06/03/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 mars 1994

SHQIPTARËT I THONË EDHE NJË HERË FORT NDAJ SHKELJES SË TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT, MANIPULIMEVE DHE NDJEKJEVE POLITIKE

Shteti është i vendosur ta dënojë dhe ta shohë vetëm në burg FATOS NANON

FATOS NANO AKUZON – PROKURORËT QELESHI E GJOKUTAJ HESHTIN TË DËRSITUR... – Qindra policë, dhjetra të tjerë forca speciale të ndërhyrjes së shpejtë «garantuan» atë për të cilën ishte shprehur edhe zoti Berisha, transparenca, pavarësi juridike, zbatim të normave e procedurave juridike. — – Gjyq me dyer të hapura por nuk u la të hynte në sallë nënkryetari i parlamentit shqiptar, Shaqir Vukaj. — E kondicionuar nga situata e krijuar pardje në Tiranë e shqetësuar me tension, panik, ankth, tmerr në zemrën e pushtetit situata e ditës së djeshme në mëngjes, para fillimit të procesit gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetit Nano në rrugën e Durrësit ku ndodhet Gjykata e Tiranës ishte kjo: Qindra policë me uniformë dhjetra forca speciale të ndërhyrjes së shpejtë oficere të lartë drejtues të Ministrisë së Rendit. mburoja, kaska, blu; je- (Vijon në faqen 4) Në çelje të seancës gjyqësore: FATOS NANO I DREJTOHET TRUPIT GJYKUES: «Edhe pse ju nuk keni

Denoncojmë në emër të lirisë, të stabilitetit të vendit, të demokracisë, të së sotmes dhe së ardhmes

Deklaratë e Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë Kryesia e Partisë Socialiste përshëndet mijrat e anëtarëve e simpatizantëve të saj në të gjithë vendin të cilët u solidarizuan me thirrjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, për të shndërruar 4 Marsin në ditë kombëtare të protestës kundër shkeljeve të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e të opozitës. Thirrjet «Partia Socialiste», «Liri demokraci», «Lironi Fatos Nanon», «jo diktaturës», u dëgjuan nga Kukësi, Mirdita e Dibra e deri në Kuçovë, Gjirokastër, Vlorë e Sarandë. Në këto veprimtari u shpreh indinjata mbarëpopullore ndaj shkeljeve flagrante të lirive e të drejtave të njeriut e të opozitës. Ishin këto aktivitete një shprehje e ligjshme paqësore dhe e kulturuar e vullnetit të njerëzve. Kryesia e Partisë Socialiste thekson me vendosmëri që organizimi i këtyre aktiviteteve është i mbështetur tërësisht në ligjet e miratuara nga Parlamenti, në ligjin kushtetues, dhe atë të mbrojtjes së lirive e të drejtave të njeriut. Ato ishin në të gjithë vendin pa përjashtim pjesëmarrje të qeta të organizuara apo spontane tërësisht paqësore. E paligjshme, antiligjore dhe antidemokratike është siç sigurohemi nga deklarimet e Ministrisë së Rendit publik, denoncon shkallëzimin e dhunës policore edhe brenda selive të Partisë Socialiste siç është rasti i ndërhyrjes së dhunshme të policisë në selinë e PS në Durrës, denoncon qëndrimin e RTV që është bërë një qendër zëri e cila transmeton të pavërteta, shpifje, armiqësi, e përçarje kombëtare, denoncon dhunën e egër policore që u përdor më 4 Mars në aktivitete paqësore e të ligjshme apo edhe në shëtitjet e zakonshme të njerëzve nëpër rrugët e qyteteve të vendit, si dhe bllokimin e paligjshëm arbitrar nga policia të mjaft deputetëve të Partisë Socialiste. Kryesia e Partisë Socialiste denoncon me vendosmëri e indinjatë njoftimin e Ministrisë së Rendit Publik e cila është e mbështetur në shpifje, trillime të qëllimshme të keqdashëse në fyerje e sulme ndaj deputetit të Partisë Socialiste, ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë. Flagrant, antikushtetues e i dënueshëm është qëndrimi i mbajtur ndaj deputetëve Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Ylli Bufi, Bardhyl Agasi etj. që u bllokuan pa asnjë shkak nga policia të lëviznin nëpër rrugë rrethe apo që në një rast u përdor edhe dhuna fizike. Kryesia e Partisë Socialiste i vlerëson si tërësisht shfij-je, keqdashëse e të qëllimta të gjitha ato që përmbahen në njoftimin e zëdhënëses së Ministrisë së Rendit për qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, deputetit Gramoz Ruçi. Ky shkallëzim i rrezikshëm i dhunës, kjo strategji e verber e tensionit të situatës politike, ky bllokim i jashtëligjshëm i veprimtarisë së PS nga organet e dhunës së shtetit, është një shprehje e hapur e totalitarizmit, e mohimit të demokracisë dhe të lirisë, është kalim i hapur në një shtet policor e diktaturë të re. Ky demonstrim i forcës së rendit bëhet për të krijuar klimën e ndeshtatshme që të ngarkuarit nga organet e drejtësisë të bëjnë realitet urdhërin partiak e pankarrien politik ndajj Kryetarit të Partisë Socialiste, deputetit Fatos Nano. Kryesia e Partisë Socialiste e bën këtë denoncim në emër të mbrojtjes së lirisë, të stabilitetit të vendit dhe të Kushtetutës, të demokracisë e të institucioneve të saj, në emër të sotmes e të ardhmes së Shqipërisë. Partia jonë me ndjenjë të lartë përgjegjësie në vazhdimësi do të angazhojë e do të luftojë me vendosmëri në rrugë e mjete demokratike për mbrojtjen e Kushtetutës, të shtetit ligjor, të demokracisë, të lirisë e të dinjitetit njerëzor. Ajo e vlerëson kështu si një detyrë që buron sot nga zhvillimet politike e sociale në vend dhe që qëndron e premtet përpara çdo force politike serioze të vendit. Tiranë, më 5.3.1994 Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë. ishin këto aktivitete një shpërblim e angazhim për të ardhmen e kulturave Ato janë organizuara apo spontane tërësisht paqësore. E paligjshme, antikushtetuese dhe antidemokratike është dhuna e çdo policore që u derdh mbi ta, arbitrariteti, antiligji, antidemokracia dhe egërsia e pashoqe e organeve të dhunës së shtetit ndaj anëtarëve e simpatizantëve të Partisë Socialiste. Egërsia dhe verbëria antidemokratike e shtetit nuk kurseu asgjë as dhunën ndaj grave, të rinjve, veteranëve, as deputetëve të Kuvendit Popullor. Kryesia e Partisë Socialiste denoncon dhe dënon strategjinë e tensionit e të dhunës policore të shtetit që u shkallëzua me shpërthimin e kaqur vendin në kushtet e një shtetrrethimi të vërtetë policor Kryesia e Partisë Socialiste denoncon shkeljet e Kushtetutës e të ligjit për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut nga organet e rendit që u shfaq me mohimin absurd të aktiviteteve paqësore të Partisë Socialiste në rrethe, madje edhe në salla të mbyllura edhe pse organet e rendit kishin dhënë më parë pëlqimin e tyre, denoncon me vendosmërinë terrorin e egër psikologjik, të realizuar nëpërmjet shtypit të Partisë Demokratike, Radiotelevizionit, shpifjeve e sulmeve të paskrupullta dhe të përcjelljes nëpërmjet radios e televizionit të deklarimeve të papërgjegjshme antidemokratike e të kundraligjshme të ndonjë shoqate apo partie politike të njohur mirë nga populli se ç’përfaqësojnë në të vërtetë, denoncon forcimin e dispozitivit policor nëpër të gjitha qytetet e vendit dhe çelësinash në Kryeqytet duke e kaluar vendin në kushtet e një gjendjeje të jashtëzakonshme, denoncon arrestimet e paligjshme të qindra njerëzve të pafajshëm duke përfshirë gra të rrahura mizorisht, të rinj, veteranë të cilët me qëllime keqdashëse etiktohen

Në çelje të seancës gjyqësore:

FATOS NANO I DREJTOHET TRUPIT GJYKUES: «Edhe pse ju nuk keni kurajon qytetare të qëndroni përballë vetes, unë pranoj të qëndroj përballë jush, sepse midis nesh është ligji» (Vijon në faqen 4) Zoti kryetar, Ky është një proces politik, pikërisht sepse është paragjykuar rëndë nga qëndrimet, deklaratat e veprimet publike e jo publike, të personave që i përkasin ose jo pushtetit gjyqësor, që nga Kryetari i Shtetit, Kryetari i Kuvendit Popullor, kryetari i PD në pushtet, kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve politikë, kryetari i Gjykatës së Kasacionit, etj. deri te kryetari më i ri i FRPD. Sigurisht, në momentin përkatës, unë do të kërkoj që presidentët e tyre publike e të dokumentuara mbi drejtësinë, të administrohen si prova për karakterin politik të procesit dhe, për veprime të tjera jopublike, këta personalitete të paraqiten si dëshmitarë, bashkë me «nipat» e tyre. Për rrethanat e mësipërme dhe duke mos e identifikuar drejtësinë me emra të përveçëm, unë jam indiferent ndaj përzgjedhjes dhe përbërjes së trupit gjykues. Ky vlerësim i imi përfshin edhe personin tuaj si kryetar, megjithë arsyet e shumta e të forta të komprometojnë pozicionin tuaj të pavarur, siç e kërkon ligji. Po përmend vetëm njërën: Ndaj jush pushteti përdor «Kartën e Parisit», jo atë të principeve demokratike të njohura botërisht, por atë që lidhet me «çështjen Arsidi» dhe rreshtimin tuaj, në tandem me Hotin, në anën e qytetarit Berisha për këtë skandal. Ky i fundit, me cilësinë e Presidentit dhe të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, shtyn dhe revolton tuaj të fundit morale kur paragjykon dëshmitarët në atë Këshill, ku jeni edhe anëtar. Tani tandem i është bërë kornizë dhe ashtu si herë të tjera, ju vini në këtë proces pas takimeve të së hënës dhe të djeshmit nga ora 9.00-13.00 me Presidentin Berisha ku kanë qenë të pranishëm P. Martini A Qeleshi, F. Dervishi dhe ju) në vilën nr. 4 pranë Pallatit të Brigadave ku tashmë bëhen mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për «çështjen Nano» dhe për shumë të tjera pra, të burgosur në vilën-burg jeni ju, ne jemi të lirë, siç e shihni dhe nga informacioni. Përfundimisht, edhe pse ju nuk keni kurajon qytetare të qëndroni përballë vetes, unë pranoj të qëndroj përballë jush, sepse midis nesh është ligji. Faleminderit. FATOS NANO Kryetar i PSSH, Deputet i Kuvendit Popullor

«Unë do të kthehem në qytetin e të burgosurve, për të vazhduar luftën politike për liri e drejtësi të vërtetë»

Deklaron Fatos Nano para trupit gjykues në seancën e pasdites Zoti Kryetar, Nuk më befason vendimi që Ju morët për të shpërfillur e refuzuar kërkesat paraprake e të mbështetura në ligj që parashtroi me dijeni profesionale dhe moral avokati im i nderuar, zoti Sanxhaku, të cilin e falenderoj publikisht. Nuk më çudit as rrethana e tillë si shpifja e një prokurori të ri në mbrojtje të akuzës sot, apo qëndrimi vetëm në rolin e një prokurori - kukull të zotit Qeleshit, çili, i duhet shtuar vetëm për të formuar ide-arest. Nënkuptoj, jam i bindur se vendimi që ju shpallët, edhe pse nuk respekton parimet juridike dhe kushtetuese që ju imponon ligji për ushtrimin e detyrës suaj, nuk pasqyron aftësinë tuaj profesionale, por për shpresë qartë se ju nuk keni fi liri dhe të pavarur për të shpallur ato që qëll jo vetëm pasojë politike. Them vendimi që ju shpallët sepse jam akuzuar të bindur që ju nuk u mësuar sol por është paranojë. (Vijon në faqen 5)

Avokatët e Fatos Nanos kërkojnë të largohen nga salla

Flet Agim Tirana: Zoti kryetar, Ky vendim i Gjykatës që e refuzon kërkesën tonë të argumentuar e të bazuar në ligj për të kthyer çështjen në Prokurori që të kryhen dhe veprime të domosdoshme hetimore dhe për të ndryshuar masën e sigurimit duke e lënë të lirë zotin Nano, u vendos nga një parapëlqes për tëregon se shteti është i vendosur ta dënojë e ta shohë vetëm në burg deputetin e Kuvendit Popullor, dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano, ndonëse e di shumë mirë që ai është i pafajshëm. Ju me këtë vendim ligjëron shkeljet e rënda procedurale penale dhe zhvillimin e një hetimi të njëanshëm e të paragjykuar dhe shpërfillës për akuzën vulgare që i bëhet Fatos Nanos. Për të hetuar dhe gjykuar Fatos Nanon kërkoheshin domosdoshmërisht... (Vijon në faqen 5)

Shpifje sipas skenarit të PD-së

PËRGËNJESHTRIMI I DEKLARATËS SË ZËDHËNËSES SË MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK Sipas kërkesës së bërë nga Kryesia e Partisë Socialiste të Kuçovës dhe miratimit nga organet e rendit në datën 2 mars 1994 u zhvillua një takim pune. Mërrte pjesë edhe deputeti Gramoz Ruçi. Gjatë gjithë takimit nuk pati asnjë shqetësim me punonjësit e ruajtjes së rendit dhe qytetarët e tjerë. Pjesëmarrësit u shpërndanë qetësisht. Po kështu duke u bazuar të qartërojmë opinionin publik lidhur me disha deklarata të transmetuara në RTV dhe botuar në gazetën e Partisë Demokratike «RD» në lidhje me pjesëmarrjen e deputetit Gramoz Ruçi, në datë 4 mars 1994 në Berat nuk është e vërtetë dhe për hir të së vërtetës jemi të detyruar të sqarojmë; Takimi i planifikuar për t’u zhvilluar në pallatin e kulturës në orën 10 datë 4 mars 1994 u anulua vetëm orë përpara nga organet e ruajtjes së rendit. Edhe pas ndërhyrjes së deputetit Gramoz Ruçi në këto organe asnjë nuk ndryshoi në vendimin e tyre. Pas kësaj anëtarë dhe simpatizantë të PS-së u mblodhën në zyra të partisë dhe zhvilluan një takim pune i cili kaloi normalisht dhe pa krijuar asnjë incident. KRYESIA E PS-së KUÇOVË KRYESIA E PS-së BERAT

Nënkryetari i Kuvendit Popullor Shaqir Vukaj nuk lejohet të hyjë në sallën e gjyqit

Nënkryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Shaqir Vukaj nuk u lejua dje të marrë pjesë në gjyqin ndaj deputetit Fatos Nano. Zoti Vukaj pasi çau kordonët e shumtë të policëve që kishin bllokuar rrugën, u paraqit te dera e gjykatës së Tiranës. Por atje një person që u paraqit si nënkryetar i gjykatës së Tiranës tha se ai nuk mund të merrte pjesë në gjyq. Ndërkohë, në sallën e gjyqit ku gjykohej një deputet nuk ishte asnjë anëtar Kryesisë së Kuvendit Popullor, por ishte vetëm oficeri shoqërues i zotit Tomorr Malasi me sa duket Kryesia e Kuvendit Popullor ka vendosur që gjyqin ndaj deputetit të ketë Kuvendi ka ndjeke nëpërmjet oficerëve. Korresp. i «Zërit të popullit»

LAJMERIM

Konferencë shtypi e Partisë Socialiste Ditën e hënë datë 7.3.1994 ora 11.00, në Selinë e Partisë Socialiste, mbahet një Konferencë shtypi në lidhje me situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit të procesit Nano. Ftohen të marrin pjesë përfaqësues të organeve të shtypit dhe informacionit, radiotelevizionit, AT-SH-së, agjencive të huaja dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Zyra e shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste.

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË