- Dje Pallati i Sportit «Asllan Rusi» buçiti nga brohoritjet për Partinë Socialiste, Fatos Nanon, demokracinë e vërtetë, kundër dhunës politike dhe shkeljes së të drejtave të njeriut
- Jashtë Pallatit të Sportit grumbullime të mëdha të forcave policore, flisnin më mirë se çdo gjë tjetër se me çfarë gjuhe i flet pushteti i sotëm popullit.
- Dje Pallati i Sportit «Asllan Rusi» buçiti nga brohoritjet për Partinë Socialiste, Fatos Nanon, demokracinë e vërtetë, kundër dhunës politike dhe shkeljes së të drejtave të njeriut - Jashtë Pallatit të Sportit grumbullime të mëdha të forcave policore, flisnin më mirë se çdo gjë tjetër se me çfarë gjuhe i flet pushteti i sotëm popullit. Në mes të një entuziazmi të papërshkruar u zhvillua dje në pallatin e sportit «Asllan Rusi» mitingu i Partisë Socialiste i organizuar nga Komiteti Drejtues i PS të Tiranës. Thirrjet «Partia Socialiste», «Fatos Nano», «Poshtë diktatura», «Duam zgjedhje», «Lironi Fatos Nanon» u shquan për minuta të tëra në fillim dhe gjatë gjithë mitingut. Kryetari i PS të rrethit të Tiranës që e hapi mitingun pasi falënderoi të pranishmit dhe drejtuesit e PS pjesëmarrës në të tha se këtë takim e organizojmë për të vënë theksin në disa nga detyrat kryesore që caktoi Konferenca e dy-të Kombëtare e PS dhe për të protestuar me forcë kundër shkeljes së të drejtave e lirive themelore që po kryen pushteti i Partisë Demokratike ndaj Partisë Socialiste dhe deputetit të Kuvendit Popullor FATOS NANO. Jemi mbledhur këtu për të shprehur: Kundër dhunës Kundër shtypjes së opozitës Kundër burgosjes të fjalës e shtypit të lirë për të kërkuar: Shtet ligjor e drejtësi. Liri e demokraci të vërtetë! - tha midis të tjerash Luan Shahollari. Më poshtë ai vazhdoi se Partia Socialiste ka ardhur në përfundimin se vendit i duhet një zgjedhje e re politike. Prandaj ka kërkuar publikisht. - Zgjedhje të reja parlamentare deri në vjeshtë të këtij viti. Partia Socialiste e qytetit të Tiranës kërkon leje për miting në sheshin «Skënderbej» Mbështetur në Ligjin nr. 7692, datë 31, 3.1993, shtojca «Të drejtat e liritë themelore të njeriut», neni 21, - «E drejta e tubim», si dhe në Dekretin Nr. 7403, datë 31.7.1990, «Për mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet e shtetasve në vendet publike» Komiteti Drejtues i PS të Qytetit të Tiranës do të organizojë një tubim paqësor në Sheshin «Skënderbej» ditën e premte, më 4 mars 1994 nga ora 17.00 deri më 18.00. Qëllimi i këtij tubimi do të jetë protesta ndaj shkeljeve të të drejtave e lirive themelore të njeriut në Shqipëri, të opozitës, të Kryetarit të PSSH dhe deputetit të Kuvendit Popullor Fatos Nano në veçanti. Në tubim parashikohet të marrin pjesë 40-50 mijë vetë. Qëllimet që do të hidhen e do të mbahen do të jenë: Garantoni të drejtat e li- Duam drejtësi. Duam shtet ligjor. Lironi Fatos Nanon. Rroftë Kombi Shqiptar. Poshtë dhuna. Duam Kushtetutën. Duam zgjidhje të reja. Qeverisja e PD dështoi. Rroftë PSSH. Parlamenti europian: Lironi Fatos Nanon. Rroftë Parlamenti Europian, E duam Shqipërinë si Europa. Garantoni të drejtën për tubim paqësor. Përsa më sipër mbështetur në nenin nr. 7 të Dekretit konfirmoni sa më parë lejen dhe masat për zhvillimin sipas rregullave të këtij tubimi. KRYETARI I KD TË PS TË QYTETIT LUAN SHAHOLLARI
në këtë drejtim ata kanë dështuar plotësisht. «Qeshja Nano» u ka rënë si bumerang. Edhe nga burgu Fatos Nano ka dhënë një ndihmesë jashtëzakonisht të çmuar për Partinë Socialiste, që ajo të njihet e pranohet nga institucionet demokratike të Europës e më gjerë. Oratori falënderoi në emër të pjesëmarrësve, parlamentin evropian, i cili me shumicë absolute votash kërkoi lirimin e menjëhershëm të Fatos Nanos. Folësi theksoi se, Fatos Nano nuk i trembet gjyqit se është i pafajshëm, se është burgosur për motive politike. Ne jemi të bindur se Fatos Nano është i pastër dhe do ta mbrojë me dinjitet veten. Prandaj ne do ta mbrojmë me të gjitha mjetet e rrugët demokratike «çështjen Nano». Pastaj ai ia dha fjalën zëvendëskryetarit të Partisë Socialiste Dr. Servet Pëllumbi. Ai përshëndeti në fillim në emër të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe të kryesisë së PS, Britanisë dhe zgjerimit i Partisë Socialiste të qytetit dhe të rrethit të Tiranës, tha më poshtë ai, rritja dhe fuqizimi i elektoratit të Partisë Socialiste në kryeqytet, është një tregues i rritjes dhe fuqizimit të Partisë Socialiste në përgjithësi. Populli i Tiranës që zhvilloi atë miting madhështor të 30 korrikut të vitit të kaluar, është i gatshëm të zhvillojë edhe aktivitete të tjera të shkëlqyera. Është vullneti i të gjithëve për t’i çuar gjithnjë përpara proceset demokratike në Shqipëri. Në këtë proces që po kalojmë Partia Socialiste ka vendin e Është vullneti i të gjithëve për t’i quar po kalojmë Partia Socialiste ka qenë gjithmonë e matur, e pjekur, e mençur dhe e ekuilibruar. Nuk është elektorati i shumtë i Partisë Socialiste që e destabilizon situatën, por janë ata që përndjekin opozitën, ata që mbajnë në burg kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano. Ata e tensionojnë situatën. Prandaj ne ju bëjmë thirrje edhe njëherë, ashtu siç theksoi edhe Konferenca e Dytë Kombëtare e Partisë Socialiste, se vendit i duhet një zgjidhje e re politike, i duhet një formulë e re qeverisëje, e cila mund të dalë vetëm nga zgjedhjet e reja të parakohshme. Partia Socialiste me alternativat që parashtron në Konferencën e saj të dytë tregoi edhe një herë pjekurinë e saj, tregoi veten si një forcë të aftë për të çuar me tej proceset demokratike në Shqipëri. për t’i thënë «ndal» çdo diktature, për t’i thënë «ndal» çdo akti regresiv, (Vijon në faqen 4)
DELEGACIONI I PSSH U KTHYE NË ATDHE
Takime të suksesshme të delegacionit të PSSH me delegacione të partive socialiste dhe socialdemokrate të Evropës
Dje u kthye në atdhe delegacioni i PSSH-së, i kryesuar nga zëvendëskryetari i saj Dr. Servet Pëllumbi, i cili me ftesë të Partisë Socialiste të Hungarisë mori pjesë në kongresin e kësaj partie, që zhvilloi punimet në Budapest në datët 27 shkurt 1994.
Në këtë kongres morën pjesë 21 parti të ndryshme socialiste dhe socialdemokrate të Evropës, mes tyre pjesë edhe Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Miguel Angel Martinez dhe personalitete të tjera të larta nga Parlamenti Evropian etj.
Gjatë qëndrimit në Budapest delegacioni i PSSH zhvilloi takime pune dhe bisedime me Kryetarin e Partisë Socialiste të Hungarisë Gyjla Horn, me Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kryetari i delegacionit të Partisë Socialiste Punëtore të Spanjës Martinez. Me kryetarin e delegacionit të Partisë Socialiste Austriake dhe nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Peter Scheder, me kryetarin e delegacionit të Partisë Socialiste Bullgare, kryetarin e kësaj partie Videnov, me kryetarin e delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë Gizela Nauk, me kryetaren e delegacionit të PASOK-ut, Orologoa, me kryetar-
istë i delegacionit të Partisë Laburiste të Izraelit Gat, me kryetarin e delegacionit të Partisë Demokratike Demokratike të Punës të Lituanisë dhe Ministrër i Jashtëm i Lituanisë Gylys, me kryetarin e delegacionit, të Partisë Laburiste të Hollandës Maarten Van Traa, me kryetarin e delegacionit të Partisë Demokratike e të së Majtës në Itali Roberto Cuillo, me kryetarin e delegacionit të Partisë Bashkimi dhe Progresi në Federatën Ruse Kolos nik, me kryetarin e Partisë të së Majtës Demokratike të Sllovakisë Peter Weis, me kryetarin e delegacionit të Partisë Socialiste Popullore të Danimarkës Strange, me kryetarin e delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Polonisë Ivinski, me zotin Andre Sajfion anëtar i Parlamentit Evropian si dhe me personalitete të tjera të ftuar për të marrë pjesë në këtë kongres.
Në këto takime u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet PSSH dhe partive të ndryshme socialiste dhe socialdemokrate të Evropës s’ dhe situatën politike në rajon, në Evropë dhe për rritjen dhe forcimin e lëvizjes së majtë në kontinent.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PSSH
Burgosja e Fatos Nanos zgjoi ndërgjegjen e mijëra njerëzve përpara rrezikut të neofashizmit
DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS
Kjo deklaratë u mbajt në seancën e ndjeshme të Kuvendit Popullor nga Kryetari i grupit parlamentar socialist, NAMIK DOKLE.
Para 7 muajsh, duke keqpërdorur votën tuaj, të ndërruar deputetë, duke shkelur mbi parimet demokratike të drejtësisë, prokurori i Tiranës arrestoi deputetin e Kuvendit Popullor, kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano. Me këtë veprim të nisur nga hakmarrja politike e klaneve antidemokratike në pushtet, ai solli rëndë plot 7 të lirisë kushtetuese, që shteti, ai shtet dhe liritë themelore të njeriut. Kjo përbën një shkelje të rëndë të drejtave të njeriut, apo edhe vetën të një ligji, do të shpjegohet [pjesërisht e palexueshme] ...
Kjo deklaratë juridike vë në pah se ...
Fatos Nano është një nga mijëra njerëzve përpara këtij rreziku. Për të trembur ata që vlen edhe të ... [pjesërisht e palexueshme].
Pas 7 muajsh të një burgimi të paligjshëm, të paragjykuar e të urdhëruar, gjykata e Tiranës vendosi të çelë gjyqin kundër Fatos Nanos më 5 Mars 1994. A në dhe në Fatos Nano nuk i trembemi ligjit, drejtësisë, shtetit të së drejtës, por denoncojmë antiligjin, padrejtësinë, shtetin kanunor e totalitar. Çuarja në gjyq e çështjes duke mohuar brutalisht të drejtën e të pandehurit për t’u njohur me dosjen e grupit hetimor, është ndër rastet e rralla që është praktikuar në më shumë se një gjykatë drejtësia shqiptare kohët e fundit. Dhe kjo ndodh pikërisht me një deputet! Kjo ndodh pikërisht me kryetarin e partisë më të madhe të opozitës. Fakti flet më qartë se mijëra fjalë! Grupi hetimor dhe Gjykata e Tiranës kanë shkelur me ndërgjegje të plotë ligjin kushtetues mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Në cilën do qeveritari të Republikës i jepen garanci e procedurë penale që:
- të vihet në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën që i bëhet;
- të ketë kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për ...
(Vijon në faqen 4)
Nano». Në këtë mënyrë Gjykata do të përgjigjej pozitivisht interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik shqiptar për këtë gjyq, për vetë përmasat që ka marrë kjo çështje. Kjo e drejtë qytetare shqiptare garantohet nga ligji kushtetues «Për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut», i cili u njeh dhe u garanton të drejtën e informimit të panashëm.
Në këtë sugjerim tonin ne kemi parasysh edhe premtimin që zoti Berisha, president i Republikës dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u dha përfaqësuesve të grupit tonë parlamentar në një takim të posaçëm që zhvilluam kohët e fundit me të për «Çështjen Nano».
Zoti Berisha na siguroi për marrjen e të gjitha masave që gjykimi i Fatos Nanos të jetë i hapur dhe transparent.
Zoti kryetar,
Mbetemi në pritje të përgjigjes suaj me shkrim përsa parashtruam më sipër.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS
NAMIK DOKLE
1 Mars 1994
Zoti Hajdari! Mos qëndro prapa demit!
z Hajdari. Dikush mund të quditet që të herë pas here, e shohën heshtjen bërtet, shfryn, shan me fjalë të ndyra gegërisht dhe godet në ajër «një përbindësh të padukshëm» që ka ka mbërthyer për fyti. Unë, jo nuk çuditem, sepse të njoh. Ti di hallet dhe ambicjet, ta njoh zërin dhe jehonën, si njoh edhe aftësitë e pamundësitë e tua.
Më konkretisht: Edhe ditën e hënë, në parlament, kot je nxehur e ke prishur gojën me shokët e mi e kolegët e tu. Them kot se ti e ke parashikuar, me zgjuarsinë e malesorit, qysh ditët e para pas arrestimit se «Fatos Nano do ta mundë Demin». Apo jo?
Prandaj siç e ke këshilluar me kohë një mikun tënd, që vazhdon me shkathësi t’i vijë rrotull demit edhe ti mos rri gjithnjë i gozhduar prapa Demit, se tani që është tërb uar nuk do ku t’i lëshon shkelmat.
TOREADORI
FATOS NANO NË OPTIKËN E «DEMOKRACISË SHQIPTARE»
Për rreth dhjetë muaj e ashtuquajtura «Çështje Nano» ka qenë në qendër të vëmendjes brenda dhe jashtë vendit.
E nisur në kushtet e një acarimi politik, në kushtet kur PD-ja, dhe qeveria e saj filloi dalë hapur ndaj opozitës dhe veçanërisht ndaj PS-së filloi me nxjerrë i këqija çështje të cilat i justifikuan. Për të plotësuar më qartë tablonë e fillimit dhe vazhdimit të kësaj çështje, për t’u njohur edhe një herë me shkaqet e shumta dhe problemet e ashtra, momentet më kryesore të saj po e japim shkurtimisht:
- Më 23 prill 1993 sllpas mjeteve të informacionit (TV) një grup deputetësh të PD-së akuzojnë ...
(Vijon në faqen 3)
Shtet ligjor e drejtësi.
Liri e demokraci të vërtetë! - duhet një zgjidhje e re politike. Prandaj ka kërkuar publikisht.
- Zgjidhje të reja parlamentare deri në vjeshtë të këtij viti.
- Një kushtetutë të re të miratuar me referendum popullor.
Pa këto Shqipëria zor se bën përpara.
- Ne ofrojmë alternativën tonë të ekonomisë sociale të tregut në vend të tregut të lirë të terapisë shok» të Partisë Demokratike, e cila siç e dinë tashmë të gjithë, dështoi plotësisht
Ajo mbylli vende pune dhe hapi qeli burgu
Oratori më poshtë përmendi me shifra reale për rënien e prodhimit, thellimin e krizës dhe vështirësisë e jetesës së popullit.
Ja përse ne nuk kërkojmë ndërtimin e një ministri, të Kryeministrit apo të Qeverisë në tërësi, por zgjidhje të reja parlamentare, të cilat do të sillnin në pushtet ato forca politike që e nxjerrin këtë vend nga kriza dhe e drejtojnë nga mirërqenia e prosperiteti - tha ai.
Më pas ai u ndal gjatërisht në çështjen Nano. Sërmini i Berishës, Selamit, Arbnorit, Spahiut, Meksit, Çelës etj, theksoi ai, është që nëpërmjet «Çështjes Nano» të godasin Partinë Socialiste, ta përcajnë, ta bëjnë një konkurrente të dobët që ti fitojnë lehtë zgjedhjet e ardhshme e të vazhdojnë sundimin e tyre të tipit përdest.
Por kushedo është i bindur tashmë se
KËRKESË
Kryetarit të Gjykatës së Tiranës
zotit Agim Bendo
Tiranë
Kryetarit të Gjykatës së Tiranës zotit Agim Bendo Tiranë Zoti kryetar, Përmes mjeteve të informacionit u njohëm me njoftimin tuaj për fillimin e gjykimit të Kryetarit të Partisë Socialiste, deputetit Fatos Nano më 5 Mars 1994 në Gjykatën e Tiranës. Në se grup parlamentar jemi të interesuar të njihemi, përmes zhvillimit të seancave gjyqësore ndaj deputetit Fatos Nano, me gjykimin e kësaj çështje. Prandaj kërkojmë nga ju: I. Të na jepni mundësinë që të ndjekim gjyqin si grup parlamentar duke na pajisur me ftesë. (Bashkëngjitur është edhe lista emërore e deputetëve të grupit parlamentar so- do të ndiqet nga shumë gazetarë jo vetëm vendas, por edhe të huaj si dhe nga per.-analitë të ndryshme të huaja si: parlamentarë avokatë politikane etj. Veç kësaj ka interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët shqiptarë për ta ndjekur kur do të fillojë gjyqi në fjalë. Prandaj ju sugjerojmë: II. Të merrni masa që gjykimi i çështjes që ju filloni të gjykoni më 5 Mars në ngarkim të deputetit Fatos Nano, të zhvillohet në një sallë të përshtatshme, pasi sallat ekzistuese në godinën e Gjykatës së Tiranës vërejmë se janë të vogla. III. Të lejoni transmetimin e me-