08/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 shkurt 1994

Konferenca e alternativave të Partisë Socialiste

KRONIKË «Në një atmosferë entuziaste me thirrjet „Partia Socialiste“, „Fatos Nano“, dje në orën 16.00 filloi punimet në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë Konferenca e Dytë Kombëtare e Partisë Socialiste.» «Në një atmosferë entuziaste me thirrjet „Partia Socialiste“, „Fatos Nano“, dje në orën 16.00 filloi punimet në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë Konferenca e Dytë Kombëtare e Partisë Socialiste. Punimet e Konferencës i deklaroi të hapura nënkryetari i Partisë Ilir Meta, i cili gjatë fjalës së tij të hapjes ftoi delegatët të mbajnë (Vijon në faqen 4)

Partia Socialiste drejt zhvillimeve të reja të demokracisë shqiptare

- Raport i mbajtur në Konferencë nga zëvendëskryetari i Partisë Dr. Servet Pëllumbi - Fjala e hapjes e mbajtur nga nënkryetari i Partisë Ilir Meta Shokë dhe shoqe delegatë, Të nderuar të ftuar, Jemi mbledhur në këtë Konferencë që të parashtrojmë alternativën tonë për qeverisjen e shtetit në tanishëm të tranzicionit dhe për kapërcimin e krizës aktuale politike. Konferenca jonë është në rrjedhën e vet të zakonshme organizative, veçse kriza ekonomike e zgjatur, sidomos situata e tensionuar politike, që po rrezikojnë seriozisht demokracinë, pluralizmin dhe jetën normale politike në vend, i japin asaj dimensionet dhe rëndësinë e një konference të jashtëzakonshme. Pasojat më të prekshme të një situate të tillë është bërë çështja kudo, i sheh te fushata e PSSh, Fatos Nano, nuk është i vetëm, por me garantin. Mbajtja e tij peng prej mëse gjashtë muajsh, për motive të qarta politike dëshmon për raportet të tëndikuara politikisht-objektive. Si forcë konstruktive PSSSH ka ndërmarrë hapa e duhur në këtë letër drejtim dhe këtë nuk do të mungojë ta bëjë edhe në të ardhmen, për të rivendosur ekuilibret e humbura. PSSSH vjen në këtë Konferencë më e fuqishme dhe e konsoliduar se as- [teksti vazhdon jashtë kornizës] [Kolona djathtas] i fundit për shtypin e amendamentet, me frymë totalitare, në kodin penal. Shkelja e lirive dhe e të drejtave të njeriut është bërë dukuria më e rrezikshme dhe më shqetësuese e shoqërisë sonë. Largimi masiv i anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së nga organet shtetërore e institucionet e tjera, madje edhe shkencore, nëpërmjet ligjit antidemokratik 24-1, papunësia masive, proceset gjyqësore kundër gazetarëve, përfshi dhe anëtarë të forumeve të PS-së, dhuna fizike ndaj disa deputetëve të saj, terrori dhe dhuna e egër policore, madje edhe brenda zyrave të rendit, që në disa raste ka shpënë në gjymtime fizike të pariparueshme dhe madje në vdekje, janë dukuri që po bëhen tepër shqetësuese. Vetëm në shtetet totalitare, antidemokratike ndodhin antimin- [teksti vazhdon jashtë kornizës] antimitingjet dhe ndalimi i deputetëve për tu takuar me elektoratin e vet, apo burgosjet e njerëzve për pjesëmarrjen në mitingje e protesta paqësore, madje, edhe pse shkojnë në varrezat e dëshmorëve të Kombit, siç ndodhi më 29 Nëntor të vitit të kaluar në Durrës, Gjirokastër e gjetkë. Dyert e RTV-së, janë gati të mbyllura për Partinë Socialiste. U bënë 5 muaj që organet e rendit, kudo në Shqipëri, kthejnë mbrapsht, me pretekste nga më absurdët, kërkesa të motivuara të Partisë Socialiste për organizim të mitingjeve në sheshe të qyteteve. Shembulli i Tiranës, ku organet e rendit kanë refuzuar nëntë kërkesa të Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste (herën e fundit edhe me një demonstrim force të paparë) tregojnë qartë për ngushtime të ndjeshme e shqetësuese të hapësirave demokratike në vendin tonë. Një pikë kulmore e shkeljeve flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut është arrestimi dhe burgosja politike e kryetarit të Partisë Socialiste, deputetit të Kuvendit Popullor, Fatos Nano. Mënyra se si u akuzua, koha kur u ngrit kjo akuzë, arrestimi pak ditë pas heqjes së imunitetit dhe disa orë para mitingut paqësor e të miratuar të PS-së, ndërrimi i 2 prokurorëve për të zbatuar urdhërin e arrestimit të tij dhe realizimi i arrestimit nga një prokuror i porsamëruar, mbajtja në burg me një regjim të rreptë policor, kthimi i dosjes nga gjykata për mungesë provash e faktesh, si pasojë e paragjykimit të çështjes nga grupi hetimor, - të gjitha këto dëshmojnë se Fatos Nano është arrestuar si kundërshtar politik i regjimit, është burgosur për hakmarrje politike dhe për të realizuar objektiva të caktuara politike, për të penguar e likuiduar PS-në. Por objektiva të tilla s’kanë për t’u realizuar, as sot, as nesër! Kjo është pikëpamja jonë, ky është vullneti i anëtarëve dhe simpatizantëve të PS! Mbërthesja e fuqishme e mbi 700 mijë njerëzve të elektoratit shqiptar, që firmosën për lirimin e Fatos Nanos, si dhe përkrahja e gjerë e organizmave dhe e personaliteteve të njohura demokratike të Evropës që e kanë vlerësuar «Çështjen Nano» si çështje politike, - janë prova e drejtpërdrejtë e ushtrimeve tona. Mbështetje bazë ne kemi kërkuar dhe kërkojmë edhe në këtë bazë, për lirimin e menjëhershëm të Fatos Nanos. Kjo është një kërkesë demokratike e ligjshme dhe jo tregues i ndonjë pasioni për të ngritur kultel. Partinë nuk e kemi parë dhe as nuk e kemi identifikuar me individë në veçanti, çiltëdo qofshin ata. Kjo për ne ka vlerë dhe peshën e një parimi. Shokë dhe shoqe delegate! Përballë një realiteti të tillë PS ka lajthuar rolin e vet historik dhe jetik për demokracinë... (Vijon në faqen 2)

NJË ZGJIDHJE E RE POLITIKE - KËRKESË E KOHËS

Jeta politike e vendit tonë karakterizohet nga fenomen e kontradikta që fokuso… drejt ngushtimit të hapësirave të demokracisë. Jeta politike e vendit tonë karakterizohet nga fenomen e kontradikta që fokusojnë drejt ngushtimit të hapësirave të demokracisë. Lufta politike është duke u zhvilluar me intensitet të lartë - me ashpërsi, me mungesë të theksuar dialogu dhe konsensusi, me ngarkesa e paragjykime të theksuara, historike e aktuale. Një luftë klasore e re po vihet në rolin e instrumentit kryesor të mbajtjes së pushtetit politik nga PD, po goditen prej saj diversiteti i alternativave, opozenca, qëndrimet e kundërta, apo konkurruese me ato të pushtetit, të gjitha ata që mendojnë ndryshe, të shoqëruara të gjitha këto me përvijimin e një shteti policor. PD është përgjegjëse për tensionimin e sotëm të situatës politike në vend. Edhe pse për demagogji e retorikë demokratike nuk nguron t’i thotë «mirëmbëngjes» opozitës, realisht ajo përpiqet që të paralizojë çdo lloj opozite, bile, edhe partitë më të cilat formalisht është në koalicion. Mungesa e theksuar e vullnetit për të krijuar hapësirë politike për një kompromis social, e ka çuar atë në pozitën absurde të mohimit të çdo alternative tjetër, të çdo bashkëpunimi e tolerance. Gati në çdo gjë e për çdo gjë, ajo po manifeston mentalitete e praktika moniste. Për pasojë PD tashmë nuk mund të mbulojë më dëshmitim si një forcë politike që barazon vetën me demokracinë, apo të fshehë paaftësinë për vetkorigjim, mungesën e besimit, të ideve dhe të zgjedhjeve. Ftohja, zhgënjimi, largimet masive nga radhët e saj janë kthyer në një protestë në rritje ndaj iluzioneve të shumta që ajo përhap me premtimet e me programin e vet. Rrugët që po ndjek për përballimin e krizës së identitetit janë të tilla që thellojnë më tej atë. Centralizimi autoritar i pushteteve, forcimi i ekzekutivit, në dëm të parlamentit, bllokimi i pushtetit lokal dhe krijimi i hallkave të ndërmjetme të tipit të drejtorive të emëruara dhe të varura nga pushteti qendror, janë ndër treguesit kryesorë të krizës së qeverisjes së PD, por njëkohësisht edhe të dhunimit të demokracisë, të abuzimit me votën e lirë të popullit. Korrupsioni i qeveritarëve po ngrihet mbi varfërinë e njerëzve të thjeshtë e nuk mund të mos shkaktojë mllef. Qeverisja e Partisë Demokratike tashmë është në krizë politike dhe institucionale dhe pse raj nuk mund të dilet me riparime e mbulime të pjesshme, siç po përpiqet të bëjë presidenti, në synimin e tij për të shpëtuar «komandën e lartë politike» të PD-së. Gjuha e hapur i organeve të drejtësisë nga ekzekutivi dhe partia-shtet është bërë një dukuri jetike e rrezikshme dhe mjaft shqetësuese e shoqërisë sonë sot. Klasi duket shqetësues e lë në harbim edhe militantët, me ndihmën e dhunës së kartonit të mazhorancës, të disa ligjeve antidemokratike si 24-1 dhe deri tek ligji që po rrezikon Pasojat më të prekshme të një situate të tillë i shoh qartë kudo, i sheh te fushata e shfrenuar e një lufte verbale të papare, të përndjekjet e kundërshtarëve politikë dhe e vrasjeve politike, si ajo e Gjovalin Çekinit më 14 janar në Shkodër, dhe deri te arrestimi dhe mbajtja në burg, në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese e për motive politike e Kryetarit të Partisë sonë, deputetit Fatos Nano. Megjithatë, është në merítën e ndershme të PS, që, si parti që ka për simbol trëndafilat, ka ditur të ruajë gjakftohtësinë dhe ekuilibrin politik, ta prezantojë veten, brenda dhe jashtë vendit, si një forcë politike e pjekur, e përgjegjshme, si një forcë politike e pjekur, e përgjegjshme, e pjekur, e përgjegjshme, në mbështetje të një rruge popullore. Me ndjenjë të zhvilluar për kushtet e angazhimit konkret për ecuninë e demokracisë në Shqipëri, ajo, edhe pse në opozitë, ka dhënë vazhdimisht mesazhe mirëkuptimi, tolerance dhe bashkëpunimi demokratik. Në Konferencën tonë të Dytë Kombëtare ne do të kemi një rast tjetër që të tregojmë se PS, është një forcë politike me kredibilitet dhe me të ardhme. Partia jonë aktualisht ka një shtrirje në mbarë vendin dhe numëron, realisht e jo në mënyrë fiktive, mbi 100.000 anëtarë të grupuar në 3720 organizata partie. Vetëm gjatë vitit 1993 u pranuan në radhët e saj mbi 5000 anëtarë të rinj. Trungu sintetik të sotmes e të ardhmes së saj janë edhe forumet masive të rinisë eurosocialiste dhe forumet e grave socialiste, që u japin një frymëmarrje më të vërtetë demokratike strukturave të Partisë Socialiste. Pranimi i Forumit tonë eurosocialist, si anëtar vëzhgues i Internacionales Rinore Socialiste, është një vlerësim i merituar dhe një gëzim për të gjithë ne, për çka i përshëndesim në mënyrë të veçantë nga tribuna e kësaj Konference! Megjithatë, ne jemi të vetëdijshëm, se përballimi me sukses i sfidave të kohës, kërkon, edhe në të ardhmen, një kujdes në rritje për nivelin dhe punën e Partisë, kërkon një rritje për diversitetin e mendimeve, jetën e gjallë e demokratike, brenda radhëve të veta, angazhimin kurajoz të të gjitha strukturave të saj, e shoqëruar me disiplinë e organizim shembullor, larg modeleve të partive centriste e me karakter rigorozisht klasor. Dhe, ne jemi të vendosur, që të çojmë më përpara atë që kemi arritur, për të patur kurdoherë Partinë tonë në partinë e të vetra alternativës së saj të njohur të socializmit demokratik.

ALTERNATIVA SOCIALISTE SJELL PUNËSIM, PRONËSIM, PROGRES, STABILITET, SOLIDARITET, SIGURI

B. L.: Konferenca e dytë e PS-së ALTERNATIVA SOCIALISTE SJELL PUNËSIM, PRONËSIM, PROGRES, STABILITET, SOLIDARITET, SIGURI P.S.SH. Partia Socialiste vjen në Konferencën e Dytë Kombëtare në një kohë kohë kur, që nga Kongresi i saj i Parë, në shoqërinë shqiptare kanë ndryshuar jo pak parametrat politike, ekonomikë e socialë. E ndërgjegjshme në angazhimin e saj për t’iu përgjigjur këtyre parametrave të rinj si një forcë politike me vizion të qartë demokratik, ajo në këtë Konferencë pune do të përpunojë alternativat dhe programin e saj. Edhe pse në opozitë, Partia Socialiste me qëndrimet e saj ka qenë e mbështetur faktor i fuqishëm ekuilibri e stabiliteti për shoqërinë tonë, mbështetur realisht procese demokratike. Kjo frymë tolerance me rekuptimi e bashkëpunimi me të gjitha forcat politike, ku në themel të veprimtarisë së tyre kanë idealet kombëtare, dhe progresin e shoqërisë do të jetë përsëri, sot e në të ardhmen mesazhi i socialistëve shqiptarë. Çastet që kalojmë janë të vështira për shoqërinë tonë në tërësi, por sidomos janë vështirësuar gjithanshëm për ne socialistët. Janë goditur rëndë edhe raportet themelore pozitë-opozitë, shtet-individ, si dhe shumë të drejta të fituara në demokraci. Rasti i burgosjes së kryetarit të Partisë, Fatos Nano, është një shtyrje në të kundërt. - Raporti i KPD «Partia Socialiste drejt zhvillimeve të reja të demokracisë shqiptare». Pyetje e diskutime rreth tij. Miratimi i përpunimit të programit të Partisë. Miratimi i ndryshimeve të statutit të Partisë. Konferenca do zhvillojë punimet me këtë rregullore. Punimet e saj do të vazhdojnë dy ditë. Në çdo 1 orë e gjysëm do të ketë 30 minuta pushim. Atëherë, kush është dakord me rendin e ditës dhe rregulloren e Konferencës? Votohet. Fjalën ia jap Nënkryetarit të PSSH deputetit Servet Pëllumbi. Në Konferencën e II-të Kombëtare të PSSH marrin pjesë: 500 delegatë si dhe janë të ftuar deputetët e PS dhe përfaqësues të saj në pushtetin lokal. Në Konferencën na ndodhen si të ftuar me pjesëmarrjen e tyre: përfaqësues të trupit diplomatik – përfaqësues të organizatave politike, përfaqësues të qarqeve të ndryshme, të shoqatave dhe të partive. Në këtë Konferencë mungon delegati i Fierit Islam Lala. Kryetar i komunës së Libofshës i cili u nd[a] prej nesh nga një sëmundje e rëndë para disa ditësh. Ju ftoj të nderojmë kujtimin e tij duke mbajtur një minutë heshtje. Konferencën e II-të Kombëtare të PSSH e deklaroj të hapur. Ajo do të zhvillojë punimet me këtë rend - dite: