13/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 shkurt 1994

INTEGRIMI I SHQIPËRISË NË EVROPË DHE «ÇESHTJA NANO»

Do të reflektojnë pushtetarët tanë ndaj reagimeve të Evropës: Integrimi i Shqipërisë në Evropë është një kërkesë e cilën drejtpërsëdrejti nuk mund ta mohojë askush. Por integrimi në Evropë as nuk mund të mbetet një dëshirë, as nuk mund të realizohet vetiu. Realizimi i këtij integrimi varet nga ne shqiptarët, por jo vetëm nga ne. Varet dhe nga ata që pranojnë integrimin. Ka këtu marrëdhënie, raporte, ka kushte, ka të drejta dhe detyrime. Integrimi shqiptarës tonë është zënie e natyrshme e vendit të saj në Evropë. Kjo do të thotë që Shqipëria do të fusë, do të integrojë atë që është shqiptare, që është vlerë, që është nga ato vlera që e bashkon atë me kombet e qytetëruara e demokratike të Evropës. Tashmë është e qartë se integrimi në Evropë kërkon të jesh vend demokratik realisht e jo në parrulla, të realizosh e zgjerosh liritë e të drejtat e njerëzve dhe jo t’i kufizosh ato, t’i shkelësh, të shtosh pandërprerë numrin e të burgosurve politikë: të realizohet një zbatim i ligjeve për të gjithë njëlloj e jo të bëhet udhë e zakonshme shkelja e ligjeve: të krijosh një realitet ekonomik e social ku njerëzit të ndjehen realisht të lirë e të mbrojtur nga dhuna, veprimet e paligjshme: të zgjerosh dimensionet e pluralizmit, të opozencës dhe të veprimtarisë së opozitës e jo të zvogëlosh këto dimensione, të përpiqesh të eliminosh oponencën dhe opozitën. Që të mos mbetesh në hapat e Ka gjashtë muaj që mbahet në qeli kryetari i Partisë Socialiste dhe deputeti i Kuvendit Popullor, Fatos Nano. Këto gjashtë muaj kanë provuar sheshit se «Çështja Nano» është vetëm çështje politike. Ai duhet lënë i lirë për të goditur opozitën, për të dobësuar, për ta përçarë e likuiduar opozitën. Partinë Socialiste U kthye nga gjykata dosja e përsëri Fatos Nano mbahet në burg. Pse mbahet kaq gjatë në burg po të kishin siguruar dokumente e fakte? Duke kuptuar karakterin politik të krijimit të çështjes Nano reagoi elektorati shqiptar. Peticioni i firmosur nga mbi 700 mijë njerëz tregon se Çështja Nano nuk mund të nënvlerësohet e as të manipulohet. Ka reaguar vazhdimisht Partia Socialiste. Kanë reaguar dhe personalitete brenda vendit. Por kanë reaguar dhe personalitete të njohura të Evropës, madje dhe institucione. Këto janë bërë publike e nuk mund të mohohen, me deklarata imponuese në RTV, e gazetën RD, se nuk ka reagim ndërkombëtar për çështjen Nano. Reagimi i Evropës për çështjen Nano nuk është i rasit e as nga pozita sentimentale e humane. Ky reagim s’do të ishte po qe se Çështja Nano ishte thjesht një çështje juridike. Po ajo është një çështje politike, prandaj dhe reaguan personalitete të njohura të Evropës e institucioneve të saj. Pse ajo është një goditje ndaj lirive e të drejtave të njeriut. Pse litazimit e antidemokracisë. Është kërkesë për zbatimin e ligjit e të drejtësisë, për të zbatuar ato ligje që kemi miratuar në shqipëtari vetëm në Parlament. Është kërkesë për të mbrojtur pluralizmin në Shqipëri. Ky reagim është njëkohësisht edhe kërkesë, edhe kusht i institucioneve të Evropës për integrimin e Shqipërisë mes kombeve të qytetëruara të saj. Kuptohet që ka këtu dhe një plan më konkret. Fatos Nano është intelektuali që ka kontribuar që në fillimet e saj për demokracinë në Shqipëri. Ai ka personalitetin, të drejtat e lirìnë e tij si njeri, si qytetar, si politikan, si deputet. Por ai është njëkohësisht kryetar i Partisë më të madhe opozitare në vendin tonë, e cila ka një mbështetje të gjerë në popull. Që ka një votëbesim të popullit të shprehur më 22 mars 26 korrik. Ai drejton një parti politike të majtë që ka mbajtur qëndrime të ekuilibruara e të pjekura në interes të demokracisë, të zhvillimit të Shqipërisë, të lirisë së individit e të mbrojtjes sociale të njerëzve. Qëndrimet e Partisë Socialiste janë publike e të njohura tashmë brenda vendit dhe jashtë tij. Për përmbajtjen dhe dimensionet që ka Çështja Nano, nuk mund të nënvleftësohet, të minimizohet, të injorohet. Ajo është edhe plagë e hapur në trupin e shoqërisë sonë, edhe një çështje që ka rrezatim të gjerë. Më kot përpiqen kundërshtarët e tij xhuxhë të paraqesin Çështjen Nano si një çështje ordinere, si një problem që u zmadhuaka subjektivisht, si një çështje e parëndësishme. Reagimi i një partie të tërë politike, i një pjese të konsiderueshme të elektoratit shqiptar, të forcave politike e personaliteteve të vendit, dhe i mijëra personaliteteve e institucioneve në zë të Evropës, të tregojnë për peshën, vendin dhe rëndësinë që ka Çështja Nano. Anjë kërkohet të zgjedhët, që do të thotë që ai të lirohet. Kështu fiton ligji. Fiton drejtësia. Fiton demokracia. Krizohen dhe kushtet reale për integrimin e Shqipërisë në kombet e qytetëruara të Evropës. mik e social ku njerëzit të ndihen realistë të zgjeroesh dimensionet e pluralizmit, të opozonencës dimensione, të përpiqesh të çliminosh opozitën dhe opozitën. Që të mos mbetësh në pohime të përgjithshme duhet t’i drejtohesh realitetit tonë. Ç’po ndodh aktualisht? A po ecën demokracia në Shqipëri apo është bllokuar e ndalur konsolidimi e zhvillimi i demokracisë? Kriminaliteti është bërë shqetësues. Pasiguria e njerëzve vë në rritje. Dhuna policore shkon deri atje sa vdesin qytetarë brenda institucioneve të policisë. Arrestohen qytetarë se marrin pjesë në një miting paqësor. Arrestohen gazetarë e kërcënohen prokurori me deklarata në televizion, duke kujtuar ballkanin e sëmura e luftën në Bosnje; vriten vazhdimisht qytetarë dhe policë... Ja për këto arsye ka një reagim të tillë për çështjen Nano. Një reagim i tillë është apel. Është kërkesë për mbrojtjen e konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Është kërkesë për të korrigjuar veprime e qëndrime që godasin e minojnë demokracinë. E- sentimentale e hamull. Kyu thjesht një çështje juridike. Për ka në krijimin e çështjes Nano shkelje të ligjeve e procedurave juridike të ligjeve në fuqi. Se ka motive politike hakmarrëse e aspak civilizuese në krijimin e Çështjes Nano e mbajtjen e tij, për një kohë të gjatë, 6 muaj në burg pa gjyq. Pse ajo është një goditje ndaj partisë më të madhe opozitare në vend, pse po shkelën lirite e të drejtave të njerëzve.

Pushteti hesht. Deri kur?!

- Parlamenti Europian me një votim aspak modest, 208 vota pro 37 kundra, kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Fatos Nano. Pushteti hesht! - «Amnesty» International dhe «Departamenti Amerikan i Shtetit» hartojnë raporte speciale lidhur me shkeljen e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri. Pushteti hesht! - Eshtë vënë 24 vjeçari Gjovalin Çekini. Janë akuzuar për pjesëmarrje në krim politik për kontrabandë armësh njerëz të veshur «dopjo pet» me pushtet. Shteti hesht! - Ndodhën në burg «gazetarët miq» të Presidentit, Aleksandër Frangaj, Martin Leka. Janë në ndjekje penale Thoma Gëllci, Irirjan Zhupa, Arben Doci, Gjergj Zefi. Shteti hesht! «Edhe 900 ditë...» Edhe 900 ditë lumnutri. Edhe 900 ditë intolerancë, edhe 900 ditë dhunë policore, edhe 900 ditë shkelje të të drejtave të njeriut, edhe 900 ditë propagandë. Edhe 900 ditë surpriza, të veçanta të cilat do t’i dallojnë ato nga njëra tjetra, edhe 900 ditë çudira të cilat do të sfidohen kënaqshëm nga heshtja. Heshtje që sfidon edhe Parlamentin Europian në kërkesën e tij për lirimin e Fatos Nanos, heshtje që sfidon organizatën prestigjioze «Amnesty International» dhe raportin e saj shqetësues për shkeljen e të drejtave të Njeriut në Shqipëri. Heshtje që sfidon departamentin Amerikan të shtetit dhe raportin e tij po që sfidon krimin politik të Shkodrës akuzat ndaj njerëzve me pushtet të përfshirë në këtë krim. Heshtje që sfidon shqetësimin për pushkatimin e shtypit të lirë. Ndodhën në burg Aleksandër Frangaj e Martin Lekaj. E dhe 900 ditë ... Duket se pushteti po zbaton, po mbështetet tek batuta e një ministri-regjizor, të një filmi të tij: «Çudia më e madhe zgjat tre ditë». Por është e thënë që batuta të kthehet në ligj, në ligji themelor për pushtetin Kushtetues si shtetit shqiptar i mungon Ligji themelor). Që më 30.1.1993, profesori i ndjerë Rexhep Qosja në një letër drejtuar Sali Berishës nga Prishtina shprehej: «Në qoftë se demokracia është botëkuptim, në qoftë se demokracia është botëkuptim, në qoftë se demokracia është konsideratë për tjetrin; në qoftë se demokracia është mbrojtje e individit prej dhunës pushtetare, atëherë demokracia jote është vetëm propagandë». E pra ai paralajmëronte. Ai paralaj- I mëronte burgosjen e Nanos, burgosjen e Idajet Beqirit, burgosjen e Fatmir Kumbaros dhe 8 personave të tjerë të cilët merrnin pjesë në një protestë grevë/urrej [?] krishtësh, burgosjen e Aleksandër Frangajt, Martin Lekës, ndjekjet penale që po u bëhen kryeredaktorëve të gazetave të tjera të pavarura, dënimet e Panajot Zotos, Shqyqyri Mekës, Fatmir Zanajt etj. Profesor Qosja paralajmëronte shkeljen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, paralajmëronte vrajsen [?] shtazarake nëpërmjet dhunës policore të Romeo Gaces, David Lekës, Irfan Nanajt. Profesor Qosja paralajmëronte intolerancën së shndërruar në krim politik më 14 janar në qytetin e Shkodrës ku lindi jetën përç [?] u bë simbol paqeje i riut 24 vjeçar Gjovalin Çekini. Por megjithatë pushteti hesht. Një heshtje që po sfidon gjithshka, një heshtje që po sfidon qindra mijëra të tjerë që kërkojnë lirimin e Fatos Nanos, që kërkojnë tolerancë, që kërkojnë konsideratë për tjetrin, që kërkojnë në dashurinë për njeriun, që kërkojnë të t’i thonë ndal dhunës policore të shtetit kundër individit, që kërkojnë të thonë ndal propagandës pushtetare. Sa më të fuqishëm bëhen zërat aq më të mëdha janë çudirat, madje dhe heshtja me përmasa të tilla është çudi. Ajo po skllavëron shqiptarët, po i çon drejt stresit të vazhdueshëm. Por për pushtetin kjo nuk ka ndonjë vlerë. Pushtetin po e eksiton heshtja për të heshtur akoma më shumë, akoma më tej. ERION BRAÇE

A do të inaugurojë ndonjë fabrikë presidenti?

Në zyrën e letrave të Presidentit ...

Takim i delegatëve me anëtarë e simpatizantë

Gjirokastër Në zbatim të detyrave të shtruara, por dhe në përgjigje të interesimit që kanë zgjuar punimet e konferen- Në zbatim të detyrave të shtruara, por dhe në përgjigje të interesimit që kanë zgjuar punimet e konferencës së dytë kombëtare të Partisë Socialiste, delegatët e saj zhvilluan ditën e premte pas dite, më 11 shkurt, një takim bashkëbisedues me anëtarë, veprimtarë e simpatizantë të Partisë, Pas një paraqitjeje të shkurtër të delegatëve dhe pyetjeve të kushtrues së natyrshme nga dëgjuesit, u bashkëbisedua për probleme të rëndësishme të jetës sot dhe alternativat që vë përballë tyre Partia Socialiste. U dha një «alarm» në diskutimin e delegatit Dritëro Agolli, si do të punojnë në fushatën e ardhshme elektorale, si u gjykua gjendja e punëve në fshat; në bujqësi, ç’bëhet për zbatimin tërësor të ligjit për tokën, cilat janë ndryshimet në programin e statutit e të Partisë, si vlerësohet politika e jashtme e shtetit tonë dhe ç’ecuri ka në çështjen kombëtare, pse nuk zbulhet dhe goditet në mënyrë efektive korrupsioni, ishin nga preokupimet. Duke këmbeyr mendime edhe për gjendjen e punëve në rreth; ky organizim i natyrshëm pune i Partisë sugjeroi që të zgjidhnin socialistin në organet lokale, rreth e bashki, të bëjnë takime të hapura me organizatat të Partisë Socialiste në lagjet e qytetit, të parashtrojnë planet për 94-trën dhe të reflektojnë në to shqetësimet e propozimet që kanë masat dhe njerëzit. Një dika organizative që e mund të sugjerohet: në shtrirjen dhe hapjen e madhe që po fiton Partia Socialiste aktualisht, është mirë që dhe takimet të bëhen të diferencuara, pas interesave, profesioneve, moshave, shtazëve të militantëve, etj. Partia është masive dhe e të gjithëve por nuk do të thotë se çdo segment i saj është i njëjtë dhe realizues për çdo anëtar e simpatizant ose grup anëtarësh e simpatizantësh. THANAS DINO

ndonjë fabrikë presidenti?

Në zyrën e letrave të Presidentit, mbërinë dy ftesa. Të parën e dërgon partia më e madhe opozitare sepse organizon një takim kombëtar ku do të bëjë analizën e punës së vet dhe do të japë alternativat e situatës. Me tolerancën dhe kulturën e duhur demokratike e kanë parë të arsyeshme të ftojnë dhe simbolin e unitetit kombëtar Presidentin e Republikës. Ndërsa tjetra vjen nga larg, s’ka rëndësi se nga Presidenti ftohet në inaugurimin e një xhamie. Kuptohet që nëpunësi i letrave ja vendos ndos dy ditë mbi tavolinë dhe pret përgjigje, dhe si gjithmonë ai nuk vonon në përgjigjen e tij. Nuk e di si formulohet ajo por diçka është tërë e sigurt. Vendi i tij i rezervuar në kuvendin e opozitës mbetet bosh ndërsa tek xhamia shiritin e inaugurimi e pret vetë Presidenti ose të paktën në mungesë të tij lexohet një mesazh. Pritet shiriti dhe Presidenti para turmave «entuziastë» klarron: «Xhamia që po inaugurojmë sot është vazhdim i inaugurimeve të tjera të xhamive, kishave, katedraleve...» Dhe turma qindra njerëzish duartroket e lumtur. Ata sot kanë festë Sot muaji i Ramazanit fillon me një xhami të re. Sot qyteti i tyre ka një minare më tepër dhe kjo nuk është pak kur oxhaqet e fabrikave nuk janë.» (Vijon në faqen 2)

Karakteret e tranzicionit

Veçojmë: «Fenomenin Mosko»! Në një intervistë televizive dhënë muaj më parë, Dede Kasseneci nga Shkodra midis të tjerash foli edhe për Teodor Moskon, prokurorin e gjyqit të tij duke thënë pak a shumë se ai prokuror që më drejtoi mua në gjyq u i pandershëm këto të përmbysësh pushtetin popullor në mënyrën më të drejtpërdrejtë edhe Nexhmije Hoxhën... Dhe fjala e Dedë Kassenecit shoqërohej me sekuesenca filmike nga gjyqi i janarit 1992 kundër Nexhmije Hoxhës, ku blinte në sy prokurori Mosko. «Dhe “Stop kamera” Morali: o njerëz, shikojeni mirë këtë prokuror, O se më saktë aloma: shikojeni mirë këtë njeri, këtë tip. Dhe mos e harroni. Dhe pas kësaj seyre më erdhi në mend komedia e shkrimtarit tonë të madhën Dritëro Agolli me titull «Fytyra e dyfishtë». Teodor Mosko i shërbeu me devocion e përkushtim shtetit të diktaturës e prokurori, njësoj siç ka shërbyer atëherë kundër Todë Lubonjës, njësoj siç i shërbeu kundër Nexhmije Hoxhës. Dhe pastaj rrotte demokracia! «Ç’e vrasim mendjen? Rrimë në guzhinë! Ble erë gjella, pa ngrënë s’mbesim, Na pihet ujë, pimë Na rritet thonjtë, presim», ka shkruar D. Agolli. Por Mosko nuk është i vetëm. As i person dhe as fenomen. Mesova se edhe zëvendësprokurorin e Tiranës Fitar Fagu e kanë shkatuar nga detyra. Madje flitet se kundër tij është edhe një çështje penale kundër tij. Kam patur rast ta takoj dhe të bisedoj me të. Madje edhe kam thënë se na lini vetë. Madje edhe gazetarëve se si po vërtetuat sot nuk është gjë e vetme e cila është në fuqi në burg. Por ja që edhe të më fund e braktisën. Nuk do t’ua miri të tepër, me shpresë se mund të përfitojnë nga kjo kolegët e tij, me gjëllim që më ranë shërbënjën verbalisht, që të mos i nëntrahohen urdhërit, e pastaj do të jetë vonë. Të gjithë kanë devocion e përkushtim t’i shërbejë shtetit si prokuror, i shërbeu kundër Nexhmije Hoxhës. Dhe pastaj rrotte demokracia! LUAN, M. RAMA (Vijon në faqen 2)

Shel i thotë ishalarit: E gëzosh tokën, ish-pronari i thotë: Mos e mbill më se ligji jemi ne!

- Një grup fshatarësh në Velipojë kanë njoftuar për grevë urie - «Koha për mbjellje ka ardhur. Por ku të mbjellim? Edhe ajo pak tokë që na u tha se është juaja gjatë këtyre dy vjetëve dhe që e shfrytëzuam, tani, vijnë të ashtuquajturit ish-pronarë dhe na kanë paralajmëruar që të mos e mbjellim më! Ata s’duan t’ia dinë se çfarë kanë vendosur komisionet ligjore, por vetëm na kanë dhënë ultimatum të prerë: mos mbillni, sepse nuk do t’i gëzoni të korrat!» Me pak fjalë, ky është shqetësimi që një grup fshatarësh nga Dajçi, i Shkodrës, na e bënë prezent para godinës së administratës së këshillit të këtij rrethi këto ditët e fundit. Ata kishin ardhur këtu me shpresë se do ta gjenin mbështetje, me shpresë se dikush do t’ua çante hallin, pasi rrezikojnë të mos mbjellën këtë pranverë. Por ky shqetësim nuk është vetëm në Dajç. Në një mënyrë apo në një tjetër, e ndesh edhe në shumë fshatra të tjerë të këtij rrethi dhe Malësisë së Madhe. Gjithashtu me këtë ballafaqohen edhe në fshatrat e ish ndërmarrjeve bujqësore. Ish pronarët e larguar prej vitesh, tani shikojnë dhe u thonë: «mos e mbillni më tokën, kemi bërë ç’kemi bërë tani dy vjet, sot e tutje ligji jemi ne». Kështu, jo vetëm fshatarët që deri tani akoma s’e kanë marrë tokën, por edhe ata që u tha se i morën e mbollën 1 urol të glizonë, tani nuk e ndjejnë veten të sigurt për të mbjellë. Megjithëse zoti Arbnori i ka thënë edhe një herë në takimin që PD-ja bëri në teatrin «Migjeni» kohët e fundit, se ligji për ndarjen e tokës nuk do të ndryshojë, pasi është hedhur në vota e për ndryshimin kanë votuar vetëm 8 deputetë, pra tregon se është ligji më i drejtë, pretenduesit për kufijtë e vjetër s’duan t’ia dinë. Fshatarët presin që fjalët e përfaqësuesve të lartë të pushtetit e të shtetit, të shoqërohen tashmë me veprime reale të prera. Ç’të bëjnë fshatarët, kë të dëgjojnë shtetin apo ish-pronarët? Moszbatimi me përpikmëri i ligjit i ka vënë në dilemë. Ankohen tek përfaqësuesit e shtetit, u premtojnë se ligji do të zbatohet e do të mbrohet, kthehen në fshat, por asgjë s’lëviz. Një grup fshatarësh nga zona e Nënshkodrës sapo u kthyen nga takimi që bënë me ministrin e Bujqësisë dhe të Ushqimit, z. Hasan Halili. Në i treguam ministrit, thonë ata, se nuk e ndjemë veten të sigurt për të mbjellë këtë pranverë, nuk kemi garanci pasi shohim që Kërcënimet ndaj nesh janë rritur ndjeshëm. Gjithashtu i thamë të mos u besojnë vetëm shifrave që japin lart nëpunësit në rreth për ndarjen e tokës, sepse ata nuk e shprehin të vërtetën sic është. Në fakt, e dimë se problemi ka për ndarjen e tokës. Ministri na priti mirë, tha se unë jam i një mendimi me shqetësimin tuaj, do të veproj menjëherë. Prijet, përçellat, fjalët e premtimet vazhdojnë, por koha ikën. Nuk është e drejtë që të detyrohen fshatarët sot të futen në greva urie, në shenjë proteste për të zbatuar ligjin. Disa fshatarë nga Velipoja kanë njoftuar për këtë. Mos vallë u dashka që të gjithë shqiptarët, sipas interesave të tyre, të detyrohen herë pas here të hyjnë në greva urie për të fituar atë që shteti ua ka dhënë ligjërisht. Probleme të tilla nuk ka vetëm në Shkodër. Shteti s’ka pse t’ia bëjë gjërat vetes, kur shqetësimet janë kaq evidente, M. K.

Njoftim i Teatrit të Operas

Sot ora 18.00, Teatri i Operës dhe Baletit në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane jap në sallën e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës premierën «Carmina Burana» e kompozitorit gjerman Carl Orff. Marrin pjesë kor-orchestra dhe solistët Mirela Tana, Adrian Xhema dhe Agim Duro, Mjeshtre kori Suzana Turku. Dirigjent Enmir Kranja