15/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 shkurt 1994

Parlamenti evropian ju ofron një shans autoriteteve shqiptare: FATOS NANO DUHET LIRUAR NGA BURGU

Çdo qëndrim tjetër është i paragjykuar, amoral dhe i paligjshëm. Manipulimi dhe ndryshimi i akuzës, hetimet e njëanshme dhe të komanduara nga urdhëri partiak provojnë edhe një herë se «Çështja Nano» është çështje politike. Mesazhi qytetar të Evropës autoriteteve shqiptare do t’i përgjigjen si evropianë apo me kryeneçësi bajraklare dhe mentalitet oriental?... Çdo qëndrim tjetër është i paragjykuar, amoral dhe i paligjshëm. Manipulimi dhe ndryshimi i akuzës, hetimet e njëanshme dhe të komanduara nga urdhëri partiak provojnë edhe një herë se «Çështja Nano» është çështje politike. Mesazhi qytetar të Evropës autoriteteve shqiptare do t’i përgjigjen si evropianë apo me kryeneçësi bajraklare dhe mentalitet oriental?... U mbushën 10 ditë që kur parlamenti Europian miratoi me shumicën e tij 268 deputetë pro, një rezolutë mbi marrëdhëniet ndërmjet komunitetit Europian dhe Shqipërisë, ku kërkohej veç të tjerave respektimi i parimeve demokratike dhe i lirive politike dhe në Shqipëri – si kusht paraprak thelbësor për çdo ndihmë ose bashkëpunim dy ose shumë palësh, si edhe lirimi i menjëhershëm i kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano. Në pikën 18 të Rezolutës theksohet se Parlamenti Evropian, udhëzon Presidentin e tij për t’ja dërguar këtë Rezolutë Komisionit të Këshillit të Parlamentit Evropian si dhe Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Veç botimit në gazetën «Zëri i popullit» të Rezolutës, mësuam nga burime të informuara se ajo tashmë i ka ardhur edhe parlamentit e Qeverisë... Këtë që është Europa ajo që i bie fort derës së Shqipërisë, ose më mirë të themi, asaj dere nga kërkon të hyjë Shqipëria në Evropë. Por ata që kanë në dorë çelësin e kësaj dere bëjnë sikur nuk dëgjojnë, megjithëse në fakt ata nuk kanë heshtur, por janë mbledhur kanë diskutuar deri natën vonë, bile duan edhe ndërrimin e akuzës ndaj Fatos Nanos, nga shpërdorim në vjedhje. Mirë parlamenti shqiptar, qeveria e Presidenca, heshtin, por a duhet të heshtin deputetët shqiptarë kudo qofshin. Ka arritur një Rezolutë për ta nga Evropa. U drejtohet pikërisht atyre! E ata nuk duhet të jenë kaq të përgjegjshëm. Të paktën t’u thonë zotit kryetar i kuvendit diçka që s’ka nevojë për bobina filmi,... Të paktën të kërkojnë deputetët shqiptarë që formalish të respektohet dinjiteti e personaliteti i tyre, ndryshe është për t’u ardhur keq, se... të ardhur keq, sepse janë ata të parët që nëpërkëmbën e u shkelën të drejtat dhe liritë. Europa ka trokitur fort në derë. Çdo shqiptar i thjeshtë këtë e kupton. Ajo pret t’i përgjigjen realisht dhe jo me manipulime akuzash. Të mos i gënjejë mendja pushtetarët tanë dhe instrumentat e tyre se duke heshtur deri tani, duke lënë të “tohen gjakrat”, apo duke urdhëruar ndryshimin e akuzës, përfundimin bile të hetimeve dhe duke bërë fakt të kryer denimin e Fatos Nanos dhe të tjerëve do t’ia hedhin Evropës. Por edhe nëse ata heshtin le të flasin me zë më të kthjellët, dhe të fortë socialistët. Evropa përsëri ka sy e shikojë, ka veshë të dëgjojë, ka mendje të kuptojë se ç’po ndodh në Shqipëri. Socialiste Fatos Nano. Në këto kohë Rezolutës theksohet se Parlamenti Evropian, udhëhequr Presidentin e tij për t’ja dërguar këtë Rezolutë Komisionit e të Rezolutës, mësohet edhe parlamentit e Qeverisë Shqiptare. Pra, edhe njëherë, ose më saktë të themi, për të tretën herë, Europa troket më fort në dyert e shtetit shqiptar. Por ai hesht! Hesht parlamenti, kryesia e tij dhe Pjetër Arbnori, hesht qeveria dhe kryeministri Meksi, hesht edhe presidenca dhe Presidenti Berisha. Përsë heshtin? A duhet heshtur? Të paktën për kortezi nuk duhet të heshtin sepse të paktën, për formalitet, burimet e informacionit të Parlamentit, të qeverisë, të presidencës duhet të flisnin, të shpjegonin, të prononcoheshin se ka arritur një rezolutë nga Evropa. Kjo është në ABC-në e një shteti dhe qeverie serioze. Rastet kanë qenë që gjatë këtyre dhjetë ditëve që si Arbnori ashtu dhe Meksi, Berisha dhe Selami në tubimet dhe takimet që kanë zhvilluar duhet të thoshin diçka sepse s’është e pa...

Partinë Demokratike e tremb konkurenca e ndershme

Alternativat konkrete dhe realiste – treguesi më i qartë i distancimit nga e kaluara. Demagogjia bajate - tipar dallues në propagandën e PD-së, tregues kuptimplotë i krizës së saj të gjithanshme. KËNDVËZIM Partinë Demokratike e tremb konkurenca e ndershme – Alternativat konkrete dhe realiste – treguesi më i qartë i distancimit nga e kaluara. – Demagogjia bajate - tipar dallues në propagandën e PD-së, tregues kuptimplotë i krizës së saj të gjithanshme. Fryma konstruktive dhe realiste, angazhimi intelektual dhe përgjegjësia qytetare për fatet e vendit dhe tregut të daljes nga kriza e gjithanshme që po përjetojmë (përveç të tjerash edhe falë paaftësisë për të qeverisur të pushtetarëve të sotëm), shoqëruar këto me zgjedhjet konkrete janë përmbajtja themelore e Konferencës së Dytë kombëtare të Partisë Socialiste. Gjithçka u arrit në të qe produkt i një pune të gjatë e të këmbëngulëse të nisur që në qershor të vitit 1991 dhe të intensifikuar vazhdimisht në të gjitha nivelet e partisë e më gjerë me simpatizantë të shumtë, ku përveç vështirësive të tranzicionit na është dashur të përballojmë edhe sulmet e presione nga më të ndryshmet, shpifje e kërcënime rrugaçësh të cilat synonin ngushtimin në maksimum të hapësirave të veprimtarisë së PS-së bllokimi dhe eleminimin e saj. Mirëpo, për fatin e keq të ndjekësve dhe për të mirën e demokracisë dhe të pluralizmit në Shqipëri. Partia Socialiste jo vetëm që nuk u shprehë jo vetëm që nuk u nda e nuk u përça megjithëse për këtë qëllim u burgos dhe kryetari i saj dhe deputeti i Kuvendit Popullor Fatos Nano, por u konsolidua dhe u rrit akoma më shumë në sytë e popullit si forcë politike serioze, me profil qytetar e evropian dhe realist e angazhuar për një të ardhme më të mirë për fatet e vendit. Të gjitha këto arritje PD-ja në pushtet i shikon dhe i komenton me një xhelozi dhe cmirë të habitshme gjë që tregon se ajo sa vjen e lar- tohet gjithnjë e më tepër nga deklaratat dhe idetë e programit të dhjetorit 1990, fenomen që sigurisht ka nisur kohë më parë. Si për ta dëshmuar mirë këtë metamorfozë tipike, shërben fushata e fundit e krerëve dhe e organit të tyre të cilët djallëzisht e akuzojnë Partinë Socialiste «se nuk u distancua përfundimisht në Konferencën e dytë nga e kaluara dhe Enver Hoxha» akuzë që nuk mbetet me kaq, por që shkon deri në kërkesën absurde për distancim edhe nga «kriminelët Fatos Nano e Dritëro Agolli»?! Më e pakta gjë që mund të thuhet në këtë rast është përfundimi se krerët e PD-së për fat të keq nuk marrin vesh se nga bie politika. Shkollat dhe ofiqet e komunizmit se sa duket i kanë lënë të mangët. Demagogjia bajate që ata përdorin tregon varfërinë leksikore të tyre dhe krizën e gjithanshme që e ka pushtuar. Ata janë të paaftë dhe të pazotë të paraqesin alternativa konkrete. Nuk kanë kurajo të dalin para popullit dhe të flasin hapur. Nuk guxojnë të mblidhen as në konferenca e as nëpër mitingje sepse kanë frikë se mos u dalin grupe të tjera armiqësore. Nuk e përballojnë dot konkurrencën e ndershme të ideve dhe zgjedhjeve konkrete në kushtet e pluralizmit politik, nuk futen dot në debat të ndershëm ndaj vazhdojnë t’i bien fyellit në të njëjtën vrimë. Duhet ta dini mirë zotërinj se distancimi më i mirë nga gabimet e së kaluarës dhe nga trashëgimia e ideologjisë komuniste janë alte-rnativat dhe zgjedhjet konkrete. PS-ja i ofron popullit. Ato s’ka asgjë të përbashkët me programin e Partisë së Punës nuk kanë asgjë nga ekonomia e centralizuar nga diktatura e proletariatit dhe lufta klasave. Ndërkaq, demagogjia juaj është spekullim që synon të mashtrojë njerëzit për t’i larguar nga PS-ja rritja e së cilës ju tremb. Por PS-ja nuk ka faj nëse njerëz nuk ju besojnë më, PS-ja nuk ka faj nëse ju nuk jeni në gjendje të kuptoni në zgjedhjet e parakohëshme për t’ju nënshtruar në rrugë demokratike dhe ligjore kontrollit publik. Sigurisht ju e dini se ç’përfundim mund të kenë zgjedhjet ashtu siç e dinë marrë mirë që kërkesa për zgjedhje të parakohëshme nuk është vetëm e Partisë Socialiste se përndryshe nuk do të hezitonit aspak. Po qe se do të kishit besim sado pak në deklaratat që bëni ju do t’i pranonit zgjedhjet për të thënë PS-së: «shikon, populli përsëri votoi për ne sepse nuk i do socialistët». Por herët a vonë zgjedhjet në një ditë do të bëhen. Të jeni të bindur se do të merrni atë që ju takon. Ndërsa përsa i përket kërkesës tuaj që «PS-ja duhet të distancohet nga «kriminelët» Fatos Nano dhe Dritëro Agolli», mos u bëni merak. Fishto në ndërin e PS-së që të ketë sa më shumë «kriminelë» të tillë brenda radhëve të veta. LUAN M. RAMA

Arrestime dhe vrasje në Durrës

Mësohet nga burime pranë komisariatit të rendit në Durrës se pas një përpunimi të gjatë me urdhër të organeve të prokurorisë u krye arrestimi i pesë personave. Mësohet nga burime pranë komisariatit të rendit në Durrës se pas një përpunimi të gjatë me urdhër të organeve të prokurorisë u krye arrestimi i pesë personave ndër të cilët edhe kryetari i Kontrollit të Shtetit për degën e Durrësit Agim Dema, të cilët sipas këtyre burimeve dyshohet për korrupsion në agjensinë detare «Adriatica». Hetimet vazhdojnë më gjithse nga ana e kontrollit të shtetit nuk ka asnjë informim zyrtar për këtë arrestim.

Deputeti Fehmi Abdiu i drejtohet KRYEMINISTRIT

POPULLI KËRKON INFORMA- POPULLI KËRKON INFORMACION, TRANSPARENCË DHE LIGJSHMËRI Zotit Aleksandër Meksi Kryetar i Këshillit të Ministrave Në bazë të neneve 82 e 86 të Rregullores së Kuvendit Popullor kërkoj sqarim nëpërmjet përgjigjeve të disa pyetjeve për të vërtetën rreth instalimit në Shqipëri të dy avionëve spiunë amerikanë. Më konkretisht: 1. Nëse është i vërtetë lajmi i përhapur nga mjaft mjete të informacionit, se në Shqipëri do të instalohen dy aeroplanë spiunë amerikanë? 2. Mbi çfarë baze ligjore është vendosur një gjë e tillë e nga cili organ? 3. Çfarë qëllimi ka një veprimtari e tillë? 4. A dëmtohen interesat shtetërore të Shqipërisë dhe interesat e shqiptarëve nga kjo veprimtari? 5. Përse nuk i ka pranuar ato shteti italian për t’i vendosur në Itali? 6. Përse nuk keni informuar popullin për këtë? 7. Çfarë mendoni, a dëmton kjo veprimtari e tillë interesat e vendeve apo popujve fqinjë? 8. A ndikon një gjë e tillë në marrëdhëniet tona me fqinjët? 9. Çfarë qëndrimi kanë mbajtur shtetet fqinje për ndërmarrjen e kësaj veprimtarie? 10. Përse nuk është raportuar në Parlament për këtë gjë? Sa më sipër konformë nenit 86 të rregullores së lartpërmendur pres përgjigjen tuaj. Me nderime FEHMI ABDIU Deputet i Kuvendit Popullor

40 ish të dënuar në grevë urie kërkojnë zbatimin e ligjit të tokës

Kjo u bë e ditur dje në mëngjes, nga burime të afërta me këtë grevë urie. Fshatarët janë kryesisht nga fshati Ças i Velipojës në Shkodër. Pasi u shpërbë N.D-ja, atyre nuk u është shpërndarë toka. Disa herë, për m’i aj të tërë, janë treguar sa tek autoritetet e pushtetit lokal të Shkodrës ashtu edhe në Tiranë. Mirëpo deri tani problemi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje. Ndërsa e tokës e kanë kundërshtuar ish-pronarët. Kështu fshatarët në fjalë, në pamundësi zgjidhje tjetër, u detyruan të hyjnë në grevë urie, për të fituar atë që shteti ua ka dhënë me ligj. Fillimisht greva filloi me 40 fshatarë, por gjatë ditës dëshmitë informacione të tjera flasin për rritjen e këtij numri. Grevistët janë ngujuar objektet e ish-ndërmarrjes bujqësore të Velipojës.

Tre të vrarë ditën e dielë

Ditën e dielë, në orën 12 e 10 minuta, bejzë? [?] dy krisma armësh në sheshin “Qemal Stafa” (Parruçë) të qytetit të Shkodrës. Në çast dyjëtra qytetarë mblidhen aty pranë klubit të kazinove rreth një rënieje që mbi i sinnë? [?] me trautar. Mësomë se i gjalluar është Arben Çor? [?], 24 vjeç, punëtor në fabrikën e këpucëve me numër në Betanc? Afke e dërgon me shpejtësi në spital dhe pas dy orësh vdes. Ndërsa autor i kësaj vrasjeje cilësohet Mehdi Kabani? [?], vëndbanet së? [?] me motive hakmarrjeje pas një përleshje të mëparshme në një dasëm. Në ndërkohë pak sipër e tij me thikë, Mehdije? [?] dhe një tjetër nuk pati mundësi të largohej nga komisariati i rendit publik. Në kohën që ndodhi vrasja, thuhet se brenda në një klub ishin duke pirë kalë zotërinjtë Ferit Tahja me detyrë drejtor i ndërmarrjes në Ministrinë e Rendit Publik së bashku me kryetarin e degës së rendit publik në Shkodër dhe kryetarin e degës së rendit publik të Malësisë së Madhe. Nuk dihet reagimi i tyre në këtë rast, por ndoshta prezenca e tyre bëri që dy mikrobuza të poliçisë të vinin shpejt në vendin e ngjarjes me grupin policor anti-... [?] dhe me ekspertët, por autori krimin? [?] tashmë është larguar. Pasdreka e kësaj dite ka pësuar edhe një dy vrasje të tjera. Në fshatin Borsh vritet Gjon Mic? me bar? [?] shkëputen, banorë këta të fshatit Grudë e Re. Edhe këtu dy vrasje ... [?] Për këto dy vrasje dyshohet se janë bërë nga pjesëtarë të rrethit familjar të bashkëshortes së Gjonit. Këtë e spjegojnë me faktin se viktima ishte divorcuar para disa muajsh me gruan e parë dhe u martua me një vajzë, Mirëpo kjo e fundit ka bërë këtë martesë kundër këmbënguljes së prindërve për të mos e kryer një veprim të tillë. Kështu për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje vihet në zbatim Kanuni i Maleve, sipas të cilit në rastin e tillë familja e vajzës vret veç dhëndërit edhe bijën e vet që ka braktisur familjen. Nuk ka njoftime deri tani të jenë ndaluar në autorët e kësaj vrasjeje.

Seminar për Komunikimin Parlamentar

Në data 11 e 12 shkurt u mbajt në Tiranë seminari për Komunikimin Parlamentar i cili u organizua nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) për çështjet ndërkombëtare, me qendër në Uashington dhe Shoqata për Kulturë demokratike (SHKD) me qendër në Tiranë. Këto dy institucione kanë punuar bashkë që nga viti 1991. Seminari ishte hap i parë i një serie veprimtarish që do të zhvillohen në të gjithë vendin për çështje lokale apo kombëtare. Përveç pjesëmarrësve shqiptarë në Parlamentin dhe shoqatat ishin ftuar edhe zona Marjan Magenis, senatore e parlamentit irlandez, Pelu Kramm, zëdhënës për Ministrinë e Transportit i Hollandës dhe sekretar i përgjithshëm i sektorit hollandez në Bashkimin Europian të Gazetarëve, si dhe Johan Gallagher, drejtues i botimit të Almanakut të politikës amerikane dhe studiues politik i lëvizjeve të CBS-së. Qëllimi i seminarit ishte shkëmbimi i informacionit dhe ideve për teknikët e komunikimit midis deputetëve dhe zgjedhësve, midis deputetëve dhe medias dhe mes deputetëve me njëri-tjetrin. Colësi Artë i një demokracie të përparuar është komunikimi i për... (Vijon në faqen 4)

Socialiste Fatos Nano.

NESËR DO TË LEXONI:

«Pjesë nga Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi gjendjen e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri»

LAJMËRIM

Ditën e enjte datë 17.2.2004 ora 16.30 në pallatin e sportit “Punëtori” në Durrës zhvillohet një takim me deputetët dhe këshilltarët socialistë. Anëtarët dhe simpatizantët e PS-së të paraqiten në Komitetin Drejtues të PS-së për të marrë pjesë e hyrjes.