23/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 prill 1994

ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME - JA PËRSE!

Populli duhet të shkojë përsëri para kutive të votimit, jo më për të përmbysur një sistem, por për të shpënë në pushtet ata njerëz dhe forca politike që i garantojnë më tepër liri, demokraci, paqe, pronësim, të drejtë, mirëqenie, shtet ligjor Çështja e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare po shtrohet për ditë e më shumë në një objekt diskutimi në gjirin e partive politike e midis tyre, në shtypin partiak e në atë të pavarur, në veprimtaritë politike të partive, me anëtarët e simpatizantët e tyre dhe çështë më e rëndësishme, në opinionin e gjerë qytetar. Sigurisht, qëndrimet janë të ndryshme, Partia Demokratike që aktualisht ka pushtetin i kundërshton zgjedhjet e reja të parakohëshme me arsyetimin se ajo më 22 Mars 1992 fitoi të drejtën e qeverisjes për katër vjet, pra të drejtën e legjitimitetit. Ajo i cilëson si destabilizuese kërkesat për zgjedhje të reja dhe nuk nguron ta cilësojë opozitën “armike” për këtë kërkesë. Por në të njëjtën kohë përgatitet për një eventualitet të tillë nëpërmjet një aktiviteti politik të dendur nëpër Shqipëri të karakterit të fushatës elektorale, me qëllim që të fitojë e të qëndrojë në pushtet edhe për një legjislaturë tjetër. Partia Socialiste kërkesën për zgjedhje të reja e shikon si rrugë e vetme kushtetuese për zgjidhjen e problemeve të shumta që tashmë janë akumuluar për menjanimin e pengesave serioze që janë krijuar për vazhdimesinë normale të proceseve demokratike në Shqipëri. Ajo mendon se një zgjidhje e re politike dhe një formulë e re qeverisëje, do t’i përgjigjej më mirë ç’tersimeve të situatës, mospruphtjeve të thella që janë krijuar në elektorat ndryshimeve të ndjeshme që janë krijuar në gjeografinë e forcave politike shqiptare dhe ndryshimeve që kanë ndodhur në efektivitetin e punës parlament. Parti të tjera, që kërkojnë më shumë kohë për t’u përgatitur para se të fillojë fushatë e re elektorale mbajnë një qëndrim centrist, nuk bashkohen as me pozicionin e PD-së, as me atë të PS-së duke hedhur tezën se “vendit i shërbehet njëlloj në opozitë dhe në pozitë dhe se aleatët tanë janë durimi dhe koha”, ndonëse e ndjejnë për ditë mbi kurrizin e tyre shkopin antiligjor, antidemokratik, e antihuaman të Partisë që po restauron një regjim neodikatorian. Parti të tjera lëkundën sa majtas-djathtas, bëjnë sondazhe për të parë si u del hapsi më mirë, por bëjnë dhe presione mbi Partinë, në pushtet, ose i vënë kushtë për bashkëpunim me të me synimin që të sigurojnë ndonjë thelë më të madhe në segmentet e ndryshme të pushtetit aktual. Ose për ta shtyrë më thellë drejt krahut të tyre, kryesisht ekstremisti i djathtë. Gjithsesi nuk e largojnë vëmendjen nga eventualiteti i zgjedhjeve të reja. Ka pastaj edhe gjykime të tipit të orakullit që thonë se zgjedhjet e reja i kërkon opozita kryesisht PS-ja me këmbëngulje “o sot o kurrë”, sepse pas dy vjetësh qeveria demokratike aktuale do të ketë arritur suksese më të mëdha, sepse gjatë dy vjetëve të ardhshëm ajo do të ndreqë shumë gabime të dy vjetëve të para dhe sepse do të bëjë shumë më pak gabime të reja. Kështu, që sipas tyre opozita do të fitojë më pak vota nga sa pa rashikon të fitojë po të bëhen zgjedhje këtë vit. Çdo vëzhgues politik që do të analzonte me gjakftohtësi proceset politike, ekonomike e shoqërore, ç’qërore në Shqipëri, do të arrinte në konkluzionin se ka disa faktorë objektivë që i bëjnë të domosdoshme zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. (Vijon në faqen 2)

Zhvilloi punimet konferenca «Shqipëria dhe Evropa e re»

Dje në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve, me iniciativën e Fondacionit shqiptar për marrëdhënie me Evropën, dhe me sponsorizimin e NATOS zhvilloi punimet konferenca «Shqipëria dhe Evropa e re». Në këtë konferencë merrnin pjesë politikanë, deputetë, intelektualë, pedagogë universiteti, gazetarë të organeve të ndryshme të shtypit dhe informacionit, diplomatë të akredituar në Shqipëri si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Konferenca i zhvilloi punimet në tre panele: Bashkimi evropian dhe NATO dhe Shqipëria e roli i saj në problemet të sigurisë në rajon dhe Evropa dhe Ballkani kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë. Konferencën e hapi dr. Agim Neço, drejtor i Fondacionit Shqiptar për Marrëdhënie me Evropën. I pari e mori fjalën Elio Germano, përfaqësues i BE-së, i cili foli hollësisht mbi rolin e Bashkimit Evropian në vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore e në veçanti në vendet e Ballkanit. Zoti Germano foli për reformat e mëdha shtetërore që përdor Bashkimi Evropian për të ndihmuar vendet e Evropës Lindore dhe qendrore dhe në veçanti vendet ballkanike. Në planin bilateral, theksoi ai, BB mbështet procesin e reformave politike dhe ekonomike të vendeve të interesuara. Forma e parë ka konsistuar në lehtësimin e hyrjes në tregun e BE nëpërmjet koncesioneve tregtare, Forma e dytë e asistencës është programi PHARE. Me një sens mjaft diskutiv në tryezën ekologjike u ekapozuan fakti që në shifra për dëmtimet mjaft të mëdha të natyrës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit. Këto raste shtypi, bija i ka trajtuar edhe me shprehjen «Çernobili shqiptar». Në këtë takim u hodhën ide të ndryshme mbi një bashkëpunim të shoqatave politike e jo politike të interesuara për fushën e ekologjisë. Në fund u vendos që këto aktivitete të vazhdojnë dhe në të ardhmen me predispozicion e zgjerimin e mëtejshëm paselor dhe cilësor. Tryeza ekologjike e përfundoi segmentin e saj në fjalën mbyllëse. krijuar për të mbështetur procesin e ristrukturimit dhe të reformave ekonomike të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore që konsiston në një ndihmë financiare të pakthyeshme dhënë mbi bazën e programeve vjetore për prioritete të negociuara në mënyrë bilaterale, dhe, forma e tretë e mbështetjes është zgjerimi i lehtësive të huave për vendet e Evropës qendrore dhe lindore. Në fund zoti Germano theksoi se BE u jep një rëndësi tepër të madhe kooperimit rajonal sidomos të shteteve ballkanike dhe u takon vendeve të këtij rajoni të zhvillojnë këtë bashkëpunim. Më pas zoti Luc Fuhrmann, nga drejtoria politike e NATOs, foli për rolin e NATOs në hapësirën e sigurisë në Evropian si dhe dr Paskal Milo, deputet dhe prof Franz Lotha Altman, drejtor në Institutin e Studimeve të Evropës Juglindore në Mynih. Mbi problemet e sigurisë në rajon folën dr. Petrit Nathanaili nga Universiteti i Tiranës, dr. Ettore Greco nga Instituti i marrëdhënieve ndërkombëtare në Itali, deputeti Arben Imami, dhe dr Servet Pëllumbi, deputet dhe zëvendëskryetar i Partisë Socialiste. Në panelin “Evropa dhe Ballkani” kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë e morën fjalën prof dr. Gramoz Pashko dhe dr. Anastas Angjeli. Po dje Konferenca u dha fund punimeve. Korresp. i “Zërit të popullit”

VIDHEN MAGAZINAT E PO ICSE FINANCIARE NË DURRËS

- Vjedhësi një punonjës i saj - Në magazinat e policisë financiare të Durrësit ndodhi një vjedhje e

RTSH MUND TË HIDHET NË GJYQ NDËRKOMBËTAR

SHKUP: Grupi parlamentar shqiptar, ministrat shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore në Maqedoni diskutuan së bashku rreth propagandës që po bëjnë programi satelitor shqiptar kundër tyre dhe përfitës së prosperitetit demokratik që ata përfaqësojnë. Pas këtij takimi të zgjeruar, kryetari i grupit parlamentar të deputetëve shqiptarë ose siç i thonë këtu koordinatori i grupit parlamentar z. Muhamet Hal’li na sqaroi: U detyruam ta bëjmë takimin të tillë të mbajmë qëndrimin publik, sepse po bëhet një gjë e gjatë që RTSH, në mënyrë të veçantë lajmet që përfshihen në programin satelitor nuk janë të sakta. Nuk është thjesht një konstatim, por një denoncim që në 1 bëj-rmë këtë programi i cili nga dita në ditë po i intensifikon sharjet e fyerjet kundër nesh. Prej mikrofonëve të RTSH të gazetave të saj po hidhet baltë mbi gjithë deputetët dhe ministrat shqiptarë të PPD. Me ç’të drejtë? Këtë veprimtari ne e quajmë pa-strër: antishqiptare që synon përçarjen e mëtejshme të faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Ne e dimë shumë mirë se gjëja kjo bëhet për të forcuar pozitën e grupit tjetër misterioze rruga që ndiqet është krejt e gabuar, fyese, denigruese. Ne përfundoi kryetari i grupit parlamentar të deputetëve shqiptarë, në parlamentin e Maqedonisë do të do nim që mjetet e informimit në Shqipëri dhe gazetat shqiptare të re-epoktojnë kriterët profesionale për një informim real e saktë të opinionit. Po kjo është punë e tyre. Mirëpo kur flasin për ne, nëse gënjejnë e shpifin atëherë edhe duhet të përgjigjen. Sot nëpërmjet një komunikate ne e bëmë të njohur këtë fakt të përsëritur nga ana e RTSH, Nëse vazhdohet, kështu, do të jemi të detyruar t’i hedhim në gjyq ndërkombëtar. Ju do të thoni: a është e udhës që shqiptarët të hedhin në gjyq shqiptarët? Dhe unë do t’ju përgjigjem: jo edhe jo! Mirëpo nëse dikush gënjen shpif, shan, të fyen e të poshtëron pa të drejtë, pra gabon, ai duhet të përgjigjet për gabimet e tij.

VIDHEN MAGAZINAT E PO ICISË FINANCIARE NË DURRËS

- Vjedhësi një punonjës i saj - e çuditshme. Prej një muaji dyshohet se mungonin një sasi mallrash të cilat nuk verifikoheshin dot për arsye se mjediset janë të ngushta dhe të pasiguruara. Vjedhësi misterioz ishte një nga punonjësit e policisë financiare, i cili sa herë që kishte shërbimin natën vidhej cigare Malboro dhe plaka majolike të cilat u shiste tregtarëve që kishte detyrë t’i kontrollonte ditën. Pas një operacioni të shpejtë u vërtetua se vjedhësi ishte polici i policisë financiare Fadil Dervishi, i cili është larguar në drejtim të panjohur dhe kërkohet nga forcat e rendit. Vlera e mallit të vjedhur arrin shifrën 311 835 lekë të reja. (ATSH)

«Tryeza ekologjike» e degës së forumit eurosocialist

Diten e mërkurë më datën 20 prill me iniciativën e degës së forumit të rinisë eurosocialiste të Fakultetit të Shkencave të Natyrës për herë të parë u organizua një veprimtari kushtuar temës së ruajtjes së mjedisit e çështjeve jetësore. Në këtë takim morën pjesë studentë të interesuar si dhe pedagogë të ftuar dhe kryetari i shoqatës së ruajtjes së mjedisit, z. Leka Çe-ku. Nga materialet e takimit u theksua se ekologjia është harruar sot në vendin tonë, nuk bëhet politikë dhe përditësohet në të gjithë dhe opinioni merret me rastet private ku dëmtimi ekologjik ka arritur ekstreme e vërteta. në fjalën mbyllëse. Zëdhënësi i Forumit Eurosocialist

Uzina e superfosfatit në Laç në prag të mbylljes

Kur i vihen bërthylat ekonomisë kombëtare Uzina e superfosfatit në Laç në prag të mbylljes - Humbje të pallogaritshme ekonomike plus 600 punëtorë në asistencë, 370 nga ata do të dalin që në fazën e parë - Uzina e superfosfatit në Laç, kompleks industrial që për vite të tëra ka shërbyer si promotor i zhvillimit të shumë degëve të ekonomisë shqiptare, ku prodhimi ka arritur në 14 zëra rrezikohet të mbyllet. Dhe kjo për arsye krejt subjektive. Uzina ka prodhime jashtëzakonisht të cilësore, që mund të konkurrojnë e mbijetojnë në kushtet e ekonomisë së tregut. Po ç’ndodh? Uzina rrezikohet të mbyllet vetëm për mungesë tregu për shitjen e prodhimeve. Dërgimi tani janë mbetur stok rreth 12 mijë tonë superfosfat, 600 tonë acid sulfurik, 160 tonë pluhur (silikat natriumi etj), të cilat kapin shumë më vlerë rreth 65 milionë lekë të reja. Megjithatë përpjekjet e njëpasnjëshme të administratës për të gjetur tregun për prodhimet e kësaj uzine janë konkrete deri tani nuk është arritur. Pengesë, siç na thonë në administratën e kësaj ndërmarrje, është bërë kryesisht shitja e plehrave nga jashtë, duke lënë kështu stok prodhimet e vendit. Ata e “justifikojnë” këtë duke thënë se sjellja e plehrave nga jashtë është me leverdi, pasi prodhimet tona janë më kosto të lartë. Një argument tjetër që na thotë kryeinxhinieri i uzinës së superfosfatit Bashkim Shia, është i paqëndrueshëm. Këtu shoqata e humbin punëtorët. Pra, kuptohet që kjo bëhet vetëm për interesa të ngushta të kësaj shoqërie. Këto veprime të cilat rezikojnë seriozisht prodhimet e vendit, këtyre tregtarëve që gjithë shqetësimi i tyre është krejtimi vetë parlamenti me një vendim të tij të cilin e ka dekretuar edhe presidenti ku doganat për këto lloj mallin e kanë ulur nga 30 në 5 për qind). Kështu u tregtaç-il’ janë larguar nga prodhimet e vendit, kjo është edhe pengesat serioze që që vlq vlerëdhim’ në prodhimeve të vendit nga Instituti Ndërkombëtar i Plehrave me qendër në Amerikë që vepron edhe në Shqipëri, ku sipas një “studimi” të kryer arrin një përfundim se “nuk është i leverdishëm prodhimi i plehrave në Shqipëri!”. Ndërkohë që nga specialistët tanë argumentohen e kundërta. Dhe fatkeqësisht po heshtet nga shteti. U jep rëndësi importimit të plehrave nga jashtë, ndërkohë që prodhimet tona mbushin magazinat. Një uzinë me mjaft efektivitet si ajo e superfosfatit në Laç është në prag të mbylljes, krahas humbjeve të pallogaritshme ekonomike, rreth 600 punëtorë do të dalin në asistencë, 370 nga ata që në fazën e parë për të cilët është hartuar lista. Sipas të dhënave të pavarur e uzinës ka kontaktuar 2-3 herë me agjensitë e rikonstru…imit të ndërmarrjeve në Tiranë. Vetëm falë presionit të tyre ku qe ardhën kanë marrë përgjigjen: “Vazh-doni të punoni edhe për pak kohë derisa ...?” Deri kur? Deri kur do të vazhdojë qeveria Meski të mbyllë portat e ndërmarrjeve. BESNIK ZNËLI

Nuk u larguan diplomatët grekë

Siç bën të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme është anuluar vendimi për të reaktivizuar numërin e diplomatëve që punojnë në ambasadën greke deri sa të përfundojë takimi i planifikuar i Ministrit të Punëve të Jashtme Alfred Serreqi me homologun e tij grek Karolos Papulias, ku do të diskutohet edhe për numrin e personave që do të qëndrojnë në ambasadat respektive. Në vendimin i tillë ndez shpresën se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë si shtete fqinje do të normalizohen, ç’ka është në interes të të dy popujve dhe vendeve tona. Njëkohësisht shpresohet se do të normalizohet edhe praktika e dhënies së vizave për qytetarët e shumtë shqiptarë, praktikë që gjatë ditëve të fundit ka qenë e bllokuar, pasi funksiononte e kërkuara nga pala shqiptare prekën edhe degën konsullore të ambasadës greke. Nuk kemi njoftime nga reagimet e qeverisë greke por diplomatë që kishin bërë gati valixhet, nuk u larguan. Korresp. i “Zërit të Popullit”

Alternativa e socializmit demokratik, alternativë që ofron zgjidhjet më optimale në kushtet e Shqipërisë

(Takim i të rinjve eurosocialistë të zonave Verilindore të Shqipërisë në rrethin e Mirditës.) Të gjithë shqiptarët e veçanërisht të rinjtë pavarësisht nga bindjet e ndryshme politike kërkojnë zhvillimin intensiv të shoqërisë shqiptare shmangien e çdo dukurie negative që pengon ecjen përpara për të arritur standartet europiane. Tani që jemi në fazën e tranzicionit ekonomik e politik shtrohet pyetja: Si do t’i arrijmë këto ndryshime që kërkojmë? Çfarë alternativash duhet të ndjekim? Parë në këtë prizëm vështrimi i të kaluarën është i domosdoshëm. Alternativa e re e socializmit demokratik dhe eurosocialistët shqiptarë kërkojnë të afirmojnë nuk mund të përpunohet pa një analizë gjakftohtë të socializmit totalitar që u aplikua në Shqipëri nën udhëheqjen e Partisë së Punës që veç shumë gabimesh të tjera coi në një prapambetje ekonomike të madhe krahasuar me sakrificat e mëdha që bëri populli. Po cilat ishin tiparet bazë të socializmit totalitar që alternativa e socializmit demokratik i mohon tërësisht dhe ç’interesi i masave popullore kërkon të mos përsëriten më: socializmi totalitar kishte karakter militarist e zhvilloi në përmasa të jashtëzakonshme burokracinë. Në rrafshin politik ishte monist dhe nuk pranonte pluralizëm, shpinte në varfëri ekonomike, politike kulturore intelektuale e shkencore. Totalitarizmi i tij shkaktonte kontradikta të mëdha në mes individëve si luftën e klasave izolimin, kultet etj. Ky ishte modeli lindor i socializmit ose modeli shoqëror ekonomik që dështoi përfundimisht. Por ekziston një teori dhe praktikë e partive socialiste e socialdemokrate të vendeve perëndimore e cila jo vetëm nuk ka dështuar por ka shënuar arritje të tilla që askush nuk mund t’i mohojë. Vende si Danimarka, Suedia, Finlanda, Austria etj., u bënë ashtu si janë sot në sajë të punës së popullit të tyre por edhe në sajë të politikës që buron nga idealet e socializmit demokratik të aplikuar në këto vende. Spanja dhe Portugalia përjetuan zhvillime të vrullshme gjatë zbatimit të alternativave të tyre të socializmit demokratik. Kështu mund të përmendim kontributin e madh që dhanë të zbatuarit e programeve tëyre PS-të në shumë vende të Evropës Perëndimore. Orvatjet dhe përpjekjet e shumë politikanëve të PD-së për ta orientuar luftën politike në Shqipëri si luftë kundër alternativës së socializmit demokratik duke e identifikuar këtë alternativë me socializmin totalitar janë plotësisht të dështuara. Është kjo arsyeja që të rinjtë shqiptarë duhet të luftojnë me shumë për afirmimin e alternativës së socializmit de (Vijon në faqen 4)