Kërkesa për të zbuluar dhe dënuar kriminelët me uniformë greke nuk duhet ndarë nga kërkesa për të nxjerrë përgjegjësinë e atyre që me paaftësinë dhe mos veprimet e tyre krijuan terren të favorshëm.
KUJTESË
Së treti dhe pastaj së dyti...
KUJTESË Së treti dhe pastaj së dyti... Mos u çuditni nga fjalimi i Serreqit. Ai i bën nder qeverisë ku është ministër. Kujt i vajti në mend t’a zgjedhë ministër të punëve të jashtme Alfred Serreqin? Dhe më tej akoma: për ç’kontribute, për çmerita?... Jo vetëm enigme, por edhe mister!... Këto ishin ndër pyetjet e para që i bënte shumkush pas 22 marsit të vitit 1992, pikërisht atëherë kur kryeministri Meksi shpalli kabinetin e tij qeveritar, vlera më e qenësishme e të cilit është paaftësia dhe mediokriteti shembullor. Mirëpo askush nuk qe atëherë dhe madje nuk është në gjendje as sot të japë përgjigje, Serreqi që ka mbetur po ai (me pak ndryshime, si fjala vjen portreti - i është zbukuruar dhe kostumet i janë shtuar) vazhdon të jetë kryediplomati i Shqipërisë së fundshekullit njëzet, paçka se nuk ka haber fare nga punët e diplomacisë, paçka se politika e jashtme e një shteti të pavarur e sovran kërkon veç një çikë e gjendëm të matura. Serreqi foli, por çfarë tha? Asgjë. Madje shumë gjëra i ngatërroi. Dhe Parlamentit e dëgjoi pa ndjerë veten të fyer dhe heshti: Presidenti po ashtu, në vend që ta shkarkojë menjëherë nga ai post shumë i lartë dhe me përgjegjësi. Presidenti i Republikës e di vetë se çfarë bën, Askush nuk merr përsipër t’i imponojë atij se ke ministër duhet të heqë dhe të duhet të mbajë. Por ama nuk është gabim t’i kujtojmë publikut atë që edhe ai vetë e di, atë që ia kanë thënë publikisht edhe shumë të tjerë, se me të tillë ministra, Shqipëria nuk ka për t’u qeverisur ndonjëherë në rrugë të mbarë. Le të mos ketë asnjë gabim apo shkelje në punën e tij z. Serreqi le t’a ketë përmbushur detyrën më së miri. Mjafton vetëm fjalimi i tij në Parlament më datë 15 prill që Alfred Serreqi të mos qëndrojë më në atë post. Le të mos qëndrojë asnjë minutë... Në këtë kontekst ia vlen të evidento mendojmë edhe një veçori tjetër që s’mund të jetë e rastit. Në shumë vizita pune e miqësore të Presidentit të Republikës në shtete të ndryshme, Ministri i Jashtëm ka munguar. Përse, kur normalisht protokolli presidencial praninë e Ministrit të Jashtëm e ka në çdo nivel?... Nëse Presidenti e shmang atë për arsye se thjesht se zoti Serreqi është i paaftë në atë punë dhe nuk di të flasë kjo është një shenjë e mirë dhe ia vlen që për të mirën e diplomacisë shqiptare dhe për krimin e një imazhi sa më real për Shqipërinë në botë, të çohet më tej, duke e larguar edhe “de facto” nga ajo detyrë. Një lëvizje e tillë e sho-queruar me një zgjedhje profesionale do t’i lehtësojë shumë punë edhe vetë Presidencës, edhe Republikës. Ndërkaq, Shqipëria nuk do të prezantohet më me njerëz që thonë «herë se treti dhe pastaj së dyti». Ndërsa ju o njerëz mos u çuditni nga fjalimi i Serreqit, sepse Serreqi ai është. Kështu i bën nder edhe qeverisë ku është ministër. LUAN M. RAMA
… të jape janë shtuar) vazhdon të jetë kryediplomati i Shqipërisë së fundi dhe kështu që paksa se nuk ka haber fare nga punët e diplomacisë, naçka sovran kërkon veprime e qëndrime të matura.
I tillë, por dhe megalloman unë paraqit ai edhe para Parlamentit shqiptar ditën e premte, më datë 15 prill, kur foli për ngjarjen tragjike të prillit, ku humbën jetën jo vetëm për faj të kriminelëve me uniformë greke dy djem nënash.
… ministra, Shqipëria nuk ka për t’u gëzuar Serreqi të mos qëndrojë më në atë post ku e kanë vënë, sepse ai nuk jep asnjë garanci se mund të flasë më mirë nëpër veprimtaritë e shumta dy apo shumë palëshe ku përfaqësohet shteti shqiptar. Asnjë Parlament, asnjë President tjetër nuk do të hezitojnë në një rast si ky.
Deputetë të PS-së ngushëllojnë familjet e dëshmorëve Arsen Gjini dhe Fatmir Shehu
Më datën 16 prill 1994, deputetët Musa Ulqini dhe Leontjev Çuçi bëjnë vizita në familjet e ushtarit Arsen Gjini në Sheq-Marinez të rrethit të Fierit dhe në atë të oficert Fatmir Shehu në qytetin e Gjirokastrës, të cilët ranë në krye të detyrës më 10 prill në postën ushtarake të Peshkëpisë.
Deputetët u shprehën ngushëllimet familjeve dhe të afërmve të dëshmorëve të atdheut në emër të kryesisë dhe të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Familjarët falënderuan për ngushëllimet e sinqerta dhe theksuan se ata janë në dijeni të qëndrimeve politike të mbajtura nga PS për aktin e rëndë kriminal që ndodhi në postën kufitare të Peshkëpisë. «Ne ju premtojmë se nuk do të rreshtim së kërkuari nga organet kompetente shqiptare e greke, theksuan mes të tjerash deputetët M Ulqini dhe L Çuçi që të hidhet sa më parë dritë për identifikimin e bandës terroriste. Ne do të këmbëngulim në përveç dënimit të tyre të dalin edhe përgjegjësi dhe të mbajtën me qellim që akteve të tilla të shëmtuara terroriste t’u pritet rruga dhe të mos cenohet sovraniteti i vendit tonë.
Në këto vizita deputetët u shoqëruan nga zëvendës Petru Koci, Robert Biri e Resul Llogo, përkatësisht kryetar i KD të PS të rrethit të Fierit, kryetari i këshillit të po këtij rrethi dhe Kryetari i KD të rrethit të Gjirokastrës.
Korresp. i “Zërit të popullit”
Shkodra do të fitojë statusin e humbur të qytetit të madh tregtar e prodhues industrial në veriperëndim të Ballkanit
LUAN HAJDARAGA DEKLARON:
Aktiv i PS Shkodër
- PS është parti e hapur për të gjithë njerëzit pa asnjë dallim fetar. - Ne i themi Berishës se nuk jemi armiq, dhe nuk e konsiderojmë PD armike. Ne i konsiderojmë partitë politike si alternativa zhvillimi. - PS po analizon idenë e krijimit të një fronti progresist me parti progresiste të qendrës dhe të majta. Ditën e djeshme PS e Shkodrës organizoi një aktiv lidhur me situatën politike dhe detyrat që i dalin PS. Morën pjesë në aktiv dhe nënkryetari i PS Luan Hajdaraga, nënkryetari i Parlamentit Shpëtim Vulaj si dhe deputeti Alfred Faloka. Kryetari i PS të Shkodrës, i cili mori fjalën i pari, bëri një analizë të gjërë të situatës politike dhe ekonomike në Shkodër. Ai u shpreh se situata në Shkodër është shumë kritike qoftë nga konfliktet politico-sociale, ashtu edhe nga situata e rëndë ekonomike, e cila prezantohet me shifrat 30.000 të papunë, 6000 asistencë sociale, numër minimal ndërmarrjesh në funksionim; toka ende e pandarë e për pasojë greva urie nga fshatarë që kërkojnë më ngulm zbatimin e ligjit, klimë pasigurie e terrori e cila për fat të keq stimulohet nga segmente të pushtetit. Pikërisht për të gjitha këto, për të zgjidhur atë që është sot pika kyçe e kontradiktave midis opozitës dhe pushtetit «çështja Naro»: ne kërkojmë një zgjidhje të re politike, zgjidhje dhe të parakohëshme, për t’i dhënë fund përdorimit nga pushteti sa herë që e nevojitet, të Shkodrës si mjet politik si mjet presioni ndaj krimeve, problemet kryesore në qytet: Shifra e 30.000 të papunëve e cila rritet drastikisht, e 6000 asistencialistëve e cila shkon drejt zvogëlimit çdo muaj - afat, mijëra të varfër në nivelin kritik të varfërisë, ndërmarrje që s’punojnë, pasuri e popullit e mishëruar në ndërmarrje industriale dhe ndërmarrje shërbimesh nën vjedhjen e privatizimit të jashtëligjshëm me preventiva nën vlerë e të tjera marifete, rendi i mbarsuar me krim i cili fryhet çdo ditë jo vetëm nga banditë të venë në shërbim të një mafie ekonomike të veshur me pushtet por edhe nga përbërja e njerëzve të futur në organet e Rendit - ishin ato që përbënin ekspozenë e paraqitjen përfaqësues të PS në pushtetin lokal si dhe përfaqësues socialistë nga zona të ndryshme të qytetit. Më tej u pasqyrua dhe u vlerësua realist gjendja e Partisë. Nuk duhet ta marrim zemërimin dhe revoltën e njerëzve sikur ata janë me ne, ata janë të lëkundur. Duhet që ne të paraqesim programin me alternativa konkrete, për daljen nga kjo gjendje e zymtë e qytetit, që këta njerëz të shohin me besim nga ne. Nuk është me kurrsesi gjendja si më 18 Qershor, madje dhe 18 qershori duhet marrë me rezervë, se atë nuk e bëri populli i Shkodrës, por një grup kriminelësh të stimuluar nga segmente të pushtetit. – Ka një dhunë të jashtëzakonshme të shtetit ndaj individit. – «Kur më 1878 Abdyl Frashëri shkeli gjithë Shqipërinë me idetë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dikush e pyeti: zoti Abdyl po në Shkodër? Abdyl Bej u përgjigj: Shkodra ka mend dhe mend e veta». Shkodra me të vërtetë që ka mend - e vazhdoi mendimin e nisur nënkryetari i Parlamentit Shqiptar z. Shaqir Vukaj - por se sot në përgjithësi ka të qoroditura. Demokracia filloi këtu në Shkodër por dhe vrasja e demokracisë filloi këtu. Z. Vukaj bëri një parantezë të këtyre proceseve në qytet. Kjo po punon për ne... tha ai - por ne si po punojmë për të. Gjithçka që po bëhet në Shkodër po bëhet nga forca që nuk e duan demokracinë, madje po e vrasin atë. Ata, - vazhdoi z. Vukaj me çfarëdolloj veprimesh që po kryejnë kërkojnë të japin imazhin se do të qëndrojnë gjatë në pushtet me të gjitha mënyrat. Ne kërkojmë zgjidhje të reja të përgjithshme. Kushtetuta – (vijon në faqe 3)
… afër nga situata e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria, klime pasigurie e terrorri e për fat të keq stimulohet nga segmentet të pushtetit. Pikërisht për të gjitha këto, për të zgjuar dhe pushtetit «është Na-no», parakohshme, i të tjerëve.
Më pas, pjesëmarrës në aktiv, përfaqësues nga qyteti dhe zona të tjera të rrethit, prezantuan me një frymë shumë realiste gjendjen e partisë në këto zona si dhe shqetësimet e problemet kryesisht ekonomike e sociale.
Toka, sektori shërbimeve në fshat, telefoni, etj. probleme kryesore
Janë bërë publike nga masmedia grevat e urisë të fshatarëve të zonave të Shkodrës. «Toka nuk është shpërndarë» - kërkohet zbatimi i ligjit. - «është binomi që s’u nda nga goja e përfaqësuesve socialistë nga Bushati, ku qenë ndarë 50 ha të ish NB, por që pasi u rregullua gjithçka sipas ligjit, u anulua - sipas tij nga z. Ali Kazazi; Postërba ku sipas përfaqësuesit të saj policia ka ndërhyrë e ka bastisur edhe shtëpi fshatarësh lidhur gjithnjë me problemin e tokës. Përfaqësuesit e këtyre zonave si dhe të zonave të tjera që e morën fjalën më pas, ngritën, krahas problemit të tokës edhe probleme të sektorit të shërbimeve, gjendare spitalore e mjeteve të transportit i cili në më të shumtën e rasteve mungon, shtrenjtësinë e plehrave kimike, mungesën e lidhjes telefonike, mungesën e gjendjeve e koshtueve tashmë të shkatërruar. Rrjedhja e kontigjenteve të tëra të fëmijëve nga arsimi fillor e tetëvjeçar, premisë për analfabetizëm të lehtë e të tjetë problem shumë serioz.
Papunësia, varfëria, privativizimi i jashtëligjshëm.
Muzaraj dhe Gazidede nuk janë shkarkuar nga detyra …
PËRSËRISM
U mbush plot një javë që Shqipëria i mungojnë dy ushtritë të vrarë nga dora kriminale e terroristëve.
U mbush plot një javë që Shqipërisë i mungojnë dy ushtritë të vrarë nga dora kriminale e terroristëve. Plot një javë që në fshehtësinë e natës i shkel kufiri shtetëror. Plot një javë që sulmohet një repart ushtarak shqiptar. Dhe me habitesh, plot një javë nga ngjarja, që Ministri i Rendit dhe Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar mbajnë po ato zyra e çelesa.
Ngjarja është shumë e rëndë dhe tragjike. U tradhtuan të gjithë, U vranë dy veta dhe jo vetëm kaq por dhe u uyen kur terroristët sulmuan në gjumë një repart ushtarak shqiptar duke plotësuar misionin e tyre kriminal. Reparti ushtarak nuk u gjet në gatishmëri, shërbimi kufitar nuk arriti ta plotësojë detyrën e vetë. Këto janë të mjaftueshme për të arritur në konkluzionin se drejtuesit e këtyre strukturave treguan të paaftë në detyrën e tyre të caktuar.
Ka disa që në shtyp me fakte argumente po kërkohet dorëheqja e tyre dhe në pamundësi të saj shkarkim nga detyra. Por heshtje. Heshtja që bëhet, duket se janë këta vendim. U mungon ajo kurajo. Nuk guxojnë. Të na bindin se nuk është faj tyre, të na thonë me gojën e tyre dhe ta argumentojnë se kanë kryer detyrën e ngarkuar.
Por nuk heshtin vetëm ata. E nëse ata nuk kanë kurajo ta bëjnë një gjë të tillë, ose në rastin më të lehtë nuk dinë ta bëjnë, le të dalë dikush tjetër. Le të dalë Kryeministri Meksi që i ka pranuar në kabinetin e tij. Le të dalë Presidenti i Republikës që banën edhe postin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Le ta kenë ata në radhë të parë nivelin e lartë demokratik e intelektual të shkakrojnë nga detyra, ata që se bëjnë atë, e tregojnë paaftësi.
Nuk flasim për qytetarët Musaraj e Gazidede. Ne e ngrëmë zërin, për atë që mban postin e Ministrit të Rendit Publik, për atë që mban postin e Kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar. Nuk flasim ligjërisht, por të paktën moralisht ata janë përgjegjës. Strukturat që ata kanë në varësi nuk funksionuan. Nuk vepruan. Edhe mosveprimi është i dënueshëm.
ARDIAN MYSLYMI
Dy të rinj nga Pogaj i Hasit vriten nga një patrullë kufitare serbe
- Mjoftim i zëdhënëses së Ministrisë së Rendit Publik -
Me datën 15 prill rreth orës 20.30, (shtatë... [?]) në drejtim të aksit rrugor Morinë, Krumë, Has, 25 vjeçari ... [?] dhe ... [?] të rinj nga Pogaj të rrethit të Hasit ... [?] në kufirin shtetëror shqiptar janë qëlluar me ... [?] nga një patrullë serbe.
Më 16 prill, në vendin e ngjarjes, ku ndodhej Komisioni lokal i përzierë, si dhe grupi i ekspertëve të palës shqiptare dhe serbe. U konstatua se viktimat nuk kishin me vete armë, njëri apo të dy ... [?] gjithshtu shqiptarë janë qëlluar në ... [?] shtetas ... [?] të dy nga Pogaj të rrethit të Hasit. Një ditë më parë, ata kishin shkuar për të parë të afërmit në Gorazhdë të Komunës së Prizrenit dhe, ndërsa ktheheshin, përfunduan në përleshjen e automatikëve të forcave kufitare serbe.
Më 16 prill, në vendin ngjarjes, me vete armë, njëri apo të dy ... [?] Në ngjarje ... [?] pranë ... [?] vëllezër ... [?] Kujdes ... [?] ndërsa ... [?] me ... [?] Ministria e Rendit Publik, u bën thirrje gjithë shqiptarëve të ... [?] shtetasve shqiptarë, që për asnjë lloj arsyeje të mos e kalojnë kufirin ... [?] të paligjshëm. Të paisen me dokumentacionin e duhur dhe të ... [?] vetëm nëpër pikat e kalimit.
(ATSH)
U kthye në Atdhe nga Kina delegacioni i Kuvendit Popullor
Për nder të delegacionit të Kuvendit Popullor, të kryesuar nga Pjetër Arbnori, zëvendëskryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të Kinës Lei Cielsung, më 13 prill shtroi një darkë në Grand Hotel të Pekinit.
Gjatë darkës u këmbyen mendime për forcimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve si një mënyrë për njohjen e mëtejshme dhe nxitjen e bashkëpunimit edhe në fushën tjera.
Më 14 prill, në vazhdë të vizitës së delegacionit një shkollë në qytetin Shenzhën, zonë speciale ekonomike, u shoqëruan nga anëtari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore, voti Li Hao dhe nga zyrtarë të tjerë të Asamblesë. Në aeroportin e Shenzhënit delegacioni u prit nga nënkryetari i Asamblesë së Shenzhënit dhe personalitete të qytetit. Pas ditë delegacioni u njoh me punën dhe produktet e cilësisë së lartë të një uzine elektronike të këtij qyteti, të ngritur në kooperim me një firmë japoneze. Zoti Arbnori foli për përparësitë që ka vendi ynë për investitorët e huaj dhe ftoi jo vetëm investitorët kinezë, por edhe ata japonezë për të bërë investime në Shqipëri, me leverdi të ndërsjellta.
Gjatë vizitës në qendrën kryesore të qytetit dhe ekspozitën industriale, u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, si fushë me mjaft sukses për këtë zonë. Shenxheni është dridhur e Kinës për të dalë në botë, - tha zoti Arbnori, - po dhe bota e ka ditare për të njohur Kinën.
Gjatë kthimit për në Atdhe, zoti Arbnori u takua në Zyrih me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshin, me të cilin shkëmbeu mendime me interes të përbashkët.
(ATSH)
Seminar i fondacionit «Fredrik Ebert» me gazetarë
«Rruga për në shtypin e huaj» kjo ishte tema e seminarit ditor-editor të organizuar me gazetarët shqiptarë nga fondacioni Frederik Ebert, që filloi dje në Tiranë.
Nuk ishte kontakti i parë me gazetarët. Pas një seminari të organizuar në vjeshtën 1992, për Kufi e Lirisë së shtypit dhe organizimit të një vizite në selinë e Fondacionit në Bon nga ana e gazetarëve tanë, seminari i tanishëm ka për qëllim t’i kthëjë këtë kontakt në një drejtim të rëndësishëm e parësor të aktivitetit të Fondacionit në Shqipëri.
E konceptuar në formën e një bashkëbisedimi, me referate të përgatitura nga kolegët gjermanë Sehmi-ba Ratelberg me pyetje diskutime e ushtrime praktike seminari synon t’u japë gazetarëve përvojën e shtypit perëndimor.
Korrespondenti i «Zërit të popullit»