05/03/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 mars 1994

Lega Nord dyshon në mundësinë e persekutimit politik të Fatos Nanos

Të shtunën më 5 Mars do të zhvillohet në Tiranë procesi i Fatos Nanos, lider i PSSH, partia kryesore opozitare e qeverisë shqiptare, i akuzuar për shpërdorim të detyrës për interesa personale. “Sipas njoftimeve nga burime mesë të besueshme – shpjegon Kristian Monti, përgjegjës i marrëdhënieve me jashtë në Sekretarinë Politike – duket qartë mundësia që ky proces do të instrumentalizohet si mjet i persekutimit politik. Lega Nord, - përfundon Monti, i kërkon qeverisë Italiane të ndërmjetësojë pranë autoriteteve kompeten- të shqiptare për t’u siguruar se të akuzuarit do t’i bëhet një proces i drejtë ligjor dhe se nuk do të persekutohet politikisht e nuk do të shembet konventat për të drejtat e njeriut. Ky interesim është i justifikuar si për shkak të ndihmave të mëdha humanitare që Italia i ka akorduar Shqipërisë (Operacioni Pelikan) ashtu edhe për faktin se kjo ndihmë asnjëherë nuk duhet të ketë të bëjë me persekutimin politik të opozitarëve nga ana e qeverisë së sotme shqiptare. Lega Nord, së fundi, i bën thirrje organeve të informacionit të njohin opinionin mbi këtë çështje.

GJITHË SHQIPËRIA BASHKOHET NË NJË TË VETËM ZËRIN E SAJ TË PROTESTËS DUKE KËRKUAR LIRI DHE DEMOKRACI, DINJITET NJERËZOR DHE TË DREJTA POLITIKE

- Forcat e policisë, duke shkelur hapur dispozitat kushtetuese, Ligjin mbi të Drejtat dhe Liritë Themelore të njeriut, pengojnë në shumë rrethe mbledhjet paqësore të socialistëve Sheshi «Skënderbej» – pasditë e 4 marsit 1994 Qielli i rënduar. Bie një vesë shi. Njerëz që lëvizën të qetë në punën e tyre dhe policë. Shumë policë, civilë e me uniformë. Sheshi i rrethuar me makina policie. Ngado dëgjohen fishkëllima bilbilash të policisë. Azem Hajdari i shoqëruar nga një zëvendës-ministër i rendit kalon para xhamisë. Xhamia e mbushur plot me njerëz, është muaji i ramazanit. Një grup djemsh 18-19 vjeçarë po vrapojnë të ndjekur nga disa policë, drejt hotel «Tiranës». Një polic kap njërin prej tyre dhe e qëllon krahët pesë herë me shkop gome në kokë. Djalloshi bie në tokë. Polici e kap nga flokët dhe e qëllon me shkelma. I vijnë në ndihmë policë të tjerë dhe e futin djalloshin e rrahur në makinën e policisë. Një polic civil me kostum pa pardesy i raporton dikujt me radio se e zbrazën xhaminë nga njerëzit. Policia i shtyn njerëzit për të kaluar në trotuar. Trotuaret plot me njerëz. Edhe në trotuar nuk lejohet të qëndrosh në një vend as i vetëm e as dyshë. Në krahun e majtë të monumentit të Skënderbeut dy policë dhe një civil po i thoshin një plakue me sy- ze që të largohet prej andej. «E kemi çliruar vetë këtë shesh, kemi derdhur gjak, kemi luftuar me gjermanin, thotë plaku, prandaj unë do të qëndroj këtu ku jam. Ç’është kjo që bëni ju? Na pushtoi Italia e nuk e rrethoI kështu sheshin». Ministri Musaraj me tojo[t]ën e tij sillet rreth sheshit. (Vijon në faqen 4)

CILET JANE EKSTREMISTET? EVROPA DHE PARLAMENTI I SAJ?! AMERIKA DHE DEPARTAMENTI I SAJ?! APO LIGJI PER LIRITE DHE TE DREJTAT E NJERIUT?!

Namik Dokle, deputet N. KRYETAR I PS-së Sot në Shqipëri protestohet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Me mitingje, me mbledhje, me mitingje të lira e të drejta, me mbrojtje liriah e grumbullimit dhe e bashkimit; - policia ka rrahur të pandërgjegjshëm ... ... deputetit Fatos Nano, Kryetar i Partisë kryesore të opozitës. Pas 7 muajsh të një burgimi të paligjshëm, të paragjykuar e të udhë- dhëruar, gjykata e Tiranës vendosi të çelë gjyqin kundër Fatos Nanos më 5 Mars 1994. As ne dhe as Fa-

Policia rrethon gazetën «Zëri i Popullit» dhe rrëmben nga puna zëvendëskryeredaktorin Shyqyri Meka...!

Deklaron deputeti Musa Ulqini, nënkryetar i Grupit Parlamentar të PSSH-së. “Mbrëmë rreth orës 19.00 u ndodha në redaksinë e gazetës «Zëri i Popullit» për arsye pune. Ndryshe nga herët e tjera, godina ku gjendet redaksia e «Zërit të Popullit» ishte e rrethuar me policë të shumtë, të cilët hynë në hyrje të redaksisë gazetaron Shyqyri Meka, që është edhe njëri nga zëvendëskryeredaktorët e gazetës, i cili zbriti nga redaksia për të çuar në shtypshkronjë një pjesë të materialeve për shtyp. ... që për këtë veprim të kundërligjshëm dhe insistova që të bëhej patjetër me komandantin e tyre. Në këtë kohë njeri nga policët që mbante në dorë edhe një radio shërbimi m’u drejtua me fjalët: Ne jemi thje- «Mbrëmë rreth orës 19.00 u ndodhëm të cilët pa asnjë motiv pa asnjë shkak, por krejt në mënyrë absurde dhe arrogante rëmbenin në shkallët e godinës një hyrje të redaksisë gazetarin Shyqyri Meka, që është edhe njeri të cuar në shtypshkronjë një pjesë të materialeve për shtyp. Duke qënë dëshmitar okular i kësaj skene, pasi u prezantova, protestova energjikisht pranë forcave të policisë për këtë veprim të kundërligjshëm dhe insistova që të bisedoja drejtua me fjalët: Ne jemi thjeshtë zbatues të urdhërit prandaj mos (vijon në faqen 2)

APO LIGJI PER LIRITE DHE TE DREJTAT E NJERIUT?!

Namik Dokle, deputet N. KRYETAR I PS-së Sot në Shqipëri protestohet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut. mitingje, me mbledhje, me letra proteste. Të gjitha mjete të demokracisë. Të gjitha me demok[r]acinë e fjalës së lirë. Pse protestojmë ne? Sepse po shkelen rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut. Sepse ligji kushtetues për këto të drejta është katandisur si pavëre në duart e policisë dhe të prokurorisë. Sepse, siç theksohet në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit; - ka patur incidente të dhunës policore; - qeveria ka kufizuar lirinë e fjalës dhe të shtypit; - është kufizuar në mënyrë të dukshme liria e grumbullimit dhe e bashkimit; - policia ka rrahur të pandehurit gjatë ndalimit; - policia ka keqtrajtuar manifestuesit e PS; - policia ka arrestuar manifestues të PS, por jo antimitingashtë provokatorë (që ishin po aq të paautorizuar në ngjarjet e 30 korrikut); - nuk zbatohen mirë procedurat sipas Kodit të Procedurës penale; - për të kufizuar kritikat ndaj qeverisë shfrytëzohen ligje të kaluara; - ligji mbi shtypin mund të kufizojë seriozisht lirinë e shtypit. Pse protestojmë ne? Sepse janë shkelur rëndë liritë dhe të drejtat e të dhunshëm, më 5 Mars 1994. As ne dhe as Fatos Nano nuk i trembemi ligjit, drejtësisë, shtetit të së drejtës, por denoncojmë antligjin, padrejtësinë, shtetin kanunor e totalitar. Quarja në gjyq e çështjes duke mohuar brutalish[t] të drejtën e të pandehurit për t’u njohur me dosjen e grupit hetimor, është ndër rastet rralla që është praktikuar në rreth 5000 çështje që ka gjykuar drejtësia shqiptare kohët e fundit. Dhe kjo gjykatë pikërisht mbi një deputet! Kjo ndodh pikërisht (vijon në faqen 2)

AUTORITETET SHQIPTARE TE DREJTESISE MARRIN PER SIPER KOMPETENCAT E DREJTESISE ITALIANE

Në datën 15.2.1994, krejt si rastësisht, në një situatë kur organi i prokurorisë dëshitoi plotësisht në lidhje me çështjen Nano, në skenë u hodh një tymues, u ndryshua akuza ndaj të për të krijuar një mjergull për disa qëllime: . Nga dr. Fehmi Abdiu, deputet. Në datën 15.2.1994, krejt si rastësisht, në një situatë kur organi i prokurorisë dëshitoi plotësisht në lidhje me çështjen Nano, në skenë u hodh një tymues, u ndryshua akuza ndaj tij për të krijuar një mjergull për disa qëllime: 1. Për të justifikuar të gjithë propagandën e PD-së kundër Partisë Socialiste, sidomos kundër kryetarit të saj Fatos Nano. Pra për të bindur shqiptarët se Partia pushtet nuk merret me Fatos Nanon për gjëra të vogla, por për probleme të rëndësishme. 2. Për të justifikuar punën e lodhshme të organit të prokurorisë që prej muajsh bën përpjekje të lodhshme për të organizuar një prokurori të saj me më shumë kance ryer shekleje se kanë punuar. 3. Për të krijuar një klimë më të besueshme në Europë e më gjerë për demokracinë shqiptare në lidhje me demokracinë europiane; pasi kësaj të fundit, shumë organizma siç domos Parlamentin Europian, Unioni Ndërparlamentar për të drejtat e deputetëve e Departamenti Amerikan i Shtetit kohët e fundit sikur po ia nxjerrin kallajin. 4. Për të vënë në pozita më të favorshme Presidentin e Republikës që dheh se do të shkonte në (vijon në faqen 2)

Durrës

. Dhjetra policë me në krye nënkolonel Luan Hoxha sulmojnë zyrat e Partisë Socialiste në Durrës. Dje në 4 mars në kuadrin e ditës së protestës kombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, komiteti i Partisë Socialiste në Durrës organizoi një takim në ambjentet e zyrave në sallën e Partisë Socialiste. Ndërse tre herë me radhë komiteti i PS kërkoi nga organet e rendit dhe ndonse nga këto të fundit deri më datën 3 u miratua leja për zhvillimin e një tubimi paqësor, në orën 19 të ditës së djeshme shefi i komisariatit të rendit Luan Hoxha, me anë të një shkrese urdhëroi që të mos lejohet të zhvillohet takimi i planifikuar, pasi, siç theksohej në shkresë, me urdhër të ministrit të rendit A- (Vijon në faqen 3)

Laç

. Policia shpërndan protestuesit. Komiteti Drejtues i PS të Laçit kërkoi pranë organeve kompetente të drejtohej për të organizuar një tubim proteste në sheshin qendror të qytetit. Por; organet e rendit kthyen përgjigje negative. Atëherë drejtuesit e Partisë Socialiste iu drejtuan kryetarit të Bashkisë të qytetit të Laçit me një shkresë të posaçme ku i kërkonin që të lejoheshin të zhvillonin një veprimtari në sallën e pallatit të kulturës të qytetit megjënë që e tillë është në kompetencën e tij. Nga z. Gjet Gj[o]naj kryetar i bashkisë të qytetit të Laçit erdhi përgjigje pozitive. Ai lej[o]nte socialistët që të zhvillonin një tubim protestë në sallën e pallatit të kulturës. Sipas shkresës së kryetarit të bashkisë të gjithë pjesëtarët e kësaj veprimtarie duh[e]j të pajiseshin (Vijon në faqen 3)

Fatos Nano në optikën e demokracisë Evropiane

18 janar 1994 - Një intervistë me «Zërin e Popullit» sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Greke, Andreas Papandreu? . Martinez: Një lider nuk mund të futet në burg pa u vërtetuar fajli. Rezoluta e parlamentit evropian me 268 veta kërkon lirimin e menjëhershëm të Fatos Nanos. 18 janar 1994 - Një intervistë me «Zërin e Popullit» sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Greke, Andreas Papandreu [?] ... 23 janar 1994 - Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës 26 deputetë nga 9 parti dhe 12 vende të ndryshme të Europës kërkojnë verifikimin e çështjes Nano, gjë që shqyrtimi të kërkesës së Shqipërisë për të pranuar në Këshillin e Europës. 5 shkurt 1994 - Komiteti i Unionit Ndërparlamentar të Gjenevës shqyrton me vëmendje «çështjen Nano» (Vijon në faqen 2)

Fatos Nano në optikën e «demokracisë shqiptare»

. Fatos Nano: Unë përgatitem për një gjyq të vërtetë politik, ku do të denoncoj të gjithë ata që montuan një turp të tillë. Jam në gjendje të shkëlqyer në sajë të gjendjes së shëndetshme të vetë partisë. 31 dhjetor 1993 - Me rastin e vitit të ri kryetari i PS Fatos Nano thotë: «Në rast se shteti shqiptar e në vitin 1994, do të vazhdojë të shërbejë interese të qarqeve kombëtare, atëherë ky është sërpali i alarmit. Ndaj Opokalipsit Shqiptar Europa e kultivye të hapur do mbvylë përfundimisht urat me ne.» 10 janar 1994 - Në konferencën e shtypit të PS deklarohet: «Në qoftë se bëhet pyetja se a më ndohcet të zëvendësohet kryetari i PS - Unë do të thosha se për kjo çështje nuk ekziston, se unë, sepse arrestimin dhe mbajtjen burg të Fatos Nanos, e e quajmë me karakter politik. - Përse dytya: sepse burgimi i Fatos Nanos nuk ja ka ulur poplar po ka ngritur dhe po ja ngre peshën dhe kredibilitetin që ai ka, të tredit. Në shokët dhe bashkëpunëtorët e tij kemi marrë përsyper që ta plotësojmë mungesën e tij të përkohshme.» 13 janar 1994 - Bashkim Zeneli anëtar i kryesisë së PS dhe deputet i Kuvendit Popullor, pas një takimi në burgun e Tiranës me Fatos Nanon deklaron: Fatos Nano është në gjendje të shkëlqyer morale dhe psikologjike. 13 janar 1994 - Për të tetën herë që nga gushti i 1993 pengohet nga organet e rendit zhvillimi i një tu- (Vijon në faqen 2)

Korçë

. SHTETI KA FRIKE. Gjatë gjithë ditës së djeshme në zyrat e PS në Korçë ishin të mbuluara pl[?] me njerëz; për të protestuar kundër shkeljes së të drejtave të njeriut; që arrin kulmin me shkeljen e procedurave ndaj Fatos Nanos. Komiteti drejtues i PS për këtë aktivitet kishte kërkuar pal[a]në e sportit dhe sheshin para stadiumit «Skënderbeu». Por asnjë prej (Vijon në faqen 3)

Deklaron deputeti Musa Ulqini, nënkryetar i Grupit Parlamentar të PSSH-së. Mbrëmë rreth orës 19.00 u ndodhëm në redaksinë e gazetës «Zëri i Popullit» për arsye pune.