top modelin- e fitoreve. 1, 1 Maj 1992. Parlamenti shqiptar me vota të maxhorancës miraton një shtesë në ligjin mbi -Marrëdhëniet e punës-, i cili i nënpunësit i jep të drejtën ekonomike të vetëmërve të drejtë për të zgjedhur. Linjë e mendimit, në ndërgjegjes, të besimit, lirisë e KSBE në? i lëvizjes të shpallura nga KSBE në Kartën e Parisit, i individit nën presion e vazhdimësinë me pushimet, vendos raporte antidemokratike midis tyre. 4 Maj. Vrasje me varreza të dëshmorëve të Kombit. Midis të vrarësve Herojnë e Popullit: Myslym Peza, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Spiro Moisiu, Josif Pashko, Medar Shtylla, Omer Nishani, Alqi Kodra, Nako Spiru, Kahreman Ylli, Todo Mano. 19 Maj 1992. Mbyllet gazeta -Albania- e paqaprirë nga një kriminal i karakterizuar nga shifrat për Marsin 74 viktima, 39 vrasje, 59 plagosje, 10 vdekje i parë i prillit, 13 vrasje, 20 plagosje, dhe e pasuar nga data 2 qershor me pësim të vrarë, midis të cilëve një fëmijë 7 muajsh. 15 Qershor 1992. Bëhet publik Votegjeti shqiptar i adoptuar në skandal i përfshirë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Për blof po qe se pesëj me i lësh?e me të vërtetë fitore. 26 Qershor 1992. PD kërkon përgjegjësim nga grupi i PD-së të Gremo? Pashkos i cili do të deklaronte se? pas Shqipëria shqiptare po troket në derën e ish diktaturës. 26 Qershor 1992. Maxhoranca miraton paragraf[in?] që u merr qytetarëve sipërfaqet e tepërta duke iu mohuar atyre të drejtën për t'u ankuar përpara organeve gjyqësore. 2 korrik 1992. Maxhoranca miraton ligjin për Përkrahjen Sociale. Efekti i tij 283 mijë vetë në asistencë. 4 Korrik 1992. Dyfishohen çmimet e banesave me vendim të Parlamentit. 6 Korrik 1992. Nikolla Ardis Ardis? Leoren Simoni qytetarë francez i japin Presidentit Berisha dekoratën Urdhëri i Krenarisë Franceze. 6 Korrik 1992. Tentativë për eksod e mijëra të rinjve shqiptarë në ambasadën e e Portit e Durrësit. 21 Korrik 1992, në Tiranë e Durrës bastisen në mënyrë të kundërligjshme banesat e qytetarëve, operacioni drejtuar nga Ministri i atëhershëm i Rendit. 1 Gusht 1992, Çmimi i bukës kap shifrën 26 lekë. 16 gusht 1992. Protestë e Prokurorit të Përgjithshëm e Shqipërisë zotit Maks Haxhia kundër kryetarit të Kontrollit të Shtetit Blerim Çela, lidhur me protestë që kondiciononte fatin e mbështetjes së kryeprokurorit, heqja e post proçes gjyqësor, dënim me 10 mijë lekë gjobë. 16 gusht 1992. Shporta e mallrave ka këto shifra: 600 gr sheqer, 700 gr vaj, 350 gr sapun, 500 gr makarona. 26 gusht 1992. Protestë në Poligan. Përleshje midis popullit dhe forcave të shumta policore, 17 të plagosur, 5 fëmijë, strategë e operacionit, fluturon me helikopter. Akuzohet si bandit e terrorist deputeti 23 vjeçar i ri Meta. 4 shtator 1992. Deputeti Teodor Keko largohet nga grupi parlamentar i PD-së. 17 shtator 1992. Bëhet publik në Parlament skandali i SHIK-ut, bohet nga Bashkim Gazidede akuza e bërë nga Luan Përbashi se ai ka kërkuar të dhëna për të komprometuar si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit shumë deputetë të opozitës dhe kundërshtarë të PD-së. 18 shtator 1993 Largohen nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm me vendim të Parlamentit Prokurori i Përgjithshëm Maks Haxhia. Veprimi u konsiderua si antikushtetues. 1 Tetor 1993. Arben Imami deklaron në Parla- Vijon në faqen 4.
Myslym Peza Hysni Kapo Gogo Nushi Spiro Moisiu Josif Pashko Shqipëri Tiranë Durrës Poliçan

Luzni Pranohen rreth 20 anëtarë të rinj të PS-së

Luzni Pranohen rreth 20 anëtarë të rinj të PS-së Në literaturën -blu- Luznia çalon si i fitoreve historike të PD-së. 12 shtatori i '93-t konfirmoi në planin e gjerë blu rrëzjen e flladit partiak në pushtet në Malet e Dibrës. Premtimet, kërcënimet, mashtrimet, dhunat, nukleët e kërcënit - dhanë në efektin e vet. Nuk kanë kaluar as katër muaj dhe Luznia po e prezenton veten me shtim të shpejtë të rradhëve të PS-së, me të tjerët në rrëth. Në Luzni kohët e fundit janë pranuar në rradhët e PS-së 20 anëtarë të rinj dhe kanë bërë kërkesa për t'u pranuar 30 të tjerë. Voq? e këtyre pranimeve është me sh[a?] e re, djem e rinj me shkollë. Në shtimin e rradhëve të PS-së në Luzni po ndihmon shumë vetë PD-ja. Leckat e ndyra që ajo dha gjatë fushatës elektorale me ngarkesën -katër IA-ve- u harxhuan dhe premtimet u lanë pa?ë. Kës[e]j përfshi dhe e PS-së janë shtuar dhe me lësh anëtarë të PD-së. A. A
Luzni Malet E Dibrës

BALLSH Tre të vrarë dhe një i plagosur

BALLSH Tre të vrarë dhe një i plagosur Më datën 5 janar 1994, rreth orës 16.00 në rrugën automobilistike Ballsh-Patos, ndodhi një aksident i rëndë automobilistik. Në parakalim e sipër një autoveturë me targa të Tiranës u kthesë futet në autobotin e naftës me targa të Mallakastrës, pasojë e të cilit gjejnë vdekjen tre vetë dhe një i ri 17 vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Menjëherë i plagosuri u dërgua në spitalin e qytetit të Fierit, ku dhe është ende në gjendje shumë të rëndë. Menjëherë pas kësaj ngjarje tronditëse organet e qarkullimit rrugor, rrethinave Mallakastër e Fier, erdhën për të bërë ekspertizën e ngjarjes. Dëshmia e mjetëve bëri që rruga nacionale të bllokohej për rreth dy orë. Pas saktësimit dhe ekspertizës në vendngjarje gjithçka u qetësua. MIKEL TREBESHINA
Mikel Trebeshina Ballsh Patos Tiranë Mallakastrës Fier

Eshtë zhdukur një njeri

Ka pesë ditë që ish oficeri Kujtim Dh[?]a, banor i Korçës dikur, goditur nga reforma në ushtri, është zhdukur. Pas 1 daljes në rezervë filloi të merret me kambizëm. Eshtë zhdukur nga shtëpia e prindit Viktor Xallmit, të cilit i pati dhënë, siç thuhet rreth 5 milionë dhra[h]mi. Dhe që të dy prej atij çasti së bashku dhe me avokatin e këtij borxhi nuk janë bërë me dijallë. Familjarët e tij ka ajo?ojnë policinë, por ajo i përgjigjet se nuk ka ndonjë shenjë për aksident apo vrasje. Letuesi, i cili e ka marrë këtë çështje, e dorëzon me pretekstin se Xallmit i ka ikur. Ka pesë ditë që është zhdukur ky njeri, djal i vetëm, i rritur jetim, baba i tre vajzave. ALI MYFTARI
Kujtim Dh[?]a Viktor Xallmi Ali Myftari Korçë

Banka akoma nuk ka filluar punë

Banka Kombëtare Tregtare akoma nuk ka filluar punë për ditët e vitit 1994. Ajo aktualisht këto ditë po merret me mbylljen e vitit 1993. Dje?ra klientë privatë që duan të fillojnë veprimtarinë ekonomike nuk mund të bëjnë asgjë sepse banka nuk përgjigjet për para datës 11.1.1994. Klientët privatë të cilët nuk i kanë dhënë pak ekonomikë më kotë kushte të vështira tranzicioni duhet të presin sepse edhe pse ata mund të dorëzojnë urdhërxhirimet në sportelet e Bankës, kjo e fundit nuk bën asnjë veprim në llogaritë respektive të tyre. Banka ecën kaluar se me ç'ka duket nuk ka kush t'i thotë gjë. Mbyllja e vitit duhet bërë por edhe një organizim më efikas duhej gjetur. D. K.

SESION SHKENCOR: 50 vjetori i Konferencës së Bujanit

SESION SHKENCOR: 50 vjetori i Konferencës së Bujanit Dje paradite në sallën e leksioneve të Muzeut Historik Kombëtar Instituti i Historisë së Prishtinës dhe Instituti i Historisë së Tiranës organizuan me rastin e 50 vjetorit të Konferencës së Bujanit një sesion shkencor jubilar. Merrnin pjesë historianë, studiues, veteranë, anëtarë të qeverive e deputetë. Për të marrë pjesë në punimet e sesionit kështu ishte ardhur edhe Kryetari i Kuvendit Popullor zotri Pjetër Arbnori. Historianët dhe studiuesit e Kosovës e pritën për këtë aktivitet nuk arritën të marrin pjesë, sepse nuk u lejuan për t'i ardhur nga policia serbe. U lexua një telegram i dërguar nga Presidenti i Kosovës Dr. Rugova në të cilin theksohej se përkujtimi i saj bën thirrje për një bashkim të ri të popullit shqiptar. Në referatet e mbajtura nga historianë të pranishëm u prekën aspektet juridike dhe politike të vendimeve të Konferencës lidhje saj në marrëveshjen e Mukjes e Lidhjen e dytë të Prizrenit. Më pas u fol për kontributin e luftës së Gjakovës në LANÇL për pajtimin e ofensivës së dimrit në 1944 dhe për ndikimet politike e vendimeve të Konferencës për lëvizjen e Republikës së Kosovës. Rreth kumtesave e referateve u zhvilluan edhe diskutime. Korr. i "Zërit të Popullit"
Pjetër Arbnori Ibrahim Rugova Bujanit Prishtinë Tiranë Kosovë Mukjes

Një urdhëresë Qeverie bllokon lëvizjen e udhëtarëve

U bënë 5 ditë që linjat e autobusëve private për lëvizjen e udhëtarëve nga Tirana në drejtim të rretheve Korçë, Fier, Berat, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, etj., nuk kanë funksionuar. Për këtë gjendje janë grumbulluar pranë stadiumit -Dinamo- pika e nisjes e tyre, lotë të ko?e? Shkaku kryesor ishte protesta e pronarëve, shoferëve dhe faturinove të këtyre automjeteve ndaj urdhëresës së qeverisë nr. dt. 17.08.1993 dhe udhëzimit përkatës të Ministrisë së Transporteve për kufizimin e shoqërive të transportit të udhëtarëve, an[?]ta të cilat ata nuk pr[r]tojnë t'i krahasojnë me kooperativat e dikurshme të ashtë me tendencën për të zhdukur ndërmarrjen e private. Për të përllogarit dhe për të goditur urbanët e Korçës, Pogradecit, Gjirokastrës e ? t cilët për më pak ditë kanë ndërprerë udhëtimet për në Tiranë. Ata e shikojnë të gabuar që udhëzimi 16 thotë dhe të pamundur për t'u zbatuar. Asgjë nuk është zgjidhur dhe pse përfaqësues të tyre kanë marrë kontakte, kanë bërë takime me titullarë të lartë të Ministrisë së Transporteve. Të premten, me këtë rast, shoferët, pronarët e faturinot preken aspektin juridik dhe politik të vendimeve të Konferencës lidhje saj në marrëveshjen e Mukjes e Lidhjen e dytë të Prizrenit [?] D. K.
Tiranë Korçë Fier Berat Vlorë

LAJMERIM

Ditën e hënë datë 10.1.1994, në selinë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste zëvendëssekretari i Partisë Socialiste dr. Servet Pellumbi, dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Namik Dokle, japin konferencë shtypi me temën: «Mbi situatën e sotme politike dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri». Ftohen të marrin pjesë përfaqësuesit e shtypit, ATSH, dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik. Zyra e shtypit dhe informacionit e P. S. SH.
Servet Pellumbi Namik Dokle Shqipëri

Njoftim i gazetës «24 Orë»

Redaksia e gazetës «24 Orë» njofton lexuesit e saj se duke filluar nga kjo javë ndryshon ditë e daljes së gazetës për arsye të ngarkesës së shtypshkronjës. Ajo nuk do të dalë më ditën e dielë por ditën e premte. Njoftohen me këtë rast edhe shitësit e gazetës se ajo do tu vijë në rrugë e zakonshme ditën e premte. Redaksia e Gazetës