Gjergj Zefi zëvendëskryetar i Asamblesë së Partisë «Aleanca Demokratike» goditet me levë në kokë
Pas disa ndjekjeve dhe thirrjeve nga organet e pushtetit të sotëm, forca të tjera ishin ato që morën iniciativën dhe u hodhën në sulm kundër forcave opozitare dhe shtypit të lirë në Shqipëri. Siç njoftohemi nga Shkodra zëvendëskryetari i Asamblesë së Partisë Aleanca Demokratike dhe zëvendësredaktori i gazetës «Aleanca» Gjergj Zefi. Dje në mbrëmje nga persona të panjohur u godit me levë në kokë, afër syrit. Ai u gjet në rrugë nga kalimtarë të rastit të cilët e shpupë në urgjencën e spitalit. Deri tani njoftohemi se ai është jashtë rrezikut.
Korresp. i «Zërit të popullit»
PAS TIRANËS EDHE KUÇOVA. NESËR GJITHË SHQIPËRIA...
- Socialistët janë shumë. Ata kërkojnë sheshet e qyteteve -
Në Tiranë kërkohet sheshi «Skënderbej», në Durrës sheshi «Aleksandër Moisiu», në Vlorë «Sheshi i Flamurit», në Fier sheshi «Rilindja», POLICIA NUK I JEP!
«Lidhur me lirinë e grumbullimit paqësor dhe bashkimit ka kufizime të ndjeshme...
... Disa tubime publike të Partisë opozitare Socialiste nuk janë lejuar të zhvillohen në sheshet ose kohën e kërkuar.»
(MARRË NGA RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PARAQITUR NË KONGRESIN AMERIKAN.)
4 marsi - dita e protestës kombëtare kundër dhunës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut është protestë për të mbrojtur ligjin, jetën e njeriut, demokracinë e vërtetë në përputhje me interesat kombëtare dhe parimet e forumeve të vërteta demokratike në Evropë, SHBA etj.
Entuziazmi i Tiranës mbërrin në Kuçovë
Mes entuziazmit të qindra banorëve të Kuçovës dje në orën 16 në shtypëne e kulturës në Kuçovë u zhvillua një takim i gjerë me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, ku mori pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, dhe deputeti i Kuvendit Popullor Gramoz Ruçi.
Në fjalën e tij të përshëndetjes ai u ndal në situatën politike dhe ekonomike të vendit. Ai theksoi se Partia Socialiste si forca më e madhe opozitare e vendit, serioze dhe e pjekur në konferencën e dytë të Partisë shpallosi alternativat e saj politike, ekonomike e sociale, duke dalë me kërkesën e ligjshme për zgjedhje të reja të parakohshme, duke e shikuar atë si rrugën e vetme për të vendosur ekuilibrat e reja politike.
Duke iu përgjigjur interesimit të pjesëmarrësve ai u ndal dhe shpjegoi gjerësisht çështjen Nano. Më pas shoku Ruçi iu përgjigj pyetjeve që shtruan pjesëmarrësit e këtij takimi. Pyetës të një simpatizanti se a ka mundësi të marrë pjesë në zgjedhjen e Fatos Nanos, ai u përgjigj se kjo kategori nuk varet nga ne, ne kemi kërkuar që në gjykatën e Tiranës që gjyqi të mos bëhet në ato salla dhe të transmetohet direkt në televizion. Një pyetje tjetër se a mund të arrestohet një deputet vetëm duke i hequr imunitetin, iu përgjigj se arrestimi dhe burgosja e Fatos Nanos është i paligjshëm. Një pyetje tjetër se pse nuk është propozuar presidenti lidhur me çështjen Nano; përgjigjja ishte kjo: nëse Partia Socialiste kemi qenë gjithmonë në korrent të kësaj çështjeje dhe kemi transmetuar presidentit të gjitha shkeljet duke përfshirë edhe këto të
KUSH U MOHON LIRINË TË TJERËVE, KA MOHUAR LIRINË E VETVETES
Nga fjala e Gramoz Ruçit në Kuçovë
E kemi të drejtë kritikën që kemi bërë për më shumë takime që duhet të bëhen me ju qytetarët e Kuçovës, dhe të bëjmë ju qytetarë të Kuçovës, aq më tepër që deputeti që ju i keni dhënë me zemër votën e lirë deputeti i Kuçovës e kryetari i Partisë Socialiste mbahet në burg për 7 muaj si kundërshtar politik i regjimit të Berishës.
Siç jeni në dijeni para pak kohësh zhvilloi me sukses të plotë punimet Konferenca e Dytë Kombëtare e Partisë sonë socialiste. Zhvillimet politike, ekonomike e sociale të vendit tonë ese më saktë kontradiktat reale e në thellim në këtë fushë shtruan nevojën e formulimit të një zgjidhje të re politike. Me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, partia jonë socialiste, si forca më e madhe opozitare në vend, serioze, e pjekur e konstruktive shpalli alternativat e saj politike, ekonomike e sociale, e doli me kërkesën për zgjedhje të reja të parakohshme, si një mjet i rëndësishëm për të vendosur ekuilibrat e reja politike. Konsumi politik, nga shqetësimet e rrezikshme i demokracisë, goditja e rëndë e fjalës së lirë, kriminaliteti i lartë, lufta e egër politike ndaj forcave opozitare e të majta e veçanërisht ndaj PS, bllokimi i pushtetit lokal, rritja alarmante e kriminalitetit dhe e dhunës policore e shoqëruar me vdekje të njerëzve në dhomat e policisë e cisë dhe vrasje të policëve, kriza e rëndë ekonomike, e numri i lartë i atyre që rojnë në minimumin jetik, ndryshimet e ndjeshme të elektoratit, të forcave politike e të raportit të forcave - të gjitha këto e bëjnë të nevojshme kalimin në zgjedhje të reja. Në fakt partia demokratike e ka fjalën e pushtetin elektoral sepse synon të mbajë me çdo kusht pushtetin, sepse nuk do apo nuk i pëlqen të kuptojë konsumimin politik të pushtetit të PD, të kuptojë erozionin e rëndë brenda PD, të kuptojë zhgënjimin e madh të njerëzve të rinj e të anëtarëve të PD-së.
Qëndrimi politik i PS-së i shpalosur në Konferencën e Dytë Kombëtare, është shprehje e qartë e pjekurisë, autoritetit në rritje dhe iniciativës së saj në kushtet e luftës politike. Alternativat e PS-së janë të drejta sepse përfaqësohen nga shumica dërrmuese e popullsisë, mbështeten nga anëtarë simpatizantë e PS-së, që vazhdimisht rrit peshën dhe rolin e saj në jetën politike të vendit.
Më kot përpiqen kundërshtarët e PS të zvogëlojnë rëndësinë e Konferencës së Dytë të PS. Alternativat tona do të vijojnë se janë të drejta, të fuqishme e tyne konsolidon dhe mbron demokracinë.
Partia Socialiste është mbrojtëse e vendosur e lirive dhe të drejtave të njeriut. Me keqardhje konstatojmë kufizimin e rrezikshëm të lirisë, të hapësirave të lirisë, luftën e dhunë policore, rritjen e arrogancës shtetërore dhe të krimit politik. Për të mos përmendur të gjitha rastet vrasja e Çeçanit në Shkodër, arrestimi i dy gazetarëve e dënimi me burg i njerëzve prej tyre, presionet ndaj gazetarëve e të gjithë atyre që nuk konfirmohen.
Fatos Nano në optikën e demokracisë Evropiane
Partia Socialiste që në ditët e para të kësaj lufte e ka bërë për detyrë të informojë të gjitha organizmat ndërkombëtare.
Me kalimin e kohës interesimi është rritur edhe e kohës interesimi është rritur edhe nga pas tijanë të cilët, jo vetëm janë prononcuar duke e quajtur atë politikë të qeverisë shqiptare marrti, që qeveria e mënjehershme. Në këto kohë kur presidenti i Evropës dhe Europa deklaron se Evropa nuk është për çështjen Nano, s’ka dërguar asnjë nga momentet e qëndrimit të tij nga shkolla duke u njoftuar për rrugën e tij. Komisioni i Përgjithshëm i PS-së ve në dijeni Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Parlamentin Evropian, Këshillin e Ministrave të Komunitetit Evropian, Federatën Ndërkombëtare të Helsinkit për të drejtat e njeriut, lidhur me situatën politike në vend për sulmin e ndërmarrë ndaj kryetarit Fatos Nano dhe për mbajtjen e fjalës së tij në parlament Bllokimi dhe dënimi deklarata për shtyp e Fatos Nanos.
6 maj 1993, kryetari i PS-së Fatos Nano, për një delegacion e zyrtar Federale për Rusinë i Kryetarit Civelli. Fatos Nano e ka marrë për një delegacion e zyrtar të kryetarit të Këshillit Evropian, Presidenti, ministri të ministrave dhe për sulmin e ndërmarrë ndaj PS-së e kryetarit të saj.
12 maj 1993, Fatos Nano priti ambasadorin e Hungarisë sipas pranisë së Rumani, i gjermanisë Vollers të Francës For, të Italisë For-resti dhe e cila i vë në dijeni për situatën e tensionuar politike dhe sulmin e ndërmarrë ndaj PS-së e kryetarit të saj.
9 qershor 1993, Fatos Nano në krye të një delegacioni shkon në Greqi dhe flet me Andreas Papandreun, diskuton për situatën e përgjithshme në Shqipëri, për sulmin ndaj opozitës dhe miraton një deklaratë të përbashkët me PASOK-un e cila saj.
(Vijon në faqen 2)
Fatos Nano në optikën e «demokracisë shqiptare»
FATOS NANO: Do të di të kthej çdo ditë e numëruara të klanit ballisto-fashist të Berishës
- 26 korrik 1993. Prokurori i përgjithshëm Alush Dragoshi nën presionin partiak dërgon në parlament kërkesën për heqjen e imunitetit kryetarit të PS-së Fatos Nano. Alush Dragoshi nën presionin e Berishës kërkon përfundimin e parregullsisë metodologjike e punës së Këshillit të Ministrave.
- 27 korrik 1993. Mbledhjet në një takim të jashtëzakonshëm Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PS dhe grupi parlamentar. Në deklaratën e miratuar theksohet sulmi frontal kundër PS si pasojë skemave dhe skenarëve që hartohen për lehtësimin e parlamentarë e në paradhomat qeveritare.
- presidenciale, janë nisur prej kohësh. Ndërsa Fatos Nano deklaron: «Berisha trembet, Berisha nuk është i qetë, Berisha është shpërthyer. Mua më bën gjumi të qetë, Berishën nuk e zë gjumi të qetë. Unë kam shokë e miq në gjithë Shqipërinë, Berisha ka ngelur vetëm. Me mua dhe është e vërteta, me Berishën është turpi. Drejtësia nuk i tremben aq sa nuk i trembet askush nga ju sepse ata nuk mund ta bëjnë mercenarët e tyre, por bukurliarat bashkë me ju do të më mbroj vetëm nga akuzat e z. lëvituara, do të dal të mbroj partinë socialiste dhe simpatizantët e panumërt, do të di të kthej çdo seancë gjyqësore ndaj nesh, në një pretencë të qartë për ditët e numëruara të klanit ballisto - fashist të Berishës dhe të të lëshohen pas tij.
- 30 korrik 1993, PS organizon një miting për të protestuar kundër shkeljes së të drejtave të opozitës dhe lirive të individit. Para fillimit të mitingut rreth orës 14.00 bëhej arrestohet, kryetari i PS Fatos Nano. Dy orë para arrestimit ai deklaron: «Nëse na kërkojnë në rrugë, që të shohin në do të tregojmë vendin me rrugë të ndershme. Ne nuk kërcënojmë por paralajmërojmë Evropën...»
(Vijon në faqen 4)