Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte, 21 janar 1994

SITUATE E TENSIONUAR

Në qendër të debatit: Ngjarja e Shkodrës Një minutë heshtje për Gjovalin Çekinin Kërkohet komision i posaçëm parlamentar. DJE NE PARLAMENT - Në qendër të debatit: Ngjarja e Shkodrës - Një minutë heshtje për Gjovalin Çekinin - Kërkohet komision i posaçëm parlamentar. Dje pas dite në një situatë të tensionuar filloi punimet Parlamenti Shqiptar pas gati një muaj pushimi të përzierë, siç e quajti zoti A. Arbnori. Ai në fillim mbajti një fjalim patetik hyrës dhe pastaj paraqiti programin e punimeve të parlamentit për periudhën 20 janar — 15 mars, ku për çudi mungonte përsëri ai për projektkushtetutën. Më tej z. [...] Alizoti, kryetari i grupit parlamentar të PD Ali Spahia, i cili akuzoi për ngjarjen e Shkodrës "ekstremizmin e majtë" që përpiqet të destabilizojë vendin dhe demokracinë, siç u shpreh ai. Deputeti Perikli Teta që e mori fjalën më vonë shprehu qëndrimet e Aleancës Demokratike lidhur me ngjarjen e Shkodrës dhe kërkoi nga Parlamenti të ngrihet një grup i posaçëm parlamentar për të ndjekur këtë çështje. Ai i kërkoi gjithashtu kryetarit të Kryesisë së Kuvendit, zoti Arbnori që t'i bëjë deputetët të mbajnë një minutë heshtje për nder të kujtimit të Gjovalin Çekinit. Zoti Arbnori menjëherë e bëri një gjë të tillë dhe deputetët e të gjitha partive nderuan me një minutë heshtje zotin e ri të vrarë në këtë mënyrë. Më tej zoti Arbnori e quajti "viktimë" Gjovalin Çekinin. Kjo ngjalli diskutime te deputetët për faktin se parlamenti nuk mund të mbajë zi për çdo lloj viktimë, siç u shprehën deputetët Zhuli Jalili dhe Musaraj. Kjo tregonte se deputetët e PD-së nuk ishin të gjithë në një mendim. Deputeti Paskal Milo, lexoi një deklaratë në emër të deputetëve të PSD-së ku vrasja e shkodranit u quajt pasojë e intolerancës politike midis partive. Vrasjen e Shkodrës e dënoi një deklaratë edhe deputeti i PND I Thoma Mico. Në këtë seancë e mori fjalën edhe Dr. Servet Pëllumbi, zëvendëskryetari i Partisë Socialiste dhe deputet i saj.
Gjovalin Çekinin A. Arbnori Ali Spahia Perikli Teta Zhuli Jalili Shkodër Parlamenti Shqiptar

PD-ja bllokon ligjin për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut

NJOFTOHEN ORGANIZMAT NDERKOMBETARE Në një seancë me aksion jozyrtar të Këshillit të qytetit të Tiranës për shkeljen e të drejtave të popullit për të drejtat themelore të njeriut [?]. Njofrohen si dërguan: KSBE-së, Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me qendër në Vjenë, Komitetit për të Drejtat e Njeriut dhe Ligjet në Këshillin e Europës, Komitetit për Marrëdhëniet me vendet jo anëtare të Këshillit të Europës. Ndërkohë veç kësaj zhdhet edhe në drejtim të tjera. Vlen të theksohet se, në këto njoftime është vënë e plotë përgjigja e Ministrit të Rendit Publik A. Musaraj, me të cilën është bërë opinioni publik i brendshëm nëpërmjet botimit në gazetën "Zëri i Popullit" dhe "RD" me 18 janar 1994.
Arjan Musaraj Tiranë Vjenë Europë

T'i presim rrugën krimit të organizuar

Në spitalin Onkologjik vidhet kompjuteri organizator i repartit dhe hapin rrugë krimeve. Para disa ditësh në Spitalin Onkologjik të qendrës spitalore të Tiranës ndodhi një ngjarje e shëmtuar dhe e hidhur — u vodh kompjuteri së bashku me programin dhe aksesorët e tij. Ky ishte si të thuash një thesar i vërtetë dhe armë e fuqishme në duart e personelit mjekësor në luftë e tyre kundër sëmundjeve tumorale kancerose se sa e sa njerëzve ishte ndër aparatet më të sofistikuar të mjekësisë moderne [?]. Vlera e tij mbi 50 mijë dollarë. Por nëse eksponues e pallogaritshme. Natyrisht, ata që vunë dorë mbi të, janë nisur thjesht nga përfitimi i tyre material pa menduar në gjuhën se çdo kujtim i kohëzgjatjen e jetës për 20-30 vjetgjatë [?] e kushton për jetën njerëzish fatkeqe. Mos e pacim këtë veta, ose njerëzit e tyre të afërt e të dashur. Por sidomos, ata do ta pagojnë nga mungesa e këtej e pa tjetër unikal në vendin tonë janë njerëz, jetë e cilëve u shkon ndërmend me bërë. Dhe për të arritur e gëzuar sa më gjatë. Është për këtë arsye, që i ftojmë të bëjnë sa më shpejt organet e rendit e drejtësisë e gjithë opinionin të sensibilizohen. (Vijon në faqen 4)
Tiranë

Konferencë shtypi e përfaqësuesve të "Y.Y" international investment limited

Dy pardite Kompania izraelite "Y - Y International Investment Limited" dha një konferencë shtypi koktej për mjetet e informimit publik, në mjediset e hotel Dajti. Zëdhënësi i kësaj kompanie zoti David Mau [?], në fjalën e rastit dhe në përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve bëri një ekspoze të projektit për fjalë për të kapilonte vlerën prej 40 deri në 50 milionë dollarë që mund të përfundojë brenda 1 viti [?] 200 apartamenteve banimi. Kompania në fjalë është me përvojë të veprimtarisë që nga disa vende të botës ku është [...] në Amerikë, Angli, Afrikë e Jugut dhe është e para kompani izraelite që paraqitet të investojë në Shqipëri. Në jemi në Shqipëri prej 18 muajsh dhe gjatë kësaj kohe kemi bërë rreth 20 vizita këtu, ku kemi biseduar si me një top futbolli, por në fakt me vendosur të investojmë dhe prandaj kërkojmë që shteti t'u përgjigjet jo vetëm nevojave, por përgjegjësive të duhura të bizneseve, — ka përfunduar z. David Mau në emër të kësaj kompanie. (Vijon në faqen 4)
Isa Boletini Hotel Dajti SHBA Britani Afrikë E Jugut Shqipëri

FJALA E DEPUTETIT SERVET PELLUMBI

Lidhur me krimin politik të 14 janarit, Partia Socialiste ka dalë me një deklaratë të veçantë që është botuar në gazetën "Zëri i Popullit", por që fatkeqësisht mjetet tona të informimit cinikisht heshtin për të. Unë nuk do të përsëris këtu deklaratën, vetëm desha të tërheq vëmendjen për dy momentet që rrjedhin nga deklarata e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së. Në këtë deklaratë bie në sy një frymë e përgjithshme justifikimi, një frymë shfajësimi dhe për të tjerë fajtore ata që nuk kanë faj. Unë mendoj se ajo që ishte në nderin e Parlamentit që të kërkonte me insistim nga organet e rendit dhe Qeveria që të përgjigjeshin dhe të zbardhnin përgjegjësitë për vrasjen e Gjovalin Çekinit. Gjithashtu është e rëndësishme sot që të dënohen ato koncepte, ato praktika intolerante që nuk janë manifestuar vetëm në rastin e 14 janarit, por që janë përsëritur disa herë me 18 qershor po në Shkodër me deputetë. Partitë Socialiste, në Kuçovë, në Dibër, në Vlorë, në Korçë, në Berat. Janë po ato koncepte dhe po ato praktika të frymëzuara nga intoleranca e PD-së. Gjithashtu forcat e rendit në shumicën e rasteve heshtin ose nuk veprojnë. Rreth ngjarjes policia në Shkodër bëri një sërë veprimesh me pistën e armës, duke ngritur alibira dhe duke ia mveshur asaj një motiv. Pra edhe i mësuar prej vrasësi se si të sillet e si të veprojë. Të gjitha këto flasin pikërisht për implikimin e organeve përkatëse në këtë krim. Këto e politizojnë dhe tensionojnë situatën. Prandaj është plotësisht me vend që në këtë moment propozojmë e deputetëve të Aleancës Demokratike për të ngritur një komision parlamentar qëllimi i vetëm i këtij komisioni është të sqarojë të gjitha ngjarjet që kanë çuar në situatën e re politike në vend. Ndryshe, demokracia në Shqipëri është e rrezikuar.
Servet Pellumbi Gjovalin Çekinit Shkodër Kuçovë Dibër Vlorë Korçë

KERKOHET DOREHEQJA E MINISTRIT TE RENDIT PUBLIK

Komiteti Drejtues i PS të Kryeqytetit, në mbledhjen e datës 19 janar 1994, shpreh indinjatën e tij të thellë nga përgjigjja e dërguar nga Ministri i Rendit Publik A. Musaraj. Kjo përgjigje u konsiderua si e pasinqertë nga një ministër të qeverisë së PD për të penguar me çdo mjet vërtetimin e ngjarjeve dhe zbulimin e autorëve të vrasjeve me prirje politike. Deklarata e Kryesisë së PS, është me këtë rast: Anëtarët dhe simpatizantët e shumtë të Kryeqytetit nuk tremben nga këto kërcënime që tregojnë dobësi e jo forcë, nuk do të bëjnë presion e provokacione, por do të përdorin të gjitha mjetet e rrugët demokratike për të çrrënjosur këtë terror të drejtat e themeleve të njeriut, të drejtën universale për të folur paqësisht e me fjalë, në emër të tyre, u shpreh kërkesa unanime për dorëheqjen e Ministrit të Rendit Publik Arjan Musaraj si pushtetar kryesor që ka bllokuar këtë ligj. Kjo kërkesë do të ushtohet edhe të tjerave në mbledhjen e pagështme që do të organizojë PS e Kryeqytetit. Korresp. i "Zërit të popullit"
Arjan Musaraj David Mau[?] Kryeqytetit

Veprimtari përkujtimore

Me rastin e 130 vjetorit të lindjes dhe 70 vjetorit të rënies të Heroit të Popullit Isa Boletini, Shoqëria Atdhetare për të Rënët, Kombi Shqiptar, më datën 19.1.1994 organizoi në Qendrën Kulturore të Ushtrisë tubim përkujtimor. Morën pjesë anëtarë e veprimtarë të Shoqërisë, familje dëshmorësh të afërm e heroit në fjalë, veteranë të luftës, ushtarakë aktivë e të rinj, intelektualë, etj. Në këtë veprimtari u mbajtën kumtesa: "Isa Boletini udhëheqës kryengritjeve të mëdha antiosmane", nga studiuesi Ham Katana, kryetar i Shoqërisë për degën e Tiranës Fatmira Musai, Dr. e Shkencave historike mbajti kumtesa "Veprimtaria e Isa Boletinit për pavarësinë kombëtare pas Shpalljes së Pavarësisë". Pazar Iqbalet [?] i vëllaut Lazer Plloj i vargjet e këngës popullore për Isa Boletinin. Në fund artisti i popullit Reshat Arbana foli për rolin e heroit në filmin artistik "Nëntori i dytë". Korresp. i "Z. Popullit"
Ham Katana Fatmira Musai Reshat Arbana Gjergji Sulejmani Qendrën Kulturore Të Ushtrisë Tiranë

Laç Plagoset rëndë me armë zjarri qytetari Gjergji Sulejmani

Parëmbrëmë rreth orës 19, në lagjen e reth [?] me armë zjarri u plagos rëndë Gj. Sulejmani, banues në PS 55 vjeç. Dy persona të armatosur kane ardhur e trokitur në shtëpinë e tij, e cila ndodhet pas lagjen nr. 4 të këtij qyteti. Pasi laja [?] Gjergjit hap derën, nga dy persona e armatosur i thanë asaj [?] të dalë Gjergji pasi kemi pak punë me të. Sapo Gjergji Sulejmani doli në derë, njëri nga personat e armatosur qëllon menjëherë me armë zjarri duke e plagosur rëndë në bark. Më pas shtrire të shtëpia e pallatit e cila është lënë e gjithë me gjak. Ndërkohë personat që kryen krimin largohen me shpejtësi, ndërsa pjesëtarët e familjes dhe komshinjtë të alarmuar me zhurmën e plagosjes dhe e çuan me urgjencë në spitalin e qytetit. Prej andej u dërgua me urgjencë në Tiranë. Së dyshuara janë, gjendja e tij është e rëndë e serioze. Në komisariatin e policisë të qytetit ka konfirmuar se organet e rendit janë vënë në kërkim të autorëve të krimit. Arsyet e kësaj ngjarjeje akoma nuk janë të qarta. Korresp. i "Zërit të Popullit"
Ndue Kaza Laç Tiranë

Kush do që të largohet nga RTSH, është i lirë

- Përse u p[r]unë të punonjësve të RT[?] Këto deklaratë ka ditë që e kanë bërë [..]torët e departamenteve të TV dhe ç'do të thotë se drejtorja e përgjithshme kërkon strukturën dhe licencat. Në fazën e dytë të reformës ekonomike në RTV pritet që 15 për qind të punonjësve do të largohen e kjo edhe si rezultat i krizës së rënies. Këtu janë afër 60 punonjës në [..] të televizionit, 60 punonjës të RTSH dhe departamentet e drejtorive, si tek shkresat e RTSH janë [..]. Së pari na ka bërë përshtypje se me p[an]k. Kush e radhitan [?] [..]faqësuesit e sindikatës përpiqen të qetësojnë personelin e televizionit me e shpjegojnë se punonjësit e elevo[kon?]ative mjaft [?] punonjësit e RTV publikë po largohen. Kjo përgjegjshme deklarat[a] e drejtori i përgjithshëm para aktiviteteve dhe intervistë të publikut ka bërë se [..] i punës do të largojnë edhe një punonjës. Po largohen me kush do vetë. T'i presim kush e ka radhën.

Humbi jetën e reja 19-vjeçare nga Kavaja Anila Hasa

Para dy ditësh gjatë udhëtimit për në gjendje të Kavajës, 19-vjeçarja Anila Hasa me targa 84 KJ 714, qe drejtohej nga shoferi Mustafa Metoshi, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Deri më sot pasagjerja ka vdekur si rezultat i plagëve, ndërsa shoferi ka marrë plagë të rënda. Qytetarja 19 vjeçare Anila Hasa humbi jetën. Ajo është mbytur në një gropë të ujit në mes të fushës [?] të mëdha si rezultat i shirave i ditëve të fundit. Deri dje në orën 14 viktima akoma nuk ishte gjetur. Shoferi Mustafa Metoshi ishte ndaluar nga organet e rendit i dyshuar se ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që vazhdon kërkimi i trupit të viktimës. BEKTASH ZENEJ
Mustafa Metoshi Bektash Zenej Kavajë

Kriminaliteti – cënim i rëndë i shtetit të së drejtës

DEKLARATE e kryesisë së Komitetit drejtues të Partisë Socialiste të Rrethit Mirditë Kryesia e Komitetit Drejtues e Partisë Socialiste të rrethit të Mirditës në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme të datës 14.1.1994, pas analizës së gjendjes e rendit dhe qetësisë publike, veçanërisht pas analizës rrethana të cilën u vra Oficeri i Policisë Kriminale Ndue Kaza vlerëson: 1. Rendi dhe qetësia publike ndryshuar kanë ardhur në [..] duke marrë përpjestime të p[r]opagandës problemesh shqetësuese për opinionin publik. 2. Brenda një periudhe kohe jo të gjatë kanë ndodhur një varg ngjarjesh me pasoja serioze e tronditëse. Një pjesë e tyre [?] me qetësinë. Rasti më flagrant është moskapja e autorit të vrasjes së Of. Ndue Kaza. Shqet më të rëndësishme janë: 3. Organet e ruajtjes së Rendit, përveç mungesës së aftësive për ndjekjen e zbulimit të krimit, nuk po japin autorëve të ngjarjeve. 4. Vrasja e Oficerit të Rendit Ndue Kaza rëndon në një gjendje të tillë si fleje e tyre përgjakshëm me një klan nderi [?], dhe veprim në Lagje; dhe pse në raste të caktuara mund të veprohej penalisht. 5. Të gjitha këto përbëjnë dëshmi nga ana e pjesës së kriminalitetit dhe humbjen e besimit të njerëzve në forcën dhe autoritetin e shtetit. Njëkohësisht mosveprimi nga Organet e specializuara për parandalimin e krimeve dhe kapjen e autorëve të vrasjeve ka çuar në krijimin e terrenit të qëlligjshëm e të haptë e tillë me vetëgjyqësi, duke u hapur kështu rrugë hakmarrjeve dhe vëllavrasjes midis njerëzve. Për të gjitha sa më sipër Kryesia e KD të PS të rrethit të Mirditës deklaron se: Në ngjarjet që kanë ndodhur në rrethin e Mirditës Dega e Rendit Publik duhet të sigurojë parandalimin dhe në disa raste e paaftë për të vepruar me efikasitet e kompetencë për gjetjen dhe kapjen e autorëve të krimit. Rasti më flagrant është moskapja e autorit të vrasjes së Of. Ndue Kaza. Shkaqet më të rëndësishme janë: — marrja e kudrit dhe punonjësve në Organet janë mbajtur vazhdimisht kryesisht partizanë, nepotike dhe krahinore, të lënë shumë hapur rrugë paaftësisë, profesionalizmit. Evidentimi i përgjegjësive martë masa të nevojshme për të bërë stabilizimin e rendit dhe kapjen e autorëve të vërtetë të vrasjeve përveç një obligimi ligjor përbën njëkohësisht një detyrë morale ndaj familjes së Ndue Kazës, familjeve të tjera të viktimave dhe mbarë opinionit mirditor. Kryesia e KD të PS të rrethit të Mirditës
Anila Hasa Mirditë